Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Armiku, kur mori pendėn nė dorė, si deshi shkroi
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 126 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Sport :: Flet kampioni kombėtar i boksit, Lufti Gega
Postuar nga: Albo

Sport INTERVISTA/Flet kampioni i boksit, Lutfi Gega


"Ju rrėfej vuajtjet e mia nė rrugėn drejt suksesit"

Jeton nė njė dhomė 2 x 3 m, ndėrtuar me blloqe sipėr tarracės sė njė ish-magazine tė vjetėr nė Shkozet tė Durrėsit.


ANA XHEKA/DURRES

Ndjesia e parė qė tė imponohet sapo futesh brenda 4 mureve tė saj, ėshtė njė i ftohtė i hidhur qė vjen sa nga blloqet e pėrdorura pėr ndėrtim, po aq dhe nga tė ēarat e sipėrme tė asaj qė tė jep idenė e ēatisė, por qė nė fakt s'ėshtė gjė tjetėr veēse njė sipėrfaqe letėr katarmaje e vendosur sipėr mureve. Njė krevat tek i vjetėr, njė gjysmė komedinė sipėr sė cilės ėshtė vendosur njė televizor dhe dy kolltuqe tė rrjepur prej lėkure gri janė gjithēka qė mbulon dyshemenė e akullt tė pashtruar tė kėsaj dhome. Nė cep tė komodinės njė qese plastike me disa albume fotografish dhe 6 medalje tė ndryshme sportive ėshtė dėshmia e vetme e kėtij paradoksi mjeran, por gjithsesi tė vėrtetė. Kėtu jeton prej pak mė shumė se njė vit, Kampioni aktual Kombėtar pėr peshėn 64 kg, 22-vjeēari, Lutfi Gega, i cilėsuar gjatė kampionatit tė kaluar edhe si "Boksieri mė luftarak shqiptar". Lutfi Gega ėshtė boksieri qė do tė pėrfaqėsojė ngjyrat kuqezi nė ndeshjet e boksit profesionist qė do tė zhvillohen nė pallatin e sportit "Ramazan Njala" nė muajin shkurt, nė kuadėr tė mbrojtjes sė titullit "Kampion i Evropės Lindore", nga boksieri tjetėr durrsak, Kreshnik Qato. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetėn "Panorama", boksieri ka rrėfyer jetėn e tij nė sportin e boksit, por ka folur edhe pėr sfidėn e ardhshme.

U shpallėt pėr herė tė dytė Kampion Kombėtar pėr peshėn (nė vitin 1998 pėr peshėn 45 kg dhe nė vitin 2004 pėr peshėn 64, kg) si dhe "Boksieri mė luftarak shqiptar". Ēfarė ka ndryshuar ky fakt nė jetėn dhe karrierėn tėnde sportive?
Tė qenit Kampion Kombėtar nė jetėn time nuk ka ndryshuar absolutisht asgjė. Nė aspektin moral ka rritur ndjeshėm ndjenjėn e pėrgjegjėisė dhe tė kėrkesave tė mia ndaj vetvetes. Ndėrsa, pėr sa i pėrket karrierės sime sportive, sigurisht, mė ka hapur dyer tė tjera pėrfaqėsimi dhe konkurrence qė nuk i ka njė boksier i zakonshėm. Paralelisht i ka shtuar pėrgjegjėsitė e mira sportive qė kėto dyer t'i shfrytėzoj sa mė mirė nė interesin tim dhe tė vendit tim pėr arritje tė tjera mė tė mėdha.

Pse pėrveē titullit Kampion Kombėtar, nė vitin 2004 u vlerėsove edhe si "Boksieri mė luftarak shqiptar"?
Nuk e di, ndoshta pėr faktin se gjatė tė gjitha ndeshjeve sulmoja. Nuk pushoja kurrė sė sulmuari. Unė nuk mund ta konceptoj dot veten time nė ring ndryshe nga njė motor ringu, qė nė qendėr tė luftės sportive duhet tė vėrė sulmin e vazhdueshėm.

A ka qenė e vėshtirė pėr ty tė arrish kėtė titull ?
Vėshtirėsitė e mia kanė qenė gjithmonė ato ekonomike. Fati nuk ka qenė dashamirės me mua, duke mė servirur ngjarje tė hidhura njėra pas tjetrės qė kur isha fėmijė i vogėl, ngjarje tė cilat mė kanė bėrė mė tė fortė dhe mė kėrkues. Nė moshėn 9-vjeēare mė vdes nėna, pas njė sėmundje zemre qė iu shfaq pak vite pas lindjes sime. Ky ėshtė momenti mė i vėshtirė i jetės sime, kur fati mė goditi pa mėshirė me gjuajtjen mė fatale pėr njė fėmijė, duke mė lėnė jetim. Jetova pėr shumė vite me tim atė, motrėn dhe vėllanė mė tė madh. Motra ime u shndėrrua nė njė nėnė tė dytė pėr ne mė tė vegjlit, por kuptohet qė u rrit ngarkesa edhe pėr ne. Pavarėsisht se ishte 5 vjet mė e madhe se unė, edhe ajo ishte fėmijė nė atė kohė. Mjerimi dhe varfėria u bėnė refreni i pėrditshėm i sakrificės sonė pėr tė jetuar. Ishin vitet '90 kur tė gjeje njė punė qoftė edhe nga mė tė rėndomtat, ishte luks i madh. Tė ardhurat e vetme pėr familjen tonė ishin njė pension i pjesshėm tepėr modest i babait. E kėshtu, mes kėsaj varfėrie tė skajshme vitet kalonin, unė rritesha dhe bashkė me mua edhe dėshira pėr boksin, derisa nė moshėn 14-vjeēare, pas kohėsh imitimi tė boksierėve nė dhomėn tonė tė vogėl iu luta trajnerit tė atėhershėm tė tė rinjve tė "Teutės" tė mė pranonte nė radhėt e kėsaj skuadre. Trajneri Hekuran Shkaba, pasi mė provoi disa ditė vendosi tė mė pranojė. Kjo ka qenė dita mė e lumtur e fėmijėrisė simė. Trajneri vazhdimisht na pėrcaktonte menunė e ushqimit pėr tė qenė nė njė formė optimale sportive dhe tė aftė nė ring. Varfėria e familjes sime nuk mė lejonte tė respektoja nga kjo menu asgjė mė tepėr se sa gotėn e ēajit e parashikuar pėr mėngjes dhe pėr darkė. Dhe mua mė shoqėronte ēdo ditė frika dhe ankthi pėr pasojat qė do tė kishte mosrespektimi i saj nė stėrvitje apo ndeshjet e boksit. Haja veten me dhėmbė, pėr tė qenė i barabartė me tė tjerėt dhė pėr tė mos i lėnė trajnerit tė kuptonte se kisha edhe 24 orė pa futur gjė nė gojė. Ka qenė periudha kur problemi i veshjes, konsiderohej i zgjidhur pėr shqiptarėt (fundi i viteve '90), por jo pėr mua. Nė shumė turne tė tilla, sidomos, gjatė dimrit, rrobat e mia m'i falte apo m'i jepte borxh nga tė djemve tė tij, trajneri Hekuran Shkaba. Shpeshherė nė ring mė pushton ndjesia sikur luftoj ndaj tė gjitha vėshtirėsive dhe pengesave qė mė ka dhuruar fati deri tani, kjo ndoshta mė bėnė mė sulmues dhe luftarak.

A je ndier ndonjėherė i pavlerėsuar objektivisht nė ndeshjet kombėtare apo ndėrkombėtare?
Shumė herė, por nuk dua t'i kujtoj apo t'i pėrmend tė gjitha. Vujatjet e jetės kanė edukuar ndoshta tek unė, edhe njė pėrulėsi ndaj realitetit sidoqoftė ai, kėtu futen edhe vlerėsimet qė mė kanė bėrė shpesh arbitrat e vendit apo tė huajt nė ndeshjet sportive. Vlerėsimi subjektiv, jo real nė pėrzgjedhjen e boksierėve pėr Lojėrat Olimpike tė Athinės vitin e kaluar, ėshtė njė nga brengat e mia sportive mė tė mėdha, por gjithsesi fati mė ka mėsuar tė shoh gjithmonė pėrpara.

Sapo keni pėrfunduar njė dhomė tė vogėl me blloqe qė u shėrben si vendbanim, po deri tani si e kishit zgjidhur problemin e strehimit?
Pasi pėrfundova ushtrinė, problemi i strehimit ka qenė njė nga ngėrēet e shumta tė jetės sime. Pėr njė periudhė kohe jetova nė shtėpinė e familjes sė motrės time (tashmė e martuar), por kjo situatė s'mund tė ishte kurrsesi e pėrhershme. Baraka e vogėl e familjes sonė sė dikurshme, tashmė nuk ekzistonte mė. Mundėsitė e strehimit diku tjetėr ishin shumė tė limituara. Nė kėtė moment tė vėshtirė kur rrezikoheshe tė flije nė rrugė, falė ndihmės sė presidentit tė shoqatės "Rilindja durrsake", tė boksierėve profesionistė, zotit Mehmet Rapēe (ku unė aderoj aktualisht) dhe trajnerit Hekuran Shkaba, arrita tė siguroj njė kredi minimale prej 20000 lekėsh tė reja nga Pro Credit Bank. Me kėto lekė ndėrtova vetė kėtė dhomė qė ėshtė shumė e dashur pėr mua, pasi kam njė strehė timen ku fus kokėn, shtrihem, ēlodhem, mendoj apo shoh teknikat e boksit nė televizor. Kuota mujore e shlyrjes sė kredisė ėshtė 10000 lekė tė reja. Kėtė kuotė e pėrballoj nga tė ardhurat mujore qė mė paguan zoti Rapēe. Shpesh ka mospėrputhje tė datave tė pagesės sime dhe asaj tė shlyerjes sė kredisė. Nė kėto raste detyrohem tė shfrytėzoj njohjet personale tė trajnerit Shkaba me kambistėt.

Po tani si e siguroni jetesėn?
Qė nga vdekja e nėnės jam mėsuar tė bėj ēdo punė vetė. Laj me dorė ndėrresat dhe bėj ēdo punė tjetėr shtėpie pa pėrtesė. Pėr tė jetuar deri tani mundėsia e vetme qė mė ėshtė ofruar ka qenė puna e krahut. Punoj nė firma tė ndryshme ndėrtimi, sa herė qė gjej punė, pa abuzuar asnjėherė me kohėn e angazhimit sportiv. Puna e krahut mė shėrben edhe si element produktiv stėrvitjeje.

A ta siguron kjo lloj pune respektimin e menusė sė ushqimit tė domosdoshėm pėr njė boksier?
Tė ardhurat e mia mujore rrallė mė lejojnė njė konsum qė maksimalisht shkon nė 30% tė ushqimit qė pėrcakton menuja ime. Prej mė shumė se njė muaji, Z.Rapēe ka prenotuar dy vaktet kryesore tė ditės (sipas menusė sportive) nė njė nga restorantet mė tė mira tė qytetit, gjė qė ka ndikuar ndjeshėm nė rritjen e energjive dhe tė treguesve tė tjerė sportivė. Pėr kėtė dhe tė tjerat, dua ta falėnderoj atė nė mėnyrė tė veēantė.

Ju jeni pėrzgjedhur si boksieri qė do tė luftojė pėrkrah Qatos nė ringun e pallatit tė sportit "Ramazan Njala", ndaj boksierėve profesionistė ndėrkombėtarė nėn ngjyrat kuqezi. Mendoni se do tė fitoni?
Kam besim absolut nė fitoren time. E vlerėsoj shumė faktin se jam pas Kreshnikut, i dyti qė pėrfaqėsoj boksin profesionist shqiptar nė takime ndėrkombėtare dhe pėr mė tepėr nė njė eveniment tė tillė siē ėshtė ai i mbrojtjes sė titullit tė madh "Kampion i Evropės Lindore" pėrkrah shokut tim tė fėmijėrisė, Kreshnik Qato, nė qytetin tonė tė lindjes. Nėn njė kujdes dhe stėrvitje maksimale tė trajnerit Hekuran Shkaba, kam arritur tė pėrmirėsoj dukshėm treguesit cilėsorė sportivė dhe sidomos rezistencėn. Koha ime stėrvitore ditore tani shkon nga 5 deri nė 6 orė. Pėr herė tė parė do tė pėrballoj njė ndeshje me 6 raunde nga 4 raunde qė kanė pasur ndeshjet e zhvilluara deri tani me boksin amator. Arma ime mė e sigurt mbetet sulmi i pandėrprerė dhe saktėsia nė gjuajtje. Teknikėn ndėrkombėtare tė boksit e njoh nėpėrmjet televizorit dhe ndeshjeve tė mia me boksierė tė huaj. Dy raundet e para, mendoj se do tė mė mjaftojnė pėr ta studiuar dhe pėr tė pėrgatitur skenarin e fitores ndaj kundėrshtarit, kushdo qoftė ai. Ky ėshtė njė moment vendimtar pėr mua, pėr boksin durrsak dhe atė kombėtar. Kam pėrgjegjėsinė e pėrfaqėsimit tė mbi 100 boksierėve durrsakė, tė pėrpjekjeve dhe mundit tė tyre ndėr vite pėr t'u pėrfaqėsuar nė boksin profesionist, tė pėrkushtimit tė trajnerit dhe tė presidentit tim. Kam detyrimin e madh moral pėr tė pėrfaqėsuar denjėsisht ngjyrat e kombit tim nė Durrės dhe pėr tė materializuar sakrificėn time tė madhe, pėr tė mbijetuar si njeri dhe si sportist, prandaj kam besim tė madh se do tė fitoj.


Trajneri Shkaba: Lutfiu, mė i miri qė kam nxjerrė

Ndėrsa nis tė flasė pėr Lutfiun, trajneri Shkaba pėr herė tė parė pėrlotet. "Kam nxjerrė nga duart e mia 400 boksierė, rrėfen "Mjeshtri i Sportit", por Lutfiu mbetet pėr mua pika mė e dobėt. Ka fituar njė dashuri atėrore tė patjetėrsueshme tek unė. I ati ma ka besuar qė tė vogėl, duke mė thėnė: 'Zemra e tij rreh pėr boksin, ėshtė i yti, bėj me tė ē'tė duash'". Pėr Shkabėn, Lutfiu mbetet boksieri mė i disiplinuar teknikisht, mė i edukuari, mė i paepuri dhe mė luftaraku nė ring. Ai tregon se Lutfiu kurrė nuk ia ka bėrė fjalėn dysh, edhe pas fitimit tė shumė titujve dhe medaljeve dėgjon dhe respekton kėshillat e trajnerit, si nė ditėn e parė tė stėrvitjes. Trajneri Shkaba ėshtė i bindur nė fitoren e Gegės ndaj kundėrshtarit tė radhės. Sipas tij treguesit tekniko-sportivė tė Kampionit aktual Kombėtar janė tė njė niveli tė tillė, qė premtojnė njė Kampion Bote tė ardhshėm. Lutfiu sulmon me tė majtėn, tregues ky qė sipas Shkabės takohet rrallė te boksierėt dhe qė pėrbėn avantazh nė ring. Ndėrsa sulmi dhe shpirti luftarak konsiderohen dy pikat mė tė forta tė Lutfiut, trajneri ka vendosur t'ia kushtojė periudhėn e ardhshme stėrvitore, perfeksionimit tė elasticitetit dhe atletikės nė ring, pėr t'i dhėnė figurės sė tij, siē shprehet ai vetė, konfiguracionin e njė fituesi dinjitoz tė boksit profesionist.


Karriera sportive e Gegės

Lindi mė 18/04/1982 nė qytetin e Durrėsit.
Nė moshėn 14-vjeēare aktivizohet pėr herė tė parė nė boksin amator me tė rinjtė e "Teutės".
Nė moshėn 16-vjeēare shpallet Kampion Kombėtar pėr peshėn 45 kg. Pėrfaqėson boksin shqiptar nė shumė takime kombėtare dhe ndėrkombėtare, duke u aktivizuar me ekipin e "Shqiponjės"
Nė vitin 2004, shpallet Kampion Kombėtar pėr peshėn 64 kg dhe vlerėsohet "Boksieri mė Luftarak Shqiptar".
Nė shkurt 2005 do tė pėrfaqėsojė pėrkrah Kreshnik Qatos, boksin profesionist shqiptar nė evenimentin e madh sportiv tė mbrojtjes sė titullit "Kampion i Evropės Lindore" nė qytetin e Durrėsit.


Kortezi e gazetes Panorama


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.