Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
I ngaterrojme gjithnje gjygjetaret me drejtesine dhe prifterinjte me Zotin. Keshtu mesohen njerezit per te mos pasur besim as ne drejtesi e as ne Zot.
--- Carr

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 148 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Muzika :: Ledina Ēelo nė Eurovizion 2005, nė 10 finalistet
Postuar nga: Albo

Muzika Shikoni videon e Ledina Ēelos nė Eurovizion, "Tomorrow I go". Pėr tė dėgjuar kėngėn tė kėnduar nė shqip, "Nesėr shkoj", klikoni kėtu. Mė poshtė do tė gjeni njė intervistė me Ledina Ēelo nga Kievi, rezultatin e votimit tė teleshikuesve me anė tė telefonave, njė album me foto tė delegacionit shqiptar nė Kiev tė Ukrahinės, ku edhe mbahet Eurovizion 2005.

Intervista e Eurvosion.tv me Ledia Ēelo

Pas nje sesioni tė gjatė fotosh nė konferencėn e shtypit, ish-modelia Ledina ishte mė nė fund gati pėr disa pyetje.

eurovision.tv: Pėrshėndetje Ledina, gėzohem qė ju takoj. Mė duket se fotografėt janė mė tė preokupuar me pamjen tuaj fizike se sa me tė kėnduarit tuaj...

Ledina Ēelo [qesh]: Jam mėsuar me ta. Koha qė kalova si modele ishte njė eksperiencė e mirė. Mendoj se shumica e gocave duan qė nė njė moment nė jetėn e tyre tė merren me modelim dhe mua m'u dha ky shans. Por tani unė jam kėtu pėr tė kėnduar dhe tė pėrfaqėsoj vendin tim dhe kjo ka vlerė.

eurovision.tv: Mund tė na thuash diēka ne lidhje me influencat tuaja muzikore? Ju udhėtoni shumė kėshtu qė duhet tė jeni influencuar shumė.

Ledina Ēelo: Po u them kaq gjė: para sė gjithash, Ledina ėshtė kėngėtare. Qėllimi im ėshtė tė gėrshetoj bukurinė fizike me zėrin. Rrėnjėt e mia gjenden nė muzikėn klasike sepse kam shkuar nė Akademinė e Arteve tė Bukura, ku studiova muzikė klasike. Muzika ime e preferuar ėshtė hip-hop dhe R&B. Dhe adhuroj Whitney Houston dhe Aretha Franklin. Kam kėnduar edhe disa versione te kėngeve tė tyre nė disa koncerte. Por kur vjen fjala tek Eurovizioni, dua ta vė theksin se sa jamė influencuar nga muzika tradicionale shqiptare.

eurovision.tv: Pra keni zgjedhur kėtė lloj muzike nė mėnyrė specifike pėr konkurimin nė Eurvozion?

Ledina Ēelo: Po, pa dyshim. Nė Eurovizion njerėzit dėgjojnė muzikėn dhe nė shumicėn e rasteve e njohin se nga cili vend vjen. Dhe duke qėnė se unė jam duke pėrfaqėsuar vendin tim, Shqipėrinė, dua qė njerėzit tė familjarizohen me muzikėn tonė tė mrekullueshme tradicionale. Prandaj ka njė domethėnie tė madhe pėr mua interpretimi i njė tingulli tradicional shqiptar. Pra dua tė them se nuk do tė vlente po tė kėndoja njė kėngė tė Tina Turner kėtu [qesh].

eurovision.tv: Thjeshtė nė teori, sikur tė kishe mundėsinė tė zgjidhje midis njė kėnge tė mirėnjohur pop dhe tė njė kėnge tradicionale shqiptare, cilėn do zgjidhje?

Ledina Ēelo: Hmmm, kjo ėshtė pyetje e mirė. Por pėr mua, Eurovizioni nuk do tė thotė tė konkurosh nė mėnyrėn e parė. Ėshtė njė festė e tė gjithė vendeve evropiane. Prandaj do zgjidhja kėngėn time nė tė gjitha rastet. Mė lejo tė shpjegohem. Pėr mua, konkurimi ėshtė njė hap i madh drejt njė dėgjuesi ndėrkombėtar. Je mė nė dukje. Dhe pasi tė interpretoj "Nesėr shkoj", mund tė mendojmė se si mund ta ndryshojmė stilin pak. Por mendoj se kjo ėshte njė strategji mė e mirė. Dhe mund tė mbėshtetem edhe tek mbėshtetja e shqiptarėve nė gjithė Evropėn. Dhe kjo nuk duhet nėnvlerėsuar!

eurovision.tv: Mirė, atėherė le tė pretendojmė se ti fiton tė shtunėn. Ēfarė do tė bėni ju dhe ēfarė mund tė presim nga Shqipėria si vendi organizator i Eurovizionit vitin tjetėr?

Ledina Ēelo: Nėse do tė fitoja? [duket paksa e frikėsuar]. Sinqerisht, nuk e kam mbledhur mendjen akoma. Por nėse Shqipėrisė do t'i duhej tė organizonte Eurovizionin vitin qė vjen, ju siguroj qė stili i muzikės qė po ju sjell unė kėtu nė Kiev do tė bėhej shumė mė popullor. Do t'i tregonim tė gjithėve sa i bukur ėshtė vendi ynė dhe se tė gjithė janė tė ftuar qė tė vinė e ta vizitojnė. Kemi njerėz tė mrekullueshėm e tė dashur. I bėjne tė gjithė qė kanė vizituar Shqipėrinė qė tė duan ta vizitojnė pėrsėri. Dhe nuk po ua them kėtė vetėm e vetėm se unė jam shqiptare! [qesh]

eurovision.tv: Shpresoj tė mund tė shihemi pėrsėri vitin tjetėr. Do t'i mbaj gishtat e kryqėzuar pėr ju. Faleminderit pėr intervistėn!

Pėrgatiti nė shqip, stafi i Albasoul.



Teksti i kėngės nė shqip dhe anglisht

"Nesėr shkoj"

Muzika nga Adrian Hila
Lirika nga Pandi Laēo


Mos u trishto,
Ti e kishe enderruar nje
Vello te bardhe,
Nena ime me beko
Dhe mos qaj,
Neser do te shkoj,
E fundit nate...

A e mban mend,
Sa e kishe imagjinuar
Fustanin e bardhe,
Edhe une kam fatin
Si c'do vajze,
E di do me mungojne,
Te embelat fjale...

Ndoshta do qaj,
Se malli
Ty do te marre,
Do te marre!

Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
Le te bie nje daulle,
Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
E gjithe bota le te tundet,
Kenga te filloje,
Oh po dasma mos mbaroje,
Ti-ti-ta.

Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
Le te bie nje daulle,
Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
E gjithe bota le te tundet,
Kenga te filloje,
Oh po dasma mos mbaroje,
Ti-ti-ta-ti.

Neser do shkoj,
Do te dal une nga kjo porte
Me yllin e bardhe,
Me percill ti nena ime
Dhe ma fal,
Lotin e arte,
Te embelat fjale...

Ndoshta do qaj,
Se malli
Ty do te marre,
Do te marre!

Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
Le te bie nje daulle,
Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
E gjithe bota le te tundet,
Kenga te filloje,
Oh po dasma mos mbaroje,
Ti-ti-ta.

Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
Le te bie nje daulle,
Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
E gjithe bota le te tundet,
Kenga te filloje,
Oh po dasma mos mbaroje,
Ri-ti-ta-ti.

Hou!

Ooooooooooooooh,
Ri-ti-da, eh ri-ti-da,
Kenga do te filloje,
Oh po dasma mos mbaroje,
Ti-ti-ta-ti!



“Tomorrow I go”

Music by Adrian Hila
Lyrics by Pandi Laco

Please don’t be sad
It’s like you’ve always dreamed
I wear the white veil
Oh, mother bless me pleaaaaase don’t you cry

Tomorrow I go
The last night falling
Oh, do you recall
How I would imagine
a white wedding dress
and now finally my time
time is here

I know that I will miss
Your sweet words singing
Maybe I’ll cry
Still I hope you will sing
Sing for me

Di di da di di da
Lift the drum beat, raise your voice
Di di da di di da

May the whole world shake as one
Let the song begin
Celebrate the dance within
Tomorrow I go

I will walk out this door
With the first star of night
It’s time to say goodbye
Give me now
Your golden tear
Your sweet words singing
Maybe I’ll cry
Still I hope you will sing - Sing for me


Foto nga Eurovizioni i kėngėtares shqiptare

Stafi i Albasoul ka krijuar nje album tė veēantė me foto tė kėngėtares nė Eurovizion 2005. Mund ti shikoni fotot duke vizituar http://galeria.albasoul.com/eurovizion2005.


Ledina Ēelo do tė konkurrojė nė natėn finale tė 10 tė tė mirėve

Pas konkurimit tė kėngėtarėve, nga votimi me anėn e telefonave u zgjodhėn 10 finalistėt e natės sė fundit, tė cilėt janė:

1. Hungaria.
2. Mbrėtėria e Bashkuar
3. Malta
4. Romania
5. Norvegjia
6. Turqia
7. Moldova
8. Shqipėria
9. Qipro
10. Spanja

Stafi i Albasoul i uron suksese delegacionit shqiptar ne natėn finale te 21 majit.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.