Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Gruas i duhet te zgjedhe: me nje burre qe pelqehet nga femrat, ajo nuk eshte e qete. Me nje burre qe nuk duhet nga femrat, ajo nuk eshte e lumtur.
--- Anatol France

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 122 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Kulture :: Nusja e vdekur, mes legjendės dhe tė vėrtetės
Postuar nga: Albo

Kulture Historia e rrallė e nuses sė Shtufit, e cila nuk ėshtė regjistruar nė folklor por tregohet si histori e vėrtetė. Studiuesit e folklorit thonė se daton nė 1924, por pėr herė tė parė pėr tė ėshtė shkruar nė 1943. I janė kushtuar dhjetėra rapsodi dhe balada. Faktet dhe teprimet qė e vendosin mes tė vėrtetės dhe legjendės

Ndue Dedaj

Kėnga ka shpalosur vdekje nga mė tė ēuditshmet, epike, legjendare, monumentale; nusja qė murohet (vetėflijohet) nė kala, ura; zanat, qė i ngrijnė krushqit e i kthejnė nė cungje; vdekja e dhėndrit nga shkelmi i kalit ditėn e dasmės, le pastaj vdekjet nga luftėrat, epidemitė shfarosėse, ku prapė ka mbetur gjallė vetėm njė grua shtatzanė, nga ėshtė ringjallur pėrsėri fisi i shuar. Vdekje kryesisht tė pazakonta, gjithnjė me njė fill apo element tragjik tė evidentuar. Por dhe vdekje tė paralajmėruara, tė pritshme, si ato pėr gjakmarrje. Ka vdekur njė njeri, por kanė vdekur dhe disa njėherėsh, siē ka “vdekur” (nė gojėdhėnė) dhe njė fis apo fshat i tėrė. Ky ėshtė “bilanci” i baladave tona. Por vdekja e Nuses sė vdekur tė kėsaj eseje ėshtė tjetėr nga ato. Kėnga kushtuar asaj na paralajmėron se ka ndodhur ajo qė “Qaf s’ka tjanun kurr nė kėtė dhe”.
Cila ėshtė, pra kjo vdekje, qė nuk ka ndodhur mė parė, asnjėherė? Ku ka ndodhur, kur, nė ē’rrethana? Eshtė e vėrtetė apo legjendė?

Trualli ku u ngjiz balada. Gjeografia e tragjikes

Balada ėshtė e mbėshtetur nė fakte reale. Zezona ka ndodhur jo dikur larg nė mugujt e shekujve, por pasi kanė kaluar dy dhjetėvjeēarė tė kėtij shekulli (XX), pikėrisht nė vitin 1924, nė lagjen Shtuf tė Kaēinarit tė Mirditės. Pėr Shtufin gojėdhėna thotė se “qe mė tė dalmit fare”, nga njė epidemi, dhe ringjallja e fisit ndodhi vetėm pse njė grua me barrė nė bark, nė kohėn e kataklizmės, kishte qėlluar tek prindėrit e saj... dhe ajo kishte lindur djalė! Njė fshat qė kishte rilindur nga barku i njė gruaje. Sigurisht njė mrekulli folklorike mė vete. Unikale dhe kjo. Ndoshta Dila e Nikollė Gjok Brungės, burrė i pėrmendur i maleve dhe i Kanunit, do ta kishte dėgjuar gojėdhėnėn pėr fshatin e saj. Ishte njė vajzė e urtė mirditore, 17 apo 18 vjeēe, qė do tė martohej atė verė, nė Livadhėz tė Oroshit. Tregon plaku i Mnelės, Llesh Marka Lleshi 81 vjeē, i cili kishte marrė pjesė vetė nė atė dasmė, ndonėse i vogėl:
Nusja do tė martohej te Nikoll Gjin Gjoka. Krushk i parė ishte Prend Ndue Koka, i pėrmendun i bajrakut tė Oroshit, krahas Ēup Kol Skanės. E ama e cucės (nuses), Cena, mendoi se cuca-nuse asht t’u ba “sutzėn” (ritin e tė qarit), megjithėse kishte qenė e sėmurė ato ditė, por nuk kishte qenė ashtu. Nė kullė flisnin peshėm. Pala e nuses ngulte kėmbė se ajo nuk mund tė dilte nuse atė ditė, ashtu e sėmurė rėndė, kurse krushqit (pala e mikut) ngulte nė tė vetėn “se nuk dalim gjallė prej kėndej pa nuse”. Sherrin (dilemėn) e zgjidhi i ati i Dilės, i cili tha: “Nuk mund t’i ndalet nusja mikut”. Kishte parasysh kanunin, qė nė paragrafin 44 sanksiononte prerė “Krushqit e marrin nusen me qenė t’u dekė”. Dhe kėshtu Nusja do tė vihej pėrudhė, pėr nė shtėpinė e dhėndrit tė ri, disa male pėrtej, por jo sa nė legjendė “plot nėntė male a nėntė zalle”, madje do tė kapėrcehej vetėm njė zall, ai i Kalorit, nėse do tė arrinte ta kapėcente dhe atė e gjallė. Gjithnjė duke udhėtuar mbi Kalin e Vdekjes, qė ishte krejt njė kalė i zakonshėm. Do tė pėrshkoheshin leqe, monopate, qafa, gryka, ura, tempuj tė shenjtė, njė reliev i ashpėr, shkėmbor, njė dekor gri, nė sfond bjeshkėt e epėrme tė Kaēinarit.
Rrėfimtari ynė i moshuar dėshmon: “Krushqit u nisėn herėt. Thanė: “Nė qoftė se nusja na vdes (ishin tė vetėdijshėm pėr gjėmėn, por tė pafuqishėm ta ndalonin) pa shkue tė kisha e Shėngjergjit (Gjunalė), do tė kthejmė e ta varrosim nė fshatin e vet. Nė tė kundėrt do tė varroset nė fshatin ku do tė nusėronte”. Kjo qe marrėveshja e parė. Por pa shkue tė kryqja e Gjakonit nė Shėngjergj, Dila-nuse, gjysmė e gjallė gjysmė vdekur, gjeti forcė dhe iu drejtua krushkut tė parė: “N’oret tane Preng Ndue Koka”. Kjo do tė thoshte se ajo nuk mund tė qėndronte mė mbi kalė. E qetėsuan me fjalė, i freskuan ballin, qė i digjej nga tė nxehtit, por nuk u ndalėn. “Zbritėn Pallėnės sė Kalorit, nusja e hipur mbi kalė, nėn duvakun mbytės e ata krushqit, mė kėmbė. Shtėpia e Pal Ndocit dhe pak metra mė poshtė Zalli i Kalorit. Nusja sapo kishte dhėnė shpirt. E bekoi Mrika, krushka qė e shoqėronte, duke i bėrė kryq me qiri. Mrika ishte e motra e Dom Prend Brungės, i afėrt i Nuses…”
Tani fillonte udhėtimi mė tragjik i bėrė ndonjėherė. Njė karvan krushqish, qė ngjitej tėrmales sė Livadhezit me njė nuse tė vdekur nė shalė tė kalit. Dhe jo pak, por plot dy orė ashtu. Ishte kapėcyer legjenda dhe gjithēka. Ata njerėz, qė deri dje kishin qenė pa andralla kėsisoj, krejt tė zakonshėm nėpėr punėt e tyre tė bujqėsisė nė katund, befas ishin kthyer nė personazhe tė ēuditshėm tė njė drame tė paimagjinueshme, qė as mund ta kishin pėrfytyruar. Ata tashmė nuk i besonin as vetes, hapave qė hidhnin, kėngėve. Kush i kishte nisur nėpėr atė shkreti dhe ku po shkonin ashtu pa krye? Kujtonin fatin e krushqve tė vrarė, po ajo s’kishte qenė asgjė para gjendjes sė tyre. Shumica ishin burra tė moshuar dhe kishin fėmijė, mbi atė kalė pėrfytyronin vajzat e tyre, qė mund tė kishin dasmė pas njė jave a pas njė muaji. Jo, ata nuk ishin tė zotėt ta ndalnin as fatin e zi tė vajzave tė tyre, nėse ai ishte i parathėnė. Mund tė shqiptonin vetėm se “kėshtu paska qenė shkrue”.

“Ndaleni kangėn, kthejeni nė vaje…”

Kush qe ai qė dha kėtė urdhėr tė papritur? A mund tė urdhėrohet njė dasmė tė kthehet nė mort? Ē’po ngjiste nė Livadhėz tė Oroshit atė ditė? Mos ishte ēmendur ajo, qė i printe korit tė grave? Por kishte qenė “sihariqi”, ai qė kishte komunikuar tė pabesueshmen-vdekjen e nusės nė rrugė, ai sihariq qė zakonisht krushqit e dėrgonin sipas zakonit pėr tė njoftuar ardhjen e tyre tė gėzueshme. Sakaq u shfaqen siluetat e krushqeve kryeulur. Prena e Ēup Prengės nga Kalori ia mori e para kėngavajit; nusja prapė ishte nuse dhe nė vdekje, siē kishte qenė nė jetė. Kėnga ishte fine, humane e ndjerė, ndryshe nga zakoni qė kishte qenė i pamėshirshėm. Njėherė kėnga kishte qenė djepi i Dilės, tash po bėhej dhe varri i saj. Sigurisht dekori tani ishte krejt i zi, dhe simboli i tij ishte padyshim “duvaku i zi”, qė kishte zėvendėsuar tė kuqin, qė nga ai ēast fatal pa mbėrritur nė Zall tė Kalorit.
“…Dasma u kthye nė mort dhe dasmorėt nė mortaxhinj. Tė nesėrmen e kanė varrosur te Kisha e Shmetrit nė Bukmirė. Ka ardhur dhe Dom Prend Brunga e ka salikue vorrin. Erdhėn dhe njerėzit e shtėpisė sė saj. I ati deshi qė tė futej nė dhe “nuse” me sringla, xhup, kryq, i “vjehrri” jo . Por ditėn fitoi urdhri i heshtur i tė atit, natėn thuhet se nusja nuk do tė mund t’i shpėtonte njė fati dhe mė tė keq… (Zhvarroset nga vjehėrria pėr ta rivarrosur pa teshat e nusėrisė!) Kjo si pėr ta bėrė me njė pėrmasė legjendare.

Pėrsėri rreshta pėr “gjeografinė” e tragjikes

“Cucėn vashė”, siē do ta cilėsonte mė vonė balada, nuk do ta ketė qetėsuar atė natė as shushurima e ėmbėl e pėrroit, qė rridhte pėrvajshėm aty ndanė shtėpisė sė saj. Dita e nesėrme, qė ishte ditėdasma e saj, i vinte turbull parasysh, ndoshta dhe si njė ditėvdekje. Mėngjesi, qė e kishte bėrė nuse, do ta pėrcillte me disa “vaje” tė pazakonta, pra, po qahej (ishte zakoni) dhe pse ajo po bėhej nuse. Sigurisht burrat nė kullė kėndonin kur martohej vajza (nė rastin e saj nuk do tė shkonte ēiftelia nė sofėr dorė mė dorė sa tė ngjiste diku, tek ndonjėri qė ia thoshte “grykėhollės” me dy tela.) Ishte vajzė e padalė nga katundi i saj, kėshtu qė nuk do tė njihte mirė dhe viset e afėrme. Ajo do tė ngjitej mes krushqve tė panjohur termales thikė tė Shkallės sė Keqe, qė tė nxirrte paksa nėn Shterė, ndėrsa motivet e pazakonta do tė ishin nė “pėrtej” udhė. Eshtė falur ngrykaz me njerėzit e shtėpisė, pa mundur tė hedhė sytė nga babazoti i moēėm, Rrapi nė qendėr tė Kaēinarit, ku ishte dhe kisha me varret, as nga Ura Nredi. Njė forcė mbinjerėzore e ka mbajtur shtatin e saj drejt nė kėmbė, pastaj mbi shpinėn e kalit, pa u rrėzuar si njė shtatore e bardhė nė kėmbėt e tij. Ajo e dinte se do tė vinte njė ēast qė do tė rrėzohej pėrdhe (si njė kauzė pa adresė), por le ta shtynte sa mė shumė atė. Kushedi ē’ka menduar vetimthi asaj copė udhe kaluar mbi Kalin e Vdekjes. Pėrrallat e fėmijėrisė tashmė nuk ishin krejt pėrralla, as gojėdhanat. Aty poshtė ishte Laku i Kuq (nė Qafė-Shpardh). Po pėrse i kuq? Nga gjaku i njė nuseje. Kishte qenė dimėr larg. Nusja kishte dalė mes suferinės, kishte mbledhur drutė dhe ishte nisur pėr nė shtėpi, por i kishte rrėshqitur kėmba e kishte shkarė nė humnerė megjithė barrėn e druve nė kurriz. Laku ishte skuqur nga gjaku i saj dhe mė vonė qe thirrur “Laku i Kuq”. Kishte mbetur si njė monument i atij rasti tragjik. Erėrat e largėta tė Munellės, qė kryqėzoheshin aty me simotrat e tyre tė bjeshkėve tė tjera kanė vėnė kujen pėr njė ēast, sepse nė atė vetmi nuk kishte gra pėr vaje... Ashtu erėrat, qė kishin dhe njė qafė tė tyre (Qafė-Erzėn) kishin qenė vajtojcat e para dhe tė Nuses sė Gurit tė Nuses (Fan) e tė nuseve tė tjera tė legjendave.
Nusja ka vazhduar udhėn, por flijimi ka qenė ndoshta kryemotivi i asaj dite. Nuk e kuptonte se pse duhej qė tė flijohej njeriu ashtu? Pėrse kishte aq shumė flijime? Qafė-Vorrėz (pėrsėri aty) gojėdhėna thoshte se qenė vrarė mes tyre dy lagje krushq, ngaqė nuk kishin pranuar t’i lėshonin rrugėn njėra-tjetrės. Kanė mbetur si degė tė thara lisi vetėm dy nuset qyqe tė shkreta. Ndoshta ishin 22, ndoshta 26 varre nė atė qafė, pasi krushqit shkonin 11 a 13. E pra nuk dihej koha e legjendės, mė e vonė se koha e zanave, sigurisht. Asnjė sherr nuk kishin bėrė nė atė gjysmėbjeshkė e gjysmėvarri ata burra, qė tė dilnin zanat e trazuara e t’i kthenin nė gurė ata, e kuajt e tyre nė cungje. Tė kishin qenė punėtorė guroreje ato dy lagje burra nuk do tė kishte ndodhur asgjė, por tragjedia kishte ndodhur, pikėrisht, pėr faktin se atė ditė nuk kishin qenė njerėz tė zakonshėm, por krushq...
Pak pa mbėrritur nė Zall tė Kalorit ka besuar se nuk do tė vdiste pa freskuar ballin me ujė tė ftohtė, e ka dėshiruar fort mbėrritjen sa mė parė nė breg, por nuk ka qenė e thėnė. Ato njėqind metra befas i janė bėrė njė mijė... Nuk ka patur forcė tė ulej nga kali, duke shpėrfillur atė udhėtim ceremonial pa fund, tė flakte duvakun e rėndė dhe stringlat e tė vraponte pėr njė ēast si nė fėmijėrinė e saj krejt e lirė dhe e shpenguar. Ndoshta ashtu, do tė kishte mundur t’i shpėtonte vdekjes, pasi fėmijėria mund tė ruante ende njė magji tė rrallė, qė njeriu e humbiste nė moshė tė madhe. Duhej tė ktheheshe prapa teje me njė fuqi hyjnore qė tė mund ta zije atė magji. Por i gjithi ky ndoshta ishte thjesht njė iluzion... Duke u ulur Kodrės Short e ka vėshtruar rrjedhjen e kaltėr tė lumit, por dhe rrugėn qė vinte nga Shkodra pėr nė Orosh. Njėri nga krushqit ka treguar sėrish njė nga ato baladat pėr Qafat e Vorreve, kėsaj here nė Fregėn. Sikur e sillte lumi frushullimėn e legjendave... Kėshtu ka ardhur ēasti kur ajo nuk ka menduar mė dhe ata nuk kanė folur. Dita ishte thyer nė mes si tė ishte lis e ta kishin gjuajtur rrufetė papritur.

Kėnga e Cucės Vashė, njė nga motėrzimet e baladės

Ngjarja e ndodhur ka bėrė bujė tė madhe. Rapsodėt kudo kanė shpejtuar tė skicojnė relievin e ngjarjes. Arkitektura e tragjikes ėshtė ndėrtuar thjesht nė vargje. Eshtė shkruar e kėnduar njė baladė e thekur. Rapsodėt sikur janė vėnė nė garė. Thuhet se tė parin variant tė “Kėngės sė Nusės sė Vdekur nė Udhė” e ka shkruar prifti dijetar dhe poet Dom Prend Suli, mik i priftit tė Brungės. Por dhe ai ka nėnshkruar “Populli”. Pas disa vjetėsh kėnga ėshtė kėnduar gjer nė 4 variante nė njė shtrat kohor prej mėse 70 vjetėsh, nė njė gjeografi qė rrok tė paktėn krejt Mirditėn e vjetėr e vendet me mirditas tė ramė nė Shkodėr, Lezhė etj. Eshtė dėgjuar nė Kaēinar, Orosh, Kthellė, Gojan, Gomsiqe, qindra kilometera larg.
Nė vitet ‘80 njė bard i folklorit tė ri (Ndue Lleshi) nga Kaēinari e ka pėrpunuar kėngėn dhe dy nuse nga kėto anė e kanė kėnduar me madhėshti nė Festivalin e Gjirokastrės nė vitin 1988. Dhe mė pas nuk ka pushuar balada. Njė grup folklorik i Lezhės ka ngritur tani nė skenė njė nga variantet e hershme tė baladės, dhe tash ajo ėshtė kėnduar dhe pėrtej kufijve, nė Kosovė, Gjermani, Ulqin etj. Po mbushet shekulli e balada e Nuses sė Vdekur nuk ka shterruar. Pėrherė nė njė shtrat tė ri, ku ėshtė dhe ai i vjetri. E ka kėnduar gjyshi nė vitet ‘30, i biri nė vitet ‘60 dhe nipi nė vitet ‘90. Zakonisht e kanė kėnduar vajza dhe gra. Balada pra ėshtė duke “ecur” pėr t’u bėrė njėshekullore. Sigurisht ėshtė interesant ky fakt, nė kohėt moderne, kur folklori shpesh ėshtė disi i braktisur...
Mėsuesi dhe folkloristi Gjergj Shabani nė rubrikėn “Prej folklores sė Mirditės” tė revistės “Kumbona e sė Diellės”, tė marsit 1943, boton njė variant tė baladės nėn titullin “Kenka e cucės vashė” me shėnimin “Ndodhje e vjetit 1924”, por qė nuk duhet tė jetė varianti mė i mirė artistikisht. Sidoqoftė mbledhėsi i saj ka meritė, pasi ka lėnė tė botuar njė relike tė rrallė folklorike, qė prej 60 e ca vjetėsh. Ai nuk na thotė se ku e ka mbledhur, nga kush e hollėsira tė tjera, ē’ka tani do tė ishin me interes. Tė gjitha motėrzimet e kėsaj balade nisin me vargun “ I tan Shtufi ashtė mbledh nė kuvend”. Edhe kėnga e mbledhur nga Shabani nis: “Na u mblodh Shtufi, bajn kuven”. Vargu i dytė vazhdon me qortimin e vetvetes “si me ba kėte punė pa mend”.

“Thue se viti s’kish tjetėr ditė”?!

“Na erdhėn krushqit natėn e Sh’Mris/Fli po i ēoishin Perėndisė...”, vazhdon kronika e dhimbshme. Pastaj protesta kanunore e tyre: “E duam cucen nė ditė tė caktueme/ Asht bi rodi, s’asht e lshueme!” Po vajza ndėrkohė nė kthinėn e saj i lutej tė atit me lotėt qė i rridhnin “palė e palė”, duke i thėnė se shtati i saj ishte bėrė si qiriri nė “atė lumterė” (shandan). Burrat e fisit ishin “vra” nė fytyrė por nuk mund tė vendosnin asgjė pa fjalėn e tė zotit tė shtėpisė. Po tė urdhėronte ai do tė bėhej luftė”. Por “lalė Nikolli” lėshon fjalėt “Gja me zort krushkut s’i nalet”... duke nėnkuptuar se mes tyre si fis dhe miqve do tė mbretėronte paqja. “Po i pėrcjellim pa farė fjalėt”. Poeti popullor vazhdon me pėrshkrimin e gjendjes sė nuses tek ngrihej nga shtrati pėr tė kėrcyer mbi kalin e nusėrisė:
“Mė kamė s’qėndrojte, i dridhej shtati”
...
“Vesh e mbath pėr bukuri
Ja dha zoti njė hijeshi
Xhup e strengla e xhurdi pushi
Vathė e pare sa kėrkushi...
E shtrėngoinė, i venė duvakun,
sa memze e kcejka pragun.
Kur ka dalė Dila prej shpis
Lamtumirė i thotė shoqnis.
Kur u fal me rob e shokė:
“ma nuk shihna na nė kėtė tokė...”
Dhe krushqit u nisėn, duke lėnė pas vajin e brimėn qė kishin marrė fėmijėt... “A thue s’kishte viti tjetėr ditė” duhet tė ketė qenė vargu i parė qortues i grave tek po pėrcillnin nusen, “nji lule tė re”. Por dhe mallkimi i pashprehur pėr diēka tė papėrcaktuar qė kishte “urdhėruar” fatin tragjik tė bijės sė tyre. Mė pas ky varg famoz do tė ishte pjesė e ēdo kėnge pėr nusen, pasi Nusja e Shtufit ka tashmė njė “antologji” tė sajėn.

“Sa shum” krushku shkoka Zallit”

Ata ishin 11 a 13 krushq, por poeti, nė stilin e baladave legjendare, i zmadhon me qėllim pėrmasat brenda hapėsirės tė sė madhėrishmes.
“Sa shumė krushku shkoka zallit,
Nusja fshinte gjersėn e ballit
Nuk janė gjersė qė vijnė prej sė xeti...”
Pikėrisht nė kėtė ecje tė hutuar, Nusja thėrret:
“Ndalu i herė ti krushku i parė!”
Nuk ka ndodhur ndonjėherė mė parė qė nusja tė flasė me krushqit, aq mė tepėr tė urdhėrojė tė parin e tyre. Ajo kėrkon qė ai t’i “dėgjojė njė fjalė”:
“Dhanrrit gjall s’ia shkel oborrin
Nė lterė tė Shėn Metrit e due vorrin!”
Krushku i parė e ka pritur gjatė gjithė rrugės kėtė “fjalė” amanet, por tani nuk u ka besuar veshėve. Ka shpresuar se mos ajo “histori” do tė mbyllej disi nė paqe e jo ashtu. Por tashmė nusja, qė i ka “ardh shpirti me dalė” nuk e pushon ligjėrimin, duke dhėnė amanete, tė paktėn vdekjen ta kishte tė “bukur”, nga qė jetėn nuk e pati tė tillė.
“Prap po flet e mjera vashė”
Lalė mė ban kryq se jam tuj dekė
E tė mos dhemet deka eme,
M’i len strenglat pa m’i hjekė,
se unė do tė jes pėr emėn tė motit...”
Pas kėsaj gjithēka ka marrė fund tragjikisht. Vdekja e kobshme nuk ėshtė ndalur dot nga ata burra tė sertė.
…Karvani i krushqve ka ecur e ecur, udhė pa fund. Vetėm zogj vajtimtarė qė ikin e vijnė furishėm. Ata krushq, nė tė vėrtetė, tashmė po ngjiteshin, por u ngjante se po fundoseshin e fundoseshin thellė e mė thellė, nė njė si gropė, qė u pėrhihej si njė varr i stėrmadh. Deri pak mė parė shtatorja e bardhė qė tash qėndronte mbi vigj ishte njė krijesė e gjallė si ata. Sigurisht shumė gjėra i kishin shkuar asaj nėpėr mend ato ditė. Zhaurima e dasmės, nata e parė e martesės, vėshtrimi disi i papėrcaktuar i dhėndrit tė ri, pastaj foshnja qė do tė lindnin, qė nuk guxonte ta ledhatonte. “Paē fat, bija ime”, dukej se kishte shqiptuar ajo, pastaj i kishte ardhur pėr tė qeshur me atė fjalė qė i kishte shqiptuar si pavetėdije. Kur kishte hipur mbi kalė, ai i qe dukur njė kalė fluturues, qė nuk shkonte pėr tokė, por qė shpejtonte tė fshihej mes reve. Ka psherėtirė thellė dhe ka dashur tė pėshtyjė neverinė; nga pamundėsia pėr tė pėshtyrė pėrtokė, ka “stėrpikur” me psherėtimėn e saj kurrizin e djersitur tė kalit, shamitė e mėndafshta, tepėr tė shtrenjta tė blera ndo nė Pazar tė Shkodrės, e ndo nė atė tė Gjakovės…
Nė fillim karvani i krushqve tė saj kishte qenė gjysmė i dehur, gjysmė i qeshur, gjysmė i trishtuar, thjesht nga misioni i asaj dite, i tė qėnit krushq. Mė pas krushqit kanė harruar tė qeshin, tė flisnin, fjalėt iu ishin lidhur fort pas gjuhės. Pushkėt nė krah e nė brez nuk i ndienin, e shumta si njė mish i huaj, i stėrgjatur pakuptim. Ē’kishin xhanėm ato armė kur nuk mund tė vrisnin vdekjen e njė vashe nuse? Ē’kuptim kishte mė tej burrėria, nderi, trimėria? Kėshtu mes pėrsiatjesh kanė mbėrritur tek Guri i Nuses nga vėshtrohet kulla qė i kishte nisur krushqit njė natė mė parė.

“Lajmi korb qenka tuj ardhė
Dekun nusja n’kalė tė bardhė...”

Lajmi i “sihariqit” ishte i zi si korbi. Tė parin atė e nuhati gjyshja e dhėndrit, nėnė Prena, qė urdhėroi kthimin e dasmės nė mort:
“Ndalnje kangėn, kthejeni nė vaj”!
Kishte ndodhur nė Mirditė, ajo qė nuk qe dėgjuar kurrė mbi dhe, vdekja e nuses ditėn e dasmės sė saj.
“Nė mort kthehet dasma e nuses sė re
Qaf s’ka kurrė nė kėtė dhe”.
Kronikat e kuvendit nė oda, a nė hijen e Lisave tė Shpalit, nė rrugėt e Shkodrės a Gjakovės, mes princėve e konsujve tė huaj, udhėtarėve nga Europa qė vinin me laps nė dorė tė shkruanin “gjėmat” dhe burrėnitė e maleve, nuk kanė reshtur pėr disa kohė. Pikėrisht, pėr atė qė kishte ndodhur ajo e padėshiruara, e panjohura, unikalja. Lajmi pra, nuk kishte mbaruar atė ditė nė shtėpinė e dhėndrit, por fill kishte shpejtuar tė trondiste malet, kullat, kreshtat, njerėzit, qė tė habitur pyesnin: “Ēfarė? Ka ndodhur, ēfarė nuk ka ndodhur kurrė mbi dhe? Po si? Po pse? Po ku?
Ishte viti 1924...

Nė Qafė-Vorrėz tė Kaēinarit gjenden Gurėt Rreshet, si njė karvan krushqish tė ngrirė... a tė vrarė, nė krye dallohet Guri – Krushk pak mė i madh, pastaj tė tjerėt ashtu si i ka zėnė afshi i zanave a “pushka” a stuhia e papritur e dimrit. Nusja mbi Kalin e Vdekjes ndoshta i ka parė ata gurė – varre, ata gurė – krushq, apo thjesht gurė – gurė, pa u pėrpjekur tė gjejė aty simbolikėn e tragjikes, qė nė rastin e tyre mund tė ishte thjesht njė pėrqasje formale...

Varianti i baladės sė mbledhur e botuar nga Gj. Shabani ka 63 vargje dhe tė tjerėt afėrsisht kaq. Asnjeri prej tyre nė librin e folklorit. Si ėshtė e mundur? ...

Ndue Dedaj, studiues, Mirditė


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.