Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ironia eshte nje zhvillim anormal, e cila, si ajo e melcise se patave te Strasburgut, perfundon duke e vrare individin.
--- Kierkergaard

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Emigracion :: Krasniqi: Transportova armė nga SHBA nė Kosovė pėr UĒK
Postuar nga: Albo

Emigracion Shqiptaro-amerikani, Florim Krasniqi tregon pėr herė tė parė

“Si e furnizova UĒK-nė me armėt nga SHBA”

Kanali televiziv amerikan CBSNews, nė emisionin e tij tė njohur “60 minuta”, i ka kushtuar vėmendjen e vet njė “trafikanti” armėsh, i cili ka furnizuar ish-UĒK-nė me armėt qė blinte lirisht nė dyqanet amerikane.

Shqetėsimi i medias dhe ekspertėve amerikanė lidhet me rrezikun qė pėrbėjnė amrė tė tilla si pushkėt speciale me kalibėr 50mm. Kėto armė janė blerė dhe ngarkuar nė aeroportin “Kenedi” nė SHBA, falė ligjeve liberale pėr armėmbajtjen qė ka Amerika. Problemi, sipas medias bėhet kritik, kur mendohet se armė tė tilla kur bien nė duar tė organizatave terroriste, siē ėshtė Al-Kaeda e Osama bin Laden.

Emri i transportuesit (trafikantit) tė armėve ėshtė Florim Krasniqi dhe ai ėshtė shfaqur, duke bėrė gati njė ngarkesė tė re armėsh pėr rebelėt shqiptarė, tė cilėt i fusin ato mė pas kontrabandė nga malet pėr nė Kosovė. Pas njė udhėtimi pakditor ngarkuar nė kurrizet e kuajve, armėt pėrfundojnė nė duart e forcave guerrile tė njohura si: Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, e cila ka luftuar pėr pavarėsinė e Kosovės nga Serbia prej rreth njė dekade. Krasniqi i mori kėto armė nė shtėpinė e tij nė Kosovė. Shumica prej tyre ishte e lehtė tė hynin nė Shqipėri, por jo pushkėt e kalibrit 50 mm. “Kjo ėshtė ajo qė ne marrim nga shtėpia e trimave dhe vendi i lirisė, siē na pėlqen ne ta themi”, thotė Krasniqi, i cili jeton nė Brooklyn, Nju Jork. Ai merret me ndėrtim ēatish. “Kjo ėshtė ajo qė unė bėj pėr tė jetuar”, thotė Krasniqi. “Kjo ėshtė mėnyra se si ne e fitojmė paranė nė Nju Jork. Ka njė komunitet tė madh shqiptaro-amerikan nė zonėn e Nju Jorkut”. Kur nisi lufta nė Kosovė nė 1998, shumė tė rinj dolėn vullnetarė pėr tė luftuar. Krasniqi vuri re se ai do tė hynte mė shumė nė punė, duke ndenjur aty e mbledhur armė pėr UĒK-nė. Pastaj, ai filloi tė blinte pajisje komplete nė njė dyqan tė ushtrisė amerikane nė Brooklyn. “Ēdo gjė qė duhet pėr tė pasur njė ushtri tė vogėl guerile, mund ta blesh kėtu nė Amerikė”, thotė Krasniqi.

“Vlerat” e pushkės 50mm

Cila pushkė u bė arma qė zgjodhi Krasniqi? “Prej kohėsh ajo ishte njė pushkė e kalibrit 50 mm”, thotė Krasniqi. “Me tė mund tė vrasėsh njė njeri nė njė distancė prej njė milje. Mund tė shkatėrrosh njė objekt prej njė milje larg”. Ai thotė se mund tė jetė “fare e lehtė” ta pėrdorėsh kundėr helikopterėve e aeroplanėve. Nėse fuqia e pushkės 50 mm e “habiti” disi Krasniqin, ajo ēfarė e habit mė shumė atė, nė fakt ėshtė mėnyra se sa e lehtė ishte tė bliheshin ato. Krasniqi ka lejuar producentėt holandezė tė njė dokumentari ta shoqėrojnė atė nė njė dyqan armėsh nė Pensilvani (shtet nė SHBA). “Nevojitet vetėm njė kartė krediti dhe tė mos kesh precedentė penalė dhe mund tė shkosh tė blesh aq armė sa tė kesh qejf. Askush nuk tė bėn pyetje”, thotė ai. A mbeti ai i surprizuar me mėnyrėn se sa e lehtė paskėsh qenė t’i blesh ato? “Jo vetėm unė. Shumė prej jo-amerikanėve mbetėn tė habitur se sa e lehtė ėshtė tė kesh njė armė nė zemėr tė Amerikės”, thotė Krasniqi. “Shumė nga shpėrndarėsit nė Montana dhe Uajoming as qė ju pyesin pėr kėtė gjė. Ėshtė tamam si nė njė dyqan ushqimor”. Dhe, thotė ai, ka njė varg zgjedhjesh pėr pajisjen me municion, i cili gjithashtu mund tė posedohet lehtė. Pėr municionin madje as qė duhet tė tregosh patentėn e shoferit apo ndonjė gjė tjetėr”. “Vetėm se shkon nė njė panair armėsh ose nė njė dyqan nė kėtė vend dhe mund tė blesh njė kuti, qė do ta pajisė armėn tėnde. “Njė civil”, pyet Bradley. “Ti nuk e bėn kurrė kėtė? Ti je njė amerikan. Mund tė shkosh nėpėr panaire e tė shohėsh pėr qejf kėsisoj gjėrash”, thotė Krasniqi. “Pyet ekspertėt. Ata do tė ndjehen tė lumtur t’ju ndihmojnė”.


“Armėt blihen lirisht nė SHBA”

“60 Minutes” pyeti ekspertin Joe Vince, njė ish-zyrtar i lartė nė Zyrėn pėr Alkolin Duhanin dhe Armėt e zjarrit, nėse ndokush, madje edhe terrorist, do tė mund tė blinte lehtėsisht pushkė tė kalibrit 50 mm. “Ne jemi dyqani “mė joshės” pėr armėt nė botė. Dhe ėshtė e lehtė pėr njerėzit t’i marrin ato kėtu tek ne”, thotė Vince, i cili shton se Amerika ėshtė “absolutisht” vendi mė i mirė pėr njė terrorist pėr tė pajisur veten me tė tilla armė. “Vėrehet shumė shqetėsim nė lidhje me terroristėt, qė sjellin armė tė shkatėrrimit nė masė nė SHBA”, thotė Bradley. “Pėrse duhet tė bėhemi merak pėr armėt e vogla, siē ėshtė rasti i pushkėve kalibėr 50 mm, qė dalin nga territori i SHBA-ve?” “Armėt e vogla janė armėt No. 1 pėr terroristėt”, thotė Vince. “Nėpėr rreshtat e gazetave, nė lajmet mbi Irakun e Afganistanin, gjithmonė mund tė shihen guerrilasit, duke ndenjur me raketahedhėsit e tyre nė supe. A mos pėrdoren kėto armė tė kalibrit tė vogėl mė shpesh pėr tė vrarė njerėz, sesa armėt e mėdha? “Absolutisht”, na thotė Vince.

Rruga drejt Kosovės

“60 Minutes” pyeti Krasniqin se si ai i trafikoi apo tranportoi pushkėt kalibėr 50 mm jashtė territorit tė SHBA-ve. “Ti thjesht hipėn nė avion, i deklaron ato dhe shkon mė pas ku tė duash”, thotė Krasniqi. “Ėshtė komplet legale. Ėshtė njė pushkė gjuetie”. Krasniqi thotė se ai i dėrgoi armėt drejt Shqipėrisė dhe mė pas, ushtarėt i ngarkuan ato pėr nė betejat e luftės. Ai nuk e thotė se sa ėshtė numri i pushkėve kalibėr 50 mm, qė ai i ka dėrguar pėr nė Kosovė, kėshtu qė redaksia e emisionit “60 Minutes” pyeti Stacy Sullivan, njė ish-korrespondente e “Newsweek”-ut, e cila ka shkruar njė libėr mbi Krasniqin, “Mos ki frikė se ke djemtė nė Amerikė”. Sa armė transportoi Krasniqi pėr atje? “Ndoshta disa qindra”, thotė Sullivan. “Ėshtė e lehtė ta bėsh kėtė. Tė lejohet tė marrėsh me vete dy ose tre njėherėsh. Ekipi i transportuesve tė armėve tė Krasniqit nuk pati kurrė problem me dėrgimin e armėve jashtė territorit tė SHBA-ve. Por atyre shpesh u duhej tė kėmbenin fluturimet nė Zvicėr dhe autoritetet atje kėrkonin tė dinin se ēfarė po bėnin ata atje me ato armė kaq tė fuqishme.
“Ne u thamė atyre se “po shkonim tė gjuanim elefantė“ dhe ata na thanė: S’ka elefantė nė Shqipėri”, thotė Krasniqi. “Dhe ne i thamė se do shkonim nė Tanzani, kėshtu qė ne kishim ngritur njė klub gjuetie atje dhe njė nė Shqipėri”. “Duhet tė ngrinit gjoja njė klub gjuetie nė Shqipėri, u thatė autoriteteve zvicerane, qė burrat e kėtij klubi gjuetie ishin duke shkuar pėr nė Tanzani pėr tė gjuajtur elefantė”, pyet Bradley. “Po”, thotė Krasniqi. “Unė kurrė nuk kam parė njė elefant gjatė gjithė jetės sime dhe lėre pastaj tė mendoj ta vras ndonjėrin prej tyre”. Edhe nėse do tė ishte kėshtu, ekipit tė Krasniqit do t’i nevojitej ndonjė dėshmi apo evidencė pėr tė mbėshtetur alibinė e tyre me kėtė historinė e gjuetisė sė elefantėve nė Afrikė, kėshtu qė ai thotė se: “Ne blemė njė elefant nė Tanzani dhe sajuam pėr tė gjithė dokumentacionin e nevojshėm, kėshtu qė i provuam atyre se ne ishim vetėm gjuetarė elefantėsh”. Ai thotė se ai ka paguar rreth 10,000 dollarė amerikanė pėr elefantin. Por ai nė fakt nuk e mori kurrė elefantin. “Ne nuk ishim tė interesuar pėr elefantėt”, thotė Krasniqi. “Ne ishim tė interesuar tė luftonim njė luftė tė pashpresė”. Dėrgesat e armėve tė Krasniqit, pushkė kalibėr 50 mm, i dhanė guerrileve njė besueshmėri e njė fuqi zjarri, qė ata s’e kishin pasur kurrė mė parė. Por ata nuk po merrnin shumė prej tyre. Kėshtu qė Krasniqi theu ligjin, duke dėrguar jashtė SHBA-ve armė nė sasi tė mėdha, mė shumė se sa lejonin doganat.

Ngarkesat nė aeroportin Kenedi

Cila ishte ngarkesa mė e madhe e dėrguar nė Kosovė nga Krasniqi me pushkė 50 mm? “Njėra ishte nė njė aeroplan, tė cilin ai e mbushi me armė”, thotė Sullivan. “Dhe unė mendoj se aty ishin rreth nja njėqind pushkė,… 100 armė tė kalibrit 50 mm”. Sipas Sullivan, transportuesit e armėve i ngarkonin armėt nė njė kamion, qė shkonte mė pas drejt aeroportit “Kenedi”, tė Nju Jorkut dhe i fshihnin ato brenda ngarkesės me ushqime e veshmbathje tė destinuara pėr refugjatėt. “Ata i vendosnin pakot nė aeroplan. Asgjė nuk i nėnshtrohej kontrolleve me rreze X”, thotė Sullivan. “Ambalazhi tregonte se ishin ndihma humanitare”. Fakti se Krasniqi mund tė nxirrte kontrabandė njė sasi tė madhe armėsh nga aeroporti “Kennedy”, nuk i dukej i habitshėm njeriut qė mbulonte doganat amerikane nė atė kohė. Ai tashmė ėshtė komisioneri i Departamentit tė Policisė sė Nju Jorkut, Ray Kelly. “Me volumin e ngarkesės, qė dilte e hynte nė vendin tonė, nuk mund tė dyshoja se mund tė ishte e mundur qė kėto armė tė kalonin oqeanin”, thotė Kelly. “Ka rregulla e ligje, qė lejojnė pushkėt tė imbarkohen jashtė vendit e tė kalojnė oqeanet. Ata limitojnė numrin e tyre, por ndoshta ka edhe rrugė tė tjera pėr t’iu shmangur rregullave”. “Mund tė marr me mend se ėshtė e sigurtė tė them se ne nuk kemi numrin e nevojshėm tė agjentėve doganorė, tė cilėt mund tė kontrollonin nė detaje ēdo fluturim, qė niset nga vendi ynė”, thotė Bradley. “Jo, kjo ėshtė e vėrtetė”, thotė Kelly. Tė gjesh armėt, qė do tė nxirren jashtė vendit ėshtė njėsoj si tė kėrkosh gjilpėrėn nė kashtė, pėrderisa agjentėt federalė janė gjithnjė nė kėrkim tė kontrabandistėve e aktiviteteve tė tyre”.
Vince, njė ish-zyrtar i ATF-sė, thotė se Kongresi duhet tė kalojė njė ligj, i cili do tė bėnte tė mundur forcimin e ligjit pėr zyrtarėt pėr tė mbajtur tė regjistruara nė kompjuter shitjet e armėve, diēka pėr tė cilėn lobi i armėve e kundėrshton me forcė. Pikėrisht tani, thotė Vince, nuk ka njė bazė qendrore tė dhėnash pėr numrin e armėve tė shitura. “Nuk ka njė regjistėr kombėtar apo diēka tė tillė mbi kėtė gjė”, thotė Vince. “Nėse ne kemi kompjuterizuar tė gjitha shitjet e armėve tė zjarrit, ne mund tė shikonim pėr shembuj aktivitetesh”. Dhe Vince thotė se kjo i pėrmbledh tė gjitha pushkėt e kalibrit 50 mm tė blera nga Krasniqi dhe ekipi i tij i transportuesve.
“Njėrėzit normalė i blejnė armėt e zjarrit pėr gjueti, pėr qėllime sportive e pėr vetėmbrojtje. Por nuk mund tė blihen 50 tė tilla tė tė njejtit tip arme – apo mė shumė nė kėtė rast. Mesa duket, ndoshta megjithė ēdo lloj analize tė mundshme, do tė mblidheshin me dhjetra e dhjetra vetė pėr ta hetuar kėtė gjė”. Si do ta pėrshkruante Krasniqi ligjin e armėve nė kėtė vend? “Mė liberal se imagjinata mė ekstreme evropiane”, thotė Krasniqi. “Ju mund tė imagjinoni ata mė liberalėt dhe ata janė mė liberalė se kjo”. “Por ju do tė ishit nė gjendje tė blinit armė pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, nėse ligjet pėr armėt nė kėtė vend do tė ishin mė tė forta”, thotė Bradley. “Dhe po dėgjoj se ju thoni se jeni njė njeri anti-armė. Si mund tė jeni ju anti-armė, kur ju po blini armė pėr tė ēliruar popullin tuaj?” “Unė shfrytėzova anėt pozitive tė njė ligji liberal nė kėtė vend, pėr tė ndihmuar atdheun e tė parėve tė mi”, thotė Krasniqi. “Dhe unė besoj se thellė nė zemrėn time, unė e bėra kėtė gjė pėr mirė. Por disa njerėz mund ta bėnin kėtė pėr keq”.

Pėrktheu: Armand Plaka


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.