Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bėji nder qenit, qė ai tė kafshojė kėmbėn
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 118 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Politike :: Moisiu: Zgjedhjet, shqiptaret nuk falin me
Postuar nga: Albo

Politike INTERVISTA - Presidenti i Republikes flet per zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 3 korrikut. Takimet me institucionet shteterore, shqetesimet e Kreut te Shtetit dhe kundershtimi per sondazhet e dites se votimit. Moisiu: "Ne KQZ jane regjistruar 57 parti. Jane shume. Kurse Shqiperi ka nje. Une jam me Shqiperine"

Shqiperia hyn sot (3 qershor) zyrtarisht ne fushaten zgjedhore per zgjedhjet e 3 korrikut. Si e gjykoni ju, sa e rendesishme eshte kjo fushate apo ky hap nga zgjedhjet e 3 korrikut?

"Une e kam thene edhe para Parlamentit shqiptar, qe keto zgjedhje duhet te na shkepusin nga ky tranzicion kaq i gjate, i stermunduar dhe me shume probleme. Keto zgjedhje per ne jane teper decizive, edhe ne aspektin historik, edhe ne aspektin praktik".

Kjo eshte nenvizuar disa here edhe per nje problem tjeter, ate te integrimit te Shqiperise. BE ka leshuar sinjale te forta qe ne rast se keto zgjedhje do te prishen, integrimi i Shqiperise do te shtyhet shume. Nga kontaktet qe keni pasur me forcat politike, a besoni se ato jane te ndergjegjshme per kete?

"Kam bindjen se politike shqiptare, tashme eshte pjekur e ndergjegjesuar, sepse nuk vazhdohet me me zgjedhje problematike. Natyrshem qe i gjithe populli shqiptar pret qe keto zgjedhje te behen brenda standarteve nderkombetare. Duket qarte qe keto zgjedhje kane nje rendesi vendimtare per te ardhmen e integrimit te Shqiperise, sepse duhet te certifikohemi nga politika nderkombetare, se jemi vertet te gatshem per t'u integruar. Ne duhet vertet te themi qe ne po hyjme ne rrjedhen e ujrave demokratike. Deri tani, fatkeqesisht, forcat politike jane marre me shume me hilete e njeri-tjetrit se sa me ate se si duhet te behen zgjedhjet. Ky popull nuk fal me dhe ka te drejte te mos fale. Por, une jam optimist dhe mendoj se forcat politike shqiptare e kane kuptuar rendesine. Pushteti nuk mund te mbahet me cdo kusht, por ai as nuk mund te merret me cdo kusht. Pushtetin ta jep vota e popullit".

Pak dite me pare ju kerkuat nga strukturat e ushtrise qe te mos perfshihen ne fushaten zgjedhore. Me pas te njejten gje e keni perseritur per SHISH-in, si dhe per strukturat e policise se rendit. A besoni qe keto institucione kesaj here do te jene neutrale dhe s'do te perfshihen ne nje fushate qe nuk i takon?

"Ata kane detyrime kushtetuese e ligjore te jene te depolitizuar dhe te zbatojne vetem ligjin. Shqetesimin e kam me shume tek kuadrot me te uleta, tek polici i thjeshte. Une nuk besoj qe keta njerez, qe jane shqiptare ne rradhe te pare, pavaresisht nga detyra qe kryejne, te marrin guximin qe te shkaktojne probleme qe te vene ne pikepyetje te ardhmen e Shqiperise. Besoj se nuk do te kete njerez te tille".

Ju keni shprehur opinione pozitive ne lidhje me rolin qe mediat kane luajtur ne qyteterimin e fushates zgjedhore. Gjithsesi, mediat mbeten nje pike e nxehte e kesaj fushate. Cili ehste opinioni juaj per rolin e tyre ne fushate?

"Edhe mediat kane kryer evoluimin e tyre gjate ketij procesi, por nuk them qe nuk kane te meta. Ato kane te meta dhe une mendoj se media ka shume per te bere, sepse fundi i fundit, jemi nje shoqeri e re demokratike dhe mediat tona jane ne ecje e siper. Kane per te mesuar edhe ata se si duhet te sillen dhe se si duhet te kene parasysh kerkesat dhe si duhet t'i zbatojne ato. Megjithate, media jone po luan rolin e saj, duhet ta luaje me mire akoma".

Ju nuk jeni pjese e kesaj fushate. Mandati juaj vijon edhe 2 vite te tjera, deri ne korrik te vitit 2007. Cili do te jete roli juaj gjate fushates zgjedhore?

"Roli im eshte ai qe percakton Kushtetuta, Kryetar i Shtetit Shqiptar dhe perfaqesuesi i bashkimit te kombit shqiptar. Besoj qe edhe gjate ketyre viteve i jam permbajtur kesaj kerkese te Kushtetutes dhe kam qendruar ne pozicionin tim, mbi partite, mbi forcat politike dhe gjithmone kam patur si pikesynim kryesor, se si ky vend t'i kaperceje keto veshtiresi dhe te ece perpara ashtu sic duhet. Ne fushate nuk eshte shteti, jane forcat politike dhe kete duhet ta dallojme mire. Fatkeqesisht, akoma nuk kemi arritur te reagojme ashtu sic duhet, sepse ne fund te fundit shteti eshte ne kembe, qendron, ka strukturat e tij te pavarura e kushtetuese, te cilat nuk kane te bejne me zgjedhjet".

Vijojne qe strukturat shteterore te jene ne funksion...

"Nuk mund te themi qe s'eshte arritur fare, por kemi ecur ngadale edhe pak nuk kemi mberritur atje ku duhet. Mesa duket kjo ka te beje me maturimin e pergjithshem, jo vetem te klases politike, por dhe te vete popullit. Cdo njeri ka te drejte te kete nje vleresim per nje force politike, por kjo s'ka te beje me detyren. Ate ai do ta shprehe kur te shkoje ne kutine e votimit, atje eshte votimi i fshehte dhe mund te jape voten ku ai e quan te arsyeshme. Por, ne detyre ai eshte ai qe duhet te jete. Duhet t'i nenshtrohet plotesisht kerkesave kushtetuese e ligjore. Edhe ky eshte nje formim qe nuk arrihet kollaj".

A keni preferenca per forcat politike?

"Kohet e fundit kam degjuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe jane regjistruar 57 parti. Jane shume. Kurse Shqiperi ka nje. Une jam me Shqiperine".

Po ne rast se situata ne fushate do te tensionohet, sic ka gjasa te ndodhe, do te jeni i gatshem te nderhyni?

"Menjehere pas Kodit te Sjelljes u be Kongresi i PD dhe me vone i PS. Te gjithe pame nje tonalitet krejt ndryshe, me civil, me modern. Njerezit parashtruan platforma, alternativa se ne fund te fundit, jo se nuk na duhet c'ka ndodhur, por me e rendesishme eshte cdo te ndodhe. Njerezit kete duhet te dine. Ai fillim qe i mbare, por tani verej se ka filluar te banalizohen batutat dhe sulmet. U bej edhe njehere thirrje drejtuesve dhe politikaneve shqiptare qe duhet te bejne kujdes. Populli duhet te dije se cfare do te bejme per mire. Jo te gjitha premtimet mbahen, por cdo premtim ama, ka nje baze. Jepet nje llogari ku mbeshtete ky premtim. Une do te sugjeroja qe te jene me te kujdesshem, si ne raportet e fjaleve dhe te marredhenieve me njeri-tjetrin, po ashtu dhe ne drejtim te premtimeve. Sepse une mendoj se qytetari shqiptar do t'i regjistroje te tera dhe ne qofte se jepen premtime te tilla, te pabazuara, te cilat nuk mund te mbahen me, kesaj i thone pastaj si nje fitore e Pirros".

Ne fjalimin qe patet ne seancen e fundit parlamentare, ju nenvizuat dy fakte. Te parin, qe disa kandidate per deputete, qe jane njekohesisht drejtues te institucioneve qendrore, duhet te japin doreheqjen, te pakten moralisht, per t'u angazhuar ne fushate e per te mos lene jashte vemendjes institucionet qe drejtojne. E dyta, u bete thirrje partive qe te bejne transparencen e fondeve te tyre. Asnjera nga keto nuk eshte realizuar.

"Vertet keto jane dy tregues qe tregojne edhe pjekurine, edhe moralitetin e politikes shqiptare. Moralitet, i cili ka qene shume i cunguar. Une ve re se kane filluar disa te terhiqen, disa i delegojne kompetencat e tyre vartesve. Ne se duan te tregojne se do te behen politikane, ne pershtatje me kerkesat morale te standarteve europiane duhet ta japin doreheqjen. Me ligj kjo nuk eshte e parashikuar, kjo eshte nje kerkese morale. Une mendoj qe ne qofte se ata jane vertet te vendosur per t'u bere politikane sic ata pretendojne, nuk kane pse te tremben nga doreheqja. Fillimi i betejes duhet te jete me kushte te barabarta. Dhe kjo do te thote t'i dorezojne ato kompetenca, ato kolltuqe qe ata mbajne".

Duket se partite po hedhin neper zona, fonde shumefish, mijera here me te larta nga ato qe ju ka vene ne dispozicion shteti per fushaten.

"Ne kete drejtim une i kam vene detyra disa institucioneve te tjera sic eshte Kontrolli i Larte i Shtetit apo Kontrolli i Pasurive. Por, edhe media ne kete rast duhet te beje punen e saj. Media eshte vezhguesi me i rrepte, sepse nxjerrja ne publik e shkeljeve te ketij karakteri cilindo politikan do ta beje te mendohet thelle. Ata politikane qe mashtrojne ne keto drejtime, vete votuesi shqiptar ka per t'i denuar, sepse ky qendrim eshte shume i demshem per te ardhmen e vendit tone edhe ne teresi krijon imazhe jo te mira. Kjo eshte nje lufte qe behet dhe duhet bere kudo".

Eshte dhe nje fenomen tjeter mjaft negativ. Ju disa here keni folur per te, e keni denoncuar si fenomen, por qe duket se tani eshte bere fakt i kryer, ai qe quhet fenomeni i "Dushkut". PS dhe PD u kane bere thirrje mbeshtetesve te tyre qe voten ne proporional t'ia japin partive me te vogla aleate, ne kembim te votes ne mazhoritar qe do te marrin nga keto parti. A besoni se kjo do ta deformoje voten e shqiptareve?

"Une mendoj se kjo eshte shume e rrezikshme. Kushtetuta thote shprehimisht se sasia e deputeteve duhet te korrespondoje me sasine e votave perafersisht te perqindjeve te mbeshtetjes. Vertet nuk kemi ligje te tilla qe e ndalojne, por fryma e Kushtetutes e ndalon kete fenomen. Dhe keshtu sic po zhvillohet, une nuk do ta quaja "Dushk", por "Mega Dushk". Sepse do te votohet ne shkalle te gjere tani dhe nuk do te votohet ne nje komune apo ne nje rajon te caktuar".

Nje nga problemet e medha qe do te perballet Shqiperia eshte edhe refuzimi ne nje mase te konsiderueshme i votes nga shqiptaret. Si e konsideroni ju kete fenomen dhe cili do te ishte mesazhi per keta njerez?

"Ky eshte nje fenomen real, por qe shqiptaret s'duhet ta perserisin. 3 korriku eshte dita kur qytetari shqiptar jep verdiktin e tij politik per te ardhmen e tij, per te ardhmen e te gjithe vendit tone dhe kjo eshte me shume pergjegjesi per cilindo. Eshte pikerisht dita kur te gjithe jemi te barabarte, te themi fjalen tone dhe te japim vendimin tone. Perdorimi i femijeve ne politike eshte nje manipulim qe une nuk do ta quaja te kohes, por dhe jo shume njerezor. Ai akoma nuk ka idene se c'eshte politika, se c'jane zgjedhjet dhe ti e merr e fut atje per te ngritur flamurin. U bej thirrje te gjithe qytetareve shqiptare qe te dalin ne votime sepse kjo ehste menyra me e sakte dhe e domosdoshme per te shprehur vullnetin".

Para fushates ka pasur publikime te disa sondazheve. Cili eshte opinioni juaj per to?

"Kjo eshte nje gje pozitive, por ne akoma nuk e kemi fituar kulturen, as te pajtimit me keto rezultate, as te vleresimit, po aq te reflektimit ndaj tyre. Ne reflektim quajme kundershtimin e atyre. Mua me duket qe t'i kundershtosh nuk ka shume vlere, por t'i marresh per baze dhe ta korrigjosh strategjine, kjo ka rendesi. Forcat politike ne kete aspekt duhet t'i shikojne keto sondazhe".

Eshte hapur nje debat i madh me ato sondazhe qe quhen "Exit poll". Dy televizione kane bere publik faktin qe do te publikoje "Exit Poll", te cilet pas mbylljes se kutive te votimit, do te deklarojne rezultatin e zgjehdjeve, nderkohe qe rezultati zyrtar llogaritet te dale rreth ores 14:00-15:00 te dates 4 korrik. A krijon ky nje lloj risku qe te mund ta coje ne kaos situaten?

"Eshte vertet rrezik, sepse ne shqiptaret jemi nje cike te shpejtuar ne disa raste. Dhe kur nje njeriu t'i mbushesh mendjen se ka fituar dhe pastaj t'i thuash s'ke fituar, e ka te veshtire te pajtohet me kete ndryshim. Une them qe kjo s'duhet bere. Do t'i ftoja keto televizione qe kane menduar edhe per kete, te heqin dore, sepse ne qofte se duam ta ndihmojme vendin, duhet te gjejme menyra efikase per te korrur vertet rezultatet qe duam dhe jo te krijojme amulli dhe anarshi".

Te gjithe e kemi nenvizuar faktin qe keto zgjedhje jane jetike, qe komuniteti nderkombetar i ka vene si kusht per integrimin e Shqiperise, por edhe per mbarevajtjen e situates. A jeni siguruar ju nga komuniteti nderkombetar qe edhe monitorimi i ketyre zgjedhjeve nga ata, do te jete ne lartesine e duhur?

"Ketu ka dy probleme. E para, roli i vezhguesve nderkombetare dhe e dyta, qe ne kemi edhe institucionet tona. Duhet te kemi shume besim tek njeri-tjetri, sepse ne fund te fundit, ky vend eshte yni dhe per kete vend pergjigjemi ne. Ketu do te fillojne te banojne femijet, niperit, sterniperit tane. Persa i perket problemit te pare, une kam biseduar me te gjithe dhe te gjithe kane planifikuar te dergojne ketu vezhgues ne nje sasi shume te madhe. Por, kemi dhe vezhguesit shqiptare, qe nuk jane pak. Pra, sasia e vezhguesve eshte e madhe dhe une u kam kerkuar nje gje nderkombetareve: "Te jeni shume eksplicite. Te mos arrini ekuivoke". Persa i perket ceshtjes se dyte, ne duhet te mesohemi t'i bindemi rezultateve dhe te rrisim besimin me njeri-tjetrin. Politika shqiptare duhet te jete e kujdesshme. Kodin e kane hartuar me konsensus, KQZ u balancua, ne teresi rregullat dhe menyra e pergatitjes se zgjedhjeve jane arritur ne disa konkluzione te perbashketa. Kjo eshte nje ndeshje mendimesh, alternativash. Nje force do te fitoje. Do te fitoje ajo qe i bind njerezit me shume, qe ka alternative me te mire dhe ajo force qe populli mendon se mund ta coje me perpara vendin. Ne kete aspekt une mendoj se duhet te kemi me shume besim tek njeri-tjetri".

Lideri i PD, Sali Berisha ka deklaruar se ne rast se koalicioni i forcave te djathta do te vije ne pushtet, ai nuk do te kete probleme te punoje me institucionin e Presidentit, pavaresisht raporteve te krijuara midis jush. A krijon probleme per ju personalisht kjo gje?

"Presidenti i Republikes eshte perfaqesuesi i unitetit te kombit dhe ai duhet te jete mbi forcat politike. Per Kryetarin e Shtetit, te rendesishme jane interesat e vendit, interesat e kombit. Ai nuk duhet te shikoje dhe s'ka pse te shikoje interesat partiake te njeres apo tjetres pale. Pavaresisht nga keto qe kane ndodhur, une mendoj se nuk perben asnje problem, sepse ne zbatojme Kushtetuten. Une do te bashkejetoj me ate qe vendos populli te jete ne krye te qeverise se ardhshme".

Ne cilen zone te Tiranes do te votoni?

"Atje ku kam votuar gjithmone. Nuk largohem nga lagjja ime. Une kam votuar per 25 vjet atje".

Intervistoi Blendi Fevziu

Marre nga emisioni "Opionion" ne Tv "Klan"



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.