Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Shpifja eshte si thengjilli, qe, dhe kur nuk djeg, nxin.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 111 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Elita :: Festohet 85 vjetori i Prof. Ramadan Sokolit
Postuar nga: Albo

Elita Ceremoni festive pėr 85-vjetorin e ditėlindjes tė Profesorit tė muzikologjisė shqiptare

Ramadan Sokoli, njė enciklopedi e gjallė

Nga Petrit Bezhani*

Lidhja e Shkrimtarėve dhe Artistėve organizoi mė 13 qershor 2005 njė ceremoni festive pėr 85-vjetorin e ditėlindjes tė Profesor Ramadan Sokolit, njė prej personaliteteve mė tė shquara nė fushėn e muzikologjisė shqiptare. Duket sikur janė shumė vjet mbi shpatullat e tij, por kur shikojmė e shfletojmė punėn e tij titanike, befasohemi: si ėshtė e mundur qė ky njeri ka arritur tė realizojė tė gjithė atė volum nė afėr 60 vjet krijimtari!? Por kur shikojmė se si ai nga shkrimi nė shkrim, nga libri nė libėr, ka ngjitur ēdo herė shkallėt marramendėse tė suksesit dhe lartėsive dhe kur koka e ulur dhe modeste, si shtatore e gurtė, e dėgjojmė tė thotė: "deri tani nuk kam bėrė asgjė mė shumė se detyrėn time ndaj atdheut, tė cilėn madje nuk e kam kryer ende plotėsisht," bindemi pėr vullnetin dhe papėrkulshmėrinė e tij.

I thjeshtė sa s'merret me mend, dashamirės e fjalėmbėl si ai, i dashur dhe buzagaz kurdoherė, i menēur e diturak si rrallėkush, kėshillues e ndihmėtar pa kursim, i palodhur e punėtor, kurajoz e qėndrestar i pashoq. Tė tillė e kanė njohur e do ta njohin profesorin, edhe miqtė e tij. Bile, ata mė tė rinjtė mbeten gojėhapur me kulturėn e tij enciklopedike, me kujtesėn e tij tė rrallė, e me gojėtarinė e qetė e plot menēuri. Ai tė magjeps nė bisedat me tė, tė bėn pėr vete qoftė edhe me njė takim, aqsa cilido qė t'i shkojė pėr vizitė, s'do tė donte tė ndahej prej tij. Po etja zhuritėse nė bisedat me tė, tė ndizet mė shumė, tė bėn gjithė sy e veshė, saqė ke frikė se mos ke lėnė gjė pa dėgjuar, apo se mos i harron ato qė tė tregon, se janė aq tė shumta, e aq me ngarkesė, sa tė duket se do tė shtypesh prej tyre. Tek ai befasohesh me fjalėn, befasohesh me muzikėn, me kėngėt, befasohesh me gdhendjet qė ka bėrė, befasohesh me pikturat qė ka realizuar, befasohesh, e me ēka nuk mrekullohesh.

Nė takimet me kėtė njeri qė tashmė pėr kontributin qė ka dhėnė e vazhdon tė japė, ka zėnė njė vend tė nderuar, qė ia ka lakmi ēdokush, nė panteonin e kulturės shqiptare, befasohesh me ēdo krijim tė tij.

Shtėpia e tij - vatėr qė prushėronte trimėri, atdhedashuri, mirėsi e dituri

Ai me punė dhe vetėm me punė, pa u thyer e zbrapsur kurrė, edhe atėherė kur menduan se e gjunjėzuan duke e burgosur, arriti nė kėto lartėsi, ku janė tė paktė punėtorė tė tillė. Po s'kishte si tė ndodhte ndryshe me tė, se atje ku u lind, nė Shkodrėn-loce, shtėpia e tij ishte njė vatėr qė prushėronte trimėri, atdhedashuri, mirėsi e dituri. Dhe ndoqi gjurmėt e tė parėve tė tij, porse mė me zell ndoqi librin, studimin, qė e shpinte nėpėr labirintet e lashtėsisė sė kombit tonė, i ndriēonte ēdo thellėsi ku ai futej me etje. Dhe sot ka nė shtėpi njė bibliotekė personale tė plotė, me librat e autorėve mė tė shquar tė shkrimtarisė ballkanologjike e albanologjisė, qofshin kėta tė hershėm apo bashkėkohorė, tė huaj apo vendas. Por duhet thėnė se njė korpus mė vete zėnė punimet e tij tė shumėllojshme, saqė po t'i shikosh, tė duket sikur s'ke nga tė lėvizėsh, por qė kur njihesh me to apo historinė e krijimit tė tyre, kureshtja nuk shuhet, ajo ndizet mė shumė.

Vetėm nė saje tė qėndresės e tė punės sė tij, ai ka pėrballuar atė periudhė tė gjatė harrese e anonimati, qė e ka rrethuar pėr gati 50 vjet. Dhe mos harroni se kjo ndodhte me njė nga intelektualėt mė tė spikatur tė kombit tonė, me atė qė tėrė jetėn e tij e shkriu pėr begatinė intelektuale tė kėtyre trevave, pėr ndriēimin e figurave, qė si pishtarė u dogjėn e ndriēuan rrugėn shekullore tė bashkėkombasve.

Po t'i hedhim njė sy krijimtarisė sė tij nė ēdo fushė, ose e thėnė ndryshe regjistrimit bibliografik tė botimeve tė tij, do tė vėmė re se janė mbi 20 libra tė mirėfilltė shkencorė qė mbajnė autorėsinė e tij. Janė mė se 1100 shkrime e krijime me emrin e tij (apo me pseudonimet e tij) si dhe libra e mė se 150 shkrime qė flasin pėr ndihmesėn e tij tė gjithanshme nė kulturėn shqiptare. Nė shumicėn e botimeve, muzikologu hapi hullitė e para tė lėvrimit tė tyre.

Nė periudhėn midis viteve 1944-1990 ka botuar nė mėse 20 organe shtypi, por shkrimet e tij mungojnė tradicionalisht nė organet e Institutit tė Kulturės Popullore, ēka flet pėr qėndrimet e drejtuesve tė tij ndaj kėtij autori tė pagjunjėzuar.

Veē kėtyre, shtatė punime tė plota nė pėrmasa librash, janė tė pėrfunduara dhe tė depozituara nė arkiva tė ndryshme tė Institucioneve Kėrkimore Shkencore ku profesori i ka dorėzuar nga vitet 1950 e kėtej, por megjithė insistimin e vazhdueshėm pėr t'i gjetur, nuk kemi rėnė nė gjurmėt e tyre. Ato janė "zhdukur" apo pėrdorur nga "dikushi" si punime origjinale tė tij. Por falė kujdesit tė vetė prof.Ramadanit, kopje tė atyre dorėshkrimeve i gjejmė nė arkivin e tij personal. Tashmė kontributi i tij nuk ėshtė mė anonim. Por ajo qė na gėzon, lumturon e befason, kur bisedojmė me tė, janė planet e tij pėr tė ardhmen. Dhe s'janė pak: Ai do tė shkruajė e tė botojė shpejt edhe gjashtė libra tė tjerė nė fushėn e muzikologjisė apo botimeve enciklopedike, ku do tė ndriēohen fusha e figura tė panjohura, por qė pena e tij i rrok tėrėsisht.

Por ē'mund tė evidentojmė mė tej nga krijimtaria e tij?

Plot krijime shumė cilėsore, qė i qėndrojnė kohės, siē u ka qėndruar autori i tyre. Janė mbi 60 biseda shkencore tė transmetuara nė emisionet e Radio Tiranės; janė mbi 25 skenarė dokumentarėsh shkencorė televizivė; janė mbi 300 kėngė, valle, pjesė instrumentale, tabllo muzikore, qė deri para 10-15 vjetėsh ishin pothuajse me krijues anonimė, por tanimė dihet qė janė krijime tė personalitetit tė shquar Ramadan Sokoli.

Pas viteve '90, me shumė vlera janė leksionet e tij tė mbajtura nė Akademi, Institutet Shkencore e Universitetet e ndryshme si nė Gjermani, Itali, Zvicėr, Greqi, Turqi, Sllovaki etj. Vetėm nė kėto 10 vitet e fundit, kontributi i tij shkencor nė fushėn e publicistikės, i kalon tė 100 shkrimet tė botuara nė organet periodike brenda shtetit amė. Ndėrsa shkrimet e botuara nė po kėto 10 vite kushtuar figurės sė tij poliedrike, e kalojnė numrin 50.

Tashmė nė biografinė e tij figurojnė mbi 1100 zėra qė regjistrojnė krijimtarinė e tij nė tė gjitha fushat dhe mėse 150 shkrime qė flasin pėr tė. Po vallė, a ka shkrime tė tjera tė paregjistruara e tė botuara prej tij? Po, ato janė shumė e sidomos ato tė botuara jashtė kufijve shtetėrorė, por nė trojet amė, apo diasporė e tejetej kontinenteve, shumė prej tė cilave janė nė arkivin e tij familjar.

Po letėrkėmbimi? I pashoq, voluminoz, me njė mori kolegėsh, bashkatdhetarėsh e shkencėtarėsh tė tė dy hemisferave, lindore e perėndimore; po krijimet nė pikturė e gdhendej tė bėra prej tij, tė bukura e pėr t'u patur zili?! Po ato mijėra faqe me krijime folklorike qė ka regjistruar dhe qė i ka shpėtuar nga zhdukja e harresa, qė do t'i mbulonte me sharpin e saj tė zi? Edhe kėto janė tė ruajtura bukur nė arkivin e tij familjar.

Ku vallė e gjeti kohėn ky njeri pėr tė gjitha kėto?! Tek puna, tek studimi, tek qėndresa e tij, tek dashuria e tė afėrmve dhe kolegėve, miqve e shokėve, qė ai i pėrmend me mall e respekt tė veēantė, sidomos disa prej tė cilėve tashmė qė nuk janė. Jo pa qėllim e thamė qė nė fillim se janė pak 60 vjet shkrimtari e krijimtari pėr gjithė kėtė punė qė ai ka kryer.

Por s'dua tė lė pa pėrmendur njė peng tė madh pėr kėtė njeri. Dua tė them se tashmė ka ardhur koha qė pėr autorė tė tillė me autoritet e prestigj shkencor ndėrkombėtar, tė mendohet pėr botimin e veprave tė plota tė tyre, pasi ata janė fenomene tė papėrsėritshme nė fushat shkencore ku ata kontribuojnė dhe qė nderojnė mbarė kombin. Dhe kjo ėshtė mė minimalja qė mund tė bėjmė pėr tė. Figura tė tilla si kjo e Ramadan Sokolit, me punėn e tyre e sollėn dhe i dhanė shtat shkencės albanologjike nė truallin amė; na mėkuan me dashurinė e pakufishme pėr gjithēka ėshtė shqiptare.

I dashuri Profesor! Tė kėndoftė shpirti e zemra gjithė jetėn dhe dije se tė afėrmit e miqtė tė kanė e do tė tė kenė kurdoherė brenda vetes, si diēka tė rrallė, tė ēmuar e me vlera tė veēanta mbarėkombėtare, por tashmė jo anonim apo me pseudonim, por me emrin e vėrtetė Ramadan Sokoli, Profesor e Akademik, Mjeshtėr i madh, qė sot mbush 85-vjeē. Edhe 100 vite tė tjera i dashuri ynė i madh! Jetė tė gjatė!

*Bibliograf nė Bibliotekėn Kombėtare


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.