Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Papa eshte nje idiot , te cilit i kane lidhur duart e i puthin kembet.
--- Voltaire

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 98 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Letersi :: Pėrmbledhje e librit ENIGMA e Robert D'Anzhelit
Postuar nga: Skampa

Letersi Ky libėr ka titullin e plotė "Enigma...origjina e racės dhe e gjuhės sė pellazgėve, arianėve, hititėve, helenėve, etruskėve, grekėve dhe shqiptarėve, etj...tashmė e zgjidhur".

Botimi i librit Enigma, nė shtatė vėllime, ėshtė vepra e babait tim Robert D’ANGELY (Paris, 22 dhjetor 1893 - Paris 22 tetor 1966). Pesė vėllimet e para pėrbėjnė njė vėshtrim etnografik, historik e gjuhėsor mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt, (Botimet Cismonte e Pumonti, 1990-1991), dhe dy vėllimet e fundit pėrmbledhur nė njė, pėrbėjnė njė Gramatikė shqipe tė krahasuar, (Solange d’Angély, 1998 - 84, Rue Didot, 75014, Paris). Dorėshkrimi origjinal i Robert d’Angély, i shkruar nė shtatė fashikuj tė numėruar dhe pa titull, i cili nė vitin 1962 ishte i gatshėm pėr botim, qėndroi i pabotuar pėr gati 30 vjet. Ky dorėshkrim ka titullin Enigma...origjina e racės dhe e gjuhės sė pellazgėve, arianėve, hititėve, helenėve, etruskėve, grekėve dhe shqiptarėve, etj...tashmė e zgjidhur. Paris, MCMLXII. Gramatika shqipe e krahasuar pėrfaqėson pėr autorin njė atu madhore shkencore tė veprės sė tij.

Robert d’Angély, njė pjesė tė mirė tė fėmijėrisė sė tij e kaloi nėpėr Ballkan, nė Shqipėri, Greqi, Turqi e gjetkė. I jati i tij ėshtė njė inxhinjer i ndėrtimit tė rrugėve dhe urave. Verėn ai e kalon nė Francė dhe udhėton shumė. Pėrveē frėngjishtes, flet lirshėm gjuhėn shqipe (pėrfshi kėtu tė dy dialektet, gegė dhe toskė), greqishten, turqishten, italishten, anglishten, gjermanishten dhe gjuhė tė tjera. Ai e njeh mjaftė mirė greqishten e vjetėr, latinishten dhe autorėt klasikė, tė cilėt i studjon nė Institutin Filologjik tė Athinės. Lexon dhe pėrkthen lehtėsisht tekstet e kėtyre autorėve, duke parapėlqyer „babain e historisė“ Herodotin, kėtė buronjė tė pashtershme, siē e konsideron ai. Nė dorėshkrimet e tij ai ka shkruar nė greqishten e vjetėr tregimin origjinal tė Platonit mbi atlantėt dhe atė tė Herodotit mbi luftėn e Trojės, tė cilėn na e ka lėnė tė pėrkthyer. Ai ka njė njohje tė thellė mbi fenė ortodokse, katolike, islamike, etj. Heronjtė e mitologjisė greko-shqiptare dhe paralelėt e tyre latinė i janė familjarė. Atij i vjen keq qė pėr interpretimin e mbishkrimeve tė vjetra, studjuesit kanė pėrdorur pothuajse gjithė gjuhėt indo-europiane dhe jo atė tė shqiptarėve. Qė tė ndjekėsh tregimin e tij, logjikėn dhe refleksionet e tij nė raport me kronologjinė dhe vėrtetėsinė historike, ėshtė e nevojshme tė imagjinosh gjėndjen sociale e gjuhėsore tė epokės tė cilės ai i referohet parreshtur. Qėllimi qė ka ndjekur Robert d’Angély ėshtė qė tė na transmetojė atė ēka pėr tė ėshtė e dukėshme, atė qė siē pohon ai, gjuha pellazgjike e cila jeton ende nė gjuhėn shqipe, ėshtė gjuha mė e vjetėr e grekėve dhe latinėve. Ja pse, unė u lidha veēanėrisht me pjesėn gjuhėsore tė librit ENIGMA duke kėrkuar argumentet konkrete e fakte historike, qė tė respektoja mendimin e tij nė mėnyrė sa mė besnike.

Nė librin ENIGMA, autori i kushton njė rėndėsi tė madhe kronologjisė ngjarjeve historike, migrimeve, ngjarjeve letrare e historike, pjesėve tė tyre gjuhėsore, etnografike e gjeografike dhe ndėrthurjeve tė shumta e komplekse me qėllim qė tė analizojė mėnyrat e ndryshme tė gjuhės sė komunikimit qė mund tė rezultonin ose jo. Gjithshashtu, nė faqet nė vazhdim, pas paraqitjes sė kujtesės sė indeksit tė pėrgjithshėm tė ENIGMĖS dhe datat kryesore sipas tė cilave zhvillohen nė kėtė vepėr ngjarjet para dhe pas erės sonė, ne ndjekim paraqitjen e lėndės, pjesa e parė e sė cilės ju kushtohet pellazgėve, etruskėve dhe helenėve.

Pėrmbajtja e pėrgjithshme e librit ENIGMA

Vėllimi I
Pellazgėt, (1990), f. 5-140
Njerėzit primitivė
Gjuha primitive. Formimi i gjuhėve primitive.
Origjina dhe rezultatet e migrimeve.
Qytetėrimi minoien.

Vėllimi II
Mbi thrakėt dhe ilirėt tek Homeri, (1990), f. 141-280.
Periudha qė nga mbėrritja e thrakėve dhe e ilirėve nė Ballkan deri tek invazionet e Danaos, Kadmit, etj. Nga vitet 2500 nė 1650, p.e.s.
Periudha qė nga invazionet egjiptiano-feniciane deri nė epokėn e Homerit, nga vitet 1650 deri nė 850 p.e.s.

Vėllimi III
Mbi etruskėt nė perandorinė bizantine, (1991), f. 280-417.
Periudha nga shekulli XIII p.e.s deri nė themelimin e Kostandinopojės nė vitin 325 era jonė.
Periudha qė nga themelimi i Kostandinopojės deri nė pushtimin e qytetit nga turqit nė vitin 1453.

Vėllimi IV
Mbi perandorinė otomane. Mbi shqiptarėt, Epirin, (1991), f. 419-559
Periudha moderne.
Nga pushtimi i Kostandinopojės nga turqit deri nė epokėn tonė bashkėkohore, (1453-1990).
Periudha turke e Epirit.
Periudha e parė e pushtimit, (1430-1600).

Vėllimi V
Sekretet e epitafeve, (1991), f. 551-644
Mbishkrimet kretase
Mbishkrimet e Praesos - I
Mbishkrimet e Praseos- II
Mbishkrimet kariane
Mbishkrimet kariano-egjiptiane
Mbishkrimet e para kariano-egjiptiane
Mbishkrimet e dyta kariano-egjiptiane
Mbishkrimet e treta kariano-egjiptiane
Vetėm mbishkrimet kariane
Mbishkrimet pellazgjike tė Lemnos
Mbishkrimet lisiene
Mbishkrimet frigjiene
Mbishkrimet frigjiene arkaike
Mbishkrimet etruske

Vėllimi VI dhe VII (1998), ėshtė njė vėllim i Gramatikės shqiptare tė krahasuar (Grammaire Albanaise Comparée), f. 3-520, Shtojca, Bibliografia, p.521-562


Koha e ngjarjeve historiko-gjuhėsore nė librin ENIGMA

PARA ERĖS SONĖ

3500 deri 3300-3000 p.e.s.
Qytetėrimi minoien.

2500 deri 1800 p.e.s.
Kontaktet e para midis thrakėve dhe ilirėve me pellazgėt autoktonė.

2500 deri 1500 p.e.s.
Pushtimet e para egjiptiano-fenikase tė Danaos, Kadmit dhe Kekropsit.

1700 p.e.s.
Qytetėrimi micenien.

1650 deri rreth 700 p.e.s.
Formimi i greqishtes sė vjetėr gjatė njė mijėvjeēari.
1250 p.e.s.
Lufta e Trojės.

800 deri 600 p.e.s.
Fillimet e emėrtimit helen.

850 deri rreth 800. p.e.s.
Homeri.

333-323 p.e.s.
Ekspedita e Aleksandrit tė Madh.

146 p.e.s.
Pushtimi i Greqisė nga romakėt. Perandoria romake: gjuha zyrtare: latinishtja.

PAS ERĖS SONĖ

325
Themelimi i Kostandinopojės.

800-860
Fillimet e greqishtes moderne qė vazhdon gjatė njė mijėvjeēari. Skizma me kishėn e krishterė tė Perėndimit. Fillimet e perandorisė bizantine. Greqishtja, gjuhė zyrtare.

1380
Shfaqja e emrit «skipėtar» sė pari vetėm nė Shqipėri.

1453Pushtimi i Kostandinopojės nga turqit. Perandoria otomane. Turqishtja, gjuhė zyrtare.

1821-1830
Lufta pėr pavarėsinė greke.

1832
Mbreti Othon I nė parlamentin e Nafplios.

1850Fillimet e mėsimit tė detyruar nė greqishten moderne.

1850-1900
Fillimet e periudhės moderne.

1925 (nga 1924 nė 1927)
Kėmbimi i popullsive.

PELLAZGĖT

Tregimin e tij, autori e fillon nga vitet 2500 dhe 1800 para erės sonė, gjatė migrimeve tė ilirėve, thrakėve dhe skitėve, qė tė gjithė pellazgė, qė vinin nga Turkmestani i Azisė, tė shtyrė nga mongolėt tė cilėt vinin nga lindja. Ai pėrshkruan migrimet qė arrijnė nė Karpatet dhe duke vazhduar mė tej, qoftė drejt Vienės, venecies apo Detit tė Zi dhe detit Kaspik, Thrakės sė sotme, pra Bullgarisė, Maqedonisė, etj, dhe nė jug, drejt Shqipėrisė dhe bregut tė Adriatikut. Ata pikėtakojnė ngado popujt vėllezėr, pellazgė autoktonė, me tė cilėt do tė shkrihen me kalimin e kohės. Pėr autorin, vetėm njė pjesė e vogėl e shqiptarėve janė pasardhės tė ilirėve. Shqiptarėt e tjerė, grupet e tė cilėve janė shpėrndarė nėpėr Shqipėri, Greqi, Turqi, Serbi, Itali dhe nėpėr ishujt, ata nuk janė pasardhės tė ilirėve, por tė degėve tė tjera tė trungut pellazgjik. Ai na kujton se fjala Iliri ėshtė njė term gjeografik qė pėrfshin vendet e banuara nga ilirėt, ndėrkohė qė Iliricum ėshtė njė term politik latin qė u jepej ndarjeve tė ndryshme tė Perandorisė romake.

Thrakėt dhe ilirėt, nė kontakt me pellazgėt autoktonė, thesalianė apo epirotė, filtruan nė popullsinė pellazgjike dhe autoktone tė vendit qė ende nuk quhej Greqi, pėr tė formuar kėshtu dorianėt nė veri, eolianėt nė perėndim, jonianėt nė lindje. Pak nga pak, nga viti 2500 p.e.s. dhe 1800 p.e.s. eolianėt dhe jonianėt, nė sajė tė migrimeve dhe pėrzjerjeve tė reja me pellazgėt autoktonė tė Peloponezit (qė ende nuk quhej i tillė) krijuan akeanėt (tė cilėt u njohėn mė mirė qė nga mbishkrimet e lėna nga hititėt). Akeanėt pėrhapėn dialektin eoliano-akean nė Thesali, Beoti, Arkadi dhe gjer nė Eolid, nė Azinė e Vogėl si dhe nė Qipro. Mė sė fundi, janė eolianėt dhe akeanėt qė shpėrndanė gjuhėn greke nė dialektet joniane dhe eoliane tek banorėt mė tė vjetėr tė Greqisė, tek karianėt dhe popuj tė tjerė, me tė cilėt ata u pėrzien.

Pellazgėt kanė si djep tė tyren gjithė Evropėn, bashkė me pjesėn mė perėndimore tė Azisė sė Vogėl dhe pjesėn veriore tė Afrikės. Gjithė kėta popuj tė quajtur pellazgė‚ (madje dhe nga autorėt klasikė qė flisnin tė njėjtėn gjuhė, pellazgjishten), edhe pse dialektet ndryshonin midis tyre. Pėrsa i pėrket fjalės Pellazg, autori thotė se vjen nga fjala greke „pellazgos“ apo „pelargos“. Ai e pėrcakton etimologjinė e saj siē bėn shpesh me veprėn e tij, duke hequr sufiksin grek „os“ dhe duke pėrdorur pastaj monosilabet radikale tė gjuhės“pellazgo-shqiptare“. Fjala „pellazg“ nėnkupton „i lindur i bardhė“ dhe njėkohėsisht do tė thotė „bota primitive e bardhė e Antikitetit“.

Gjuha e folur pellazgjike, edhe pse ngado ėshtė e njėjtė, zakonisht cilėsohet nėpėrmjet emrave tė viseve dhe vendeve ku ajo flitet si: argjiane, ariane, maqedonishte, epirote, iliriane, frigjiane, kariane, lidiane, likaoniane, etruske, oske, feniciane, venete, ligure, etj. Me zbarkimin e egjiptianėve, fenicianėve dhe tė popujve tė tjerė, rreth viteve 1750-1650 p.e.s., tė Danaos, Cadmos, Kecrops, etj, nė sajė tė zhvillimeve shoqėrore, politike e gjuhėsore, lindėn greqishtja dhe latinishtja. Tė gjithė, pushtuesit dhe emigrantėt, pėr tė mėsuar gjuhėn pellazgjishte, shtonin njė prapashtesė ose njė parashtesė, apo tė dyja sė bashku, sipas gjuhėve tė tyre. Kjo ishte njė lehtėsi, nė sajė tė monosilabizmit nė formėn e papėrcaktuar tė emrave dhe tė rrėnjėve tė foljeve pellazgjike. Kjo solli dhe format e panumurta qė pėrmbante greqishtja e vjetėr nė fillimet e saj si dhe dialektet e nėn-dialektet e shumta, siē bėnte pjesė vetė gjuha pellazgjike. Kėto dialekte filluan tė pakėsohen me kalimin e kohės nė sajė tė migrimeve, zhvendosjeve dhe pėrzjerjeve tė popujve tė ndryshėm, nė njė kohė qė vendbanimet ndryshonin vazhdimisht. Greqishtes sė vjetėr iu desh mė shumė se njėmijė vjet migrime tė ndryshme, nga vitet 1650 nė vitet 800-600 p.e.s. pėr tė qėnė gjuha e veprave tė pavdekėshme rreth viteve 500 p.e.s. atėhere kur epoka e artė e Perikliut na e bėn tė njohur kėtė gjuhė tė admirueshme, duke na kujtuar se njė pakicė e privilegjuar dhe elitė e popullsisė mėsonte greqishten. Pjesa tjetėr e popullsisė ishte analfabete dhe vazhdonte tė fliste gjuhėn pellazgjike shqiptare.

Lidhur me origjinėn e shkrimit, autori na thotė se „tė moēmit i kanė bėrė tė njohur se pėrpara gėrmave kadmeane, madje prej shumė kohėsh mė parė, ekzistonin gėrmat pellazgjike“. Gjuha pellazgjike ka qėnė njė gjuhė e shkruar me gėrma tė quajtura pellazgjike. Robert d’Angely, vazhdon tė pohojė se „pas katėr sistemeve tė mėdha ideografike, mbėrrijmė tek shkrimi silabik e pastaj tek alfabetizmi“.

Gjithnjė duke iu referuar shkrimtarėve grekė tė Antikitetit, gėrmat e para qė u shpikėn ishin pellazgjike, tė cilat fillimthi lindėn nė Egjipt e pastaj u shpėrndanė mė gjėrė, sė pari rreth Mesdheut e mė tej, nga ku mė pas, alfabeti fenician u soll nė Tebė nga Kadmi, ē’ka bėri qė gėrmat tė quhen kadmiane. Autori shton se nėqoftėse ēifutėt shpikėn pikė-zanoret, ishin nė fakt pellazgėt ata qė patėn nderin tė krijojnė zanoret. Nga ky alfabet pellazgo-fenician, dolėn gjuhėt helene, etruske dhe latine, tė cilat janė kryesoret, dhe ku duhen shtuar dhe gjuhėt pellazgo-tireniane, eteokretase, kadmiane, dhe gjuhėt e tjera tė Greqisė ai ajo hitite, lisiane, lidiane, qipriote dhe gjuhėt e tjera tė Azisė sė Vogėl si ombriane, oske, sabelike dhe gjuhė tė tjera nė Itali, pa harruar alfabetet e ndryshme neo-latine, tė cilat relativisht janė mė tė vona.

PELLAZGĖT

Emri qė mbanin etruskėt nė prehistori para se tė quheshin etruskė, nuk dihet. Megjithatė ekziston ajo qė quhet Rasena, siē e pėrcaktonin ata vetveten dhe qė ngjan se ėshtė mė i vjetėr se fjala etrusk. Fjala Rasena sipas autorit, do tė thotė „rashė-na“, pra ne jemi thrakė, fjalė qė vinte nga thrakėt qė emigronin nė Etruri prej Venetisė nė vitin 3000 p.e.s. Pellazgėt dhe Tuskėt (nga fjala shqiptare dushk), nga Dodona dhe Epiri zbarkojnė nė Spina, pranė derdhjes sė lumit Po. Nėn udhėheqjen e princit Tyranos, etruskė dhe tirianė tė Azisė sė Vogėl, zbarkojnė nė Itali, nė territorin e Etrurisė. Ata u pritėn nga popuj vėllezėr, pra nga pellazgėt autoktonė. Grekėrit i quanin etruskėt „tirsene“ ose mė mirė „pellazgė tirianė“. Historia e etruskėve nė Itali ngatėrrohet shpesh me atė tė latinėve, romakėve, ashtu siē ndodh nė Greqi apo Azinė e Vogėl, kur ajo e shqiptarėve dhe pellazgėve ngatėrrohet me historinė e grekėve. Qė nga Antikiteti i thellė, ēdo emigracion nė Itali ka qėnė absorbuar dhe asimiluar nga pellazgėt. Gjuha shqipe, emri i sė cilės njihej nė Itali si etrusk, kontribuoi nė krijimin e latinishtes. Nė sajė tė shqipes, Kostandini i Madh arriti tė transferojė selinė e Romės nė Romėn e re, pra nė Kostandinopojė, pa shkaktuar as mė tė voglėn pakėnaqėsi dhe rrėmujė. Nė sajė tė njė pjese tė etruskėve, veēanėrisht tė Toskanės italiane qė erdhėn dhe u vendosėn nė Toskėrinė shqiptare, nė Ballkan, shqiptarėt e jugut u quajtėn Toskė dhe janė pasardhės direktė tė etruskėve tė lashtė qė banonin nė Itali.

Lidhur me dy dialektet aktuale tė gjuhės shqipe: gegėrishtja ngjan mė shumė me greqishten e vjetėr, ndėrsa toskėrishtja mė shumė me latinishten. Kjo ėshtė e lidhur me pasojat e fitores sė gjeneralit romak Paul Emile mbi epirotėt, nė vitin 168 p.e.s. Ai e rrafshoi Epirin dhe popullsinė e atij vendi e ktheu nė skllave. Tokat mbetėn djerrė pėr mė shumė se njė shekull dhe ato u populluan me etruskė tė syrgjynosur. Kėtu qėndron dhe arėsyeja qė toskėrishtja, edhe pse nė lidhje direkte me Greqinė dhe gjuhėn greke, ngjan me latinishten, ndėrsa gegėrishtja mė e larguar nga Greqia dhe e ndarė nga ajo prej Toskėrisė i ngjan greqishtes.

HELENĖT

Termi helen, sidomos nė fillimet e veta, nuk pėrcaktonte njė komb. Mund tė bėheshe grek apo helen vetėm duke mėsuar apo folur gjuhėn e vjetėr greke. Helenėt nuk formonin njė grup popujsh siē ishin jonianėt, eolianėt, dorianėt, por njė grup i dalė nga elementi pellazgjik primitiv, i mpleksur me tė huajt, si me fenikasit, egjiptianėt...(pra me pushtuesit fitimtarė). Emri helen ka filluar tė pėrhapet nė Greqi si dhe nė ishujt pėrreth, nė Greqinė e Madhe dhe nė Azinė e Vogėl, qė nga shekulli VIII p.e.s. Ndryshe nga emrat pellazg apo nė shqip leleg (siē quheshin pellazgėt nga fenikasit pėr shkak tė veshjes sė tyre tė bardhė qė mbanin deri nė shekullin e VI p.e.s.), tė cilėt ishin pėrhapur prej shumė e shumė kohėsh.

Emri Hellas, qė mund tė lexojmė nėpėr tekste pėr Greqinė, nuk ka qėnė asnjeherė emri qė i jepnin Greqisė as autoktonėt dhe as romakėt. Nė fakt, ajo nisi tė quhej zyrtarisht nga tė gjithė Hellas, shumė mė vonė, atėhere kur u krijua mbretėria e pavarur nė vitin 1830 tė epokės sonė. Mė parė, dhe veēanėrisht gjatė perandorisė bizantine, ajo kurrė nuk ėshtė quajtur Hellas e as Graecia, as perandori greke apo helenike, por gjithnjė Perandori e Bizantit. Perandori bizantin asnjėherė nuk ėshtė cilėsuar helen apo grek. Janė shkrimtarėt moderne qė iu kanė atribuar popullatės sė vjetėr greke fjalėt helenik apo grek, por kurrė nuk janė pėrdorur nga populli. Nė atė kohė ende nuk kishte njė bashkim kombėtar, por veēse rivalitete mes qyteteve-shtete kryesore si Sparta, Athina, Teba, etj.
Duke u nisur nga kjo periudhė helenistike, veēanėrisht nga pushtimi i Greqisė prej romakėve, qėndra e helenizmit nuk ishte mė Athina apo qytetet e tjera tė Greqisė, por Azia e Vogėl dhe Egjipti. Ky regjim i shpėrndau helenėt dhe kjo solli ē’popullimin dhe varfėrimin e Helladės, tė cilėn Plutarku e pėrshkruan nė epokėn e tij si njė vend pothuaj tė shkretė, dhe ishte ky shkaku i formimit tė njė Greqie tė re e tė madhe, tė pasur dhe tė dėndur nė Azinė e Vogėl, si dhe tė njė qėndre tė kulturės helenistike tepėr tė lulėzuar dhe tė begatė nė Aleksandri. Kjo nuk ndodhi shumė shpejt. Pėrballė pėrhapjes dhe zgjerimit tė kristianizmit, i cili ishte bėrė tashmė njė besim i shtetit, talente tė mėdha do tė pikasin nė gjirin e dhiakėrve dhe tė priftėrinjve tė edukimit helenik, njė lidhje e vėrtetė kjo midis kristianizmit dhe helenizmit tė vjetėr. Nga kjo kohė dėshmohet njė zhvillim i vėrtetė letrar mjaft i rėndėsishėm, por pėr njė kohė tė shkurtėr, pasi mė pas nė shekullin tjetėr u shfaq njė „bizantinizėm“ i vėrtetė me tė gjitha intrigat dhe sterilitetin letrar. Kėshtu helenizmi do tė venitet nga dita nė ditė duke u zėvėndėsuar nga njė kristianizėm asketik dhe grindavec. Shtrirja e ngadaltė e saj nuk tė lejon tė fiksosh njė datė tė zhdukjes sė saj, pasi kjo ka ndodhur ngadalė. Nė fakt helenizmi mori fund atėhere kur nuk pati mė vepra madhore. Kėto vepra, qė ishin ende tė shumta nė shekullin e V, bėhen mė tė rralla e mė mediokre, nė shekullin e VI. Ato mbarojnė mė sė fundi rreth mesit tė shekullit tė VII. “Nė sajė tė filologjisė, helenizmi qė ishte nė rėnie, u lidh me helenizmin e shekujve tė mėdhenj klasikė, pasi ajo lidhet me veprat e mėdha tė sė kaluarės pėr t’i interpretuar, komentuar dhe gjykuar “.


ELEMENTĖT HISTORIKĖ, LETRARĖ DHE CITIME TĖ NXJERRA NGA ENIGMA, SI ARGUMENTE GJUHĖSORE

Eshtė padyshim e vėshtirė tė analizosh gjithshka nė njė vėshtrim tė shkurtėr. Nė pjesėn e dytė, mė duhet tė bėj gjithashtu, njė seleksionim tė asaj qė mė dukej mė domethėnėse pėr tė ndjekur fillin gjuhėsor udhėzues tė autorit.

1. Mbi Luftėn e Trojės - Homeri dhe Homeridėt. Iliada dhe Odisea

Lufta e Trojės u zhvillua rreth vitit 1250 p.e.s. Homeri nuk ishte bashkėkohės i ngjarjeve tė kėsaj lufte, pasi sipas Herodotit, ai ka jetuar nė vitet 800 p.e.s. Katėr apo pesė shekuj e ndajnė Homerin nga tregimet e tij. Iliada dhe Odisea pėrbėjnė burimin e parė historik, monumentin e parė tė shkruar, i cili pėrshkruan aktet e trimėrisė sė parahelenėve nė kėtė epokė. Autori mbėshtetet mbi tekste tė vjetra pėr tė llogaritur moshėn e Helenės, atė kohė 41 vjeē dhe tė Aleksandrit, i quajtur njėkohėsisht Paris, 64 vjeē. Pėr tė, rrėmbimi i Helenės nuk ishte veēse njė pretekst i luftės, e cila nė fakt kishte tė bėnte me rrėmbimin e thesareve tė pasura qė kishin mbledhur trojanėt. Nė analizėn e tekstit greqisht tė Iliadės dhe tė Odiseas, autori thotė gjithashtu: „Lėnda e epopeve homerike, kishte filluar tashmė tė hartohej dhe tė kėndohej nė gjuhė pellazgjike, pasi greqishtja e vjetėr ende nuk ishte formuar plotėsisht nė Greqi dhe kjo lloj greqishte ende nuk ekzistonte nė Azinė e Vogėl, pasi kolonitė joniane dhe eoliane zbarkuan veē disa shekuj mė pas. Vetėm 500-600 vite mė vonė, epopeja u pėrkthye nė gjuhėn greke nga Homeri dhe Homeridėt, tė cilėt i dinin mirė tė dy gjuhėt, pellazgjishten dhe gjuhėn greke. Pėr mė tepėr, pėr autorin, greqishtja e Iliadės ėshtė akoma mė e vjetėr, pra mė arkaike se ajo e Odisesė. Iliada ėshtė e mbushur me fjalė pellazgjike, me sufikse dhe prefikse greke. Odisea u shkrua dhe u pėrkthye shumė kohė pas Iliadės, dhe u desh jo mė pak se 150 vjet pėr tė arritur greqishten e Odisesė.“

Gjithashtu, tek Odisea, autori pėrqėndrohet nė etimologjinė e fjalės “OutiV ” qė u pėrkthye me fjalėn „person“ (d.m.th.“asnjeri”) e lidhur kjo me emrin qė Uliksi i jep Polifemit, siē na bėn tė njohur ai. Pėr Robert d’Angely, kjo fjalė korespondon me fjalėn pellazgjike ose shqiptare „üti“ = „tėndi“, nė kuptimin kėtu qė ekziston ende nė Shqipėri. Pyetjeve „Kush tė ka tradhėtuar? Kush tė ka bėrė keq?, dhe pėrgjigja „üti“, (“yti”) „tėndi“, ka tė njėjtin kuptim si ajo tek Uliksi.

2. Mbi ekspeditėn e Aleksandrit tė Madh, 333-323 p.e.s.

Olimpia, nėna e Aleksandrit ishte epirote, pra gjuha e nėnės sė Aleksandrit ishte gjuha shqipe. Nė librin Enigma, autori kėmbėngul nė atė qė fjala epirot do tė thotė shqiptar dhe aspak helen. „Epirotica lingua“, gjithnjė nėnkuptonte „gjuha shqiptare“ dhe kurrė “Ellhnikh glvssa ”. Mbreti Filip i Maqedonisė, babai i Aleksandrit, kishte lindur nė Argos, por nė fakt nė Argosin qė gjėndej nė Orestie, nė kufijtė e Epirit dhe tė Ilirisė, (Aleksandri i Madh, f. 14. G. Radot, 1931). Aleksandri i Madh, me origjinė shqiptare dhe helen nė sajė tė edukimit nė gjuhėn greke, i ndoqi mėsimet nga Aristoti, njė shqiptar nga qyteti Stagire. Pėrmes gjuhės sė nėnės, epirote apo shqiptare, Aleksandri u jepte kurajo dhe komandonte gjeneralėt e tij gjatė ekspeditės sė tij ushtarake. Me kėtė gjuhė ai u fliste shokėve dhe ushtarėve tė ushtrisė sė tij tė jashtėzakonėshme, gjuhė qė kuptohej nga tė gjithė. Shumica e popullatės ishte e pashkollė dhe greqishtja moderne ishte e panjohur, sepse ajo filloi tė formohej mbi dhjetė shekuj mė vonė.

3. Mbi Perandorinė romake, Perandorinė bizantine dhe Perandorinė otomane

Nė vitin 146 p.e.s. ndodhi pushtimi i Greqisė nga romakėt qė quheshin Akaie. Gjuha e popullit ishte gjuha pellazgo-shqiptare, ndėrsa gjuha zyrtare, latinishtja. Pas vitit 800 dhe veēanėrisht pas skizmės sė parė nė vitin 860, datė kur fillon Perandoria bizantine (emėr qė iu dha Perandorisė romake tė Lindjes kur ajo u nda nga Perandoria romake e Perėndimit), pėrdorimi i latinishtes zyrtare fillon tė pakėsohet nė pėrpjestim me greqishten qė ėshtė tashmė gjuhė e kishės sė Lindjes. Popullsitė shqiptare tė Perandorisė bizantine qė ishin tė fesė kristiane ortodokse tė Lindjes u quajtėn Γρακoι apo Ρωμηοι dhe Ρωμαιοι, por ata mėsonin gjithnjė vetėm nė greqisht, qė ishte gjuha e dytė, pas asaj shqiptare. Ky evolucion i ngadaltė e bėri Bizantin njė perandori me popullsi shqiptare dhe qytetėrim helenik, me gjuhė zyrtare greqishten e vjetėr. Atėhere populli, i cili si gjithnjė nuk e dinte latinishten dhe nuk e fliste atė. Po kėshtu ai nuk fliste njėkohėsisht as greqishten e vjetėr dhe sė fundi as atė moderne, qė ende nuk kishte lindur. Pėr popullin romako-bizantin, tė dy gjuhėt, latine e greke, ishin tė panjohura.

“Duhet tė jesh pak naiv tė besosh se e gjithė popullsia e vjetėr greke, duke pėrfshirė dhe atė tė Athinės, Korintit, Spartės dhe qyteteve tė tjera, fliste si gjuhė tė nėnės, nė shtėpi apo jashtė saj, greqishten klasike tė Platonit, Homerit, Aristotit, Demostenit, Lucienit dhe autorėve tė tjerė tė famshėm tė Antikitetit grek. Po tė ishte kėshtu, greqishtja e vjetėr nuk do tė vdiste dhe do tė na pėrcillte deri tek ne shkėlqimin e perfeksionit tė vet, ndėrkohė qė shqipja ishte e njohur nė gjithė botėn e vjetėr e ku flitej rrjedhshėm ngado”.
Pikėrisht me rastin e skizmės sė vitit 860, Kisha Lindore e braktisi mėsimin e greqishtes sė vjetėr. Ajo pati idenė qė me ndihmėn e priftėrinjve tė ndėrmerte formimin e greqishtes moderne, ku si pikėnisje dhe fillim tė saj ishte pikėrisht fundi i shekullit IX. Nė atė kohė bėhet fjalė pėr njė greqishte, nė tė cilėn u hoqėn tė gjitha rregullat gramatikore e sintaksikore tė greqishtes sė vjetėr. Kėshtu, greqishtes moderne iu desh mė shumė se njė mijėvjeēar (ashtu dhe greqishtes sė vjetėr) qė tė bėhej e pėrdorėshme dhe tė pėrhapej, nė fillim nė qytetet e mėdha tė Bizantit, nė Smirnė, Selanik, etj. Ndėrsa shqipja, mbeti gjuha e familjes. Greqishtja dhe latinishtja, gjuhėt zyrtare tė qeverive, universiteteve, kishės e e diplomacisė, gjatė pėrrdorimit tė tyre, luajtėn rolin e gjuhėve paralele: greqishtja nė Greqinė e Madhe dhe nė Azinė e Vogėl dhe latinishtja nė Itali, nė botėn romane, deri nė ditėn qė ato ranė nė rangun e gjuhėve tė vdekura, duke lėnė nė vazhdim dhe nė pėrdorim tė plotė gjuhėn shqipe dhe gjuhėt neo-latine, me tė cilat bashkohet mė vonė dhe greqishtja moderne, veēanėrisht duke filluar nga viti 1850, ku nga Patriarkati ekumenik mėsimi publik i detyruar u bė greqishtja moderne, e cila filloi tė mėsohej intensivisht, tė flitej dhe tė pėrhapej.

Perandoria otomane fillon mė 1453 me pushtimin e Kostandinopojės nga turqit, ē’ka shėnon dhe fundin e perandorisė bizantine. Gjuha zyrtare ka qėnė dhe ėshtė gjithnjė gjuha e pushtuesit: turqishtja. Kosmopolitizmi i Kostandinopojės ėshtė i rėndėsishėm, gjėndja sociale mbetet e pandryshuar, shqipja vazhdon tė flitet. Ajo bashkėekziston me gjuhėt e tjera tė folura si turqishtja, greqishtja dhe gjuhėt e gjithė emigrantėve qė u dyndėn gjer nė epokėn bashkėkohore tė Luftės sė Madhe (1914-1918) e gjer nė kėmbimin e popullsive mė 1925, ku si pasojė, njė popullsi e madhe kristianėsh ortodoksė, albanofonė tė Azisė sė Vogėl, u shpėrndanė nė mesin e kėsaj popullsie albanofone apo jo, tė shtetit grek, pasi ato u zėvėndėsuan po nga njė popullatė shqiptare moslemane, qė vinin nga Shqipėria, Maqedonia, Epiri, etj.

4. Qė kur banojnė shqiptarėt nė Greqi?

Pėr grekėrit, shqiptarėt banojnė nė Greqi qė nga fundi i shekullit XIV (mė saktė qė nga viti 1375, me ardhjen e punonjėsve tė parė shqiptarė nė Greqi). Autori Robert d’Angély vė nė dukje disa argumente pėr tė treguar autoktoninė e tyre nė Greqi nė tė gjitha kohrat. Profesor Karvelas, nė kapitullin Mbi elementin bizantin apo shqiptar midis viteve 610-1453 tė peirudhės sė Bizantit flet pėr “popullsinė fshatarake tė shqiptarėve dhe mos-pėrzjerjen e tyre me pushtuesit e huaj” dhe ai bazohet nė proēes-verbale autentike tė nxjerra nga regjistra kishėtarė tė epokės. Rezulton se mė 1204, shumė pėrpara datės 1375, nė kėtė vend kishte patur gjithnjė shqiptarė.

Njė provė tjetėr qė shqiptarėt e kanė banuar Greqinė nė tė gjitha kohėrat ėshtė gjuha e tyre. Shqipja e antikitetit ka shėrbyer si model pėr formimin e greqishtes sė vjetėr. Edhe greqishtja moderne, rrjedh nga e vjetra, por ka trajta dhe shprehje tė pastra shqiptare, duke pėrfshirė dhe huazimet nga shqipja. Autori jep shėmbuj tė marrė nga Kronikė nė More, Kronikat e Romanisė dhe veēanėrisht tė Moresė si dhe nė shkrimet e Kostandin Porphyrogenete nė Corpus Inscriptionum Historiae Bizantinae, tė cilat janė komentuar nė planin gjuhėsor nė vėllimin e IV tė Enigmės.
Ai e pėrfundon kėtė analizė me shpjegimin e fjalės “shkipėtar”. Fjala “shkipėtar”, pėrmes sė cilės cilėsohen akoma dhe sot shqipėtarėt, ėshtė shfaqur vonė. Kjo fjalė ekziston jo mė herėt se viti 1375 nė Shqipėri. Kjo fjalė do tė thotė “mbajtės i shqiponjės”, duke cilėsuar fillimthi ushtarėt e Skėnderbeut, tė cilėt e mbanin atė nė gjoks, dhe qė ishin tė gjithė shqipėtarė. Deri nė vitin 1925, fjala “shkipėtar” ishte e panjohur nė Greqi, nė Itali, nė Siqeli, nė ishujt e gadishullit, nė Thrakė e Maqedoni dhe nė gjithė zonėn perėndimore tė Azisė sė Vogėl. Mė 1380, fjala “shkipėtar” ishte shumė e pėrdorur nė Shqipėri. Si pasojė, nėse shqiptarėt e Greqisė janė mė tė vonshėm se 1380, padyshim ata do t’a kishin futur kėtė fjalė nė Greqi.

5. Mbi luftėn e Pavarėsisė greke nė vitet 1821-1830

Autori n’a kujton se nė ushtrinė shqiptaro-greke figuronin shumė heronj tė famshėm shqiptarė tė fesė sė krishterė ortodokse orientale si Marko Boēari, Teodor Kolokotroni, Miauli, Kanari, Xavella, Mavrokordati, etj, heronjtė shqiptarė nga Suli apo suliotėt dhe gratė e tyre akoma mė heroike, tė cilat pėr t’i shpėtuar ē’nderimit dhe qė tė mos binin nė duart e turqve, u vetvranė duke hedhur njė valle dhe duke u hedhur njėra pas tjetrės nė humnerėn e Zallongos.

6. Anekdota e Otonit I tė Nafplios

“Debatet e parlamentit tė Nafplios, para mbrėrritjes sė mbretit Oton I mė 1832, si dhe dhjetė vjet mė pas, bėheshin nė gjuhėn shqipe, ndėrsa rendi i ditės ishte i shkruar nė greqisht. Nga ana tjetėr, mbreti Oton I qė nga ardhja e tij nė Greqi studioi greqishten gjatė mė shumė se katėr vjet, qė tė mund t’i drejtohej drejtpėrdrejt popullit. Kur ai konstatoi se populli i tij nuk fliste greqisht por shqip, u zėmėrua dhe i ndėrpreu mėsimet e gjuhės greke”.

7. A mund t’i jepte Shqipėria gjithė kėto popullata?

“Shqipėria asnjėherė nuk ka qėnė e populluar...asaj nuk mund t’i njihet roli i furnizueses tė popullatave shqiptare...”

8. Pėr sa i pėrket nyjes sė prapme nė shqip

Nė gramatikėn e tij, Robert d’Angély thotė: « Nyja nė gjuhėn shqipe nuk ėshtė pjesėzė para emrave dhe mbiemrave, por njė prapashtesė qė u bashkohet fundit tė emrave apo mbiemrave. Ndryshe nga gjuhėt e tjera indo-evropiane, tė cilat e vendosin atė para emrave dhe tė ndarė nga ajo, kjo gjė provon vjetėrsinė antike tė shqipes. Kjo gjuhė ėshtė e vetmja midis gjuhėve tė Evropės sė sotme, duke pėrjashtuar bullgarishten e rumanishten, si dhe armenishten nė Azinė e Vogėl, qė kanė njė veēantėsi tė tillė. Greqishtja, nė fillimet e veta e paraqiste njė tipar tė tillė, tė cilėn e konstatojmė tek Iliada, kurse pėr latinishten apo rusishten, silabi final i emrave ėshtė njė mbaresė dhe jo njė nyje e prapavendosur shquese.

9. Mbi gjuhėn serbe

Autori thotė se « nė tė gjitha kishat katolike jugosllave dhe nė Vatikan, gjuha serbe kuptohet si gjuha ilire, e njohur si gjuha « Illyrica lingua ». Por gjuha serbe nuk ėshtė aspak ilirike, por sllave. Serbėt bazohen nė faktin se nė fillim, ata iu nėnshtruan autoritetit bizantin dhe deshėn tė shkriheshin me shqiptarėt autoktonė. Edhe alfabeti i huazuar nga libra tė ndryshėm liturgjikė, para adoptimit tė gėrmave cirilike mė 885, ishte shqipja glagolitike.

10. Historia dhe shqiptarėt

«Disa pyesin me tė drejtė: meqėnėse shqiptarėt kanė qėnė e janė gjithnjė njė popull kaq i rėndėsishėm dhe interesant, pėrse historia nuk i pėrmend pothuaj fare?» Kėsaj pyetje qė ai bėn nė vėllimin e III, autori i pėrgjigjet: «Kjo ndodh kudo pasi emri shqiptar ėshtė konfonduar gjithnjė me atė grek apo helen, pėr tė pėrcaktuar tė njėjtin popull: atė shqiptar ose me origjinė pellazgjike, qė flasin gjithnjė tė njėjtėn gjuhė tė moēme, pellazgjike apo shqiptare. « Nė Itali, nė Siēili e gjetkė, popullatat shqiptare konsiderohen si greke pasi ato kanė ruajtur kudo fenė ortodokse, greke ».

11. Mbi hititėt nė Azinė e Vogėl

Origjina e popullit hitit ngjan se ka qėnė gjithnjė vendi ku ai ka jetuar nė Azinė e Vogėl, nė njė territor tė gjėrė nė veri tė Sirisė. Hititėt, hetenėt apo heteenėt, janė populli pellazgjik mė i rėndėsishėm qė ka mbijetuar nė Azinė e Vogėl, gjatė gjithė epokave gjer nė thellėsi tė antikitetit. Fama e tyre ka jetuar gjithnjė, edhe pas shkatėrrimit tė perandorisė sė tyre. Janė sirianėt e Kapadosit (Cappadoce) sipas Herodotit, apo sirianėt e bardhė tė Strabonit, qė pasardhėsit e tyre gjėndet sot midis banorėve tė Kapadosit, tė krishterė apo muslimanė, tė cilėt u islamizuan pas shekullit XI. Hititėt dominuan ultėsirėn qėndrore tė Azisė sė Vogėl, veēanėrisht vendin e quajtur Halys (shek.XX p.e.s. e mijėvjeēari i X p.e.s, e mė shumė, sipas studimeve tė fundit). Qėndra e tyre gjėndej nė Xhahur-Kej nė Biogaz-Kej, Pterie siē quhej nga grekėrit e vjetėr (Herodoti), i shkatėrruar nga mbreti Lydilu Crésus. Duke u mbėshtetur nė tė dhėnat e F.H.Rosny mbi gjuhėn hitite (Encyclopedia Britannica) autori nuk mund tė mos konstatojė se « deklinezonet », format e saj nė vetėn e dytė tė shumėsit, e ngjasojnė nė mėnyrė tė habitėshme me shqipen e sotme. Mbrishkrimet e ēuditėshme dhe epigrafitė hitite qė janė zbuluar nė Ejub, Kilise-Hisar (Tyana), Ibriz, Bulgar-Madeu dhe vėnde tė tjera midis Smirnės dhe Eufratit, ende nuk kanė zbuluar gjithshka tė kėtij populli.

12. Djegia e Bibliotekės sė Aleksandrisė - kriza e papirusit

« Nėse nuk do tė ishte zjarri qė nė epokėn e Kalif Omarit do tė shkatėrronte bibliotekėn e famėshme tė Aleksandrisė me njė numur tė jashtėzakonėshme veprash nė shumė gjuhė, veēanėrisht pellazgjike apo etruske, nėse nuk do tė kishte qėnė ai lavazh sistematik i murgjėve apo tė tjerėve ndaj dorėshkrimeve pellazgjike apo etruske, si dhe atyre nė greqisht e latinisht gjatė shekujve VI, VII, VIII, IX, X, dhe XI, - periudhė kjo e krizės sė thellė tė papirusit pėr tė marrė andej lėndėn e nevojshme qė u mungonte shkrimtarėve tė rinj, ėshtė e sigurtė qė sot nuk do n’a mungonin dokumente tė ndryshme nė gjuhėn pellazgjike ose etruske, dhe se enigmat gjuhėsore qė qėndrojnė sot pėrballė mprehtėsisė sonė, nuk do tė ekzistonin. Por sot, ne mund tė themi tė lumtur, se edhe pėr shak tė mungesės sė dokumenteve tė shkruara, studimi i kėsaj gjuhe kaq tė vjetėr pellazgjike nė formėn e saj mė tė gjallė, mund tė bėhet pėrmes tipareve tė gjuhės sė sotme tė shqiptarėve, e cila na ėshtė transmetuar nė mėnyrė ekzakte e komplete.

Pėrfundim

ENIGMA e Robert d’Angély ėshtė vepra e njė jete, e shkruar me qėllim qė tė rehabilitojė emrin « Albanais », emrin « shkipėtar » dhe nė tė njėjtėn kohė tė hedhė dritė mbi tė vėrtetėn e lashtėsisė sė gjuhės pellazgo-shqiptare dhe qė kjo tė bėhet e njohur dhe tė pranohet. Autori u kėrkon shqiptarėve qė tė vazhdojnė kėrkimet, pasi ata kanė njė gjuhė kaq tė ēmuar qė ėshtė gjuha shqiptare apo pellazgjike. Ai u kėrkon gjithashtu shqiptarėve qė tė thellohen e tė flasin nė mėnyrė korekte tė dy dialektet, gegė e toskė, tė njohin nė mėnyrė perfekte greqishten e vjetėr dhe latinishten e kėshtu dhe autorėt klasikė, qė ta zgjerojnė kėtė studim edhe nė fushėn e sanskritishtes, tė gjuhės zend, gjuhės hitite, hebraishte, arabishte, etj, qė mė sė fundi t’i njohin pėr tė aplikuar principet e pėrgjithėshme tė shkencės gjuhėsore. Nė leximin e veprės sė tij dhe nė veēanti tė vėllimit tė V, me analizėn e komentit tė mbishkrimit pellazgjik tė Lemnos dhe tė mbishkrimeve tė tjera, do tė doja tė shtoja dhe diēka tjetėr tė rėndėsishme: gurėt e vjetėr, librat e vjetėr dhe gjuhėt e vjetra, nuk e kanė thėnė ende fjalėn e tyre tė fundit.

Solange d’Angély
Paris, mė 15 Janar 2004
Pėrktheu: Luan Rama


Gazetat FJALA 7, 14 Nėntor 2004
ILLYRIA 11,15 Shkurt 2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.