Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Zemra nuk plaket,por eshte e dhimbshme te strehosh nje perendi ne rrenoja.
--- Voltaire

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 164 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Bajram Curri
Nė 29 mars 1925 u nda nga jeta trimi i maleve Bajram Curri, Hero i Popullit, njėri nga organizatorėt dhe prijėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili ndihmoi pėr ngritjen e klubeve dhe shkollave shqipe, punoi pėr forcimin e shtetit shqiptar dhe ishte ndėr udhėheqėsit e forcave demokratike nė luftėn e tyre pėr liri, deri sa ra ne shpellėn e Dragobisė.

Mustafa Matohiti
Nė 29 mars 1944 u vra gjatė luftimeve tė pabarabarta me forcat gjermane, Mustafa Matohiti, Hero i Popullit.

Dino Kalenja
Nė 29 mars 1944 ra duke luftuar i riu nga Mallakastra Dino Kalenja, Hero i Popullit.

Tulio Levi Ēivita
Nė 29 mars 1873 u lind matematikani italian Tulio Levi Ēivita, shkencėtari qė pėr herė tė parė shtroi dhe zgjidhi problemėn mbi rregullimin e kufizuar tė tre trupave, si dhe vėrtetoi matematikisht teorinė e invarianteve adiabike tė shtruara nga Ajnshtajni.

Aleksej Bah
Nė 29 mars 1857 u lind shkencėtari rus Aleksej Bah, themeluesi i Shkollės sė Biokimisė ruse, i cili formuloi teorinė e proceseve tė oksidimit tė ngadaltė nė organizmat e gjalla ( te kafshėt dhe bimėt).
Forum :: Akademikėt serbė, kriminelė tė Europės Juglindore
Postuar nga: Skampa

Forum Njė histori e hollėsishme se ē'kanė shpirtėruar ato.

Nė tetor tė vitit 2004 doli nga shtypi libri-ditar “Kosova“ i akademikut serb, Dobrica Qosiē. Edhe pse libri kishte njė tirazh prej 30 mijė kopjesh, u shit nė Serbi brenda dhjetė ditėve. Nė epilogun e ditarit “Kosova“, babai i pėrmallshėm i kombit, siē e cilėsojnė serbėt, Dobrica Qosiē derdh lotė tė vakėta dinakėrie si trashėgimtar i klasės sė vet tė akademikėve serbė: “A thua Kosova do tė jetė preokopimi im i fundit jetėsor? A thua do tė vdes duke luftuar pėr disa tė drejta serbe, pėr kulturėn mesjetare, pėr vlerat e identitetit tonė shpirtėror nė Kosovė?...”. Nė tėrė brendinė indoktrinuese tė ditarit, thurur me dhelpėri bizantine, lexuesit ia vrasin syrin dhe ia turbullojnė mėrinė poshtėrimet dhe fyerjet ndaj shqiptarėve, tė padenja pėr njė akademik dhe ish -president tė njė shteti tė madh, siē ishte Jugosllavia. Ai nė ditarin “Kosova” shkruan: “Kosova, geto naziste, “Kopsht zoologjik”, Kosovarėt - vrasės, Hordhi terroriste” …Qosiēi mbarėshtron shumė opsione pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Ai, mė 3 janar 1993, takohet nė Gjenevė tė Zvicrės me dy diplomatė ndėrkombėtarė, Sajrus Vensin dhe lordin Ouen. Atyre ua paraqet njėrin nga opsionet pėr zgjidhjen e pėrhershme tė ēėshtjeve serbo-shqiptare tė mbėshtetur nė ndarjen territoriale tė Kosovės dhe caktimin e kufijve tė rinj, nė tė cilėt do tė ruheshin “tė drejtat historike” tė serbėve dhe tė sigurohej e drejta e popullit shqiptar pėr bashkim kombėtar me shtetin amė.

Qofsha i gabuar, por autori i ditarit “Kosova”, i cili mė 1974 u ngrit kundėr Kushtetutės jugosllave vetėm pse u jepte disa tė drejta shqiptarėve tė Kosovės, u pėrjashtua nga Partia Komuniste. Nė fillim tė viteve ‘80 u mbushėn libraritė nė tėrė Serbinė me libra antishqiptarė tė shkruara dhe tė botuara nga Akademia e Shkencave tė Serbisė me autorė: Qosiēin, Batakoviqin, Bogdanoviqin, Gjuretiqin e tė tjerė. Nė vjeshtėn e 1981-shit, nėn udhėheqjen e Dobrica Qosiēit shumė aktivistė serbė shkruan njė peticion kundėr kushtetutės tė 1974. Mė 1989, nėn kujdesin e Akademisė sė Shkencave tė Serbisė u pėrpilua njė raport me shpifje kundėr shqiptarėve tė Kosovės. Pra Dobrica Qosiēi tashti na del i pari politikan i lartė serb, qė, nė “kompromisin e famshėm historik”, propozon pėrveē kantonizimit tė Kosovės, me zemėrgjėrėsi tartufjane, pranon edhe bashkimin e shqiptarėve me shtetin amė, duke synuar njė kompromis tė mundshėm, shumė djallėzor, pėr interesin lakmitar e shovinist. Lordi Ouven, pasi e dėgjon, i thotė akademikut: “Propozimi juaj, zoti Qosiē, ėshtė shumė dhelpėrak. Me ndarjen e Kosovės ju ndani edhe Maqedoninė…”. Qosiēi pėrpiqet tė dredhojė: “Ne nuk kemi kurrėfarė pretendimesh territoriale ndaj Maqedonisė. Unė angazhohem vetėm pėr zgjidhjen e ēėshtjes serbe-shqiptare”.

Qosiēi, sa ėshtė hileqar dhe diplomat nė dialog, aq ėshtė arrogant dhe fjalėrėndė. Ai ia lejon vetes, ta quajė diplomatin amerikan Riēard Horllbruk “tip vulgar dhe kauboj primitiv”, Gelbartin e quan “injorant”, Petriēin e cilėson si “serbourrejtės profesionist”. Akademiku Qosiē kėmben opsionet si ujku qimen. Nė tė famshmin “kompromis historik“ kėrkon tė bashkohet etnia shqiptare nė njė shtet mė vete. Mė vonė lėshon urdhra: “Serbėt e Kosovės nuk duhet tė marrin pjesė nė zgjedhjet parlamentare tė shqiptarėve nė muajin tetor tė kėtij viti 2004. Pjesėmarrjen duhet ta kushtėzojnė me pranimin e planit tė qeverisė serbe pėr autonomi territoriale...“. Mė 15 maj 1999 shkruan: “Kosova ėshtė djep i shtetėsisė serbe, bėrthamė shpirtėrore dhe religjioze serbe. Nė Kosovė ndodhen monumentet fetare dhe kulturore-artistike tė mesjetės serbe. Nė Kosovė, pėrreth manastireve serbe dhe enklavave etnike, duhen formuar shtete etnike serbe. Pjesėt serbe nė veri tė Mitrovicės duhet t;i bashkangjiten Serbisė. Pjesėt jugore tė Kosovės, ku jeton shumica shqiptare, duhen bashkangjitur Shqipėrisė…“. ( As nuk i zė nė gojė se kishat pravosllave serbe u ngritėn mbi themelet e kishave katolike shqiptare nė Kosovė...).

Nuk ėshtė aspak e vėrtetė se Kosova na qenkėsh djep i shtetėsisė sėrbe. Shteti i shqiptarėve u krijua nė Prizren tė Kosovės, kjo bazohet nė fakte historike, dhe jo nė mite dhe pėrralla kishtare siē predikojnė akademikėt sėrbė pėr Kosovėn. “Zyrtarėt tanė (serbė), - shkruan Qosiēi, - duhet qė, nė kontaktet ndėrkombėtare, ta vėnė theksin nė kėto tema: -Duhet bėrė pėr vete disa anėtarė tė Kėshillit tė Sigurimit dhe sa mė shumė qeveri perėndimore. - Duhet shpirtėzuar mediat perėndimore mė me ndikim (si “Shpigel“ nė Gjermani, “New York Times“ dhe “Washington Post“ nė SHBA etj.)-Duhet themeluar lobi serb nė Amerikė, nė Britaninė e Madhe, nė Gjermani etj.“ Kjo porosi mė kujtoi Vladan Gjorgjeviqin, (kryeministėr i Serbisė), i cili nė dhjetėvjeēarin e parė tė shekullit XX shkroi nė disa gjuhė tė pėrbotshme librin “Shqipėria dhe Fuqitė e Mėdha“, ku i pasqyron shqiptarėt si egėrsira me bisht. Mė kujtoi doktor profesorin serb, Jovan Cvijiq, i cili nė veprėn e tij shumėvėllimėshe “Osnove za geografiju i geologiju Makedonije i Stara Serbije“, (Beograd,1911,) nė faqen 1164 shkruan: “Gjer vonė nė kėto krahina (Kosovė dhe Rrafshi i Dukagjinit) i kanė shpronėsuar fshatarėt. Kjo ka ndodhur nė kohėn e luftėrave ēlirimtare dhe ato serbe-turke. Si rrjedhim, agallarėt, tė cilėt pėrgjithėsisht nė Kosovė janė turq, rrallė mund t‘i mbronin nga shqiptarėt keqbėrės...“.

Jovan Cvijiqi nė librin e pėrmendur, faqe 1264-1265, shkruan: “Pėrpara ardhjes sė muhaxherėve (nė Kosovė) populli fliste kryesisht turqisht dhe serbisht, mė pak shqip. Prej ardhjes sė muhaxherėve u bė zotėruese gjuha shqipe“. Pra tė dėbuarit, muhaxherėt, nga Sanxhaku i Nishit, sipas Cvijiqit, ua paskan mėsuar shqipen kosovarėve. Akademikėt serbė i pėrmbahen me Ilija Garashaninit (ministėr i Brendshėm i Serbisė) i cili qysh nė vitin 1844 shkroi librin “Naēėrtania“ (Projekti), ku legjitimoi pretendimet territoriale serbe mbi Kosovėn, duke iu referuar perandorisė mesjetare tė Stefan Dushanit. Sipas “Naēėrtanies“, nė vitin 1846, u falsifikua nė Beograd harta e Kosovės duke u shėnuar si “Stara Serbija“. “Naēėrtania“ planifikonte pushtimin e atdheut tonė dhe daljen e Serbisė nė Adriatik tė Shqipėrisė. Akademikėt serbė: Jovan Cvijiē, Vladan Gjorgjeviē e Nikolla Pashiē u shkruan Fuqive tė Mėdha, sidomos Antantės: “Serbia ėshtė i vetmi vend i izoluar nga tė gjitha anėt. Populli serb jeton si nė burg. Serbėt kėrkojnė me ngulm qė t’i jepet Serbisė njė liman nė Shqipėri. Serbisė i duhet dalje nė Adriatik me hir ose me pahir…”. Mė 24 dhjetor 1876 u mblodh Konferenca e Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha pėr kėrkesat e sllavėve tė Jugut. Konferenca zhvilloi punimet nė Londėr. Atje iu dha autonomia tė gjitha vendeve ballkanike. Rusia kėmbėnguli tė mos i jepej autonomia Shqipėrisė mbasi shqiptarėt nuk qenkeshin komb i veēantė. Fill pas Konferencės sė Ambasadorėve, ushtria serbe e Knjaz Obranoviqit sulmoi nė befasi 620 fshatra tė pastra shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit dhe dėboi me masakra tė lemerishme 350 mijė shqiptarė. (Ata tė dėbuar,tė sfilitur e tė pėrgjakur, gjetėn strehė nė Kosovė. Dhe atė ditė e sot quhen muhaxherė, tė cilėt i pėrmend akademik Cvijiqi nė librin e vet shumėvėllimėsh. I quan tė ardhur jo tė dėbuar.)

Libri i historianit Bilal Shimshirit “Rumeliden Greqleri“ I-II , Istambull; pėrmban dokumente me peshė ku vėrtetohet se mė 1876-1877 prej Sanxhakut tė Nishit janė barbarizuar dhe janė dėbuar me masakra 350 mijė shqiptarė. 35 mijė janė mbytur mizorisht gjatė dėbimit nga serbėt. Grabitjet nė Sanxhakun shqiptar tė Nishit kapin shumėn prej 40 miliardė dollarėsh“. Masakrat dhe dėbimi i shqiptarėve nga Sanxhaku i Nishit u kthyen nė traditė lakmuese pėr politikanėt e ardhshėm serbė, qė e provuan nė vitet e mėvonshme. Sė fundi nė vitet 1998-1999. Knjaz Obranoviqi, kur pėrgatiti ushtrinė serbe pėr batėrdi nė viset shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit, publikoi parullėn: “Ēdo shqiptar i vrarė ėshtė meritė patriotike pėr ushtarin serb“. Presidenti i Serbisė, Sllobodan Millosheviēi, nė prag tė shekullit XXI urdhėroi terroristėt shtetėrorė serbė pėr batėrdinė nė Kosovė: “Vetėm shqiptarėt e vdekur janė tė mirė pėr Serbinė…“. Akademiku Dobrica Qosiēi nė ditarin “Kosova“, shqiptarėt i quan vrasės dhe “Hordhi terroriste“. Si mund tė jenė shqiptarėt tė tillė, kur kurrė nuk kanė shkelur njė pėllėmbė troje tė huaja dhe ndėr shekuj nuk kanė njohur uzurpime gjakatare si serbėt nė Kosovė.

Pėr tė treguar se populli serb ua ka parė sherrin akademikėve tė vet serbė, dua tė nėnvizoj kėtu vetėm njė shembull: Nė muajin dhjetor 2004 u paraqit nė gjyqin e Hagės historiani serb Sllavenko Tėrziq nė mbrojtje tė kriminelit dhe satrapit Sllobodan Millosheviē. Terziqi mohoi katėrcipėrisht masakrat ndaj shqiptarėve nė Kosovė. Prokurori i Hagės i pėrkujtoi dėshmitė e gjeneralėve Uesli Klark dhe Klaus Nauman, tė cilėve Millosheviēi u kishte thėnė nė vitin 1998: “Do tė tuboj e tė vras tė gjithė shqiptarėt, ashtu siē ėshtė vepruar nė vitin 1945 /46 nga Aleksandėr Rankoviqi“. Sllavenko Terziqi mohoi: “Kjo deklaratė ėshtė e gėnjeshtėrt .Nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore nuk ėshtė ekzekutuar nė Kosovė asnjė shqiptar“. Pikėrisht atė kohė janė tė dokumentuar 70 mijė shqiptarė tė masakruar. Akademiku Dobrica Qosiē, pėr ta motivuar tė famshmin “Kompromis historik“, shkruan: “Meqė shqiptarėt nuk begeniskan tė jetojnė me Serbinė…“ Si u begeniskan terroristėt qė e kthyen Kosovėn nė njė varrė masiv, e shndėrruan nė det gjaku??? Duket akademikėt serbė nuk kanė tė nginjur edhe me hijen e viktimave tė veta. Me shpifje tė Beogradit akuzohen bijtė mė tė mirė tė Kosovės. Nė gjashtėmujorin e parė tė vitit 2003 ministri republikan i (pa)Drejtėsisė, serbi Vladan Batiq dhe kreu i UDB-s, Aleksandėr Vasiljeviq u kanosen se do tė dėrgonin nė Hagė mė tepėr se 400 shqiptarė. Edhe “snaha” e Beogradit, Karla del Ponte kėrcėnon shqiptarėt me Gjyqin e Hagės. (Shqiptarofobė tė pafund…) Se nė lartėsitė e Kopaonikut tė Kosovės ekziston njė kamp sekret, ku punojnė specialistė tė policisė sekrete nga Beogradi, u mėsua nė Gjyqin e Hagės. Nė atė kamp marrin mėsime dhe pėrpunohen ish-spiunėt e UDB serbe qė tė dalin dėshmitarė nė Gjyqin e Hagės kundėr pjesėtarėve tė UĒK, bijve tė Kosovės.

Dobrica Qosic pėrpara se tė pėrpilonte « Kompromisin historik » duhej tė kujtonte dėmet kolegėve tė vet serbė qė u kanė shkaktuar shqiptarėve: Mė 1844 Ilia Garashanin shkroi NAĒĖRTANIA (Projekti), ku planifikonte pushtimin e Shqipėrisė dhe daljen e Serbisė nė Adriatikun shqiptar. Mė 1876-1877 Knjaz Obranoviēi shfarosi dhe shkuli nga rrėnjėt shqiptarėt e Sanxhakut tė Nishit (620 fshatra tė pastra shqiptare). Mė 1901 u krijua CĖRNA RUKA - organizatė terroriste serbe kundėr Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Mė 1902, nė Beograd u formua kėshilli kryesor i ēetnikėve qė dirigjohej nga ministri i luftės i Serbisė, Millovan Pavlloviē. Nėn udhėheqjen e tij u pėrgatit terreni pėr pushtimin e trojeve shqiptare. Mė 1904-1905 filloi aksioni i pėrgjithshėm ēetnik serb kundėr Kosovės shqiptare. Mė 1908 u krijua NARODNA ODBRANA, oganizatė terroriste me detyrė madhore tė krijonte ēeta dhe t’i hidhte pėrtej kufirit tė Serbisė. Kryetar i « Narodna Odbranės » ishte Bozha Jankoviq, i cili mė 1912 u emėrua komandant i armatės sė tretė serbe, e cila luftoi pėr pushtimin e Shqipėrisė gjatė Luftės sė Parė Ballkanike. Mė 1908, u krijua nė territorin e Kosovės organizata klandestine SERBĖT OTOMANĖ. Kryetar i saj ishte Bogdan Radenkoviq. Gazeta e SERBĖVE OTOMANĖ ishte VARDAR. Ajo gazetė si edhe shtypi nė Beograd i paraqitnin shqiptarėt si vrasės, tė egėr e bisha. Mė 1913-1921 ushtria pushtuese serbe ka detyruar shqiptarėt, masivisht, tė hapnin gropa dhe i ka varrosur tė gjallė. Nė vitin 1943 doli ELABORATI i akademikut Vasa Ēubrilloviēit, i cili parashikonte tė shfarosej ushtarakisht populli shqiptar i Kosovės. Kosova tė popullohej me kolonė serbė. Mė 1945-1946 OZN-a, ulkonja mėmė e UDB serbe, ka vrarė pa gjyq 70 mijė shqiptarė. Nė luftėn 1998-1999 serbėt e Sllobodan Millosheviēit vranė mijėra shqiptarė, dėbuan dhjetėra mijėra, hapen qindra varre masive ku krodhėn brenda tė gjallė e tė vrarė; ngarkuan kufomat shqiptare nė kamionėt frigoriferė dhe i degdisėn larg, nė Batajnicė, nė thellėsi tė Serbisė. Njeh historia botėrore njė makabritet tė tillė? Ēfarė “kompromisi fantazmagorik” kėrkon Dobrica Qosiē?

Sulejman Krasniqi
Shekulli 21/01/2005


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.