Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Arti fillon ose mbaron prej rastit. E eshte pikerisht ky rast qe e pasuron. Pa kete mbeshtetje s`do te kishim vecse rregulla.
--- Pierre Reverdy

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 136 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Histori :: Zbulohet portreti autentik i Gjergj Kastriotit
Postuar nga: Albo

Histori Nė Venedik ndodhen tre medalje tė shekullit XV me portretin e Skėnderbeut. Tė tria janė realizuar nė shek. XV, midis viteve 1450-1475!


Zgjidhet enigma e portretit autentik tė Skėnderbeut


Ferid Hudhri

Prej kohėsh shqiptarėt (gjithashtu edhe tė huajt) kanė qenė tė interesuar tė dinė nėse ėshtė pikturuar Skėnderbeu nė gjallje tė tij. Mungesa e njė pėrshkrimi tė saktė tė tipareve tė heroit prej bashkėkohėsve qė e kanė njohur pėr sė gjalli, pėrshkrim qė do tė na ndihmonte pėr tė verifikuar origjinalitetin e gravurave, na e ngjall mė shumė kėrshėrinė pėr tė ditur se ku janė mbėshtetur artistėt nė krijimin e figurės sė Skėnderbeut. A ka pozuar ai pėrpara ndonjė piktori apo a ėshtė realizuar ndonjė portret nga artistėt bashkėkohės gjatė viteve qė ai jetonte? Pėrsa i pėrket autorėve shqiptarė, artisti mė i shquar nė trajtimin e kėsaj figure, skulptori Odhise Paskali pohonte se nė atė kohė Shqipėrisė i mungonte artisti qė paralel me historinė e Barletit, tė na kishte lėnė nė trashėgim tė ēmuar veprėn e artit, qė tė na jepte idenė e Skėnderbeut tė vėrtetė... Vendi i artistit shqiptar ishte fusha e betejės. Kurrkush nuk la shpatėn as pėr tė gdhendur nė shkėmb qoftė edhe vetėm njė nga pupuratė e mrekullueshme, as syrin shqiponjė, as krahun ēelik tė heroit vigan e kurdoherė fitimtarė. (O. Paskali, Konferenca e dytė e studimeve albanologjike, vėll.I, f.550. Tiranė, 1969).
Megjithėse nuk na duket shumė bindėse arsyeja pėrse nuk u realizua njė portret i tillė, ėshtė fakt qė deri tani nė Shqipėri nuk njohim asnjė vepėr arti tė krijuar gjatė viteve qė jetonte Skėnderbeu. Ndoshta nė ndonjė nga ndėrtesat qė lidheshin me heroin mund tė kenė ekzistuar edhe portrete tė tij, tė pikturuara gjatė kohės qė ishte gjallė, por me shkatėrrimin gjatė luftrave, janė zhdukur edhe gjurmėt e pikturimeve nė afreske apo tė ndonjė tabloje.
Pėr veprat e realizuar nga autorėt e huaj gjithashtu ėshtė ngritur e njėjta pyetje: a ekziston njė portret autentik i Skėnderbeut? Faik Konica e shprehu pėr herė tė parė edhe nė shtyp kėtė shqetėsim nė revistėn e tij Albania qė nė vitin 1901, dhe ky diskutim mbetet pėr shumė kohė i hapur pasi nuk u gjend njė pėrgjigje e saktė rreth realizimit tė njė portreti origjinal. Mjeshtri i letrave shqipe e ngriti kėtė pyetje sapo u njoh me dy nga tablotė e hershme tė Skėnderbeut qė ndodheshin nė koleksionin e arkidukės Ferdinand i Tirolit. Sipas autorit austriak tė artikullit tė Vjetarit tė koleksionit tė Shtėpisė Perandorake tė Vienės, Friedrich Kenner, Konica mėsoi se nė vitin 1466 artisti i njohur italian Xhentile Belini (Gentile Bellini 1429-1507), kishte pikturuar Skėnderbeun gjatė ditėve qė ai qėndroi nė Itali. Aty shkruhej gjithashtu se origjinali i Belinit ka humbur, ndėrsa njė nga tablotė qė ndodhet nė koleksionin e arkidukės ėshtė kopje e atij portreti autentik. Po sipas atij artikulli, tabloja tjetėr ėshtė kopje sipas njė portreti origjinal qė ndodhej nė njė muze nė Firence. (Ėshtė fjala pėr Muzeun e njohur Uffizi).
Pikėrisht pėr kėtė portret japin mendime edhe autorė tė tjerė, duke e vlerėsuar si piktura mė pranė origjinalit. Fan Noli ka shkruar se i vetmi portret i Skėnderbeut qė njohim ėshtė ai qė gjendet nė Muzeun e Firences nė Itali. Ka tė ngjarė tė jetė portret autentik dhe tė jetė bėrė pėrpara vitit 1466...(F.S. Noli, Vepra. Vėll. 4, f. 607, Tiranė 1989). Po kėshtu edhe At Vinēenc Malaj dhe Zef Prela, tė cilėt kanė shkruar studime tė posaēme rreth ikonografisė skėnderbegiane, megjithė kundėrshtitė midis tyre pranojnė si tablonė mė tė hershme dhe mė tė bukurėn pėr heroin, portretin e Galerisė Ufici tė Firences. At V. Malaj nė studimin e tij thotė se mungojnė tė dhėna tė sigurta historike pėr njė portret autentik, ndėrkohė qė nuk janė shumė bindėse arsyet qė ai paraqet pėr pamundėsinė e pozimit tė heroit pėrpara njė piktori. Autori tjetėr Z. Prela ngulmon se nė Galerinė Ufici ndodhen dy portrete tė hershme, njėri i punuar nga Kristofan Altisimo (Cristofano dell’Altisimo) nė shekullin e XVI, sipas pikturės qė ndodhej nė Muzeun e Jovit nė Komo tė Italisė, si dhe vetė origjinali i ndodhur dikur nė Komo qė mendohej se ėshtė pikturuar nga G. Belini. Edhe studiuesja Dh. Dhamo, nė njė kumtesė tė vitit 1968 ka shkruar se nga portretet me ngjyra mė i hershmi ėshtė ai i Galerisė Ufici tė Firences, pėr tė cilin thuhet se ėshtė bazuar nė vizatimet qė pati bėrė drejtpėrdrejt nga natyra piktori i dėgjuar Xhentile Belini. Ndėrkohė qė, nė tė njėjtin studim, ajo shpreh edhe pasigurinė duke thėnė se nuk jemi nė gjendje tė provojmė nėse me tė vėrtetė portreti i Galerisė Ufici ėshtė bazuar nė vizatime nga origjinali...(Dh. Dhamo, Konferenca e dytė e studimeve albanologjike, vėll.I, f.516. Tiranė, 1969)
Sudiuesi i artit, Rexhep Goēi, kur shkruan se ka mendime qė figurėn e Skėnderbeut e ka punuar pėr herė tė parė piktori i njohur italian Xhentile Belini, nuk sjell tė dhėna mė tė sakta, por mbėshtetet nė thėniet e mėsipėrme. Gjykimi i tij se ėshtė i afėrt mendimi se ky krijues (Xh. Belini – F.H.) e portretizoi heroin tonė kombėtar, sepse pėr kėtė figurė kishte dėgjuar nė Venedik (nė botėn e krishterė) dhe nė Stamboll (nė botėn islame). Mirėpo, portreti i Skėnderbeut nga Belini lidhet me vajtjen e heroit nė Romė dhe nė Napoli, mė 1466. Sipas disa tė dhėnave, Xhentile Belini dhe i vėllai i tij Xhovani Belini kishin lidhje tė ngushta me disa shqiptarė, tė cilėt u shquan nė botėn e artit dhe tė shkencės. Kėto lidhje duken mė sė miri me themelimin e “Shkollės sė Shqiptarėve” nė Venedik mė 1442 dhe nėpėrmjet piktorit tė madh Vitore Karpaēios. Ka gjithashtu mendime se Xh. Belini nuk ka bėrė njė vepėr tė plotė pėr Skėnderbeun, por atė e ka skicuar nė Romė ose nė Napoli. Prandaj tė gjitha gravurat dhe pikturat qė lindėn mė vonė, mendohet se janė punuar nga skicimet e Belinit, madje janė konsideruar si vizione historike dhe artistike (R. Goci, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu nė artet figurative, Prishtinė 1998, f. 9.), mendojmė se ėshtė me interes, por pėr sa kohė nuk gjendet ajo vepėr apo nuk kemi tė dhėna tė sakta, mbetemi ende te hamendjet.
Autori i kėtyre radhėve gjithashtu ka qenė i mendimit se tabloja e Kristofano Altisimo-s ėshtė nga mė tė hershmet dhe mund tė jetė krijuar duke u mbėshtetur nė tablonė origjinale tė pikturuar nga G. Belini. Por gjatė hartimit tė librit mbi krijimtarinė e autorėve tė huaj kushtuar shqiptarėve (F. Hudhri, Shqipėria dhe shqiptarėt nė vepra tė piktorėve tė huaj. Tiranė 1989, f. 26), nga njė korrespondencė me Muzeun e Firences mėsohet se autori i pikturės mbetet anonim, ndėrkohė vlerėsohet si njė mjeshtėr me forcė interpretuese, se vepra ėshtė trajtuar me skrupulozitet deri nė hollėsi. Pėr tė vėnė nė dukje kėtė mėnyrė punimi pėrmendet paraqitja e shenjės sė njė plage mbi ballin e heroit. Nė kėtė letėr tabloja cilėsohet si kopja e parė e origjinalit, por nuk thuhet se nė cilin vit ėshtė pikturuar, ndėrsa pėr pėrshkrimin e plagės pretendohet se ėshtė bėrė sipas njė boceti nga natyra. Fakti qė njė hollėsi tė tillė nuk e gjejmė nė asnjė nga portretet qė njohim deri tani, na bėn tė mendojmė se autori gjatė pikturimit ka patur pėrballė modelin e gjallė dhe jo tė fantazuar.
Nė librin “Skėnderbeu, jeta dhe veprat”, K. Frashėri na jep informacione tė reja rreth pikturimit tė kėtij portreti, si dhe pėrcaktime mė tė sakta pėr kohėn e realizimit, tė dhėna kėto qė kanė dalė pas restaurimit qė i ėshtė bėrė tablosė si dhe pas njė studimi mė tė hollėsishėm tė kohės sė krijimit tė koleksionit tė muzeut nė Komo. Gjatė restaurimit tė kryer nga Barbara Schleicher (dhjetor 1993-maj 1994), portreti i Galerisė Ufici u ēlirua edhe nga disa ndėrhyrje tė njė piktori anonim mbi punėn e Altisimos. Mbishkrimi me gėrma tė mėdha tė bardha: GEORGIVS SCANDERBEK, tė cilin e kemi parė nė riprodhimet e deritanishme, nuk ka qenė punė e mjeshtrit Altisimo, por e piktorit anonim. Pas restaurimit u zbulua mbishkrimi origjinal; GEORGIVS CASTRIOTVS SCANDERBECVS, me gėrma mė tė vogla tė praruara nė ar. Ndėrkohė marrim edhe njoftimin se, me organizimin e ri qė i ėshtė bėrė kėtij muzeu, portreti i Skėnderbeut, tashmė i restauruar, ėshtė ekspozuar nė korridorin e parė tė Galerisė.
Paralel me tablonė e mėsipėrme ėshtė folur gjatė edhe pėr njė vepėr tjetėr tė hershme dhe tė ēmuar, qė mendohej se ishte ajo qė u zbulua nė vitin 1981 nė Shkodėr. Ndodhej nė familjen e koleksionistit tė njohur Tefė Curani. Shkrimtari A. Kondo qė e bėri tė njohur portretin jep kėtė pėrshkrim: ka pėrmasat e njė ikone (30x25 cm) ėshtė punuar me ngjyra vaji nė dru dhe jo nė kanavacė. Skėnderbeu kėtu tė kujton atė tė Firences, tė Galerisė Ufici... Sipas njė dokumenti qė paska pasur familja, ky qenka portreti autentik, i krijuar nga pozimi drejtpėrsėdrejti i Skėnderbeut. I ėshtė dhuruar familjes nga austriakėt menjėherė pas shpalljes sė Pavarėsisė, gjatė viteve 1913-14. Thuhet se kanė pasur dokumentin e dhurimit, polisėn e njė pinakoteke vieneze ku shėnohej urdhri pėr kalim inventari dhe shprehimisht fjalėt “portret origjinal dhe autentik i shekullit XV”. A. Kondo me gjithė dyshimet qė shfaq gjatė shkrimit pėr origjinalitetin e kėtij portreti nga fundi shkruan se ka shumė arsye tė supozosh qė ky portret shkodran mund tė jetė autentik i Belinit. Mos vallė ėshtė dita kur Venediku, duke dashur ta kishte mirė me Skėnderbeun, e bėri qytetar nderi dhe kėtė ditė Belini e pikturoi? (A. Kondo, Njė portret i panjohur i Skėnderbeut. Gazeta Drita 21 shkurt, f. 11. Tiranė 1981)
Mbėshtetur edhe nė kėto arsyetime K. Frashėri arrin nė pėrfundimin se me kėto tė dhėna mund tė thuhet se ky portret duhet tė ketė bėrė pjesė nė shek. XVI nė koleksionin e Pal Jovit. Rruga qė ai ndoqi nga Muzeu i Komos nė atė tė Vienės, pėr ne tani ka pak rėndėsi, pėrderisa kemi rėnė nė gjurmė tė tij dhe kemi nė dorė riprodhimin e tij fotografik. Hė pėr hė, pėr ne autori i portretit ėshtė Gentile Bellini (K.Frashėri, Skėnderbeu, jeta dhe veprat. Tiranė 2002, f.266) dhe riprodhimin e kėtij portreti e ka botuar nė kopertinė, nė krye tė gjithė ilustrimeve brenda tekstit, madje pėrpara tablosė qė ndodhet nė Galerinė Ufici si dhe pėrpara gravurės sė botuar nė librin e Barletit, me diēiturėn: Skėnderbeu: Portreti autentik (vaj).
Por, nga disa tė dhėna, qė vetė K. Frashėri na i jep nė faqet e librit tė tij, si dhe nga hulumtimet pėr shkrimin e A. Kondos, del se ky portret nuk ėshtė origjinal, por njė kopje nga Muzeu Vienės. Nė f. 276 tė librit Skėnderbeu... shkruhet se nė Arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė (dos.42, viti 1914), ruhet njė shkresė e Legatės sė Perandorisė sė Austro-Hungarisė drejtuar Ministrisė sė Jashtme tė Qeverisė Shqiptare tė Princ Vidit mė 16 prill 1914, me tė cilėn i pėrcillte kopjen e portretit origjinal tė Skėnderbeut, me lutje qė t’ia dorėzonte si njė dhuratė nga ana e ministrit tė jashtėm austro-hungarez, konti Berchtold, kajmekamit (nėnprefektit) tė Krujės, me qėllim qė ky ta mbante tė ekspozuar pėrherė nė zyrėn e vet. Nė shkresė thuhet se kopja e portretit tė Skėnderbeut ėshtė “riprodhuar me nismėn e shkėlqesisė sė tij, shefit tė seksionit nė Ministrinė Perandorake dhe Mbretėrore tė Financave tė pėrbashkėta, zotit Ludvig von Thalloczy, sipas njė origjinali qė tani ndodhet nė Vienė, i cili ka qenė pikturuar mė 1466, probabilisht nga njė piktor venedikas, nė tė cilin Skėnderbeu paraqitet me kostum patrici tė Venedikut”. Nga kumtimet e A. Kondos dhe K. Frashėrit ka shumė gjasa qė portreti i gjetur nė familjen Currani tė jetė pikėrisht dhurata qė pėrmendėm mė lart. Data e dhurimit tė austriakėve ėshtė thuajse e njėjtė me datėn qė dėshmojnė edhe familjarėt e Curranit. Po ashtu edhe tė dhėnat rreth veprės janė tė njėjta. Ėshtė krejt e mundur qė nė ato vite tė vėshtira tabloja tė mos ketė pėrfunduar nė drejtimin e duhur ose tė jetė blerė po atė vit nga koleksionisti Currani. I arsimuar nė Vienė pėr histori dhe ekonomi, Tefė Currani (1865-1941) mund tė jetė njohur qė student me origjinalin e kėsaj vepre, dhe mendojmė se ai vetė ka qenė i bindur qė nė Shkodėr ruante njė kopje. Ndoshta ėshtė kjo arsyeja qė edhe nė ribotimin qė i bėri librit tė tij nė vitin 1939 nė Shkodėr T’nollunat e Shqypnis, prej njė Gege qė don vendin e vet, nuk e riprodhoi portretin qė ruante nė shtėpi por vendosi po atė tė botimit tė parė. Kėtė dyshim e paraqet edhe A. Kondo nė shkrimin e tij qė kemi cituar mė lart. Argumentet e mėsipėrm janė tė mjaftueshėm pėr tė na bindur se vepra qė K. Frashėri e paraqitet si portreti autentik nė librin “Skėnderbeu...” tė mos jetė origjinal, por kopje nga tabloja e Muzeut tė Vienės.
Ndėrkohė, ėshtė shprehur mendimi tjetėr se porteti autentik i Skėnderbeut, ėshtė gravura qė botohet nė librin e Marin Barletit, pėr tė cilin thuhet gjithashtu se ėshtė realizuar sipas njė vizatimi direkt nga natyra. Midis tablosė nė Ufici dhe gravurės te Barleti ka elementė tė pėrbashkėt, por edhe ndryshime. Skulptori Odhise Paskali, qė ėshtė marrė rreth 70 vjet me studimin dhe realizimin nė art tė Skėnderbeut, pasi ka shqyrtuar me vėmendje piktura, skulptura dhe gravura tė autorėve europianė, shkruan se nuk ėshtė e vėshtirė tė konstatohet se edhe pėr figuracionin artistik tė Skėnderbeut qėndron nė bazė njė model qė imitohet dhe adoptohet sipas aftėsive dhe imagjinatės sė artistėve qė e trajtojnė. Ky model ėshtė portreti qė figuron nė botimin e parė tė Historisė sė Barletit mė 1508-1510. Kėtu spikatin disa tė dhėna qė ruhen, sado tė ndryshuara, nė pjesėn mė tė madhe tė portreteve tė mėvonshėm, siē janė paraqitja nė profilin e djathtė, prerja gjysmė bust, forma e qylafit, e hundės e mustaqeve, e mjekrrės, e pjesės sė veshjes... Tė gjithė portretet e tjerė qė s’kanė lidhje me kėtė prototip, janė fryt jo studimi, por rutinė nga ana e ilustratorėve. (O. Paskali, art. i cit.) Edhe studiuesja Dh. Dhamo, nė njė artikull tė mėvonshėm se ligjėrata qė pėrmendėm mė lart, megjithėse ende mbron tezėn e hershmėrisė sė portretit tė Galerisė Ufici (pa sjellė asnjė dokumentim dhe asnjė argument tė ri) thekson se njė portret tė hershėm me rėndėsi pėr tėrė ikonografinė e Skėnderbeut ka botimi i parė i historisė sė Marin Barletit.
Autori i albumit tė parė tė Skėnderbeut dhe tė Bibliografisė mė tė plotė tė botuar deri tani, K. Biēoku, nė shkrimin Cila ėshtė vepra mė e hershme pėr Skėnderbeun?, duke mbrojtur tezėn se portreti mė i hershėm ėshtė ai i librit tė Barletit shton edhe njė tė dhėnė tė rėndėsishme se pranė portretit tė heroit, qė ka pėrmasa tė mėdha (25.8 x17.4 cm) M. Barleci ka vėnė edhe portretin e tij. Tiparet fizike tė M. Barlecit janė dhėnė padyshim saktėsisht nė portretin e tij, qė ka pėrmasa tė vogla (5.4 x5.3 cm). Kėshtu edhe portreti i heroit tonė Kombėtar, qė ėshtė disa herė mė i madh se ai i M. Barlecit, ishte njė vepėr arti qė i jepte nė profil saktė tiparet e kokės sė Skėnderbeut. Kompozimi i portretit tė Skėnderbeut ėshtė bėrė me mjaft kujdes dhe me miratimin e familjarėve tė tij qė jetonin nė Itali, si nipi i heroit, Ferrant Kastrioti dhe mbesa e kulturuar, Maria. Kėta e kanė nxitur M. Barlecin qė tė shkruante “Historinė e Skėndebeut”. Prandaj edhe M. Barleci i ka kushtuar parathėnien e librit Ferrant Kastriotit dhe ka shkruar “unė nuk kam shkruar trillime, por ato qė mė kanė treguar me kujdes mė tė mėdhejtė dhe ato qė kanė parė me sytė e tyre disa qė kanė marrė pjesė nė luftė” . Marin Barleci ka meritėn e madhe se ėshtė i pari qė nėpėrmjet artit figurativ na ka treguar pamjen e Heroit, tė cilėn artistikisht e ka ngritur mė lart portreti i Galerisė Ufici tė Firences.(K. Biēoku, Gazeta Tema, 13,14,15,16 janar 2005)
Pas kėtij parashtrimi del e qartė se midis mendimeve tė autorėve tė ndryshėm, qė kryesisht ndahen nė dy grupime, argumentimet mė tė sakta janė pėr gravurėn e librit tė Barletit. Autorėt qė mendonin (midis tyre edhe autori i kėtyre radhėve), ose qė ende mendojnė, pėr tablonė e Galerisė Ufici apo tė Muzeut tė Vienės, nuk sjellin tė dhėna tė plota dhe shpesh janė kontradiktorė me thėniet e tyre. Krahas gravurės sė botuar te libri i Barletit edhe tablotė e Muzeut Ufici dhe Muzeut tė Vienės janė nga mė tė bukurat, mė tė hershmet dhe kanė shėrbyer gjithashtu si model nga u mbėshtetėn shumė autorė tė mėvonshėm nė pikturimin e portretit tė Skėnderbeut. Thėniet se ato janė realizuar sipas njė origjinali, qė piktori i njohur Gentile Bellini e pikturoi direkt nga natyra, sigurisht qė janė vlerėsuar, por pėr sa kohė nuk shfaqej ajo vepėr apo nuk gjenden tė dhėna mė tė dokumentuara pėr atė pikturim, nuk mund tė thuhet me siguri se ato paraqesin portretin autentik. Gravura te libri i Barletit e ka tė shėnuar datėn dhe ėshtė e qartė midis viteve 1508-1510. Kėshtu, pėrderisa tė dokumentohej data e saktė e pikturimit tė tablosė sė Uficit, gravura e librit tė Barletit mbetej si mė e hershmja dhe e vetmja qė paraqeste portretin e parė tė Skėnderbeut.
Por njė zbulim i ri e zgjidhi enigmėn. Nė Venedik u gjendėn tri medalje me portretin e Skėnderbeut. Tė tria janė realizuar nė shek.XV, dhe saktėsisht nė ēerekun e tretė tė kėtij shekulli, pra midis vitieve 1450-1475! Pikėrisht nė kohėn qė heroi ishte ende i gjallė. Pra data e realizimit tė tyre, qė pėrkon me kohėn kur Skėnderbeu ishte nė Itali, e bėn mė tė besueshėm faktin se ato janė krijuar sipas vizatimeve tė bėra direkt nga natyra. Ėshtė mė se e kuptueshme se pėr tė realizuar medaljen me figurėn e njė personi qė ėshtė i gjallė, veprimi i parė ėshtė vizatimi i portretit direkt nga origjinali dhe aq mė tepėr kur kjo ndodh nė Italinė e shek.XV, nė atė vend tė begatė qė me piktorėt e shumtė e tė shquar, ishte shndėrruar nė njė kryeqendėr tė artit rilindas, nga merrnin mėsime artistė prej gjithė Europės.
Kjo gjetje e rėndėsishme nė Venedik, tregon pėr vlerėsimin e madh qė i ėshtė bėrė heroit tonė, duke u pėrjetėsuar nė tri medalje, por, mė e rėndėsishmja (pėr rastin tonė), ėshtė se kėto medalje dėshmojnė qė portreti i Skėnderbeut ndodhet i pėrjetėsur nė art rreth 50 vjet mė pėrpara gravurės sė librit tė Barletit (qė deri tani e quanim mė tė hershmen) dhe shumė vite mė parė se tablotė e Muzeut tė Vienės dhe Galerisė Ufici, datat e tė cilave ende nuk janė tė sakta. Pra, pėr tė qenė mė tė qartė, me kėto medalje vėrtetohet thėnia se Skėnderbeut i ėshtė bėrė njė portret kur ishte nė Itali.
Medaljet me shėnimet pėrkatėse pėr kohėn dhe vendin e realizimit, pėr pėrmasat dhe vendndodhjen e tanishme, paraqiten nė albumin La Storia di Venezia attaverso le medaglie tė autorit Piero Voltolina, botuar nė Milano (1998). Pėr autorėt e medaljeve nuk ka tė dhėna, thuhet se janė anonimė. Medaljet (siē shihen edhe nė ilustrimin e kėtij shkrimi), paraqesin dy tipa tė ndryshėm. E para (qė ka pėrmasat mė tė mėdha) e paraqet nė profilin e djadhtė, ndėrsa dy tė tjerat nė profilin e majtė. Portretet ndryshojnė edhe nga kapelja, nga trajtimi i mjekrrės si dhe vizatimi i hundės. Ka ndryshim edhe nė paraqitjen e veshjes. Trajtimi i kėtyre tė dy llojeve qė dallojnė nga njėra-tjetra, na bėn tė mendojmė se janė pėrdorur dy vizatime, tė krijuara nga njė autor ose nga dy autorė tė ndryshėm, madje qė e kanė vizatuar Skėnderbeun jo nė tė njėjtin ēast. Kėtė mendim na e pėrforcon edhe vendi i ndryshėm i realizimit tė medaljeve. Sipas botimit qė pėrmendėm, njėra medalje ėshtė realizuar nė Venecia, ndėrsa dy tė tjerat nė Romė. Gjithsesi kėto dhe elemente tė tjerė mbeten pėr t’u analizuar mė me vėmendje nė njė rast tjetėr. E rėndėsishme ėshtė se me kėto medalje u zbuluan tre krijime mė tė hershme nga ato qė njohim deri tani. Gjithashtu shohim se nėpėrmjet tyre janė mbėshtetur autorėt e mėvonshėm pėr realizimin e gravurės te libri i Barletit, tė tablove tė Muzeut tė Vienės dhe tė Galerisė Ufici tė Firences si dhe shumė e shumė gravurave, pikturave dhe skulpturave tė mėvonshme. Madje edhe forma e rrumbullaktė e medaljeve ka ndikuar nė disa tablo dhe gravura tė mėvonshme qė portreti i heroit tė vizatohet brenda pėrmasave ovale. Po ashtu edhe pikturimi i Skėnderbeut vetėm nė profil, pothuajse nė tė gjitha krijimet e mėvonshme, na bėn tė besojmė se sa i madh ka qenė ndikimi i medaljeve, ku paraqitja nė profil ėshtė veēanti e atij zhanri.
Me kėtė zbulim qetėsohen edhe debatet e dritanishme (prej mė shumė se 100 vjetėsh, qė nga shkrimi i parė te “Albania” e Konicės nė vitin 1901), rreth pėrcaktimit tė portretit mė tė hershėm tė Skėnderbeut, si dhe qartėsohen hamendjet pėr pikturimin e heroit nė gjallje tė tij, gjatė kohės qė ishte nė Itali. Mbetet pėr tė zbuluar se cili apo cilėt ishin autorėt e vizatimeve qė u pėrdorėn pėr realizimin e medaljeve. Mė saktė, mbetet pėr t’u verifikuar nėse pėr realizimin e tyre u pėrdorėn vizatimet e Gentile Belinit, apo ekziston edhe ndonjė apo autorė tė tjerė qė kanė bėrė vizatime posaēėrisht pėr medaljet.

* Pjesė nga kapitulli i parė i studimit Skėnderbeu nė artet figurative qė autori e ka bėrė gati pėr botim.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.