Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Forum :: Haradinaj dhe dy qytetėrimet ballė pėr ballė
Postuar nga: Skampa

Forum E tha vetė Haradinaj para gazetarėve, tė cilėve sapo u kishte kumtuar vendimin e vet: liria nuk peshohet me kurrfarė ēmimi!

Pyetja ishte e dhimbshme dhe pėrgjigja e prerė: Dy vėllezėr ju janė vrarė nė luftė, i treti ėshtė nė Hagė, tashti po shkoni edhe ju atje, a nuk po paguani si shumė pėr lirinė? Kjo pyetje iu bė kryeministrit Ramush Haradinaj nė takimin me gazetarėt. Pak minuta kishin kaluar mbasi kish dorėzuar dorėheqjen e kish njoftuar vendimin pėr tė shkuar vullnetarisht para drejtėsisė pėr tė mbrojtur pafajsinė e tij. Liria nuk ka ēmim, u pėrgjigj Haradinaj, duke e kontrolluar me vėshtirėsi emocionin.

Akuza pėr kryeministrin e Kosovės mund tė shihet thjesht si veprim i ligjit, si njė drejtėsi pavarėsisht nga politika. Ligji ėshtė i barabartė pėr tė gjithė. Ajo mund tė vėshtrohet edhe nė kundraja politike. Pėr disa kjo ėshtė njė lėvizje nėn trysninė e Beogradit e tė mbėshtetėsve tė tij ndėrkombėtarė. Ata dėshirojnė me i vu nė njė plan si serbėt ashtu edhe shqiptarėt e luftėn e tyre, mundėsisht shqiptarėt me i randue mė shumė. Ky do tė ishte njė qėndrim tepėr i padrejtė, qė ve nė tė njėjtin rrafsh ujkun dhe qingjin, agresorin dhe viktimėn. Disa tė tjerė e shohin si njė taktikė tė kujdesshme, vijim i tė ashtuquajturit diskriminim pozitiv i serbėve. Edhe pas luftės nė Kosovė Beogradi, nė vend se me ulė kryet, mbetet gjithnjė i vėshtirė pėr rajonin dhe pėr Bashkėsinė Ndėrkombėtare. Tetė muaj mė parė nė krye tė shtetit pėr pak sa nuk u ngjit njė radikal. Ndėrkohė tė akuzuarit si kriminelė lufte, Mlladiēėt e Karaxhiēėt, vazhdojnė me u fshehė nėpėr Serbi. Analisti amerikan Patrik Mur shtronte para do kohėsh pyetjen: mos do tė kish qenė mė mirė tė vendoseshin trupat ndėrkombėtare nė Serbi, mė parė se nė Bosnjė e nė Kosovė?

Po afron dita kur statusi pėrfundimtar i Kosovės duhet tė shtrohet pėr diskutim. Duke e thirrur edhe kryeministrin e Kosovės nė Hagė mbėrrihen dy synime: (1) I hiqet Serbisė nga duart karta mazohiste e “viktimės”. Me kėtė kartė ky vend pėrpiqet me luejtė nė kurriz tė paqes e tė qetėsisė. Kjo mundėsi u hiqet duarsh edhe miqve tė Beogradit. Nė disa kryeqytete nė Europė e ngjeti ata janė tė fuqishėm e me ndikim. (2) Nė anėn tjetėr u jepet shqiptarėve edhe njė rast me dėshmue se janė popull i qytetėruar, me thelb perėndimor. Bota ka rastin me i ballafaque dy qėndrimet. Pėrfaqėsuesit e shqiptarėve, megjithėse ishin viktima, megjithėse ishin ata qė bėnė luftė mbrojtėse dhe u rreshtuan si aleatė tė NATO, pėrsėri shkojnė me burrėri e besim me u pėrballė me drejtėsinė. Ndėrsa prej shumė vjetėsh serbėt e akuzuar bėjnė tė kundėrtėn. Sipas njė pohimi tė pėrsėritur ditėt e fundit tė kryeprokurores Karla del Ponte, ata i mbron Beogradi zyrtar. Ai u jep edhe pension shtetėror! Portretet e Mlladiēit e tė Karaxhiēit mbushin sheshin qendror Republika nė kryeqytetin serb.

Dhe ja zhvillimet e para: Nė kampin shqiptar aktet e dramės zhvillohen nė mėnyrė dinjitoze dhe tė qytetėruar. Dinjitoz qėndrimi i Haradinajt. Deklaron se ėshtė i pafajshėm, por beson te institucionet demokratike tė drejtėsisė, siē ėshtė Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės; i nėnėshtrohet asaj vullnetarisht, pėr tė nxjerrė nė shesh tė vėrtetėn me mjete ligjore. U kėrkon mbėshtetėsve dhe bashkėkombasve me
e ruejtė qetėsinė. E fton bashkėsinė ndėrkombėtare me shpejtue njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Plot integritet politik, dėshmon se ėshtė njeriu i paqes po aq saē ishte njeriu i luftės. Ka njė kryefjalė. Ajo quhet Kosovė. Pėr kėtė arsye qėndrimi i tij pėrshėndetet nga Uashingtoni e nga Brukseli. Analisti amerikan Huper e quan burrė shteti.

Dinjitoz qėndrimi i klasės politike nė Prishtinė. Tė gjithė udhėheqėsit politikė, pavarėsisht nga krahėt, lėshojnė deklarata tė qarta e tė qytetėruara. Nė thelb nė tė njėjtėn valė me Haradinajn. Dinjitoz qėndrimi i qytetarėve tė Kosovės. Njoftohet se nė vendlindjen e Haradinajt, nė Deēan, tubohen protestues. Nė aeroportin e Prishtinės e nė Prishtinė poashtu. Eshtė e drejta e tyre me protestue nė mbrojtje tė udhėheqėsit, tė luftės ēlirimtare e tė vlerave tė lirisė, kundėr njė akti qė ata e vlerėsojnė tė padrejtė ose politik. Tė drejtėn demokratike tė protestės e pėrdorin nė mėnyrė demokratike: tubimet janė paqėsore, tė pėrmbajtura, tė vetėkontrolluara. Nuk thyhet njė xham. Nuk ndodh njė gėrvishje. Ky nuk ėshtė njė zhvillim i shkėputur. Pėr gati dhjetė vjet qėndresė paqėsore nė vitet nėntėdhjetė tė qindvjetėshit qė shkoi, shqiptarėt dėshmuan se janė njerėz tė paqes. Kur erdhi koha e luftės, ata dėshmuan se dijnė tė bėjnė edhe luftė. Kapėn armėt e u rreshtuan nė UĒK. Tashti qė kėrkohet maturi e seriozitet, dėshmojnė sėrish menēuri e kulturė demokratike. Falė urtėsisė e pėrkushtimit perėndimor, duket se skenarin Hardinaj shqiptarėt e kthyen nė tė mirė tė tyre.

Nė kampin serb duket stepje e ndoshta njė lloj hutimi. Deklaratat e kryeministrit Koshtunica dhe tė presidentit Tadiē, edhe ata nė njė valė, shquhen pėr mungesė shlimesh (idesh). Thonė vetėm se mbėshtesin njė zgjidhje paqėsore, njė formulė e dashur nė Perėndim, por pa ndonjė kuptim konkret kėsaj here nė gojėn e tyre. Nuk dinė ēka me thanė tjetėr. Sipas gjasave Beogradi ėshtė tronditur nga pjekuria e shqiptarėve, qė dėshmuan sėrish vlerat e veta perėndimore. Ishte ai sponsori kryesor i parashikimeve tė errėta pėr turbullira tė reja nė Kosovė. Trazirat do t’i interesonin shumė Serbisė. Ato do tė jepnin shkas me dėshmue “pabesinė” e shqiptarėve edhe ndaj ėngjėllit mbrojtės tė tyre tė quajtur Perėndim. Do tė jepnin shkas qė shqiptarėt tė kallėzoheshin me gisht si nė atė fabulėn e dhisė me delen, dhe qė tė viheshin nė lėvizje skenarėt kundėr pavarėsisė sė Kosovės ose pėr copėtimin e saj. Pikėrisht kėsaj ndarjeje rrah me i shėrbye bojkotimi serb i institucioneve tė Kosovės ashtu si dhe mbėshtetja qė bėn Beogradi pėr institucionet paralele tė serbėve atje. Pikėrisht kėsaj ndarjeje u rrekėn me i shėrbye edhe me trazirat e Marsit tė vitit tė kaluar, tė provokuara me mbytjen mizore tė njė fėmije bash nė lumin Ibėr, Mur Berlini i ujshėm qė ndan Mitrovicėn.

Rasti Haradinaj vuri pėrballė ty qėndrime, dy qytetėrime. Nė njėrėn anė qytetėrimin shqiptar, qė i bindet ligjit, qė mishėrohet me trajta e integritet perėndimor. Dhe pėrballė tij qytetėrimin serb, me ngarkesa tė mėdha bizantine e mesjetare. Dhe me hijen e keqe kundėrperėndimore. Bota ka mundėsi me pa edhe njė herė nė krah tė kujt ėshtė e vėrteta. Anipse shqiptarėt nė Kosovė pėrsėri po paguajnė ēmim. E tha vetė Haradinaj para gazetarėve, tė cilėve sapo u kishte kumtuar vendimin e vet: liria nuk peshohet me kurrfarė ēmimi!

Mehmet ELEZI
Tiranė, mė 9 mars 2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.