Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qė ėshtė i pasur, jep nga teprica, ai qė nuk ėshtė i pasur jep nga zemra
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 119 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Intimitet :: Astrit Zejnati, balerini shqiptar nė Arizona
Postuar nga: Skampa

Intimitet Ka ndriēuar nė skenat amerikane, ndonėse nė Shqipėri emri i tij ėshtė i vagėt. Astrit Zejnati, balerini shqiptar me origjinė nga Delvina, tashmė ka pushtuar teatrot e baletit nė SHBA si “Pacifikun”, ”Arizonėn” apo “Majemin”.

Ka mė se dhjetė vjet qė eshte larguar nga Shqipėria. Aktualisht ndodhet nė Arizona, Phoenix, ku sapo ka pėrfunduar njė seri shfaqjesh baleti tė titulluar “Mozaik”. Pėr kritikėt e huaj, Astrit Zejnati ėshtė cilėsuar si njė thesar i ardhur nga Shqipėria kėto dhjetė vitet e fundit. “Nė baletin “Arizona” cilėsitė e ndritshme tė tij nė skenė e kanė bėrė spektatorin pėr vete, duke shijuar ēdo lėvizje”, janė shprehur ata. Spektatori amerikan e vlerėson mė shumė se balerinėt e “Royal Ballet” nė Angli. “U mėrzita kur Astrit Zejnati la trupėn e “Pacifikut”, sepse ai hyn nė ata balerinė qė tėrheqin gjithmonė vėmendjen. Ai ka njė stil evropian, elegancė dhe pėrkulshmėri”, shprehet George Balanchine. Ndėrsa vetė Zejnati tregon se ėshtė njė “motoēiklist i krisur” si nė balet. Ja si shprehet ai nė njė intervistė tė dhėnė pėr median amerikane.

Sapo ka pėrfunduar shfaqja “Mozaik” nė Arizona. Si u bėtė pjesė e kėtij projekti me trembėdhjetė pjesė baleti?
Pasi kam lėvizur nė shumė trupa baleti nė SHBA, mu dha mundėsia tė njihem me koreografin Ib Andersen, tė cilin e vlerėsoj shumė. Ai ėshtė pak mė i ri se drejtuesit e tjerė. Mėnyra e punės sė tij ėshtė shumė e thjeshtė pėr ne, pasi ai i demonstron fillimisht personazhin dhe lėvizjet dhe ėshtė njė nga modelet mė tė mira nė role. Puna me tė nė Arizona ėshtė njė eksperiencė shumė e mirė pėr mua. Unė kam qenė nė teatrin “Pacifik” pėr njė periudhė tė gjatė kohe, ku kam luajtur shumė role bashkėkohore, por dėshira ime ishte tė mishėroja edhe figura klasike nė balet, sepse nė fakt unė mund tė luaj ēdo lloj kėrcimi. Kam dėshirė tė jem i angazhuar nė skenė dhe nuk ndihem mirė nėse nuk ndjej emocione.

Si u lidhėt me baletin?
Babai im ishte violinist, ai mė lidhi me baletin. Kam studiuar nė Shkollėn e Baletit nė Shqipėri. Prova e parė qė bėra pėrpara profesorėve ka qenė nė moshėn 9-vjeēare, provė qė konsistonte nė fleksibilitetin e kėmbėve dhe elasticitetin tim, tė cilat nuk ishin tė gjitha nė formėn mė tė mirė nė atė kohė, por megjithatė ata pėlqyen mėnyrėn se si unė e ndjeja muzikėn dhe sillesha me tė. Kėshtu u largova nga shtėpia ime nė Delvinė, drejt Tiranės. Kursi i baletit zgjati tetė vjet dhe tė gjithė mėsuesit e mi, me tė cilėt mėsoja, kishin ndjekur modelin e shkollės sovjetike. Me ta kemi studiuar karakteret botėrore, karaktere tė folkut, baletit, pianos, dhe mandolinės.

Pse u larguat nga Shqipėria?
Pas diplomimit mora pjesė nė njė konkurs nė Bullgari, ku fitova ēmimin e parė. Mė pas u emėrova nė Teatrin Kombėtar tė Operas dhe Baletit nė Tiranė si solist i parė. Ndėrsa nė SHBA kam ardhur fillimisht pėr t’u larguar nga atmosfera nė tė cilėn ndodhej nė atė kohė Shqipėria. Ishte koha e luftės sė Kosovės, kur unė vendosa tė largohesha.

Si u bėtė pjesė e trupės sė baletit “Pacific Northwest”?
Mėsuesit e mi, me tė cilėt studiova nė Amerikė, Mary Margaret Holt dhe Don Edwards, njihnin Kentin dhe Francian, anėtarėt e bordit tė kėsaj trupe dhe u sugjeruan atyre tė mė shihnin nė njė provė. M’u ofrua kontrata me kėtė trupė dhe u emėrova si solist, ku qėndrova nė teatėr pėr katėr vjet. E lashė trupėn “Pacifik” pėr gati njė vit pėr t’u bėrė pjesė e trupės sė baletit tė Majemit. U riktheva nė “Pacifik Northwest Ballet” pėr dy sezone, ku mu ofruan shumė role.


PANORAMA 23-06-2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.