Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dhimbja eshte ndihmese e krijimit.
--- Bloy

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Lajme :: Ndėrron jetė shefi i shėrbimeve sekrete Kujtim Hysenaj
Postuar nga: Albo

Lajme Drejtori i Sherbimit Informativ Shteteror Kujtim Hysenaj, vdiq dje pasdite disa muaj pasi vuajti nga nje semundje e rende, e pasherueshme. Drejtimin e merr zevendesi i tij Ylli Alushi. Si erdhi emerimi i te ndjerit, pas shkarkimit te shumeperfolur te fatos Klosit. Varrimi zyrtar dhe kush ishte diplomati qe erdhi ne krye te institucionit delikat, dy vjet me pare

Edison KURANI

TIRANE - Drejtori i Sherbimit Informativ Shteteror (SHISH), Kujtim Hysenaj, nderroi jete dje pasdite ne oren 3.00 pas vuajtjes prej afro nje viti, te nje semundjeje te gjate, te pasherueshme. SHISH tha zyrtarisht dje se vdekja e Hysenajt, erdhi "megjithe perpjekjet dhe perkujdesin e madh te personelit mjekesor". I ndjeri, nderroi jete ne moshen 57 vjecare. Ai iu nenshtrua kurimit ne Turqi qe ne janar te vitit te kaluar por rezultati nuk ishte optimist. Javet e fundit, gjendja e Hysenajt u rendua derisa dje ne pasdreke u nda nga jeta.

Hysenaj u dekretua si Drejtor i SHISH-it, me 19 nentor te vitit 2002, nga Presidenti Alfred Moisiu, afro pese muaj pasi ishte shkarkuar Fatos Klosi. Emerimi i Hysenajt ne kete detyre, erdhi pas bisedimeve te Presidentit Moisiu me Kryeministrin Fatos Nano. Me pare, me 7 gusht 2002, Moisiu shkarkoi nga detyra drejtorin Klosi, pas propozimit qe i coi kryeministri Nano. Gjate kohes gusht-nentor, sherbimet sekrete, i drejtoi zevendesdrejtori, Ylli Alushi.

Baba i dy femijeve, Hysenaj u lind ne Fier dhe studioi ne universitet per gjuhen frenge. Ai iu perkushtua diplimacise duke punuar ne ministrine e Jashtme si pergjegjes ne nje nga sektoret e saj. Njohes i mire i gjuheve frene, angleze, italiane dhe serbo-kroate, Hysenaj pak para viteve '80 ishte keshilltar ne misionin shqiptar prane OKB-se. me tej, ai ishte Ambasador i Shqiperise ne Paris dhe Beograd. Gjithashtu Hysenaj, ka qene edhe konsull i Hollandes e Sllovenise. Ne vitet 1998-2002, Kujtim Hysenaj ka qene keshilltar i ish-Ministrit te Puneve te Jashtme Paskal Milo.

Zevendesdrejtori aktual i SHISH-it ne nje deklarate per shtyp, duke shprehur hidherimin e thelle te tij dhe stafit ne SHISH, vleresoi punen e Hysenajt ne krye te institucionit delikat. Alushi tha se Hysenaj, si diplomat, arriti te zgjeroje bashkepunimin me strukturat homologe jashte vendit, duke i dhene Shqiperise, nje rol paresor ne luften kunder dukurive kriminale ne rajon. Varrimi i te ndjerit, permes nje ceremonie zyrtare do te behet te premten me 21 janar. Homazhet prane trupit te te ndjerit, do te behen ne sallen e shtepise se Oficereve, te ministrise se Mbrojtjes deri ne mesdite, kur do te percillet ne banesen e fundit.



Kush ishte Drejtori i Sherbimit Informativ Shteteror, Kujtim Hysenaj

Kujtim Hysenaj, u dekretua ne detyren e Drejtorit te Sherbimit Informativ Shteteror, me 19 nentor 2002, nga Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu

U lind me 24 Nentor 1947 ne Fier, ku kreu arsimin e mesem ne vitet 1961-1964

U diplomua ne vitin 1969, ne Fakulteti Histori-Filologji, Dega e Gjuhes Frenge

Vijon kualifikimin pa shkeputje nga puna, duke ndjekur pergjate 1974-1977, studimet ne Fakultetin Juridik ne Tirane

Rruga profesionale, diplomatike, nis ne vitin 1970 si Referent ne ministrine e Puneve te Jashtme, respektivisht ne Drejtorine e OKB-se dhe e organizatave nderkombetare

Me 1971 caktohet ne delegacionin e Konferences se Pergjithshme te FAO-se kur vendi yne u pranua anetar i saj

Ne kete periudhe ishte dhe anetar delegacioni qeveritar ne disa sesione te Asamblese se

Pergjithshme te OKB-se

Nga 1979-1980, caktohet Keshilltar ne misionin e Shqiperise prane OKB-se ne Nju Jork,

Nga viti 1980 ne 1985, eshte Keshilltar ne ambasaden e Shqiperise ne Paris

Ne 1983 vendoset Kryetar i delegacionit te Shqiperise ne Konferencen nderkombetare te OKB-se per Palestinen

Ne 1984, anetar i delegacionit te Shqiperise ne Konferencen e Pergjithshme te Organizates boterore te Shendetesise

Ne 1985, Kryetar i delegacionit te Shqiperise ne sesionin vjetor te komosionit Ekonomik

te OKB-se per Evropen

Ne vitin 1986, caktohet Ambasador i Shqiperise ne Beograd, deri ne vitin 1992.

Pas viteve 1992, shkeputet disi nga rruga diplomatike, duke u fokusuar ne aktivitete private, kohe kur ai njihet si perfaqesues i kompanise ajrore te Sllovenise "Adria

Aireays" dhe kompanise holandeze te ekspresit ajror "TNT" Global

Expres

Per periudhen 1999-2001, njihet si Anetar i Bordit te Biznesit i Nismes per bashkepunimin e Detit te Zi

Me 1998 emerohet Keshilltar special i Ministrit te Puneve te Jashtme, me tej, drejtor i Drejtorise se Analizes dhe Prognozes, dhe kryetar i Grupit te posacem te Punes per Kosoven, ngritur prane Kryeministrit kur shpertheu lufta ne Kosove

Ne Shtator 2002, vendoset si Keshilltar diplomatik prane Kryeministrit

Tituj nderi

Ne 1998 njihet si Konsull nderi i mbreterise se Hollandes ne Republiken e Shqiperise,

Ne 2001, Konsull i Pergjithshem nderi i Republikes se Sllovenise ne Republiken e Shqiperise

Ne veprimtarite private,

Ne 1993, anetar i "Rotary Club" i Tiranes

Ne 2000, Anetar i Bordit drejtues te Akademise Diplomatike shqiptare



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.