Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Mendimi i shumices s`eshte vecse shprehje e paaftesise.
--- Guenon

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 140 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Demokraci :: Kongresi amerikan: "Zgjedhjet e lira, jetike pėr Shqipėrinė"
Postuar nga: Skampa

Demokraci Komisioni pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongresit Amerikan miratoi dje projektrezolutėn, qė i bėn thirrje Shqipėrisė tė mbajė zgjedhje tė lira dhe tė drejta.

Komisioni pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongresit Amerikan miratoi dje projektrezolutėn, qė i bėn thirrje Shqipėrisė tė mbajė zgjedhje tė lira dhe tė drejta. Sipas “Zėrit tė Amerikės”, kreu i Komisionit pėr Marrėdhėnie me Jashtė, Henry Hyde, paraqiti projektrezolutėn, duke theksuar sesa e rėndėsishme ėshtė qė zgjedhjet nė Shqipėri tė jenė tė lira dhe tė drejta. Anėtari i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve dhe njė nga nismėtarėt e rezolutės, Chris Smith, pėrmes njė deklarate qė shpėrndau gjatė seancės, u shpreh se Shqipėria ėshtė nė gjendje tė mbajė zgjedhje nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare. Ai shtoi se Shqipėria ka bėrė pėrparime tė ndjeshme nė reformimin e procesit zgjedhor dhe mund tė kapėrcejė njė pengesė tė madhe jo vetėm pėrsa i pėrket realizimit tė tranzicionit drejt demokracisė, por edhe pėrgatitjeve pėr integrim nė institucionet euroatlantike. “Megjithatė ka arsye tė forta pėr t’u shqetėsuar se zgjedhjet mund tė mos i plotėsojnė standardet ndėrkombėtare. Masat pozitive qė janė ndėrmarrė mund tė mos zbatohen. Nėse kjo ndodh, paralajmėron zoti Smith, do tė ishte njė dėshtim i jashtėzakonshėm pėr vendin”.

Ai shprehu shpresėn se me anė tė rezolutės sė Kongresit, Shtetet e Bashkuara mund tė inkurajojnė shqiptarėt qė tė respektojnė ligjin, t’i pėrmbahen Kodit tė Sjelljes dhe tė respektojnė rezultatet e zgjedhjeve. Para se tė kalonte nė Komisionin e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, projektrezoluta u miratua nga nėnkomisioni i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve pėr Evropėn. Kreu i kėtij nėnkomisioni, republikani Elton Gallegly, tha se zgjedhjet nuk janė tė rėndėsishme vetėm tani qė Shqipėria punon pėr zhvillimin e sistemit tė saj demokratik. “Ato janė tė rėndėsishme sepse do tė pėrcaktojnė rrugėn e kėtij vendi nė muajt dhe vitet e ardhshme, nė pėrpjekjet e tij pėr t’u bėrė njė anėtar plotėsisht demokratik i institucioneve euroatlantike", - tha ai. Nė projektrezolutėn qė u dorėzua njė muaj mė parė nė tė dyja dhomat e Kongresit amerikan, thuhej se “Kongresi Amerikan mirėpret mundėsinė e Republikės sė Shqipėrisė pėr tė treguar vullnetin e mirė dhe gatishmėrinė e saj nė hedhjen e hapave tė mėtejshme drejt integrimit evropian dhe euroatlantik, duke mbajtur zgjedhjet parlamentare nė 3 korrik 2005, nė pėrputhje me standardet e OSBE-sė pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, siē ėshtė pėrcaktuar nė Dokumentin e Kopenhagenit tė vitit 1990”. Projektrezoluta citon gjithashtu se “Kongresi Amerikan ka besim tė plotė se qytetarėt e Shqipėrisė, si tė gjithė njerėzit e tjerė, duhet tė jenė nė gjendje tė zgjedhin pėrfaqėsuesit e tyre nė Parlament dhe qeverinė nė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, dhe t’i bėjė pėrgjegjės kėta pėrfaqėsues, nėpėrmjet zgjedhjeve nė intervale tė arsyeshme”.

Nė Senat, projektrezoluta u paraqit nga senatori Sam Broėnback, i shumicės republikane dhe senatorja Hillary Clinton, e pakicės demokrate, ndėrsa nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve, nga republikani Christopher Smith dhe demokrati Elliot Engel. Dhoma e Pėrfaqėsuesve pritet ta kalojė rezolutėn nė seancėn e saj ditėn e hėnė.


Ēfarė pėrmban rezoluta

1. I kėrkohet qeverisė shqiptare qė tė sigurojė qė zgjedhjet parlamentare tė zhvillohen nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare pėr zgjedhje tė lira dhe tė drejta.
Kongresi Amerikan mirėpret mundėsinė e Shqipėrisė pėr tė treguar vullnetin e mirė dhe gatishmėrinė e saj nė hedhjen e hapave tė mėtejshme drejt integrimit evropian dhe euroatlantik, duke mbajtur zgjedhjet parlamentare nė 3 korrik 2005, nė pėrputhje me standardet e OSBE-sė pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, siē ėshtė pėrcaktuar nė Dokumentin e Kopenhagenit tė vitit 1990.

2. Kongresi Amerikan ka besim tė plotė se qytetarėt e Shqipėrisė, si tė gjithė njerėzit e tjerė, duhet tė jenė nė gjendje tė zgjedhin pėrfaqėsuesit e tyre nė Parlament dhe qeverinė nė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme dhe t’i bėjė pėrgjegjės kėta pėrfaqėsues, nėpėrmjet zgjedhjeve nė intervale tė arsyeshme.

3. Kongresi Amerikan mbėshtet angazhimet e partive politike shqiptare, pėr t’ju pėrmbajtur njė kodi etike bazė pėr fushatat, si dhe nxit kėto parti dhe tė gjithė zyrtarėt zgjedhorė nė Shqipėri qė tė zbatojnė ligjet qė lidhen me zgjedhjet dhe tė zhvillojnė aktivitetet e tyre me njė sjellje tė paanshme dhe transparente, duke lejuar vėzhguesit ndėrkombėtarė dhe vendės tė kenė mundėsinė pėr tė vėzhguar tė gjitha aspektet e procesit zgjedhor.

4. Dokumenti i pėrgatitur nxit presidentin Moisiu qė t’i transmetojė qeverisė shqiptare, tė gjitha partive dhe kandidatėve politikė dhe popullit shqiptar rėndėsinė e madhe qė qeveria e Shteteve tė Bashkuara i jep kėtyre zgjedhjeve parlamentare, si njė faktor thelbėsor nė pėrcaktimin e marrėdhėnieve tė ardhshme mes Shteteve tė Bashkuara dhe Shqipėrisė.

Shekulli 23/06/2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.