Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Miresia civilizon inteligjencen.
--- de Shazal

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Emigracion :: Elegji pėr Andon Athanasin
Postuar nga: Albo

Emigracion “Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė, unė po ju them se ai qė dėgjon fjalėn time dhe beson tek Ai qė mė ka dėrguar, do tė ketė jetė tė pasosur, nuk do tė gjykohet dhe do tė kalojė nga vdekja nė jetė tė amshueme.” (Ungjilli pas Shėn Gjonit)

At Arthur Liolin

Nė pasazhin e shkrimit tė shenjtė qė po lexojmė kėtė mėngjes, Zoti pėrsėrit fjalėt “Me tė vėrtetė, Me tė vėrtetė”, “Nė tė vėrtetė, Nė tė vėrtetė…” katėr herė. Nė asnjė pjesė tjetėr tė Ungjillit Zoti nuk i thekson kaq shumė kėto fjalė. Sikur ta dinte qė ndėrsa shkrimet e shenjta i nėnshtrohen interpretimeve dhe zmadhimeve, Ai dėshironte qė mėsimi i shpėtimit tė mos vihej nė dyshim dhe kuptimi i tij tė ishte fare i qartė. Dhe ky mėsim ėshtė njė parim thelbėsor i besimit qė Andon Athanasi e dinte dhe besonte… Qė Zoti na njeh nė thellėsi tė shpirtit, peshon si kemi vepruar nė ditėt dhe vitet qė ai na ka dhėnė ne.
Tė gjithė ne qė jemi tė pranishėm kėtu dhe mijėra tė tjerė nė shumė vende tė botės, i dimė mirė veprat e shumta dhe arritjet e jashtėzakonshme tė Andon Athanasit. Ne jemi ulur me tė dhe kemi dėgjuar, ndėrsa ai tregonte me entuziazėm ngjarje tė vjetra, fjalė tė urta, tregime mitologjike, poema, e thėnie tė personave tė ndryshėm tė shquar nga tė cilėt burojnė mėsime tė urta. Familja, miqtė, kolegėt dhe admiruesit e tij dėshmojnė pėr forcėn, zgjuarėsinė, mprehtėsinė dhe arritjet e njė jete tė tėrė. Pėr nostalgjinė qė ai kishte pėr prinderit e tij, Simonin dhe Evangjelinė, dhe fėmijėrinė e tij … Pėr dashurinė e pakufishme pėr Esterin e tij tė dashur, pėr vėllezėrit dhe motrat e tij dhe veēanėrisht pėr djemtė e tij: Andon, Robert, Maikėll dhe Pol, dhe pėr Morijn dhe Xhejn… Pėr energjinė e pakufishme dhe profesionalizmin e tij… Pėr interesimin e pashterur pėr gjuhėn e folur, tė shkruar dhe tė lexuar… Pėr frymėn e tij gjithėpėrfshirėse nė fe, pavarėsisht nga dallimet fetare, qė vinin nga hulumtimet shpirtėrore tė fituara nga pėrvoja vetiake, peripecitė dhe dialogu me njerėzit… Pėr vizionin qė ai kishte pėr veten e tij, pėr Bostonin dhe mė gjerė – pėr institucionet pėr tė cilat ai shkriu energjitė e tij mendore dhe materiale.. si dhe veten e tij.... Pėr pasionin e tij dhe nismat diplomatike, trashėgiminė e tij shqiptare, pėr bashkatdhetarėt e tij nė atdhe dhe kudo ku ata jetojnė... Pėr parimet, idealet, pėrpjekjet dhe ėndrrat e tij... Pėr besnikėrinė e lartė ndaj vendit tė tij, pėr potencialin e kėtij vendi pėr tė tė dhėnė tė ardhmen dhe romancėn e tij me ėndrrėn amerikane.
Nėse ndonjėherė ka pasur njeri qė tė ishte “njeri i popullit”, ky ishte Andoni. Ai kėrkonte ndaj vetvetes po aq sa kėrkonte edhe ndaj tė tjerėve. Mbiemrat “prototip,” “shembullor,” “i jashtėzakonshėm” u takojnė pikėrisht njerėzve si ai.
Ky burrė e vlerėsoi jetėn si dhuratė tė veēantė nga Zoti, pėr tė cilėn secili nga ne ėshtė pėrgjegjės si nė tė tashmen, ashtu edhe nė tė ardhmen e pashmangshme; njė aventurė plot me mundėsira, tė cilat duhen shfrytėzuar. Dhe me zotėsi ai i pėrballoi problemet qė i dolėn gjatė gjithė jetės qė nga frymėmarrja e parė e deri nė momentin e fundit.
Andon Athanasi nuk dinte tė dorėzohej ndaj askujt, ndaj asgjėje. Shumė i janė mirėnjohės pėr shembullin qė ai dha me jetėn e tij, dhe do ta ndiejnė mungesėn e dėshirės sė tij pėr tė ndarė tė mirat me tė tjerėt, pėr tė biseduar, pėr t’i mėsuar e pėr tė qeshur. Nė shumė drejtime ai ishte njė njeri i mbyllur, megjithatė ai mund tė derdhte lot hapur, tė qeshte me zė tė lartė, tė disiplinonte me tė drejtė, tė punonte me kėmbėngulje dhe tė pėrqafonte me gjithė zemėr.
Me lejoni qė nė emėr tė tij, nė emėr tė fėmijėve tė tij, tė shpreh mirėnjohje pėr dashurinė dhe respektin qė keni treguar pėr tė, qė keni krijuar mundėsinė qė ai tė shprehė personalitetin, talentin dhe mishėrimin e shprehjes “tė dish si ta jetosh jetėn.” Mos harroni gjithashtu ēfarė i keni dhėnė ju atij, dhe sesi e keni ndihmuar qė jeta e tij tė jetė e paharrueshme dhe pėrpjekjet e tij frytdhėnėse.
Gjatė periudhės kur ai u shndėrrua nga njė djalė tė vogėl e tė varfėr nga Shqipėria deri nė njė simbol tė suksesit nė Massachusetts, ai dinte sesi tė vlerėsonte lart ēdo gjė qė jeta i dha. Ai ishte njė eksplorues i debatshėm: i pėlqente tė lexonte, tė kėrkonte, tė debatonte dhe luftonte me jetėn, por gjithashtu dinte edhe sesi tė bėnte njerėzit pėr vete, tė vallėzonte dhe sesi tė gėzonte ēdo minutė tė jetės sė tij, bile edhe momentet e vėshtira. Si pėrfundim, dora qė shtrėngonte fort e Andonit dhe buzėqeshja e tij qė ndriēonte sallėn, tė bėnin ta ndieje sesa e rėndėsishme ėshtė qė tė kapėrcesh tė pamundurėn dhe tė arrish majat. Dhe nėse ndonjėri dėshtonte nė pėrpjekjet e tij dhe e kuptonte gabimin, ai do t’i drejtohej kėtij personi me fjalė tė ėmbla dhe tė urta, - gjė qė ishte pothuajse e habitshme, - e do t’i jepte njė mbėshtetje prej babai ose vėllai qė ky person tė mos tėrhiqej.
Pavarėsisht se ai ishte njė person shumė publik, shumė pak veta e dinė se Andoni ulej nė gjunjė e lutej ēdo mbrėmje.
Kur vajta javėn e kaluar t’i jepja kungatėn dhe mirosjen e fundit Andonit, djali kujtonte sesi vonė natėn, i ati do tė mbyllte televizorin ose muzikėn dhe njė heshtje e plotė do tė binte nė shtėpi. Fėmijėt dhe Estheri e dinin se Andoni donte qetėsi qė tė ulej nė gjunjė e tė falej.
Gjatė gjithė jetės sė tij, qė nga momenti i parė e deri nė fund tė jetės sė tij, nė Banketin e Fatit qė ai u lut, do ta presė atė – Andoni ishte njė njeri qė kurrė nuk u tėrhoq. Ai nuk dinte se si tė tėrhiqej…
Dhe ne jemi mbledhur sot pėrpara Zotit tė ofrojmė mėshirė dhe tė kėrkojmė faljen dhe shpėtimin e tij Hyjnor.
Sepse “Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė…” Zoti dhe Gjykatėsi Ynė – Krishti ynė - i cili na e njeh zemrėn mė mirė se ne e njohim veten tonė… I cili shikon nė shpirtin tonė, qėllimet qė kemi dhe veprimet tona… I cili shqyrton pastėrtinė, vendosmėrinė, qėllimin nė gjthēka qė ne bėjmė – do tė jetė zemėrhapur ndaj babait tonė, vėllait tonė, bahskatdhetarit tonė dhe mikut tonė. Dhe t’i japė atij njė vendbanim tė pėrjetshėm midis tė Drejtėve qė ai tė kalojė “ nga vdekja nė jetėn e amshueme”, dhe tė jetojė nė praninė e Zotit tė Ngjallė e tė Plotfuqishėm.
I pėrjetshėm qoftė kujtimi i tij.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.