Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Lumturia eshte e shendetshme per trupin, por eshte dhimbja ajo qe zhvillon shpirtin.
--- Marcel Proust

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 148 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Intimitet :: Njė artist i mirėnjohur nė pension
Postuar nga: Albo

Intimitet Rrėfimi i aktorit tė njohur. Me ēfarė merret sot njeriu qė dikur pushtoi ekranet e Kinemasė dhe Televizonit

Ljarja: Vitet e mia tė pensionit larg skenės dhe ekranit

Dashnor Kaloēi


Vite mė parė portreti i tij ka qenė vazhdimisht i pranishėm, si nė Kinema ashtu dhe nė Televizionin e vetėm tė asaj kohe. Madje, aq i pranishėm sa qė nė vendlindjen e tij, nė qytetin e Shkodrės, nė ato vite filloi tė qarkullonte edhe njė barsaletė pėr tė. Kėshtu, kur dikush e pyeti njė shkodran sa sa vėllezėr bėheshin nė shtėpi, ai iu pėrgjigj: "Bashkė me Rikard Ljarjen, bėhemi pesė!". Ndonėse si shumė barsaleta tė tjera qė dilnin asokohe nė Shkodėr, edhe ajo nuk ishte pa gjė brenda, duke e pasur shumė tė qartė nėntekstin, prap se prapė ajo anekdotė pėrcillte njė realitet mėse tė vėrtetė. Dhe ai realitet kishte tė bėnte me faktin se aktori i famshėm, me origjinė nga Shkodra, me lojėn dhe portretin e tij tė veēantė kishte pushtuar i tėri si ekranin e kinemasė ashtu dhe atė tė televizionit. Por tė gjitha kėto, sė bashku dhe me atė barsaletė, tashmė i pėrkasin njė kohe tė shkuar, qė e shumta mund tė kujtohen vetėm nga njė nostalgjik i humorit tė famshėm shkodran dhe askush tjetėr. Madje, ai ka filluar tė harrohet, ndonėse nė kėtė moshė dhe me po kaq vite karriere kolegėt e tij nė vende tė tjera tė botės fillojnė tė bėhen tė njohur dhe tė marrin famė. Tė gjitha kėto tashmė i ka "pėrtypur" dhe qė prej vitit 2002, kur nuk i dhanė mė rrogė nė TVSH, ku punonte si Drejtor Artistik. Ai e ka ndryshuar pothuaj tė gjithė rrjedhėn e jetės. Nuk punon mė si dikur, nga 10 deri 12 orė nė ditė pėr rolet e filmave, por nga 3-4 orė nė kopshtin e shtėpisė sė tij nė qytetin e Shkodrės, ku shkon vazhdimisht nga dy-tri herė nė muaj, pėr tė qėndruar nga tri-katėr ditė.

Zoti Ljarja, si e kujtoni futjen tuaj nė kinematografi?

Me artin unė jam marrė qė nė moshėn 6-vjeēare, kur dy prindėrit e mi, me mendimin pėr tė mė dhėnė njė kulturė tė pėrgjithshme, mė kishin futur nė rrethet muzikore, pėr piano. Por edhe pse studiova pėr shumė vite nė muzikė, madje duke qenė njė muzikant jo i keq, duke arritur deri nė orkestrėn simfonike tė Prenk Jakovės, si fagotist, kur mbarova gjimnazin mė 1960 mė doli e drejta e studimit pėr Matematikė-Fizikė. Natyrisht kėtė gjė nuk e pranova, pasi ėndrra ime ishte qė tė bėhesha aktor.

Ē'lidhje kishit me profesionin e aktorit, kur ju thoni se jeni marrė me muzikė?

Nė njė intervistė nuk mund tė thuhet e gjithė jeta… Nė atė kohė qė unė isha gjimnazist dhe merresha me muzikė Teatri i qytetit tė Shkodrės nė muajt e verės jepte shfaqje nėpėr fshatra. Pėr tė plotėsuar numrin, ata mė merrnin mua si muzikant, pėr t'i shoqėruar gjatė skeēeve tė ndryshme. Kėshtu, ajo gjė mė pėlqeu shumė dhe unė mezi prisja tė futesha nė shkollėn e aktorėve, ku, pasi konkurrova, fitova.

Pas diplomimit, cili ėshtė roli juaj i parė nė kinematografi?

Roli im i parė ėshtė mėsuesi (Dritan Shkaba), te filmi artistik "Komisari i Dritės", film qė pati shumė sukses, pasi iu bė jehonė e madhe nga shtypi dhe m'u hap rruga pėr mė tej.

Kush ua caktoi atė rol?

Atė rol e fitova me kinoprovė, mes 15 konkurruesve, ku ndėr ta kujtoj Guljelm Radojėn, Viktor Zhustin e Mark Topollajn. Pėrveē atij roli, unė ndihmova rastėsisht edhe pėr rolin e priftit, pasi mungonte i madhi Ndrek Luca. Por kur i pa ministri Fadil Paērami, pėlqeu mė shumė atė tė mėsuesit, duke thėnė: "Ky bėka pėr komisar".

Gjatė gjithė karrierės suaj, sa role keni nė Kinematografi dhe Teatėr dhe kė vlerėsoni si mė tė arririn?

Sinqerisht qė nuk i mbaj mend. Mund tė jenė mbi 30 role nė Kinematografi dhe po kaq nė Teatėr. Unė nuk mund tė veēoj asnjė rol, pasi tė gjitha i kam luajtur me qejf. Ėshtė shikuesi ai qė jep vlerėsime pėr aktorėt.

Ndėrsa nė kinematografi tashmė jeni i njohur, nė Teatėr pothuajse jeni i panjohur. Tė paktėn brezi ynė nuk ju mban mėnd!

Nga viti 1965 deri mė 1973, kur erdha nė Tiranė dhe fillova punė si aktor-regjisor nė Kinostudio, kam luajtur rreth 30 role nė Tetarin "Migjeni" tė Shkodrės, ku pjesa mė e madhe ishin role kryesore. Por nė atė kohė televizioni ishte nė hapat e parė dhe kėshtu qė brezi juaj nuk mė mban mend si aktor teatri.

Gjatė gjithė karrierės suaj artistike, a keni pasur raste kur jeni ndier vėrtet nė vėshtirėsi?

Jo, nuk mbaj mend tė kem kaluar raste tė vėshtira nė karrierėn time artistike.

Kur u larguat nga Kinostudio dhe si e keni pėrjetuar atė gjė?

De jure nga Kinostudio jam larguar mė '96, kur shkėputa marrėdhėniet financiare qė andej, por de facto ajo gjė kishte ndodhur qė mė 1990, kur Kinostudio nuk kishte mė mundėsi financiare tė bėnte filma. Nisur nga ky fakt, largimi im nga bota e flimit erdhi disi i butė, pasi nga aty fillova detyrėn si Drejtor Artistik nė TV Shqiptar.

Ēfarė do tė quanit gabim pėr periudhėn e para viteve '90, kur ju keni qenė nė Kinostudio?

Gabim mund tė quaj rritjen e pėrnjėhershme tė prodhimit kinematografik nga 3-4 filma, nė 14. Mundėsia e pakėt pėr ta pėrballuar atė gjė, solli edhe filma tė dobėt. Por, nė 380 e sa filmat, qė janė bėrė atėherė, ka vlera tė mirėfillta artistike.

Po nga Televizioni Shqiptar kur dhe pse jeni larguar?

Nė fillim tė 2002-it, kur shkova pėr tė marrė rrogėn mė thanė se nuk kisha rrogė pėr tė marrė. Sipas njė nėpunėseje, isha larguar me dėshirėn time. Pas kėsaj u largova pa u ankuar tek asnjeri, pasi e kam respektuar gjithnjė shtetin. Me largimin nga TVSH, mbas disa kohe, unė dola nė pension.

Nuk e vuajtėt largimin nė atė mėnyrė?

Jo, vetėm mė bėri pėrshtypje etika me tė cilėn u sollėn.

Me siguri merrni pension tė veēantė, si artist?!

Jo, se nuk jam "Artist i Popullit", jam vetėm i "Merituar". Paska ca ligje…

Qė nga ajo kohė kur dolėt nė pension e aktualisht me ēfarė merreni?

Shumė pak me thashetheme…Vazhdoj historinė e lashtė tė tė shkruarit, pasi pėrveēse si aktor e regjisor nė 12 filma, kam shkruar herė pas here edhe skenarė qė janė bėrė filma. Gjatė gjithė jetės kam shkruar.

Pse nuk keni botuar?

Pėr njėqind e njė arsye, nuk kam botuar.

Po librin "Nė njė humbėtirė kėtej rrotull" pse e botove?

Po pėr njėqind e njė arsye.

Mund tė na thoni njė?

Nė dorėshkrim, atė libėr e kishin lexuar disa miq tė mij, tė cilėt mė kėrkuan ta botoja.

Pėrse nuk botoni pėrsėri?

Kam frikė.

Nga kush?

Mė shumė nga vetja.

Po pėrveē shkrimeve me ēfarė merreni?

Ku e di unė… Shkoj nė Shkodėr, tek shtėpia ime, dhe mbjell qepė, hudra, tulipanė, trėndafilė etj. Nė kopshtin tim punoj nga katėr-pesė orė, pasi mė merr malli tė shkel nė tokė zbathur.

Po tė tė thėrrasin pėrsėri nė role, a do pranosh?

Varet nga nga roli, nga regjisori dhe nga teatri, sepse sot unė nuk kam mė kohė tė vrapoj pas njė grushti parash dhe tė turpėrohem.

Si i vlerėsoni filmat shqiptarė tė pas viteve '90?

Nuk i kam parė, sepse nuk janė shfaqur pėr publikun


Rikardi: Sot njerėzit mė pyesin, akoma nė shtyllė ti?

Aktori i famshėm i kinematografisė shqiptare, Rikard Ljarja, qė dikur pati pushtuar ekranet e kinemasė dhe televizionit, qė prej fundit tė viteve '90, kur Kinostudio "Shqipėria e Re" pushoi sė prodhuarai filma, nuk ka marrė asnjė rol si aktor nė kinema. Megjithatė, ai thotė se: "Biēikleta dhe profesioni nuk harrohen kollaj". Ka vėnė nė skenė shfaqje nė Teatrin Kombėtar, dhe nė atė tė Prishtinės, dhe ka interpretuar edhe si aktor nė skenė. Ka bashkėpunuar edhe me IFEF (shoqatė amerikane) pėr njė skenar. Po kėshtu, para disa vitesh ai bėri njė reklamė brilante pėr AMC-nė, aq sa edhe sot ai thotė se shumė nga njerėzit, qė e njohin apo nuk e njohin, e ndalojnė nė rrugė dhe i thonė: "Akoma nė shtyllė ti?!". Madje, ata e pyesin pse i ka munguar prej kaq vitesh skenės dhe ekranit e i kėrkojnė qė tė dalė pėrsėri atje, si dikur,…, sepse u mungon.


PASAPORTA
1943 u lind nė qytetin e Shkodrės
1960 mbaroi maturėn nė Shkodėr
1965 dipl. nė Shkoll. e Lartė tė Aktor. ("A. Moisiu"), Tiranė
1965-1973 aktor nė Teatrin "Migjeni", Shkodėr
1973-1996 aktor, regjisor, nė Kinostudio
1996-2002 Drejtor Artistik nė Televizionin Publik
2002 doli nė pension



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.