Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Bota eshte nje komedi per ata qe mendojne e nje tragjedi per ata qe ndjejne.
--- Walpole

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 137 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Demokraci :: Raporti i Komisionit Ndėrkombetar pėr Ballkanin
Postuar nga: Skampa

Demokraci Me datė 12 Prill 2005 Komisioni Ndėrkombėtar pėr Ballkanin botoi raportin e tij prej 65 faqesh tė titulluar “ E Ardhmja Evropiane e Ballkanit” ku jepen ide dhe bėhen propozime pėr shndėrrimin e Ballkanit nga njė zonė konfliktesh dhe luftėrash, nė njė zonė ku mbizotėron paqja dhe bashkimirendimi i gjithanshėm ekonomik dhe shoqėror.

Raporti i Komisionit Ndėrkombetar pėr Ballkanin

Komisioni Ndėrkombetar bėn njė trajtim tė gjendjes nė vendet e ndryshme tė Ballkanit duke dhėnė mendimet e tij se si duhet tė dilet nga kriza dhe pėrshpejtohet pėrfshirja e kėtyre vendeve nė gjirin e Bashkimit Evropian. Komisioni Ndėrkombėtar pėr Ballkanin ndalet edhe tek ēėshtja e Kosovės dhe jep propozimet e tij se si mund tė dilet nga gjendja aktuale e pasigurisė dhe rrezikut tė njė konflikti tė ri tė mundshėm nė Ballkan.

Komisioni pėrmend se mbajtja pezull e statusit pėrfundimtar tė Kosovės dhe kuadri aktual kushtetues i saj janė pengesat kryesore drejt evropianizimit tė Ballkanit. Ndėrsa tė gjithė shtetet aspirojnė pėr anėtarėsim nė BE, akoma nuk ėshtė e qartė se sa shtete mund tė kerkojne anėtarėsim. Kjo pėr faktin se Serbia dhe Mali i Zi mund tė aplikojnė nė kuadrin e Unionit Serbi-Mal i Zi ose mund tė aplikojnė si shtete tė vecantė. Nė kėtė skenė pėrfshihet edhe Kosova e cila mund tė aplikojė pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian si shtet i pavarur dhe sovran ose si shtet i pavarur nė kuadėr tė Unionit Serbi, Mal i Zi dhe Kosovė. Komisioni pėrmend se tani pėr tani nuk mund tė bėhet fjalė pėr integrim tė Ballkanit nė Bashkimin Evropian nisur nga pasiguria kushtetuese qė mbizotėron. Komisioni bėn thirrje se nuk ka mbetur shumė kohė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e Kosovės. Komuniteti Ndėrkombėtar ka dėshtuar nė pėrpjekjet e tij pėr tė sjellė sigurinė dhe zhvillimin nė. Njė Kosovė shumė etnike ekziston vetėm nė disa vlerėsime burokratike tė komunitetit ndėrkombėtar. Ngjarjet e Marsit tė vitit 2004 ishin shenja mė e qarte qė na bėn tė vetdijshėm se situata atje mund tė shpėrthejė nė ēdo ēast. Pas ngjarjeve tragjike tė Marsit, UNMIK-u ėshtė treguar i paaftė dhe nuk ka patur kurajon tė pėrmirėsojė gjendjen nė vend.

Serbėt nė Kosovė jetojnė tė burgosur nė enklavat e tyre pa tė drejtė lėvizjeje, pune dhe pa asnjė shpresė ose mundėsi qė njė ditė do tė integrohen nė shoqėrinė kosovare. Pozita e minoritetit serb nė Kosovė ėshtė prova qė minon vlerat tė cilat Evropa e Bashkuar kėrkon tė zbatojė tek vendet qė kėrkojnė tė aderojnė nė tė. Shqiptarėve tė Kosovės duhet t’u jepet njė mesazh i qartė se pėrdorimi i dhunės ėshtė armiku i tyre kryesor pėr arritjen e pavarėsisė sė tyre.

Edhe Beogradi me politikėn e tij ka shėrbyer negativisht duke shtuar problemet e serbėve tė Kosovės, tė cilet janė shndėrruar nė peng tė luftės politike qė po zhvillohet nė Serbi. Edhe drejtuesit shqiptarė tė Kosovės kanė pjesėn e tyre tė fajit pasi nuk kanė shprehur asnjė dėshirė pėr t'u angazhuar nė procesin e pajtimit dhe zhvillimit tė institucioneve dhe strukturave shumė etnike nė Kosovė.

Komisioni shprehet se njė pjesė tė madhe tė fajit e ka edhe komuniteti ndėrkombėtar dhe UNMIK-u. Gjatė viteve tė kaluara UNMIK-u nė shumė raste ka zbatuar politikėn e diskriminimit nė Kosovė. Nėn drejtimin e UNMIK-ut numri i serbėve te punėsuar nė Korporatėn Elektroenergjitike tė Kosovės (KEK) ka pėsuar renie nga 4000 serbė ne vitin 1999 ne 29 serbė, duke patur parasysh qė KEK ka njė fuqi punėtore prej 8,000 punonjėsish. Komuniteti Ndėrkombėtar shihet sot nga shqiptarėt e Kosoves si njė pengesė nė rrugen e tyre drejt pavarėsisė. Ndėrsa serbėt mendojnė se Komuniteti Nderkombetar jo vetėm qė nuk ka bėrė asgjė pėr kthimin e tė gjithė serbėve tė shpėrngulur por nuk ėshtė nė gjendje tė kthejė disa prej tyre. Kuptohet se dėshtimi i Komunitetit Ndėrkombėtar ka arsyet e tij por ky dėshtim nuk duhet toleruar mė gjatė. Situata ekonomike dhe shoqėrore nė Kosovė nuk ėshtė larg situatės sė sigurisė. Kosova po vuan nga mungesa e theksuar e energjisė elektrike ose nga ndėrprerjet me kohė tė zgjatur. Disa fshatra nė Kosovė janė pa energji elektrike prej njė periudhė kohore mė shumė se njė muaj. Kosova asnjėherė nuk arrriti tė zhvillojė njė ekonomi tė pavarur dhe nuk ka gjasa qė kjo tė ndodhė tani. Papunėsia ėshtė nė nivele shumė tė larta 60 deri ne 70% (rreth 90% nė rradhėt e pakicave). Zhvillimi nė fushėn e ndėrtimit qė u pa pas pėrfundimit te luftes se Kosoves, tashme ka pesuar renie. Shqiptaret e Kosoves jane te lodhur me moszgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės si dhe me gjendjen ekonomike nė vend dhe me problemet e sė kaluarės. Nga ana tjetėr kėrkesa pėr pavarėsi nė rradhėt e shqiptarėve nuk ėshtė ulur, pėrkundrazi, ajo ka pėsuar rritje gjatė vitit tė kaluar. UNMIK-u pėrceptohet nga popullata lokale si administratė e korruptuar dhe burokratike.

Komisioni ėshtė i tė njėjtit mendim me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara lidhur me faktin se Kosova ka bėrė progres tė pamjaftueshėm nė drejtim tė pėrmbushjes sė standarteve ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut, ligjit dhe rendit. Por nė tė njėjtėn kohė Komisioni nėnvizon rėndėsinė qė merr zgjidhja e statusit tė Kosovės sa mė shpejt. Komisioni nuk beson se pavarėsia e Kosovės do tė zgjidhė pėrfundimisht problemet territoriale, por Komisioni shpreh shqetėsimin e tij se zgjatja e procesit tė pėrcaktimit tė statusit do tė sjellė pėrkeqėsim tė situatės sė pėrgjithshme nė Kosovė.

Komisioni mendon se pavarėsia e Kosovės nuk mund tė imponohet mbi Beogradin. Ēdo formė imponimi jo vetėm qė nuk ėshtė e dėshirueshme por ka gjasa qė tė mos ketė asnjė efekt mbi Beogradin duke patur parasysh se dy anėtarvė tė pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit-Rusia dhe Kina- e kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės. Pėr mė tepėr, nė qoftė se Beogradi e kundėrshton procesin e pavarėsisė sė Kosovės, ekziston rreziku qė tė ketė trazira edhe nė pjesė tė tjera si nė Bosnjė, Maqedoni dhe Mal tė Zi.

Komisioni shprehu edhe pesimizmin e tij lidhur me bisedimet direkte ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar. Negociatat pėr statusin e Kosovės duhen tė pėrqėndrohen nė ofrimin e disa lehtėsirave nė mėnyrė qė Beogradi tė pranojė mundėsinė qė Kosova tė bėhet e pavarur dhe anėtarėsohet nė Bashkimin Evropian. Tė mbushėsh mendjen Beogradit ėshtė detyrė e vėshtirė por jo e paarritshme. Anėtarėsimi nė Bashkimin Evropian pėrbėn njė shtysė nė kėtė proēes qė mund tė pėrdoret pėr tė bindur palėt nė konflikt. Nė kėtė kontekst, Komisioni parashikon arritjen e pavarėsisė sė Kosovės nė katėr faza.

FAZA I: Kjo fazė do tė shoqėrohet me ndarjen de facto tė Kosovės nga Serbia. Komisioni mendon se kjo fazė ėshtė parashikuar nga vetė Rezoluta 1244, ndonėse jo nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Kthimi i Kosovės nėn drejtimin e Beogradit pėrbėn thjesht njė illuzion tė rrezikshėm.

FAZA II: (pavarėsi pa tė drejtė tė plotė sovraniteti). Kjo pavarėsi duhet tė njihet gjatė viteve 2005 dhe 2006. Kjo do tė mundėsojė qė Kosova tė njihet si entitet i pavarur ku komuniteti ndėrkombėtar do tė ruajė disa pushtete nė fushėn e tė drejtave tė njeriut dhe mbrojtjen e tė drejtave tė minoriteteve. Nga pikėpamja ligjore, Kosova do tė mbetet nėn protektoratin
e Kombeve tė Bashkuara. Ndėrkohė, Komisioni propozon transferimin e pushtetit nga UNMIK-u tek Bashkimi Evropian. KFOR-i do te ruajė te njėjtin fizionomi duke mos pvsuar asnjė ndryshim.

Kosova duhet tė trajtohet si shtet i pavarur por jo sovran gjatė kėsaj faze duke mundėsuar rritjen e kapaciteteve tė vetqeverisjes. Qeveria e Kosovės do tė jetv pvrgjegjėse pėr taksat, policinė, ekonominė dhe shėrbimet publike nė Kosovė. Komuniteti Ndėrkombėtar duhet tė ruajv tė drejtėn pėr tv nderhyrė nė ato fusha tė cilat do tė siguronin respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe mbrojtjen e pakicave nė bazė tė kritereve tė Kopenhangenit.

Nė mėnyrė qė kjo fazė tė realizohet, Komisioni propozon qė tė hiqet dorė nga politika e "standarteve para statusit" dhe zėvėndėsimi i saj me politikėn e "statusit krahas standarteve. Njė rėndėsi tė veēantė nė kėtv proēes merr decentralizimi, kthimi i refugjatėve dhe qartėsimi i tė drejtės sė pronėsisė. Komisioni rekomandon qė gjatė kėsaj faze, Mitrovica tė nėnshtrohet njė plani tė vecantė dhe tė sigurohet njė status i veēantė pėr manastiret serbe nė Kosovė. Sipas Komisionit, plani i vecantė pėr Mitrovicėn nėnkupton vendosjen e njė administrate tranzitore tė posaēme e cila do tė vepronte ne bazė tė parimeve tė UNTAES qė po zbatohet nė Slavoninė Lindore. Komisioni pėrjashton mundėsinė e ndarjes sė Kosovės gjatė zbatimit tė ketij plani tė posaēėm pėr Mitrovicėn.

Ėshtė e rėndėsishme qė tė bėhet rregjistrimi i popullatės nė Kosovė, proēes i cili do tė mbikėqyret nga ndėrkombėtarėt. Kjo ėshtė e nevojshme pėrpara se tė fillohet nga zbatimi i programit tė decentralizimit nė Kosovė. Sipas Komisionit pėrcaktimi i "qytetarit kosovar' merr njė rėndėsi tė vecantė. Rregjistrimi i shumėpritur i popullatės duhet tė shoqerohet me sqarimin e tė drejtės sė pronėsisė nė Kosovė. Mosmarrėveshjet mbi pronėn pėrbėjnė edhe pengesėn kryesore pėr zhvillimin ekonomik nė rajon. Kjo ėshtė e vėrtetė si pėr pronėn private dhe pronėn publike tė trashėguar nga periudha e Jugosllavisė.

Politika e suksesshme e kthimit te refugjatėve nė Bosnjė duhet zbatuar edhe nė Kosovė. Komisioni mendon se zbatimi i planit tė kthimit tė refugjatėve nė Kosovė ėshtė shumė i rėndėsishėm. Komisioni vėren se nga bisedat qė ka patur me serbėt nė Kosovė dhe Serbi, ka pak gjasa qė refugjatėt tė kthehen nė shkallė masive nė Kosovė. Komuniteti Ndėrkombėtar duhet tė krijojė mundėsi qė serbėt tė kthehen nė Kosovė dhe jetojnė kudo ku ata preferojnė, qoftė nė zonat me shumicė serbe ose nė zona tė tjera tė Kosovės ku ata jetonin pėrpara fillimit tė luftės. Komuniteti ndėrkombėtar duhet tė kujdeset edhe pėr serbėt tė cilėt nuk pranojnė tė kthehen nė Kosovė. Nuk duhet lejuar qė refugjatėt serbė tė cilėt nuk dėshirojnė tė kthehen nė Kosovė tė lihen pas dore sepse kjo do tė pėrbėnte rrezik pėr demokracinė e brishtė nė Serbi. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė Komisioni mbėshtet krijimin e njė ‘Fondi Pėrfshirės’, tė financiar nga Bashkimi Evropian, qė do tė ndihmonte integrimin e serbėve tė Kosovės nė shoqėrinė serbe.

Decentralizimi i pushtetit dhe dhėnia e garancive pėr jetė normale tė serbėve nė Kosovė janė disa nga parakushtet qė Beogradi tė angazhohet nė njė debat konstruktiv rreth pavarėsisė sė Kosovės. Komisioni mendon se sistemi i kuotave tė pakicės qė po zbatohet sipas Marrėveshjes sė Ohrit, duhet tė zbatohet edhe pėr serbėt e Kosovės. Decentralizimi duhet tė ofrojė serbėve tė Kosovės tė drejtėn e vetėqeverisjes dhe zhvillimit. Bashkimi Evropian duhet tė siigurojė mbėshtetje pėr kompanitė kosovare qė punėsojnė anėtarė tė minoriteteve. Kultura e njė shoqėrie civile dhe parimi i pėrfshirjes sė minoriteteve qė Evropa po kultivon, pėrbėn njė nga arsyet qė vendimet e marra tė jenė nė favor tė pėrmbushjes sė detyrimeve ndaj pakicave. Lėnia nė harresė e minoriteteve nuk i shėrben krijimit tė institucioneve tė forta dhe njė shteti funksional.

Ėshtė me rėndėsi qė Shtetet e Bashkuara tė marrin pjesė aktive nė kėtė fazė duke i dhėnė njė shtysė proēesit tė anėtarėsimit tė Kosovės nė Bashkimin Evropian. Shqiptarėt e Kosovės shohin tek Shtetet e Bashkuara garantuesin e pavarėsisė sė tyre. Mospjesėmarrja amerikane ose njė ēarje eventuale nė gjirin e komunitetit Euro-Atlantik do tė kishte pasoja negative.

FAZA III: (Sovranitet jo i plotė). Kjo fazė lidhet me njohjen e Kosovės si kandidate pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian dhe fillimin e negociatave me Brukselin. Gjatė kėsaj faze negociuese, Bashkimi Evropian do tė transferojė tek qeveria e Kosovės edhe pushtetet e fundit lidhur me tė drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave. Kjo pėr faktin se Kosova tashmv nuk konsiderohet mė protektorat evropian.

FAZA IV: (Sovranitet i Plotė i Kosovės). Kjo fazė do tė shėnojė pėrfshirjen e Kosovės nė Bashkimin Evropian.

Sipas Komisionit kėto jane fazat nėpėr tė cilat duhet tė kalojė Kosova pėr t'u anėtarėsuar nė Bashkimin Evropian. Njė parakusht shumė i rėndvsishėm ėshtė mundėsimi i pėrfshirjes sė shpejtv tė Serbisė nė proēeset integruese krahas garancive tė dhėna pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicės serbe nė Kosovė. Kroacia mund tv merret si shembull nė kėtė drejtim. Perspektiva e anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian duhet tė jetė kuadri i vetėm qė do tė nxisė Serbinė tė japė pėlqimin ose tė paktėn tė miratojė kėtė ndryshim themelor qė sjell njohja e pavarėsisė sė Kosovės.

Perktheu Akil Tirana



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.