Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Femijet fillimisht i duan prinderit e tyre; kur rriten, i gjykojne; e nganjehere i falin.
--- Wilde

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 62 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Demush Shala
Nė 17 prill 1829 u lind nė Bakėll tė Pejės Demush Shala, studiues e folklorist, i cili u mor veēanėrisht me ciklin e kreshnikėve, duke dhėnė njė ndihmesė nė studimin e epikes legjendare, si dhe botoi antologjitė "Kėngė popullore lirike 2, "Kėngė popullore legjendare", "Kėngė popullore historike", etj.

Mustafa Xhani
Nė 17 prill 1947 u nda nga jeta Mustafa Xhani ose shumė i njohuri Mustafa Matohiti, atdhetar, veprimtar i Luftės sė madhe Antifashiste, Hero i Popullit.

Benjamin Franklin
Nė 17 prill 1790 mbylli sytė Benjamin Franklin, shkencėtari amerikan qė formuloi teorinė e vlerės, njėri nga pionierėt e studimit tė elektricitetit atomik dhe shpikėsi i rrufepritėses.

Turgut Ozal
Nė 17 prill 1993 u nda nga jeta Turgut Ozal, burrė shteti, ish-president i Turqisė, nismėtar pėr formimin dhe zbatimin e parimeve tė politikės sė zhvillimit tė industrisė, bujqėsisė dhe eksporteve nė vendin e tij.
Histori :: 17 Janar 2004, 600 vjetori i lindjes sė Gjergj Kastriot - Skėnderbeut
Postuar nga: Albo

Histori Versionet e historisė sė Gjergj Kastriotit, sipas autorėve tė hershėm. Viti jubilar, 600-vjetori i lindjes sė heroit tonė kombėtar

Kristo Frashėri pėr jetėn dhe veprėn e Skėnderbeut

Mbrojtėsi i qytetėrimit evropian nė fokusin e biografėve mė tė njohur tė botės

Njė vend me rėndėsi nė histografinė skėnderbegiane zė vepra e priftit italian tė shek XVIII, G. Biemi me titull “Historia e Gjergj Kastriot Skėnderbeut”, e botuar nė Breshia mė 1742 dhe e ribotuar po aty mė 1756.

Me veprėn e tij, Biemi u pėrpoq tė shkėputej nga Barleti, por edhe tė shkonte mė tej, ta zėvendėsonte tregimin e tij me njė burim tjetėr historik mė tė hershėm dhe mė bindės se vepra e humanistit shqiptar. Pėr tė realizuar kėtė synim ai ndoqi dy rrugė. E para, shfrytėzoi burime tė ndryshme historike parabarletiane, siē janė letrat e disa personaliteteve italiane bashkėkohore tė Skėnderbeut, si Fr.Philelphus, J.J.Pontanus, R. Volaterranus, krahas tyre njoftimet e dy kronistėve bizantinė tė po atij shekulli dhe mė nė fund dokumente tė arkivuara tė viteve tė heroit tė botuara nga O.Rinaldi, G. Sagredo, etj. E dyta, ai pretendoi se ishte zbuluar njė histori e Skėnderbeut shkruar latinisht dhe botuar nė Venedik mė 1480, pra rreth 30 vjet para veprės sė Barletit dhe si e tillė duhet besuar mė tepėr se tregimi i humanistit shqiptar. Biemi thotė se, vepra qė ai kishte shtėnė nė dorė ishte e dėmtuar, se i mungonin pėrveē emrit tė autorit disa fletė. Nga leximi i tekstit, shton ai, del se autori i veprės ishte njė shqiptar nga Tivari, i cili e kishte shkruar trajtesėn sipas tregimeve tė vėllait tė tij, njė oficer i gardės sė heroit. Biemi thotė mė tej, se nė fund tė veprės ndodhej njė shėnim latinisht. (Kėtu merr fund historia e Skėnderbeut, botuar prej njė shqiptari nė Venedik, shtypur nėn kujdesin dhe me shpenzimet e Erhard Radoltit nga Augsburgu nė vitin e Zotit 1480, mė 2 tė muajit prill, nėn qeverimin e tė shkėlqyerit dogjit Johan Mocenigos).

Rinia e heroit nė faqet e munguara

Faqet qė mungonin trajtonin, gjithnjė sipas Biemit, rininė e Skėnderbeut, ngjarjet e viteve 1443-1449, rrethimin e tretė tė Krujės dhe vdekjen e heroit. Nė mungesė tė emrit tė hartuesit tė kėsaj vepre me titull: “Historia e Skėnderbeut”, e botuar prej njė shqiptari, Biemi e quajti autorin Antivarino, por qė tani ėshtė bėrė zakon tė quhet Anonimi Tivaras. Nga pasazhet e Anonimit Tivaras, tė cilat Biemi i ka dhėnė nė pėrkthimin italisht, del se tregimi i tij pėr Skėnderbeun nuk ėshtė panegjirik si ai i Barletit. Ai flet me gjuhė tė matur. Nuk ka retorikė, pėrmend sukseset, por edhe dobėsitė. Dėmet qė pėsuan turqit nė fushėn e betejės nuk i jep tė fryra, po ashtu humbjet e shqiptarėve jo aq tė pakta siē i tregon humanisti shkodran. Duke u mbėshtetur tek Anonimi, Biemi mban njė qėndrim tė rreptė ndaj Barletit. Nga ana tjetėr, pėr tė treguar se ėshtė objektiv mban aty kėtu rezerva edhe ndaj vetė Anonimit. Po me gjithė korrigjimet qė i bėn Barleti, ai pajtohet me tė nė ēėshtjen thelbėsore tė historisė sė Skėnderbeut, pasi i pėrmend fitoren e shqiptarėve tė udhėhequr nga Skėnderbeu ndaj fushatave njėēerek shekullore tė ushtrive turke. Disa nga tė cilat u udhėhoqėn nga dy prej sulltanėve mė tė shquar tė perandorisė osmane: Murati II dhe Mehmeti II. Vepra e Anonimit, deri mė sot, nuk ėshtė gjetur nga askush, por edhe trajtesa e Biemit ra nė duart e historianėve tė interesuar gati njė shekull e gjysmė mė vonė. Si rrjedhim, deri nė fund tė shekullit tė XIX me gjithė hulumtimet arkivore, Barleti vazhdoi tė shėrbente si burimi kryesor pėr historinė e Skėnderbeut. Megjithatė, nė tė njėjtėn kohė tregimi i humanistit shkodran vazhdoi diku tė korrigjohej dhe diku tė plotėsohej nga tė dhėnat dokumentare qė dilnin herė pas here nė dritė. Historiani i shquar austriak, J. Hamer, nė veprėn e tij tė njohur “Historia e perandorisė osmane” botuar nė gjermanisht nė 1840, sado qė kaloi nėpėr duar, mjaft kronistė tė tė hershėm osmanė, tė cilėt lėshojnė breshėri mallkimesh ndaj Skėnderbeut, e pranojnė nė pėrgjithėsi tregimin e Barletit. Ne nuk zgjatemi me qėndrimet qė kanė mbajtur historianėt jo tė paktė tė shekullit tė XIX ndaj Barletit, por nuk do tė kalojmė pa pėrmendur dhe G. Voigt, biografin e Papės Pio II. Ky ėshtė kritiku mė i ashpėr i veprės sė Barletit. Nė vėllimin e tretė tė veprės, botuar nė Berlin nė 1863, ai e cilėson trajtesėn e Barletit si njė libėr gėnjeshtrash, e cila sado qė ėshtė ribotuar, shumė herė ka vlerė tė pakėt. Midis atyre qė nuk u pajtuan me tė ishte edhe historiani gjerman J.Ph, Fallmerayer. Nė veprėn e tij, “Elementi shqiptar nė Greqi” i botuar nė Mynih 1866, nė pėrgjithėsi e vlerėson trajtesėn e humanistit shqiptar, ndonėse diku e kritikon nė lidhje me saktėsinė historike tė njoftimeve qė jep. Nga penat e mėvonshme duhet tė pėrmendim F. Tajanin, sidomos konsullin austriak J. Episko, pasi kėta janė tė parėt qė krahas veprės sė Barletit dhe burimeve dokumentare nė atė kohė ende tė pakta, trajtuan e shfrytėzuan trajtesėn e Biemit, pra tregimin e Anonimit tė cilin e vlerėsuan si burimin mė tė hershėm historik pėr Skėnderbeun.
Kritika

Pas kėtyre vjen kritiku tjetėr i ashpėr i Barletit, historiani rumun N. Jorga, i cili nė vėllimin e dytė tė punimit gjermanisht “Historia e perandorisė osmane”, shpreh mendimin se vepra e humanistit shqiptar nuk ka asnjė vlerė si histori, se vlerėsimi i Barletit pėr Skėnderbeun ėshtė panegjirik, sepse fitoret qė i atribuohen Gjergj Kastriotit janė trillime. Se nė tė vėrtetė ai ka qenė kapedan ēetash qė pėsonte vazhdimisht disfata. Sipas tij, Barleti duhet besuar vetėm nė njoftimet e tij, qė vėrtetohen nga burime dokumentare, me njė fjalė Barleti nuk duhet besuar fare. Por gjykimi ndaj veprės sė Barletit, Jorga nuk e argumentoi me burime dokumentare. Pėr kėtė arsye, gjykimi i tij i rreptė nuk i bindi historianėt e mėvonshėm. Ai nuk bindi plotėsisht as nxėnėsin e tij rumun, C. Marineska, i cili nė dizertacionin e vet tė dokumentuar, Paris 1923, pasi konstatoi se Barleti me gjithė pasaktėsitė qė ka, nuk ėshtė kurdoherė pa mbėshtetje dokumentare, pohoi se ai duhet besuar jo kur vėrtetohet siē thotė Jorga, por kur nuk kundėrshtohet nga tė dhėnat dokumentare. Veēanėrisht historianėt shqiptarė nuk u bindėn nga gjykimi i jashtėm i Jorgės, madje ata vazhduan tė shihnin se veprat e Barletit dhe tė Biemit, dy burime kryesore pėr historinė e Skėnderbeut, sidomos nė ato raste kur nuk korrigjohen nga burimet dokumentare tė shekullit 15. Ky qėndrim duhet shkoqur te punimi i Nolit, “Historia e Skėnderbeut, mbretit tė shqiptarėve”, i cili krahas tė dhėnave dokumentare qė pati mundėsi tė shtinte nė atė kohė nė dorė shfrytėzoi gjerėsisht si Barleti ashtu edhe Biemin, madje duke e ēmuar mė tepėr tė dytin se tė parin. Duke ballafaquar me njėri-tjetrin, ai shkruan sido qė tė jetė historia e Anonimit, qėndron nė radhė tė parė jo vetėm se duket qė ėshtė shkruajtur prej njė njeriu qė shkoi jetėn e tij pranė heroit qė pėrshkruan, por edhe nga shkaku qė i rrėfen ngjarjet e mira dhe tė liga me ftohtėsi, dhe si historian prej race, pa shtuar dhe pa hequr, duke dhėnė motin, muajin dhe ditėn pėr ēdo betejė dhe veēanėrisht duke treguar disa intriga dhe komplote tė shėmtuara tė princėrve shqiptarė, tė cilat Barleti i quan pėr detyrė patriotike tė mos i pėrmendė. Mė tej, Noli pasi pranon argumentin qė jep Biemi se vepra e Anonimit u harrua dhe humbi pėr shkak tė latinishtes sė tij tė thatė, tė pakrehur dhe tė pakėndshme shton: “Qė ta themi shqip, Anonimi kėndonte bukur, por zėri si punonte fare”. Pėrkundrazi, pėr Barletin ai shkruan: “Me latinishten e tij elegante dhe stilin e tij tė kujdesur, ai fitoi lexuesė anembanė botės dhe bėri tė pavdekur kujtimin e Skėnderbeut nė Evropė. Si historian Barleti qėndron aq shkallė nėn Tivarasin sa e kapėrcen si shkrimtar. Kėndon ligsht, po ka zė tė bukur. Rrallė jep mot, muaj e ditė si Anonimi dhe veē ca datave tė pakta, tė cilat vėrtetohen edhe nga burime tė tjera, gabohet nė mė tė shumta. Fitoret i zmadhon, ngjarjet i zbukuron, gjėrat e papėlqyera i hedh kosh a i tregon si me pahir kur s’ka se se t’i fshehė, shtrin me mijėra turq tė vrarė nė fushėn e betejės dhe qė shqiptarėt e vrarė ishin ca dyzina mė pak”. Historiani tjetėr shqiptar qė u mor me Skėnderbeun ishte Xhevat Korēa, por ky nuk u ndal nė analizėn kritike ndaj dy biografėve tė parė tė heroit.

Pikėpyetjet

Nė dizertacion pėr doktoratė qė ai mbrojti nė Universitetin e Vjenės, i cili ėshtė botuar vetėm nė pėrkthimin shqip, ai trajtoi tri ēėshtje. A u ka propozuar Skėnderbeu venedikasve nė 1450, qė ti lėshojė Krujėn? A e kanė tradhėtuar Skėnderbeun mė 1457 dhe a ka qenė ky i shtrėnguar pėr t’u fshehur nė male e pėr tė shpėtuar jetėn e tij? A u ka paguar ai sulltanėve tribut tė pėrvitshėm? Tė gjitha kėto shtjellohen duke i ballafaquar kryesisht me tė dhėna dokumentare. Pas tyre vjen historiani tjetėr shqiptar, Athanas Gegaj, me disertacionin qė mbrojti nė Universitetin e Louvainit me titull “L’Albanie et l’invasion turque au XV-e siecle”, i cili u botua nė frėngjisht nė Paris mė 1937. Ėshtė vepra e dytė integrale nga autorė shqiptarė pas atij tė Nolit (1921) nė tė cilėn historia e Skėnderbeut dhe e luftės qė ai udhėhoqi ėshtė ndėrtuar duke ballafaquar aktet dokumentare me burimet tregimtare. Gegaj beson nė veprėn e Anonimit Tivaras, edhe pse deri atėherė, asnjė historian tjetėr, pėrveē Biemit, nuk e kishte pasur nėpėr duar. Ai e konsideron jo vetėm si veprėn mė tė hershme, por edhe mė objektive se atė tė humanistit shkodran. “Ne, shkruan ai, shohim te vepra e Biemit atė tė Tivarasit”. Historia e Anonimit Tivaras, shkruan Gegaj, na jep njoftime tė prera dhe tė sakta mbi shumicėn e ngjarjeve, pa e tepruar rėndėsinė e tyre. Nė vend qė tė bėjė apologjinė e Skėnderbeut, shpeshherė e kritikon qėndrimin e tij. Nuk i fsheh vėshtirėsitė e brendshme tė vendit dhe zbulon kritikat e komplotet e princėrve… Ajo na njeh me faktet tepėr tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me gjendjen e brendshme tė Shqipėrisė dhe me zakonet e banorėve tė saj. Thotė pastaj se, duke ballafaquar njoftimet e Tivarasit me tė dhėnat dokumentare, del se autori ka qenė mjaft i informuar dhe i pranishėm nė gjykimet e tij. Pėr kėtė arsye, pėrfundon Gegaj, ne e kemi shfrytėzuar kronikėn e tij si njė burim me vlerė. Disa vite mė parė se tė botohej vepra e Gegajt, historiani gjerman, Fr. Babinger, kishte shfaqur nė punimin e tij, kushtuar themelimit tė Elbasanit nė “Mitteilungen des Seminars fur Orientalische Sprachen an der Univers, zu Berlin”, dyshimin e pėrbashkėt qė kishte me kolegun e vet K. Ohly, se nuk ka ekzistuar asnjėherė njė trajtesė e botuar nga Anonimi Tivaras, siē pretendon Biemi. Dy vjet mė vonė, hyri nė skenė vetė K. Ohly, njė gjurmues i kualifikuar i inkunabulave. Nė punimin e tij, i botuar nė Gutenberg Jahrbuch” Mainz, 1933 njoftoi se gjatė hetimeve qė kishte kryer nė fondet e arkivuara tė punishtes shtypshkronjė tė Erhard Radoltit nė Venedik, nuk kishte gjetur asnjė gjurmė qė tė ishte botuar nė 1480, madje as mė vonė libri i Anonimit tė Tivarasit. Si rrjedhim, ai pohoi se trajtesa e Tivarasit ishte njė vepėr e trilluar nga Biemi, njė trillim nga mė tė rafinuarit dhe mė tė suksesshmit deri atėherė. Sipas tij, qėllimi i Biemit ka qenė qė tė rriste te historianėt konsideratėn ndaj veprės sė tij dhe njėherėsh ta zhvleftėsonte atė tė Barletit, e cila vazhdonte tė gėzonte prestigjin nė publikun evropian. Pėr tė pėrforcuar konkluzionin e kolegut tė tij, Fr. Babinger i botoi njė vit mė vonė njė punim tė posaēėm me titull: “Njė vepėr e falsifikuar mbi Skėnderbeun”, Berlin, 1934. Kjo akuzė po tė vėrtetohej, do tė ishte njė goditje e rėndė pėr historiografinė skėnderbegiane, e cila do tė privohej nga njė tregim objektiv mė bindės se ai i Barletit nė dėm tė historisė sė heroit tė shqiptarėve. Historiani shqiptar Ath. Gegaj, i cili traktatin e vet shkencor e botoi mė 1937, duket se nuk i njihte akuzat e dy historianėve gjermanė ndaj Biemit, ndonėse ato qenė botuar disa vite mė parė. Ky mosinformim i dha rast historianit rumun, FR. Pall t’i kujtonte historianit shqiptar nė recensionin qė botoi flakė pėr flakė pėr atė vit, “Njė histori e re e Skėnderbeut”. Vėrejtje mbi librin e zotit Gegaj, se Biemi ishte stigmatizuar si falsifikator nga Babinger e nga Ohly dhe se shfrytėzimi prej tij i Anonimit Tivaras e kishte dėmtuar veprėn e vet aq tė ngjeshur me tė dhėna dokumentare...


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.