Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Amerika tė jep njė thele dhe tė merr njė pelė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 116 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Histori :: Shqipėria, njė kushtetutė qė nė Mesjetė
Postuar nga: Skampa

Histori Dorėshkrimi i Statutit tė Katedrales sė Drishtit, Janar 1468, ėshtė i vetmi qė deri sot ėshtė zbuluar nė qytetet e bregdetit Adriatik.

Statutet janė tėrėsi normash tė shkruara apo aktesh normative tė kodifikuara qė rregullonin jetėn e brendshme tė qyteteve-komuna mesjetare: marrėdhėniet e tyre si qytete-komuna autonome me zotėrinjtė e tyre feudalė, por edhe raportet e kishės me qytet-komunėn si dhe raportet hierarkike brenda pėr brenda kishave nė njė territor tė caktuar siē ėshtė kryeipeshkvia. Mbi bazėn e statuteve zgjidheshin dhe vepronin tė gjitha organet e brendshme drejtuese tė komunės dhe tė kishės, qė kryenin detyra tė caktuara me karakter legjislativ, administrativ, gjyqėsor, etj, dhe po mbi bazėn e tyre jepeshin normat pėrkatėse juridike penale, civile, procedurale, doganore, tregtare, tė pronėsisė, tė punės, jetės familjare, marrėdhėnieve bashkėshortore, atyre tė prindėrve me fėmijėt, deri te normat mbi dhunėn dhe sjelljet e moralit ... etj.

Termi Statutum nė fillim pėrdorej pėr njė vendim tė vetėm me karakter legjislativ, qė zakonisht kishte pėrdorim tė gjėrė dhe pėr njė kohė tė gjatė. Mė vonė me kėtė emėr, filloi tė njihet tėrėsia e gjithė kėtyre vendimeve, si njė korpus organik. Nė tekstet juridike me Statut” nėnkuptojmė “pėrcaktim ligjor, juridik, rend, rregull” duke qėndruar kėshtu shumė pranė fjalės latine “constitutio.” Nė fillim tė shek. XII pėrdorimi i fjalės “Statuta” kufizohej nė gjuhėn e pėrdorur pėr mbretin dhe pėr kishėn megjithėse shfaqen edhe “Statuta civitatis.” Nė krijimin e statuteve tė qyteteve dhe atyre tė katedraleve shqiptare njė rol vendimtar qė ėshtė edhe veēori dalluese nga statutet e ngjashme tė krijuara nė Evropė ka luajtur e drejta zakonore vendase, qė shfaqet nė shumė institute juridike tė pėrbashkėta.

Nėse nė fillimet e tyre kėto rregulla renditeshin nė mėnyrė fragmentare dhe kronologjike sipas datave, me kalimin e kohės dhe me rritjen e eksperiencės, renditja filloi tė bėhej sipas principeve mė tė mira sistemuese. Ato u ndanė nė pjesė dhe sektorė tė ndryshėm nė libra, kapituj, etj., sipas kritereve tė pėrmbajtjes. Kushtetuta dhe administrimi i komunės, e drejta civile dhe penale, mbikėqyrja e sigurisė nė qytet dhe nė vend, marrėdhėniet tregtare etj. tė gjitha kėto ishin tani forma tė veēanta dhe secila u zhvillua nė njė mėnyrė tė veēantė, sipas karakteristikave dhe specifikave tė komunave apo katedraleve pėrkatėse.

Historiku i dorėshkrimit

Dorėshkrimi i Statutit tė Katedrales sė Drishtit pėr herė tė parė pėrmendet nė katalogun 438 tė antikuarit gjerman, Karl Wilhelm Hiersemann nga Lajpcigu, nė qershorin e vitit 1915, fasc. 43, nėn numrin 250, i pėrshkruar nė mėnyrė shumė sipėrfaqėsore, por me titull tė plotė: “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis”. Meqenėse dorėshkrimi nuk u shit, Hiersemann i pėrsėrit shėnimet e vitit 1915 nė katologun 477 pėr vitin 1920, fasc. 7, nėn numrin 33, duke mos shtuar asgjė mė shumė. Nė botėn shkencore, i pari qė tėrheq vėmendjen pėr ekzistencėn, vlerėn dhe rėndėsinė e kėtij dorėshkrimi ėshtė albanologu kroat, Milan Shuflaj. Pėr vendndodhjen dhe pėrmbajtjen e dorėshkrimit, M. Shuflajn e kishte njoftuar Ivan Bojniēiqin nė vitin 1916.

Nė pamundėsi pėr ta blerė vetė kėtė dorėshkrim, Shuflaj i drejtohet banit kroat, Rauhit, qė ta blente atė pėr Bibliotekėn Universitare tė Zagrebit. Kjo gjė nuk u realizua. Shuflaj provon pėrsėri pėrmes Thalloczy-t qė Akademia Vjeneze ose ajo e Budapestit ta blenin kėtė dorėshkrim, por pa sukses. Derisa Shuflaj po kėmbėngulte qė me ēdo kusht qė tė blihej dorėshkrimi, (ndėrkohė ai i ishte drejtuar pėr ndihmė edhe Akademisė Serbe tė Shkencave nė Beograd), nė vitin 1920, ai njoftohet, se njė blerės anonim e kishte blerė dorėshkrimin pėr shumėn marramendėse prej 2000 markash, aq sa ia kishte vėnė ēmimin antikuari gjerman. Njė gjė e tillė e shqetėsoi shumė, ngase shpresonte qė njė ditė do ta botonte vetė kėtė “burim me vlera tė jashtėzakonshme pėr mesjetėn e qyteteve shqiptare.”

Pėrmes albanologut Henrik Bariē, nė vitin 1924, Shuflaj arrin tė sigurojė emrin e blerėsit, danezit Sir Thomas Phillipps. Sė bashku me kolegėt e tij, Viktor Novakun dhe Henrik Bariqin, lusin albanologun danez, Holger Pedersenin, qė tė ndėrmjetėsonte te Sir Thomas Phillipps pėr t”iu siguruar njė kopje tė fotografuar tė tėrė dorėshkrimit. Nė vitin 1925 arrin kopja e dorėshkrimit e cila nuk ishte e plotė. Shuflaj, sė bashku me V. Novakun, menjėherė i hynė punės dhe e pėrgatitėn pėr botim dorėshkrimin, me gjithė mangėsitė qė kishte. Si i tillė botohet nė botimin “Biblioteka Arhiva za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju. Beograd, 1927”. Edhe pse i botuar, ai mbetet pothuajse i panjohur dhe i pashfrytėzuar fare nga studiuesit dhe historianėt shqiptarė dhe tė huaj. Nė vitin 1971, botohet nė formė tė shkurtuar dhe me ndėrhyrje tė shumta nė gjuhėn shqipe nė Gjurmime Albanologjike, seria e shkencave historike tė Prishtinės.

Dorėshkrimi i Statuteve tė Katedrales sė Drishtit qė ruhet nė Danimarkė

Dorėshkrimi ruhet nė Bibliotekėn Mbretėrore tė Danimarkės, nė njė kuti kartoni ngjyrė jeshile dhe ėshtė i lidhur me kopertina kartoni tė forta, ngjyrė kafe tė errėt, ndėrsa kurrizi ėshtė prej pergameni tė bardhė. Gjashtė faqet e para dhe tė fundit janė boshe: janė faqe qė iu takojnė kopertinave kur ėshtė bėrė lidhja e re nė fund tė shek. XIX. Dorėshkrimi ėshtė nė pergamen tė butė e fin. Kopertina ėshtė diēka mė e trashė se faqet e tjera. I tėrė dorėshkrimi ėshtė i shkruar me ngjyrė kafe nga njė dorė e vetme. Ka dy lloj paginimesh: njėrin lart nė tė djathtė, qė fillon nga nr. 1r dhe vazhdon deri nė nr. 18v dhe paginimi i dytė, poshtė nė djathtė, qė fillon nga nr. 9r dhe pėrfundon nė nr. 26v. Tė dy paginimet janė tė kohės sė dorėshkrimit. Si duket, ky dorėshkrim ka qenė pjesė e njė apo mė shumė dorėshkrimeve tė tjera tė lidhura sė bashku.

Nė f. 1r (olim 9r) brenda inicalit “P” tė iluminuar nė flori, me dekorime shumė tė bukura pėr rreth, ėshtė njė portret i ipeshkvit Pal Engjėlli me shkopin baritor nė dorė, me mitėr nė kokė i veshur me rroba tė kryeipeshkvit. Mitra e bardhė, e ndarė me njė vijė tė kuqe nga balli e lart, ka njė lakim tė vogėl, majtas. Nė ballė ėshtė vetėm njė hark i vogėl qė shėrben si bazament pėr fillimin e vijės. Jakat e veladonit janė jeshile. Menjėherė poshtė jakave ėshtė petku kryeipeshkvnor i hedhur mbi supe, i cili ka ngjyrė vjollce. Nga gryka deri nė fund tė kraharorit, petku ka formėn e shkronjės “V.” Petku ėshtė i hedhur edhe mbi supe dhe duar. Brendia e petkut ėshtė jeshile. Veladoni poshtė petkut ėshtė blu dhe zbret deri te gjunjėt. Poshtė veladonit, nga gjunjėt deri te kėpucėt ėshtė njė petk i bardhė. Nė dorėn e djathtė, kryeipeshkvi mban shkopin baritor, i cili ėshtė i bardhė dhe ka kokė tė rrumbullaktė ngjyrė gri. Dora e majtė ėshtė ngritur nė pozicion lart, ashtu siē ngrihet kur bėhet bekimi. Sfondi gjithandej ėshtė blu i errėt. Ndėrsa portreti rrethohet nga njė rreth vezor ngjyrė vjollcė. Nė tė gjitha faqet e dorėshkrimit ka iniciale tė dekoruara. I tėrė dorėshkrimi ka 66 iniciale. Zakonisht nė iniciale janė pėrdorur tre ngjyra: e kuqja, kafeja dhe bluja e mbyllur!

Nė f. 4r-v; 5r-v; 6v; 7v; 8r-v; 9v; ka shėnime nė margina, menjėherė nė vazhdim tė tekstit me ngjyrė tė kuqe. Shėnimet nė margina shkojnė nė drejtim tė fundit tė faqes ēdoherė. Nė faqen e fundit tė dorėshkrimit ėshtė njė gjenealogji e familjes sė Engjėllorėve, e cila lexohet me vėshtirėsi ngase ėshtė shumė e zverdhur. Kopertina e fundit e pergamenit tė dorėshkrimit ėshtė mjaft e dėmtuar. Nė tė ka disa rreshta me shėnime nė fund tė faqes, por janė shumė tė dėmtuara nga koha dhe nuk lexohen. Dorėshkrimi ka gjithsej 922 rreshta. 32 faqe kanė nga 27 rreshta, dy faqe nga 26 rreshta [f. 14v dhe 17v] dhe njė faqe 6 rreshta [f. 18r], me 53 kapituj dhe dimensione: 17.5 x 25.7 cm. Sipas informacioneve qė morėm nė Bibliotekėn e Danimarkės, qė nga viti 1920, kur ky dorėshkrim ka arritur nė kėtė bibliotekė e deri mė sot, me kėtė dorėshkrim nuk ka punuar asnjė studiues.

Pėrmbajtja e dorėshkrimit

Duke qenė se kėto statute bazohen nė njė shkallė tė lartė tek zakonet e vjetra ekzistuese “antiquissima et observata consuetudine” (kap. 44) duke i hedhur nė letėr ato qė tashmė ishin praktikė e pėrditshme nė shoqėrinė shqiptare, “secundum morem et consuetudinem antiquorum” (kap. 46), statutet fillojnė me njė normė zakonore qė duhet tė ketė qenė shumė e pėrhapur nė traditėn e lashtė shqiptare si ėshtė ajo e respektit tė ndėrsjellė tė brezave dhe pikėrisht me “Nė ē”mėnyrė tė rinjtė duhet tė respektojnė pleqtė dhe nė ē”mėnyrė pleqtė duhet t”i duan tė rinjtė...” (kap. I) duke theksuar kėshtu qė nė fillim vlerat tradicionale dhe rėndėsinė qė ata u jepnin kėtyre vlerave vendore.

Nė kapitujt nė vijim pėrcaktohet mėnyra e zgjedhjes sė rektorit dhe prokuratorit (kap. II), saktėsohen detyrat dhe pėrgjegjėsitė e rektorit (kap. IV), kanonikėve (kap. VII, VIII, IX, XLIV), rregulli pėr diskutim nė kapitull dhe respekti ndaj pleqve (kap.XVII), ruajtja dhe pėrdorimi i vulės; dokumenteve dhe privilegjeve (kap. XX), gjobat pėr vjedhje dhe mashtrim (kap. XXIII), pėrfaqėsimi i kanonikėve dhe tė deleguarit e tyre nė bisedime ose marrėveshje tė ndryshme (kap. XXIV), dėnimet pėr rrahje (kap. XXIX), shqyrtimi i ankesave tė ndryshme nga qytetarėt, por edhe nga kanonikėt (kap. XXX-XXXIII), nė rast tė mungesės sė normės statutore, tė veprohet sipas drejtėsisė dhe ndershmėrisė, duke pasur gjithmonė parasysh frikėn e Zotit (kap. XXXV), dėnimet e konkubinatit (kap. XXXVI), ndėrsa kap. XLI, flet pėr ndihmėn dhe mbėshtetjen e studiuesve dhe atyre qė shkojnė me studime, kurse kap. LI, trajton “Mosmarrėveshjet rreth respektimit tė statuteve,” etj.

Koha e krijimit dhe vlera e jashtėzakonshme unikale e dorėshkrimit

Dorėshkrimi “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis” ėshtė tepėr i rrallė dhe unikat, ngase pėrmban kapitujt e Katedrales sė Drishtit. Si i tillė, statut katedraleje, ai ėshtė i vetmi qė deri sot ėshtė zbuluar nė qytetet e bregdetit Adriatik dhe pėr kėtė arsye ka njė vlerė tė jashtėzakonshme pėr historinė e krishtėrimit. Dorėshkrimi ėshtė shkruar nga kanoniku dhe noteri i Tivarit, Simon Dromasys me 12 Janar 1468, i cili bėn gjithashtu pėrshkrimin e variantit tė zyrtarizuar tė vitit 1464, nga libri i notarit dhe kanonikut tė Durrėsit, Gjon Mauros, qė njėkohėsisht ka qenė edhe sekretar i kryeipeshkvit tė Durrėsit, Pal Engjėllit, qė ndėrkohė kishte vdekur.

Variantin e “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis” nga viti 1464 e kishin punuar kanonikėt nga Drishti, tė cilėt ishin tė ditur, tė shkolluar, dhe njihnin rrethanat, situatėn dhe gjithēka tjetėr qė kishte tė bėnte me katedralen dhe me zakonet e Drishtit nė tė kaluarėn. Pėr zakonet e lashta tė katedrales sė Drishtit flet vetė teksti nė mėnyrė eksplicite: “laudabilem consuetudinem antiquorum nostrorum immitantesi” (kap. 2); pastaj: “antiquissimam constuetudinem imminantes” (kap. 39) dhe “antiquissima et observata consuetudine” (kap. 44) si dhe “secundum morem et consuetudinem antiquorum” (kap. 46). Pra, pėrpos pėrvojės, njohurive dhe njohjes sė situatės sė pėrgjithshme, kanonikėt nga Drishti, i kishin si shembull edhe kėto statute tė lashta “a maioribus nostris quasdam constitutiones traditas,” [f. 2v], qė datonin tė paktėn nga viti 1397.

Sipas tė dhėnave tė tjera arkivore, mėsohet se ky statut ishte “edituar” nė vitin 1456, kur papa Kalisti III, i kishte dhėnė autorizimin ipeshkvit tė Sapės Gjergjit [ishte ipeshkv nė Sapė gjatė viteve: 1440-459] pėr njė veprim tė tillė, “ipsique capitulum et canonici nonnulla statuta ediderunt”. Shkaku se pse ky editim nuk u njoh zyrtarisht, ishte vdekja e papės Kalisti III. Ndėrkohė, nė vitin 1459, vdes edhe ipeshkvi i Sapės Gjergji, kėshtu qė papa Piu II, pas njė lutjeje me shkrim tė bėrė nga katedralja e Drishtit nė vitin 1463, emėron dy persona autoritarė pėr tė verifikuar dhe nėse ka nevojė pėr tė plotėsuar statutin ekzistues tė Katedrales sė Drishtit. Kėta ishin, kryeipeshkvi i Durrėsit Pal Engjėlli dhe kryediakoni i Shkodrės, emri i tė cilit nuk na bėhet e njohur nė statute, por qė sipas Hierarchia Catholica tė Eubelit (vėll. II, f. 256) ai duhet tė jetė domenikani Manuel (1451-1465).

Pas njė pune tė kujdesshme, tė kryeipeshkvit dhe kryediakonit, mė 21 nėntor tė vitit 1464, nė manastirin benediktin tė shėn Theodori de Elohiero bėhet njohja zyrtare e “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis” nė prani tė “zotit at Nikollė Lalemit, abatit tė manastirit nė fjalė dhe nė praninė e zotit Gjergj Topia dhe tė burrave tė nderuar, zotit Pjetėr, rektorit tė shėn Demetrij de Plumsis dhe tė zotit Gjin, rektorit tė shėn Venere de Managastis dhe nė prani tė dėshmitarėve dhe tė tė ftuarėve tė tjerė edhe tė rogatėve...”. Duke studiuar dorėshkrimin origjinal tė “Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis” ne e kemi pergatitur pėr botim atė duke bėrė njė transkriptim tė ri, pėrkthim komplet nė gjuhėn shqipe dhe angleze sė bashku njė studim kritik me komente pėrcjellėse.

Me kėtė rast, falenderoj kolegėt dhe bashkėpunėtorėt: Etleva Lala, Shaban Sinani, Robert Elsie, don David Gjugja, Karen Maria Jensen, Tomasso Mrkonjic, Christine Maria Grafinger, Erik Petersen dhe Aleksandar Stipēeviē, qė secili nga fusha e tij kanė kontribuar me studime pėrkatėse duke bėrė qė ky studim tė jetė komplet dhe sė shpejti tė botohet, gjithashtu falenderoj edhe z. Qemal Minxhozi, ambasadorin e Shqipėrise nė Danimarkė. Statutet e qyteteve-komuna dhe tė katedraleve shqiptare janė njė dėshmi qė vėrtetojnė edhe njė herė ekzistencėn e qyteteve-komuna shqiptare, tė botės qytetare nė kompleksin mesdhetar, zhvillimin e tyre dhe ngjashmėritė me qytetet-komunat e tjera tė Evropės si dhe zhvillimin e tė drejtės kanonike kishtare, e cila ishte mjaft specifike ngase nė vetvete ruante rregullat zyrtare tė kishės duke i pėrshtatur ato sipas tė drejtės dhe traditės vendėse.

Dr. Musa Ahmeti, Vatikan
Shekulli28/02/2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.