Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E shara eshte arma e te dobetit.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 118 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Politike :: Analiza dhe zgjidhja e 99 zgjedhjeve
Postuar nga: Skampa

Politike Analiza, problemet dhe zgjidhjet pėr mbarėvajtjen para dhe pas zgjedhjeve nė Shqipėri. Numri i deputetėve nė Kuvend duhet tė jetė 99 vetė.

Historia e zgjedhjeve pas vitit 1990

Tė zhvilluara normalisht dhe pa kundėrshtime tė ndjeshme qenė zgjedhjet pėr Kuvend tė Marsit 1992, ato vendore nė Korrik 1992 dhe Referendumi pėr Kushtetutėn nė Nėndor 1994. Por goditja zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme u dha gjatė zgjedhjeve Kuvendore nė Maj 1996 ku policia dhe SHIK u pėrdorėn pėr tė rregulluar raportet e dėshiruara nė pėrzgjedhjen e pėrfaqsuesve politikė; si kundėrveprim opozita nuk i njofti kurse Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Europė (OSBE) i shpalli si tepėr tė kritikueshme. Pas kaosit qė pasoi pėrmbysjen e firmave spekulluese financiare nė Shkurt 1997, zgjedhjet e Qershorit 1997 arritėn shkallėn mė tė ulėt tė plotėsimit tė standarteve dhe OSBE i quajti tė pranueshme pėr ēastin. Zgjedhjet vendore nė Tetor 2000 dhe ato Kuvendore nė Qershor 2001 u shoqėruan me ndėrhyrje tė kufizuara tė policisė dhe tė elementeve tė dyshimtė pėr tė rregulluar pėrfundimin e zgjedhjeve nė zona tė caktuara; OSBE nuk u nxitua pėr t’i quajtur ato tė lira dhe tė ndershme. Gjatė zgjedhjeve tė Qershorit 2001, PS futi si kandidatė sipėrmarrės tė mėdhenj, gjė qė solli qė PS tė fitonte nė Shijak dhe Kukės. Zgjedhjet vendore nė Tetor 2003 respektuan Kodin Zgjedhor tė miratuar nga PS+PD, policia nuk ndėrhyri dhe nuk u pėrfshinė elementė tė dyshimtė pėr tė rregulluar raportet pėrfundimtare tė zgjedhjeve. Megjithate OSBE nuk i quajti plotėsisht tė ndershme dhe tė lira, sepse u vune re ērregullime tė dukshme nė listat e votuesve. Por tipari mė shqetėsues qe vendosja si kandidatura e sipėrmarrėsve qė harxhuan shuma tė mėdha parash nė fushatėn e zgjedhjeve.

Zgjedhjet e ardhshme

Njerėzit janė tė pakėnaqur dhe me besim tė humbur tek PS e PD dhe partitė e tyre vartėse, sepse u bėnė 14 vjet qeverisje e keqe prej PS ose PD. Tė gjitha pjesėt politike duken njėsoj dhe pothuaj tė gjitha udhėhiqen nga fshtarė, ndėrkohė qė PS dhe PD janė tė komanduara plotėsisht pėrkatėsisht prej F. Nanos dhe S. Berishės. U bėnė 14 vjet rrėmujė, korrupsion, dhunė, parregullsi, grabitje pronėsie, shpartallim dhe dėmtim shoqėror. Tė dy pjesėt politike kryesore PS & PD dhe bishtrat e tyre nuk e kanė qetėsuar jetėn, biles gjithmonė nxisin dhunėn dhe egėrsinė, shesin interesat shtetėrore e kombėtare, nuk kanė sjellur ndryshim nė organizmin e trashėguar nga regjimi barazitist dhe mbi tė gjitha mė shumė janė pėrpjekur tė pėrēajnė popullin. Ky teatėr kundra-njerzor e kundra-shqiptar qė ato vazhdojnė tė luajnė pėr grabitjen e shtetit dhe dėmtimin e shoqėrisė e ka lodhur fizikisht dhe mendėrisht njerėzinė aq sa ato tė mos kenė fuqi tė shkojnė nė votime. Propaganda e ndėrthurur qė udhėheqin PS e PD i ka bėrė njerėzit tė hutuar, tė pashpresė dhe tė pamundur pėr tė dalluar qė gjatė votimit tė zgjedhin kandidatė nga pjesėt e tjera politike, veē PS ose PD. Edhe tani pas 14 vjetėsh tė pėrmbysjes sė regjimit barazitist ish-oborrtarėt kanė pėrsėri fuqi politike dhe ekonomike, korruptimi i administratės shtetrore ėshtė i pranishėm nė ēdo qelizė tė saj dhe zyrtarėt e lartė shtetrorė e ato tė zgjedhur me votėn e popullit mendojnė vetėm e vetėm se si tė pėrvetsojnė pėr veten e tyre. Me polarizimin e lartė shoqėror nė rritje, me varfėrinė dhe mendėsinė shoqėrore qė egziston, ėshtė shumė e mundur qė tė rizbatohet skema e paravendosjes sė sipėrmarrėsve si kandidatė nė zgjedhje; njė skemė e tillė do tė krijonte njė mbulesė “tė ndershme” tė mbarėvajtjes sė zgjedhjeve.

Problemi 1: Hartimi i listave te zgjedhesve

Grupi i Ekspertėve Teknike (GET) pranė OSBE po punon pėr reformėn zgjedhore dhe po prek sė pari problemin e listės sė zgjedhesve. Ndėrkohe PS dhe PD e anashkalojnė kėtė problem dhe quajnė parėsor barazpeshimin e numrit tė njerėzve nė Komisionin Qėndror tė Zgjedhjeve (KQZ), pavarėsisht se pėr kėtė gjė nuk ka patur vėrejtje nga OSBE gjatė zgjdhjeve vendore tė Tetorit 2003. GET ka parashtruar idenė (ngacmuese pėr PS e PD) e inventarizmit tė popullsisė, qė duhet tė pėrfundojė mė 31 Janar 2005 dhe po kryhet nga pushteti vendor. E reja nė kėtė fushate ėshtė qė listat e votuesve do tė hartohen mbi bazėn e qendrave tė votimit (sipas hartės pėrkatėse tė votimit) dhe jo duke u mbėshtetur nė adresat e rrugėve apo lagjeve.

Mendim 1: Regjistrimi tė bėhet pa pengesa dhe pa humbur kohė sipas udhėzimit tė dhėnė prej GET tė OSBE.

Problemi 2: Sistemi zgjedhor shumicė/pėrpjestimor

Sistemi shumicė (pėrkundrejt atij pėrpjestimor dhe aspak sjellja e votuesve nga t’i fryjė era) ėshtė ai qė ka prodhuar shumica tė tepruara (2/3 ose 3/5) nė Kuvend, sepse asnjė pjesė politike nuk ka marrė >54% tė votave nė zgjedhje. Sistemi shumicė nxjerr 100 pėrfaqsues tė popullit me votim tė drejtpėrdrejtė pėr nė Kuvend. Kurse, sistemi pėrpjestimor shton 40 pėrfaques tė tjerė por si pėrfasues tė pjesėve politike dhe jo tė votės sė popullit (!?). Nė mėnyrė tė qartė, numri prej 140 vetėsh nė Kuvend ėshtė i tepruar pėr Shqipėrinė zyrtare.

Mendim 2: Numri i deputetėve nė Kuvend s’duhet tė jetė mė shumė se 99 vetė. Po ashtu, theksimi i njė pėrbėrsi zgjedhor ka tė metat e tij dhe shpėrngul fuqinė pėrfaqsuese nė Kuvend. Prandaj, sistemi zgjedhor duhet tė jetė njė shkrirje e tė dy pėrbėrsve zgjedhorė ku: (1) gjithė anėtarėt e Kuvendit tė jenė pėrfaqsuesit e vėrtetė tė votės sė popullit; dhe (2) pjesėt politike tė mos kenė tė drejtė tė cėnojnė pas votimit renditjen e arritur tė kanditatėve tė tyre. Atėhere sistemi zgjedhor do tė jetė: njerėzit votojnė pėr kandidatėt qė kanė nė listėn e votimit; votat numėrohen dhe dalin pėrqindjet e arritura sipas pjesėve politike (Xi %, pėrbėrsi pėrpjestimor) dhe sipas kandidateve politikė (pėrbėrsi shumicė). Nga lista e renditur fituesve tė ēdo pjese politike (pėrbėrsi shumicė) merret numri pėrkatės Xi qė ka dalė nga renditja pėrpjestimore. Nė fund, shuma e tėrė Xi = 99 deputetė. Pjesėt politike qė nuk arrijnė 1% nė pėrbėrsin pėrpjestimor vetdalin nga ky sistem. Nė kėtė mėnyrė tė gjithė tė zgjedhurit vijnė nga vota e popullit dhe dy pėrbėrsve zgjedhore iu harmonizohet fuqia.

Problemi 3: Tėrheqja e tėrė popullsisė nė votim

Jeta e pėrditshme kundrejt propagandės sė pėrditshme shkatėrruese e udhėhequr nga dy pjesėt kryesore poltike, PS e PD, i ka bėrė njerzit pa dėshirė tė votojnė sepse ato nuk dinė kė dhe pse tė votojnė. Deri mė tani, nė fletėt e votimit ka patur 5-25 kandidatė, por shumica kanė qenė njerėz pa emėr dhe pa mbėshtetje. Edhe ato pjesė tė vogla poltike qė iu dallohet emri iu pėlqen tė jenė degėza tė ose PS ose PD.

Mendim 3: Njė thirrje e fortė dhe e qartė nevojitet nga shtypi i lirė drejtuar popullit pėr t’i kujtuar atij qė ėshtė pikėrisht ai qė e ka nė dorė tė zgjedhė kandidatė tė tjerė nė votime. Megjithėse zėri i pjesėve tė tjera politike ėshtė i mbytur nga zhurma e pėrditshme pėr PD e PS, kėtu del vlera e pjesėve politike tė tjera (ndoshta tė vogla ose tė reja tani pėr tani): ato duhet ta paraqisin veten qartė (Ēfar ndryshimi do tė sjellin?), me pėrgjegjėsi (barazia e njėjtė para ligjit) dhe me kandidatura tė respektueme.

Problemi i katert: Organizimi i votimit

Ēeshtjet teknike e stervitėse pėr organizuesit duhen tė jenė standardet e zakonshme dhe tė pacėnueshme.

Mendim 4: Ēdo fletė votimi tė ketė njė spektėr tė pėrbashkėt qė tė lexohet me lazer kur futet nė kutinė e votimit, Kjo sjell numėrimin e menjėhershėm tė fletėve tė votuara. Njė njeri i stėrvitur tė qėndrojė pranė kutisė sė votimit pėr t’u kujdesur qė fleta e votimit tė jetė e palosur si duhet qė tė jetė e lexueshme elektronikisht. Paketa elektronike tė jetė e pacėnueshme dhe nė ato kuti votimi ku ajo ėshtė cėnuar (rrjedhimisht kutija vetshpallet e pavlefshme) njerėzit shoqėrues e pėrgjegjės tė saj tė dėnohen me burgim (tė thuhet hapur qė pa filluar zgjedhjet).

Problemi 5: Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve

KQZ pėrbėhet nga pėrfaqsuesit e dy pjesėve kryesore politike, ku katėr vetė janė anėtarė tė PS e tre vetė tė PD. Siē shihet, KQZ ėshtė njėsi me anim politik, ndėrkohė qė nuk duhet tė jetė. Duke qenė larg tė pranuarit njė KQZ jo politik, edhe PS edhe PD vazhdojnė t’i mėshojnė fort ēeshtjes sė parėndėsishme tė barazimit tė numrit tė antarėve tė KQZ, duke larguar kėshtu vėmendjen nga dy ēeshtje themelore tė zgjedhjeve: hartimin e listave tė sakta tė zgjedhėsve dhe parapergatitjen e komisioneve zgjedhore.

Mendim 5: Tė paktėn, detyrimisht tė pėrzgjedhurit e pjesėve politike t’iu hiqet anėtarėsia politike pasi punėsohen nė KQZ. Pėrndryshe, me votim nė Kuvend tė zgjidhen njerėz pa antarėsim nė ndonjė pjesė politike. Nė ēdo rast, KQZ dhe anėtarėt e tij tė varen prej Presidentit.


Saimir Lolja, Nėn/Prof. Dr. PEng.

ILLYRIA/PANORAMA 16-01-2005



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.