Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Zilia jone zgjat gjithnje me shume se sa lumturia e atyre qe ne kemi zili.
--- La Rochefoucauld

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 75 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Demokraci :: Kongresi Amerikan: "Zgjedhjet e lira, kushti jetik pėr marėdhenie tė mira"
Postuar nga: Albo

Demokraci Projektrezoluta pėr 3 korrikun paraqitet nė Senat dhe Kongres

SHBA: Shtatė kushtet pėr zgjedhjet nė Shqipėri

Arben Ēejku

Dje ėshtė paraqitur nė Senat dhe nė Kongresin Amerikan njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme pėr fatin e zgjedhjeve elektorale tė 3 korrikut nė Shqipėri.

Projektrezoluta e firmosur nga dy senatorė dhe dy kongresmenė, pėrfshin paralajmėrime serioze pėr Tiranėn zyrtare, e cila sipas projektrezolutės duhet tė zhvillojė zgjedhjet mė korrekte dhe mė demokratike qė ka mundur tė bėjė ndonjėherė nė kėto 15 vite. Nė projektrezolutėn e paraqitur dje nė dy Dhomat e Kongresit Amerikan, tė cituar nga “Zėri i Amerikės” thuhet se Shtetet e Bashkuara i shohin zgjedhjet e korrikut nė Shqipėri si njė faktor qendror pėr tė ardhmen e marrėdhėnieve mes dy vendeve dhe se ato kanė rėndėsi jetike pėr integrimin euroatlantik tė vendit. Nė Senat, projektrezoluta u paraqit nga senatori Sam Brownback i shumicės republikane dhe senatorja, Hillary Clinton e pakicės demokrate. Nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve (Kongres), nga republikani Christopher Smith dhe demokrati Elliot Engel. Dy senatorėt dhe dy anėtarėt e Dhomės Pėrfaqėsuese tė Kongresit nėpėrmjet kėsaj projektrezolute i kėrkojnė Shqipėrisė, qė zgjedhjet e 3 korrikut tė jenė tė lira dhe tė rregullta, nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare. Projektrezoluta ishte njė nismė e senatorit Brownback, nė cilėsinė e kryetarit tė Komisionit pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė, ose Komisionit tė Helsinkit. Nė tė vlerėsohet miqėsia e Shqipėrisė dhe mbėshtetja e popullit shqiptar.


Standardet


Nė projektrezolutė vihet nė dukje se zgjedhjet e pėrgjithshme nė Shqipėri nga viti 1991 deri nė vitin 2001 dhe ato locale, qė janė mbajtur nė atė periudhė dhe mė pas, sipas OSBE-sė dhe vėzhguesve tė tjerė nuk i kanė plotėsuar standardet e Dokumentit tė Kopenhagenit dhe kėrkohet qė si njė nga 55 anėtaret e OSBE-sė, Shqipėria duhet t’i zbatojė angazhimet konkrete pėr zhvillimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme. Po ashtu nė projektrezolutė thuhet se qeveria e Shqipėrisė e ka pėrmirėsuar kuadrin zgjedhor dhe ligjor, si edhe aftėsitė pėr tė zhvilluar zgjedhje tė lira dhe korrekte si dhe qė forcat politike kanė miratuar Kodin e Sjelljes, angazhim tė cilin sipas projektit, Kongresi e mbėshtet. Po ashtu forcave politike dhe tė gjithė zyrtarėve tė zgjedhjeve nė Shqipėri u kėrkohet tė zbatojnė ligjet e zgjedhjeve dhe t’i kryejnė veprimtaritė e tyre nė mėnyrė tė paanshme dhe transparente, duke u dhėnė mundėsinė vėzhguesve ndėrkombėtarė dhe vendas qė tė mund ta ndjekin lirisht dhe pa pengesa procesin zgjedhor, pėrfshirė fushatėn, kandidatėt, shtypin, votimin dhe llogaritjen e rezultateve zgjedhore si dhe procesin e ankesave dhe kundėrshtimeve.
Nė projektrezolutė thuhet se pėrmbushja e standardeve tė Kopenhagenit pėr zgjedhje tė lira dhe korrekte ėshtė absolutisht thelbėsore pėr synimet e Shqipėrisė pėr integrim nė institucionet evropiane dhe euroatlantike, pėrfshirė anėtarėsimin nė NATO, si edhe pėr pėrparimin e Shqipėrisė nė luftėn ndaj korrupsionit zyrtar dhe krimit tė organizuar. Kongresi e pėrshėndet mundėsinė qė ka Shqipėria pėr tė shfaqur vullnetin dhe aftėsinė pėr tė ndėrmarrė hapa tė mėtejshme pėr integrimin evropian dhe euro-atlantik, duke mbajtur zgjedhje nė pėrputhje me standardet e OSBE-sė.
“Kongresi ka besim tė plotė se qytetarėt e Shqipėrisė, ashtu si tė gjithė popujt, duhet tė kenė mundėsinė tė zgjedhin pėrfaqėsuesit e vet nė Parlament dhe qeveri me zgjedhje tė lira dhe tė ndershme dhe t’i mbajnė ata pėrgjegjės kur zhvillohen votimet”, thuhet nė projekt. Bashkėkryetari i Komisionit tė Helsinkit, Chris Smith shkruan nė deklaratėn e tij se pėrmbushja e standardeve tė OSBE-sė ėshtė njė domosdoshmėri jetike. “Pėrmbushja e kėtyre standardeve ėshtė e nevojshme jo vetėm sepse Shqipėria ėshtė e angazhuar ndaj tyre, por edhe sepse dėshtimi do t’i kushtonte shtrenjtė vendit pėrsa i takon integrimit nė NATO dhe BE. Megjithėse mes Shteteve tė Bashkuara dhe Shqipėrisė ekzistojnė lidhje tė forta, do tė ishte gabim qė tė tolerohej mosrespektimi i angazhimeve tė OSBE-sė nga Shqipėria. Pikėrisht dėshira qė Shqipėria tė jetė e suksesshme, tha ligjvėnėsi Smith, na shtyn qė ne tė bėjmė tė qartė se ē’presim nga kėto zgjedhje. Nuk ka dyshim se suksesi nė zgjedhje do t’i forconte lidhjet e Shqipėrisė me SHBA-nė dhe Evropėn dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, ėshtė mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve, qė populli i Shqipėrisė e meriton”, theksoi Smith.


Apeli

Senatori Brownback, duke folur pėr problemet me zgjedhjet gjatė 15 viteve tė fundit, shprehet se disa prej tyre kanė qenė aq difektoze, saqė legjitimiteti i rezultateve tė tyre ėshtė vėnė seriozisht nė pikėpyetje. Gjithashtu thuhet se Kongresi mbėshtet ndihmėn e Shteteve tė Bashkuara, qė Shqipėria tė ketė njė sistem demokratik plotėsisht tė lirė dhe tė hapur, njė ekonomi tė tregut tė lire, tė begatė dhe pėr tė siguruar vendin qė i takon Shqipėrisė nė institucionet evropiane dhe euroatlantike, pėrfshirė NATO-n. Nė dokument inkurajohet presidenti i vendit t’i transmetojė qeverisė sė Shqipėrisė, tė gjitha partive politike dhe kandidatėve, si edhe popullit tė Shqipėrisė sesa rėndėsi i kushton qeveria e Shteteve tė Bashkuara kėtyre zgjedhjeve parlamentare, si njė faktor qendror nė pėrcaktimin e sė ardhmes sė marrėdhėnieve mes Shteteve tė Bashkuara dhe Shqipėrisė.


Integrimi

Brownback thotė se me pėrmirėsimet qė janė bėrė, tani ekziston njė bazė reale qė zgjedhjet e 3 korrikut tė plotėsojnė standardet ndėrkombėtare. “Aktualisht zhvillimi i zgjedhjeve tė lira dhe tė drejta ka rėndėsi tė veēantė.
Vendet e tjera tė Evropės Juglindore po e lėnė pas trashėgiminė e komunizmit, dhe nacionalizmin ekstrem, si edhe konfkliktet qė penguan tranzicionet e tyre demokratike nė vitet 1990. Disa vende janė anėtarėsuar, ose janė gati pėr t’u anėtarėsuar nė NATO, apo nė Bashkimin Evropian. Shqipėria nuk mund t’ia lejojė vetes qė tė mbetet prapa”, tha senatori Brownback. Zgjedhjet e rregullta do tė ishin nė tė mirė tė marrėdhėnieve dypalėshe dhe perspektivės sė Shqipėrisė pėr integrim.


Apeli i SHBA-sė

1-Standardi i zgjedhjeve, kusht pėr tė ardhmen e marrėdhėnieve midis SHBA dhe Shqipėrisė
2-Zgjedhjet tė jenė tė lira dhe tė rregullta, nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare
3-Forcat politike dhe gjithė zyrtarėt e zgjedhjeve tė zbatojnė ligjet e zgjedhjeve nė mėnyrė tė paanshme dhe transparente
4-T’u jepet mundėsia vėzhguesve qė tė ndjekin lirisht dhe pa pengesa procesin zgjedhor, kandidatėt dhe shtypin
5-Vėzhguesit tė kenė mundėsi tė monitorojnė votimin dhe llogaritjen e rezultateve zgjedhore si dhe procesin e numėrimit tė votave.
6-Dėshtimi i kėtyre zgjedhjeve do t’i kushtonte shtrenjtė vendit pėrsa i takon integrimit nė NATO dhe BE.
7-Megjithėse mes SHBA e Shqipėrisė ka lidhje tė forta, do tė ishte gabim tė tolerohej mosrespektimi i angazhimeve tė OSBE-sė nga Shqipėria


Kortezi e Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.