Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Vetem te ēmendurit kane guximin te shkojne aty ku te urtet nuk guxojne
--- Honore de Balzac

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 94 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Kulture :: Shqiptari qė i mbijetoi mbytjes sė Titanikut
Postuar nga: Skampa

Kulture Quhej Ilo Kovi, njė emigrant vithkuqar nė Boston. Nga tė ngrirėt i prenė tė dy kėmbėt.

Ngjarja bėri botėn tė fėrkojė sytė e tė zgjohet; bota e sotme u zgjua mė 15 prill 1912 - shkruante pas asaj qė ndodhi njė i mbijetuar i mbytjes sė anijes mė tė famshme tė botės, "Titanikut". Diku midis Anglisė dhe Nju-Jorkut, 93 vjet tė shkuara, nė errėsirė, u realizua njė nga historitė mė tragjike tė njerėzimit. Ngjarja e pėrmasave tė pazakonta pėrkujtohet ēdo vit nė mes tė prillit nė shtetet mė tė qytetėruara tė botės. Televizionet dhe mediat nė tė njėjtėn periudhė, veē risjelljes, mundohen t'i shtojnė ndonjė detaj tė ri historisė sė madhe. Ndėrsa nė Shqipėri pak tė interesuar e dinė se natėn e frikshme, fare pranė anglishtfolėsve e tė tjerėve, mes britmave tė tmerrit, panoramės tronditėse tė zhytjes nėn ujė tė gjigantit mė tė madh tė detrave, pėrpjekjeve tė shpirtrave pėr mbijetesė, ka patur edhe diēka shqiptare. Njė frymė njeriu, njė zė, qė mbase nuk ka shqiptuar asnjė fjalė nė gjuhėn e nėnės, por qė thuhet se ka klithur me gjuhėn e dhimbjeve. "Ilua u kap pas njė varke tė mbushur vetėm me gra, qė fatkeqėsisht nuk kishte lopata. Askush nuk do tė kishte mbijetuar, nėse ai nuk do pėrpiqej. Vorbulla e shkaktuar nga mbytja e anijes do tė thithte, duke marrė pas vetes, atė varkė pa drejtim. Ilua ishte i ri dhe i fuqishėm. Duke pėrdorur kėmbėt si lopata, ai arriti ta largonte varkėn nga Titaniku qė fundosej. Mė pas kėmbėt, pėr shkak tė ujit tė akullt, iu gangrenizuan dhe doktorėt i'a prenė njėra pas tjetrės. Njėrėn ia preu doktor Polena, i njohur nė Korēė". Kjo ėshtė njė pjesė e rrėfimeve pėr Ilo Detin, shqiptarin e vetėm qė udhėtoi nė anijen "Titanik" dhe qė i mbijetoi tragjedisė. Histori e denjė pėr njė hero.

Nga ujėrat e ftohta nė veri tė Atlantikut, ngjarja qė drithėroi mbarė botėn, zbret nė Vithkuq tė Korēės dhe mblidhet rreth njė kurbetliu. "Ndėrsa i kishte kėmbėt tė prera, ai e kishte zakon tė ulej nė shesh pranė lėmenjve tė grurit para shtėpisė sė vet, qė gjendej nė lagjen 'Grekas' tė Vithkuqit, ku qarkohej nga kureshtarėt, qė e lusnin t'u rrėfente pėr 'Titanikun". Historinė e tregon, pas 93 vitesh, i biri, nė shtėpinė e vet, ku soba me dru, qė nė pjesėn e sipėrme ka njė sipėrfaqe tejet tė lėmuar dhe brendėsia e njė dhome tė ngrohtė tė katit tė parė, thonė se banon nė Korēė. Quhet Dhimitėr Deti, 80-vjeēar, me njė shėndet mrekulli dhe njė dorė tė fortė si darė. Pranė i rrinė e shoqja, Parashqevia, dhe e bija, Donika, tė cilat plotėsojnė momentet nė rrėfim, kur plaku nuk ėshtė i sigurt.

"Nė listėn e tė mbijetuarve tė 'Titanikut' nuk ka ndonjė person tė quajtur Ilo Deti".
"Im atė quhej Ilo Kovi, pasi i ati i tij, pra gjyshi im, quhej Kovi".
"Po nuk ka asnjė emėr tė tillė tė ngjashėm nė listė".
"Ilon nė Amerikė e thėrrisnin 'Lui'. Ka edhe njė tjetėr korēar, qė ka jetuar nė Amerikė, tė cilin edhe sot e kėsaj dite nė Korēė e thėrrasin 'Lui'. Edhe ai emrin e vėrtetė e ka Ilo. Pra amerikanėt tė gjithė emrat 'Ilo' i kthenin nė 'Lui'. Ndėrsa mbiemri qė mund tė ketė pėrdorur, duhet tė jetė 'Jakovi'. Kur erdhėn grekėrit nė Vithkuq, nė vitin 1941, kujtoj se tim atė e thėrrisnin me mbiemrin 'Jakovi".

"Si u gjend nė anijen mė tė famshme tė tė gjitha kohėrave vithkuqari Ilo Kovi? U nis nga kėtu?".
"Jo. U nis nga Amerika. Ishte vetėm 22 vjeēar. Gjendej nė kurbet, nė Boston, dhe me tė dėgjuar pėr anijen gjigante, u nis pėr nė Angli. Por pėr tė gjithė ne, tė themi tė vėrtetėn, kjo pikė mbetet e paqartė. Mė shumė ka tė ngjarė tė jetė nisur vetėm, sepse ishte kurioz tė shihte anijen e famshme. Dikush pėrmend njė variant, sipas tė cilit u nis me dy miq tė vet nga Anglia, tė merrte pjesė si i ftuar nė dasmėn e njėrit prej tyre. Pėrsėris qė kėtė moment askush nga ne nuk e di tė saktė. Di vetėm tė them se ishte njė njeri shumė kokėfortė dhe se i shkonte nė fund gjithēkaje tė nisur. Kujtoj nėnėn, Efigjeninė, gruan e Ilos, e cila kur isha i vogėl dhe bėja ndonjė prapėsi, mė sulej duke mė thėnė se i ngjaja tim eti. Historinė e tij babai nuk na e tregonte neve tė vegjėlve. Shumicėn e atyre qė dimė e kemi nga nėna, si dhe nga miq e shokė tė tij".

Nė fakt, historia e rrallė e shqiptarit Ilo Kovi nuk ėshtė e izoluar. Atė e kanė njohur dhe bėrė objekt bisedash tė gjithė kurbetlinjtė vithkuqarė apo edhe korēarė tė Bostonit. Sipas rrėfimeve, ishin tė njėjtėt njerėz qė i mblidhte kokė mė kokė shoqata e famshme "Vatra" e Bostonit, e cila mė pas u konvertua nė "Vllazėria Vithkuqare", sekretar i sė cilės, tė paktėn nė njė rast, sipas tė birit, ka qenė Ilo Kovi, shqiptari i "Titanikut". Ilua kishte mėrguar nė Boston rreth 6-7 vjet para tragjedisė sė "Titanikut". Nė Amerikė vithkuqarėt shkonin nėpėrmjet Greqisė. Futeshin klandestinė nė anije, tė fshehur me javė tė tėra nė hambarė. Thuaj po deshe qė historia nuk pėrsėritet pas gati njėqind vjetėsh! Nė Boston, Ilua, bashkė me shumė vithkuqarė, ishte punėsuar nė njė fabrikė syzesh. Miq tė tij kanė qenė Tasi Moni, Koli Rėnxa, Vasil Kolaci, ky shok i ngushtė, Koli Shorja, tė gjithė nga Vithkuqi. Tė gjithė kėta kanė rrėfyer e mbjellė aventurėn e Ilo Kovit nė anijen "Titanik", duke filluar nga Bostoni i Shteteve tė Bashkuara deri nė Vithkuq e Korēė. "Na kanė thėnė se njė kishė nė Southbridge tė Bostonit ka nė regjistrat e saj tė dhėna tepėr tė sakta pėr vithkuqarėt e asaj kohe nė Boston", shton djali i njeriut tė "Titanikut". Sipas tė njėjtit, deri para pak vitesh nuk kishte patur asnjė fotografi tė Ilo Kovit, tė cilit i ishin mbaruar ditėt e jetės nė vitin 1949. Nė fillim tė viteve '90, njė vithkuqar, i quajtur Pandi Rrapo, kishte mundur t'i sillte fotot e Ilo Kovit nga Bostoni, me qėllimin e vetėm qė tė vėrtetėn e shqiptarit tė "Titanikut" ta materializonte nė historikun e Vithkuqit. Porse vdekja e kishte marrė pėrpara se.

Duke mbajtur nė duar njė foto tė tė atit, qė nga pas shkruan "C2324, George M.Cushing, PHOTOGRAPHY-Boston, 306 NEWBURY Str. 536-4750". Dhimitėr Deti e pėrshkruan si njė burrė tė fortė fizikisht, jo shumė tė gjatė, autoritar e kokėfortė. "Nė Shqipėri Ilon e solli e ėma, Vasilika. Gruaja plakė kishte dėgjuar pėr historinė e tij nė 'Titanik', kishte mėsuar se i biri kishte vuajtur shumė dhe donte ta shihte tė gjallė", rrėfen Dhimitri. Nė fakt, Ilo Kovit nė tė njėjtėn kohė i kishte vdekur gruaja e parė qė kishte lėnė nė Shqipėri, dhe shkaku i kthimit nė vitin 1915, mė shumė sesa lutjet e sė ėmės, duket ka qenė ky. Sipas rrėfimeve, edhe djali i vetėm i kishte vdekur, pothuaj menjėherė pas sė shoqes. Pak vjet mė pas Ilo Kovi ishte rimartuar. "Mori pėr grua nėnėn tonė, Efigjeninė, dhe patėn katėr fėmijė. Djali i madh, qė tashmė nuk jeton, quhej Ropi, i vitlindjes 1923. Mė tej nė vitin 1925 kam lindur unė, pas meje njėra nga motrat, Dhora, qė tashmė jeton nė Greqi, dhe e fundit, nė vitin 1932, Emilia qė jeton nė Vithkuq", rrėfen plaku. I njėjti shton se tė atit, qė pas mbėrritjes nga Amerika, i dhimbte shumė njėra kėmbė, pėr shkak tė njė plage tė marrė gjatė mbytjes sė "Titanikut". Sipas Dhimitrit, nė vitin 1918 plaga ishte gangrenizuar. Por duke i shkuar deri nė fund kokėfortėsisė sė vet, i ati i kishte injoruar kėshillat e mjekėve tė zonės. Pak muaj mė pas doktorėve tė Selanikut u ishte dashur t'i prisnin kėmbėn poshtė gjurit. "Mė 1930 iu sėmur kėmba tjetėr, po nga gangrena. Nė vitin 1932, sėrish nė Selanik, e preu dy herė atė, poshtė gjurit, dhe sė dyti nė rrėzė tė kofshės", flet duke reflektuar njė kujtesė tė saktė Dhimitėr Deti. Plaku nuk harron tė shtojė se nėpėr spitalet e Selanikut shkuan tė gjitha kursimet e njeriut qė kishte punuar nė Amerikė, madje u shitėn edhe disa parcela toke. Mė tej njeriun me kėmbė tė prera e kujtojnė edhe tė tjerė dwshmitarė. Sipas njėrės prej dėshmive, Ilo Kovi, i mbartur nga njė karrocė, shkonte shpesh nė livadhet e fshatit Leshnje, ku kishte blerė njė copė tokė. I pėlqenin natyra, aroma e barit dhe bisedat me bashkėmoshatarėt, tė cilėt shpesh i kėrkonin mend pėr ēėshtje tė ndryshme. "E ēoja unė me njė kalė tė kuq", hidhet nė bisedė i biri, Dhimitri, i cili nuk ia fal vetes qė nė ato kohėra nuk i kishte ndenjur mė pranė tė atit, tė fiksonte mirė nė mendje historinė e "Titanikut", por e kishte pasur mendjen tė bridhte livadheve pas rabeckave.

Njė histori shqiptare
Nė fakt, historia e shqiptarit tė vetėm qė e pėrshkoi tragjedinė e "Titanikut" duke dalė i gjallė prej saj, ka diēka tė pėrbashkėt me fatin historik tė bashkėkombėsve tė tij. Njė e vėrtetė e dhimbshme, edhe pse larg tė qenit brilante apo heroike. Ja ngjarja, e rrėfyer nga i biri, qė betohet se pėrsėrit fjalėt e sė ėmės, duke thėnė variantin mė tė besueshėm. "Nė momentet qė anija gjigante, pas pėrplasjes me ajsbergun, kishte filluar tė mbushej me ujė e marinarėt po zbrisnin barkat e para me gra dhe fėmijė, kryesisht tė klasit tė parė, Ilua kishte ndihmuar tė sistemohej nė varkė njė familje. Nė ēastin qė varka po ulej, Ilua ishte kapur pas njėrit prej litarėve tė saj tė lėshimit. Nė kėtė kohė ai ėshtė qėlluar me lopata e sende tė tjera tė forta nga marinarėt, duke rėnė nė det. Me tė rėnė nė kontakt me ujin e ftohtė, ai arrin tė kapet pas barkės sė sapolėshuar. Pak ēaste mė vonė tenton tė hipė nė varkė, por marinarėt e qėllojnė me lopata ku tė munden. Ata kishin urdhėr qė tė mos rrezikohej mbytja e varkave, qoftė nga mbipesha, qoftė nga shkaqe tė tjera. Ilon e kanė goditur disa herė me lopatat e drunjta pa mėshirė nė kėmbėt nė momentet kur kapej dhe tentonte tė shalonte anėn e varkės pėr t'u futur nė brendėsi tė saj. Porse nė ēastet qė marinarėt arrinin ta prapsnin duke e hedhur sėrish nė det, barka anohej dhe tronditej. Babai ka rrėfyer se e kishin gjakosur duke e goditur, pasi ai ishte pėrpjekur disa herė radhazi tė hipte, pa i shkėputur duart nga varka. Dikur njėra nga gratė, pikėrisht ajo qė Ilua e ndihmoi tė sistemohej nė barkė, kėmbėngul ta merrnin edhe atė, duke protestuar e thėnė se ai kishte rrezik t'i mbyste tė gjithė", pėrfundon plaku i rėnė nė mendime, pikėrisht nė momentin kur mbijetesės sė shqiptarit tė vetėm tė "Titanikut" i ishte thėnė "po". Mė 15 prill 1912, 1523 shpirtra njerėzish u lėshuan nė formėn e avujve nė drejtim tė qiellit dhe vetėm 705 vazhduan tė ngrohnin tė njėjtėt trupa. Mes tyre edhe tė njė shqiptari. Ishte ora kur njerėzimi duhet tė paguante shtrenjtė pėr historinė e tij.


93 vjetori i tragjedisė dhe shkrimet pėr shqiptarin e Titanikut

Pak ditė mė parė, mė 15 prill, ishte 93 vjetori i mbytjes sė Titanikut. Pėr fat tė keq pothuaj asnjė stacion televiziv shqiptar nuk u kujtua tė paktėn tė shfaqte njė film kushtuar kėsaj ngjarjeje. Njė pėrkujtim qė mund tė ishte bėrė, jo pėr faktin se nė atė anije tė famshme ka patur edhe njė shqiptar, pasi kjo dihet vetėm nga njė pakicė tė interesuarish. Pėr herė tė parė historinė e shqiptarit tė "Titakikut" e ka shkruar nė vitin 1992 pas njė pune disajavore nė Korēė, Kristaq Laka, ish-kryeredaktori i gazetės "Pasqyra". Nė vitin 1999 nė gazetėn "Shekulli" ėshtė botuar njė shkrim i Kujtim Boriēit pėr tė njėjtėn temė, ndėrsa para 4 vitesh njė temė e tillė ka zėnė vend edhe nė faqet e "Gazeta Shqiptare". Nė tė gjitha rastet askush nuk pati fatin tė gjente njė fotografi tė protagonistit Ilo Kovi. Ndėrkohė qė edhe pjesėt e shkruara, pėrjashtuar variantin e Kristaq Lakės, ishin rrėfime tė personave qė nuk ishin lidhje familjare tė Ilo Kovit, e qė dinin pak hollėsi tė sė vėrtetės. Njė tjetėr problem ka mbetur edhe dokumentimi i pranisė sė njė shqiptari nė Titanik nga studiuesit botėrorė tė kėsaj tragjedie. Ėshtė fakt se nė vitin 1912 Shqipėria ka qenė nėn Turqinė dhe ka tė ngjarė qė Ilo Kovi, pas zbritjes nga anija "Carpathia" tė jetė konsideruar e regjistruar si turk. Nuk ėshtė ēudi qė i njėjti pas tragjedisė e zbritjes nė Amerikė tė ketė thėnė se ishte amerikan duke shqiptuar emrin e vet tė ngjashėm apo tė ndryshėm nga ai qė kishte.


Titaniku, gjigandi i deteve dhe historia e parashkruar

Titaniku ishte anija mė e madhe e kohės sė vet. U deshėn pothuaj 5 vite pėr ta ndėrtuar. Ajo nisi udhėtimin e saj tė parė mė 10 prill 1912 nga Southampton i Anglisė, me 2 228 njerėz nė bord, pėrfshirė ekuipazhin, por nuk shkoi kurrė nė destinacion, qė ishte Nju Jorku. Titaniku u pėrplas me njė ajsberg nė afėrsi tė Newfoundland pesė ditė mė pas mė 14 prill. Pėrplasja ndodhi nė mesnatė nė orėn 11.40, ndėrkohė qė anija u fundos 2 orė e 40 minuta mė pas nė orėn 02.20 tė datės 15 prill. U mbytėn dhe humbėn 1 523 njerėz dhe mbijetuan vetėm 705. Njė orė e dhjetė minuta mė pas nė vendin e tragjedisė u afrua anija greke "Carpathia" qė mblodhi tė mbijetuarit. Intersant ėshtė fakti se 14 vite mė parė, mė 1898, njė shkrimtar amerikan i quajtur Morgan Robertson kishte publikuar njė roman profetik duke parashikuar saktėsisht tragjedinė e Titanikut. Sipas historisė sė Robertson, anija e tij imagjinare qė quhej "Titan" u nis nė prill duke patur nė bord 3 000 pasagjerė. Fatkeqėsisht ajo ndeshi njė ajsberg dhe u mbyt. Humbėn jetėn mė shumė se 1000 njerėz. Nė tabelė janė vendosur ngjashmėritė mes dy anijeve.

Ferdinand Dervishi
Gazeta Shqiptare 24-04-2005




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.