Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Vlen me shume ta besh mire nje te keqe, se sa te besh nje te mire keq.
--- Ovidi

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Feja :: Kodikėt e Beratit hyjnė nė "Kujtesėn e Botės"
Postuar nga: Albo

Feja "Codex Purpureux Beratinus" ne "Kujtesen e Botes"

"Dy Kodiket e Beratit" (Beratinus 1 dhe Beratinus 2) futen ne regjistrin e "Kujteses se Botes", si vlera unikale te njerezimit. Ky ka qene nje nga vendimet e fundit te Komitetit Nderkombetar Konsultativ te UNESCO-s, i cili eshte mbledhur ne Kine. Tashti, ato, do te jene bashke me shume e shume kryevepra Boterore -qe kane bere njerezimin

Nga Luan Rama*

Lajmi vjen nga Kina. Komiteti Nderkombetar Konsultativ i UNESCO-s i perbere ga shume eksperte te botes ka regjistruar para dy dites ne mbledhjen e tyre ne Lijiang te Kines "Dy Kodiket e Beratit" ne regjistrin e "Kujteses se Botes ("Memoire du Monde") si vlera unikale te njerezimit dhe qe mbrohen tashme nga UNESCO. Duke ndjekur shembullin e Butrintit, te regjistruar ne vitin 1991 ne Listen e Trashegimise Boterore (per monumentet)- jane tashme kodiket shqiptare qe regjistrohen si "monumente te kultures boterore". Dy kodiket e Beratit, Beratinus 1 dhe Beratinus 2 jane regjistruar keshtu ne listen e UNESCO-s, krahas dhe dokumenteve te tjere te rralle dhe vlerave kulturore te paperseriteshme te vendeve te tjera te botes si Kina, me Listen e Arte te Dinastise perandorake Qing, Amerika me Kozmografia sipas Ptolemeut dhe Amerigo Vespuci, Franca me Filmat e Lumičreve, Greqia me Himnin Olimpik, Norvegjia me Dokumentet e Ekspedites se Amundsenit, Libani me Alfabetin fenician, Belgjika me Biblioteken e Dukeve te Burgonjes, etj. Regjistrimi i dy Kodikeve te famshem te Beratit eshte padyshim nje nxitje per ti propozuar UNESCO-s vlera te tjera qe duhen regjistruar ne fondin e arte te saj.

Dosjen e "Kodikeve te Purpurt te Beratit", nje prej vlerave me te vyera te trashegimise kulturore te shqiptareve, pergatitur nga nje ekip i Arkivit te Shtetit nen drejtimin e punes profesionale te profesor Shaban Sinani, vendi yne e dorezoi ne kuadrin e programit "Kujtesa e Botes". Qe nje vit me pare, Arkivi i Shtetit, me ndihmen e UNESCO-s, kishte botuar ne Tirane dhe katalogun e ilustruar "100 kodiket e Shqiperise", me parathenien e presidentit te Republikes Alfred Moisiu dhe Drejtorit te Pergjithshem te UNESCO-s, Koļchiro Matsuura. Per here te pare, nje botim i tille prezantonte nje veper shkencore mbi doreshkrimet ungjillore qe permblidhte akte te se drejtes urbane mesjetare, me studime te paleografeve, tekstologeve, bibliologeve dhe kataloguesve te ketyre doreshkrimeve te ralla. Nder 100 kodiket e Shqiperise, perfshiheshin ne rradhe te pare Beratinus 1 dhe Beratinus 2, per te cilat shkruan per here te pare peshkopi i Beratit Alexodhus Anthimus, kodiku mbi Liturgjine e Shen Gojartit, Kodiku i Koste Beratit, etj. Dy kodiket me te vjeter te Beratit, pra "Kodiket e purpurt", te gjetur pas Luftes se Dyte Boterore, fshehur ne kishat e Beratit, dhe te restauruara nga restauratoret kineze, kane terhequr prej me shume se nje shekulli vemendjen e historianeve dhe dijetareve te huaj, si Batiffol, Aland, Gregory apo Johannes, Koder, Trapp dhe Mullen. Beratinus 1 i shekullit te VI dhe Beratinus 2 i shekullit te IX, i quajtur ndryshe kodiku i arte i Anthimit", rreshtohen nder kodiket me te vjeter te botes, ku mund te permenden Vaticana B, Sinaiticus, Sinopensis, Rosanenis, Petropolitanus, apo Codex Grecae 53, etj.

"Kujtesa e Botes"

Programi "Kujtesa e Botes" ("Mémoire du Monde") dhe krijimi i nje regjistri per vlerat me te vyera te njerezimit ne fushen dokumentare, eshte lancuar nga UNESCO, qe ne vitin 1992. Deri me sot jane regjistruar me dhjetra koleksione e fonde dokumentare. Vetem para pak vjetesh ishin regjistruar 33 koleksione te propozuara nga vende te ndryshme te botes, ku benin pjese dhe Bibla e Gutenbergut, Koleksionet sonore te arkivit te Vienes, Ditari i anijes eksploruese te James Cook, Kujtimet e Kanalit te Suezit, Kurani i Othman-it, ne Uzbekistan, etj. Ne vitin 2003, ky numur arriti ne 91 koleksione te regjistruara, nga 45 vende anetare te UNESCO. Ne regjistrin e UNESCO-s eshte regjistruar dhe libri me i vjeter i shtypur ne bote, ne Korene e Jugut. Eshte fjala per nje vellim te dyte te librit te titulluar Antologjia e mesimeve zen te prifterinjve te shquar budiste, i shtypur ne korrik te vitit 1377, ne tempullin Cheongju. Deri para pak vitesh, si botim i pare i njerezimit mbahej Bibla e Gutenbergut, por kjo tashme eshte e vertete vetem ne kuadrin evropian.

Por ceshte ne fakt trashegimia dokumentare ? Trashegimi dokumentare eshte nje dokument qe dokumenton apo regjistron dicka nga krijimtaria intelektuale e shpirterore njerezore. Jane dokumentet tekstuale, hartat, gravurat, partiturat muzikore, etj. Dokumente te tilla jane gjithashtu dokumentat audio-vizuale si filmat, disqet, kollonat zanore, pllakat fotografike, etj, filmime analogjike apo numerike, madje dhe Eeb-site, pra jane suporte fizike qe permbajne informacione per njerezimin. "Kujtesa e Botes" eshte kujtesa dokumentare dhe kolektive e botes, eshte trashegimia qe deshmon zhvillimin e mendimit, evolucionin e zbulimeve dhe realizimet spikatese njerezore. Thelbesore per kete kujtese te botes qe gjendet ende ne arkivat dhe bibiliotekat, eshte se ato gjenden ne rrezik si pasoje e agjenteve atmosferike, e katastrofave natyrore, luftrave, permbytjeve apo djegjeve te medha, sic njihet ne histori shkaterrimi i Bibliotekes se famshme te Aleksandrise, 23 shekuj me pare e shume te tjera, apo vitet e fundit permbytja e bibliotekes se Prages nga rreshjet e medha.

Pjesa me e madhe e trashegimise dokumentare ne Shqiperi eshte e re, per faktin se puna studimore dhe arkivore si dhe vendosja e tyre ne nje suport te mirefillt teknik ka qene e vonet. Arkivat e verteta, edhe pse me mungesa teknike e prapambetje teknologjike, kane funksionuar vetem pas clirimit. Fakti qe "Kodiket e Beratit" u gjenden rastesisht te fshehura ne nje nga bodrumet e nje kishe ne Berat, tregon qarte per mungesen e dokumentimit dhe ruajtjes se tyre. Edhe "Fototeka Marubi" u vleresua nga ne si trashegimi dokumentare vetem pas viteve 1980. Nje pjese e madhe e trashegimise dokumentare shqiptare gjendet sot ne arkivat e huaja, vecanerisht te Perendimit apo ne Stamboll. Se fundi kane filluar te njihen thesaret qe ruajne per Shqiperine: biblioteka te huaja si ajo e Vatikanit, Napolit, Raguzes, Venecies, Vjenes apo Parisit. Pra nje pune dokumentare shkencore mbetet per tu bere ne te ardhmen. Megjithate ekzistojne fonde te trashegimise sone kulturore, te cilat perbejne thesare te kultures sone kombetare si dhe per kulturen boterore, sic jane fondi i Skenderbeut, i shekullit XV-XVII, kartografite me te vjetra te Ilirise apo Shqiperise mesjetare, etj. Po keshtu mund te vleresohen edhe mbresat e udhetareve te rralle si francezet Pouqueville apo Amie Boué, fondi fotografik per Shqiperine ne "Les Archives d'Albert Kahn" ne Boulogne te Frances, letrat e mergimtareve shqiptare te fillimit te shekullit XX-te e gjer tek letrat e te burgosurve politike shqiptare ne vitet e totalitarizmit, ne gjysem e dyte te shekullit XX-te. Pra interes ka gjithshka qe eshte dokumentare si fonde letrare, disqe te vjetra, korrespondenca historike, etj. Se fundi po pergatitet ribotimi i nje vepre madhore qe gjendet ne Biblioteken e Vatikanit Illyricum Sacrum, "nje nga burimet me interesante per historine mesjetare te Ballkanit perendimor", sic e vlereson studjuesi i njohur Aleksandar Stipceviq. Behet fjale per nje korpus prej 9 vellimesh ne latinisht, botimi i te cilit ka filluar qe ne vitin 1751, nen kujdesin dhe mbeshtetjen e Papes me origjine shqiptare, Papa Klementi XI, apo Papa Albani. Nje botim me shume informacione rreth mbreterive ilire e mesjetare shqiptare, Lekes se Madh, principatave shqiptare, mbi kohen bizantine, anzhuine apo luftrat e Skenderbeut kunder otomaneve. Sigurisht vetem institucionet shkencore si Akademia e Shkencave, Biblioteka Kombetare, Arkivi shteteror, Instituti i Kultures Popullore, etj, mund te percaktojne vlerat e kesaj trashegimie per tu propozuar ne regjistrin e "Kujteses se Botes".

Programi i "Mémoire du Monde" ka nje strategji qe bazohet ne objektiva qe kane te bejne me : - identifikimin e trashegimise dokumentare dhe regjistrimin e tyre ne regjistrin e "Kujteses se Botes"; - sensibilizimin per te ndikuar ne kuadrin boteror per ruajtjen dhe konservimin e ketyre vlerave (Aksioni shtrihet dhe ne fushen e aresimimit, marketingut, shperndarjes se informacionit mbi teknikat e konservimit dhe marredheniet me OJQ-te); - konservimin dhe inkurajimin per ruajtjen e tyre. Projektet e trashegimise se shkruar ne regjistrin perkates do te ndihmohen dhe inkurajohen nga UNESCO; - aksesin e publikut. Qellimi i ketij programi eshte qe UNESCO te ndihmoje per konservimin e ketyre vlerave me teknikat me moderne si dhe ne aksesin universal ne kete trashegimi (prodhimi i kopjeve numerike dhe katalogeve ne internet, botimi i librave, CD, DVD, etj. - ndergjegjesimin e interlokutoreve te ndryshem publike dhe te shoqerise civile mbi interesin qe ka trashegimia.

Ne korrik te vitit 2003, Komiteti Internacional Konsultativ i programit "Kujtesa e Botes" i mbledhur ne Poloni, regjistroi dhe 23 koleksione te tjera dokumentare nga 23 vende te ndryshme te botes, mes te cilave : doreshkrimet gjermane te kohes se perandorit Otto III (983-1002); nje atlas hollandez prej 50 vellimesh i viteve 1621-1678; arkivat e te Drejtave te Njeriut ne Kili (1973-1989); fondet e jezuiteve te Amerikes latine; negativi i filmit te Louis Bunuel Los Olvidados ; etj. Shfaqja e filmit Metropolis te regjisorit te famshem gjerman ekspresionist Fritz Lang, i cili pasi ishte regjistruar ne regjistrin e "Kujteses se Botes", ishte restauruar i plote nepermjet Unesco-s dhe fondeve gjermane, ishte shembulli me i bukur se si veprat qe regjistrohen ne kete regjister, gjejne nje mbeshtetje dhe nje jete te re.

"Fondi Marubi" dhe "Kujtesa e Botes"

Fondi Marubi, permes disa botimesh e ekspozitash, njeri prej te cileve ne France dhe tjetri ne Itali, ka gjetur nje jehone ne disa vende te Evropes. Ne mijra pllaka xhami monokrom jane regjistruar dhe fiksuar imazhet shqiptare, fytyrea e Shqiperise e gjysmes se dyte te shekullit XIX-te dhe te shekullit XX-te. Eshte e kuptueshme qe nje nga propozimet e para qe duhet te beje Shqiperia eshte pikerisht kjy fond, qe sic dihet ka nevoje jo vetem per mbrojtjen dhe konservimin shkencor e teknologjik por dhe per nje promovim edukativ, historik, kulturor e tuuristik te vlerave te tij. Ja pse eshte e nevojshme ngritja qe tani en je grupi pune nga Ministria e Kultures per pergatitjen e kesaj dosjeje. Shqieria mund te propozoje gjithashtu dhe nje vlere dokumentare te dyte e cila mund te perzgjidhet me kujdes nga Akademia jone e Shkencave dhe permes nje debati shkencor.

Por cilat jane kriteret e seleksionimit ne Regjistrin e "Kujteses se Botes"? Keto kerkesa jane : - Universaliteti i fondit, i dokumentit apo koleksionit ; - Autenticiteti, pra qe ato te jene origjinale dhe jo kopje ; - Te jene unike dhe te pazevendesueshme, (d.m.th. qe zhdukja dhe shkaterrimi i tyre do ta demtonte trashegimine boterore) ; - Te jete krijese e epokes se vet ; - Origjina e dokumentit, (nese ka lidhje me momente kyce te historise njerezore) ; - Konteksi social, pra deshmimi i evolucionit te shoqerise, etj ; - Fusha e veprimtarise njerezore : si arti, politika, industria ; - Forma dhe stili, (kur ajo paraqet interesa te medha estetike, stilistike, linguistike dhe kur paraqet karakteristikat themelore te nje tradicioni, mjeti shprehes, shprehje apo suporti e nje forme qe po zhduket). Rendesi ne vleresimin e kesaj trashegimie kane gjithashtu dhe nese dokumenti eshte i rralle per epoken e vet (perberja e tij fizike), integriteti i tij (nese dokumenti eshte i plote apo i pjesshem, i demtuar apo ne gjendje te mire), rreziku i zhdukjes dhe shkaterrimit te tij, ekzistenca e nje plani menaxhues per kete trashegimi dokumentare, etj.

Si kudo, edhe ne Shqiperi, puna me trashegimine dokumentare kerkon nje strategji dhe " Plan Aksioni " ne rang kombetar, duke pare jo vetem territorin aktual shqiptar, por dhe trevat e dikurshme ku ka geluar kultura dhe tradita shqiptare dhe ku gjenden thesare te kesaj kulture. Ashtu si dhe ne shume vend te botes, eshte i nevojshem te krijohet dhe nje komitet te " Kujteses se Botes ", i cili te funksionoje i pavarur dhe i akredituar prane Ministrise se Kultures, duke patur ne perberje te vet drejtues te Bibliotekes Kombetare, Arkivit te Shtetit, Arkivit te Filmit, Televizionit, te muzeumeve kombetare, etj. Pikerisht ky komitet mund te perkujdesej ne regjistrimin definitiv te trashegimise kulturore dokumentare dhe per ti bere ato publike. Ai mund te perfitonte gjithashtu dhe nga " Fondi Nderkombetar i Kujteses se Botes " te Unesco-s, ne pergatitjen e propozimeve perkatese.

Programi "Kujtesa e Botes" gjate ketyre viteve ka percaktuar dhe projekte pilote specifike qe kane sjelle si rezultat botimin e shume CD-Room, sic mund ti gjejme ato ne Doreshkrimet e Prages, Doreshkrimet e Universitetit te Vilniusit, Doreshkrimet e Al-Kutub, e thesare te tjera qe lidhen me astronomine dhe shkelqimet e kultures arabe, katalogun e "Doreshkrimeve perse", etj.

*Perfaqesuesi shqiptar ne UNESCO


Pėr tė mėsuar mė shumė mbi Kodikėt e Shqipėrisė, vizitoni 100 Kodikėt e Shqipėrisė


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.