Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Jeta eshte semundja me e keqe dhe vetem vdekja mund ta sheroje. Vdekja, ky ilac i hidhur,por te pakten, i fundit, te cilin mund ta blesh kudo e me nje cmim te lire.
--- Heine

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 144 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Demokraci :: Cfare eshte demokracia? VII
Postuar nga: ILovePejaa

Demokraci POLITIKA, EKONOMIA DHE PLURALIZMI

Pjesėmarrja


Shtetasve nuk mund t'u kėrkohet tė marrin pjesė nė procesin politik. Madje ato janė tė lirė tė shprehin pakėnaqėsinė e tyre pėr tė mos marrė pjesė nė tė. Sidoqoftė, pa energjinė jetike tė veprimtarisė sė shtetasve, demokracia fillon tė dobėsohet. Shtetasit e shoqėrive demokratike mund tė hyjnė nė njė mori organizatash private, shoqatash dhe grupesh vullnetare.

Shumė prej tyre interesohen pėr politikėn shtetėrore, dhe megji-thatė tė paktė janė ato qė kontrollohen ose financohen nga qeveria. E drejta e individėve pėr t'u bashkuar lirisht dhe pėr t'u organizuar nė lloje tė ndryshme grupesh joqeveritare ka rėndėsi themelore pėr demokra-cinė. Kur njerėzit me interesa tė pėrbashkėta mblidhen sė bashku, zėrat e tyre bėhen tė ndjeshėm, kurse mundėsitė e tyre pėr tė ndikuar nė debatin politik shtohen. Siē shkruan vėzhguesi i madh politik francez i shekullit XIX, Aleksis dė Tokvilė, «Nuk ka vende ku shoqatat nevojiten mė shumė pėr tė parandaluar despo-tizmin e fraksioneve ose fuqinė arbitrare tė njė princi, sesa ato ku ka triumfuar demokracia.»
Grupet e panumėrta qė formohen nė njė shoqėri demokratike mund tė klasifikohen nė shumė mėnyra. Ato grupe, funksioni kryesor i tė cilėve ėshtė tė ushtrojnė presion mbi qeverinė pėr ēėshtje tė veēanta, quhen grupe tė interesit ose ndryshe, «grupe me ndikim» (lobbies). Grupet e interesit privat, siē janė shoqatat tregtare, grupet profesionale ose sindikatat kanė zakonisht njė qėllim ekonomik nė politikėn e tyre, ndonėse mund tė mbajnė gjithashtu qėndrim politik pėr ēėshtje qė janė shumė larg fushės sė tyre, pėr tė cilėn ato janė tė specializuar.
Tė ashtuquajturat grupe tė interesit publik, siē janė organizatat e mjedisit dhe tė mbarėvajtjes shoqėrore, priren drejt asaj qė ato mendojnė se ėshtė pėr tė mirėn e tė gjithėve ose tė kolektivit. Kjo nuk i bėn grupet e interesit publik mė tė menēura apo mė tė virtytshme se ato tė interesit privat. Vetėm se shkalla e interesit vetjak nė qėndrimet qė ato mbajnė ndaj ēėshtjeve publike, ėshtė shpesh dytėsore.
Tė dyja llojet e grupeve tė interesit veprojnė me gjallėri nė ēdo vend demokratik. Qė tė dy i kushtojnė rėndėsi tė veēantė opinionit publik, duke bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr ta zgjeruar rrethin e pėrkrahėsve, si dhe duke u pėrpjekur njėkohėsisht tė edukojnė njerėzit dhe tė ndikojnė nė politikėn e qeverisė.
Grupet e interesit shėrbejnė si forcė ndėrmjetėsuese midis individėve tė veēantė dhe njė qeverie qė ėshtė zakonisht mjaft e madhe dhe e shkėputur. Shoqėria demokratike mund tė marrė vendime qė ndikojnė nė mirėqenien e anėtarėve tė saj vetėm nėpėrmjet bashkė-veprimit tė kėtyre grupeve, si dhe nėpėrmjet procesit tė debateve tė hapura, konflikteve, kompromisit dhe konsensusit midis tyre.

Votimi

Votimi pėr zgjedhjen e zyrtarėve shtetėrorė ėshtė forma mė e dukshme dhe mė e rėndomtė e pjesėma-rrjes nė jetėn e demokracive tė sotme, si dhe mė theme-lorja. Njė shoqėri mund tė quhet demokratike vetėm kur ajo ėshtė nė gjendje tė zhvillojė zgjedhje tė lira dhe tė drejta.
Arsyet qė i nxisin zgjedhėsit janė po aq tė shumta sa edhe shoqėritė dhe interesat qė ato pėrfaqėsojnė. Kuptohet qartė se zgjedhėsit do tė votojnė pėr kandidatėt qė pėrfaqėsojnė interesat e tyre, por ato ndikohen gjithashtu edhe nga faktorė tė tjerė. Njė nga kėto ėshtė pėrkatėsia nė njė parti; ato individė qė shohin tek njė parti politike interesat e tyre, janė mė tė prirur pėr tė votuar, sesa ato qė e quajnė veten tė pavarur apo tė paparti. Nė tė vėrtetė, nė sistemet me pėrfaqėsim proporcional, zgjedhėsit mund tė votojnė vetėm pėr njė parti politike, por jo pėr kandidatė tė veēantė.
Ekspertėt e shkencave politike kanė zbuluar njė sėrė faktorėsh tė tjerė, tė cilėt mund tė ndikojnė nė parapėl-qimin e zgjedhėsve dhe nė rezultatet e zgjedhjeve. Kėshtu pėr shembull, vendet me sisteme pėrfaqėsimi proporcional, ku ēdo votė ndikon nė pėrfaqėsimin nė legjislaturė, priren qė tė kenė rezultate mė tė larta se vendet ku fituesi pėrcaktohet me shumicėn e votave nė njė zonė tė caktuar. Pozita ekonomiko-shoqėrore, lehtėsia relative pėr t'u regjistruar si zgjedhės, forca e sistemit partiak, pėrfytyrimi qė krijohet pėr kandidatin nga mjetet e informacionit, shpeshtėsia e zgjedhjeve — tė gjitha kėto ndikojnė nė numrin dhe pjesėmarrjen e zgjedhėsve nė votime. Nė zgjedhjet demokratike, shpesh bėhen pėrpjekje jo pėr tė pėrcak-tuar se cili prej kandidatėve gėzon pėrkrahje mė tė madhe popullore, por se cili kandidat mund tė arrijė tė nxisė pėrkrahėsit e tij qė ta konkretizojnė mendimin e tyre nė votė. Rreziku i pėrhershėm qė mund tė lindė nga largimi i dėshirės sė zgjedhėsve pėr tė votuar, nuk ėshtė se nuk do tė ketė njerėz qė tė ushtrojnė funk-sionet shtetėrore, por se ata qė do t'i ushtrojnė kėto funksione, do tė zgjidhen nga njė numėr gjithmonė e mė i vogėl zgjedhėsish.

Partitė politike

Partitė politike mbledhin anėtarė, bėjnė emėrime dhe organizojnė fushata pėr zgjedhjen e zyrtarėve shtetė-rorė; hartojnė programe politike pėr qeverinė, nė qoftė se pėrbėjnė shumicėn; bėjnė kritika dhe paraqesin alter-nativa politike, nė qoftė se janė nė opozitė; sigurojnė mbėshtetje pėr politikė tė pėrbashkėt midis grupeve tė interesit; mėsojnė njerėzit si t'i kuptojnė problemet politike; paraqesin struktura dhe rregulla pėr zhvillimin e debateve nė gjirin e shoqėrisė. Nė disa sisteme politike, faktor me rėndėsi nė shtimin dhe nxitjen e anėtarėve tė partisė mund tė jetė ideologjia; ndėrsa gjetkė, interesat ekonomike ose pikėpamjet shoqėrore mund tė paraqesin rėndėsi mė tė madhe se pėrkushtimi ideologjik.
Organinizimi dhe procedurat e partive paraqesin ndryshime tė mėdha. Nė njėrin cep tė spektrit, nė sistemet parlamentare shumėpartiake tė Evropės, partitė politike janė organizata me disiplinė tė fortė, qė udhėhiqen vetėm nga drejtues profesionistė. Nė cepin tjetėr, ndodhen Shtetet e Bashkuara, ku partitė rivale — Partia Republikane dhe Partia Demokratike, janė orga-nizata tė decentralizuara qė funksionojnė kryesisht nė Kongres dhe nė nivelin shtetėror. Kjo gjendje ndryshon ēdo katėr vjet, kur organizatat e Partisė Republikane dhe tė Partisė Demokratike nė vend, duke u mbėshtetur fuqimisht tek vullnetarėt, bashkėpunojnė pėr tė organi-zuar fushatat pėr zgjedhjen e presidentit.
Partitė politike janė po aq tė larmishme sa shoqėritė nė tė cilat ato veprojnė. Fushatat e zgjedhjeve qė zhvi-llojnė ato, janė shpesh tė ndėrlikuara, zakonisht tė gjata, madje nganjėherė edhe pa kuptim. Megjithatė, funksioni i tyre ėshtė tepėr serioz; ai ka tė bėjė me pėrpunimin e njė metode paqėsore e tė drejtė nėpėr-mjet sė cilės shtetasit e njė vendi demokratik mund tė zgjedhin udhėheqėsit e tyre dhe tė luajnė rol vendimtar nė fatin e tyre.

Protesta

Nė njė shoqėri demokratike qytetarėt kanė tė drejtė tė grumbullohen nė mėnyrė paqėsore dhe tė protestojnė kundėr politikės sė qeverisė apo kundėr veprimeve tė grupeve tė tjera me demostrata, marshime, peticione, bojkotime, greva dhe forma tė tjera tė veprimit tė drejt-pėrdrejtė tė shtetasve.
Veprimet e drejtpėrdrejta janė tė mundshme pėr tė gjithė nė njė shoqėri demokratike, por zakonisht janė pėrdorur nga grupet e shtypura, tė papėrkrahura apo grupet e pakicave, tė cilėt kanė qenė tė pėrjashtuar nga ēdo mundėsi tjetėr pėr tė ndikuar nė politikėn qeveri-tare. Protesta tė tilla kanė qenė gjithmonė pjesė e shoqėrisė demokratike. Nė ditėt tona, protestat paqė-sore, qė shpesh synojnė tė tėrheqin vėmendjen e mjeteve tė informacionit, pėrfshijnė njė varg tė gjatė problemesh, duke filluar nga ndotja e mjedisit deri te armėt bėrthamore, ēėshtje tė politikės ndėrkombėtare dhe diskriminimi racial dhe etnik. Formė e veēantė e veprimeve tė drejtpėrdrejta ėshtė e drejta e sindikatave pėr tė organizuar greva kundėr punėdhėnėsve, me tė cilėt ato kanė mosmarrėveshje qė nuk janė zgjidhur me anė tė bisedimeve.
Protestat janė gur prove pėr ēdo shoqėri demokra-tike. Idealet e shprehjes sė lirė dhe tė pjesėmarrjes sė shtetasve nė jetėn e shoqėrisė mbrohen lehtė kur tė gjithė tregohen tė sjellshėm dhe pajtohen pėr ēėshtje kryesore. Por kur protestuesit dhe objektet e protestės sė tyre nuk pajtohen pėr ēėshtjet kryesore, mosmarrė-veshje tė tilla mund tė jenė tė zjarrta dhe tė acaruara. Nė tė tilla raste mbetet vetėm njė mundėsi, ajo e ruaj-tjes sė ekuilibrit, e mbrojtjes sė tė drejtės pėr lirinė e fjalės dhe tė grumbullimit, gjithmonė duke mbrojtur rendin publik dhe duke kundėrshtuar ēdo orvatje pėr kėrcėnim ose pėrdorim dhune. Tė shtypėsh njė protestė paqėsore nė emėr tė ruajtjes sė rendit, do tė thotė t'i hapėsh rrugėn shtypjes; tė lejosh protesta tė shfrenuara e tė dhunshme, do tė thotė t'i hapėsh rrugėn anarkisė.
Pėr arritjen e njė ekuilibri tė tillė nuk mund tė jepen formula magjike. Nė fund tė fundit, njė gjė e tillė varet nga pėrkushtimi i shumicės pėr tė mbrojtur institu-cionet e demokracisė dhe parimet e tė drejtave tė individit. Shoqėritė demokratike janė nė gjendje tė pėrballojnė edhe mosmarrėveshjet mė tė hidhura midis shtetasve, me pėrjashtim tė atyre mosmarrėveshjeve qė kanė tė bėjnė me pėrligjjen e vetė demokracisė.

Mjetet e informacionit

Tė qeverisėsh do tė thotė tė komunikosh. Ndėrkohė qė shoqėritė moderne bėhen akoma dhe mė tė mėdha dhe mė tė ndėrlikuara, nė fushėn e komunikimit dhe tė debatit politik mbizotėrojnė gjithmonė e mė shumė mjetet e informacionit: radioja dhe televizioni, gazetat, revistat, librat, madje edhe qendra tė kompjuterizuara tė dhėnash.
Mjetet e informacionit nė njė vend demokratik kanė njė sėrė funksionesh qė pėrkojnė, por qė dallohen qartė nga njėri-tjetri. Njėri prej kėtyre funksioneve ėshtė tė informojė dhe tė edukojė. Pėr tė gjykuar drejt mbi poli-tikėn shtetėrore, njerėzve u nevojitet informacion i saktė, i shpejtė dhe i pashtrembėruar. Duke qenė se mendimet janė nga mė tė ndryshmet, njerėzve u duhet tė ballafaqohen me njė numėr tė madh pikėpamjesh. Kjo luan rol me rėndėsi gjatė fushatave elektorale, nė njė kohė kur numri i zgjedhėsve qė kanė mundėsi tė shikojnė, dhe aq mė pak tė bisedojnė vetė me kandi-datėt, ėshtė i paktė. Pėr kėtė arsye, qė tė mund tė kuptojnė problemet dhe tė sqarohen pėr pozitat nė tė cilat qėndrojnė kandidatėt dhe partitė e tyre politike, ato duhet tė bazohen te gazetat dhe televizioni.
Funksion tjetėr i mjeteve tė informacionit ėshtė tė mbikėqyrin qeverinė dhe institucionet e tjera tė fuqishme tė shoqėrisė. Duke iu pėrmbajtur njė niveli tė caktuar pavarėsie dhe paanshmėrie, ndonėse jo nė mėnyrė tė pėrsosur, mjetet e informacionit mund tė zbulojnė tė vėrtetėn qė shtrihet pas pretendimeve tė qeverisė dhe tė vėnė pėrpara pėrgjegjėsisė zyrtarėt shte-tėrorė pėr veprimet e tyre.
Por mjetet e informacionit mund tė marrin pjesė mė aktive nė debatin shtetėror. Nėpėrmjet kryeartikujve ose reportazheve, mjetet e informacionit mund tė luftojnė pėr zbatimin e njė politike tė veēantė, qė sipas tyre ėshtė e nevojshme. Ato mund tė shėrbejnė gjithashtu edhe si forum ku organizatat dhe individėt tė mund tė shprehin mendimet e tyre nėpėrmjet letrave nė redaksi dhe botimit tė artikujve me pikėpamje tė kundėrta.
Komentuesit theksojnė edhe njė rol tjetėr gjithmonė edhe mė tė rėndėsishėm tė mjeteve tė informacionit — «pėrpilimi i ēėshtjeve kryesore». Pėrderisa nuk mund tė japin njoftime pėr gjithēka, mjetet e informacionit vendosin se pėr cilat probleme duhen dhėnė njoftime dhe pėr cilat jo. Me pak fjalė, ato vendosin se ēfarė shėrben si lajm dhe ēfarė jo. Nga ana e tyre, kėto vendime ndikojnė mbi rėndėsinė qė populli i jep njė problemi tė caktuar. Ndryshe nga vendet ku mjetet e informacionit kontrollohen nga qeveria, mjetet e informacionit nė njė vend demokratik nuk mund t'i shtrembėrojnė apo tė mos i pėrfillin faktet sipas dėshirės sė tyre. Nė fimd tė fundit, kundėrshtarėt e tyre, si dhe vetė qeveria, janė tė lirė tė tėrheqin vėmendjen drejt ēėshtjeve tė tyre kryesore.
Tė paktė janė ata qė theksojnė se mjetet e informa-cionit i kryejnė kėto funksione gjithmonė me pėrgje-gjėsi. Korrespondentėt e gazetave dhe tė televizionit mund tė pėrpiqen pėr tė arritur njė nivel paanshmėrie, por megjithatė lajmet kalojnė nėpėr paragjykimet dhe ndjenjat e individėve dhe tė ndėrmarrjeve pėr tė cilat ata punojnė. Ato mund tė jenė tė bujshme, tė pėrcipta, tė pasakta, ndėrhyrėse dhe provokuese. Kjo nuk mund tė zgjidhet duke hartuar ligje qė japin ndonjė pėrkufizim arbitrar tė pėrgjegjėsisė, apo duke pajisur me leje tė veēanta gazetarėt, por duke zgjeruar bashkėbisedimin e hapur, me qėllim qė shtetasit tė mund ta dallojnė bykun e shtrembėrimeve dhe tė retorizmit dhe tė gjejnė farėn e sė vėrtetės. Mė 1919, Olivėr Uendėll Holmzi i Ri, gjykatės i shquar nė Gjykatėn e Lartė tė Shteteve tė Bashkuara, ka thėnė: «Prova mė e mirė e sė vėrtetės ėshtė aftėsia e mendimit pėr t'u pranuar nė konkurrencėn e tregut.»

Demokracia dhe ekonomia

Demokracia nuk nėnkupton ndonjė doktrinė tė veēantė ekonomike. Qeveritė demokratike i kanė pranuar njėlloj, si socialistėt e pėrkushtuar, ashtu edhe ekono-mistėt e tregut tė lirė. Nė tė vėrtetė, pjesa mė e madhe e debateve nė ēfarėdo shoqėrie demokratike, ka tė bėjė me rolin e duhur qė qeveria duhet tė luajė nė ekonomi. Sidoqoftė, do tė ishte mė mirė tė thuhej se pėrgjithė-sisht pėrkrahėsit e demokracisė e konsiderojnė lirinė ekonomike si elementin bazė nė ēfarėdo shoqėrie demokratike. Njė fakt i tillė nuk i ka penguar problemet ekonomike tė bėhen forcė kryesore dalluese, madje pėrcaktuese, e «sė majtės» dhe e «sė djathtės» nė veprim-tarinė politike tė ditėve tona.
Kėshtu pėr shembull, socialdemokratėt theksojnė se thelbi i politikės ekonomike tė qeverisė ėshtė nevoja pėr barazi dhe mirėqenie shoqėrore. Nė tė kaluarėn, kjo ka bėrė qė qeveria tė zotėrojė elementėt kryesorė tė ekonomisė kombėtare, si pėr shembull: telekomunika-cionin, transportin dhe industrinė e rėndė. Socialdemo-kratėt i kėrkojnė gjithashtu qeverisė tė sigurojė ndihma mjeksore, ndihma pėr tė papunėt dhe ndihma tė tjera pėr lehtėsimin e gjendjes sė atyre qė kanė nevojė. Krejt ndryshe, partitė politike centriste dhe konservatore i japin zakonisht rėndėsi shumė mė tė madhe ekonomisė sė tregut tė lirė, tė papenguar nga kontrolli apo ndėrhyrja e qeverisė, si mjeti mė i efektshėm pėr arritjen e zhvillimit ekonomik, pėrparimit teknologjik dhe mirėqenies sė pėrgjithshme.
Megjithatė, tė gjitha palėt nė debatin ekonomik kanė praktikisht terren tė pėrbashkėt mė tė madh sesa ato mund tė kenė nė vrullin e diskutimeve politike. Si partitė e sė majtės, ashtu edhe partitė e sė djathtės pėr shembull, e pranojnė rolin e rėndėsishėm qė luan lėvizja sindikaliste, kur ėshtė e pavarur nga qeveria. Punėtorėt nė njė shoqėri tė lirė kanė mundėsi tė formojnė ose tė hyjnė nė sindikata pėr tė pėrfaqėsuar interesat e tyre nė bisedimet me punėdhėnėsit pėr ēėshtje tė tilla si: pagat, ndihma shėndetėsore dhe pensionet, kushtet e punės dhe mėnyra e paraqitjes sė ankesave.
Asnjė shtet demokratik i kohės sonė nuk ka njė sistem ekonomik qė tė jetė: ose plotėsisht pronė e shtetit, ose krejtėsisht i pavarur nga ai. Tė gjithė para-qesin njė pėrzierje tė iniciativės private dhe tė mbikėqy-rjes qeveritare. Tė gjithė mbėshteten fuqimisht nė mekanizmin e njė tregu tė lirė, ku ēmimet nuk caktohen nga qeveria, por nga vendimet e pavarura tė mijėra blerėsve dhe prodhuesve, tė cilėt bashkėveprojnė ēdo ditė mes tyre.
Partitė politike tė sė majtės, ndonėse pėrgjithėsisht socialdemokrate nga drejtimi, e pranojnė se tregu i lirė, duke vepruar sipas parimit tė ofertės dhe kėrkesės, ėshtėkryemotori i zhvillimit dhe i lulėzimit ekonomik. Po ashtu edhe partitė centriste, ndonėse pėrgjithėsisht janė kundėr ndėrhyrjes sė qeverisė nė planifikimin e prodhimit dhe kundėr pronėsisė sė prodhimit prej saj, e kanė pranuar pėrgjegjėsinė e qeverisė nė drejtimin e disa aspekteve tė ekonomisė si: sigurimi i ndihmės pėr tė papunėt, i ndihmės mjekėsore dhe i ndihmave tė tjera pėr mbarėvajtjen e shtetit; zbatimi i njė politike taksore pėr mbėshtetjen e zhvillimit ekonomik. Rrje-dhimisht, ekonomia e vendeve demokratike tė kohės sonė, ndonėse e ndryshme nė detaje, ka tipare tė pėrbashkėta.
Rrėnimi, gjatė viteve tė fundit, i ekonomisė sė plani-fikuar nga qendra nė shumė vende tė botės, e ka thek-suar me forcė rolin e ekonomisė sė tregut. Me sa duket, liria mbetet element i domosdoshėm jo vetėm nė poli-tikė, por edhe nė ekonomi. Sipas ambasadorit tė Shte-teve tė Bashkuara pranė Komisionit tė sė Drejtave tė Njeriut nė Kombet e Bashkuara, «Suksesi ekonomik nuk mund tė garantohet vetėm nga liria. Ndėrsa dėsh-timi ekonomik garantohet me siguri nga shtypja.» Qoftė edhe nė ato raste tė rralla kur regjimet autoritare kanė mundur tė bėjnė hapa tė rėndėsishme nė zhvi-llimin ekonomik, ato u kanė dhėnė shtetasve liri ekono-mike, duke ua mohuar atyre tė drejtat politike. Jo vetėm kaq, por pėrgjithėsisht suksesi nuk e ka forcuar pushtetin e regjimit, por ka shtuar, si nė rastin e Kilit dhe tė Tajvanit, kėrkesat e popullit pėr liri politike, krahas lirisė ekonomike.
Nė shoqėritė demokratike, pėr probleme ekonomike do tė vazhdohet tė diskutohet nė tė ardhmen me tė njėjtėn gjallėri si nė tė kaluarėn. Por gjithmonė e mė shumė, diskutimet nuk po pėrqendrohen nė alterna-tivėn e dėshtuar tė ekonomisė sė planifikuar nga shteti, por nė sigurimin e tė mirave tė ekonomisė sė tregut tė lirė pėr tė gjithė shtetasit, nė njė botė pėrherė e mė tė ndėrvarur. (Trajtimi mė i plotė i problemeve ekono-mike bėhet nė vėllimin «Ēfarė ėshtė ekonomia e tregut?», i cili do tė botohet nė muajt e ardhshėm.)

Zėrat

Nė shoqėritė demokratike janė krijuar mendime tė ndryshme mbi natyrėn e njeriut. Sipas njėrit prej tyre, populli ėshtė nė gjendje tė vetėqeveriset nė mėnyrė tė drejtė dhe tė lirė, nė qoftė se i krijohen mundėsitė. Sipas njė mendimi tjetėr, ēdo shoqėri pėrfshin njė larmi tė madhe interesash dhe individėsh, qė meritojnė t'u dėgjohet zėri dhe t'u respektohen pikėpamjet. Si pėrfimdim mund tė thuhet se tė gjitha demokracitė e shėndosha kanė diēka tė pėrbashkėt: ato janė tė zhurmshme.
Presidenti Xhorxh Bush e ka pėrshkruar larminė e madhe tė organizatave vullnetare nė Shtetet e Bashkuara si «mijėra pika drite». Kjo metaforė i pėrshtatet edhe larmisė ose pluralizmit tė shoqėrive demokratike kudo. Zėrat e demokracisė pėrfshijnė zėrin e qeverisė, zėrin e pėrkrahėsve dhe sigurisht, edhe zėrin e kundėrshtarėve tė saj politikė. Atyre u bashkėngjiten edhe zėrat e sindikatave, tė grupeve tė organizuara tė interesit, tė shoqatave tė komuniteteve, tė mjeteve tė informacionit, tė dijetarėve dhe tė kritikėve, tė udhėhe-qėsve fetarė dhe tė shkrimtarėve, tė shoqėrive tė vogla dhe tė korporatave tė mėdha, tė institucioneve fetare dhe tė shkollave.
Tė gjitha kėto grupe janė tė lira tė ngrejnė zėrin e tyre dhe tė marrin pjesė nė procesin politik demokratik, nė shkallė lokale apo kombėtare. Nė kėtė mėnyrė, politika demokratike vepron si njė filtėr nėpėrmjet tė cilit kėrkesat e zėshme tė shtresave tė ndryshme tė popullit shndėrrohen dalėngadalė nė politikė shtetėrore. Ish-presidenti Xhimi Karter ka thėnė: «Pėrvoja e demo-kracisė ėshtė si pėrvoja e vetė jetės — nė ndryshim tė pandėrprerė, e pafundme nė larminė e saj, nganjėherė e vrullshme, por edhe mė e vyer, sa mė shumė t'i ketė bėrė ballė vėshtirėsive.»

-----------------------------------------------------

Demokracia nė vetvete nuk garanton asgjė. Ajo paraqet mundėsi pėr tė fituar, por edhe rrezik pėr tė dėshtuar. Sipas shprehjes kumbuese, por edhe tė mprehtė tė Tomas Xhefėrsonit, premtimi qė bėn demokracia ėshtė «jeta, liria dhe kėrkimi i lumturisė.»
Nė kėtė mėnyrė, demokracia ėshtė njėkohėsisht premtim dhe sfidė. Ajo ėshtė premtim se duke punuar bashkarisht, qeniet njerėzore mund tė vetė-qeverisen nė mėnyrė tė atillė qė i shėrben aspiratave pėr liri personale, zhvillim ekonomik dhe drejtėsi shoqėrore. Ajo ėshtė sfidė, sepse suksesi i nismės demokratike varet nga vetė shtetasit dhe nga askush tjetėr.
Qeverisja e popullit dhe nga populli do tė thotė se shtetasit e njė shoqėrie demokratike ndajnė me tė, tė mirat dhe tė kėqijat. Duke marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė e vetėqeverisjes, njė brez pėrpiqet tė mbrojė ligjshmėrinė, e fituar me vėshtirėsi, tė lirisė sė individit, tė tė drejtave tė njeriut dhe tė sundimit tė ligjit pėr brezin tjetėr. Nė ēdo shoqėri dhe nė ēdo brez, njerėzit duhet ta fillojnė rishtas veprėn e demokracisė, duke marrė parimet e sė kaluarės dhe duke i zbatuar ato nė praktikėn e njė epoke tė re dhe tė njė shoqėrie nė ndryshim.
Xhozef Brodski, poet rus dhe fitues i ēmimit «Nobel», ka shkruar: «Njė njeri i lirė nuk fajėson askėnd, nė qoftė se dėshton.» Kjo vlen edhe pėr shtetasit e njė shoqėrie demokratike, tė cilėt, pėrfundimisht, duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr fatin e shoqėrisė nė tė cilėn kanė dashur vetė tė jetojnė.
Mė nė fund, kemi kėshtu qeverinė qė meritojmė.

-----------------------------------------------
fund

Falėnderime

Agjencia e Informacionit e Shteteve tė Bashkuara (USIA) dėshiron tė falėnderojė Ēester E. Finin e Ri, drejtor i Rrjetit tė Pėrsosmėrisė Arsimore nė Universitetin e Vanderbiltit, Methju Gendėllin, bashkėpunėtor shkencor pranė Rrjetit tė Pėrsosmėrisė Arsimore dhe Erik Ēenouedhin, bashkėrendues i Federatės Amerikane tė Arsimtarėve pėr programin «Mėsimi i demokracisė nė kuadrin ndėrkombėtar», pėr ndihmesėn e tyre nė pėrgatitjen e kėtij botimi


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.