Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E keqja vjen me kėmbėt e kalit dhe ikė me kėmbėt e breshkės
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 99 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Letersi :: Himn per budallejte
Postuar nga: renas

Letersi Per te vazhduar procesin e katarsisit duhet rikujtuar shprehja e filozofit te madh te krishterimit Shen Agostini: "I mungon dicka lumturise sime: lumturia e te tjereve"

Para disa ditesh, nje miku im ndertues, me tregonte ndodhine e meposhtme. Ne drejtorine e pergjitheshme te rrugeve eshte nje inxhinier, M.N. e quajne, nje nder me te aftet ndoshta qe ka Shqiperia, i cili eshte komplet "jashte mode", persa i perket korrupsionit. Nje dite vendosa, na tregonte miku, qe te bej nje shaka, pasi shumekush me kishte thene se ishte i pakompromentueshem. Iu afrova dhe me doren ne xhepin e pasem i thashe se do t'i jepja dy mije dollare bakshish. Ne fakt ne dore kisha vetem shamine e xhepit. Ai shtangu. E, pse dashke te m'i japesh ata dollare?!, dhe me pa me habi. Kot, i thashe, si dhurate nga kompania jone. U nxeh dhe pasi me bertiti, iku duke turfulluar, madje pa me dhene as doren. Dhe nuk i mori parate?, pyeti nje i trete qe ishte i pranishem, ky me nje habi te dukeshme. C'para, thua, more!!! Qenka fare budalla, komentoi tjetri dhe tundi koken me habi, thua se sapo i kishte hequr nje vije te madhe persiper inxhinierit M.N.

Per "budallenj" te tille degjojme te flitet shpesh keto dhjete vjetet e fundit. Domethene, qe te jemi te sakte, degjojme gjithnje e me pak te sillen shembuj te tille "budallenjsh", por gjithnje e me shume e ndeshim fjalen "budalla" te perdoret si sinonim te fjaleve "i ndershem", "i pakorruptuar" apo edhe "i sinqerte". Madje jo ne nje rast, per te etiketuar kete fare njerezish, perdoret edhe emertesa "komunist".

M'u kujtua kjo analize paraboliko-gjuhesore, pikerisht ne keto ditet kur eshte ringjallur e ashper lufta (per hir te se vertetes nje lufte ende vetem propogandistike) kunder korrupsionit. Eshte pa asnje dyshim nje lufte e rendesishme, e domosdoshme, per te cilen shoqeria jone kishte shume nevoje. Pa thellimin e konkretizimin e saj, shoqeria jone rrezikon te bjere pre e malavites dhe atehere do ta kemi edhe me te veshtire, ne mos po te pamundur, kthimin e normalitetit, normalitet i cili sigurisht ka shume komponente dhe ka nevoje per kontributin e te gjitheve qe te arrihet.

Levizja qe inicoi Nano dhe qe ai e quajti diku "katarsis" e diku tjeter rikthim te sistemit te vlerave, nxjerrje te Shqiperise nga harta e trafiqeve dhe kondrabandave, etj, etj e beri tashme efektin e saj te pare: riktheu interesin thuajse te bjerur per shkak te shperdorimit, te publikut te gjere per politiken. Dhe, qe ne hapat e pare u zbulua nje nga rreziqet e kesaj levizjeje: paaftesia e institucioneve per ta ndjekur ate, per t'u vene ne levizje dhe per te prodhuar kesisoj ate ecje te njehapeshme e te domosdoshme te shoqerise sone. Ngathtesia dhe ineficenca institucionale ridolen kesisoj lakuriq dhe, ne vend qe me veprimtarine e tyre te arrinin qe interesin e zgjuar tashme te njerezve per politiken ta shnderronin ne komunikim mes tyre dhe me pas ne besim, rrezikojne qe te sjellin nje zhgenjim edhe me te madh te njerezve dhe nje moskomunikim total te shoqerise me politiken, ate qe ne nje shkrim pararendes e kam quajtur "shperfillje qytetare". Kjo do te beje qe shoqeria dhe politika te sillenpersillen secila ne hesap te vet, si dy planete qe nuk kane asnje lidhje mes tyre dhe qe ne rastin me te mire do te uronim qe te mos perplaseshin mes tyre. Ne kete rast mund te ndodhte qe te prodhohej nje 1997 e dyte, pasojat e se ciles mund te beheshin te pariparueshme per shoqerine. Themi qe lufta kunder korrupsionit ka mbetur thjesht ne nivele propogandistike sa kohe ende polici ne rruge merr "gjoben" e vet te perditeshme, sa kohe nepunesi me i larte i gerdufet ne nje stil tukoshako-komunist atij me te ultit, sa kohe ligjet neperkemben dhe madje te qellon te degjosh deri edhe prokurore qe vertiten kafeneve dhe thone: "Te shohim deri ku do ta shpjere luften ky Nanoja!", pa e kuptuar qe koha e heronjve dhe Enver Hoxhave qe benin edhe prokurorin, edhe ideologun, edhe strategun, edhe shembullin pozitiv, edhe policin ka vdekur nje here e pergjithmone. Po qe se e gjithe shoqeria, kudo qe te jete, nuk vihet ne levizje dhe nuk krijon antikorpet e veta te imunitetit ndaj korrupsionit, lufta do te mbetet vetem e tille: propogandistike dhe zhgenjimi do te vije vetvetiu. Kjo eshte e vlefshme shume me gjere se sa levizja qe nevojitet nga vete strukturat e qeverise. Ne te duhet te perfshihen domosdoshmerisht mediat, (te cilat, per hir te se vertetes, pavaresisht problemeve te shumta qe kane per vete, kane luajtur nje rol te dores se pare ne kete drejtim), shoqeria civile, komuniteti, e keshtu me radhe.

Po le t'i kthehemi edhe nje here historise me te cilen e hapem kete digresion. Emertesa "budalla" per njerezit e ndershem e te pakorruptuar, nuk eshte vetem shprehje e keqkonceptimit te luftes kunder komunizmit (sepse pikerisht ne emer te kesaj lufte, se bashku me shume vecori te rregjimit qe domosdoshmerisht duheshin te luftoheshin, u shpallen si te huaja per shoqerine e re "kapitaliste" edhe vlera te mirefillta njerezore, sikunder jane ndershmeria, vullnetarizmi, ndjenja e komunitetit, sakrifikimi per te tjeret, ndihma per te margjinalizuarit, e te tjera vlera qe ne fakt perbejne themelet e atij qe quhet qyteterim perendimor dhe te cilin ne, te pakten keshtu themi, pretendojme ta implementojme), pra edhe nje keqkonceptim i raporteve mes individit dhe shtetit, individit dhe shoqerise, mireqenies personale dhe asaj te perbashket. Pervec te tjerave, perhapja gjithnje e me gjere e kesaj psikologjie eshte tregues edhe per dimensionet e se keqes, e keqe e cila tashme ka depertuar dhe eshte bere pjese e mentalitetit. Se ketejmi, kuptohet se muri me te cilin do te ndeshet ky "katarsis" ka per te qene e veshtire te shembet. E pikerisht ne kete moment, ringritja e vlerave qytetare humane eshte nje detyre tejet e rendesishme. Me kete rast me kujtohet thenia e filozofit te madh te krishterimit, njeriut me nje jete teje kontraversale, Shen Agostinit, i cili thoshte: "I mungon dicka lumturise sime, lumturia e te tjereve".

Dhe atehere nuk mbetet vecse te fillojme t'i shohim me nje sy tjeter "budallenjte" sikunder ishte rasti i inxhinierit te lartpermendur. Per keta lloj budallenjsh ia vlen te ngresh himne, sepse ata do te jene edhe baza e nje shoqerie te re qe ka per baze, kuptohet, pa ulur aspak agresivitetin qe buron nga konkurenca e lire dhe qe shpejton zhvillimin: vlerat njerezore

Revista klan


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.