Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Nuk ka gjė mė tė vėshtirė pėr njė piktor se sa kur pikturon njė lule, sepse i duhet tė harrojė tė gjitha lulet qė ka pikturuar mė parė.

--- Henri Matisse piktor francez

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 145 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Lajme :: Pas akuzave tė Hagės, Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
Postuar nga: Albo

Lajme Deklaratė e Kryeministrit tė Kosovės Ramush Haradinaj

Prishtinė, 8 mars

- Kryeministri i Kosovės Ramush Haradinaj nėpėrmjet njė deklarate iu ka drejtuar qytetarėve tė Kosovės:


Qytetarė tė Kosovės,
Lufta e fundit nė Kosovė la sė paku 12 000 tė vrarė dhe qindra mijėra tė tjerė tė fyer e tė pėrdhunuar. Mė shumė se 120 000 shtėpi dhe prona tė djegura dhe mė se njė milion qytetarė tė larguar `me forcė nga shtėpitė e tyre nė njė kampanjė brutale tė spastrimit etnik.
Lufta jonė pėr liri ka kėrkuar tepėr sakrifica. Edhe sot e kėsaj dite me mijėra familje pėrballen me dhimbjen dhe ankthin pėr mė tė dashutrit e tyre fati i tė cilėve nuk dihet. Dhe ne ende nuk e kemi pėrfunduar punėn.
Nė anėn tjetėr, ne e kemi kaluar njė rrugė tė gjatė qė nga viti 1999 dhe tani jemi afėr arritjes sė pavarėsisė sonė. Kjo do tė jetė arritja mė e madhe pėr Kosovėn dhe nė tė njejtėn kohė edhe fillimi i rrugėtimit drejt Unionit Europian dhe NATO-s.

Nė tre muaj qysh se qeveria tė cilėn unė e udhėhoa e dha betimin, ne kemi bėrė pėrparime tė cilat pakkush i ka pritur, sidomos nė drejtim tė pėrmbushjes sė standardeve tė cilat i dizajnoj bashkėsia ndėrkombėtare nė mėnyrė qė tė ecet pėrpara drejt statusit final tė kosovės. Ky status pėr ne ishte dhe mbetet vetėm pavarėsia e plotė dhe sovraniteti i vendit. Ne kemi treguar fuqishėm se do tė punojmė gjithmonė me pėrkushtim drejt krijimit tė njė shteti demokratik, tolerant tė prosperuar dhe tė rrespektuar si nga vetė qytetarėt tanė ashtu edhe nga e gjithė bota mbarė. Gjatė kėsaj kohe bashkėsia ndėrkombėtare na ka kuptuar drejt dhe ka bashkėpunuar me ne nė mėnyrėn mė konstruktive. Pėrfaqėsuesi i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB Zoti Jessen-Petersen ka qenė njė bashkėpunėtor shumė i mirė imi dhe njė mik i madh i Kosovės.

Qytetarė tė Kosovės,
Asgjė nuk guxon ta ndalė rrugėtimin tonė tani. Secili prej nesh, cilidoqoftė duhet tė jetė i gatshėm qė tė bėjė sakrificėn e duhur nė mėnyrė qė mė nė fund pas shumė shekujsh vuajtjesh e sakrificash populli dhe vendi ynė ta arrijė mėvehtėsinė e merituar.
Sot unė jam thirrur tė bėj edhe njė sakrificė gjė qė kurrė nuk kam besuar se do tė ndodhė. Tani jam informuar se Tribunali i Hagės e ka lėshuar njė aktpadi kundėr meje.

Fillimisht mė duhet tė them para jush se jam i pafajshėm pėr ēfarėdo krimi qė mė ngarkohet. Kėtė e them sepse unė para sė gjithash jam pėrgjegjės para popullit tim. Tė gjitha veprimet e mia nė luftė kanė qenė nė pajtim me moralin e luftės, me rregullat ndėrkombėtare dhe me kodin e burrėrisė. Mė parė thash se kam punuar gjatė gjithė kohės pėr ndėrtimin e njė shoqėrie demokratike dhe tė denjė pėr tė qenė pjesė e botės sė pėrparuar. Kjo nė vetvehte do tė thotė edhe bashkėpunim me drejtėsinė ndėrkombėtare sado e padrejtė tė jetė nė kėtė moment. Ndjehem i fyer me kėtė proces, ndjehem i prekur thellė, ndjej se po mė largojnė nga puna nė kohėn kur isha duke e dhėnė maksimumin pėr vendin tim por mė duhet ta pranoj pėr hir tė vendit dhe pėr hir tė tė gjithė neve.

Unė jam njė njeri i Kosovės dhe me dėshirė sakrifikohem pėr vendin tim.
Prandaj unė e pranoj kėtė barrė. Nė tė njejtėn kohė kėrkoj edhe nga ju qė ta pranoni kėtė fakt. Kėrkoj nga ju tė gjithė qė tė pranoni diēka ēė ėshtė gati e pamundshme pėr t"u pranuar por bėjeni kėtė pėr t'i bėrė nder vendit dhe kombit. Kėrkoj nga ju qė tė mendoni pėr interesin madhor tė vendit.
Bashkėsia ndėrkombėtare e ka bėrė njė gabim tė madh kur e ka krijuar njė tribunal i cili i trajton luftėtarėt e lirisė njėsoj me agresorėt qė shkatėrruan popuj tė tėrė dhe e kthyen rajonin nė gėrmadha. Dėshiroj tė besoj se ka qenė njė gabim pa dashje. Dėshiroj tė besoj se ata nuk kanė dashur qė kjo tė ndodhė. E di qė shumica prej tyre do tė jenė tė shokuar poaq sa jam unė dhe poaq sa jeni ju. Kjo qė ėshtė pregatitur buron nga gėnjeshtrat e pregatitura nė Beograd dhe nga pazarllėqet qė disa i kanė bėrė me qeverinė e serbisė pėr t'i ekstraduar kriminelėt serbė. Ky ėshtė njė gabim i bėrė nga disa njerėz qė nuk e dinė fare se ēka ka ndodhur nė Kosovė dhe qė nuk duan t'ia dinė se ēfarė do tė ndodhė kėtu nė tė ardhmen.

Sidoqoftė, unė e di se nuk jam pėrgjegjės pėr ato qė akuzohem dhe poashtu e di se edhe gjykata do ta vėrtetojė kėtė.
Nė ditėt qė do tė vijnė unė do tė konsultohem me kolegėt e mi dhe me bashkėsinė ndėrkombėtare pėr rolin tim nė tė ardhmen. Ēfarėdo qė kam bėrė nė jetėn time ka qenė nė shėrbim tė Kosovės. Kėtė jam duke e bėrė edhe sot duke pranuar diēka qė nga aspekti i drejtėsisė ėshtė e papranueshme.
Tani dua t'iu falėnderoj tė gjithėve pėr mbėshtetjen e vazhdueshme qė ma dhatė nė kohėt mė tė vėshtira. Dua ta falėnderoj Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Dua t'i falėnderoj kolegėt tė Koalicionit pėr punėn e tyre, dua ta falėnderoj Presidentin Rugova dhe Kryetarin e Kuvendit Daci pėr mbėshtetjen e tyre tė vazhdueshme. Falėnderime tė sinqerta poashtu iu dergoj zotit Jessen-Petersen dhe Gjeneralit de Kermabon pėr miqėsinė e sinqertė qė treguan ndaj meje.

Unė sot jap dorėheqje nga posti i Kryeministrit tė Kosovės. Nga kolegėt e mi tė koalicionit qeverisės kam kėrkuar qė ta vazhdojnė bashkėpunimin ndėrinstitucional dhe ta forcojnė koalicionin qeverisės. Vetėm nė kėtė mėnyrė Kosova do tė arrijė t’i pėrmbushė aspiratat e veta nė afat sa mė tė shkurtėr.
Kjo ėshtė edhe njė ndėrprerje nė rrugėn tonė drejt lirisė, demokracisė dhe sovranitetit, por iu premtoj se asgjė dhe askush nuk mund ta ndalė rrugėn tone drejt pavarėsisė.
Mirupafshim dhe faleminderit, - pėrfundon deklarata e Kryeministrit tė Kosovės Ramush Haradinaj drejtuar qytetarėve tė Kosovės


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.