Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ndershmeri s`do te thote te mos vjedhesh asnjehere, por te dish se deri ne cfare pike mund te vjedhesh e si te perdoresh sa me mire ate qe vjedh.
--- Bulter

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 129 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Raporti i SHBA: Qeveria shqiptare mbron zyrtarė trafikantė
Postuar nga: Albo

Lajme “Korrupsioni nė radhėt e qeverisė vazhdoi tė pengojė pėrpjekjet antitrafik”

Raporti i SHBA: Qeveria nuk tregoi zyrtarėt trafikantė

Njė akuzė e ashpėr direkte nga Departamenti Amerikan i Shtetit pėr qeverinė shqiptare. Pėr njė vit qeveria nuk ka bėrė asgjė pėr pėrmirėsimin e imazhit tė Shqipėrisė. Vendi vazhdon tė renditet, ashtu si edhe njė vit mė parė, si vend i trafikut.

“Korrupsioni nė radhėt e zyrtarėve tė qeverisė vazhdoi tė pengojė pėrpjekjet antitrafik. Qeveria vazhdoi tė hetojė pėrfshirjen e anėtarėve tė policisė nė trafikim; nė 2004, katėr oficerė policie u hetuan pėr lidhje tė mundshme me trafikantėt. Qeveria nuk procedoi apo dėnoi ndonjė zyrtar pėr bashkėpunim me rrjetet e trafikantėve gjatė periudhės sė raportimit”. Kjo ėshtė akuza e parė nė raportin e Departamentit Amerikan tė Shtetit pėr Trafikun e Njerėzve. E Pėrkthyer ndryshe, kjo do tė thotė qė, qeveria i mbrojti katėr oficerėt e shkarkuar pėr pėrfshirje nė trafik, ose bėri “show” me largimin e tyre.
Nė kėtė raport i publikuar dje, Shqipėria renditet nė brezin e dytė, ashtu siē renditej edhe nė raportin e vitit 2004. “Shqipėria ėshtė njė vend origjine pėr trafikimin e fėmijėve e grave pėr qėllime tė pėrfitimit e shfrytėzimit seksual e punės sė detyruar, qė kryesisht shkojnė drejt Greqisė e Italisė, ku shumė viktima kalojnė mė pas edhe nė vende tė tjera si Britania e Madhe, Franca dhe Holanda”, thuhet nė raportin Departamentit Amerikan tė Shtetit pėr Trafikun e Njerėzve, 2005. Kritikat janė tė njėjta edhe pėr qeverinė. “Qeveria e Shqipėrisė nuk i pėrmbush plotėsisht standardet minimale pėr eliminimin e trafikimit”, kritikon ky Raport.


Gjyqėsori

Nė raport flitet gjatė pėr gjykatat dhe prokurorinė. Sipas shifrave ato ndoqėn penalisht 132 trafikantė dhe dhanė 121 dėnime. “Nė mėnyrė tė lavdėrueshme, mė shumė se gjysma e dėnimeve gjatė periudhės sė raportimit, ishin me njė afat prej mė shumė se pesė vjetėsh dhe 30 trafikantė u dėnuan me dėnime mė tė gjata se dhjetė vite burg. Prokurorėt, gjithsesi, duhet tė vėnė nė jetė penalizimet e parashikuara nė ligj”, theksohet nė raport.


Mbrojtja

Nota lavdėruese pėr mbrojtjen e tė trafikuarve. “Qeveria ka paraqitur disa lehtėsira dhe ka shtuar personelin pėr tė ndihmuar viktimat e trafikimit, dhe po zhvillon tashmė Qendrėn e saj Kombėtare tė Pritjes e Rehabilitimit tė Viktimave tė Trafikut”, theksohet nė raport.


Parandalimi

“Nė 2004, qeveria vuri nė zbatim disa programe me masa parandaluese, dhe vazhdoi tė mbėshtetej kryesisht nė ndihmėn e bashkėpunimin me organizatat joqeveritare dhe ato ndėrkombėtare pėr tė vazhduar mė tej me aktivitete tė tilla. Gjithsesi, pak aspekte tė planit janė mbėshtetur financiarisht e vėnė nė jetė.
Nė shkurt 2005, qeveria gjithashtu pėrfundoi strategjinė e saj tė trafikimit tė fėmijėve, dhe planin e saj tė aksionit”, theksohet nė raport. Pra duket se edhe parandalimi i ka notat vlerėsuese njėsoj si ato tė njė viti mė parė.


Raporti i SHBA-sė

• Shqipėria ėshtė njė vend origjine pėr trafikun e fėmijėve e grave pėr qėllime tė pėrfitimit e shfrytėzimit seksual

• Qeveria nuk i pėrmbush plotėsisht standardet minimale pėr eliminimin e trafikimit

• Korrupsioni i lidhur me trafikantėt, ėshtė njė ndėr pikat qė mbėshtesin trafikun

• Duhen hapa mė tė mėdha nė fushat e mbrojtjes dhe riintegrimit pėr tė siguruar viktimat

• Perveē pėrmirėsimit tė parandalimit pėr grupet e rrezikuara, qeveria duhet tė vejė nė zbatim ligje dhe programe qė janė nė dispozicion.

• Prokurorėt duhet tė vėnė nė jetė penalizimet e parashikuara nė ligj

• Korrupsioni nė radhėt e zyrtarėve tė qeverisė vazhdoi tė pengojė pėrpjekjet anti-trafik

• Katėr oficerė policie u hetuan pėr lidhje tė mundshme me trafikantėt. Qeveria nuk i procedoi apo dėnoi ndonjė zyrtar pėr bashkėpunim me rrjetet e trafikantėve

• Nė 2004, qeveria e Shqipėrisė implementoi njė program tė ri pėr mbrojtjen e dėshmitarėve por ai ka mbetur i pambėshtetur financiarisht



Reagimi
Bello: Raporti vlerėson qeverinė

I ka takuar Marko Bellos tė mbrojė qeverinė pėrpara kritikave tė raportit amerikan. Nė reagimin e menjėhershėm qeveria duket se nuk i ka lexuar tė gjitha kritikat e raportit. “Qeveria shqiptare mirėpret dhe vlerėson publikimin e Raportit Vjetor tė Departamentit Amerikan tė Shtetit mbi situatėn e Trafikimit tė Qenieve Njerėzore, nė tė cilin njihet dhe vlerėsohet angazhimi i fortė i qeverisė dhe progresi konstant dhe solid drejt eliminimit tė trafikimit”, thekson Marko Bello. Nga ana tjetėr ministri i shtetit nėnvizoi dje se “Raporti konfirmon mendimin e ekspertėve rajonalė dhe ndėrkombėtarė se, Shqipėria tashmė nuk ėshtė mė nė hartat e vendeve tė tranzitimit pėr trafikun drejt vendeve perėndimore, dhe thekson se qeveria ka vazhduar tė parandalojė trafikun nėpėrmjet skafeve nga brigjet e Adriatikut”.



krahasimet mes raporteve

2005

Shqipėria ėshtė njė vend origjine pėr trafikimin e fėmijėve e grave pėr qėllime tė pėrfitimit e shfrytėzimit seksual e punės sė detyruar, qė kryesisht shkojnė drejt Greqisė e Italisė, ku shumė viktima kalojnė mė pas edhe nė vende tė tjera si Britania e Madhe, Franca dhe Holanda. Fėmijėt shqiptarė, sidomos anėtarėt e komunitetit rom e egjiptian, vazhdojnė tė trafikohen jashtė vendit, duke u detyruar tė lypin nė rrugė. Ekspertėt rajonalė e ata ndėrkombėtarė e konsiderojnė Shqipėrinė si njė vend, qė e ka ulur nivelin e trafikimit pėr sa i pėrket tė qenurit vend transit pėr qeniet njerėzore drejt Evropės Perėndimore. Qeveria e Shqipėrisė nuk i pėrmbush plotėsisht standardet minimale pėr eliminimin e trafikimit; gjithsesi, po bėn pėrpjekje tė shumta e domethėnėse drejt eliminimit tė tij. Qeveria mbetet e vendosur tė monitorojė e parandalojė trafikun nė portet kryesore tė vendit dhe tė prodhojė ndalime tė suksesshme. Gjithsesi, implementimi i mjeteve qė do tė bėnin tė mundur antitrafikimin nė Shqipėri ka mbetur gjithsesi njė fushė kritike e shqetėsuese. Nevojiten hapa mė tė mėdha nė fushat e mbrojtjes dhe riintegrimit pėr sigurinė e viktimave tė tij. Qeveria duhet tė aplikojė ligje e programe mė tė pėrshtatshme, nė mėnyrė qė tė pėrmirėsojė parandalimin pėr grupet nė rrezik. Korrupsioni i lidhur me trafikimin, gjithashtu duhet vėnė nė dukje.

2004
Shqipėria ėshtė njė vend origjine pėr trafikimin e grave dhe fėmijėve pėr qėllime tė shfrytėzimit seksual dhe punės sė detyruar, kryesisht drejt Greqisė e Italisė, dhe me njė nivel mė tė ulėt edhe drejt Britanisė sė Madhe, Francės e Holandės. Fėmijėt, sidomos tė komunitetit rom e atij egjiptian, janė trafikuar ndėrkombėtarisht e janė detyruar tė dalin me forcė tė lypin rrugėve. Ekspertėt rajonalė e ata ndėrkombėtarė vlerėsojnė se, Shqipėria ka ulur nė mėnyrė tė ndjeshme rolin e saj si vend transit i trafikimit drejt Evropės Perėndimore. Qeveria e Shqipėrisė nuk i pėrmbush plotėsisht standardet minimale tė eliminimit tė trafikimit, gjithsesi, po bėn hapa thelbėsorė drejt kėtij synimi. Arrestimet dhe procedimet pėr persona tė implikuar nė trafikim janė rritur ndjeshėm, dhe qeveria ka vazhduar parandalimin e trafikimit tė qenieve njerėzore me anė tė motoskafėve nėpėrmjet detit Adriatik. Qeveria pėrmirėsoi monitorimin e zyrtarėve tė qeverisė tė pėrfshirė nė trafikim, gjithsesi qeveria duhet tė ndėrmarrė hapa tė tjerė nė vazhdim, pėr tė hetuar e dėnuar zyrtarė tė lartė, tė lidhur me rrjetet e trafikantėve, dhe tė pėrmirėsojė edhe programet e saj tė parandalimit e tė riintegrimit tė viktimave.


Kortezi e Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.