Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ai qe te bertet shume ne fillim, te del i mire ne fund.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 105 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Demokraci :: Cfare eshte demokracia? VI
Postuar nga: ILovePejaa

Demokraci Qeveria Demokratike

Demokracia dhe pushteti


Pėrkrahėsit e sistemeve autoritare dhe disa kritikė mendojnė gabimisht se duke i munguar pushteti pėr tė shtypur, shtetit demokratik i mungon edhe pushteti pėr tė qeverisur. Kjo pikėpamje ėshtė thellėsisht e gabuar.

Njė shtet demokratik kėrkon qė qeveria tė ketė kompetenca tė kufizuara, por jo qė ajo tė jetė e dobėt. Nė qoftė se i hedhim njė vėshtrim rrjedhės sė gjatė tė histo-risė, do tė shikojmė se demokracitė kanė qenė me tė vėrtetė tė brishta dhe tė pakta nė numėr, madje edhe kur marrim parasysh ringjalljen e demokracive gjatė dhjetė vjetėve tė fundit. Demokracitė nuk kanė mbetur kurrsesi tė paprekura nga rrjedha e historisė. Ato kanė dėshtuar pėr shkak gabimesh politike, janė mposhtur prej pėrēarjeve tė brendshme ose janė shkatėrraar prej pushtimeve tė huaja. Megjithatė me kalimin e kohės, dcmokracitc janc ripcrtcrirc dukshcm dhc kanc trcguar se me angazhimin dhe pėrkushtimin e denjė tė shte-tasve, ato mund tė kapėrcejnė vėshtirėsi tė mėdha ekonomike, mund t'u japin fund ndasive shoqėrore e etnike, dhe kur ėshtė nevoja, edhe tė mbizotėrojnė nė kohė lufte.
Janė pikėrisht aspektet e demokracisė qė pėrmenden mė shpesh nga kritikėt, ato qė e pėrtėrijnė atė. Proceset e debateve, tė mosmarrėveshjeve dhe tė kompromisive, qė disa i cilėsojnė si dobėsi, pėrbėjnė nė tė vėrtetė burimin kryesor tė forcės sė demokracisė. Sigurisht, askush nuk i ka vlerėsuar demokracitė si tepėr tė efektshme nė shqyrtimin e problemeve. Marrja e vendi meve nė frymė demokratike nė njė shoqėri tė madhe dhe komplekse mund tė jetė njė proces i ndėrlikuar, i vėshtirė dhe i gjatė. Sidoqoftė mė nė fund, njė qeveri qė mbėshtetet nė pėlqimin e tė qeverisurve, mund tė flasė dhe tė veprojė me siguri dhe autoritet, gjė qė i mungon njė regjimi, pushteti i tė cilit mbrohet me shqetėsim nėn strehėn e ngushtė tė njė force ushtarake ose tė njė aparati partiak tė pazgjedhur nga populli.

Rishikimi

Ndihmesė shumė e rėndėsishme qė Shtetet e Bashkuara i kanė dhėnė praktikės sė demokracisė, ka qenė zhvi-llimi i njė sistemi rishikimi, pėr tė siguruar shpėrn-darjen dhe decentralizimin e pushtetit politik. Ky pėrbėn njė sistem tė ngritur mbi bindjen e fortė se qeveria ėshtė e pėrsosur kur mundėsitė e saj pėr shpėrdorime frenohen dhe kur ajo qėndron sa mė pranė popullit.
Nė mėnyrė tė pėrgjithshme mund tė thuhet se fjala «rishikim» ka dy kuptime: federalizėm dhe ndarje e kompetencave.
Federalizmi ėshtė ndarja e pushtetit nė nivelin kombėtar, shtetėror ose krahinor dhe lokal. Kėshtu pėr shembull, Shtetet e Bashkuara janė republikė federale, ku shtetet kanė pozitėn dhe pushtetin e tyre ligjor, qė nuk varen nga qeveria federale. Ndryshe nga nėnndarjet politike nė vende tė tilla si Britania e Madhe dhe Franca, qė janė shtete me strukturė politike tė njėsishme, shtetet amerikane nuk mund tė eliminohen apo tė ndryshohen nga qeveria federale. Ndonėse nė shekullin XX, pushteti nė shkallė kombėtare nė Shtetet e Bashkuara ėshtė rritur nė mėnyrė tė ndjeshme nė krahasim me pushtetin nė shkallė shtetėrore, shtetet vazhdojnė tė kenė kompetenca tė rėndėsishme nė fusha tė tilla si: arsimi, shėndeti, transporti dhe ligjshmėria. Nė sistemet e centralizuara ose «tė njėsishme», kėto funksione ushtrohen nga qeveria kombėtare. Nga ana e tyre, shtetet e veēanta nė Shtetet e Bashkuara kanė ndjekur pėrgjithėsisht modelin federalist, duke u besuar shumė funksione, siē janė funksionimi i shkollave dhe i rajoneve tė policisė, bashkėsive lokale. Ndarja e kompe-tencave dhe e pushtetit nė njė sistem federal nuk ėshtė kurrė e prerė dhe e qartė — nė fusha tė tilla si pėr shembull arsimi, degėt federale, shtetėrore dhe lokale mund tė kenė kompetenca qė pėrkojnė, madje edhe qė bien nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn, — por sistemi federal u krijon shtetasve mundėsitė mė tė mėdha pėr tė marrė pjesė nė qeverisjen e vendit, ēka ėshtė me rėndėsi jetike pėr funksionimin e shoqėrisė demokratike.
Nė kuptimin e dytė, rishikimi ka tė bėjė me ndarjen e kompetencave, qė hartuesit e Kushtetutės sė Shteteve tė Bashkuara nė vitin 1789 e bėnė me shumė kujdes, me qėllim qė pushteti politik tė mos pėrqėndrohej brenda njė dege tė vetme tė qeverisė kombėtare. Xhejms Medi-soni, ndoshta figura qendrore nė hartimin e Kushte-tutės, dhe mė vonė presidenti i katėrt i Shteteve tė Bashkuara, ka shkruar: «Grumbullimi i tė gjithė kompe-tencave legjislative, ekzekutive dhe juridike nė duar tė vetme... mund tė quhet me tė drejtė pėrkufizimi mė i saktė i tiranisė.»
Shprehja «ndarje e kompetencave» lė vend nė njė farė mėnyre pėr keqkuptime, pasi sipas sistemit tė projektuar prej Medisonit dhe hartuesve tė tjerė tė Kushtetutės, kompetencat janė mė shumė tė shpėmdara, sesa tė ndara. Kėshtu pėr shembull, push-teti legjislativ i pėrket Kongresit, megjithatė presidenti mund tė pėrdorė veton ndaj ligjeve tė nxjerra nga Kongresi. Nga ana e tij, Kongresi duhet tė sigurojė njė shumicė prej dy tė tretash si nė Dhomėn e Pėrfaqė-suesve, ashtu edhe nė Senat, qė tė hedhė poshtė veton e presidentit. Presidenti emėron ambasadorėt dhe anėtarėt e Kabinetit, si dhe zhvillon bisedime pėr tė nėnshkruar traktate ndėrkombėtare, por tė gjitha kėto i nėnshtrohen miratimit tė Senatit. E tillė ėshtė edhe zgjedhja e gjykatėsve federativė. Shembull tjetėr ėshtė se nė Kushtetutė cilėsohet se vetėm Kongresi ka tė drejtė tė shpallė luftė, ndonėse presidenti ėshtė koman-dant i pėrgjithshėm i forcave tė armatosura. Kjo ka shėrbyer si burim tensioni midis tė dyja degėve, qė u duk qartė nė Luftėn e gjatė tė Vietnamit nė vitet 1960 dhe nė fillim tė viteve 1970, si dhe nė konfliktin e shkurtėr tė Gjirit nė vitet 1990-91. Duke qenė se asnjė program politik nuk mund tė zbatohet pa qenė mira-tuar nga Kongresi, eksperti i shkencave politike, Riēard Nojshtad, e ka cilėsuar pushtetin e presidentit nė Shtetet e Bashkuara «jo si pushtet pėr tė komanduar, por si pushtet pėr tė bindur.»
Kushtetuta nuk i cilėson tė gjitha llojet e rishikimit brenda qeverisė federale. Disa prej tyre janė zhvilluar gjatė praktikės dhe rasteve konkrete. Ndoshta mė e rėndėsishme nga tė gjitha ėshtė doktrina e rishikimit gjyqėsor, e cila u vendos nė vitin 1803 gjatė njė procesigjyqėsor dhe qė i jep Gjykatės sė Lartė tė Shteteve tė Bashkuara kompetenca pėr t'i shpallur vendimet e Kongresit si jokushtetuese.
Shpesh ndarja e pushtetit nė sistemin amerikan ėshtė e pafrytshme, por megjithatė, ajo shėrben si garanci e rėndėsishme ndaj shpėrdorimit tė mundshėm tė push-tetit nga ana e qeverisė — ēėshtje qė duhet tė kihet parasysh nė ēdo shtet demokratik.

Kryeministri dhe presidenti

Njė ndėr ēėshtjet mė me rėndėsi pėr demokracinė ėshtė mėnyra e zgjedhjes sė udhėheqėsve dhe tė pėrfaqė-suesve. Pėrgjithėsisht ekzistojnė dy mėnyra. Nė njė sistem parlamentar, partia qė ka shumicėn nė legjisla-turė ose njė koalicion partish formon qeverinė, tė krye-suar nga kryeministri. Njė sistem i tillė i njė qeverie parlamentare, qė fillimisht u zhvillua nė Britaninė e Madhe, zbatohet sot nė pjesėn mė tė madhe tė Evropės, nė Karaibe, Kanada, Indi dhe nė shumė vende tė Afrikės dhe tė Azisė (mė shumė nė ish-kolonitė brita-nike). Mėnyrė tjetėr kryesore ėshtė zgjedhja e drejtpėr-drejtė e presidentit pa u varur nga legjislatura. Ky sistem presidencial zbatohet sot nė pjesėn mė tė madhe tė Amerikės Latine, nė Filipine, Francė, Poloni dhe nė Shtetet e Bashkuara.
Dallimi kryesor ndėrmjet sistemit parlamentar dhe atij presidencial qėndron nė lidhjen midis pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv. Nė sistemin parlamentar, ato janė nė thelb e njėjta gjė, pasi kryeministri dhe anėtarėt e Kabinetit zgjidhen nga Parlamenti. Pėrgjithė-sisht, qeveria qėndron nė fuqi pėr njė periudhė tė caktuar — pėr shembull, katėr ose pesė vjet, nė qoftė se kryeministri nuk humbet shumicėn e votave nė parla-ment. Nė rast tė kundėrt, qeveria bie dhe bėhen zgjedhje tė reja. Kryetari i shtetit, nė funksionin e presi-dentit ose tė monarkut kushtetues, i cili ka kryesisht rol simbolik, fton kryetarin e njė partie tė formojė njė qeveri tė re.
Duke qenė se parlamenti ėshtė institucioni qeveritar mbizotėrues, nė sistemin parlamentar nuk ka ndarje tė pushtetit, qė ėshtė karakteristike pėr sistemin presiden-cial amerikan. Prandaj sistemet parlamentare duhet tė mbėshteten shumė mė tepėr nė dinamikėn e brendshme politike tė vetė parlamentit, pėr tė realizuar rishikimin e kompetencave tė qeverisė. Ato marrin zakonisht formėn e njė partie tė vetme tė organizuar opozitare qė «ndjek nga afėr» qeverinė ose tė njė rivali-teti ndėrmjet partive tė shumta tė opozitės.
Nė sistemin presidencial, presidenti ėshtė njėkohė-sisht kryetar i qeverisė dhe kryetar i shtetit. Presidenti zgjidhet pėr njė periudhė tė caktuar drejtpėrsėdrejti nga populli, ashtu siē zgjidhen edhe anėtarėt e kongresit. Pėr shkak tė ndarjes se pushtetit, anėtarėt e kabinetitpresidencial zakonisht nuk janė anėtarė tė kongresit. Normalisht, presidenti mund tė shkarkohet nga detyra pėrpara mbarimit tė mandatit vetėm pėr krime tė rėnda ose pėr shpėrdorim tė detyrės. Miratimin e programit politik tė paraqitur nga presidenti mund ta lehtėsojė njė shumicė legjislative nga partia e presidentit, por ndryshe nga kryeministri, presidenti nuk varet nga shumica tė tilla legjislative pėr tė vazhduar ushtrimin e fbnksionit tė tij.

Pėrfaqėsuesit

Ēėshtje tjetėr me rėndėsi pėr demokracinė ėshtė mėnyra e organizimit tė zgjedhjeve. Pėrsėri paraqiten dy mundėsi kryesore: zgjedhje me shumicė votash ose pėrfaqėsim proporcional. Nė zgjedhjet me shumicė votash, qė nganjėherė quhen edhe zgjedhje ku «fituesi i merr tė gjitha», fiton kandidati qė merr shumicėn e votave nė njė zonė tė caktuar, qoftė njė shumicė votash mė e vogėl se 50 pėr qind, por mė e madhe se kundėrshtari, ashtu edhe njė shumicė votash mė e madhe se 50 pėr qind. Zgjedhja e presidentit bėhet nė tė njėjtėn mėnyrė, veēse nė shkallė mbarėkombėtare. Disa sisteme parashikojnė zgjedhje tė mėtejshme pėr dy kandidatėt me numrin mė tė madh tė votave, nė qoftė se asnjėri prej tyre nuk merr shumicėn e duhur tė votave nė fazėn e parė. Sistemet e zgjedhjeve me shumicė votash priren tė favorizojnė dy partitė mėtė mėdha politike qė mbizotėrojnė nė skenėn politike tė vendit.
Pėrkundrazi, zgjedhėsit nė njė sistem me pėrfaqėsim proporcional, siē ėshtė ai qė zbatohet nė shumė vende tė Evropės, zakonisht votojnė pėr partitė politike, jo pėr kandidatė tė veēantė. Numri i pėrfaqėsuesve tė njė partie nė legjislaturėn kombėtare pėrcaktohet nga pėrqindja ose raporti i votave qė secila parti merr nė zgjedhje. Nė njė sistem parlamentar, kryetari i partisė qė ka fituar shumicėn e votave bėhet kryeministėr dhe e zgjedh Kabinetin nga parlamenti. Nė qoftė se asnjėra prej partive nuk ka marrė shumicė votash, partitė hyjnė nė bisedime tė gjalla pėr tė formuar njė koalicion partish, i cili do tė drejtojė vendin. Pėrfaqėsimi propor-cional priret tė favorizojė njė numėr tė madh partish. Ndonėse ēdo parti gėzon pėrkrahjen e njė pėrqindjeje relativisht tė vogėl zgjedhėsish, ato shpesh hyjnė nė bisedime pėr tė pasur pėrfaqėsuesit e tyre nė qeverinė e koalicionit.

Parlamenti dhe presidenti

Ndėr tiparet kryesore tė sistemeve parlamentare, tė cilėt nė kohėn tonė pėrbėjnė shumicėn e shteteve demokra-tike, janė ndjeshmėria dhe elasticiteti. Qeveritė parla-mentare, sidomos kur zgjidhen me metodėn e pėrfaqė-simit proporcional, priren drejt sistemeve shumėpar-tiakė, sipas tė cilėve nė legjislaturė pėrfaqėsohen edhe grupe politike relativisht tė vogla. Rrjedhimisht, nė proceset politike qė zhvillohen nė nivelet mė tė larta tė qeverisė mund tė marrin pjesė edhe pakica tė veēanta. Njė larmi e tillė nxit dialogun dhe kompromisin, pasi partitė pėrpiqen tė krijojnė qeverinė e koalicionit. Nė qoftė se koalicioni dėshton, apo nė qoftė se partia humbet mandatin e saj, kryeministri jep dorėheqjen dhe formohet njė qeveri e re apo zhvillohen zgjedhje tė reja. Tė gjitha kėto nuk pėrbėjnė ndonjė krizė qė do tė rrezikonte vetė sistemin demokratik.
E metė e madhe e sistemit parlamentar ėshtė aspekti negativ i elasticitetit dhe i ndarjes sė pushtetit — paqėn-drueshmėria. Koalicioni me shumė parti mund tė jetė i brishtė dhe mund tė shpėrbėhet qysh nė shenjat e para tė krizės politike, duke bėrė qė qeveria tė qėndrojė nė pushtet pėr periudha relativisht tė shkurtra. Qeveria mund tė bjerė nė dorė tė partive tė vogla ekstremiste, tė cilat, duke kėrcėnuar se do tė tėrhiqen nga koalicioni qeveritar dhe duke e detyruar qeverinė tė japė dorėhe-qjen, mund t'i paraqesin qeverisė kėrkesa politike tė veēanta. Krahas kėsaj, duke qenė kryetar i njė partie tė caktuar, kryeministri nuk ka atė autoritet qė do tė kishte sikur tė ishte zgjedhur drejtpėrsėdrejti nga populli.
Ēėshtje tjetėr ėshtė edhe mungesa e njė rishikimi institucional zyrtar mbi pushtetin suprem tė parla-mentit. Kėshtu pėr shembull, njė parti politike qė pėrbėn shumicėn nė parlament mund tė miratojė njė program politik tė gjerė, madje edhe antidemokratik, dhe megjithatė ėshtė e pamundur tė kufizohen veprimet e saj, duke i hapur kėshtu dyert tiranisė sė shumicės.
Pėr sistemet presidenciale nga ana tjetėr, veēori krye-sore janė dhėnia e drejtpėrdrejtė e llogarisė, vazhdi-mėsia dhe forca. Presidentėt qė zgjidhen nga populli pėr periudha tė caktuara, mund tė pėrdorin autoritetin qė buron nga zgjedhja e drejtpėrdrejtė qė u ka bėrė populli, pavarėsisht nga pozita e partisė sė tyre politike nė Kongres. Duke krijuar degė tė ndara, por teorikisht tė barabarta nė qeveri, njė sistem presidencial pėrpiqet tė formojė institucione ekzekutive dhe legjislative tė fuqishme, ku secili tė jetė nė gjendje tė kėrkojė manda-tin e zgjedhjeve nga populli dhe secili tė mund tė kon-trollojė dhe balancojė tjetrin. Ata qė i tremben mundė-sisė pėr tirani nga dega ekzekutive, priren tė theksojnė rolin e Kongresit; ndėrsa ata qė u tremben shpėrdori-meve tė mundshme nga njė shumicė e pėrkohshme nė legjislaturė, i japin rėndėsi pushtetit tė presidentit.
E meta e zgjedhjes sė presidentit dhe e legjislaturės veēas qėndron nė asnjanėsimin e mundshėm tė tyre. Presidenti mund tė mos e marrė numrin e duhur tė votave pėr zbatimin e programit tė tij, por nga ana tjetėr, duke pėrdorur fuqinė e vetos, ai mund tė mos e lejojė kongresin tė zėvendėsojė programin e tij me njė program tjetėr legjislativ.
Meqenėse presidenti zgjidhet nė mėnyrė tė drejtpėr-drejtė, mund tė krijohet ideja se ai gėzon pushtet mė tė madh se kryeministri. Por presidenti duhet tė ndeshet edhe me legjislaturėn, e cila, pavarėsisht nėse mund tė jetė nėn ndikimin e opozitės ose jo, zotėron njė pushtet vote tė pavarur nga ai i presidentit. Pėr kėtė arsye, disi-plina e njė partie ėshtė shumė mė e dobėt se nė njė sistem parlamentar. Kėshtu pėr shembull, presidenti nuk mund tė pėrjashtojė apo tė disiplinojė ndonjė anėtar kokėfortė tė njė partie, siē mund tė veprojė zako-nisht kryeministri. Kur ka miratimin e shumicės sė parlamentit, kryeministri ėshtė i sigurtė pėr miratimin e programit legjislativ tė qeverisė; kurse njė president qė ka tė bėjė me njė kongres qė i ruan me kujdes tė drejtat e tij, mund ta arrijė miratimin e njė projektligji vetėm pas bisedimesh tė shumta.
Cili prej kėtyre dy sistemeve mund t'i plotėsojė mė mirė kėrkesat e njė demokracie kushtetuese: sistemi parlamentar apo ai presidencial? Pėrgjigjja e kėsaj pyetje ėshtė bėrė objekt debatesh tė shumta midis ekspertėve tė shkencave politike dhe politikanėve, pjesėrisht pėr arsye se secili prej kėtyre sistemeve ka tė mirat dhe tė metat e tij tė veēanta. Megjithatė duhet pasur parasysh se tė dy sistemet janė tė pėrshtatshėm pėr njė demokraci kushtetuese, ndonėse asnjėri prej tyre nuk e garanton atė.

---------------------------------------------

Vala e tretė e Demokracisė


Sipas pikėpamjes sė Semjuėll P. Hantingtonit, ekspert i shkencave politike nė Universitetin e Harvardit, historia c demokracisė nuk ėshtė pėrparim i ngadaltė dhe i pareshtur, por varg valėsh qė pėrparojnė, tėrhiqen dhe pastaj pėr-parojnė e ngrihen pėrpjetė.
Nė njė artikull tė shkruar nė «Revistėn e demo-kraci$ė», Hantingtoni dallon tre «valė tė gjata» historike tė demokracisė. Vala e parė filloi nė fillimin e shekullit XIX kur e drejta e votės iu dha njė pjese tė madhe tė banorėve meshkuj tė Shteteve tė Bashkuara, dhe vazhdoi deri nė vi-tet 20 tė shekullit tonė. Gjatė kėsaj periudhe, lindėn rreth 29 regjime demokratike. Zbatica ose tėrheqja e valės sė parė filloi nė vitin 1922 me ardhjen nė fuqi tė Musolinit nė Itali dhe vazhdoi deri nė vitin 1942, kur numri i regjime-ve demokratike nė botė u pakėsua nė 12.
Vala e dytė filloi me triumfin e Aleatėve nė Luftėn e Dytė Botėrore. Ajo arriti kulmin mė 1962 kur numri i regjimeve demokratike arriti nė 36. Zmbrapsja e valės sė dytė midis vitit 1962 dhe mesit tė viteve 1970 e zvogėloi kėtė numėr nė 30. Megjithatė qysh nga viti 1974, va-la e tretė e demokracisė shtoi pėrafėrsisht edhc 30 regjkne tė reja demokratike, duke c dyfi-shuar numrin e tyre, pa llogaritur madje edhe revolucionin politik qė po ndodh nė ish Bash-kimin Sovjetik dhe nė disa pjesė tc Afrikės.
A e ka arritur kulmin vala e tretė? A do tė ke-tė tani njė zmbrapsje tė fortė qė tc mund tc eli-minojė shumė nga fitoret e demokracisė tė vi-teve '70 dhe '80 tė kėtij shekulli? Hantingtoni analizon ndėrthurjen komplekse tė forcave po-litike dhe kulturore qė veprojnė nė zona tė ndryshme tė botės, pa nxjerrė konkluzione pėr-fundimtare. Ai arrin nė pėrfundimin se tėrhe-qja e valės sė tretė ėshtė gjithmonė e mundur, qė do tė ndiqet ndoshta nga njė valė e katėrt di-kur nė shekullin XXI.
Megjithatė njė model i tillė nuk ėshtė kurrse-si i pashmangshėm. «Duke u mbėshtetur tek e kaluara, mund tė themi se dy faktorėt mė ven-dimtarė qė ndikojnė nė forcimin dhe shtrirjen e ardhshme tė demokracisė, — shkruan Han-tingtoni, — do tė jenė zhvillimi ekonomik dhe udhėheqja politike. Zhvillimi ekonomik e bėn demokracinė tė mundur; udhėheqja politike e bėn atė reale.»
-----------------------------
vazhdon


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.