Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Sikur te gjitha bamiresite te beheshin vetem nga meshira, te gjithe lypsat do kishin vdekur. Shperndarsja me e madhe bamiresive eshte frika.
--- Nietzsche

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 125 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Revista "Biblioteka, zėri i Shqipėrisė"
Nė 28 mars 1919 doli nė Sofje numri i parė i revistės "Biblioteka, zėri I Shqipėrisė", e drejtuar nga patrioti Themistokli Gėrmenji. Ishte politike e letrare nė shqip e pjesėrisht nė anglisht e frėngjisht.

Dr.Besim Zyma
Nė 28 mars 1901 u lind nė Kopyly tė Turqisė dr.Besim Zyma, njėri nga mjekėt tanė mė tė mirė, otorinolaringolog i shquar, qė la edhe mjaft studime me vlerė, si: "Sėmundjet veshė-hundė-fyt", "Mjekimi i vetvetes", etj.Vdiq nė vitin 1983.

Bartolomeo della Porta
Nė 28 mars 1472 u lind piktori i njohur italian Bartolomeo della Porta, njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė Rilindjes sė hershme, nga i cili kanė mbetur veprat e mrekullueshme: "Madona e mėshirshme", "Vajtimi i Krishtit", etj.

Maksim Gorki
Nė 28 mars 1868 u lind nė Nizhni Novgorod tė Rusisė shkrimtari i madh Aleksej Maksimoviē Peshkov, i njohur nė botėn e letrave si Maksim Gorki bashkė me veprat e tij: "Zgalemi", "Makar Ēudra", "Jeta e Klim Samginit", "Nėna", "Vepra e Artamonovėve", etj.
Histori :: Leka i Madh nė pėrfytyrimin e shqiptarėve
Postuar nga: Skampa

Histori Qė nga lashtėsia, shkruhet qartė pėr kėtė.

Figurat e shquara tė historisė botėrore, Pirroja dhe Aleksandri (Leka i Madh) i kanė frymėzuar dhe inkurajuar ndjeshėm shqiptarėt nė luftėrat e tyre pėr liri e pavarėsi. Duke filluar sė paku nga shek. XV, shqiptarėt i kanė konsideruar ata si paraardhės tė denjė tė tyre. Arsyet pėrse kėto figura u bėnė kaq popullore dhe hynė aq thėllė nė ndėrgjegjen e shqiptarėve duhen kėrkuar nė lėvizjen humniste tė rilindjes italiane, nė njohjen e historisė dhe kulturės antike, nė leximin nga elita intelektuale shqiptare e kohės sė trashėgimisė antike, tė veprave tė autoreve tė greko-romakė dhe tė gjithė letėrsisė humaniste, me pikėsynim njohjen e rrėnjėve tė historinė sė vendit, tė sė kaluarės sė tij, etj.

Kėshtu, historiani i ynė i shquar, M. Barleti, qė nė titullin e veprės sė tij "Historia e Skėnderbeut" e njehson Skėnderbeun si epirotas: "Marin Barleti, shkodran, mbi jetėn dhe veprat e Skėnderbeut, princit shumė tė ndritur tė epirotasve". Nė dedikimin qė Barleti i bėn nipit tė Skėnderbeut, kastriotasit don Ferrante, autori shkruan: "Kur mendoj, o princ i ndritur don Ferrante, gjendjen e tanishme tė Epirit dhe se si kjo gjenje ka qenė dikur, nuk mund ta shkruaj historinė e saj". Barleti e vendos principatėn e Kastriotėve nė Epir. "Gjatė kėsaj kohe nė Epir - shkruan ai - shquhej ndėrmjet mbretėrve tė vegjėl dhe princėrve tė tjerė emri fisnik i Gjon Kastiotit pėr sundimin e tij si nė qytete tė tjera e nė Krujė veēanėrisht". Por njėherėsh me Pirron Barleti njeh si pararadhės tė shqiptarėve edhe Aleksandrin e Maqedonisė. Kjo shprehet sidomos qartė nė hyrjen e veprės, kur autori spjegon shkaqet qė e nxisin tė shkruajė historinė e Skėnderbeut: "Pėrkundrazi, gjithė lumturia dhe lavdia epirote u pėrplas pėrdhe nga kulmi i saj me nam, pothuaj nė njė ēast dhe liria u shemb e u thėrrmua aq sa tė mos duket tanimė fare asnjė gjurmė dhe asnjė shenjė e bujarisė sė stėrlashtė. Prandaj sikur tė ngjallej ai Aleksandri i mjerė qė i pari bėri tė mbahej nė gojė emri i fisit dhe i skeptrit nė zverk tė gjithė atyre popujve, sikur tė kthehej nė kėtė jetė ai mjeshtri i luftėrave, Pirroja, me siguri, nuk do ta njihnin Maqedoninė e tyre, nėnėn e kryetrimave, do ta braktisnin vendin qė e patėn vatėr tė lirisė dhe do ta pėrbuznin si tė zvetėnuar." (M. Barleti, Historia e Skėnderbeut, f. 50).

Barleti pra pėrdor dy koncepte pėr Shqipėrinė e kohės sė tij, konceptin Epir dhe Maqedoni. Duke bėrė fjalė pėr rrethimin e dytė tė Shkodrės dhe pushtimin e saj nga turqit (1479) Barleti shkruan kėto fjalė pėr Maqedoninė. Sulltani "menjėherė u hodh nė Maqedoni qė sot nė gjuhėn popullore quhet Arbėri, sepse arbėrorėt e atij vėndi thuajse tė gjithė flasin gjuhėn arbėrore". Nė kėtė vepėr pushtimin e Shqipėrisė Barleti e quan pushitm tė Maqedonisė nisur nga fakti se Shqipėria kishtė qenė pjesė e saj nė kohėn e Aleksandrit tė Madh. "Shkrodra - shkruan Barleti - ėshtė qendra e bregut tė Maqedonisė dhe e asaj pjese tė Dalmacisė qė e ka afėr", ndėrsa mė tej shkruan se "Shkodra ishte qyteti mė i pėrmendur dhe kryeqendra e Shėqipėrisė". Sulmet e para turke mbi tokat shqiptare Barleti i quan sulme tė ndėrmarrra ndaj Maqedonisė. Kėtė emėrtim pėr vendin pėrdor autori kur bėn fjalė pėr betejėn qė u zhvillua Savėr (afėr Lushnjės) midis turqve dhe Balshės II (1385). Por krahas emėrtimit Maqedoni Barleti pėrdor edhe emėrtimin Epir. Epiri vdiq - shkruan ai - bashkė me kryetrimin (Skėnderbeun - LM). (Barleti, vep. cit. f. 51).

Barleti, si tė gjithė humanistėt e kohės, bazohej tek autorėt e vjetėr greko-latinė, si Homeri, Straboni, Plini, Platoni, Lukani, Katoni, Cezari. Pra, Barleti pėrdor pėr vendin e tij, Shqipėrinė, emėrtime antike, tė njohura prej autorėve tė vjetėr tė lartpėrmėndur.

Sipas Strabonit, ilirėt dhe epirotėt ndaheshin me grekėt e vjetėr nė Akarnani. "Sipas Eforit, - shkruan vetė Straboni nė veprėn e tij Gjeografia (libri VII, paragrafi VI) - fillimi i Greqisė nė perėndim ėshtė Akarnania". Sipas Herodotit, Greqia e vjetėr shkonte deri nė grykėn e Teropileve. Duke bėrė fjalė pėr luftėn nė grykėn e e Termopilave Herodoti njofton se "grekėt vunė mbretin Leonidha me 300 spartanė tė mbronin grykėn e Termopileve, me qėllim qė barabarėve (persėve - LM) t’u ndalohej hyrja nė Greqi. Pra, gryka e Termopileve shėnonte kufirin verior tė Greqisė. Sipas Hamondit, njė studiues i shquar anglez, Straboni ka bėrė njė dallim tė plotė midis fiseve ilire, fiseve epirote dhe fiseve greke. Vija ndarėse nė jug midis ilirėve dhe epirotėve ishin malet Akrokeraune (malet e Vetėtimės - LM), ndėrsa vija ndarėse midis epirotėve dhe grekėve ishtė gjiri i i Ambrakisė (sot gjiri i Artės - LM ) Ndėrsa vija ndarėse midis grekėve dhe Tesalisė ishte lumi Peneus. Pra, Tesalia nuk ishtė tokė greke.

Po kėshtu shkruan edhe Skylaksi, njė tjetėr autor i vjetėr. Sipas tij, Greqia fillonte nga qyteti i Ambrakisė. Nė veprėn e tij Peripleus, ai shkruan se "pas Thesprotisė vijnė mollosėt dhe pas tyre Ambrakia, njė qytet grek".

Tuqididi dhe Straboni i quajnė fiset epirote jo popullsi greke. Historiani i shquar i antikitetit, Teodor Momsen, i quan epirotėt shqiptarė tė antikitetit. Nė librin e tij "Storia di Roma" (1903), duke bėrė fjalė pėr Pirron dhe marrjen e pushtetit nga ana e tij, Momsen shkruan se "tė gjithė shtrėnguan radhėt rreth tij, epirotėt, trima, shqiptarėt e antikitetit" (i valorosi epiroti, gli albanesi dell’antichitį). Nisur nga kėta autorė Barleti e quan Skėnderbeun epirotas dhe Shqipėrinė herė Epir dhe herė Maqedoni. Madje, ai shkruan Epiri ose Maqedonia, emra kėta tė pėrdorur nga autorėt e vjetėr pėr trojet e shqiptarėve tė kohės sė tij. Epirotas e quajnė Skėnderbeun edhe shumė historianė tė tjerė humanistė tė shek. XV - XVI.

Antonius Sabelicus (1436-1506) nė veprėn e tij "Historia e Venedikut" (Rerum Venetiarum), duke folur pėr Skėnderbeun e quan atė epirotas, ndėrsa zotėrimet e tij Epir.Edhe njė autor tjetėr, anonim, nė njė vepėr me karakter panegjerik, kushtuar perandorėve tė Bizantit, tė shkruar rreth viteve 1427 - 1446 shkruan se "Epiri banohej nga shqiptarė. Edhe tani - shkruan ky autor - gjithė ai vend (Epiri - LM) banohet i veēuar, nė grupe tė vogla dhe fshatra nga popullsi shqiptaro-ilire". Dhimitėr Frangu, njė bashkėkohės i Skėnderbeut, e quan Epirin pjesė tė Shqipėrisė. "Skėnderbeu, princi i Epirit -shkruan Frangu - ishte djali i vogėl i zotit Gjon Kastrioti qė zotėronte atė pjesė tė Shqipėrisė qė quhet Emathia (Mat) dhe Tumenisht" (Demetrio Frango, Commentario delle cose dei turchi et del S. Georgio Scanderbeg, principe di Epiro, Venetia, 1539). Edhe Marin Beēikemi, njė shkrimtar humanist i shek. XV qė ka lėnė njė pėrshkrim tė rrethimit tė parė tė Shkodrės nga turqit (1474), pushtimin e Shqipėrisė nga kėta nė kohėn e Gjon Kastiotit e quan pushtim tė Epirit.

Tė dhėna interesante pėr Epirin jepen edhe nė letėrkėmbimin midis Skėnderbeut dhe sulltan Mehmetit II, pėr tė cilin bėn fjalė Dhimitėr Frangu. Sipas tij, Mehmeti II nė kėmbim tė paqes pranonte ta quante Skėnderbeun princ tė epirotėve (Prencipe delli Epirensi). Ndėrsa Skėnderbeu nė pėrgjigje tė tij i bėnte tė ditur se kėtė titull e kishte marrė prej kohėsh pėr hir tė Zotit. Skėnderbeu i shkruante Mehmetit II edhe pėr kurorėzimin qė priste ng Papa Piu II si mbret i Epirit dhe i tė gjithė provincės sė Shqipėrisė (Re dell’Epiro et di tutta la provincia d’Albania). Burimet historike tė nxjerra nga arkivat e kohės provojnė se edhe veten dhe shqiptarėt e quanin veten epirotas dhe pasardhės tė Pirros dhe tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė. Ėshtė e njohur njė letėr e tij dėrguar mė 31 tetor 1460 njė princi italian tė Tarentinit Johan Antonius de Ursinis.

Nė qoftė se kronikat tona nuk gėnjejnė, ne quhemi epirotė. Skėnderbeu pėrmend nė letėr si paraardhės tė shqiptarėve edhe Pirron e Epirit dhe luftėrat e tij fitimtare nė Itali. Besimi se shqiptarėt rridhnin nga Pirroja ishte mė se i pėrgjithshėm edhe te turqit. Duke bėrė fjalė pėr qėndresėn heroike tė shkodranėve nė 1478 - 1479, Barleti shkruan kėto fjalė tė thėna nga njė oficer i lartė turk: njeriu nė botė ndjek gjurmėt e gjakut e tė fisit tė vet, ky ėshtė ligj, pra edhe shqiptarėt kanė shpirtin dhe zjarrin e Pirros, sepse prej tij rrjedhin.

Kjo letėr tregon se nė vetėdijėn e tyre shqiptarėt e njihnin veten si pasardhės tė Pirros dhe njėherėsh tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė. Nė Shqipėri e vendos Epirin edhe njė bashkėkohės tjetėr i Skėnderbeut, Gjon Muzaka. Nė kronikėn e tij tė shkruar nė mėrgim, pas pushtimit tė vendit, autori shkruan "l’Epiro in Albania". Po kėshtu, edhe shkrimtari i ynė Frang Bardhi nė kapitullin tretė tė fjalorit tė tij, kur pėrshkruan fjalėn "Arbni" shkruan se "ky ėshtė emri i saktė i disa kėshtellave qė i pėrkasin asaj pjese tė Maqedonisė e cila quhet Epir ose Albani" (Hoc est propria nomina nonnularum, atque Castellorum ad eam partem Macedoniae spectantium, quae Epirus sive Albania dicitur). Duke bėrė fjalė pėr Shkodrėn, autori shkruan se ky qytet ndodhet nė Epir ose ndryshe Shqipėri (Scodra - vrbs in Epiro, seu Albania).

Si sinonim tė Shqipėrisė e quan Epirin edhe gjeografi i shquar i shek. XVI Gerardius Mecator (1512 - 1594). Nė atlasin e tij, "Theatrum Orbis", autori shkruan: "Epiri, i quajtur ndryshe Shqipėri" (L’Epiro detto l’Albania). Njė barazim tė tillė tė Arbėrisė me Maqedoninė bėn edhe historiani humanist Gjergj Merula nė veprėn e tij qė bėn fjalė pėr rrethimin e parė tė Shkodrės nga turqit mė 1474. Sipas tij sulltani vendosi tė sulmonte atė pjesė tė Maqedonisė qė gjendet buzė Adriatikut e qė sot quhet Arbėri. Po ashtu, sipas tij, "Shkodra ishtė mu nė kufi me Dalmacinė dhe Maqedoniė". Mė tej, bazuar tek autorėt e vjetėr, Merula shkruan se lumi i Lezhės "ndan Dalmacinė nga Maqedonia". Duke bėrė fjalė pėr ardhjen e ushtrisė sė madhe turke, autori shkruan se tmerri pėrfshiu jo vetėm krahinėn e Shkodrės, por tė gjithė "banorėt e bregut tė Ilirisė dhe tė Maqedonisė", pra tėrė vendin. Frang Bardhi e quan gjuhėn epirote gjuhė shqipe, tė cilėn turqit e quajnė "arnautēe". (Epirote = Iarbenesche, Turciche Arnautlar). Po kėshtu edhe Budi e quan shqipen gjuhe epirote. Kėtė autori e shpreh qartė qė nė titullin e veprės "Pasqyrė e tė rrėfyemit" pėr tė cilėn thotė se e ka pėrkthyer nė gjuhėn epirote (Speculum Confessionis, In epiroticum linguam a Pietro Budi... traslatum. Roma, 1621).

Por, siē u tha, krahas Pirros autorė tė ndryshėm bėjnė referenca tė shqiptarėve edhe me Aleksandrin e Madh. Arsyet duhen kėrkuar nė faktin se e ėma e tij ishte Olimpia, njė grua jo greke, por epirote. Njė nga statutet e Shkodrės, tė botuara kohėt e fundit (Statuti di Scutari), hapet me njė privilegj dhėnė Shkodrės nga Aleksandri i Madh. Barleti e shpjegon emrin e Skėnderbeut nga Aleksandri i Madh i Maqedonisė, pikėrisht nisur nga fakti se shqiptarėt e konsideronin vetėn pasardhės tė tij.

Frang Bardhi shkruan se Shkodra ishte themeluar prej Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė (Scodra esse conditam ab Alexandro Magno). Bardhi shkruan se kėtė e besonin edhe vetė turqit dhe pikėrisht pėr kėtė arsye edhe e quanin Skėnderia pėr ta dalluar nga qyteti i Aleksandrisė nė Egjipt, i themeluar nga Aleksandri i Madh. Mendimi se Shkodra ishte theemluar nga Aleksandri i Madh qarkullonte nė fakt qė nė kohė tė Barletit. "Tashti pra, shkruan Barleti - disa tė huaj thonė se Shkodra paska qėnė themeluar nga Aleksandri i Madh". Sipas Barletit, kėtė e besonin tė gjithė edhe vetė muhamedanėt shkojnė me kėtė arsyetim, sepse Shkodrėn nė gjuhėn e vet e quajnė Skanderi dhe ky arsyetim, sipas shpjegimit tė tyre, ėshtė njė me emrin Aleksandri. Barleti vetė nuk e besonte kėtė mendim. Sipas tij, Shkodra ishte mė e vjetėr dhe themelimim e saj ai e lidh me tė dhėna tė tjera. Pavarėsisht nga kjo, edhe Barleti e shpjegon emrin e Skėnderbeut si njė emėr tė dhėnė nga turqit nė kujtim tė Aleksandrit tė Madh qė shqiptarėt e konsideronin paraardhės tė fisit tė tyre.

Kėshtu, duke bėrė fjalė pėr ndryshimin e emrave tė bijve tė Gjon Kastriotit nga turqit, Barleti shkruan: "Epirotėve, pasi ua ndėrruan emrat e parė, u vunė tė tjerė, tė ndryshėm, sipas zakonit tė asaj gjindjeje. Gjergji, qoftė rastėsisht, qoftė pse ishte mė i dalluari ndėr tė tjerėt pėr natyrėn e tij, u quajt Skėnder, qė ėshtė baraz me (emrin) tonė Aleksandėr". Barleti bėn tė qartė se Skėnderbeu e mbante Aleksandrin si paraardhės tė shqiptarėve. Kėshtu, nė njė rast, duke i dhėnė zemėr ushtrarėve tė tij, Skėnderbeu u pėrmend atyre thyerjen e Darit tė Persisė nga Aleksandri ynė (Barleti, vep. cit. f. 224). Duke pėrshkruar gėzimin e madh tė shqiptarėve pėr fitoren kundėr turqve nė rrethimin e parė tė Krujės, Barleti shkruan: Njerėzve, kur shikonin atė rini luftarake dhe kur shikonin atė lule burrash rreth Skėnderbeut, nuk u dukej aq ēudi qė fuqitė e Muratit ishin thyer prej arbėrve. Me tė vėrtetė, ishte kthyer pėrsėri shkėlqimi i lashtė i Maqedonisė dhe dukej se kishin ardhur prapė, tamam siē ishin dikur kohėt tanimė tė harruara tė Aleksandrit dhe tė Pirros. (Barleti, vep. cit. f. 285). Si paraardhės tė shqiptarėve e njihnin Aleksandrin e Madh edhe shtetet e tjera tė kohės, si Republika tregare e Raguzės (Dubrovniku).

Kur Skėnderbeu me ushtrinė e tij u prit aty nga autoritetet e vendit (gjatė kalimit tė tij pėr nė mbretėrinė e Napolit), nė fjalimin e rastit, tė mbajtur nga shkrimtari David, duke i uruar atij fitore, oratori tha midis tė tjerave se "I lumtur do tė shkosh, o princ i pathyeshėm, mė i lumtur do tė kthehesh. As Aleksandri yt epirotas, as ai Pirroja, mbreti rrufe i epirotasve dhe mjeshtri i luftėrave, nuk u kthyen fitimtarė nga Italia, ashtu siē do tė kthehesh nė atdhe i lumtur e fitimtar ti, o mbret i fuqishėm dhe bujar. Vetė Skėnderbeu, sipas Barletit, nė ēastin e vdekjes pėrmend nė porositė qė i lė tė birit fjalėt qė Filipi II i Maqedonisė i lė tė birit tė tij Aleksandrit tė Madh. Autorė tė tjerė shqiptarė, si Frang Bardhi, i cituar mė lart bėsonin madje se Aleksandri i Madh kishte lindur nė Petrelė. Autorėt e vjetėr njoftonin se Aleksandri kishte lindur nė Pella. Sipas Bardhit, Pella nuk ishte tjetėr veēse Petrela. Studiuesi i njohur J. Falemerajer nė veprėn e tij "Elementi shqiptar nė Greqi" shkruan se "Maqedonasit e vjetėr, fitimtarėt e Athinės e tė Babilonisė, kishin farefisni me shiptaro-epirotas-ilirianėt". Edhe patrioti i shquar Mėrkur Bua pretendonte se rridhte nga Pirroja dhe maqedonasit. Dihet se nė fund tė shek. tė kaluar mercenarėt shqiptarė tė mbretėrisė sė Napolit mbanin emrin regjimenti i maqedonasve (reggimento dei macedoni).


Luan Malltezi
Panorama 06-01-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.