Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
As me miq e as me anmiq, gojėn mos e fėlliq
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 133 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Histori :: 50 vjet nga Masakra e Tivarit
Postuar nga: Skampa

Histori Njė histori qė s'mund dhe s'duhet harruar.

Dihet mirėfilli se pas kapitullimit tė Italisė fashiste (shtator 1943) Shtabi Suprem i UNĒJ shtoi aktivitetin e vet ushtarak nė Kosovė dhe nė viset tjera shqiptare dhe deri nė nėntor 1944 (por edhe mė herėt) nė kėto hapsira u formuan njėsite tė shumta tė UNĒJ, duke filluar nga ēetat, aradhat, batalionet e deri nė brigada. Kėto formacione partizane edhe pse u formuan nė trrollin shqiptar nuk u formuan pėr tė mirėn e shqiptarėve.

Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1944, derisa forcat aleate amerikane-angleze-ruse...) pėrparonin nė tė gjitha frontet e luftės kundėr ushtrisė hitleriane,Titoja do t“i shfrytėzojė kėto rrethana,pėr luftimin e forcave tė mbrojtjes kombėtare shqiptare 1 dhe ripushtimin e Kosovės. Pėr t“i realizuar mė lehtė synimet e saj ,udhėheqja jugosllave,nė fillim tė janarit 1945 urdhėron mobilizimin e brigadave tė Kosmetit pėr t“i dėrguar nė Frontin e ashtuquajtur tė Sremit-nė Serbi. Ndonėse qendra e rezistencės shqiptare nė gjysmėn e dytė tė dhjetorit 1944-janar 1945 ishte pėrqėndruar nė Drenicė, Shtabi Operativ i Kosmetit, urdhėroi Shaban Polluzhėn qė ta lėshonte Drenicėn dhe tė nisej nė drejtim tė Podujevės, pėr t“u bashkuar me Brigadėn VII e cila po marshonte pėr Serbi. Shtabi i Brigadės sė Drenicės largimin nga Kosova do ta kushtėzojė me ndėrprerjen e vrasjeve dhe tė plaēkitjeve mbi popullsinė civile nga ana e ushtarisė ugosllave. Mmirėpo pas dėshtimit tė nėnshtrimit tė Shaban Polluzhės mė 25 janar nisin operacionet ushtarake nė shkallė tė gjerė pėr asgjėsimin e Brigadės sė tij.

Nė kėto operacione antishqiptare morėn pjesė: Divizionet 24,26,44, 46,52 tė Serbisė, Divizionet 41 dhe 50 tė Maqedonisė, grupi i brigadave tė Malit tė Zi(brigada e I e Bokės dhe brigada e VI) dhe repartet speciale tė OZN tė drejtuara nga Spasoje Gjakoviē. Nė kohėn kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet mė tė pėrgjakshme nė Drenicė, mė 8 shkurt 1945 komandanti suprem i UNĒJ J.B.Tito me urdhėr tė veēantė nr.31 vendosi administrimin ushtarak nė Kosovė. Kėtė vendim Titoja e mori mė 7 shkurt 1945 nė Beograd nė njė takim me ushtarakėt serb Savo Dėrleviēin, Gjuro Medenicėn dhe Kėrsto Filipoviēin. Me kėtė urdhėr i tėrė pushteti nė Kosovė do t“i kaloi njė grupi tė caktuar ushtarakėsh serbo-malazez, tė cilėt do tė ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atė gjyqėsor.

Gjatė ndryshimeve nė strukturėn komanduese nė krye tė pushtetit ushtarak pėrkatėsisht tė Shtabit tė Ri Operativ u emrua ish-shefi i Armatės I kolonel Savo Dėrleviē, duke e zavendėsuar Fadil Hoxhėn i cili mbeti zavendės i tij. Shef i Shtabit u emerua nėnkolonel Dushan Vukotiē (deri nė atė kohė ishte zėvendėskomandant i Divizionit 46 jugosllav), shef i prapavijės u caktua Stevo Dobėrkoviē (i dėrguar nga shtabi qėndror i Sėrbisė), ndėrsa komisar politik u emrua nėnkoloneli Gjuro Medenica. Mė 10 shkurt 1944 kjo komandė bėri riorganizimin e tėrėsishėm tė ushtrisė duke formuar Divizionin e artilerisė, tė kalorėsisė, tė ndėrlidhjes, grupin operativ tė brigadave, Divizionin 46,52, etj. Kjo makineri ushtarake nė Kosovė duke i marrė tė gjitha masat gjoja pėr "spastrimin" e terenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundėrrevolucionarėt" vrau e masakroi pamėshirė mijėra shqiptarė gjithėandej Kosovės. Nė kėtė fushatė tė egėr ushtarake mė 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicės, pas vrasjes sė tribunėve popullorė Shaban Polluzha e Mehmet Gradica nė kullat e Dvoranėve nė Tėrstenik.

MASAKRA E TIVARIT

Shtabi Operativ i "Kosmetit" i urdhėruar nga SHS i UNĒJ me qėllim tė shpėrbėrjes sė bėrthamės sė qėndresės shqiptare nė Kosovė, gjatė muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunė shqiptarėt pėr t“i dėrguar nė frontin e dytė tė ashtuquajtur tė Adriatikut veriperėndim tė Jugosllavisė. Skenaristėt e Masakrės sė Tivarit, pėr dėrgimin e mobilizuesve shqiptarė nė pjesėt veriperėndimore tė Jugosllavisė, kishin zgjedhur rrugėn Prizren-Kukės-Shkodėr-Tivar-Dubrovnik-Rijekė. Pėr kėtė front mobilizuan shqiptarėt nga ushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Kaēaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni, etj.

Sipas kujtimeve tė pleqėve qė pėrjetuan kėtė mobilizim tė dhunshėm, tė mobilizuarit shqiptarė fillimisht janė tubuar nėpėr qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj tė organizuar nė njėsi ushtarake tė komanduara nga oficerė shqiptare kanė udhėtuar nė qendrėn e pėrgjithshme mobilizuese (kazermėn ushtarake)nė Prizren. Pas sistemimit, shqiptarėt e mobilizuar do tė ēarmatosen me arsyetimin se armėt do t'i marrin nė Kroaci e Slloveni! Ēarmatosja atyre iu ka dhėnė njė sinjal tė keq dhe me tė drejt ka lindur dyshimi nė pėrgatitjen e ndonjė skenari shfarosės nė prapaskenė. Kjo psikoz u thellua edhe mė tepėr atėherė kur u ēarmatosėn edhe oficerėt shqiptare dhe pėr pėrcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46 serb e njohur pėr terrorizimin e popullit shqiptar gjatė muajve tė kaluar. Deportimi i shqiptarėve tė mobilizuar nga kazermat e Prizrenit u bė nė tri skalione:

1.Skalioni i parė qė pėrbėhej nga 3700 veta u nis mė 24.03.1945 dhe pas 5-6 ditėsh arriti nė Tivar, ku iu dorėzua reparteve tė Divizionit tė IX-tė jugosllav. Gjatė rrugėtimit, derisa u dorėzuan nė vendin e caktuar, tė mobilizuarit u keqtrajtuan nė mėnyrė shtazarake nga kriminelėt serbo-malazezė. Tė mobilizuarit shqiptar nga Tivari do tė nisen pėr nė Istri, ku fillimisht disa ditė do tė ndalojnė pėr tė pushuar nė ujdhesėn Ēiovė afėr Trogirit.Dhe ato ditė gjatė kalimit me njė anije tė vjetėr,nga ujdhesa pėr nė Trogirė, u mbytėn rreth 65 veta, prej tė cilėve 29 qenė vetėm nga Kaēaniku.

2.Skalioni i dytė i pėrbėrė nga 4700 veta u nis dy ditė mė vonė (mė 26 mars) nėn pėrcjelljen e forcave tė Brigadės XXVII dhe mė 30 mars nė Shkodėr iu dorėzua Brigadės X malazeze 6. Gjatė marshimit katėr ditor nė rrugėn Prizren-Zhur-Kukės-Puk-Shkodėr pėrkundėr lodhjeve e rraskapitjeve tė mėdha nga rruga e gjatė, tė mobilizuarit u keqtrajtuan e u rrahėn dhe nė shumė vende shumė prej tyre u vranė si gjatė kohės sė pushimit, gjatė kalimit tė lumejve apo gjatė tentimit tė ndonjėrit prej tyre pėr ta shuar etjen nė burimet e ujit.

Pas kėtyre peripecive nga Shkodra nėn pėrcjelljen e malazezėve, nė mesditėn e 1 prillit 1945 arritėn nė Tivar. Atė ditė tė kobshėm rrugėve tė qytetit shihej njė mobilizim i ushtarėve serbo-malazez, tė cilėt vėshtronin me pėrbuzje kolonėn e gjatė tė shqiptarėve. Kjo kolonė ėshtė ndaluar nė qendėr tė qytetit (me urdhėr) kinse pėr tė pushuar dhe ndėrkohė ndodhė njė eksces nė mes rojes dhe katėr shqiptarėve, tė cilėt u penguan qė tė pinė ujė nė njė krua aty afėr. Nga ky konflikt ushtarėt e urdhėruar derdhin njė breshėri plumbash nė trupat e shqiptarėve, me ē'rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qėllim (pėr ta filluar komplotin e pėrgaditur) e shtyri masėn e shqiptarėve qė tė shtrihen pėr toke, ndėrkohė qė ajo hapsirė ishte vėnė nė shėnjestėr tė pushkėve dhe mitralozėve qė ishin vendosur nė ēdo qoshe tė rrugėve, dritare dhe terracė tė shtėpive e nė shkėmbijtė e kodrave pėrreth.

Azem Hajdini njėri nga dėshmitarėt e mbetur gjallė nga Masakra e Tivarit, kėshtu e pėrkujton ngjarjen e krijuar pas ekscesit: "Me tė pėrfunduar tė kėtij akti mizor, meqė ne ishim nė kolonė pėr 4, nė gjatėsi prej 5-6 km, e ku mundėsia pėr njė shfarosje masive ishte mė e vogėl, na kanė urdhėruar tė ngritemi nė kėmbė dhe tė qėndrojmė nė vend me duar tė lidhura mbi kokė. Pas pak na kanė urdhėruar tė ecim drejt njė ndėrtese tė madhe 3 katshe, e ashtuquajtur "Monopoli i duhanit", me njė sipėrfaqe prej afro 300m2 dhe me oborr tė rrethuar. Ndėrtesa ishte e rrethuar nga tė 3 anėt me kodra shkėmbore, kurse oborri ishte i rrethuar me mure tė larta e me rrethoja tė hekurt. Nė tė hyrė tė oborrit - kujton Azem Hajdini- ishin 10-15 ushtarė tė cilėt me shufra hekuri godisnin nė kokė, gjoks apo nė shpinė ēdo njėrin prej nesh dhe nga kėto goditje mbetėn tė shtrirė pėr vdekje rreth 100-150 veta. "Pas futjes sė shqiptarėve brenda nė ndėrtesė (rreth 1000 veta) dhe brenda oborrit tė rrethuar me mure (2200-2500 veta) dhe njė pjese tjetėr tė mbetur nė rrugė para oborrit, rreth orės 14:00 ata do tė sulmohen nga tė katėr anėt. Shtihej me te gjitha llojet e armėve tė zjarrit si me pushkė automatike, mitralozė, mortaja dhe bomba dore, revole etj. Kėshtuqė brenda njė ore gjithė masa e grumbulluar nė ato hapsira nuk mbeti nė kėmbė. Me kėtė rast oborri dhe sheshi u shndėrrua nė lumė gjaku qė i ngjante njė kataklizme tė vėrtetė, ndėrsa ndėrtesa u shndėrrua nė gėrmadhė, me qindra kufoma shqiptarėsh brenda saj. Kėsaj masakre makabre arritėn t'i shpėtojnė kryesisht ata qė u gjendėn nė ndėrtesė dhe ndonjėri, qė kishte rėnė nė tokė para se tė filloj sulmi. Kufomat e shqiptarėve tė vrarė e tė masakruar mizorisht gjatė tėrė natės sė 1-2 prillit u bartėn me qerre dhe u hodhėn nė det pėr t'u zhdukur nga vendi i krimit.

Sipas burimeve arkivore rezulton se nė Tivar mė 1 Prill 1945 u vranė e u masakruan rreth 1700 shqiptarė, ndonėse nga kujtimet e dėshmitarėve qė pėrjetuan kėtė masakėr del se ky numėr mund tė jetė shumė mė i madh. Kjo ngjarje tragjike pėr popullin shqiptar, edhe pse ndodhi larg opinionit tė atėhershėm, ishte e qartė se u pėrgatit nga kreu i udhėheqjes jugosllave edhe pse mė vonė Aleksandėr Rankoviēi me kompani, kėtė ngjarje do tė pėrpiqet ta cilėsoj si incident tė rėndė tė shkaktuar me fajin e vet shqiptarėve!? Dėrgimi i shqiptarėve pėr nė Frontin e Adriatikut nuk do tė ndalet edhe pas kėsaj masakre makabre.

3. Skalioni i tretė me 2700 veta nga Prizreni u nis mė 27 mars 1945 nėn pėrcjelljen e Brigadės XXVII. Gjatė rrugėtimit tė gjatė e tė mundimshėm, pėr mungesa tė ushqimit e tė higjienės dhjetra shqiptarė u sėmunė nga tifoja dhe pėr pasojė disa prej tyre vdiqėn. Mė 1 prill gjatė kalimit tė lumit Buna u pėrgatit njė incident me ē'rast u vranė disa prej tyre. Ndėrkaq nė mbrėmjen e 2 prillit ky grup arriti nė Tivar dhe iu dorėzua Divizionit tė IX-tė dalmatin. Nga Tivari me anije u transportuan nė Dubrovnik ku u vendosėn nė disa objekte me destinime tė ndryshme, mirėpo njė grup prej 800 vetash qė ishin vendosur nė njė depo baruti nė njė mėngjes u gjetėn tė ngulfatur nga njė lloj helmi dhe shumica prej tyre gjetėn vdekjen. Edhe me vonė gjatė muajit prill 1945 janė nisur tri skalione te tjera per nė kėtė front.

Skalioni i parė, me 1506 veta, nga Prizreni pėr nė Tivar u nis mė 19 Prill i shoqėruar nga repartet e batalionit tė I tė Brigadės XXVI dhe Kompanisė sė zbulimit tė Divizionit tė 46 serb. Skalioni i dytė me 2601 veta u nis mė 20 Prill nėn mbikqyrjen e Brigadės XXV dhe tė kompanisė sė zbulimit tė Divizionit 46 serb. Ndėrkaq, mė 24 Prill u nis skalioni i tretė me 1216 veta i pėrcjellur nga Brigada XXVI. Nga kėto shifra rezulton se gjatė Prillit janė mobilizuar 5323 shqiptarė, ndėrsa pushteti serb dallon vetėm 4300 veta. Tė gjitha kėto skalione u dorėzuan nė repartet e Armatės IV jugosllave dhe me anije u dėrguan nė shumė vija tė frontit nė Slloveni e Kroaci prej nga qindra shqiptarė nuk do tė kthyen kurrė nė shtėpitė e tyre.

Gjatė muajve Mars-Prill 1945, pėrmes rrugės Prizren-Kukės-Shkodėr-Tivar (pėr nė Frontin e Adriatikut) janė deportuar 16423 shqiptarė nga Kosova, kurse rreth 4600 tė tjerė u dėrguan nga viset shqiptare tė Maqedonisė. Ndėrkaq, nė Janar 1945 pėr nė Frontin verior (tė Sremit) janė mobilizuar rreth 18500 shqiptarė nė pėrbėrje tė Brigadave tė "Kosmetit" dhe 5000 tė tjerė nga Maqedonia. Nga kėto shifra rezulton se gjatė muajve Janar-Prill 1945 janė mobilizuar dhunshėm rreth 44523 shqiptarė nga Kosova dhe viset tjera etnike pėr ne frontet e ashtuquajtura tė Sremit e tė Adriatikut.



1) Dr.D.Bislimi-Formacionet politik-ushtarake nė Kosovė 1941-1945,Prishtinė 1997,fq.209/.Prof.ddr.Izber Hoti-Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare nga kapitullimi i Italisė fashiste deri nė fund tė nėntorit 1944(Fejtoni)Zėri 16.X.2003,fq.18/Dr.Daut Bislimi:vepra e cituar,fq.196.
2) Dr.M.Pirraku-Kryengritja e Drenicės 21.01-21.02.1945(Kumtesė 21 shkurt 2001,Prishtinė
3) Sh.Braha - Gjenocidi serbomadh... fq.458
4) A.Ajdini - Tragjedia e Tivarit, 1990-fq.3
5) Sh.Braha - Gjenocidi serbomadh..., fq.458
6) M.Shatri-Kosova nė LDB, fq.224
7) A.Ajdini - Tragjedia e Tivarit, fq.13
8) Po aty, fq.15-17
9) Nė raportin e prof.Ymer Berishės dėrguar Misionarit anglez Hudson mė 22.X.1946 nė Tiranė thuhet se nė Tivarė janė vrarė 1670 veta...Mė 20.IX.1996 TV norvegjez dha njė lajmė pėr zbulimin e njė varreze afėr Tivarit me 2 mijė viktima tė shqiptarėve tė vrarė mė 1 prill 1945.
10) L.Nasi - Ripushtimi i Kosovės..., fq.177
11) AIHU, k.1341, dt. 8.VI.1945
12) Dr.M.Pirraku - Ripushtimi jugosllav i Kosovės, fq.145


Sheradin BERISHA
Revista PASQYRA 6 Prill 2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.