|
|
Thenie-Proverba |
|
|
|
Zemra ka arsyet e saj qe arsyeja nuk i njeh.
--- Pascal
|
|
|
|
Reklama |
|
|
|
Menuja |
|
|
|
Vizitoret e castit? |
|
|
|
Kemi 112 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.
Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu
|
|
|
|
Perkujtimore |
|
|
|
Nje dite si kjo ...
2008 Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.
Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.
Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.
Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
|
|
|
|
| |
|
Diamant Abrashi eshte poet, perkthyes nga Gjakova, me banim ne Zvicer. Ai eshte autor i librit "Qortimet e Vonuara". Ne aktivitetin e fundit te zhvilluar ne 9 Maj 2005 nga Qendra Kulturore Zvicerane ne Milano, Diamant Abrashi prezantoi Zvicren ne kategorine e shkrimtareve te huaj. Ai u prezantua me disa krijime te tij qe mund ti lexoni ne vijim.
Autobiografike
Jam kristal i thyer vetėm njė herė nė jetė.
Jam kėngė e gjallė nga e cila dalin tė gjitha kėngėt e mia.
Jam ditė e parė Nė agimin e bardhė.
Jam zog i pakrah qė pret tė fluturojė.
Jam shkėmb i thepisur qė nuk shkelet as nuk shkulet.
Jam vjeshtė e zbehtė qė pret pranverėn.
Dhe do tė ngritem mbi kristalet, mbi kėngėt, mbi dritat dhe do tė ngritem mbi zogjtė, mbi pranverat, mbi shkėmbijtė e tė gjitha do do tua lė trashėgim fėmijėve, nė vend tė abetares.
Qortimet e vonuara
Pse trokėllinė kaq zhurmshėm zėri im nė portėn e shpirtit? Pse jam i lirė me ty mundohesh tė ma helmosh palcėn, tė ma helmosh gjakun dhe mendjen?
Eja nė vete ti je i imi dhe mes nesh nuk ka tė panjohura.
Pse mė qorton kaq rėndė zėri im kur prej meje dole i pari?
Eja tu flasim njerėzve tė kėsaj pranvere dhe tė pranverave qė do tė vijnė me gjuhėn e kuqe tė diellit ti
duhet tė mė japėsh forcė unė, unė do tė tė jap ngjyrė se edhe sot kur pėr ty shkruaj tė ndjej pranė, pranė
bashkė me qortimet e vonuara.
Stinė e vėrtetė (Artės me dashurinė qė mbajnė dhe kėto)
Thonė se stinėt vijnė nė data tė caktuara disa dhe i shėnojnė te kalendaret e jetės
dhe ēdo fund viti i djegin me njė gėzuar tė ftohtė ashtu siē bėhet me kujtimet e besdishme.
Nuk di nė mu pėrzien kalendarėt a stinėt e nė mes tė dimrit unė ndjeva njė tjetėr stinė.
Pranverėn time tė dytė e shikova nė sy pa frikė
Margaritarė me dregėza Sot krasita dhe luleboret degė tė gjata varura si njė psherėtimė lojė natyre a njė tjetėr dhimbė mos u frikėso e dashur janė margaritarėt e tu qė pėrhumbshėm kėrkojnė tė tyren kutinė
Sot pėr herė tė fundit krasita dhe rrushin dukej si tė ishte loti im i zi mos u frikėso e dashur ėshtė veē njė bimė
Dhe kopshtare e mirė patjetėr se do vijė
Zot ynė Sa e urrej kėtė ndėrmjetstinė!
Sot krasita dhe trėndafilat e vjetėr, degė tė thata qė binin me rrapėllimė mos u frikėso e dashur janė dregėza shpirti, tė fundmet qė bijnė
Fund dimri
Sot krasita dhe mjedrat zemra tė vogla hedhura pėrtokė bulėza kujtimesh qė dritė nuk panė hoqa dhe rremat e rėnė pėrtokė drunjė gjysmė tė tharė pa kokė e pa rrėnjė mos u frikėso e dashur janė gulshimė e fundit e njė dimri qė mė nuk mba.
Pastaj nė darkė ripėrtypa dhe njė herė ate qė tashmė u quajt kujtim mos u frikėso e dashur ndonėse me tė vdekur darkuar kam unė ende di dhe mund tė bėhem i gjallė
Nė parastinė ndodhė qė...
Kur dallėndyshja ēon njė mesazh qė nuk ėshtė deshifruar mirė pėllumbi, i hutuar shkund krahėt dhe bėhet gati pėr tė shtegtuar.
Pastaj se si i'a bėjnė e merren vesh dhe ai kthehet fshin djersėt, e rri aty ku ka qenė.
Duket tė jenė ndonjė racė e rrallė!
Fluturime tė pakėndshme
nganjėherė ndodhė qė tė tjerėt i lėndojmė padashur
ndodhė dhe ti ofendojmė
ndodhė nganjėherė nė parastinė po dhe nė stinė tė vėrteta ndodhė
me rėndėsi janė muzat, muzat, ato duhen ruajtur nga ēdo njollė
se po u trėmben, po u trėmbėn marrin zili dallėndyshet dhe ikin, ikin e fluturojnė
Erėra tė panevojshme
Shpirtėrat shpesh janė si oqeanet
nganjėherė, heshtin me dekada nganjėherė qesin dhe dallgė
nganjėherė, kur janė tė lumtur luajnė dhe me pulėbardhat nganjėherė si ato tė trembur janė
sidoqoftė brėnda tyre vetėm fluturza lėnė tė hyjnė dhe mjafton njė e dridhur e papritur e krihėve e kthehen ata qė janė
Kur duan vėrtetė dridhen edhe nga mė e vogla erė
Mos i trazoni!
Kur duan muzat
thonė se muzat nuk ngjallin vetėm frymėzime por dinė edhe tė duan vetė
rrijnė tė ndryra nė thellėsi shpesh nuk hapin as fletė
mbrėmjeve pasi tė kenė mikluar oqeanin bėjnė sikur janė fjetė
agimeve treten edhe me rrezet si tė pėrhumbura posi
dhe... po morrėn zjarr vėrtetė janė dielli vetė
Qetėsia oqeanike
Oqeanet janė si shpirtėrat padashur lagin shumė ishuj dhe ndalen vetėm nė njėrin pėr tė pushuar...
Yjet kanė sipėr gjithmonė... muzat pėrfundi...
Kur grinden muzat
Mbrėmė muzat u grindėn sėrish spo gjenin njė emėr qė u duhej disa thanė dhe alfabetin pėrmendėsh nuk ish dhe shaka bėhej fjalė pėr kryeprinceshėn dhe duhej zgjedhur emrat e stinėve.
E para stinė u quajt e vėrtetė por ke kryeprincesha plasi sherri duhej njė emėr i pėrveqėm qė do tė ndrynte dhembjen e harruar e pendimin e falur stinėt e pastinė qė pėrgjumshėm ishin ndėrruar duhej njė emėr qė do mbushte boshllėkun e krijuar pastaj i duhej gjetė qyteti dhe natyrisht froni ku do ulej
u pėrmendėn emra nėnash, motrash perėndish nuk munguan dhe hyjtė
tė gjitha folėn ngapak u pėrmendėn dhe zezonat asgjė su la pa thėnė
asgjė, veē guximin askush se pėrmendi dhe kur sė fundmi do hidhej shorti u ngrit kryemuza e tha: ta quajmė-Teutė.
Muzat u shikuan nė sy dhe skundėrshtonin dot mė pushuan dhe grindjet e dikur u pėrqafuan tė gjitha bashkė se vėrtetė emėr i bukur ish.
Ashtu mbet...
Punė grash!
Kėshtjellė nė ėndėrr
poashtu thonė se Teuta nuk kish patur dhe gjithaq fat nė jetė kish patur stinėt dhe pastinėt e saja
dhe para se tė bėhej mbretėreshė ish mėdyshur kohė tė gjatė pėr ta mundur tė sajėn dhėmbje
.
ish shikuar e pėrhumbur shpesh nė pasqyrė dhe asnjėherė nuk kish ditur ta quante me emėr fatkeqėsinė e saj dhe sikur tė mos mjaftonte kjo ish dashur dhe me tradhėtitė tė pėrballej pėr tė ruajtur njė kėshtjellė qė ekzistonte veē nė ėndėrr...
Relatat e Teutės
po mė i madhi problem i saj kishin qenė relatat
qindra kasnecė principatash (ahere nuk kishte telefonata) ose se kishin parė fare ose i kish pritur shkurt (sa pėr tė marrė ndonjė kumt) dhe ish zhdukur pėrsėri nė kėshtjellė, nė pėrhumbjet e saja.
Ish mbyllur pėrsėri nė pastinėt e saja dhe kish ėndėrruar gjithmonė pak lumturi (oh sa pak) me njerėz tė dashur rrethuar nė njė stinė tė vėrtetė
Sa pak kish dashur nga jeta
dhe mjaftohej qė ajo veē tė ish e vėrtetė
Mėkat pėr njė mbretėreshė
Ilirikumi artistik i Teutės
Nė Ilirikumin e lashtė artistėt ishin tė rrallė dhe veneroheshin si yjtė e Teuta skish si tė mos i donte me ca tė tjerė se kish ēuar dhe aq mirė mbrėmjeve, gjithmonė i kish shėkuar nga ndonjė xham i hirtė
do ketė parė tek ata mbase, shpirtin e saj tė venitur do ketė paramendur trishtimin e plakjes nė vetmi ekzilin mbase dhe ndonjė princ ndonjė princ Ilirikumi pėr tia mundur hirėsinė e parakohshme tė flokėve gri
Artistėt e huaj, rrallė ftoheshin aty dhe kur vinin ishin vetė zhgėnjimi
Mos ashtu Teutė!
dhe biografi e saj
Kronikanėt nuk i dhanė njė ditėlindje tė saktė as njė vendqėndrim tė pėrhershėm ajo ish nė Ilirikum me njėrėn kėmbė me tjetrėn varur nė Evropė dhe sot po qe gjallė do kish qenė mėsuese a nėnė e mirė gjerdekun e saj ata qė e panė ose u shituan ose harruar janė
Ishte muzė poetėsh ahere dhe sot ca thonė vetė kryemuza dhe nė epitafin e saj tė paqenė ish shkruar me gėrma tė mėdha: e lindur pėr tė dashuruar
Shtėpia e re
Tė kisha menduar me dritare tė mėdha tė kthyera nga Jugu tė kthyera nga dielli shtėpia e re.
Tė kisha menduar me mure prej lulesh tė ndėrtuara nė njė mėngjes pranvere shtėpia e re.
Tė kisha menduar me dyer tė hapura pėr miq tė mbyllura pėr armiq nė mėnyrė njerėzore shtėpia e re.
Tė kisha menduar me tymtarė fabrikash ku do tė prodhoheshin buzėqeshje pėr tė gjithė tė pikėlluarit ku do tė prodhoheshin dashuri pėr tė gjithė tė vetmuarit shtėpia e re.
Diamant Abrashi eshte anetar i Forumit Shqiptar. Me shume nga krijmtaria e tij mund te gjeni ketu: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=44948
|
|
|
|