Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Po qave nga gezimi, mos i fshi lotet sepse ti ia vjedh ato dhembjes.
--- Toulet

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 137 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Marko la Piana
Nė 20 prill 1958 mbylli sytė studiuesi arbėresh Marko la Piana, me te cilin nis brezi i mirėfilltė i gjuhėtarėve ndėr arbėreshėt e Italisė. Ai nxori pėr herė tė parė nė dritė shkrimin mė tė vjetėr tė arbėrishtes sė Italisė - veprėn e Lekė Matrėngės.

Ibrahim Kodra
Nė 18 prill 1918 u lind nė Ishėm tė Durrėsit, Nderi i Kombit, piktori Ibrahim Kodra, mjeshtėr i madh i artit kubist dhe abstarksionist. Pwr rreth 50 vjet me penel ai realizoi mbi 2000 punime, duke u bėrė i njohur nė botė.

Filip Pinel
Nė 20 prill 1745 u lind mjeku humanist francez Filip Pinel, njėri nga themeluesit e Psikiatrisė shtetėrore, qė futi nė praktikė kurimin e sėmundjeve mendore, regjimin spitalor, vizitat e rregullta mjekėsore dhe procedurat kurative, duke krijuar edhe qendra tė posaēme pėr ta.

Luis Armstrong
Nė 20 prill 1908 u lind nė Kentaki tė SHBA-sė Luis Armstrong, fibrafonist, baterist, pianist, kompozitor dhe drejtues orkestrash xhazi, me tė cilat interpretonte edhe si kėngėtar i suksesshėm kėngėt e pavdekshme: " "Air Mail Special" "Hems" "Ungi" etj.
Sport :: Kreshnik Qato fiton titullin kampion bote nė boks
Postuar nga: Skampa

Sport Boksieri Kreshnik Qato fiton titullin kampion bote i peshave super te mesme per federaten IBC (Federata Nderkombetare e Boksit).

Ne ndeshjen e zhvilluar sot ne pallatin e sportit " Ramazan Njala" ne Durres boksieri shqiptar mundi ne raundin e dymbedhjete me pike, sfidantin e tij ukrainas Rizvan Magomedov. Ndeshja ne Shqiperi ishte endrra e Qatos megjithese ai ka deklaruar shpesh se ndjente mungesen e mbeshtetjes nga shteti shqiptar. Menjehere pas mberritjes, kampionit shqiptar i jane afruar dy biznesmene per ta mbeshtetur financiarisht, ne nje kohe per zhvillimin e kesaj ndeshjeje qe ai ka hyre ne borxh.



Boksieri shqiptar, para duelit deklaron se do ta mposhtė kampionin ukrainas Magomedov pėr titullin botėror

Qato, sot lufton pėr titullin botėror

- Tifozerisė shqiptare dhe familjes sime.

Kampioni i Europės Lindore, shqiptari Kreshnik Qato, njė ditė para pėrplasjes sė madhe me kampionin ukrainas Rizvan Magomedov nė peshėn super tė mesme, do tė komentonte pėr "Sportin shqiptar" pėrgatitjet pėr sfidėn e sė shtunės, arsyet se pse ai e kėrkon titullin botėror nė kategorinė IBC dhe rrugėn e karrierės sė tij nė boksin profesionist. i riu kampion kombėtar nė boksin amator me ekipin e Teutės ėshtė rikthyer nė vendlindjen e tij me titullin botėror. Ai ka zgjedhur Durrėsin pėr sfidėn e radhės, pasi aty gjen ngrohtėsinė e tifozėrisė, qė duket se i ka munguar gjatė karrierės sė tij ende tė shkurtėr nė boksin profesionist.
- Si e pret Qato pėrballjen me ukrainasin Magomedov pėr titullin kampion bote nė kategorinė IBC?
- Mendoj se ėshtė ndeshja mė e rėndėsishme nė karrierėn time si boksier profesionist. Pas fitimit tė titullit kampion tė Europės Lindore nė Jaltė, tani ky titull ėshtė gjithēka pėr mua.
- A do ta mposhtė Qato tė fortin Magomedov?
- Jam i bindur qė do tė dal fitues nga ringu nė qytetin tim tė lindjes nė Durrės. Do ta mposht Magomedovin pėr atė publik tė mrekullueshėm qė do tė jetė nė Durrės, pėr flamurin shqiptar dhe pėr ata sponsorė qė mbėshtetėn kėtė pėrballje tė parė pėr kampion bote nė boksin profesionist nė kategorinė IBC.
- Pse zgjodhėt qytetin e Durrėsit?
- Sepse ėshtė qyteti im i lindjes dhe publiku ėshtė i mrekullueshėm.
- A mund tė na thoni diēka pėr titullin kampion Europe, gjerdanin e tė cilit mbani aktualisht?
- Titullin kampion tė Europės Lindore nė peshėn super tė mesme nė kategoritė "EEBA" e kam fituar nė 16 tetor tė vitit 2004, kur u pėrballa me rusin Vladimir Zadorovnik. Ishte njė ndeshje, e cila shkoi me 10 raunde, ku fitova me pikė 99-96. Ėshtė njė titull prestigjioz nė Europė.
- A mund tė na tregoni diēka nė lidhje me emocionet e asaj ndeshjeje?
- Tė them tė drejtėn, ka qenė ndeshja mė e rėndėsishme e karrierės sime si boksier profesionist. Kisha pėrballė njė kundėrshtar tepėr tė fortė, i cili nė 6 raundet e para mė vuri nė vėshtirėsi. Nė raundin e 7-tė mė dha njė goditje pas shpine qė desh mė la pa frymė. Arrita ta rikuperoja kėtė goditje dhe ta mposhtja me pikė rivalin tim, duke fituar titullin e kampionit tė Europės.
- Cilat janė rezultatet e Qatos nė boksin profesionist?
- Kam zhvilluar 12 ndeshje, nga tė cilat 6 janė mbyllur me fitore dhe 6 me humbje.
- Ē'mund tė na thoni mbi karrierėn si boksier?
- Nė vitin 1991 kam filuar tė boksoj si amator pėr herė tė parė, me trajnerin Hekuran Shkaba. Mė 1992 kam marrė pjesė nė kampionatin kombėtar tė boksit amator, ku shpallem kampion kombėtar. Mė 1993 fillova shkollėn e mjeshtėrisė sportive nė Durrės, ku kisha trajner Dilaver Ēobėn. Jam shpallur nė kėto vite 7 herė kampion kombėtar. Pėr 4 vjet kam bėrė nė Shqipėri 18 ndeshje, me 18 fitore. Mė 1999 u pėrfshiva nė ekipin kombėtar, ku kisha ofertė pėr tė shkuar nė Beograd pėr tė boksuar nė turneun ballkanik "Doreza e artė". Mora medalje ari nė peshėn 67 kg. Mė 1998 vazhdova Institutin e Mjeshtėrisė Sportive "Vojo Kushi". Nė vitin 1999 stėrvitem nė Itali, ku u njoha dhe me trajnerin Italian Luixhi Leo, i cili do t'i jepte njė tjetėr drejtim karrierės sime si boksier. Mė afroi tė vazhdoja boksin profesionist nė Angli. Mė pas nėshkrova njė kontratė 3-vjeēare me "Sky sport" dhe "Fran Ėorren". Kontrata u nėshkrua nė prill tė vitit 2000 dhe kishte vlerė deri nė vitin 2003. U vendosa nė Londėr, ku jetoj me gruan dhe 2 fėmijėt. Luixhi Leo dhe Fill Persona kanė qenė dhe janė dy trajnerėt e mi nė Londėr, qytetin 10-milionėsh, ku boksi ėshtė tepėr i zhvilluar.
- Nė emėr tė kujt boksoni pas kėsaj kontrate?
- Zgjodha tė boksoj pėr vendin tim, Shqipėrinė, dhe do tė vazhdoj qė tė boksoj pėr Shqipėrinė. Pėr Shqipėrinė boksova edhe kur u ndesha pėr titullin kampion i Europės Lindore dhe dua tė falėnderoj trajnerin tim, Luixhi Leo, qė mė mbėshteti financiarisht me shpenzimet e tij.
- Sa e ka koston pėrballja e Qatos pėr titullin botėror nė Durrės?
- Mbi 80 mijė euro. Falėnderoj sponsorėt qė mė mbėshtetėn, veēanėrisht Besnik Berishėn, ekipin Rilindja durrsake, Bashkinė e Durrėsit. Me sa kam dėgjuar, do tė na mbėshtesė edhe Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.
- A ėshtė siguruar ky financim i plotė?
- Menaxheri im po pėrpiqet, por, me sa duket, do tė mblidhet njė shumė sa pėr t'u zhvilluar aktiviteti, pasi nuk do tė ketė asnjė fitim.
- A do ta mbrojė sėrish Qato titullin kampion bote nėse fiton nė Durrės?
- Sigurisht, dhe do ta mbroj sėrish nė Durrės nė muajin qershor. Ėshtė njė titull vakant, qė besoj se do ta fitoj.
- Me sa raunde do tė jetė ndeshja?
- Me 12 raunde. Njė ndeshje profesionistėsh.
- Kujt do t'ia kushtonit njė fitore tė mundshme?

Emri: Kreshnik
Mbiemri: Qato
Mosha: 27 vjeē
Vendlindja: Durrės
Pesha: 76,2 kg
Gjatėsia: 1.78 m d


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.