Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dashuria, miqesia, respekti nuk formojne lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashkėt.
--- Tchehov

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 101 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Lajme :: Fajdet tė lidhura edhe me spiunazhin grek
Postuar nga: Skampa

Lajme Gazetat greke: Shėrbimi Informativ Grek kishte tė dhėna pėr tė gjitha firmat piramidale qė funksiononin nė Shqipėri pėrpara shpėrthimit tė trazirave tė vitit 1997.

Shėrbimi Informativ Grek (EYP) ka mbledhur tė dhėna pėr tė gjitha firmat piramidale qė funksiononin nė Shqipėri pak pėrpara shpėrthimit tė trazirave tė tmerrshme tė vitit 1997. Ky informacion ka dalė gjatė hetimeve tė ditėve tė fundit pėr pėrfshirjen e njė numri gjykatėsish dhe klerikėsh grekė nė trafik droge dhe seksi. Skandali i pėrfshirjes sė kėtyre pėrfaqėsuesve tė lartė tė shoqėrisė greke nė afera tė dyshimta, ka pushtuar prej ditėsh median greke. Pikėrisht njė nga emrat mė tė lakuar tė kėsaj afere ėshtė ai qė ka ndikuar nėpėrmjet lidhjeve tė tij nė emėrimin e kryeklerikut tė Jeruzalemit, i pari nė listėn e skandalit tė trafiqeve. Ky person rezulton njėkohėsisht si njeriu qė ka qenė i ngarkuar nga shėrbimi sekret grek pėr tė kryer hetime mbi funksionimin e firmave piramidale nė Shqipėri. Shtetasi grek quhet Apostolo Vavilis, por ai ka qarkulluar pėr vite tė tėra nėpėr Europė, i kėrkuar nga interpoli me emra tė ndryshėm. Nė Shqipėri ai ėshtė prezantuar me emėr tjetėr. Pėr kėtė ka shfrytėzuar lidhjen e njė marrėveshjeje me firmėn VEFA pėr aparate sigurie, si kamera, mikrofona tė fshehtė etj. Sipas gazetės greke “Apogjevmatini”, e cila ka botuar artikullin nė numrin e saj tė djeshėm, Vavilis vizitoi Shqipėrinė nė shkurt tė vitit 1996, ku dhe ėshtė takuar me njė nga krerėt e firmave piramidale, nė prani tė njė shtetasi tjetėr grek me mbiemėr Kostandinidhis, i cili ėshtė paraqitur si sekretar i njė ndėrmarrje qė merrej me furnizim aparaturash pėrgjimi. Personi qė ata kanė takuar nė Tiranė ka qenė Vehbi Alimuēaj dhe firma me tė cilėn kanė lidhur marrėveshjen prej 800 mijė dollarėsh ėshtė VEFA.

Ka qenė shkurti i vitit 1996 kur Apostolo Vavilis ka ardhur nė Shqipėri nėn petkun e presidentit tė njė firme tė fuqishme greke. Vavilis, sipas shtypit grek, ka hyrė nė Shqipėri me njė pasaportė me emrin Apostolo Kavaleras. Ai ėshtė prezantuar si president i firmės “Elfrone Development LTD” dhe ka qenė i shoqėruar nga sekretari i firmės Kosta Kostandinidhi. Pas ka qėndruar disa ditė nė Shqipėri Vavilis ka mundur tė takohet me presidentin e firmės piramidale VEFA, Vehbi Alimuēaj me tė cilin pas njė takimi tė gjatė ka mundur tė nėnshkruajė dhe njė marrėveshje pėr pajisjen e kėsaj firme piramidale me aparatura sigurimi, si kamera tė fshehta e aparatura tė tjera. Kėto aparatura kushtonin plot 800 mijė dollarė, tė cilat sipas shtypit grek janė shlyer me kėste nga presidenti i firmės piramidale VEFA, Alimuēaj, deri nė fund tė shkurtit tė vitit 1996. E ndėrsa fati i mijėra dollarėve tė kreditorėve shqiptarė nuk dihet, misioni i shtetasit grek Vavilas nė Shqipėri kishte njė tjetėr qėllim. Atė tė mbledhjes sė tė dhėnave pėr Shqipėrinė dhe aktivitetin e tė gjithave firmave piramidale qė funksiononin kėtu. Dhe gjatė takimeve qė ai ka zhvilluar nė Shqipėri ka arritur qė t’i sigurojė ato. Sipas shtypit grek pas vizitės nė Shqipėri Vavilas ėshtė parė tė kthehet nė tokėn e tij me njė valixhe tė madhe, me tė dhėna tė plota mbi funksionimin e firmave piramidale nė Shqipėri, tė cilat ia ka dorėzuar Shėrbimit Informativ Grek (EYP). Disa muaj mė vonė nė Shqipėri plasėn trazirat e njohura tė 1997.

APOSTOLO VAVILIS ėshtė njė figurė qė ka dalė nė skenė sė fundi, nė kuadėr tė disa skandaleve qė kanė pėrfshirė kishėn greke dhe qė janė publikuar nė mėnyrė tė njėpasnjėshme nga shtypi grek Skandali nga tė bėjė me pėrdhunime seksuale, pėrvetėsimin apo shpėrdorimin e fondeve, nga ana e anėtarėve tė kėshillit tė shenjtė tė kishės me tė mitur dhe murgesha, ndėrsa i implikuar nė tė sipas shtypit grek rezulton edhe Vavilis. Sipas shtypit grek nė fillim tė vitit 1997 Vavilis ėshtė arrestuar nėn akuzėn e trafikut tė drogės, por nė maj tė vitit 1998 ai ėshtė lėnė i lirė nė mėnyrė misterioze nga gjykata e Larisės. Po sipas shtypit grek, me njė vendim tė Interpolit, nė dhjetor tė vitit ‘98 ai shpallet nė kėrkim ndėrkombėtar. Foton e tij interpoli grek ua ka shpėrndarė tė gjitha vendeve anėtare, por qė prej atij viti Vavilis nuk ėshtė arrestuar. Shtypi grek vė nė dukje se Vavilas ka pasur njė dyqan armėsh, shumė pranė komisariatit tė policisė dhe ato nė bazė tė njė tenderi qė kishte fituar ia shiste policisė greke. Pėrgjatė kėtyre viteve qė ėshtė shpallur nė kėrkim, Vavilis rezulton tė jetė pajisur me pasaportė me emėr tė rremė, edhe katėr herė tė tjera Po ashtu edhe pse kėrkohej nga Interpoli Vavilis nė vitin 2001 ėshtė parė nė Jeruzalem, ku ka mbėshtetur kandidaturėn e patriarkut aktual (kjo kandidaturė i interesonte kishės greke). Nė Jeruzalem, sipas shtypit grek, ai ka qenė i shoqėruar nga njė miku i tij polic. Madje Vavilis, sipas shtypit grek, ka qenė pėr njė kohė tė gjatė dhe sekretar i patriarkut tė Jeruzalemit. Shtypi grek ka publikuar dhe njė fotografi tė Vavilis dhe patriarkun aktual tė Jeruzalemit, ndėrsa implikimi i tij nė skandalin qė ka pėrfshirė kishėn greke ka mė shumė karakter politik (mbėshtetja e zgjedhjes sė patriarkut tė tanishėm tė Jeruzalemit). Gjithsesi figura e Vavilis ėshtė mjaft enigmatike ndaj dhe nė adresė tė tij janė ngritur shumė pikėpyetje tė tilla. Kush ėshtė ky njeri qė diku paraqitet si tregtar, diku si biznesmen, diku si anėtar i shėrbimit sekret.

A. Metaj
SHEKULLI 14-02-2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.