Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Edhe atij qė ka dije mbi tė gjithė, i duhet tė mėsojė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 173 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Intimitet :: Vendin e parė nė jetėn time e zė muzika
Postuar nga: Albo

Intimitet 14 vjet larg Shqipėrisė

Kantautori i njohur shqiptar, Kujtim Prodani, tregon per "KJ" pasionin per muziken dhe jeten ne nje vend te huaj...

Ėshte larguar nga Shqiperia ne drejtim te Austrise, ne mars te vitit 1991 dhe pas plot katermbedhjete vjetesh, rikthehet me ide dhe projekte te reja. Nje prej ketyre projekteve (tashme drejt perfundimit), eshte realizimi i nje albumi me kenge, qe pritet te dale ne treg vetem pas tre-kater javesh. Kujtimi ka punuar shume me kete album dhe perpara se te fillonte te shkruante kenge, ka lexuar qindra libra me poezi te autoreve shqiptare dhe te huaj. Pjese e ketij albumi te pare, do te jete padyshim edhe kenga "I am from Tirana", me te cilen ai u identifikua pas kthimit nga Austria. Kujtimi ka lindur me 12 mars te vitit 1963, ne nje familje artistesh. Qe ne vogeli, ai u ushqye nga babai i tij, kompozitori i njohur Agim Prodani, dhe nena, kengetarja e madhe e muzikes sone Anita Take, me dashurine per muziken dhe per pianon. Kujtimi tregon se prinderit e tij, kane qene per te edhe miqte me te mire. Edhe pas ikjes nga Shqiperia, ne mars te _91-shit, Kujtimi nuk u shkeput per asnje cast nga muzika. Madje, ishte pikerisht kjo e fundit, qe e ndihmoi kantautorin shqiptar te akomodohej si pianist ne nje hotel, i cili ndodhej ne nje zone turistike te Austrise dhe qe frekuentohej nga pushues te shumte. Ne nje interviste per "KJ", Kujtimi tregon detaje nga jeta e tij private dhe profesionale.

Intervistoi: Esmeralda Gjoka

- Ne mars te vitit 1991, edhe ju si shume shqiptare te tjere, u larguat nga Shqiperia ne drejtim te Austrise. Cila ishte arsyeja qe ju shtyu te ndermerrnit nje hap te tille?

- Arsyeja qe me shtyu per t'u larguar lidhej me nje lloj kurioziteti per te pare se c'ofronte bota e jashtme. Ne ishim mesuar te jetonim ne nje vend te mbyllur, te izoluar dhe "hapjen" e shihnim si dicka te jashtezakonshme. Une u ambientova shume shpejt me jeten pertej kufijve te vendit tim dhe fakti qe nuk tentova te rikthehesha ne Shqiperi per nje kohe te gjate, tregon se kisha arritur te pershtatesha me menyren e jeteses atje. U vendosa ne nje hotel qe frekuentohej vazhdimisht nga turiste te shumte dhe si pasoje, u gjenda ne nje atmosfere shume te kendshme. Une u dhuroja atyre kenge, organizoja festa familjare dhe ata mbeteshin shume te kenaqur nga kjo gje. C'eshte me e bukura, ne vitet qe pasonin shume prej ketyre turisteve telefonin ne hotel per te pyetur se ne c'periudhe gjendesha une aty, ne menyre qe te vinin dhe te kalonin pushimet bashke me muziken time. Natyrisht, nuk mund ta mohoj qe me ka munguar edhe ajo qe kisha lene ketu.

- Megjithate, nje dite vendoset te ktheheshit. Do te qendroni pergjithnje ketu, apo mendoni te largoheni serish?

- Kisha rreth pese vjet pa ardhur ne Shqiperi dhe me kishte marre malli shume. Kisha disa jave leje dhe mendova t'i kaloj ato ne Tirane. Do te festoja edhe 40-vjetorin e lindjes 2-3 dite pas kthimit. Ndjeja brenda meje deshiren per te shkruar muzike filmi, per te shkruar muzikal, opereto, komedi muzikore, etj. Kontaktova me disa te njohur dhe kolege te mite dhe me beri pershtypje qe ata me pane me habi kur ua thashe deshirat e mia, ndonese disa vjet me pare i kisha levruar jo pa sukses keto zhanre. Keshtu qe, nuk u krijua atmosfera qe une t'i ofrohesha serish filmit. Kisha kompozuar nje kenge qe titullohej "I am from Tirana", e cila u prit mjaft mire nga publiku shqiptar. U paraqita me kete kenge tek spektakli i Ardit Gjebrese dhe ne perfundim te shfaqjes, vjen dikush dhe me uron, dikush qe nuk arrita ta njoh menjehere. Ishte Pirro Cako. Dukej shume i emocionuar dhe i mallengjyer nga kenga ime, gje qe s'ndodh shpesh tani ne vitin 2005 dhe ne ate atmosfere te bukur dhe prekese, me thote: "Pse nuk ben nje album tendin?" Deri ne ato momente, kjo gje as qe me kishte shkuar ne mendje. Disa dite me vone, vendosa te rikthehem ne Austri. Por, para se te largohesha, ndalova ne nje librari dhe bleva disa libra me poezi nga autore shqiptare dhe te huaj. Lexova shume, gje qe me ngacmoi te shkruaja. Shkrova disa kenge te cilat vendosa t'i hedh ne nje CD, sepse nuk me pelqente te mjaftohesha me suksesin e nje kenge. Mora pjese ne festivalin e madh te kenges te vitit 2003 dhe me pas ne festivalin "Kenget e Stines" te vitit te kaluar. Aty u binda qe duhej te vazhdoja me tutje.

- Na thate se po punoni me albumin tuaj te pare. Kur do te mund ta publikoni ate?

- Albumi im perfundon per tre-kater jave. Eshte nje ngarkese per momentin, pasi jam i angazhuar edhe prane spektaklit "Kenget e shekullit" qe transmetohet nga Tv Klan. Jam vertet i ngarkuar ne kete periudhe, por shpresoj t'ia dal mbane.

- Disa nga kenget e ketij spektakli duhet te jene teper familjare per ju, apo jo?! E them kete, duke pasur parasysh faktin qe autor i disave prej tyre eshte edhe babai juaj, kompozitori i madh shqiptar Agim Prodani...

- Ne momentin qe Pandi Laco me propozoi te merrja pjese ne kete spektakel, me dolen para sysh si ne nje parade, shume krijime te kompozitoreve te medhenj, disa prej te cileve, per fat te keq nuk jetojne me. Ishte nder dhe kenaqesi per mua te marr pjese ne kete spektakel. Kjo jo vetem per faktin se aty ka kenge te babait tim, por sepse e konsideroj si nje nisme shume pozitive, e cila pervec te tjerash, i jep mundesi edhe brezit te ri te njihet me keto kenge. Nuk them se te rinjte duhet detyrimisht t'i pelqejne ato, por nje degjim dhe shijim i tyre, nuk do t'u bente keq.

- Jeni rritur ne nje familje artistesh. A mos ka qene kjo edhe nje nxitje e forte qe t'i drejtoheshit muzikes?

- Qe te jem i sinqerte, me pelqente muzika qe i vogel. Por nga ana tjeter, me mundonte fakti qe pianoja kerkonte tre-kater ore studim ne dite, gje qe per nje femije gjashte-shtate vjecar, kthehet ne nje lloj "torture". Im ate ka qene shume kerkues dhe insistonte qe te pakten per tete vjet, ta merrja kete kulture muzikore dhe pastaj, ne moshen 14-vjecare, te vendosja vete se c'duhej te beja me jeten time. Une kam qene dhe jam akoma shume i apasionuar pas sportit dhe ne deren e shtepise sime, trokisnin shpesh trainee volejbolli dhe basketbolli. Por babai nuk kishte shume qejf qe une te merresha me sport. Pra, kjo ishte dilema e madhe e viteve te femijerise.

- Vazhdoni te jeni po aq i apasionuar pas sportit edhe ne ditet e sotme?

- Po, jam. Ne Austri, jetoj ne nje pike turistike, ne nje zone me shume debore dhe ku dimri zgjat tete-nente muaj te vitit. Atje fillova te ushtroj sportin e "snowbording" dhe cdo dite, me ore te tera, rreshqisja ne bore se bashku me turistet e tjere. Ne vitin '96, nje gazetar sportiv qe ndodhej aty, rastesisht mori vesh qe vija nga Shqiperia. Ne ate kohe zhvilloheshin Lojerat Olimpike ne Nagano dhe ky gazetari me kerkoi qe te merrja pjese ne keto lojera dhe te perfaqesoja Shqiperine ne "snowbording". Sigurisht qe nuk pranova, pasi une i hyj nje gare, vetem kur kam bindjen se do te dal fitues prej saj.

- Cfare pasionesh te tjera keni?

- Me pelqejne shume poezia dhe regjisura. Por nese do te me pyesnit se c'bej une ne kohen e lire, do t'u thosha: Luaj ne piano. Pra, profesioni eshte edhe hobi im me i madh.

- C'raporte keni me parane?

- Ime eme eshte mbi te gjitha nje mikeshe e afert e imja dhe nje nder meraqet e saj, eshte qe une nuk di ta menaxhoj parane. Une jetoj mire, jam i kenaqur me jeten qe bej, por paraja, ashtu sic vjen tek une, ashtu edhe iken. Pra, ato qe fitoj i perdor per te jetuar mire, por nuk e kam pasur asnjehere manine per te grumbulluar sa me shume para.

- Qenia e Kujtimit ne rolin e nje kryefamiljari, a ben pjese ne projektet tuaja te aferta?

- Jo, nuk kam menduar fare per kete gje. Madje, per kete gje me pyeti nje dite edhe pedagogu dhe miku im, profesor Bert Radoja. I i dhashe atij te njejten pergjigje qe do t'u jap edhe ju tani. Nuk e ndiej te nevojshme te mendoj per kete gje ne keto momente. Se pari, duhet te them se me mbush muzika dhe njerezit qe me rrethojne dhe se dyti, e kam te veshtire ta shoh Kujtimin si kryefamiljar. Mund te ndodhe qe nje dite ky fenomen te ngjase, sic mund edhe te mos ngjase. Por nuk ka receta ne kete drejtim.

- Megjithate, e keni nje shoqe speciale, apo jo?

- Ka patur, por per momentin nuk ka. Ne rastin e shoqeve te vecanta, shpesh gjendem perballe nje problemi, qe eshte evidentuar ne dy raste vertet te rendesishme per mua. Une nuk e pranoj dot bashkejetesen. Me pelqen te jetoj vetem, te ec ne rrugen time, te merrem me profesionin tim dhe te jem i lire. Ndersa femrat e kerkojne bashkejetesen si menyre per t'u ndier te sigurta dhe per t'u mbeshtetur diku. Dhe ne castin qe ne lidhjen tone ka nisur te diskutohet bashkejetesa, kane filluar edhe problemet. Duhet kuptuar dicka: Vendin e pare ne jeten time e ze muzika dhe ate femer qe pranon te jete ne vendin e dyte, s'e kam takuar akoma (qesh).


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.