Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Burgu ėshtė varr pėr sė gjalli
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 99 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Uilliam Shekspir
23 Prill 1564, lindi dramaturgu i madh anglez i tė gjitha kohėrave, Uilliam Shekspir, i cili pati nje krijimtari mjaft te pasur .

Miguel de Servantes
23 Prill 1616, vdiq nė Madrid, romancieri dhe dramaturgu i famshem spanjoll, Miguel de Servantes. Ai fitoi famė botėrore me romanin "Don Kishoti i Manēės".

Maks Planti
23 Prill 1858, lindi shkencėtari i famshėm i fizikės teorike, Maks Planti. Ai zbuloi teorinė e kuanteve, pėr tė cilėn fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1918.

E drejta e autorit
23 Prill 1997, UNESKO-ja shpalli 23 prillin, si ditėn vjetore tė librit dhe tė drejtės sė autorit, nė kujtim tė gjigandėve tė letrave tė shekullit tė XVI, dramaturgut Uilliam Shekspir dhe autorit tė "Don Kishotit", Miguel Servantes .

Dėnimi e 143 shqiptarėve nga Gjakova
23 Prill 2001, Gjykata e Lartė e Serbisė anuloi vendimin pėr dėnimin e 143 shqiptarėve nga Gjakova, tė dėnuar pėr terrorizėm, dhe materialet ia ktheu shkallės sė parė pėr rigjykim.
Politike :: Kongresi i demokratėve: "Koha pėr ndryshim"
Postuar nga: Albo

Politike FJALA E PLOTE KRYETARIT TE PDSH, PROF. DR. SALI BERISHA

“Koha pėr ndryshim”

Nga Sali Berisha

Kuvendi ynė mblidhet nė njė moment kur nė tė katėr anėt e vendit, nga thellėsitė e shpirtit tė miliona shqiptarėve, burra dhe gra, djem dhe vajza, tė rinj dhe tė moshuar, tė papunė dhe tė punėsuar, intelektualė dhe punėtorė ushton, jehon fuqishėm njė thirrje, njė SOS, njė kushtrim kombėtar: Koha pėr ndryshim.

Sot ėshtė koha pėr ndryshim dhe ne hapim Kuvendin kur Shqipėria po pret me etje tė madhe dhe me padurim ndryshimin dhe kur shqiptarėt, me njė ujdi tė gjėrė sociale kombėtare e kanė firmosur atė si njė agim tė bardhė tė ri kombėtar, pėr vehte dhe fėmijėt e tyre. Partia Demokratike vjen nė kėtė Kuvend si njė parti e hapur qė ndryshoi vehten pėr tė ndryshuar Shqipėrinė, vjen si lokomotivė e fuqishme e ndryshimit tė mbarė qė presin shqiptarėt.

Pėr kėtė qėllim, ajo shpalli linjė kryesore politike tė saj hapjen dhe partneritetin e ngushtė me shoqėrinė civile, botėn akademike, universitare, mediat dhe biznesin e ndershėm. Fryt i kėtij partneriteti ishte fitorja mbarėkombėtare nė zgjedhjet lokale, ėshtė krijimi i Komitetit tė Orientimit tė Politikave tė Partisė Demokratike tė pėrbėrė nga personalitete tė shquara tė institucioneve prestigjioze tė kėsaj shoqėrie, nga drejtues tė katedrave dhe fakulteteve tė universiteteve tona. Gjatė disa muajve ata kanė paraqitur para shqiptarėve softin e reformave tė thella, alternativat mė tė besueshme tė luftės kundėr korrupsionit, reformės fiskale, reformės arsimore, tė mjedisit, shėndetit, bujqėsisė, turizmit, energjisė, rendit, sigurisė, integrimit.

Sot ėshtė koha pėr ndryshim, dhe Partia Demokratike paraqet para shqiptarėve projektin mė tė shkėlqyer pėr ndryshimin e Shqipėrisė, projektin e reformave tė mėdha, nė tė cilin ka vend pėr cdo shqiptar. Ndryshimi qė vjen duhet tė jetė njė fillim i bukur, qė rezullon nga thellėsitė e pastėrta tė zemrės tė qytetarėve qė duhet tė gėzojė dhe t’a gėzojnė mbarė shqiptarėt. Le tė bashkohemi tė gjithė rreth vlerave tė mėdha qė ndajmė dhe tė pastrojmė sė bashku shtėpitė tona nga intoleranca, hakmarrja, babėzia, abuzimi, nepotizmi, brutaliteti, polarizimi, pėrjashtimi. Pėr ne nuk ka tė shmangur, askush nuk do tė mund tė mbetet nė mes tė rrugės apo buzė saj. Me ne pėr ndryshim. Sė bashku tė ndryshojmė Shqipėrinė!


Fuqia transformuese e lirisė ėshtė edhe forca e projektit tonė tė ndryshimit.

Sot ėshtė koha pėr ndryshim. Projekti ynė i ndryshimit ėshtė projekti i epėrsisė sė vlerave dhe liria ėshtė ylli i tij polar, familja, puna, paqja, toleranca, mirėkuptimi, besimi i thellė tek njėri tjetri dhe tek Shqipėria, integrimi nė BE, janė nenet themelore, konstelacioni i tij.

Fuqia transformuese e lirisė ėshtė edhe forca e projektit tonė tė ndryshimit.

Prandaj dhe sot pohojmė edhe njė herė zotimin dhe pėrkushtimin tonė pėr garantimin e lirive dhe tė drejtave themelore tė njeriut dhe zgjerimin e tyre, konsolidimin e infrastruktures se demokracise, shtypit tė lirė, partive politike, shoqerisė civile, universiteteve autonome, sindikatave te pavarura. Sot, 15 vjet pas renies se murit tė Berlinit, janė nė zhvillim dhjetra procese penale dhe civile nga qeveritarėt kundėr gazetarėve dhe mediave.

Unė garantoj pushtetin e katėrt dhe parlamentarėt e fjalės sė lirė se pas zgjedhjeve, mazhoranca e re, heq dorė nga cdo e drejtė padie civile dhe penale ndaj mediave dhe se liritė, pavarėsia dhe mosdiskriminimi i tyre do tė respektohen plotėsisht.

Shqipėria sot ėshtė vendi i tolerancės sė shkėlqyer fetare. Unė ne emer te PD-sė dua t’i siguroj pėrfaqėsuesit e lartė tė besimeve fetare se ne, duke iu pėrmbajtur sekularizmit si parim fondamental tė shtetit tone, jemi shumė mirėnjohės pėr rolin e tyre nė ndėrtimin e infrastrukturės shpirtėrore tė kombit dhe do tė respektojmė plotėsisht lirinė e besimit. Ne zotohemi pėr kthimin dhe kompensimin e plotė dhe me pėrparėsi tė madhe tė pronave tė komuniteteve fetare dhe mendoj se shoqėria shqiptare duhet t’i garantojė mbėshtetjen e tyre financiare.

Ne krenohemi dhe i falemi Zotit pėr besimet tona. Nė projektin tonė tė ndryshimit unė, nė emėr tė qevereisjes se re, i garantoj anėtarėt e pakicave greke, arumune, rome, egjiptiane, sllave se liritė dhe tė drejtat e tyre, origjina dhe besimet e tyre do tė respektohen me rigorozitet tė plotė, nė pėrputhje me konventat ndėrkombėtare mbi pakicat. Nė veēanti mė lejoni tė garantoj egjiptianėt dhe romėt se nuk do tė jenė mė jetim tė njerkės, por do tė ndjehen krenarė me origjinėn, kulturėn dhe qytetėrimin qė trashėgojnė. Brenda 6-mujorit tė parė, pas zgjedhjeve, qeveria do tė miratojė njė program tė veēantė afirmativ pėr shkollimin, strehimin, punėsimin e tyre.


Koha pėr ndryshim, me ne pėr liritė dhe tė drejtat tuaja.

Votoni pėr ndryshimin!
Do tu rikthejmė atdheun qė u mungon emigrantėve

Koha pėr ndryshim, do tė thotė pėr ne pėrgjegjėsi tė reja ndaj emigracionit shqiptar kudo qė ndodhet. Ne zotohemi se:
- Do tė garantojmė te drejten e votimit tė emigrantėve, tė rinj dhe tė vjetėr shqiptarė, kudo qė ndodhen nė Itali, Greqi, Alaske, Zelande e Re.
- Do tė krijojmė kuadėr ligjor lehtėsues pėr t’i mundėsuar ata tė rikthehen dhe tė investojnė nė vendin e tyre.

Do tė hapim qendra kulturore dhe nė pėrputhje me ligjet e vendeve ku jetojnė, do tė lėhtėsojmė me mesues dhe libra mėsimin e gjuhės shqipe, sikundėr do hapim shkolla verore nė Shqipėri pėr fėmijėt e tyre Konsullatat dhe Ambasadat tona do jenė tė hapura cdo fundjavė pėr plotėsimin e kėrkesave tė tyre. Do tė mbrojmė, nė pėrputhje me konventat nderkombėtare, liritė dhe tė drejtat e tyre dhe do tė punojmė pėr legalizimin e tyre dhe bashkimin e familjeve, si dhe pėr njė mjedis miqėsor ndaj tyre nė vendet ku jetojnė.

Unė shfrytėzoj rastin pėr tė falenderuar qeverinė e z. Karamanlis pėr ligjin e ri pėr legalizmet, pėr qėndrimin qė mban ndaj tyre.

Emigrantėt janė malli ynė i pashuar. Ne i duam shumė ata.
Zoti i bekoftė kudo qė janė!


Familje e fortė, shoqėri e fortė

Koha pėr ndryshim, pėr ju dhe pėr mua, do tė thotė forcim i familjes si qendėr e jetės sė njeriut, themeli i shoqerise si kushti me thelbesor qe cdo fėmijė tė gėzojė sigurinė, ngrohtėsinė, edukimin, dashurinė prindėrore. Mirėpo sot, pėr shkak tė emigracionit dhe divorceve, janė me mijra e mijra vogelushe qė jetojnė pa baba ose jetojnė nė mėshirė tė fatit. Droga, analfabetizmi dhe tregtia si skllever janė fati i tyre.

Nė projektin tonė pėr ndryshim ne zotohemi:

- Asnjė fėmijė nuk do tė braktiset, ēdo fėmijė do tė ketė kujdesin qė meriton.
- Kujdes tė veēantė pėr fėmijėt me paaftėsi dhe prindėrit e paaftė qė rrisin fėmijė.
- Ndihmė pėr familjet e fėmijėve qė ju mungon prindi dhe atyre me shumė fėmijė, kurse kualifikimi, grante kredi pėr familjet e reja dhe ato me shumė fėmijė.
Familje e fortė, shoqėri e fortė – ėshtė motoja jonė. Vota pėr ndryshimin, ėshtė vota pėr familjen tuaj.
Ne do tė fitojmė!


Ndryshim pėr ne do tė thotė mirėqėnie

Sot ėshtė koha pėr ndryshimin dhe shqiptarėt kanė vendosur ndryshimin, por unė dhe ju e dimė mirė se ata kanė marė kėtė vendim jo se duan ndryshim pėr ndryshim. Jo dhe jo. Por ata kanė marrė kėtė vendim para sė gjithash, se ata duan mirėqėnie dhe duan punė, duan qė vetė dhe familjet e tyre tė jetojnė si qytetarė europianė. Shqipėria sot, megjithė pasuritė e mėdha natyriore, ka mbetur nė Europėn e pasur, ishulli i varfėrisė dhe mjerimit. Ēdo vit, 100 mijė shqiptarė forcat mė aktive tė shoqėrisė, emigrojnė jashtė dhe sė bashku me ta, energjia dhe e ardhmja e saja, rinia. Projekti pėr ndryshim i Partisė Demokratike ka si shtylla tė tij kryesore:

- Rritjen e mirėqėnies sė qytetarėve shqiptarė dhe zhdukjen e mjerimit nė Shqipėri
- Krijimin me shpejtėsi tė vėndeve tė punės, uljen e papunėsisė nė nivelin mesatar tė vėndeve tė zhvilluara, rivlerėsimin e punės dhe njeriut (punėtor).

Pėr Partinė Demokratike ekonomia e tregut tė lirė eshtė porta e prosperitetit tė individit, familjes dhe shoqėrisė nė tėrėsi.

Prandaj, ne, rritjen e mirėqėnies dhe punėsimin e bazojmė nė makinerinė dinamike tė iniciativės sė lirė dhe garantimin e lirisė sė tregut, e konkurencės sė lirė, e shanseve tė barabarta pėr suksesin e individit si sipėrmarrės, rritjen e shpejtė ekonomike. Ne do tė ndezim motorrėt e rritjes sė shpejtė ekonomike, nėpėrmjet:

- Privatizimit tė plotė dhe tė shpejtė tė ndėrmarrjeve tė mėdha, duke pėrdorur edhe letrat me vlerė dhe shndėrruar shqiptarėt nė pronarė tė pasurive tė tyre kombėtare;
- Shndėrrimit tė Shqipėrisė nė vendin mė tėrheqės pėr investimet e huaja dhe tė vendit nė rajon dhe mė gjerė, me qėllim jo dyfishimin por shumėfishimin e investimeve tė huaja katėr vitet qė vijnė.

Pėr tė realizuar kėtė qėllim ne garantojmė:

- Zbatimin me rigorozitet tė ligjeve tė konkurencės antimonopol, ligjit tė konēensioneve dhe prokurimeve, amendimin e tyre pėr t’i sjellė ato plotėsisht nė standartet ndėrkombėtare. Konkurenca e ndershme dhe e lire ėshtė zotimi ynė.
- Zgjidhje pėrfundimtare tė problemeve tė pronėsisė sė tokės, amendim i ligjit aktual pėr tė hequr kufizimet e tij klasore, rikthim kur ėshtė e mundur, kompensim i plotė nė tė gjitha rastet e tjera, me para ose me troje turistike, sipas ēmimeve tė tregut. Kombi – sytė nga deti, ėshtė deviza jonė.
- Uljen e rėndėsishme tė taksave dhe thjeshtimin e sistemit fiskal, unifikimin e insitucionit tė doganave dhe tatimeve. Nė qeverisjen tonė askush nuk do tė paguaje taksa mė shumė se 1/3 e tė ardhurave tė tij. Ne kemi shpallur uljen e TVSH pėr ushqimet, energjinė nė masėn 70% dhe rreth 25% pėr tė tjerat, uljen e sigurimeve shoqėrore nė masėn 25%, ulje prej 15% tė taksės sė mbifitimit.
- Thjeshtimi i tė gjitha procedurave ligjore, administrative dhe instalimi i praktikės njė ndalim nė njė sportel pėr regjistrimin e bizneseve.
- Krijimi i zonave tė lira dhe parqeve industriale, si gjenerator tė fuqishėm punėsimi, prodhimi dhe thithjes sė teknologjive tė reja.
- Shumėfishim i nivelit aktual tė ultė tė kreditit dhe funksionim i bursės.
- Krjimi i njė mjedisi proeksport, orientimi i kapitaleve tė huaja dhe tė vendit drejt prodhimit dhe eksportit, aplikimi i stimujve mikroekonomik, zgjerimi i praktikave dute free pėr eksportet, linja krediti tė favorshme pėr eksportet e siguruara, shėrbime mbėshtetėse pėr eksportin e vogėl dhe tė mesėm.
- Ndėrtimi i infrastrukturės sė rrugėve Durrės, Morinė, Lushnje, Vlorė, garantimi i furnizimit me ujė, energji elektrike, shtrirjen e internetit dhe telekomunikacionit nė mbarė vendin, liberailizim tė plotė tė tregut tė tyre.
- Krijimi i databeizit kombėtar tė informacionit.
- Shkurtimin e shpenzimeve administrative dhe rritjen e nivelit tė investimeve publike.
- Zhvillimi i burimeve njerėzore, potencialit intelektual, si burimin mė tė fuqishėm tė tė gjitha zhvillimeve. Ne zotohemi qė tė pėrshtasim plotėsisht shkollat tona me kushtet dhe kėrkesat e tregut. Ne do tė krijojmė Komitetet Kombėtare tė Burimeve Njerėzore dhe do tė hartojmė programe tė posaēme pėr mbajtjen, thithjen dhe rikthimin e trurit ne Shqiperi. Ndryshim pėr ne do tė thotė mirėqėnie. Ndaj ftojmė shqiptarėt tė votojnė pėr mirėqėnien e tyre.
Ne do tė fitojmė!


Me ne pėr duar tė pastėrta

Pėrveē rritjes sė shpejtė ekonomike, lehtėsimin dhe nxitjen e krijimit tė vendeve tė reja tė punės, ne projektin tonė pėr ndryshim e bazojmė :

- nė vendosjen e marrėdhėnieve favorizuese pėr punėsimin me punėdhėnėsit privat.
- Caktimi i njė primi qė do t’i paguhet sipėrmarrsit pėr cdo tė punėsuar rishtaz, mbi bazėn e kėrkesės sė tregut dhe lehtėsim tė ngarkesave qė rėndojnė direkt cmimin e punės duke marrė pėrsipėr kualifikimin dhe sigurimet shoqėrore tė tė punėsuarve rishtaz. Pėrparėsi nė punėsim do tė kenė tė rinjtė, familjet qė nuk kanė njeri nė punė, si dhe ata qė janė prej kohėsh pa punė.
- Pėrgjysmimin e taksės sė biznesit tė vogėl, ēka do tė thotė dy herė para nė xhepat e qytetarėve dhe kontot e afaristėve dhe krijim vėndesh pune.
- Kredi me kushte tė favorshme dhe lehtėsi fiskale shtesė pėr ndėrmarjet e prodhimit nė pėrputhje me numrin e tė punėsuarve rishtaz.
- Decentralizim te buxhetit duke rritur katėr herė, pra nga 6 nė 25% tė ardhurat e komuniteteve lokale nėpėrmjet reformės fiskale.
- Zhvillimi i shpejtė i turizmit si pėrparėsi kryesore e qeverisė sonė, me objektiv dyfishimin e numrit tė turistėve brenda tre vjetėve.
- Hapja e tregjeve pėr prodhuesit shqiptarė. Sė fundi, pėr tė hapur portėn e prosperitetit dhe pėr tė krijuar vende pune pėr shqiptarėt, ne do tė shembim monopolet private tė qeveritarėve qė sipas Bankės sė Shqipėrisė, kanė shkatėrruar 196 mijė vende pune. Vetėm rryshfeti qė biznesi i paguan administratės dhe qeveritarėve arrin nė 1.4 miliard dollarė nė vit. Unė jam kėtu pėr t’u zotuar para jush se, duart e pastėrta dhe forca e ligjit do tė jenė leva e arkimedit pėr tė shembur muret dhe monopolet dhe pėr tė hapur pėr shqiptarėt dyert e begatisė dhe punėsimit.
Me ne pėr duar tė pastėrta. Ne do tė fitojmė.


Ndryshim pėr ne do tė thotė punė pėr shqiptarėt

Nė projektin tonė tė ndryshimit ne zotohemi tė rivlerėsojmė punėn, njeriun punėtor. Nė kėtė kontekst ne:
nuk mund tė pranojmė paga qė janė qartas nėn minimumin jetik.
nuk jemi pėr egolitarizėm, por nuk mund tė pajtohemi me raportin cinik tė pagave 1:20 nė sektorin publik dhe nuk mund tė pajtohemi me pensionet qesharake me tė cilat pernsionistėt nuk mbyllin dot javėn. Jo dhe jo.
Ne zotohemi pėr:
rritjen e pagave mesatare dhe dyfishimin e pagave tė ulta, derisa diferenca nė paga nė sektorin publik tė zbresė 1:5.
Dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre mbi minimumin jetik.
tė shpėrblejmė mundėsitė dhe suksesin personal, shkėlqimin e individit mė shumė se sa lejon statusi i tyre. Merita do tė jenė themeli i shpėrblimit pėr funksionet publike.
Vota pėr ndryshim ėshtė votė pėr fermat tuaja.


Ndryshim pėr ne do tė thotė punė pėr shqiptarėt respekt pėr punėn e tyre.

Nė projektin tonė tė rritjes sė mirėqėnies njė vend qendror zenė zhvillimi i qėndrueshėm rural dhe bujqėsor. Sot, nė fshat jetojnė 55% e popullatės. Tė ardhurat mesatare pėr frymė, nė fermat shqiptare janė 50 lekė tė reja nė ditė. Partia Demokratike konsideron zhvillimin e qėndrueshėm rural, shndėrrimin e fermave tona nga ferma vetmjaftimi nė njėsi biznesi, vendimtar pėr zhvillimin e vendit nė tėrėsi, daljen nga varfėria, krijimin e vendeve tė punės. Projekti ynė parashikon:
- Ngritjen e infrastruktures nė fshatra dhe zona rurale, furnizimin e tyre me ujė, energji elektrike, asfaltimin e katėr mijė kilometra rrugė rurale
- Sistem kreditimi tė leverdisshėm nė mbarė vendin pėr fermerėt dhe agrobiznesin, nafta me ēmimin 40lekė/litėr pėr fermerėt.
- Nxitjen e kulturave mė fitim-prurėse sipas rajoneve, duke i dhėnė pėrparėsi perimeve, ullirit, vreshtave.
- Krijimin e qendrave tė grumbullimit dhe marketingut tė prodhimit bujqėsor, grumbullimin me ēmim botėror i bimėve tė arave.
- Ristrukturimi i plote i sistemit te kullimit dhe vaditjes
- Ngritja e rrjetit te shkollave bujqesore nė mbarė vendin, do tė subvencionohen farėrat, shėrbimet veterinare.
- Respektim i marrėveshjeve tė tregėtisė sė lirė, por edhe rinegocijimi i kėtyre marveshjeve sipas instrumentave te tyre ligjore.
- Barazim i pensioneve tė fshatit me ato tė qytetit.
Mbrojtja e tokės nga erazioni, betonimi, pyllėzimi masiv do tė jenė pėrparėsitė tona madhore.
Vota pėr ndryshim ėshtė votė pėr fermat tuaja.
Ne do tė fitojmė!


Gara e dijes ėshtė gara e zhvillimit

Sot ėshtė koha pėr ndryshim sepse vetėm reforma e thellė do tė shndėrrojė shkollėn tonė nė njė vatėr tė dijes, profesionit, kulturės qytetare demokratike dhe identitetin kombėtar. Sot, pėrqindja e fėmijėve analfabetė po rritet me shpejtėsi dhe po kėshtu edhe numri i shkollave qė nuk i mėsojnė nxėnėsit. Mesatarja e viteve tė arsimit tė shqiptarėve ka rėnė nga 11,6 ne 9,2 janė mbyllur 85% e shkollave tė mesme nė zonat rurale, shpenzimet pėr shkollimin e fėmijėve tanė nga 4.2% ne vitin 1996 kanė rėnė nė 2.8% tė GDP. Rreth 30-70% e stafit akademik ėshtė larguar nga universitetet, autonomia e tyre ėshtė vetėm nė letėr.

Pėr reformimin e sistemit arsimor dhe modernizimin e shkollės sonė nė tė gjitha ciklet, nė projektin tonė tė ndryshimit nė zotohemi:

- dyfishimin e buxhetit pėr arsimin publik, me qėllimin pėr ta nxjerrė atė zėrin e parė nė buxhet, nxitje, inkurajimin dhe lehtėsira pėr arsimin privat nė tė gjitha nivelet.
- shtrirjen e arsimimit parashkollor nė 80% ė fėmijėve tė grupmoshave pėrkatėse, frekuentimi i arsimit tė detyruar nga 100% e fėmijėve tė grupeve pėrkatėse, toleranca zero ndaj anafalbetizimit.
- Internet dhe anglisht nė ēdo klasė, nė mėnyrė qė fėmijėt tė klikojnė nė moshėn e imagjinatės sė tyre dhe tė pėrgatiten si qytetarė tė ardhshėm tė BE.
- Dyfishim i numrit tė nxėnėsve nė shkollat e mesme pėr tė ndjekur objektivin e BE-sė, qė kėrkon qė 88% e 22-vjeēarėve gjer nė vitin 2010 tė kenė kryer arsimin e mesėm.
- Modernizimi i mėsim-dhėnies, teksteve, zvogėlim nė 25-30 i numrit tė nxėnėsve nė klasa, shkolla tė pajisura me tė gjitha mjetet, rritja 50% e rrogave tė mėsuesve qė dy vitet e para dhe dyfishim i tyre vitin e katėr tė mandatit qė vjen.
- Reformim tė arsimit tė lartė, sipas njė masterplani tė hartuar nga Kėshilli Kombėtar i Arsimit tė Lartė dhe tė miratuar nga parlamenti.
hapja e dyerve tetorin qė vjen pėr tė gjithė ata qė duan tė ndjekin shkollat e larta. Objektivi ynė do tė jetė dyfishimi i numrit tė studentėve, shpenzimeve pėr ēdo student dhe investimeve pėr arsimin e lartė.
- Nivelim i diplomave dhe zbatim i kėrkesave tė Kartės sė Bolonjės.
- Respektim i plotė i autonomisė sė shkollave tė larta, hapja e degeve tė reja nė universitetet tona, sipas kėrkesave tė tregut.
- Programe tė veēanta pėr stafet universitare si ato tė 1000 shkencėtarėve tė rinj tė talentuar dhe programin e grupeve tė ekselencės pėr studentėt e shkėlqyer qė kanė pėrfunduar studimet brenda dhe jashtė vendit, dhe pėr studjuesit e doktoruar jashtė. Ne do tė pėrdorim kreditin afatgjatė pėr transformimin e sistemit tė arsimit tė lartė.
Vota pėr ndryshimin ėshtė vota pėr shkolla moderne pėr fėmijėt tanė.


Pėr ne ndryshim do tė thotė dritė, ujė pėr shqiptarėt

Punėsimi dhe rritja e mirėqėnies pėrbėjnė thelbin e paktit social tė Partisė Demokratike me shqiptarėt. Shteti social ėshtė shteti qė themeloi Partia Demokratike dhe duam tė konsolidojmė.

Rritja e cilėsisė sė shėrbimeve ėshtė objektivi ynė. Ne konsiderojmė emergjencė zgjidhjen e furnizimit tė pandėrprerė me energji dhe ujė tė pijshėm. Furnizimin e energjisė ne do ta bazojmė sė pari, nė menaxhim mė tė mire tė saj, zvogėlimin e humbjeve. Aplikimin e depozitimit tė pėrkohshėm dhe importin e saj, jo me kontrate korruptive me cmim 45 cent kilovati, kur nė bursė shitet me 21 cent, krijimin e burimeve tė reja nė jug dhe veri tė vendit, duke respektuar plotėsisht potencialet turistike tė qyteteve tona. Brenda 9 muajve do zhdukim sistemin e gjobave afrofe, do bėjmė zero tvsh-ne e energjise elektrike dhe do tė ulim cmimin e saj.

Shqipėria ėshtė vend plot me ujė dhe qė vuan mė shumė se ēdo vend tjetėr pėr ujė. Ne zotohemi pėr ndryshim rrėnjėsor nė furnizimin me ujė tė popullatės, sė pari, duke disiplinuar me mjete ligjore shpėrdorimin e ujit tė pijshėm, zgjidhur problemet e meanxhimit eficent dhe ndėrtuar ujėsjellėsa tė rinj. Brenda vitit tė parė qytetet turistike, nga Saranda nė Velipojė, do tė kene ujė pėr 24 orė dhe nė vitet nė vijim, ujė pa ndėrprerje pėr tė gjitha bashkitė e vendit dhe pėrmirėsim tė rėndėsishėm nė tė gjitha komunat e Shqipėrisė.

Pėr ne ndryshim do tė thotė dritė, ujė pėr shqiptarėt. Sot ėshtė koha pėr ndryshim. Nė projetkin tonė ndryshim do tė thotė politikė e qendrueshme pėr strehimin e qytetarėve, e cila sot ekziston vetėm pėr zyrtarėt.
Partia Demokratike angazhohet per nje politikė active strehimi qėndrore dhe locale e cila duhet tė garantojė, sė paku, pesė mijė apartamente banimi nė vit pėr qytetarėt. Realizimin e ketij objektivi e bazojmė nė:

- ristrukturimin e Entit tė Banesave,
- vendosjen e sistemit tė kredive tė buta hipotekore tė banesave,
- ndėrtimin e banesave me tender tė hapur nga sektorėt privatė nė trojet publike dhe pėrqindja qė i takon qeverisė vendore, pronare e truallit, t’ju shitet me kredi tė buta ose t’ju jepet me qera simbolike qytetarėve.
Pėr ne ndryshim do tė thotė strehim.

Unė sot dua tė garantoj tė pėrndjekurit politikė se qeveria e ardhshme mer persiper demshperblimin e tyre nė pėrputhje me ligjet e vendit, kodin penal tė Shqipėrisė dhe se pėrvec kėsaj njė program tė vecantė pėr kėtė shtresė nė mėnyrė qė jetėt e tyre tė barazohen me tė shqiptarėve tė tjerė.

Koha pėr ndryshim nė projektin tonė do tė thotė, rinia shqiptare, energjia, por edhe pėrparėsia e projektit tonė tė ndryshimit. Sot, mijėra tė rinj dhe tė reja shqiptarė qė duan qė Shqipėria tė jetė shtėpia e ėndrrave tė tyre mė tė bukura rinore, marrin ēdo ditė me dhimbje dhe mall tė madh, rrugėt e botės, vetėm e vetėm se nėna e tyre e lodhur, fole nuk u jep. Ne garantojmė tė rejat dhe tė rinjtė shqiptarė se qeverisja e ardhshme do tė hartojė njė program, njė politikė aktive, shkollim, punėsim, shplodhje dhe dėfrim, mjedise sportive pėr tė rinjtė tanė. Njė vėmėndje e veēantė do t’i kushtohet problemeve tė narkomanisė dhe trajtimit tė saj, SIDA dhe patologji tė tjera. Ne me rreptėsinė mė tė madhe dhe forcėn e ligjit do tė ndėshkojmė trafikun e fėmijėve dhe vajzave tė reja duke e barazuar si vepėr penale me krimet e rėnda kundėr njerėzimit.
Ndryshim do tė thotė pėr ne mbrojtje e fėmijėve tanė.


Sot ėshtė koha pėr ndryshim. Cilėsi shėrbimi shėndetėsor mė tė mirė pėr ēdo njeri ėshtė motoja jonė. Rritja e cilėsisė sė shėrbimit falas, rritja e shpenzimeve dhe investimeve, lufta kundėr korrupsionit, parandalimi i sėmundjeve, mbrojtja e shėndetit publik, kontrolli rigoroz i ilaēeve, zhvillimi i tregut tė sigurimeve tė shėndetit dhe sėmundjes, ulja e vdekshmėrisė foshnjore nė mesataren e vendeve tė zhvilluara qė sot ėshtė 45% kujdesi pėr tė moshuarit, tė gjitha mjekimet falas pėr pensionistėt, bashkėpunim me sektorin privat janė objektivat tona nė fushėn e shėndetit.

Sot ėshtė koha pėr ndryshim, sepse ndotja e mjedisit ėshtė alarmante. Sot, ndotja nė sheshin”Skėnderbej” ėshtė shumė herė mė e lartė se nė metropolet e tjera tė Europės. Po kėshtu, Shqipėria sot ėshtė vendi me biodiversitetin mė tė madh nė Europe, por edhe me shkallėn mė tė lartė tė shkatėrrimit tė tij. Pėr projektin tonė mjedisi ėshtė jeta, mbrojtja dhe zhvillimi i qėndrueshėm i tij, nė pėrputhje me standartet ndėrkombėtare, ėshtė objektivi ynė. Ligje tė reja qė mbrojnė tė drejtėn e autorit, lirinė e krijuesve nė pėrshtatje me kushtet e tregut, subvencionim i institucioneve kulturore kombėtare, veprimtarive kombėtare dhe ndėrkombėtare tė shkrimtarėve dhe artistėve tanė, janė disa nga premtimet tona pėr kulturėn shqiptare.

Sot ėshtė koha pėr ndryshim, dhe pėr ne ndryshim do tė thotė sporti si qėndėr jetike e formimit tė tė rinjve dhe zhvillimit tė shėndetit do tė jetė njė pėrparėsi e qeverisjes sonė. Ne mbėshtesin sportin si njė veprimtari pėr tė gjithė si dhe sportistėt e mirėfilltė apo profesionistėt, veprimtaritė e tyre. Ne do tė investojmė pėr qėndra dhe impjante sportive, terrene sportive nė shkolla nė mbarė vendin.


Shqipėria vendi mė i sigurtė nė rajon ėshtė objektivi ynė

Koha per ndryshim kerkon qė rendi, siguria, lufta kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit do jene peparesia jone madhore.

Sot, terrorizmi ndėrkombėtar ėshtė rreziku dhe armiku numėr njė i paqes, sigurisė, jetės sė popujve. Lufta kundėr tij, ėshtė pėr mazhorancėn e re, pėrparėsi e dorės sė parė.

Shqipėria vendi mė i sigurtė nė rajon ėshtė objektivi
ynė.

Ne do te garantojme rendin nėpėrmjet:

- Zero tolerance ndaj krimit te organizuar, trafiqeve kriminale, goditjen e tij me te gjithe forcen e ligjit.
Reformė e Forcave te Rendit dhe institucioneve te zbatimit te ligjit per te rritur aftesite, profesionalizmin, guximin, kualifikimin, shperblimin e anetarve te tyre, depolitizimine plote dhe krasitjen e segmenteve tė inkriminuara te tyre.
- Vendosjen e njė bashkėpunimi tė ngushtė rajonal dhe ndėrkombėtar me tė gjitha agjensitė e specializuara nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe zbatimin e ligjit.
Vendosjen e nje pakete ligjore antikrim per figurat e krimit te organizuar ne te cilen veprat penale do te kene nje nivel te prere denimi.
- Krijimi i xhandarmerise si arme e fuqishme per shtypjen e krimit
Vendosjen e policisė ne blloqe dhe lagje ne zonat me kriminalitet te larte, natyrisht jo pėr qėllime personale tė Ministrisė.
- Integrimi i policise kufitare ne policine e rendit, duke i garantuar autonominė e nevojshme dhe mbrojtje tė integruar rajonale dhe sigurim te kufijve tokėsor, detarė dhe ajrorė, si kusht pėrcaktues pėr luftėn kundėr kontrabandės, trafiqeve kriminale dhe terrorizmit ndėrkombėtar.

Sot, terrorizmi ndėrkombėtar ėshtė rreziku dhe armiku numėr njė i paqes, sigurisė, jetės sė njerėzve dhe sigurisė kombėtare tė vendeve tė lira. Shqipėria ka dhėnė dhe do tė japė njė ndihmesė reale nė luftėn kundėr terrorizmit. Por, nė rast se Durrėsi dhe portet e tjera tė Shqipėrisė shndėrrohen nė porte private tė klaneve mafjoze tė qeverisė, sic janė sot ato pėr shkak tė lidhjeve potenciale tė krimit tė organizuar me terrorizmin, bėhen njė kėrcėnim real madhor pėr sigurinė e vendit dhe mė gjerė.
Ndryshim per ne do te thote rend, qetesi, siguri. Ne ftojme shqiptaret te votojne per sigurine e tyre.


Sundim i ligjit, barazi e plotė e qytetarėve para tij.

Sot ėshtė koha pėr ndryshim. Nė Shqipėri, treguesi i zbatimit tė ligjit, ėshtė vetėm 0.17, pra nė kufijtė e shtetit tė dėshtuar, tre herė mė i ulėt se sa ishte nė vitin ’96 dhe katėr herė mė i ulėt se sa ėshtė nė Mongoli. Kjo, sepse ligji pėr qeveritarėt dhe pėr zyrtarėt nuk ekziston.

Nė projektin tone tė ndryshimit ne zotohemi pėr barazi tė plotė tė tė gjithė qyetarėve para ligjit, duke filluar nga kryeministri, deputetet dhe drejtuesit e te gjitha institucioneve te tjera gjer tek roja e shkollės nė Vermosh apo fermeri ne Vurg.

- konsolidimin dhe respektimin e institucioneve kushtetuese, dhe kushtetuetshmėrisė dhe ndarjes se pushteteve
- drejtesi tė pavarur, vetekontrolle tė pushtetit gjyqesor, zbatim rigoroz tė vendimeve tė gjykatave, reforma tė thella tė institucionit tė akuzės.
Funksionimi i shtetit ligjor, pėr mua dhe pėr ju, ėshtė kushti mė vendimtar pėr sigurimin e jetes dhe tė drejtave dhe lirive themelore tė qytetarėve, zevendesimin e sistemit te korrupsionit me sistemin e vlerave tė demokracisė, garantimin e konkurencės sė lirė dhe shanseve tė barabarta, thithjen e inevstimeve te huaja dhe te vendit, shkeputjen nga varferia, luften kunder krimit tė organizuar terrorizmit, integrimin e vendit ne BE dhe NATO, garantimin e te ardhmes sone dhe femijeve tane ne Shqiperi.

Koha pėr ndryshim, pėr ne do tė thotė sundim i ligjit, barazi e plotė e qytetarėve para tij.

Ne projektin tone per ndryshim ne zotohemi per qeveri te vogel, eficente dhe nė dietė tė plotė. Historia ka provuar se kur qeveria zgjerohet liria per qytetaret ngushtohet.
Sot shpenzimet e ministrive jane 6 here me te larta se ne vitin 96. Pergjysmimi i shpenzimeve eshte zotimi yne.
Nė kėtė kontekst deklaroj se kam patur dhe kam respekt tė veēantė pėr qindra dhe mijėra punonjės tė administratės aktuale, tė cilėt kanė bėrė ēdo pėrpjekje pėr zbatimin e ligjit, dhe reformave. Qėndrimi ynė ndaj zyrtarėve aktualė, sikundėr ndaj atyre qė do tė vijnė do tė pėrcaktohet tėrėsisht : nga qėndrimi dhe pėrkushtimi i tyre ndaj ligjit, ndaj reformave.
Koha pėr ndryshim do tė thotė, pėr mua dhe pėr ju, koha e reformave tė bllokuara, ngadalaėsuara apo “a la karte” merr fund. Alfa dhe Omega e projektit tonė tė ndryshimit janė reformat e gjithanshme, tė cilat kanė pėr ne shqiptarėt rėndėsinė jetike qė ka ajri pėr fluturimin e zogut.
Me ne pėr reforma ėshtė thirrja jonė.
Ne do tė fitojmė!


Vota pėr ndryshim ėshtė votė pėr legalizim

Decentralizimi i pushtetit nė pėrputhje me kuadrin ligjor ekzistues dhe pėrmirėsimet qė do t’i bėhen ėshtė njė kusht tjetėr vendimtar pėr, afrimin e shtetit me qytetarin, zhvillimin e qėndrueshėm rural, luftėn kundėr varfėrisė dhe korrupsionit, nxitjen e punėsimit, zbatimin e reformave tė arsimit, shėndetėsisė, tė shėrbimeve ndaj qytetarėve, vendosjen nėn kontroll dhe administrimin nė pėrputhje me ligjet tė territorit.

Koha pėr ndryshim kėrkon legalizimin e banesave, administrimin dhe vėnen nėn kontroll me emergjencė tė territorit. Ne jemi tė vendosur qė nė njė hark kohor prej 6 muajve tė pėrfundojmė procesin e legalizimit tė banesave, bazuar nė projektin:
- shteti merr pėrsipėr kompensimin e pronarėve pėr tokėn e zėnė nga tė shpėrngulurit nė tė gjithė vendin.
- qytetari i shpėrngulur paguan njė tagėr 100-400 mijė lekė pėr procesin e legalizimit tė banesave dhe pėr tė fituar pronėsinė mbi tokėn e zėnė.
- legalizim i shtesave tė pallateve nė qytete, duke pėrcaktuar si tagėr 4% tė ēmimit tė tyre.
Ndryshim do tė thotė legalizim. Vota pėr ndryshim ėshtė votė pėr legalizim. Ne do tė fitojmė!

Sot ėshtė koha pėr ndryshim dhe ndryshim tė shpejtė, sepse procesi i integrimit tė vendit nė BE dhe NATO, endrra mė e bukur e shqiptarėve de facto ėshtė e ngrirė. Kjo ėndėrr ka ngrirė jo se BE dhe NATO ka mbyllur dyert pėr Shqipėrinė. E kundėrta ėshtė e vėrtetė, ato janė tė hapura, por tė bllokuara nga muri i korrupsionit qeveritar, monopolet e tyre private, dhunimi sistematik i vullnetit politik tė qytetarėve, trafiqet kriminale, nga bllokimi i reformave apo reformat nė letėr.

Prandaj ne zotohemi duke pėrmbushur kriteret , tė firmosim pas zgjedhjeve Marveshjen e Associm Stabilizmit dhe tė shpejtojmė antarsimin e Shqipėrisė ne NATO dhe BE.

Ne, demokratėt, qė pėrfaqėsojmė vokacionin perėndimor tė kombit qė shembėm perden e hekurt nė Shqipėri, qė anėtarėsuam Shqipėrinė nė Kėshillin e Europės, Partneritetin pėr Paqe dhe qė me kompromisin e zgjedhjeve tė vitit 2001, bėmė tė mundur hapjen e negociatave pėr Marrėveshjen e Asocimit, shpallim sot publikisht se interesi kombėtar madhor i shqiptarėve ėshtė integrimi i tyre ne BE dhe NATO. Projekti ynė i shdnėrrimit tė ėndrrės europianė tė shqiptarėve nė realitet, pėrcakton plotėsimin me rigorozitet tė kritereve dhe standarteve tė integrimit nė BE dhe NATO nėpėrmjet reformave tė thella politike sociale, ekonomike dhe institucionale. Ne zotohemi qė mandatin e ardhshėm :

Shqiptarėt tė votojnė si gjithė qytetarėt e Europės, nė njė process zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm. Hapėsira tė reja pėr rolin e opozitės sė ardhshme nė parlament dhe kudo qe ajo pėrfaqėsohet, Decentralizim real i pushtetit nė pėrputhje me Konventėn Europiane tė Autoriteteve Rajonale Fund i diskriminimit tė bashkive dhe komunave sipas pėrkatėsisė partiake tė tė zgjedhurve.

Liri dhe pavarėsi tė vėrtetė pėr mediat, legjislacioni, pėr tė cilat do tė jetė i standarteve mė tė mira europiane.

Garantimi i lirive dhe tė drejtave tė njeriut dhe minoriteteve, nė pėrputhje me Kartėn Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut dhe Konventėn Ndėrkombėtare pėr pakicat.

Mbėshtetje tė plotė dhe respekt pėr pavarėsinė e organizatave tė tė drejtave tė njeriut dhe Avokatit tė Popullit qė mbikqyrin sjelljen e forcave tė rendit. Ndryshimi i shpejtė i situatės dramatike nė sistemin e paraburgimit.
Interpretim korrekt i imunitetit dhe heqje kolektive e tij pėr veprat e korrupsionit dhe krimit tė zakonshėm.

Garantimin e funksionimit tė shtetit ligjor, pavarėsisė, dhe transparencės nė sistemit gjyqėsor, luftėn eficiente kundėr korrupsionit dhe monopoleve dhe shkėputje nga varfėria.


Zero tolerancė ndaj krimit tė organizuar

Garantimin e sigurisė sė kufijve,
Reformėn e institucionit tė akuzės dhe institucioneve tė tjera tė zbatimit tė ligjit,
Pėrafrim i legjislacionit tonė me atė tė vendeve tė BE.

Shqipėria ka njė bashkėpunim ushtarak tė qėndrueshėm me NATO-n. Ne jemi tė vendosur tė plotėsojmė me rigorozitet kėrkesat e Kartės sė Atllantikut tė Veriut, e Kartės sė Adriatikut nė rrafshin politik dhe ushtarak.

Reformat nė ushtri kanė njohur progress real. Sot, njėsi tė forcave tona tė armatosura janė tė integruara me njėsitė e NATO-s dhe Euroforca nė Bosnje dhe Afganistan. Njėsitė tona gjenden krah trupave aleate nė Irak. Nga kjo platformė, nė emėr tuaj, dua t’ju dėrgoj njė pėrshėndetje tė pėrzemėrt ushtarėve tanė nė tėrėsi dhe nė veēanti atyre qė ndodhen jashtė atdheut, t’ju shpreh mirėnjohjen pėr detyrėn dhe misionin qė pėrmbushin, t’i garantoj se ne jemi krenarė me misionin e tyre, e mbėshtesim plotėsisht atė dhe se do tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet qė Shqipėria tė anėtarėsohet sė mė shpejt nė NATO.

Pėr ne ndryshim do tė thotė integrim. Vota pėr ndryshimin ėshtė votė pėr integrim. Me ne drejt Europės ėshtė ftesa jonė. Ne do tė fitojmė!


Prioritet anėtarsia nė NATO dhe BE

Shqiperia faktor paqe bashkepunimi miqesie dhe stabiliteti ne rajon anetare e BE dhe NATO ėshtė parimi drejtues i plotikes sonė tė jashtme. Ne kete kontekst ne besojme se konributi me madhor i yni ne rajon dhe ne tėrėsi eshte permbushja e kerkesave dhe standarteve te integrimit euroatllantik dhe shnderrimi i Shqiperise ne porten e perendimit per Ballkanin. Ne jemi te vendosur per zhvillimin e miqesise dhe dhe bashkepunimin rajonal me vendet per rreth, Greqine, Turqine, Maqedonine, Kroacine, Bullgarinė, Rumaninė, dhe Serbinė. Ne pėrshėndesim konsolidimin e Marrėveshjes sė Ohrit, si marrėveshje paqe dhe stabiliteti nė Maqedoni. Partia Demokratike konsideron zgjidhjen e statusit te Kosoves si nje kusht jetik pėr konsolidimin e paqes dhe stabilitetit ne rajon. Ne mendojme se kjo zgjidhje duhet te bazohet ne marrveshje me garanci nderkombetare per lirite dhe te drejtat e serbeve dhe pakicave te tjera ne Kosove, njohja e kufinjve aktulae nderkombetare te Ballkanit dhe Kosoves, vendosja e statusit te Kosoves ne perputhje me vullnetin e qytetareve te saj per vetvendosje dhe ne bashkepunim me komunitetin nderkombetar, dialog konstruktiv dhe bashkepunimi midis Prishtines dhe Beogradit. Shqiptaret dhe serbet duhet te ndjekin shembujt e kombeve te tjera ne Europe qe kane arkivuar armiqėsitė e zgjatura dhe zhvilluar miqesi dhe bashkepunim ne emer te integrimit euroatllantik.

Per mazhorancen e ardhshme nje rendesi te vecante do kene mardheniet me vendet e medha te BE-se Franca, Gjermania, Britania e madhe Italia dhe vendet mike si Austria dhe te gjitha vendet e tjera anetare te BE-se. Ne angazhohemi te hapim perfaqesi diplomatike ne te gjitha keto vende dhe tė intensifikojmė bashkėpunimin e gjithėanshėm me kėto vende.

Partia Demokratike konsideron prioritare bashkėpunimin dhe mardheniet e miqesise me SHBA, vendin kampion te lirise, vendin qe udheheq triumfin e ndergjegjes ne vendet ish komuniste dhe clirimin e Kosoves. Ne kemi qenė pėr 45 vjet populli mė i shtyput dhe kemi vuajtur pėr liri mė shumė se kushdo tjetėr ndaj dhe kemi mbeshtetur dhe do tė mbėshtesim plotėsisht doktrinėn e Presidentit Bush zgjerim tė hapėsirės sė lirisė nė botė. Ne kemi qendruar dhe qėndrojmė tė palėkundur pėrkrah SHBA-sė ne luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar.


Tė hedhim bazat e forta tė unitetit kombėtar

Sot, ne demoktratėt, jemi para njė misioni tė madh - misionit tė rilindjes sė shpresės dhe besimit, pastrimit tė horizontit, vizionit tė qartė pėr ēdo shqiptar. Kjo, sepse frika pėr tė nesėrmen, frika nga papunėsia, nga sėmundjet dhe spitalet e rrėnuara, frika nga krimi dhe dhuna e rrugės, pėr vehten dhe fėmijėn tėnd, dobėsia e madhe fizike dhe shpirtėrore qė sjell varfėria tek njeriu, kanė venitur shpresėn dhe mbjellė zhgėnjimin dhe dėshpėrimin tek mjaft qytetarė.

Megjithėkėtė, ata sytė i kanė tek ne, si promotor kryesorė i kėtij ndryshimi. Por, pėr tė pėrmbushur misionin tonė ne duhet tė gjendemi midis tyre, para sė gjithash, midis atyre qė janė mė tė dėshpėruar, mė nė nevojė, mė tė vetmuar. Ne duhet tė pushtojmė mendjet, zemrat e tyre, tė shkrijmė ngricėn e ndrojtjeve qė ata kanė, tė ndajmė me ta shpresėn dhe besimin tonė. Ne sė bashku le t’i sigurojmė shqiptarėt se projekti ynė, para sė gjithash, ėshtė projekti i ringjalljes sė shpresės dhe besimit pėr ēdo qytetar, i shpresės sė rilindur pėr ata qė e kanė humbur, por edhe i shpresės pėr tė gjithė.

Punė, arsimim dhe sukses, mundėsi pėr ēdo qytetar pėr tė fituar njė jetė mė tė mirė, njė mbėshtetje mė tė sigurt pėr familjen e tij, njė shpėrblim dhe respekt mė tė merituar pėr karrjerėn e tij. Pėr ne, ndryshim do tė thotė tė kthesh tek shqiptarėt shijen e suksesit, ta bėsh kėtė tė fundit njė objektiv real, tė mundshėm, tė prekshėm, tė parashikueshėm pėr tė gjithė. Ndryshim do tė thotė ndarje mė e mirė e pasurive ekzistuese, krijim i pasurive tė reja dhe ngushtim i hendekut tė tmerrshėm qė ndan sot dy Shqipėritė: Shqipėrinė e pakicės qeveritare dhe klaneve tė tyre, qė rrezatohen tėrė ditėn nė diellin e prosperitetit dhe pasurisė qė krijojnė edhe duke fjetur, dhe Shqipėrisė e qytetarėve tė thjeshtė, tė ndershėm, patriotė qė jetojnė nė tė ftohtin Siberian tė varfėrisė.
Pėr ne, ndryshimi qė vjen duhet t’i pėrkasė sejcilit, pavarėrisht nga e shkuara, bindjet apo vendi ku jeton. Me ndryshimin ne duam tė hedhim bazat e forta tė unitetit kombėtar. Le tė lemė mbrapa kundėrshtitė e shkuara, tė bashkuar do tė fitojmė, do tė ndryshojmė Shqipėrinė. Le tė punojmė tė gjithė sė bashku, pa paramendime, pėr tė ndėrtuar tė sotmen dhe tė ardhmen tonė, pėr tė shndėrruar ndryshimin nė mbarėsi tė madhe, nė dritė dhe shpresė tė vėrtetė pėr vehten, fėmijėt tane dhe mbarė shqiptarėt.

Prandaj dhe ju ftoj: sė bashku drejt horizontit tė ri pėr tė shndėrruar ėndrrėn tonė nė realitet.


I pari qytetari

Projekti ynė i Shqipėrisė shpresėdhėnėse ka nė epiqendėr tė tij qytetarin shqiptar me hallet, dertet, familjen, tė ardhmen e tij.

I pari qytetari, ėshtė thelbi i vėrtetė i projektit tonė tė ndryshimit.
Unė i siguroj qytetarėt shqiptarė se si njė njeri qė kam kaluar ēerek shekulli nė shėrbim tė pėrpjekjeve, dhimbjeve, vuajtjeve, pėrballjes sė tyre me sėmundjen dhe me tė keqen, instikti im mė i thellė ėshtė tė gjendem midis shqetėsimeve dhe derteve tė tyre dhe nė shėrbim tė tyre. Nė politikė kam hyrė, ju e dini, si njeri i zemrės, i tillė mbetem gjithnjė. Vendimi mė i rėndėsishėm i jetės sime ėshtė tė jetoj me problemet, dhimbjet, sakrificat, gėzimet e qytetarėve shqiptarė. Prandaj dhe unė zotohem se do tė shkoj nė shkolla dhe universitetet ku mėsojnė dhe studjojnė fėmijėt e tyre, nė spitalet ku mjekohen njerėzit e tyre, nė ndėrmarrjet ku ju punoni, do tė dialogoj me opozitėn e ardhshme, me partnerėt socialė, njerėzit e kulturės, biznesit, mediat, shoqėrinė civile, fermerėt, punėtorėt, studjuesit, nxėnėsit, studentėt, tė rinjtė, tė rejat, nėpunėsit pėr tė gjetur ide tė reja, pėr tė imagjinuar rrugė tė reja, pėr tė ndėrmarrė reforma tė reja, pėr tė zbatuar projektin e ndryshimit, projekti do tė bashkojė tė gjithė shqiptarėt.

Kėshtu qė, unė ftoj ēdo qytetar shqiptar tė mė gjykojė mua nga ndjeshmėria ime, respekti, dashuria ndaj qytetarit.
Ju mė keni dėgjuar ndonjėherė tė ngre zėrin nė parlament, tė bėhem i ashpėr dhe tė tregoj me gisht apo tė ver ndonjė nofkė. Unė ju betohem se kurrė nuk e kam bėrė pėr inatin personal, por vetėm e vetėm nga dhimbja, ndjeshmėria qė kam ndaj varfėrisė tė pamerituar, qė mbyll para syve tuaj dyert e tė ardhmes. E kam bėrė kėtė se pėr mua, atje ku ka vuajtje ka njė lėndim, atje ku ka vėshtirėsi ka njė detyrim. Unė dua tė jem i sinqertė me ju, zėrin e kam ngritur dhe kam treguar me gisht, edhe sepse nga tė gjitha rrobat e trupit, dorashkat janė tė vetmet sa herė i kam blerė nuk i kam veshur ndonjėherė. Unė gjithashtu, nuk kam qenė dhe nuk do tė jemė kurrė korbi grabitqar, zogu vetmitar qė do tė fluturoj lart mbi ju. Largohuni me shpejtėsi nga unė, po u shpalla i tillė para jush. Unė jam Sali Berisha, gjithmonė midis jush, i etur pėr tė ndarė me ju entuziazmin, energjinė, shpresėn, pėrkushtimin, ndershmėrinė, dashurinė, respektin pėr ju, pėr familjen, pėr punėn, pėr kombin, pėr Shqipėrinė.

Unė nuk fluturoj mbi ju, por qėndroj me kėmbė nė tokė, marr forcė nga forca juaj, ndriēim nga mendja juaj, besim nga besimi juaj, vizion nga idetė tuaja, frymėzim nga karakteri juaj. Ju e dini, gjatė kėtyre 15 vjetėve nė politikė, sė bashku pėrmbysėm diktaturėn komuniste mė tė egėr nė Europė, nxorrėm Shqipėrinė nga bunkeri i izolimit orvellian, me reformat mė tė thella hodhėm bazat e sistemit demokratik, mbrojtėm, pavarėsisht nga ēmimi nė opozitė, vlerat dhe parimet qė besojmė. Por, unė dua t’ju rrėfej se nuk kam punuar pėr asnjė cast, asnjė orė apo ditė pėr historinė. Historia ime janė liritė, mundimet, dhimbjet dhe tė vėrtetat e qytetarėve tė thjeshtė dhe tuajat nė tėrėsi. Nė asnjė rast, nė asnjė rrethanė nuk jam ndarė nga ju, nuk kam fluturuar dhe nuk do tė fluturoj mbi ju, nuk jam shmangur as dhe nė vendet e tjera, nė ēdo situatė kam qėndruar para ose midis jush. Prandaj, unė ju ftoj ju tė mė gjykoni para sė gjithash, nga qėndrimi im ndaj problemeve tuaja, projekti qė paraqes pėr zgjidhjen e tyre, qėndrimet qė kam mbajtur dhe mbaj ndaj interesit tonė kombėtar e tė mė gjykoni nga fjala e dhėnė.

Ndryshim pėr mua do tė thotė qė fjalėt e mira t’i shndėrrosh nė punė tė mira. Ju garantoj se nė qeverinė e ardhshme, qeveritarėt qė nuk mbajnė premtimet do tė largohen. Unė nuk mund tė pranojė qė ata qė ju iu besoni votėn, ta pėrdorin atė pėr mashtrimin tuaj. Pėrgjegjėsia pėr premtimin do tė jetė pėrgjegjėsia e parė pėr tė cilėn do pėrgjigjet qeveria e ardhshme. Unė besoj se detyra supreme e kryeministrit dhe kabinetit tė ardhshėm ėshtė tė mbroj qytetarėt shqiptarė nga korrupsioni dhe me duart e pastėrta sterile tė kirurgut, forcėn e drejtė tė ligjit, rrezen e diellit tė transparencės tė shkulė nga trupi i lodhur i shoqėrisė sonė kėtė kancer qė po shkreton, than shėndetin, bukurinė, imagjinatėn, jetėn e fėmijėve, tė rinjve, burrave e grave, tė moshuarve, por edhe tė familjes dhe shoqėrisė shqiptare nė tėrėsi.

Nga kjo platformė unė garantoj shqiptarėt se beteja e parė qė do tė fitojmė sė bashku do tė jetė beteja kundėr tij. Premtimi im ėshtė duar tė pastėrta dhe forca e ligjit dhe transparenca e plotė nė mbrojtje tė pasurive tuaja private dhe publike. Ligji i parė qė do tė amendohet ėshtė ligji i konfliktit tė interesit. Unė zotohem para jush se asnjė qeveritar apo zyrtar nė administratėn e ardhshme nuk do mund tė pėrdorė pushtetin, nuk mund tė pėrdorė imunitetin pėr pasurimin e paligjshėm tė tij apo familjes sė tij pa u pėrballur me rreptėsinė e ligjit. Unė ju siguroj ju se asnjė qeveritar apo zyrtar nuk do tė mund tė fshehė, transferojė pasurinė e pėrvetėsuar nėpėrmjet pushtetit tek familjarė dhe aq mė pak bashkėshortja e tij. Ata mund ta kapėrcejnė edhe ylberin apo tė bėjnė edhe lifte, por nga puna do tė largohen dhe me ligjin do tė pėrballen. Duar tė pastėrta, barazi para ligjit - ėshtė zotimi ynė.


Suksesi, ėshtė fėmija i guximit

Shqipėria e sotme ngjet me njė nėnė nė prag lindjeje, qė ėshtė plot ndruajtje dhe jo pa dhimbje por plot shpresė dhe gėzim, qė mezi pret tė lindė fėmijėn e saj, ndryshimin pėr tė gjithė shqiptarėt.

Prandaj, ajo sot ka nevojė mė shumė se kurrė pėr mbėshtetjen, dashurinė, besimin, pėrkushtimin tonė. Prandaj ftoj shqiptarėt le ta duam mė shumė Shqipėrinė, sepse kėshtu do tė duam mė shumė vehten, fėmijėt dhe tė ardhmen tonė. Sė bashku nė betejėn elektorale tė ndryshimit tė madh, fillimit tė madh.

Ndryshimi do tė thotė mbarėsi, shpresė, mirėsi, punė, prosperitet, shkolla moderne, rend, siguri, integrim, dinjitet, faqe tė bardhė pėr ēdo shqiptar dhe pėr Shqipėrinė.

Gjenerata jonė jetoi shtypjen mė tė egėr. Me kurajon, guximin tonė, ne u bėmė njerėz tė lirė, realizuam ėndrrėn e lirisė. Me kurajon tonė le tė realizojmė ėndrrėn e bukur tė demokracisė dhe integrimit.

Agjenda jonė ėshtė fitorja e ndryshimit, fitorja e ideve tė projektit tonė, e tė gjithė atyre qė kanė nevojė pėr mirėqėnie dhe punėsim, rend, siguri, dinjitet, e shkollimit, e fitores sė integrimit nė BE dhe NATO, e fitores sė atyre qė u qėndruan besnik kėtyre parimeve, e fitores sė atyre qė duan tė shohin pėrpara, e fitores sė fėmijėve, vajzave, djemve, burrave, grave qė duan ta shohin Shqipėrinė – shtėpinė mė tė bukur tė tė gjithė shqiptarėve.

Ne tė gjithė jemi para njė takimi tė madh, takimi me ndryshimin, shpresėn, fitoren dhe tė ardhmen. Sė bashku drejt tyre!. Suksesi, thotė Dysrale, ėshtė fėmija i guximit. Ne do tė fitojmė!

Le tė ecim ne mė tė bashkuar se kurrė me shpirtin e modestisė drejt fitores. Fitorja jonė nuk ėshtė fitore e partisė, ėshtė fitore e shqiptarėve dhe e Shqipėrisė.

Kortezi e gazetes Tema

Shėnim: Pėr t'u njohur me fjalimet e tjera nė kongres apo pėr tė shkruajtur reagimet tuaja, vizitoni temėn e hapur pėr diskutim nė forumin shqiptar duke klikuar kėtu.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.