Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Fjala eshte si bleta qe ka edhe mjaltin edhe thumbin.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Sport :: Kthehen nė Shqipėri eshtrat e kampionit Aleksandėr Kondo
Postuar nga: Albo

Sport Konferencė shtypi me rastin e kthimit nė atdhe tė peshėngritėsit shqiptar

Eshtrat e Kondos sot nė Shqipėri

A.Tuci

Sot, nė orėn 12.55, nė aeroportin "Nėnė Tereza" mbėrrijnė nė atdhe eshtrat e peshėngritėsit tė madh Aleksandėr Kondo. Kėtė e bėnė tė ditur dje nė njė konferencė pėr shtyp dy nga pėrfaqėsuesit e grupit tė punės, presidenti i FSHP-sė, Esat Ademi, dhe ish-peshėngritėsi Mirjan Hakani, tė cilėt bėnė tė mundur pas kaq vitesh rikthimin nė atdhe tė eshtrave tė peshėngritėsit shqiptar, i cili humbi jetėn nė njė aksident tragjik nė vitin 1986 nė Amerikė. Me kėtė rast, ditėn e shtunė do tė zhvillohet edhe njė ceremoni nė nderim tė kėsaj figure tė sportit shqiptar. Njė falėnderim tė veēantė ishte pėr tė gjithė ata qė bėnė tė mundur kthimin e eshtrave tė Aleksandėr Kondos, si Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, miq dhe kolegė tė peshėngritėsit, biznesmenė etj. Njė nga iniciatorėt kryesorė pėr kthimin nė atdhe tė peshėngritėsit tė madh ka qenė shoku i tij, Xhelal Sukniqi, dhe babai i peshėngritėsit, Vangjel Kondo. Ceremonia e varrimit dhe e prehjes nė atdhe tė peshėngritėsit do tė zhvillohet ditėn e shtunė, mė 26 shkurt. Nė orėn 10.00-12.00 do tė zhvillohen homazhe nė Shtėpinė Qendrore tė Ushtrisė. Nė orėn 12.00, kortezhi i gjatė, tė cilit do t'i paraprijnė tre maratonistė tė veshur me njė T-shirt tė kuq, ku ėshtė e stampuar shqiponja dhe fotografia e peshėngritėsit, do tė marrė rrugėn drejt varrezave tė Sharrės nė Kombinat. Ky do tė jetė dhe udhėtimi i fundit pėr sportistin e madh. Ndėrsa nė orėn 14.00-16.30, nė hotelin "Sheraton" do tė zhvillohet ceremonia pėrkujtimore nė nderim tė sportistit. Janė ftuar tė marrin pjesė nė kėtė ceremoni tė gjithė njerėzit e sportit, politikės, medias, kolegė, miq, dashmirės tė sportit etj. Njė ftesė e veēantė ėshtė bėrė edhe pėr peshėngritėsit shqiptarė qė konkurrojnė pėr Greqinė, tė cilėt kanė qenė kolegė dhe miq tė sportistit, si Pirro Dhima, Luan Shabani, Jorgo Xhelili dhe Erl Nikolla.



Flet Gjelosh Biku, 83-vjeēari nga Tuzi i Malit tė Zi

“Unė pashė vrasjen e Sandėr Kondos”

nga i derguari yne ne tuz Luan Kondi

Rreth 2 kilometra larg qendrės sė Tuzit, pak pasi lė gjimnazin e kėtij qyteti, ndodhet shtėpia e Gjelosh Bikut, personazhit tonė.

Ai i ka kaluar tė 83-at dhe jeton nė njė shtėpi njėkatėshe, ndėrtuar sipas stilit tė njohur shqiptar. Mbahet mirė dhe, madje, thotė se do tė jetojė aq sa e ka shkruar zoti. Nė shtėpinė e malėsorit Gjelosh Biku gjithēka ėshtė shqiptare, pritja sipas traditės sonė e, madje edhe pėrkujdesja gjatė gjithė kohės. Edhe pse ka vite qė ėshtė larguar nga Shqipėria, ai e ruan tė gjallė gjuhėn shqipe nė familjen e tij. E ke tė lehtė ta gjesh edhe pse pyet shqip Bikun, pasi atė e njohin me emrin “emigranti”, sepse ėshtė larguar nga Shqipėria nė vitin 1953, menjėherė pas arratisjes nga burgu i diktaturės, ku vuante prej tetė vjetėsh dėnimin. Gjykata komuniste e shtetit tė Hoxhės kishte vendosur pėr tė burg tė pėrjetshėm. Historia e arratisjes sė Bikut dhe e dy bashkėvuajtėsve dhe vendosja e tij nė Jugosllavi, ėshtė subjekti i tėrė i njė romani, por na duhet tė ndalemi nė njė moment tė veēantė tė kujtimeve tė Bikut, nė dėshminė e tij pėr vrasjen e Aleksandėr Kondos, peshėngritėsit qė u arratis nė 25 maj tė vitit 1985, nė Titograd (Podgoricė) kur ekipi kombėtar i peshėngritjes kthehej nga Kampionati Evropian nė Katovicė tė Polonisė. Gjelosh Biku thotė se e ka parė me sy momentin e ekzekutimit tė Kondos, aq sa ka mbetur i shokuar nga ajo qė i ka ndodhur peshėngritėsit tė mirėnjohur shqiptar. “Nuk e di nė ka tė afėrm nė Shqipėri, por them se ajo ngjarje ishte vėrtet njė tragjedi”, thotė Gjeloshi. E ka ruajtur tė fshehtėn e tij pėr 17 vjet me radhė, e, megjithatė, sot mendon se ka ardhur koha tė rrėfejė pėr “Panoramėn” gjithēka di pėr tė zbardhur misterin e vrasjes sė Kondos mė 1 maj tė vitit 1987. I urtė dhe fjalėpak, ai rrėfen pa u nxituar ngjarjen mė tė hidhur tė jetės sė tij.

Zoti Gjelosh, ju keni lindur dhe jeni rritur nė Malėsinė e Madhe. Ēfarė kujtoni nga fėmijėria juaj?

Dua t’ju them se u linda nė vitin 1921 dhe jetova si tė gjithė fshatarėt e asaj kohe. Kryesisht ne malėsorėt merreshim me blegtori. Pra edhe unė me bagėti e punė tė tjera tė fshatit jam marrė. Nė vitin 1938, kur isha vetėm 17 vjeē mė ka marrė Prengė Cali, njeri i dėgjuar nė Malėsinė e Madhe, sė bashku me motrėn dhe mė pas jemi bashkuar me tė familjarisht. Ai na tha se duhet tė jetonim bashkė. Prengė Cali ka pasur njė vajzė tė cilėn e kishte martuar. Pas kėsaj jetonte vetėm me gruan. Vendosi tė jetonte me ne, pasi nuk kishte njeri tjetėr e malėsorėt nuk rrinė me dhėndrin.

Familjet e malėsorėve ishin tė mėdha, a qėndron kjo edhe pėr tuajėn?

Them pak a shumė, pasi ishim njė familje e vogėl qė pėrbėhej nga katėr persona, unė, motra, nėna dhe babai. Nėna dhe babai erdhėn nė emigrim mė vonė dhe me ardhjen e tyre jeta u bė dhe mė e lehtė pėr ne. Prenga na tha se pas vdekjes sė tij ēdo gjė e tija do tė na mbetej neve.

Pėrse e bėri Prengė Cali kėtė me familjen tuaj dhe jo me ndonjė tjetėr?

Ne me gruan e Prengės ishim kushėrinj, kishim lidhje gjaku dhe ai duke parė qė ishim njė familje e vogėl donte tė na bashkonte me atė tė tijėn. Pra, me kėtė rast ai donte tė bashkonte familjen tonė Vikaj qė ishim me tė tijėn qė ishte prej tjetėr bajraku, prej Selcės, ndėrsa ne prej Niktit. Prengė Cali i tha babait tim se duhet tė vdisnim sė bashku dhe se gjithēka kishte pasuri do ta gėzonte djali i tij, pra unė.

Ju sa vjeē keni qenė atėherė?

Unė nė atė kohė kam qenė rreth 16 - 17 vjeē.

Prengė Cali njihet si udhėheqėsi i kryengritjes antikomuniste tė Malėsisė sė Madhe tė vitit 1945. Ju ēfarė kujtoni nga kjo ngjarje?

Me sa mbaj mend, nė vitin 1944 shtėpia e Prengės u rrethua prej ushtarėve serbo-malazezė, atėherė nuk ishte ēliruar akoma Shqipėria. Kėshtu, nė atė kohė donim tė merreshim vesh me njė roje tė afėrt tė Prengė Calit, qė e thėrrisnim “Cubi”, e qė nė tė vėrtetė quhej Filip, se ēfarė po ndodhte. Ai lajmėroi Prengėn se malazezėt donin ta sulmonin. Prenga organizon parinė e Vermoshit qė tė shpėrndante rojet rreth e rreth kufirit tė Vermoshit. Dhe kėshtu u bashkuan nja tetė krerė tė zonės sė Vermoshit te shtėpia e Prengės. Prenga urdhėroi tė shtrohej darka pėr miqtė. Mė pas kanė ndodhur shumė gjėra, pėr tė cilat duhen netė dimri pėr t’i kujtuar. Nė vitin 1945 e pashė veten nė burgjet e diktaturės. Gjykata, kryetari i sė cilės ishte Aranit Ēela, mė dėnoi me burg pėr jetė. Por pas tetė vjetėsh nė burg u arratisa nga burgu dhe kalova kufirin pėr nė Jugosllavi. Qė prej asaj kohe jam kėtu ku mė shikoni dhe kam plot fėmijė, nipėr e mbesa. Dy prej tė cilėve edhe sot ndodhen nė Amerikė.

Sa herė keni qenė nė Amerikė?

Nė Amerikė kam qenė dy herė. Kam qėndruar nė Nju-Jork, pasi atje jetojnė dy djemtė e motrės. Njėri prej tyre ka jetuar kėtu, nė Tuz. Atė, kur ishte vetėm njė vjeē e gjysmė, ia kam dhėnė motrės, sepse ajo nuk kishte fėmijė. Njė tjetėr nip e kam mbajtur kėtu, kur erdhi nga Shqipėria pėr tė shkuar nė Amerikė. Ai ka jetuar te ne deri kur doli urdhri qė kush do tė largohej drejt Amerikės, mund tė ikte, dhe ai s’e bėri dy, madje e kam pėrcjellė vetė. Me Amerikėn mė lidh edhe njė kujtim tjetėr, atje jetonte edhe njė shok i vjetėr burgu, qė quhej Sami Rrepishti. Ai ishte doktor profesor dhe njė njeri shumė i mirė. Dikush pati thėnė pėr mua se isha spiun jugosllav, por Samiu ka thėnė: Ai ėshtė engjėlli i burgut. Nėse ėshtė fjala pėr shėrbim, ai e ka bėrė kėtė vetėm nė dobi tė Shqipėrisė.

Nė ē’vite keni qenė nė SHBA?

Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės isha nė vitin 1971 dhe nė vitin 1987. Herėn e parė kam ndenjur atje tre muaj, kurse herėn e dytė dy muaj. Nė qėndrimin tim tė dytė atje kam asistuar rastėsisht nė vrasjen e njė shqiptari, qė atė kohė kishte bėrė emėr nė Amerikė, quhej Aleksandėr Kondo. Edhe pse ishte arratisur dy vjet mė parė nga Podgorica, ndėrsa ekipi shqiptar kthehej nga njė aktivitet ndėrkombėtar, unė e kam ndeshur pėr herė tė parė emrin e tij nė SHBA. Nuk e di nė ka njerėz nė Shqipėri, por pėr herė tė parė dua tė them atė qė kam parė ditėn e ekzekutimit tė tij. Kam lexuar nė shtypin shqiptar se kur shkruhet pėr tė shkohet deri te vdekja, e atje thuhet se ajo ishte aksidentale. Por them se kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Unė kam njė tjetėr mendim, nga sa kam parė me sytė e mi ditėn e “aksidentit”.

Si jeni ndodhur nė vrasjen e Aleksandėr Kondos?

Kam qenė rastėsisht. Mbase fati i keq ėshtė ai qė tė ēon tė asistosh nė ngjarje kaq tragjike. Mbase askush nuk e mendon kur del pėr shėtitje se mund tė bėhet dėshmitar i njė vrasjeje. Po ju them se unė isha bujtės te njerėzit e mi, te nipėrit nė Nju-Jork, tė cilėt mundoheshin tė mė plotėsonin ēdo dėshirė, pasi nuk ua kisha lodhur derėn, siē themi ne malėsorėt. Kėshtu, ata mė nxirrnin tė shėtisja nė qytetetin e madh tė Nju-Jorkut. E kam parė me sy se si e kanė ekzekutuar Alksandėr Kondon. Me sa mė kujtohet, ngjarja ka ndodhur pak para mesditės. E kam parė se si e morėn dhe e “pushkatuan”. Edhe pse ishte e vėshtirė tė merrej vesh se si ishin ato “punė”. Nga shqiptarė tė Amerikės kam mėsuar se Aleksandri ishte njeri i pėrmendur nė grupimin e tyre, pėr karakterin, mirėsinė dhe tė qenit kundėrshtar i betuar i regjimit komunist. Aleksandri kishte dalė nė njė manifestim me flamurin shqiptar pa yllin mbi shqiponjė, pra pa simbolin e komunizmit. Kėto ide qė manifestonte dhe shprehte ishin ndoshta arsyet pėr ekzekutimin e tij. Duhet tė dini se shqiptarėt nė Amerikė ishin tė ndarė, ka pasur tė djathtė dhe tė majtė. Aq thellė ishte futur ndėr ta Sigurimi i Shtetit. Kishte mes tyre tė kuq, komunistė qė dukej sikur kishin lindur nė njė ditė me Leninin. Kėta madje ishin njerėzit mė tė favorizuar ndėr shqiptarėt, pasi gjenin punė mė lehtė dhe, pėr rrjedhojė, stabilizoheshin pa shumė probleme. Ndryshe ndodhte me tė tjerėt, tė cilėt e kishin tė vėshtirė, qoftė dhe gjetjen e njė vendi pune. Duhet tė thuhet tashmė se kush influenconte pėr tė bėrė kėtė dasi.

Si e vranė Aleksandėr Kondon?

Nė njė karburant ka ndodhur tragjedia, ekzekutimi makabėr i Aleksandrit. Ndėrsa ky furnizonte makinėn njė krep e mori pėrpara dhe e pėrplasi nė mur. Ishte shumė e dhimbshme. E pamė trupin e tė ndjerit tė dėmtuar, tė shtypur plotėsisht. Mė pas me njė barrelė e morėn dhe e hodhėn nė njė makinė. Ishte njė gjė e paligjshme dhe dukej qė ishte njė vrasje e pastėr. U fol shumė pėr kėtė ngjarje nė Amerikė, por asnjėherė nuk doli nė shesh e vėrteta. Askush nuk dilte tė kėrkonte apo tė thoshte publikisht se kjo ishte njė vrasje e pastėr. Edhe unė nuk kam dashur tė flas mbi kėtė ngjarje pėr vite tė tėra me radhė. Kur isha nė Amerikė, miq dhe shokė mė thanė tė heshtja, sepse isha edhe i dėnuar me burg tė pėrjetshėm nga sistemi i Enver Hoxhės dhe mund tė kisha probleme, nėse flisja pėr tė vėrtetėn e ngjarjes ku vdiq Aleksandėr Kondo...



Peshėngritėsi qė u largua nga Shqipėria tregon tė gjitha detajet e largimit tė bujshėm pėr nė SHBA

"Aleksandėr Kondo, historia e arratisjes"

Flet Muharrem Berisha: Ju rrėfej tė gjithė aventurėn tonė. Ndarja me Sandrin nė Titograd

Dritan Lundra

Tė mendoje ikjen nga Shqipėria qė nė vitin 1983 apo edhe disa muaj mė vonė ishte njė utopi. Shumė kishin menduar njė gjė tė tillė, po kaq shumė kishin tentuar, por pak ose aspak kishin arritur tė realizonin njė gjė tė tillė.

Idetė kanė qenė tė shumta, mendimet po tė tilla, por realizimi ka qenė shumė i vogėl pėr t’u marrė i besueshėm. Megjithatė, nė njė palestėr tė vogėl mes kampionėve, tė cilėt shikonin rezultatet, por aspak frytin e punės sė tyre, kishte kohė qė ziente njė bisedė. Njė bisedė pėr largim dhe ikje nga vendi i mallkuar i komunizmit kishte kohė qė piqej nga katėr kampionė tė mėdhenj. Ishin Aleksandėr Kondo, kampion i padiskutueshėm dhe njeriu qė pėr herė tė parė kaloi limitin e 200 kilogramėve nė shtangė; kampioni i vogėl, por edhe ai absolut nė peshėn e tij, Muharrem Berisha; mjeshtri mė i madh nė pėrvojė, por dhe nė rezultate, Asim Belinova dhe mė i riu, por me shumė ambicie, Xhelal Sukniqi. Tė gjithė donin tė iknin, donin tė ishin tė lirė nė njė botė tė lirė, donin tė ishin kampionė tė mėdhenj nė njė botė qė respekton kampionėt, por vetėm Sandri dhe Xhelali patėn kurajon tė mos ktheheshin mė nė Shqipėri. Njė histori, e cila pavarėsisht shumė fjalėve, shumė thashethemeve e po kaq shumė hamendjeve, sot pėr herė tė parė nė gazetėn “Panorama” zbardhet njė prej atyre qė fatin e kishte tė arratisej, por qė po ai e ktheu pėrsėri nė Shqipėri. Ėshtė Muharrem Berisha, njė prej pokerit qė duhej tė ikte e madje ishte njė prej protagonistėve, por qė nuk u largua. Ai flet e tregon ngjarjen qė nga ideja, nisja e deri nė detajet mė tė fundit e nostalgjia pėr mikun e tij Aleksandėr Kondo.

Berisha, si u njohėt me Sandrin?
Njė gjė normale, ishim tė dy shtangistė tė Dinamos e sė bashku me Agron Haxhihysenin dhe Asim Belinovėn, nėn drejtimin e trajnerit tė madh Ferid Berberi, bėnin stėrvitje sė bashku. Unė isha mė i vogli i grupit, por tė tre sė bashku arrinim dhe triumfin e Dinamos. Ky ka qenė impakti i parė me Sandrin.

Vetėm kaq pra, tė qenit nė tė njėjtin grup?
Jo, jo vetėm kaq, shumė shpejt ne pamė se kishim shumė gjėra tė pėrbashkėta. Mė kryesorja ishte pasioni, ideali qė tė kėrkonim maksimumin dhė bėrjen kampionė tė mėdhenj, si dhe puna e jashtėzakonshme nė stėrvitje.

Deklarata shumė teorike. Vetėm kaq ju lidhte?
E kuptoj ku doni tė dilni, por duhet tė kini parasysh se unė isha mė i vogli i grupit. Dėgjoja shumė herė nga Sandri qė mė thoshte se e ardhmja jonė nė Shqipėri ėshtė e zymtė. Mbaj mend se pas kampionatit evropian nė Spanjė, Sandri mė thoshte se gjithēka nė Shqipėri kishte marrė fund. Kishte ngritur 200 kilogramė, peshė tė cilėn tė gjithė, madje dhe nė botė, do e kishin zili e vendi i tij nuk e pėrfillte. Ai ishte i pakėnaqur. Njė ditė, duke diskutuar bashkė ai mė thotė: “Shikoji kėta njerėz, si tė duken ty”. Pashė fshatarė tė drobitur, pashė njerėz tė cilėt vuanin pėr bukėn e gojės, por nuk thashė asnjė fjalė. Isha vetėm 20 vjeē dhe shumė gjėra nuk i kuptoja.

Jemi nė vitin 1984...
Pikėrisht, megjithatė, prej kohėsh edhe unė isha mėrzitur shumė me mėnyrėn e tė trajtuarit nga sporti. Tė gjithė bashkė mbaronim stėrvitjen dhe shkonim nė shtėpi ku hapnim edhe njė herė dollapet pėr tė ngrėnė. Ishte e tmerrshme, nuk ngopnim dot barkun me bukė. Pra, gjithēka tė shtynte qė tė largoheshe.

Njė vit mendime dhe asnjė tentativė?
Jo, nuk ėshtė e vėrtetė. Thashė mė lart se me Sandrin kishim kohė qė diskutonim. Jo njė herė, por shumė shpesh gjatė vitit 1984, por sidomos nė vitin 1985, kemi bėrė plane pėr t’u arratisur. Kemi detajuar gjithēka, kemi parė e vėzhguar pikat e kufirit, por nuk kemi vendosur thjesht, sepse e dinim qė njė ditė do kalonim kufirin me peshėngritjen e aty do ishte mė e thjeshtė. Nuk e di, por personalisht kam pasur frikė, duke shpresuar nė njė dalje jashtė edhe me shokėt kishim vendosur qė mė mirė tė mos rrezikonim kaq shumė.

Tė kthehemi tė arratisja e bujshme e Kondos
Nuk e harroj atė ditė. Ka qenė 48 orė para nisjes pėr nė kampionatin evropian nė Katovicė tė Polonisė. Sandri fliste shumė e pas shumė pėshpėritjeve atij i ishte hequr e drejta tė dilte jashtė shtetit. Jo, mė mirė isha dhe unė, por Sandri babanė e kishte shef dege tė gardės. Mbaj mend se gjithēka ia kishte rregulluar Mihal Qipo, atėkohė kuadro i lartė nė pushtet. Kemi qenė nė qendrėn e grumbullimit dhe Sandri erdhi me pasaportė e pa njė pa dy na tha: “Do ikim nė Poloni e qė aty do arratisemi”. Nė ato momente kemi qenė unė, Asim Belinova dhe Xhelal Sukniqi. Asimi tha po dhe kjo fjalė mė ngrohu dhe mua. Ai kishte familje dhe unė isha vetėm 20 vjeē. Besova dhe duke qenė mik i Sandrit thashė edhe unė fjalėn time, po.

Pse Sandri kishte vendosur arratisjen
Pėr mendimin tim pėr shumė arsye. Pa dashur tė them ato qė kam thėnė mė lart mė duhet tė kujtoj se njė vit mė parė, nė ēantėn e tij, pas kthimit nga kampionati ballkanik, u gjetėn disa fotografi e revista porno. Qė atė ditė atij iu pre trajnimi i posaēėm, iu deklarua se nuk do tė dilte mė jashtė shtetit (gėzimi dhe premio e vetme pėr sportistėt), si dhe pavarėsisht rezultateve fantastike, gjithmonė ai kishte persekutimin prapa.

Pse vendosi Katovicėn?
E thashė dhe mė lart, ishim tė katėr bashkė, por mė entuziasti ishte Sandri. Kur erdhi nė qendrėn e grumbullimit me pasaportė nė dorė e na tha se mora viston pėr t’u nisur u gėzuam tė gjithė. Megjithatė, Sandri ishte dhe shumė besimtar. “Ka ardhur dita, mė tha, por mė parė tė njohim dhe fatin tonė”.

Ēfarė do tė thoshte kjo frazė e tij?
Nė fillim nuk e kuptova, por menjėherė me natyrėn e tij shumė ekspresive mė tha ta ndiqja. Shkuam afėr rrugės sė “Fortuzit”, aty ku sot quhet “Dervish Hatixheja”. Nuk hyra brenda dhe nuk e di fallin qė u hodh me letra, me filxhan kafeje, apo diēka tjetėr. Sandri hodhi njė triko (kėshtu ishte riti) e pas disa minutash doli me njė fytyrė tė ngrysur.

Pėrse kėshtu?
Sapo doli, mbaj mend se ishte natė dhe Sandri mė tregoi edhe fatin qė do na ndiqte. Nuk e di a tė vėrteta do jenė fjalėt e fallxhores, por ajo mė tha teksualisht kėshtu: “Ti do ikėsh dhe shumė shpejt. Ke menduar tė ikėsh me katėr veta; ke menduar me atė qė ke shumė afėr dhe ke bėrė shumė plane, por ai nuk do vijė. Ke menduar tė ikėsh me njė person mė tė madh, por edhe ai nuk do vijė. Do ikėsh me njė person, inicialet e tė cilit janė XH.S. Nuk e ke parashikuar, por me tė do tė ikėsh”.

Po mė pas?
Mė pas mbaj mend qė Sandri pėr njė moment heshti. Nuk tha mė asnjė fjalė, por nė ecje e sipėr tha dhe diēka tjetėr nėpėr dhėmbė. Njė fjalė qė mua mė tronditi dhe nuk mund ta harroj dot.

Ēfarė tha?
Nė fillim ndoshta nuk donte ta thoshte, por mė nė fund u zbraz. Ne do ikim mė tha, por sipas fallxhores, unė do kėrkoj tė iki larg, por do jem shumė afėr. Do vuaj disa muaj e mė pas do iki shumė larg, por do vdes shumė shpejt. Miku yt, me tė cilin je shumė i lidhur, nuk do vijė, por nėse ti do kesh lirinė, por shumė tė shkurtėr, ai do jetė gjallė, do ketė jetėn, por do vuajė.

Kėto fjalė ishin pėr ty?
Nė fillim i mora si tė pėrgjithshme, por nė momentin e ikjes sė tij nė Titograd, kur unė nuk pranova e kjo dhe si pasojė e tėrheqjes sė Asim Belinovės, Sandri m’u drejtua: “Muharrem, unė po iki. Fatin e di, por mė mirė njė vit si luan sesa njė jetė prej miu. Mirupafshim. Nuk e besova se po ikte, por treni qė largohej mė krijoi edhe idenė se Sandri po shkonte larg, aq larg sa unė nuk mund ta kapja dot mė.

Tė kthehemi tek arratisja, kishit bėrė ndonjė plan?
Pėrpara se tė mbėrrij te plani (nė fakt nuk kishim bėrė ndonjė plan tė madh) dua tė them disa gjėra pėr karakterin e Sandrit. Njė muaj para se tė shkonim nė Katovicė tė Polonisė erdhi nė shtėpinė time. Tė gjithė e njihnin e Sandri fliste dhe e kishte zakon tė mos kishte frikė. Babai ishte turni i dytė dhe nė shtėpinė time ishte vetėm nėna. Sapo hyri, jo se nuk e kishte parė ndonjėherė, u irritua kur pa fotografinė e Enver Hoxhės varur nė mur (kėshtu ishte koha) e mori dhe e theu. Mamaja ime u llahtaris dhe menjėherė kėrkoi tė lajmėronte policinė. Sandri me njė ton tė qetė iu kthye: “Mbaj fotografinė e burrit tėnd, jo tė kėtij krimineli, qetėsohu se ne jemi djemtė e t’u”. Nė moment mbėrriti babai. I lodhur nga puna na tha tė bėnim ē’tė doni, por tė kishim kujdes veten.

Keni ikur nė maj tė vitit 1985, njė muaj pas vdekjes sė diktatorit, ēfarė bėri Sandri atė ditė?
Nėse njė muaj mė parė theu fotografinė e Enver Hoxhės nė shtėpinė time, tė njėjtėn gjė bėri me tė gjitha fotografitė e tij nė Qytetin Studenti. Kishte urrejtje e pėr mė shumė, kur kam shkuar ta takoj nė dhomė e gjej me magnetofon tė ndezur e me zė tė lartė dhe ai me njė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme. Ky ishte Sandri, njeriu rebel ndaj regjimit. Donte me ēdo kusht tė ikte. Nė ato ditė, pasi unė isha i lėkundur ai mė drejtohet: “Shikoji kėta njerėz (ishin fshatarė tė rropatur nga puna), shikoji, ti je kampion i madh, por njė ditė edhe ti si ata do tė pėrfundosh. Nuk e besoja nė atė kohė, por realiteti ky ishte e Sandri kishte tė drejtė.

Edhe njė herė te momenti i arratisjes.
Qė para nisjes mes nesh nisėn polemikat. Unė njė natė pėrpara ika dhe nuk u duka nė qendrėn e grumbullimit… Kur u ktheva shokėt mė hapėn ēantėn e filluan kontrollin, nuk kuptova se ē’donin. Megjithatė, plasja kishte ndodhur. Kisha njė ide se nė vendin organizator nuk tė mbanin, por tė kthenin. Pikėrisht pėr kėtė arsye u thashė miqve se nė Poloni nuk mund tė kėrkonim strehim politik. Duhej tė gjenim njė vend tjetėr. Ngaqė Sandri kishte folur shumė e gjithė Qyteti Studenti e dinte se ne do tė iknim dhe duhet tė ishim shumė tė sigurtė nė veprimet tona. Nė Poloni zhvilluam garėn ku dolėm me rezultate tė jashtėzakonshme e tė mrekullueshme e duke pėrfituar prej tyre u drejtuam nė njė sportel polak pėr tė prerė bileta pėr nė Amerikė. Unė kisha rreth 100 dollarė, po kaq edhe Sandri, ose nėse nuk gaboj tė dy bashkė kishim reth 300 dollarė, ndėrkohė qė Xhelal Sukniqi kishte njė ēek prej 1000 dollarėsh.

Me kaq do shkonit nė Amerikė?
Njė natė para nisjes pėr nė Beograd u mblodhėm tė gjithė nė dhomėn ku ishte Sandri dhe Sukniqi. Vendosėm tė pyesim pėr biletat pėr nė Amerikė dhe mė pas tė vepronim. Nė kėto momente Asim Belinova u tėrhoq. Ndikimi i tij ishte i madh, megjithatė vendosėm tė pyesnim. Nė sportelet e Katovicės, meqė dija fare pak rusisht, mėsova se ēeku i Xhelal Sukniqit prej 1000 dollarėsh vlente vetėm pėr Shqipėrinė dhe ishte i pavlefshėm pėr jashtė. U pezmatuam dhe u kthyem prapa. Unė me mendjen e dyzuar, pas tėrheqjes sė Asim Belinovės, Sandri me mendjen top se do largohej.

Nuk kishin rėnė nė sy pėrpjekjet tuaja?
Mbase, por tė gjithė e dinin se Sandri kishte njė idhull nė jetėn e tij e vdiste pėr tė, ajo ishte e fejuara e tij. Pėr tė mos rėnė nė sy, si Sandri ashtu edhe unė tė gjithė dollarėt qė kishim me vete i blemė plaēka. Sandri tė gjitha pėr tė fejuarėn e tij, gjė e cila mbuloi gjithēka. Tė gjithė, duke ditur dhe debulesėn e tij, menduan se mendja e tij ėshtė nė Shqipėri. “Ai bleu plaēka pėr nusen, vdiste pėr tė, edhe kur mė kanė pyetur nė hetuesi, gjithmonė kam thėnė se asnjėherė nuk kam menduar se Sandri mund tė arratisej. Kėshtu mendoja atėherė dhe kėshtu mendoj edhe sot”. (Ferid Berberi, trajneri i asaj kohe)

Ē’ndodhi pas largimit nga Polonia?
Unė personalisht nuk isha i vendosur, por mė shumė anoja nga mosikja, ndėrkohė qė Sandri e kishte ndarė mendjen. Mbėrritėm nė Beograd e prej andej me tren u drejtuam pėr nė Titograd, ku na priste dhe autobusi pėr tė na sjellė nė Shqipėri. Mbaj mend se ishte ora 6 e mėngjesit. Unė prisja, ndėrsa ai i hipi trenit tjetėr. “Ti lemė gjėrat qė kanė ndodhur, mė tha. Pėr gjithēka kėrkoj falje, por t’i mos gabo mė. Kujto fjalėt e fallxhores, unė do iki, fati qoftė me ty”. U largua dhe sot e kėsaj dite e kam parasyve ikjen e trenit dhe dorėn e Sandrit qė vazhdonte tė mė pėrshėndeste. Ai iku, ta kthejmė edhe njė herė nė tokėn tonė sot.

A u lidhėt mė me tė?
Qė nga ajo kohė mė shumė kam qenė i lidhur me hetuesinė dhe kam ndjerė represionin se sa jam marrė me sportin, apo ,me familjen time. Megjithatė, kėto nuk i pėrkasin kėsaj historie. Nuk u lidha mė me Sandrin, por nė vitin 1987, njė telefonatė nga Xhelal Sukniqi mė habiti. Zėri i dridhej, mė lajmėroi pėr vdekjen tragjike tė Sandrit dhe mė pas mė dorėzoi njė kasetė filmike nga ceremonia e varrimit. Ende mė duket se jam nė ėndėrr. Nuk kam besuar kurrė nė vdekjen e tij, madje edhe sot, kur po mundohemi tė gjithė bashkė pėr tė sjellė eshtrat e tij, mė duket se shikoj edhe njė herė Sandrin gjallė.

Ēfarė ndjeni tani qė eshtrat e tij do tė vijnė?
Ka tetė vjet qė tė gjithė pėrpiqen pėr njė gjė tė tillė. Do tė jem i qetė vetėm kur tė kryhet ky mision. Kjo ėshtė njė iniciativė e disa personave, nė radhė tė parė e trajnerit tė tij, Ferid Berberi, e miqve tė tij, e presidentit tė peshėngritjes dhe besoj e gjithė njerėzve qė duan sportin. Vetėm kur ky mision tė ketė mbaruar, pra eshtrat tė kthehen nė tokėn mėmė edhe unė do jem mė i qetė.



Kush ėshtė Muharrem Berisha

Lindur nė vitin 1964, nė moshėn 15-vjeēare Muharrem Berisha shpallet pėr herė tė parė kampion. Qė nga ajo kohė, pra nė vitin 1979, ai bėhet kampion absolut nė pesė pesha, duke nisur nga ajo 52 kilogram pėr tė pėrfunduar nė peshėn 75 kilogram dhe duke thyer 100 rekorde kombėtare. Ai ėshtė bėrė kampion absolut i pesė peshave. Nė vitin 1984, nė Spanjė zuri vendin e pestė, duke sjellur pėr herė tė parė nė Shqipėri njė rezultat tė tillė. Nė kampionatin ballkanik nė Shqipėri nė vitin 1987, nė peshėn deri nė 67 kilogram arrin tė marrė pėr herė tė parė nė historinė e Shqipėrisė tri medalje ari. Kishte deklaruar njė muaj mė parė rezultatin, por qenia e tij nė dhjetė rezultatet mė tė mira tė botės pėr vitin, ishte tjetėr sukses. Ka titullin Mjeshtėr Sporti, Mjeshtėr i Merituar Sporti, por edhe medaljet pėr merita tė shquara nė sport, tė marra pas lėnies sė karrierės, por rezultati mė i mirė i tij ėshtė nė vitin 1983, vetėm 19 vjeē, kur Muharrem Berisha ngre 140 kilogram, dy mė shumė sesa kampioni i botės sė atij viti. Njė jetė e gjatė, shumė e lodhshme mes triumfit dhe dėshtimit, si pasojė e politikės. Njė karrierė, e cila i ka dhėnė shumė sadisfaksione, por dhe shumė frikė, sidomos njė shterpėsi e lodhje psikike, pas arratisjes sė shokut e mikut tė tij, Aleksandėr Kondo. Njė kalvar i gjatė vuajtjesh mė shumė psikologjike, tė cilat Berisha nuk i harron. Ai i kujton me njė pėrpikmėri tė rrallė tė gjitha ngjarjet, tė cilat flasin pėr arratisjen e Kondos. Pėr herė tė parė publikohen tė gjitha detajet qė nga nisja dhe ideja e mė pas tek arratisja e bujshme e majit 1985.


Karrieria e luanit tė shtangės shqiptare
Aleksandėr Kondo, shqiptari i parė qė ngriti 200 kg


Nė mesin e viteve ’80, Aleksandėr Kondo hyri nė histori si njeriu i parė nė Shqipėri qė ngrinte 200 kg. Atė ditė pallati i sportit “Partizani” (sot “Asllan Rusi”) ishte plot, dhe entuziazmi, i jashtėzakonshėm. Disa vjet mė vonė, durrsaku Erlin Nikolla mbėrriti nė 210 kilogram, pesha mė e madhe e ngritur nga sportistėt para viteve ’90. Qė nga ajo kohė Ilir Kafarani kishte arritur ta thyente atė rekord, deri nė 212,5 kg. Kjo peshė ishte tabu, deri mė 3 shtator 2003. Kafarani, i bėri njė pėrmirėsim tė denjė pėr librin “Guinness”, duke shtuar nė njė ditė tė vetme 7,5 kilogramė, ndėrsa pėr 12,5 kg ishin dashur rreth 20 vjet. Bashkėsportitėt e Kondos e mbajnė mend mirė ēastin kur ai dhe Xhelal Sukniqi u larguan nga ekipi kombėtar, duke lėnė nė stacionin e autobusit tė Titogradit ēantat e tyre. Atėherė data shėnonte 25 maj 1985. Ekipi kombėtar po kthehej nga Polonia ku kishte marrė pjesė nė Kampionatin Evropian. Shqiptarėt e pėrfaqėsueses sonė tė peshėngritjes fillimisht udhėtuan me tren nga Katovica, vendi ku u zhvilluan garat e evropianit, pėr nė Varshavė, mė pas me avion udhėtuan pėr nė Beograd, dhe me tren ose autobus deri ne Titograd. Nė orėt e paradites skuadra, trajnerėt dhe shoqėruesit po prisnin autobusin shqiptar qė do tė vinte qė nga Hani i Hotit, pėr t’i kthyer ne atdhe. Mungonin Aleksandri dhe Xhelali qė u larguan pėr nė SHBA. Kondo kishte kohė qė pėrgatitej pėr largimin e tij nga Shqipėria, pasi urrente sistemin.


Eshtrat nė Nju-Jork

Prej 17 vjetėsh eshtrat e tij janė nė njė varrezė tė Nju-Jorkut, ku gjeti edhe vdekjen. Kėrkesa pėr t’i pasur eshtrat e djalit nė njė varr ku ta qante, erdhi nga i ati i Aleksandrit, pas tratativave tė shumta nė vitet e fundit qė, pėr fat tė keq, kishin dėshtuar. Pėrpjekjet pėr sjelljen e trupit nė Shqipėri kanė nisur nė maj tė vitit 1994, kur i ati ka ndėrmarrė edhe udhėtimin e parė pėrtej Atlantikuit. Mė 19.10.1994. ka shkuar nė Amerikė ku ka qėndruar 35 ditė dhe nuk ka mundur t’i tėrheqė dot eshtrat. Pėr tė tėrhequr eshtrat duhet tė paguhen rreth 10 mijė dollarė amerikanė.



Sistemi i kaluar komunist donte ta varte sportistin si “heretik” nė mes tė Tiranės

Si u “arratis” nė Jugosllavi

Dėshmitė e shtangistėve tė ekipit kombėtar shqiptar


Kishin bėrė plane 4 shokė nė Tiranė, Xhelali, Sandri, Muharrem Berisha dhe Hasim Belinova.

Pasi biseduan dhe i dhanė fjalėn njėri-tjetrit vendosėn qė kur tė dilnin jashtė shtetit nė kampionat, tė katėrt, do tė arratiseshin dhe nuk do ktheheshin mė. Planin e tyre e lanė ta zbatonte Sandri se, kur dhe si do arratiseshin. Hasimi me Muharremin u tėrhoqėn, ndėrruan mendje.

Largimi

Me tė mbėrritur nė Titograd, Sandri u shkėput nga grupi dhe shkoi e bisedoi me njė shofer taksie, i cili, do t’i ēonte nė Vuēiternė tė Kosovės, pasi njė djalė nga ky vend, u kishte dhėnė adresėn e shtėpisė sė vet qė gjatė kampionatit, gjithashtu dhe fjalėn se do t’i ndihmonte pėr tė ikur nė Amerikė. Mė pas u shkėput edhe Sukniqi dhe shkuan me taksi te shtėpia e kosovarit. Kur hasėn nė kundėrshtimin e babait tė tij pėr tė qėndruar nė shtėpi, shkuan dhe u paraqitėn nė polici. I mbajtėn dy ditė nė burg pa ngrėnė dhe i ēuan nė zyrat e UDB-sė. Atje i pyetėn ēdo orė pse kishim ikur dhe u thoshin se do t’i kthenin nė Shqipėri, sepse nuk kishte mundėsi qė tė ishin arratisur, pasi, Sandri e kishte babain gjeneral dhe me detyrė nė sigurimin e udhėheqjes sė lartė shtetėrore shqiptare. Pas disa javėsh, iu thanė se sė shpejti do t’i ēonin nė Amerikė. UDB-ja i porositi qė tė kishim kujdes, ngaqė kishin ardhur nga Sigurimi shqiptar, pasi ikja e tyre ishte bėrė problem nė Shqipėri dhe nga atje kėrkohej kthimi i sportistėve.


Nė Amerikė

Mbas 9 muajve i ēuan nė Amerikė, nė Nju-Jork. Atje i priti Nerim Kupi, njė nga krerėt e emigracionit shqiptar. Mbas disa ditėsh ai i sistemoi nė punė. Pėr 6-7 muaj punonin e rrinin bashkė Xhelali e Sandri mė pas u ndanė, i pari shkoi nė Boston dhe tjetri qėndroi nė Nju-Jork. Ende sot Xhelal Sukniqi dridhet sa herė qė kujton 1 majin e 1987-ės, kur e njoftuan se duhet tė nisej pėr Nju-Jork se kishte vdekur Sandri. Edhe pse nuk e besoi, shoku mė i ngushtė i Kondos, u nis dhe e gjeti kėtė tė vdekur nė morg. Aty u grumbulluan shumė shqiptarė dhe vendosėn qė trupin e Aleksandrit ta ēonin nė Shqipėri. Njė ditė disa shokė tė Sandrit takuan ambasadorin shqiptar nė OKB, nė Nju-Jork, B. Pitarkėn, tė cilit, i parashtruan kėrkesėn dhe iu lutėn qė t’i ndihmonte pėr ta ēuar nė Shqipėri trupin e Aleksandrit, por ai iu pėrgjigj se “…ne Aleksandėr Kondon e donim tė gjallė, qė ta varnim nė mes tė Tiranės, kurse tė vdekur mbajeni ju, sepse ne nuk na duhet”. Pas kėsaj, miqtė e Kondos organizuan ceremoninė e varrimit ku u mblodhėn mbi 300 shqiptarė, tė cilėt i dhanė me lot nė sy e me shumė respekt lamtumirėn e fundit, sportistit tė mirėnjohur.



Njė kupė me emrin e Sandrit

Njė kupė nė peshėngritje, me pjesėmarrjen e mė tė mėdhenjve aktualė dhe tė tėrhequr tė kėtij sporti. Nė pedanė do tė jenė mjeshtrat Berisha, Hakani, Nikolla e pėrkrah tyre tė rinjtė e shtangės shqiptare. Por nuk do tė mungojnė dhe ata qė kontribuojnė pėr Greqinė, pra kampionėt e mėdhenj Luan Shabani, Agron Xhelili, Viktor Mitro dhe Pirro Dhima, kampioni i trefishtė olimpik i medaljes sė artė.


Arratisja
Mė 25 maj 1985 Aleksandėr Kondo dhe Xhelal Sukniqi largohen nga ekipi kombėtar i peshėngritjes dhe dorėzohen nė policinė e Titogradit

Nė Amerikė
Nėntė muaj pas peripecive me UDB-nė tė dy sportistėt shqiptarė fitojnė tė drejtėn e largimit nga Jugosllavia pėr nė SHBA

Nju-Jork
Sukniqi e Kondo vendosen nė qytet-shtetin amerikan dhe me ndihmėn e komunitetit shqiptar atje stabilizohen nė punė

Vrasja
Mė 1 maj 1987 vritet Aleksandėr Kondo. Njė skrep i mori jetėn ish-sportistit, ndėrsa pėr ngjarjen u tha se ishte aksident

I ati
Mė 19 tetor 1994 ka shkuar nė Amerikė, ku qėndroi 35 ditė dhe u pėrpoq tė merrte eshtrat e tė birit. Vangjeli kėrkoi ndihmė edhe nga shteti

Kthimi i eshtrave
Mė 25 shkurt 2005 do tė vijnė nė atdhe eshtrat e Aleksandėr Kondos. Pėr nder tė tij do tė organizohet njė kupė me pjesėmarrje tė gjerė



“Pirro Dhima, eja pėr Sandrin”

Ftesė kampionit nė nderim tė Kupės “Kondo”


DRITAN LUNDRA

Dikush ka kėnduar njė kėngė pėr ta kaluar nė pėrjetėsi, dikush i ka ende tė nxehta duart nga pėrplasja sa herė qė Aleksandėr Kondo ngrinte peshėn.

Dikush ka ende nė sy lot pėr miqėsinė, rivalitetin, por edhe pėr atė qė Sandri ka bėrė pėr sportin shqiptar. Tė gjithė kanė nga pak brenda, por askush nuk ka atė qė ka familja, dhimbjen, po akoma mė shumė keqardhjen qė asnjė ditė tė vetme tė vitit nuk ka mundėsinė tė ēojė njė tufė lule, tė bėjė njė rit mbi eshtrat e tij, apo tė mbledhė tė gjithė ata qė e kanė respektuar nė njė pėrvjetor. Kampioni i madh i shtangės shqiptare, por jo vetėm i saj, Aleksandėr Kondo ėshtė ndarė prej kohėsh nga jeta. Pėr nder tė tij do tė organizohet Kupa “Aleksandėr Kondo”, ku njė prej tė ftuarve do tė jetė edhe i famshmi Pirro Dhima.

Aleksandri humbi jetėn nė njė aksident automobilistik shumė misterioz dhe tė pėrfolur, por mė nė fund duket se edhe familja e "shpirti" i tij do prehen tė qetė nė tokėn e vendin ku ai lindi, u rrit, u bė kampion dhe asnjėherė nuk rreshti sė dashuri. Pavarėsisht nga ikja e tij, e cila edhe sot mbetet mister, pavarėsisht nga vdekja aksidentale, e cila ėshtė njė mister mė vete, mė nė fund ata qė e kanė dashur mė shumė, ata qė e kanė respektuar mė shumė, ata tė cilėt kanė menduar se njė ditė do bėhen aq tė fortė sa Sandri, kanė vendosur dhe paguar gjithė kthimin e eshtrave nė tokėn amtare.

Kush janė ideatorėt
Natyrisht, ata qė kanė qenė pranė tij, ata qė e kanė vlerėsuar dhe nė tė njėjtėn kohė ata qė jo rrallė kanė rivalizuar me rezultatet e tij. Janė mjeshtrat Muharrem Berisha dhe Mirjan Hakani, si dhe presidenti i Federatės sė peshėngritjes, Esat Ademi. Tė gjithė kanė kontribuar, por bashkė me ta, ndoshta me njė ndjenjė tė madhe dashurie pėr sportin e sidomos atij tė rėndė (pjesė e sė cilės ka qenė edhe vetė dikur) ka kontribuar edhe presidenti i Telesport, Muhamed Malaj. Nė ndihmesė ka ardhur edhe Ministria e Kulturės e Sporteve, e cila ėshtė pranė kėsaj ndėrmarrjeje, e cila mund dhe duhet quajtur e gjitha individuale. Individuale e atyre qė e kanė pasur shok, atyre qė vazhdojnė tė ndjejnė ende pranė Sandrin e atyre qė ndoshta deri sa tė marrin frymė do vazhdojnė tė kenė nė kujtimet e tyre garat e njeriut, i cili shpresonte qė njė ditė tė pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė Hollivud.

Ftesė Pirro Dhimės pėr nder tė Kondos
Shpesh jemi krenuar, jo njė herė, por nė katėr olimpiada rresht, pavarėsisht se me njė ndjenjė "faji" pėr ngritjen e flamurit grek e jo atij shqiptar kemi bėrtitur e ulėritur pėr rezultatet e Pirro Dhimės. Mbase nuk do kishte kaq shumė ndjesi shqiptare pėr kėtė peshėngritės, nėse gjatė njė dite punė nė Telesport nuk do shikoja pamje nga garat e tij, tė cilat i pėrkisnin moshės 17 vjeē. As vetė nuk e kam kujtuar faktin, se pėrse mė ėshtė dukur njė garė e vėrtetė olimpiade dhe pėrse pavarėsisht faktit se kanė qenė gara qė i pėrkisnin tė paktėn 17 vjetėve mė parė, mė ėshtė dukur vetja si nė njė garė tė vėrtetė. Personalisht, entuziazmin pėr fitoret e Pirro Dhimės e kam mbajtur pėrbrenda, por gjithmonė, ndoshta jashtė dėshirės, kam bėrė tifo pėr tė. Ftesa pėr Kondon i ėshtė bėrė, bashkė me tė edhe tre tė tjerėve, tė tre rekordmenė dhe kampionė, tė cilėt kanė pranuar. Janė Viktor Mitro, Agron Xhelili dhe Luan Shabani. Pirro e ka pritur me skepticizėm, jo se nuk ka dėshirė, jo se nuk do tė respektojė Sandrin e madh, por thjesht pėr shumė arsye, tė cilat dihen. Nė kėto kushte, apeli i atyre qė e kanė thirrur pėr tė nderuar shokun, mikun e pse jo edhe idhullin e tij tė rinisė, por mė shumė yni ėshtė: "Pirro eja, je i mirėpritur e pėr mė shumė Sandri ka nevojė pėr emrin tėnd, ashtu sikundėr edhe ne shqiptarėt kemi nevojė pėr njė kampion tė madh si ty".



Si do tė organizohet ceremonia nė nderim tė Kondos

Mė nė fund, grupi organizator i kthimit tė eshtrave tė Kondos duket se ka gjetur fondin e nevojshėm. Janė 9400 dollarė amerikanė, nga tė cilėt janė siguruar 8600. Megjithatė, ata kanė bėrė edhe programin. Duke mos dashur tė sigurohen para kohe kanė menduar mbėrritjen e eshtrave deri nė 15 dhjetor. Atė ditė do bėhen homazhe nė Teatrin e Operas dhe Baletit e mė pas eshtrat e Kondos do pėrcillen pėr nė varrezat e Kombinatit, aty ku kanė kėrkuar edhe tė afėrmit. Njė prej organizatorėve, Mirjan Hakani beson se gjatė varrimit do tė jetė e pranishme edhe banda e ushtrisė.


Shou kampionėsh nė Kupėn Aleksandėr Kondo

Shumėkush mund tė donte njė gjė tė madhe, por vėshtirė se mund tė mendonte atė qė lidhet me emrin e Sandrit, pra njė Kupė nė nderim tė tij. Nė fakt, nė Shqipėri ka shumė kupa nė shumė sporte, por asnjėherė nuk kam ndjerė sadisfaksion mė tė madh, tė paktėn nė idenė e organizatorėve. Njė Kupė nė peshėngritje, me pjesėmarrjen e mė tė mėdhenjve tė kėtij sporti, aktualė dhe tė tėrhequr, shqiptarė dhe "shqiptarė", tė cilėt nė nderim tė kujtimit tė Sandrit, njė ditė para ceremonisė sė sjelljes sė eshtrave apo njė ditė mė pas tė bėjnė njė garė. Nuk e di, por ndjej njė sensacion tė jashtėzakonshėm, qė nė njė ditė tė vetme tė shikojmė nė pedanė mjeshtrat Berisha, Hakani, Nikolla e pėrkrah tyre tė rinjtė e shtangės shqiptare. Veteranėt pėrkrah tė rinjve, por do ishte mrekullia vetė qė kėto breza tė lidhur me njė tjetėr, atė qė kontribuon pėr Greqinė, pra kampionėt e mėdhenj Shabani, Xhelili, Mitro tė jenė sė bashku pėr herė e parė, por jo tė fundit. Tė tre kanė dhėnė viston e tė qėnit prezent, por mbi tė gjitha do tė jetė kėnaqėsia mė e madhe e sportit shqiptar tė ketė pranė vetes edhe Pirro Dhimėn, kampionin e trifishtė olimpik tė medaljes sė artė.



Agron Xhelili
Nė vitin 1991, vlonjati largohet pėr nė Greqi sė bashku me Pirro Dhimėn, Viktor Mitron, Luan Shabanin dhe Leonidha Kokėn. Pas tre vjetėsh ai bėhet anėtar i superekipit grek tė peshėngritjes, qė mundi superfuqi botėrore si Rusia, Bullgaria apo edhe Turqia. Ėshtė renditur nė vendin e katėrt nė Olimpiadėn e Atlantės, viti 1996, nė kategoriėn e peshės 66 kg, pasi kishte ngritur gjithsej 322 kg. Ka qenė i martuar me sportisten e suksesshme shqiptare, Mirela Manajani, me tė cilėn ėshtė divorcuar mė pas.

Luan Shabani
Ėshtė lindur mė 28 tetor tė vitit 1971 nė Korēė dhe ėshtė larguar njėherėsh me peshėngritėsit e tjerė shqiptarė pėr nė Greqi. Ka fituar medalje argjendi nė Olimpiadėn e Atlantės, 1996, nė kategorinė 59 kg, ndėrkohė qė e ka pėrsėritur kėtė arritje dhe nė Olimpiadėn e Sidneit, viti 2000. Nė Olimpiadėn e Athinės ka fituar medaljen e bronzit, por pas analizave antidoping, Shabani rezultoi pozotiv dhe iu hoq medalja e marrė.

Viktor Mitro
Ka lindur nė Vlorė nė vitin 1973 dhe ka filluar qė nė moshėn 15-vjeēare tė merret me sportin e peshėngritjes. Qė nga viti 1995, pėrfaqėson Greqinė nė kompeticionet ndėrkombėtare, ku suksesin mė tė madh e ka arritur nė Olimpiadėn e Sidneit, viti 2000, duke marrė medalje argjendi nė kategorinė e peshės 77 kg, pasi kishte ngritur gjithsej 367 kg. Edhe nė kampionatet botėrore tė peshėngritjes ka zėnė dy herė vendin e dytė nė vitin 1999, si dhe dy vende tė treta nė vitet 1995-96, gjithmonė nė kategoritė 76-77 kg.

Pirro Dhima
Kampion i trefishtė olimpik e po kaq herė edhe kampion bote. Njeriu mė i fuqishėm nė Greqi nė sportin grek e njėkohėsisht njeriu, i cili ka dalė nga shkolla shqiptare, por me rezultatet e tij ka bėrė tė jetė kampioni absolut jo vetėm nė shtangė, por tė errėsojė gjithė sportistėt grekė. Nė olimpiadėn e fundit zuri vendin e tretė, nuk ka ardhur asnjėherė nė Shqipėri e ndoshta pėr nder tė Aleksandrit do nderojė edhe gjithė ata qė kanė bėrė tifo pėr tė.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.