Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E keqja behet shpejt, e mira vjen ngadale.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 79 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Lajme :: Pėrse ngec ndėrtimi i institucioneve tė Kosovės
Postuar nga: Albo

Lajme Pazarllėqet rreth institucioneve lėndojnė rėndė votėn e qytetarit

Shkruan: Sabit RRUSTEMI, shkrimtar dhe deputet ne parlamentin e Kosoves.

Kosova ka hyrė nė muajin e tretė pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 17 Nėntorit 2001 dhe ende nuk ka kryetar dhe nuk ka qeveri. Ndėrsa intencė e tė gjithė atyre qė kanė votuar, e kanė bėrė kėtė pikėrisht nga dėshira po edhe nevoja qė sa mė parė tė formohen institucionet e Kosovės sipas votės sė popullit.
Kjo intencė ka qenė edhe e vetė LDK-sė. Pėr kėtė ėshtė obliguar edhe nga numri mė i madh i qytetarėve qė e kanė votuar duke i dhėnė primatin parti fituese, pavarėsisht se nuk e arriti numrin e dėshiruar tė ulėseve nė Kuvend, numėr qė do t'ia mundėsonte krijimin e institucioneve shtetėrore tė Kosovės, pa ndonjė problem tė madh.
Si duket kjo gjė, mosarritja e vendeve tė nevojshme nė Kuvend pėr t'i ndėrtuar institucionet e Kosovės, i kurajoi partitė tjera, veēanėrisht PDK-nė dhe AAK-nė pėr tė ndėrmarrė iniciativa paraprake, jo nė ndėrtimin e pėrbashkėt tė institucioneve por, nė pengimin e LDK-sė pėr t'i ndėrtuar ato me ndonjė forcė politike qė ėshtė mė afėr qėndrimeve tė saja dhe mė e pranueshme pėr opinionin.
Ndryshe unė nuk mund ta kuptoj insistimin e AAK-sė se pa PDK-nė nuk do tė participohet nė qeverinė e pėrbashkėt tė Kosovės. Apo, aksionin e PDK-sė qė, pa qenė parti fituese dhe mandatare nė krijimin e institucioeneve tė Kosovės, thėrret dhe bėn marrėveshje me shtatė-tetė subjekte qė marrin pjesė nė Kuvend pėr ndėrtimin e po kėtyre institucioneve.
Kjo, nė asnjė mėnyrė nuk mund tė kuptohet ndryshe pos pėrpjekje pėr ta penguar LDK-nė nė zgjedhjen e kryetarit tė Kosovės dhe nė propozimin e mandatarit tė qeverisė, sepse pėr kryetarin e Kuvendit njė gjė e tillė ka qenė e rregulluar me Kornizė Kushtetuese (pavarėsisht i pėlqeu kjo apo nuk i pėlqeu dikujt).
Nė kėtė mėnyrė edhe u krijua koalicioni tjetėr i partive politike, i cili u cilėsua si koalicion anti-LDK, pak ditė para se tė thirrej Seanca e parė inauguruese e tė cilėn nuk e kemi pėrfunduar pikėrisht nga tendencat dhe apetitet e atyre partive qė, edhe pse nuk siguruan numrin e dėshiruar tė votave, ato siguruan mundėsinė pėr tė penguar ndėrtimin e institucioneve nėse nuk pėrfillen apetitet e tyre.
Kjo u pa edhe nė takimet e para qė kreu i LDK-sė dhe i Kosovės, dr.Ibrahim Rugova pati me z.Ramush Haradinaj, kryetar i AAK dhe me zotin Hashim Thaēi, kryetar i PDK-sė, takime kėto qė pėrkundėr dėshirės sė opinionit, rezultuan pa sukses. Prandaj, gjėrat rrodhėn ashtu siē dihen mirėfilli, qė nga 10 Dhjetori i vitit 2001 e kėndej.
LDK insiton mė kėmbėngulje dhe kujtoj, me tė drejtė, nė udhėheqjen me tri postet kryesore meqė ka vende nė Kuvend sa gjithė partitė tjera tė cilat u rreshtuan me PDK pak ditė para se tė thirrej Seanca e parė inauguruese. Madje edhe bėnė publike njė deklaratė.
Ndėrsa PDK mban peng procesin nė ndėrtimin e institucioneve, meqė i duken pak pesė ministri dhe dy poste zėvendėskrymenistrash si dhe ai i nėnkryetarit tė Kuvendit, me njė arsyetim naiv se, na janė ofruar poste tė paqena. Realisht, edhe pse nuk figurojnė nė Kornizė Kushtetuese, postet nė fjalė janė e drejtė e vetė Kuvendit, sepse ēdo qeveri thuaja gjithkund nė botė i ka kėto poste dhe, kėto do t'i kenė edhe institucionet e Kosovės.
Por, kushtėzimet bėhen pikėrisht nga oferta e madhe e LDK-sė, e cila pėr njė kryeministėr dhe aktualisht dy ministri, ofroi pėr PDK-nė dhe AAK-nė pesė ministri dhe postet e pėrmendura, ku kryeministri siē ėshtė thėnė, pėr ēdo vendim duhet ta ketė edhe koncenzusin e zėvendėskryeministrave.
Kjo nė njė mėnyrė do ta kishte krijuar por edhe barazuar treshen shqiptare nė marrjen e ēdo vendimi.

Kushtėzimet ishin tė tejdukshme

Anise fillimisht ėshtė thėnė dhe jo vetėm njėherė, se me dr.Ibrahim Rugovėn ėshtė biseduar pa kushte, kushtėzimet ishin tė tejdukshme. Nė rend tė parė, AAK kushtėzoi pjesėmarrjen nė ndėrtimin e institucioneve edhe me pėrfshirjen e PDK-sė, gjė qė pengoi krijimin e njė qeverie tė spektrit tė gjerė (LDK-AAK-Pakicat joshqiptare) me njė opozitė shumė tė fortė siē llogaritet PDK. Nė kėtė mėnyrė do tė pėrfitonte nė rend tė parė vetė Kosova se qė nė hapin e parė do tė bėhej me institucionet e saja vendimarrėse dhe ekzekutuese po, edhe AAK e cila ėshtė llogaritur si njė koalicion i afėrt dhe i pranueshėm si pėr LDK-nė, ashtu edhe pėr opinionin e brendshėm dhe atė tė jashtėm.
Nė rend tė dytė, kushtėzimi ishte evident gjatė takimit tė pėrbashkėt nė prag tė Seancės sė parė tė Kuvendit ku kėrkohej ndarja e tri posteve udhėheqėse e pastaj tė bisedohej pėr mėnyrėn e ndėrtimit tė qeverisė sė pėrbashkėt tė Kosovės.
Kėto dy kushtėzime deri mė tash mbajtėn peng procesin nė ndėrtimin e institucioneve tė Kosovės.
Shtrohet pyetja, sa ishin tė arsyeshme?
Pėrgjigja mė e shkurtėr; aspak!
Sepse, me kėso kushtėzimesh mund tė legjitimohet pazarllėku me institucionet e Kosovės dhe ēdo ndėrtim i tyre tash e tutje, nėse kjo do tė institucionalizohej, do tė bėhej sipas pazarit e jo sipas votės.
LDK pikėrisht pėr kėtė nuk ra nė kėtė kurth dhe, pa tė drejtė u akuzua se po e bllokon ndėrtimin e institucioneve tė Kosovės apo se kėtė dėshiron ta bėj, larg qoftė, me votat e koalicionit "Kthimi".
Nė tė vėrtetė u pa fare mirė se kush i ka kėrkuar votat e koalicionit serb e kush nuk i ka kėrkuar dhe, kjo iu bė e ditur edhe opinionit tė gjerė nė fazėn e tretė tė Seancės sė parė.
Mbase vetėm pėr kėtė ėshtė dashur tė shkohet nė rundin e tretė tė votimeve pėr kryetar tė Kosovės, pėr t'u bindur edhe tė pabindurit se e vetmja LDK-ja dhe dy-tre deputetė tė tjerė janė qė Kosova tė ketė institucionin e kryetarit dhe tė qeverisė, pa kurrėfarė kushtėzimesh dhe pazarllėqesh. Tė tjerėt e dėshirojnė tė kundėrtėn.
Interes i LDK-sė dhe atyre qė i kanė besuar votėn kėsaj partie me traditė nė formimin e institucioneve, ka qenė dhe mbetet respekti ndaj votės dhe ndėrtimi i institucionit sipas votės. Prandaj me kėmbėngulje dhe me flijime mbrohet ky parim.
Interes i tė tjerėve, nė kėtė rast, PDK-sė dhe AAK ėshtė qė, pėrmes Kuvendit ku pėr fat asnjė parti nuk e ka numrin solid pėr t'i ndėrtuar institucionet vet, ėshtė qė ta kompenzojė atė tė cilėn nuk e ka arritur pėrmes elektoratit.
Interes i koalicionit "Kthimi"me tė cilėn siē u pa, nuk ka koketuar vetėm LDK-ja, ėshtė qė Kosova mos tė ketė institucionin e kryetarit sepse aty shihet shtetėsia e Kosovės dhe, atė tė qeverisė, sepse me kėtė dėshmohet teza serbe se shqiptarėt nuk mund tė qeverisin bashkėrisht meqė ju mungon ndjenja dhe pėrvoja shtetėformuese. Andaj, ose duhet pranuar kushtet e tyre, qė pėr tė gjitha subjektet shqiptare janė tė papranueshme, ose edhe mėtutje Kosova tė qeveriset nga ndėrkombėtarėt, duke e njohur sovranitetin e "Jugosllavisė" mbi Kosovėn sipas Rezolutės 1244.
Deri mė tash, nė gjithė kėtė proces pro et contra institucioneve tė Kosovės, LDK ėshtė viktimizuar nė pėrfilljen e procedurave qė dalin nga Korniza Kushtetuese dhe sė cilave ju pėrmbahet, kurse PDK ėshtė viktimizuar nė nxitimet dhe pėrpjekjet pėr pėrfitime duke i shkelur kėto procedura.
AAK mė kėrkesat e saja pretencioze ėshtė karikuar mė sė keqi para opinionit, sepse ka dėshmuar brenda vetes njė strukturė shumė heterogjene, kurse koautori i Kornizės Kushtetuese ka pėsuar "vetėvrasje" pikėrisht nga pasuset qė i ka pranuar.


Mėnyra pėr ta kapėrcyer qorrsokakun

Tash kur dihen pretendimet e ēdo subjekti shqiptar tė pėrfaqėsuar nė Kuvend dhe tė atij serb, pa i pėrfshirė pakicat joshqiptare tė cilat janė tė frikėsuara dhe nuk kanė guximin qytetar dhe as forcėn pėr tė ndihmuar nė zhbllokimin e procesit pėr ndėrtimin e institucioneve si dhe pozicionet, e vetmja pyetje qė shtrohet dhe ate me tė drejtė, ėshtė mėnyra e kapėrcimit tė qorrsokakut.
Si tė bėhet kjo dhe a do duhej kush pėr tė bėrė kompromis?
Asnjė variant tjetėr me pėrjashtim tė respektimit tė votės sė qytetarit, nuk mundėson daljen nga ky qorrsokak.
Kompromisi mė i madh qė mund tė bėhet ėshtė respektimi dhe njohja e kėsaj vote.
Tė gjithė ata qė sadopak e njohin matematikėn e dinė se numri 47 ėshtė dukshėm mė i madh se numri 26 apo se numri tetė. E dinė se edhe po t'i bėsh bashkė kėta numra bashkė me dy a tre tjerė qė njėri nga ata kėrkon edhe institucionalizimin e diferencimit tė cilin e kemi paguar me gjak, nuk mund ta arrijnė numrin 47-tė.
Fituesi i kėtyre zgjedhjeve ėshtė shumė i dukshėm dhe kjo mund tė dėshmohet edhe nga shumė telegrame uruese tė burrėshtetasėve tė njohur tė shteteve tė Pėrendimit.
Prandaj me njohjen dhe respektimin e votės sė qytetarit, do tė pranohej edhe renditja e subjekteve politike tė cilėn e ka pėrcaktuar po vota e kėtij elektorati, pa hyrė nė votat e falsifikuara dhe vendet e falura, dhe kjo do tė ishte shtegdalja po edhe obligimi i fituesit tė zgjedhjeve qė sipas kėsaj hierarkie dhe pėrqindjes sė fituar, tė ndėrtohen institucionet e Kosovės.
Me 26% pėr qind tė votave tė elektoratit ta marrėsh postin e nėnkryetarit tė Kuvendit, postin e zėvendėskryeministrit dhe katėr ministri, kjo s'ndodhė kund pėrveē se nė Kosovė dhe pėrveē zemėrgjerėsisė sė madhe tė LDK-sė dhe tė kryetarit tė saj, dr.Ibrahim Rugovės.
Apo me 8% pėr qind tė votave ta marrėsh njė post tė zėvendėskryeminstrit dhe njė ministri.
Po, arsyeja qė nuk ėshtė pranuar deri mė tash kjo ofertė dhe mėnyra e ndėrtimit tė institucioneve sipas votės ėshtė fakti se dikush qė tash, nė kėtė rast PDK dhe AAK, fillojnė fushatėn pėr zgjedhjet e ardhshme, qofshin ato lokale apo edhe mė pas ato parlamentare. Dhe, duke intensifikuar pėrpjekjet e tyre nė njollosjen e figurės sė kryetarit dr.Ibrahim Rugova, ata pėrpiqen pėr ta thyer dhe demoralizuar LDK-nė, duke harruar prezencėn e koalicionit serb "Kthimi" tė cilit kjo luftė kundėr LDK-sė i shkon shumė pėr shtati dhe sidomos mungesa e institucioneve tė Kosovės. Ata po gabojnė shumė nė qasje dhe nė mėnyrat qė i kanė zgjedhur.
Pikėrisht, tendencat e tyre qė janė vėrejtur nga gjithė anėtarėsia e LDK-sė dhe simpatizantėt e saj, kanė krijuar njė homogjenitet tė paparė deri mė tash nė LDK.
Ky homogjenitet nė mbrojtjen e votės sė popullit, domosdo do t'arrijė edhe t'i ndėrtojė institucionet e Kosovės, po sipas kėsaj vote.
Rrugė tjetėr nuk mund tė kėrkohet pėrpos kėrkesės fillestare tė LDK-sė; qė kryetari i Kosovės tė zgjidhet drejtpėrsėdrejti pėrmes popullit.
Megjithatė ėshtė fat i madh qė LDK ende nuk e ka ndėrruar ofertėn dhe qė nga fillimi, subjekteve shqiptare ua ka lėnė rrugėn e hapur pėr afrim dhe bashkėpunim, duke mos iu bėrė oferta subjekteve tė tjera.
Kjo do tė thotė se, vazhdimisht ėshtė insistuar dhe po insistohet nga LDK-ja qė ndėrtimin e institucioneve tė Kosovės ta bėjmė sipas formulės shqiptare, gjegjėsisht formulės qė e ka nxjerrur elektorati shqiptar, e jo sipas pazarllėqeve sepse dėmtohet vota e qytetarit dhe devalvohet vlera e institucionit.
Kjo njėherėsh ėshtė edhe pėrgjegja mė e mirė dhe mė kuptimplote pėr tė gjithė ata tė cilėt kanė zhvilluar dhe po vazhdojnė me luftė fizike, psikologjike po edhe mediale ndaj LDK-sė.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.