Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Vendin e huaj fort ta levdosh e kembet mos ta kerkofshin.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 105 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Elita :: Botohet Jezuiti i Madh, Zef Valentini
Postuar nga: Albo

Elita Pas nje ecejake te gjate dhe nje pune te madhe perpunuese dhe hulumtuese, eshte botuar vellimi i pare i Vepres se At Xhusepe (ZEF) Valentinit. Botimi lluksoz dhe i premtuar i "Plejad" ka permbledhur nje pjese te vepres se madhe, te njerit prej albanogeve me te medhenj te historise se Shqiperise

Mund te quhet si nje eveniment, botimi kete fillimviti, i Vellimit te Pare te Veprave te At Zef Valentinit. I botuar nga "Plejad", ai ka synuar qe te sjelle nje pjese te mendimtarit dhe albanologut te madh shqiptar, i vleresuar nga njerez potente te letrave shqipe, si nje nga figurat kryesore te saj. Ndricim Kulla, botuesi dhe nje nga pregatitesit e saj, bashke me Ksenofon Krisafin dhe Dritan Thomodharin, e kishte premtuar kete botim, qe dy muaj me pare.

"Shqiptaret jane nje popull i cuditshem, -shprehej diku At Zef Valentini. Te huajve u duket se kane nje teresi ligjesh e parimesh qe kundershtojne njera-tjetren, konflikte te pasherueshme, grindje te brendshme ku ndryshimet fetare, rajonale dhe kulturore, nxisin impulse te papermbajtshme shkaterruese, mirepo pas kesaj, kur behen gati te shprehin nje gjykim negativ mbi mundesite e mbijeteses kombetare, verejme se si shperthen papritmas prej thellesive te shpirtit te tij nje ndjenje e forte vellazerimi qe te shtang e te magjeps''.

Duke hequr periudhen e komunizmit, ku ai ka qene shume i anatemuar, At Valentini eshte ringjallur me te gjithe potencen e tij ne kete botim te fundit. Ne fakt, veprimtaria e tij, ka qene e madhe dhe vazhdimisht e fokusuar nga BIG-et e kultures shqiptare. E duhet kujtuar se ka qene kaq i rendesishem per letrat shqipe, sa Papa Pavli i VII kur iu drejtua shqiptareve me 1968 per Skenderbeun- e permendi ate si njeriun me te njohur te letrave te tyre. Ai vete, pavaresisht kontributit dhe anatemes qe i bene shqiptaret e pas-1945, preferoi qe te rrinte ne "hije" dhe te vazhdonte plotesimin e korpusit te studimeve te tij, qe nuk i duket fundi edhe tashme pas shume viteve nga vdekja.

Zef Valentini, nje jezuit italian, qe erdhi shume vite para luftes, kur ishte shume i ri- e mesoj shpejt gjuhen tone dhe kjo e beri qe t'i dedikohej si asgje tjeter shqipes, aq sa ishte e veshtire qe ta njihje nga nje klerik shqiptar i zakonshem. E ai vete, po aq i interesuar sa ata ne fushen e studimeve te tij, e po aq i njohur, do t'i kushtohej me zemer perditshmerise shqiptare. Por, i kufizuar vetem ne mjedisin katolik te Shkodres dhe ate qe rrethonte ate, atij i duhej qe te mundohej te dilte jashte ketij qerthulli dhe te eksploronte tutje...Dhe, fati e drejtoi ne drejtimin qe i beri ai vete revistes "L.E.K.A.", nje risije te kendshme per jeten shqiptare ne vitet '30. Kishte ngjitur te gjithe hierarkine e duhur te studjuesve shqiptare te kohes, ndersa arriti qe pas vitit 1941 te punonte madje edhe "si keshilltar e sekretar i pergjithshem i Institutit Mbreteror te Studimeve Shqiptare".

Kulmin e arrin me projektin me madhor te gjithe jetes, korpusit gjigand prej 30 vellimesh, te mbledhura e te dokumentuara mes mijera e mijera skedash biblioteke, te titulluar "Akte albane-venese te shekullit XIV-XV", qe permbledh nje numer prej 4000 dokumentesh qe, sipas vellimeve, datojne qe nga viti 1301 deri ne vitin 1447. Martin Camaj nga Mynihu e cileson "botimi i ketyre dokumenteve po ben mjaft buje ne rrethet shkencore gjermane duke bere qe At Zef Valentini te konsiderohet sot historiani me i madh i kohes, jo vetem ne Shqiperi por njeri nga me te medhenjte ne gjithe Gadishullin Ballkanik". Shume vjet me pas, nuk duhet te harrohet dhe perndjekja qe iu be atij nga Shqiperia e pas Luftes, duke e etiketuar si "kish guxuar te monopolizonte kulturen shqiptare apo si spiun i vjeter i SIM-it e Gestapo-s", - sic shkruan vete Valentini ne kujtimet e tij. Duke perfunduar mund te themi, se ai i mungonte me te gjithe potencen e tij kultures dhe tradites shqiptare

Kane thene per te

Papa Pavli i VII"Shqiptare! Duajeni At Valentinin, se ai ju dashuron me zemer. Cmojeni, se ai punon paprere, per t'ia bere te ditur botes vlerat tuaja shpirterore dhe artistike. Ai eshte juaji, sepse i ka dhene ceshtjes suaj mendjen dhe shpirtin e vet".

Koliqi: "At Valentini mbrriti ne Shqiperi ne shtatorin e vitit 1922. N'at muaj te embel e te praruar vjeshtor, Shkodra e priti me heshtjen dhe nxehtesine e rrugeve te saj gjarpnuese, rrethuar me gjethet e zverdhura te lulvileve n'agoni e me aromat e fshehta qe asokohe vershonin prej s'brendshmi ne rruge, tue ardhe prej matane mureve te larta te oborreve te mbyllura''.

Martin Camaj: "Botimi i ketyre dokumenteve po ben mjaft buje ne rrethet shkencore gjermane duke bere qe At Zef Valentini te konsiderohet sot historiani me i madh i kohes, jo vetem ne Shqiperi, por njeri nga me te medhenjte ne gjithe Gadishullin Ballkanik".

VEPRA e tij

"Akte albania-venete te shekullit XIV-XV" (latinisht) (30 vellime)

"Akte juridike shqiptare" (latinisht) (2 vellime)

"E drejta e komunitetit ne traditen juridike shqiptare''

"Ligji i maleve shqiptare"

"Familja ne te drejten tradicionale shqiptare"

"Statuti personal i Shqiperise ne epoken e Skenderbeut"

"Studime dhe tekste" (2 vellime)

"Sprove mbi nje rregjister historik te Shqiperise" ne bashkepunim me At Fulvio Cordignano

"Kontribute ne kronologjine shqiptare" (5 vellime)

"Nomenklator"

"Kolegji Saverian nder 50 vjetet e para"

"Shenime mbi historine kulturore te Shqiperise"

Perkthime ne shqip:

"Sauli" Alfieri

"Polieucte" Pier Kornej

"Biografi" Garcia Moreno



"Vjen" At Zef Valentini, jezuiti i madh italian, qe iu kushtua Shqiperise

At Zef Valentini ka vetem 25 vjet, qe ka vdekur, por duket se me punen dhe perpjekjet e tij, ka qene gjithmone i pranishem ne jeten shqiptare. E duhet kujtuar se ka qene kaq i rendesishem per letrat shqipe, sa Papa Pavli i VII kur iu drejtua shqiptareve me 1968 per Skenderbeun- e permendi ate si njeriun me te njohur te letrave te tyre. Ai vete, pavaresisht kontributit dhe anatemes qe i bene shqiptaret e pas-1945, preferoi qe te rrinte ne "hije" dhe te vazhdonte plotesimin e korpusit te studimeve te tij, qe nuk i duket fundi edhe tashme pas shume viteve nga vdekja. "Plejad" ne janar do te sjelle nje pjese te madhe te botimeve te tij ne shqip per publikun e interesuar dhe per me teper per studiuesit shqiptare. Ministria e Kultures do te financoje nje pjese te botimit te tij

Ben Andoni

"At Valentini mbrriti ne Shqiperi ne shtatorin e vitit 1922. N'at muaj te embel e te praruar vjeshtor, Shkodra e priti me heshtjen dhe nxehtesine e rrugeve te saj gjarpnuese, rrethuar me gjethet e zverdhura te lulvileve n'agoni e me aromat e fshehta qe asokohe vershonin prej s'brendshmi ne rruge, tue ardhe prej matane mureve te larta te oborreve te mbyllura''. Me kete mjedis u perball per here te pare misionari jezuit italian, Xhuzepe Valentini. Dhe, duhet besuar, sepse keto rrjeshta jane shkruar nga nje mik i tij shkodran, Ernest Koliqi, qe e njihte mire dhe u be shume i njohur per letrat shqipe pak me vone. Ne fakt, Shkodra e viteve '20 eshte e gjalle ne ditet tona, fale nje imazhi te kujdesshem qe na ka ardhur permes artisteve te saj te medhenj te fotos, Marubeve. Kurse, per priftin jezuit, ajo ishte me pak e njohur mbase se edhe nje vend, qe ishte diku thelle ne Afrike. Duhet te besojme se Shkodra duket ta kete rrethuar me shume dashuri klerikun, kur ai kalonte ne rrugicat e ngushta , qe ndanin shtepite karakteristike te qytetit verior te Shqiperise. E beson kete, kur llogarit se nga qetesia dhe troku i perditshem i rruginave, qe ju bene familjare te ketij qyteti mijeravjecar, ai ndjeu per here te pare qarte dhe levizjen e vete kombit te shqiptareve. Fillimisht, jo ashtu si e perfytyronte ai. Jezuiti i ri, jepte mesime mbi latinishten, greqishten, italishten, religjionin apo historine e natyres. Do te mjaftonte, qe vetem t'i permendje keto dhe te stepeshe, perpara figures se Zef Valentinit. Ne fillimet e tij duhet t'i jete dukur shume i cuditur nxenesve te tij, sepse ata nuk i pergjigjeshin energjise dhe dashurise se tij, e cila rridhte nga pozitat e tij te misionarit. Referuar kujtimeve te Koliqit, Valentini i ri, nuk mund te kuptonte "akullsine", me te cilen e ndiqnin shqiptaret e vegjel dhe ca me teper reagimin e mezi-pritshem te tyre. Ky ishte kontakti i pare ne vitet '20 me misionarin e ri, qe pak muaj me vone, do te udhetonte drejt Xhenoves per te perfunduar studimet per filozofi.

Perseri ne Shqiperi

Dy vjet me vone, Xhuzepe do te rikthehej. Mbase do te ndryshonte dicka ne zemren e tij, kur ai pa sesi e vleresuan shqiptaret, nje moment kur kishte ditelindjen. Qe nga kjo kohe, referon Koliqi, gjithshka per te do te ndryshonte papritur. Ai ishte njeriu qe filloi te shijonte gjithshka shqiptare. Sepse keshtu ishte At Zef Valentini, ai do te futej kudo. Mbase kjo do t'i edhe justifikimi me vone per akuzat e ndryshme dhe kercenimet e vazhdueshme ndaj jetes se tij per spiunazh etj. Fale interesit te tij kulturor, pervec shume gjerave te tjera dhe ne kulinari, ai do te ishte kudo, ku kishte shqiptare dhe shqipe te folur. Atin e hasje ne rrugetime, ku ishte veshtire qe te ecte edhe endacaku me i cartur; ne tezgat e tregtareve shkodrane qe sillnin gjera, nga e gjithe Bota per te ndare lajme; ne male dhe ne katunde. Ai ishte nje "burre fjale pak, dere-cele, shpirtgjane, te arsyeshem e te matur, njelloj si banoret e maleve shqiptare", - sic i pelqente ta perseriste vete shpesh, kur qeshej me veten. Zef Valentini e mesoj shpejt gjuhen e vendasve dhe kjo e beri qe t'i dedikohej si asgje tjeter shqipes, aq sa ishte e veshtire qe ta njihje nga nje klerik shqiptar i zakonshem. E ai vete, po aq i interesuar sa ata ne fushen e studimeve te tij, e po aq i njohur, do t'i kushtohej me zemer perditshmerise shqiptare. Kishte ngjitur te gjithe hierarkine e duhur te studjuesve shqiptare te kohes, ndersa arriti qe pas vitit 1941 te punonte madje edhe "si keshilltar e sekretar i pergjithshem i Institutit Mbreteror te Studimeve Shqiptare".

Por, i kufizuar vetem ne mjedisin katolik te Shkodres dhe ate qe rrethonte ate, atij i duhej qe te mundohej te dilte jashte ketij qerthulli dhe te eksploronte tutje...Dhe, fati e drejtoi ne drejtimin qe i beri ai vete revistes "L.E.K.A.", nje risije te kendshme per jeten shqiptare ne vitet '30. Ne kete reviste te njohur, At Zef Valentini tregoi se cfare ishte ne gjendje qe te bente ne te vertete forca e mendimit dhe aftesia e nje studjuesi si ai. Me petkun e nje eruditi te njohur dhe i ndricuar me kulturen e tij humaniste, tregon se cfare peshe do te kishte ne fushat e ndryshme te shkencave shoqerore. Teksa, rroktemat e tij ishin te larmishme. Ati ishte njohes i mire i filozofise dhe teologjise, letersise, historise, ekonomise dhe te drejtat politike e morale dhe do te kishte te gjithe staturen, qe ne pozitat e tij, te bente nje pune te mire bashke me te gjithe argumentet e nevojshem per ringjalljen dhe zhvillimin e ambjentit shqiptar. E ai nuk ishte nje studjues i thate, por edhe njeriu, qe e njihte ne thelb jeten shqiptare.

Per vepren e tij

Eshte e veshtire, qe te rendisesh punet e tij, sepse ato jane te shumta, por duhet te kujtosh se ne vitet 1937-40, ai punoi per hartimin e nje vellimi te cmuar me titull "Sprove mbi nje regjister historik te Shqiperise", te botuar ne bashkepunim me At Fulvio Cordignano dhe e te vleresuar me cmim nga Akademia Italiane. Ne 150 faqe "listohen rreth 1500 dokumente qe i perkasin shekujve te XII-XV, duke arritur saktesisht deri ne vitin 1568, me nje rendesi te jashtezakonshme per te saktesuar panoramen historike te ngjarjeve te ndryshme ne te cilat eshte trazuar jeta shqiptare gjate ketyre shekujve", shkruajne Ndricim Kulla dhe Dritan Thomollari. Kulla, botuesi i njohur i "Plejad" nderkohe, fale dhe nje mbeshtetje nga Ministria e Kultures do te botoje nje pjese te rendesishme te vepres se At Zef Valentinit. Disa nga shkrimet e tij te njohura te kohes, qe do te perfshihen, jane "Ndergjegjja", "E mira dhe e keqja", "Lindje e Perendim", "Tue gjuermue kuptimin themelor te mistikes", "Te drejtat e metafizikes", "Morali i pares", "Optimizem e pesimizem", "Paqifizem dhe atdhetarizem", "Ndergjegja publiqitare", "Ndergjegjja profesionale", "Nje ligje eugjenike" ne Shqiperi" (mbi parimet morale te marteses), "Vetevrasa", "Amicus Socrates" (nje polemike drejtuar Branko Merxhanit ne lidhje me meritat e klerit shqiptar), etj. Ai shkruan per "Radio studiorum" metodes klasike te jezuiteve ne edukimin e te rinjve; nje fjalor bibliografik iliro-shqiptar, qe permban vertet te dhena deri ne nje pike te germes A etj. Po ashtu, vlere jane dhe perkthimet e tij mbi albanologjine, si p.sh. ajo e Baldacci-t kushtuar albanologut hungarez, baronit F. Nopca; ajo e kardinal Tagliavinit mbi "Kardinal Mezzofenti-n dhe gjuhen shqipe"; ajo e Florio Banfit me titull: "M'a i mocmi humanist shqiptar, Gjon Gazuli", nje kontribut ky mjaft origjinal e jashtezakonisht i cmuar i historianit hungarez Ladislav Halik-Borak. At Zef Valentini ndermorri fushata te shpeshta kerkimesh arkivistide ne Itali, vecanerisht gjate veres, duke filluar qe ne vitin 1932 ne Arkivin Civil te Padoves; me 1934-35 ne ate te Ambasades se Spanjes ne Rome prane Selise se Shenjte, nga 1935 deri me 1938; frekuentoi dendur Arkiven Sekrete te Vatikanit dhe ate te Shtetit ne Venezia. Me 1939 shkon ne Napoli, ku viziton Benedeto Croce-n, asokohe filozof me fame boterore, duke i kerkuar atij tregues shpjegimor per Arkiven e Napolit dhe nje leter rekomandimi per drejtorin e ketij arkivi. Madje, tregohet se ai s'u zmpraps se vazhduari kerkimet e tij si inspektor i Arkives historike te Korfuzit me 1942, edhe pse gjate shfletimit te materialeve i duheshin mjete te posacme mbrojtese nga infeksioni, shkruhet nga bashkekohesit e tij. Ai botoi dhe "Hulumtime te para nder arkiva spanjolle per historine e Shqiperise"; serine tjeter te gjate te dokumentave me titull "Shkodra dhe Shqiperia ne vitet 1732-1735; "Prej dokumentave te Farlatit"; Perkthimin ne shqip dhe komentin historik te nje doreshkrimi anonim shkodran midis viteve 1772-1798, mbi gjendjen e dioqezes se Shkodres; "Dokumente mbi kohen e Mustafa Pashes (1826-1827)"; "Dokumente mbi Pashallaret e Shkodres ne shekullin e XVIII"; botim ekstraktesh e komentimi historik i Relatave te paraqitura Princit dhe Senatit nga Zorzi Grimani, proveditor i pergjithshem i Dalmacise dhe Shqiperise (1732-1735). Vazhdoi me studimet mbi kanunin, te botuar me vete ne vitin 1942 ne "Studime dhe tekste", se ciles i shtoi "Tribute e Shqiperise se Veriut: Shenime mbi organizimin e tyre shoqeror dhe politik" (botuar ne vitin 1943). Studjoi "Kanunin e Lek Dukagjinit sipas versionit te Mark Sadikut, te parit te djelmnise se Shales" (po ne "Studime dhe tekste"), "Familja ne te drejten tradicionale shqiptare" (Vatikan, 1945); "E drejta e komunitetit ne traditen juridike shqiptare'' (Firence, 1956), ku jepet nje informacion i bollshem mbi fiset antike ilire dhe tribute shqiptare te mesjetes dhe koheve moderne; "Ligji i maleve shqiptare" (Firence,1969), ku permblidhet nje bashkesi prej 252 dokumentesh mbi te drejten tone zakonore, bazuar ne kerkimet e bera nga misionet e ndryshme jezuite gjate viteve 1880-1932; se fundi "Akte juridike shqiptare", botuar ne dy vellime, ne Mynih ne vitet 1968-1969 dhe kushtuar kujtimit te historianit me fame nderkombetare Franc Babinger. Eshte nje veper qe perfshin nje korpus interesant dokumentesh nga historia e se drejtes shqiptare ne nje periudhe te gjate kohore. Jane rreth 320 tekste juridike, latine, greke, sllave, italiane, franceze e shqiptare, te mbledhura neper arkiva e koleksione te ndryshme, te perkthyera ne latinisht, qe shkojne qe nga shekulli V p.k. deri ne vitin 1406.

Pas Lufte

Pas luftes, me 1945 At Zef Valentinit ne Itali i caktohet drejtimi i revistes kulturore "Letture", nje reviste te cilen ai e orientoi, strukturoi dhe frymezoi ne menyre aq efikase, sa qe brenda 10 vitesh te aktivitetit, ajo arriti te transformoje ne menyre radikale gjithe kendveshtrimin kritik katolik italian perballe letersise moderne, shkruajne bashkekohesit e tij. Ai behet nje mik i madh me botuesit dhe me autore te njohur te kohes, pavaresisht se eshte nje kritik i rrepte letrar. Pas disa mijera recensionesh ne Itali i japin emertimin "Papa Xhovani i kritikes". Kurse nga viti akademik 1952-53, pas vdekjes se profesor Gaetano Pettrota, Ventini, pas shume perpjekjeve, lejohet te drejtoje katedren e gjuhes dhe literatures shqiptare ne Universitetin e Palermos. Ai mban leksione cilesore mbi kanunin, "mbi Fishten dhe Koliqin, mbi Mjeden e Bernardin Palaj, duke u bere keshtu shembulli i nje perkushtimi autentik ne pune dhe i nje forme altriuzmi nga me fisniket qe mund te ekzistoje", thone bashkekohesit. Kulmin e arrin me projektin me madhor te gjithe jetes, korpusit gjigand prej 30 vellimesh, te mbledhura e te dokumentuara mes mijera e mijera skedash biblioteke, te titulluar "Akte albane-venese te shekullit XIV-XV", qe permbledh nje numer prej 4000 dokumentesh qe, sipas vellimeve, datojne qe nga viti 1301 deri ne vitin 1447. Martin Camaj nga Mynihu e cileson "botimi i ketyre dokumenteve po ben mjaft buje ne rrethet shkencore gjermane duke bere qe At Zef Valentini te konsiderohet sot historiani me i madh i kohes, jo vetem ne Shqiperi por njeri nga me te medhenjte ne gjithe Gadishullin Ballkanik". Shume vjet me pas, nuk duhet te harrohet dhe perndjekja qe iu be atij nga Shqiperia e pas Luftes, duke e etiketuar si "kish guxuar te monopolizonte kulturen shqiptare apo si spiun i vjeter i SIM-it e Gestapo-s", - sic shkruan vete Valentini ne kujtimet e tij. Por ne kete pike, do te qe me vlere te citonim nje pasazh nga nje shkrim i vonshem i Koliqit me rastin e 70-te vjetorit te lindjes se Valentinit, ku ai thekson: "ai nuk u morr kurre me politiken militante"...Eshte kaq i madh kontributi i tij sa Papa Pavli i VII ka thene ne 500 vjetorin e Skenderbeut se" Shqiptare! Duajeni At Valentinin, se ai ju dashuron me zemer. Cmojeni, se ai punon paprere, per t'ia bere te ditur botes vlerat tuaja shpirterore dhe artistike. Ai eshte juaji, sepse i ka dhene ceshtjes suaj mendjen dhe shpirtin e vet". Por, edhe ai sa ishte gjalle shprehej "Ne shqiptaret..."...

Materiali u mbeshtet ne permbledhjen e materialeve te mbledhura per studjuesin te N.Kulles dhe D.Thomollarit

Per At Valentinin

Papa Pavli i VII"Shqiptare! Duajeni At Valentinin, se ai ju dashuron me zemer. Cmojeni, se ai punon paprere, per t'ia bere te ditur botes vlerat tuaja shpirterore dhe artistike. Ai eshte juaji, sepse i ka dhene ceshtjes suaj mendjen dhe shpirtin e vet".

Koliqi: "At Valentini mbrriti ne Shqiperi ne shtatorin e vitit 1922. N'at muaj te embel e te praruar vjeshtor, Shkodra e priti me heshtjen dhe nxehtesine e rrugeve te saj gjarpnuese, rrethuar me gjethet e zverdhura te lulvileve n'agoni e me aromat e fshehta qe asokohe vershonin prej s'brendshmi ne rruge, tue ardhe prej matane mureve te larta te oborreve te mbyllura''.

Martin Camaj: "Botimi i ketyre dokumenteve po ben mjaft buje ne rrethet shkencore gjermane duke bere qe At Zef Valentini te konsiderohet sot historiani me i madh i kohes, jo vetem ne Shqiperi, por njeri nga me te medhenjte ne gjithe Gadishullin Ballkanik".


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.