Pas paraqitjes sė suksesshme nė Festivalin e Cetinjes njė vit mė parė, Ansambli Kombėtar i Kėngėve dhe Valleve Popullore, rrugėton sėrish drejt Malit tė Zi.
Nga A. Mile
Nė datat 28 dhe 29 maj, ky ansambėl do tė japė dy koncerte nė qytetin e Ulqinit, tė ftuar prej Ministrisė sė Minoriteteve. Sipas drejtorit tė kėtij ansambli, Haxhi Dalipit, nė kėto koncerte, trupa shqiptare do tė paraqitet me njė repertor tė pasur dhe tė ri. Kemi gati dy vjet qė po punojmė pėr rifreskimin e repertorit tė ansamblit, me qėllimin e evidentimit tė vlerave mė tė mira tė traditės dhe kulturės popullore shqiptare, por edhe pėr ti pėrshtatur ato me ritmin e kohės, - thotė Dalipi. Nė programin e koncerteve janė pėrfshirė numra tė zgjedhur nga tė gjitha trevat shqiptare, qė nga jugu, Shqipėria e Mesme, deri nė veri. Madje do tė ketė edhe pjesė karakteristike tė zonės, siē ėshtė Vallja e peshkatarit, mjaft e njohur nė qytetin e Ulqinit. Krahas koncerteve nė Ulqin, ėshtė parashikuar njė turne edhe nė treva tė tjera shqipfolėse nė Kosovė dhe nė Maqedoni. Vetėm pak ditė mė parė, Ansambli Kombėtar i Kėngėve dhe Valleve ėshtė vlerėsuar me ēmimin e dytė nė Festivalin Harmonia 2005 nė Limburg tė Gjermanisė, ku merrnin pjesė mbi 30 shtete.
|
|