Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Gruja ėshtė themeli i shtėpisė
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 129 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Letersi :: Vorri i Nuses - Muharrem Blakaj
Postuar nga: Fiori

Letersi Origjinali i kėtij tregimi ėshtė konfiskuar nga policija mė 14 dhjetorė 1979.

Shkruar nė vitin 1977

Rishkruar nė vitin 2000


Isha i shtrirė mbi kurriz, nėn hijen e bredhit, me fytyrė nga qielli. Gjyshi im rrinte ulur pranė meje duke thithur duhan me qibuk. Unė, ashtu i shtrirė, shikoja retė qė hėrė pas here i zinin rrezėt e diellit, dhe pastaj qetė-qetė, largohėshin tutje, duke i lejuar rrezėt e diellit tė binin pjerrtas mbi tokė. Ishte buzė mbrėmje. Po afrohej koha qė, unė bashk me gjyshin, t’i nisnim delet drejt stanit. Disi m’u kujtua njė kėngė, qė nuk e di se nga cilėt fėmijė e kisha dėgjuar, dhe ashtu kot, mėvete, fillova t’a recitoj:



Re re, rrezėn ku ma le?…

Lėshoma diellin,

Se t’a zuri

Therra shpirtin!…



„O Kadri Bajri, kthej dhent nė anėn tjetėr dhe, eja tė mbėshtjellim nga njė duhan!“ – thirri befas gjyshi, duke me trėmbur mua, dhe njėherit duke m’i trazuar mėndimet deri nė tretje.

„Erdha, or erdha, ej!“ – u pėrgjegj ai, qė unė ende nuk e kisha pikasur se ku ndodhej. Duke e zgjatur pakėz kokėn nė anėn tjetėr, e pashė siluetėn e tij, duke i hapur krahėt si shqiponja kur gaditėt tė fluturoi, qė t’i trėmbte delet, dhe duke fishkėlluar ecte pas tyre. Kur ai u afrua pranė nesh, gjyshi u ngrit nė kėmbė duke u pėrshėndetur me tė. Unė nuk e pashė t’arsyeshme tė ngritėsha nė kėmbė, por im gjysh m’a tėrhoqi vėrejtjen qė edhe unė duhej tė ngritėsha nė kėmbė nė shėnjė rrespekti pėr migjėn plak. Unė ashtu bėra, u ngrita nė kėmbė, por disi me zuri turpi dhe u skuqa. Migja Kadri nxori nga xhepi i xhaketės njė karamele dhe ma zgjati mua. Sa u gėzova! Nga turpi nuk i thash „faleminderit,“ por nė vėndin tim, kėtė e tha gjyshi.

Kadri Bajri, pasi u ul pranė gjyshit tim, pikrisht nė atė vėndin ku unė pak mė parė kisha qenė i shtrirė, mori kutinė e duhanit qė ia kishte zgjatur gjyshi dhe duke folur, qė mua me dukej se ai fliste mėvete, filloj t’a mbėshtillte cigarėn me ata gishtat e tij tė trashė, tė vrazhdė dhe tė plasaritur. Nga xhepi i xhaketės nxori unorin, eshkėn, dhe duke e vėnė mbi gurin e strallit, filloj t’i binte, deri sa nga eshka fillojė tė dal njė fije e hollė tymi. Unė pa e kuptuar, instinktivisht, zgjata duart e mija para dhe i shikova. Dallimi i duarve tona ishte i madh. Tė dyja duart e mija nuk ishin sa njėra dorė e migjės Kadri. Duart e mia ishin tė vogla, tė njoma dhe tė bardha…

„Vrapo, o bir, e mos mi le dhėntė tė shkojnė tė Vorri i Nusės“ – kėsaj radhe me urdhėrojė migja Kadri. Unė u ngrita nė kėmbė dhe me vrap shkova nė drejtim tė deleve. Se si me bėri pėrshtypje ky emėrtim i asaj lėndine tė bukur, tė rrafsht, tė blertė dhe vende vende me dėllinja, kurse nė mesin e saj nė njė shesh tejėt tė bukur, tė mbushur plot me lule ngjyra ngjyra, ndodhėshin dy gurė tė bardhė, ku thuhej se aty ishte vorri i njė nuseje. Vallė, ēfarė fshihėt nėn dhe?!… mendova me vete. Do t’a pyes gjyshin pėr kėta gurė, pėr kėtė vorr, qė aspak nuk i prengjante vorrit, sepse ishte i rrafshuar.

„Gjyshi, gjyshi as me tregon pse kjo lėndinė e bukur quhėt Vorri i nusės?“ – pyeta unė duke ua ndėrprer pėr njė qast bisedėn.

„Eh more birė, ekzakt nuk e di as unė, por siq me ka treguar mua gjyshi im ndjesė pastė, po tė tregojė edhe unė ty, e ti kur tė rritėsh, mos harro, t’ua tregosh atyre qė vinė pas teje, dhe e verteta rreth kėsaj ngjarje mos t’harrohėt:

E din ti ku jan Hurdhat? Nė fund tė Hurdhave poshtė nė Plehni pra, edhe sot ndodhen themelet e staneve. Aty pra, njė herė e njė kohė kanė jetuar njė familje qė kishin pasur vetėm njė djalė. Ai djal, kishte qenė i dalluar nga shokėt e vet moshatarė, si nga bukurija, ashtu edhe nga trimėrija. Kishte pasur flokė tė gjata e tė zeza, krela-krela, tė bėra perēe, dhe mbi kokė kapuēin e bardhė. Kishte tė veshur tirēi me dymbėdhjetė fije gajtan. Xhamedanin me sumbulla, po ashtu, me dymbėdhjetė fije gajtan, dhe shokėn ngjyra-ngjyra njėzet pash tė gjatė. Nė shokė i kishte tė varura thikėn, jataganin dhe fyellin. Ai, nė atė kohė i kishte ruajtur delet, sikurse ne sot. Por ai deleve ua kishte zgjedhur kullotėn. Kėshtu ai i kishte larguar delet nga stanėt, dhe i kishte dėrguar pėrtej atyre bjeshkėve, - dhe gjyshi ngriti krahun nė drejtim tė veriut duke treguar bjeshkėt e larta, dhe vazhdoj. – Atje pra, ai kishte njohur njė vashė tė bukur, qė tė gjithė nė atė kohė kishin thėnė se ajo vėrtetė ishte njė Zanė Mali.

Kur ai i binte fyellit, ushtonin malet, buēisnin lugjet!… edhe delėt e ndalnin blegėrimėn, zogjėt e pushonin cicėrimėn, lopėt nė kullosė nuk e tundnin kėmborėn, kuajt nė tufa e ngrenin kokėn lartė, vashat i lenin bucelet pranė krojeve, nusėt e largonin furkėn nga dora, baqicat e lenin bylmetin, dhe me duar tė lagura dilnin nga stani duke mbajtur vesh dhe duke e uruar djaloshin qė ua ngrohte zėmrat tė gjithėve, me ato meloditė e bukura dhe zėrin mahnitės tė fyellit. Edhe pėrtej atyre bjeshkėve, kur kishte shkuar t’i dėrgonte dhentė pėr kullotė, i kishte rėnė fyellit me ritme mallengjyese, ku vasha, Zanė e Malit, e kishte dėgjuar, dhe ishte mallengjyer. Dalė nga dalė, asaj i kishte lindur dėshira t’a shifte djaloshin pėr se afėrmi. Pas disa kohėsh ajo e kishte parė djaloshin dhe, ishte mahnitur nga bukurija e tij. Dhe njė ditė djaloshi e kishte parė vashėn, dhe e kishte dashuruar, dhe tėvona e kishte kėrkuar pėr nuse. Prindėrit e vashes ishin pajtuar dhe e kishin shpallė fejesėn. Krejt bjeshka ishte gėzuar pėr fejesėn e trimit me vashėn qė ishte si Zanė e Malit. Kishte filluar njė dasėm e madhe, qė nuk ishte mbajtur mend nė kėto anė. Shtatė ditė e shtatė netė thuhet se kishte zgjatur dasrma! Kishin gjėmuar lugjet dhe shkėmbijtė nga tupanat, nga zurlat dhe kavajt. Darsmorėt kishin kėnduar kėngėn maje krahut. Kishin ardhur lahutarėt dhe kishin kėnduar kėngė kreshnike pėr Mujėn e Halilin, pėr Rozafatin, pėr Ago Ymerin e shumė tė tjera. Kishin gjėmuar mishnicat, fyelli e qiftelija. Ishin hedhur nė valle djem e ēika, nuse e plaka!...

Pas disa ditėsh djaloshi kishte zbritur nė vėrri pėr tė sjellur ushqime. Nusja e tij, qė tė githė e quanin Zanė e Malit, i kishte thėnė tė mos shkonte, sepse ajo e kishte parandjerė qė moti do tė prishej, por djali nuk e kishte dėgjuar. Vonė, nė mbrėmje, kur ēdo gjė kishte rėnė nė gjumė, kur delet, qingjat, lopėt e kuajt, dhitė e edhat, bėnin gjumin nė freskinė e natės, befas kishte filluar tė vetėtonte dhe tė murmuronte. Pastaj kishte rėnė njė shi, i pėrcjellur me gjėmė dhe me erė tė fortė sa qė edhe stanėt i kishte shkatrruer. Vathėt i kishte mbushur me ujė. Krojet i kishte turbulluar. Prrojet i kishte mbushur me ujė tė turbullt thep me thep. Fėrfllaza i kishte shkulur me rrėnjė shumė lisa, derisa edhe nga thellėsija e tokės, thuhej se ishte dėgjuar gjėma. Nusja, qė tė gjithė e quani Zanė e Malit, si trimėreshė e guximtare qė kishte qenė, ishte pėrballur gjatė gjithė natės me stuhinė duke i mbrojtur robėt dhe bagėtinė. Dhe po nė atė kohė kur ishte dukur se stuhija kishte filluar tė pushonte, kishte krisur njė rrufe dhe e kishte goditur nusėn pėr vdekje.

Pasi kishte pushuar shtrėngata, kishte filluar tė agonte njė ditė e re, njė ditė e bukur, njė ditė e kthjellėt, dhe nga tė gjitha anėt, bashk me cicėrrimat e kėndėshme tė zogjėve ishte dhėnė edhe kushtrimi, se nusja, qė tė gjithė e quanin Zanė e Malit, ishte plagosur pėr vdekje nga rrufeja. Tė gjithė ishin mbledhur tė stani i saj, dhe e kishin marrė atė nė vig qė t’a dėrgonin nė vrri tė heqimi. Kur kishin arrirė tėk lėndina e bukur, nusja pakėz e kthjelluar nga agonija i kishte lutur burrat qė e mbanin mbi vig:

„Lėshomeni pak tė pushoj nė kėtė lėndinė tė bukur“ – ata e kishin lėshuar. Nusja e molisur ishte ulur, dhe pasi kishte shikuar anė e qark kishte thėnė:

„Nese vdes pa e parė trimin tim, amanet, nė kėtė lėndinė tė bukur tė me vorroni!“

Dhe ashtu kishte ndodhur. Nusja kishte vdekur pa e parė trimin e saj. Ai kur ishte ngjitur nė bjeshkė, e kishte marrė vesh se ēfarė kishte ndodhur me nusėn e tij, ishte pėnduar thellė nė shpirtė qė nuk e kishte dėgjuar fjalėn e saj, dhe me dėshprim ishte pėrulė pranė trupit tė saj, duke i derdhur disa pika loti mbi fytyrėn e saj tė pa jetė por, tė bukur!...

„Qėndro he burrė, ti nuk je ligshtu edhe kur ke marrė plagė nga jatagani i armikut, e po ligshtohėsh sot?“. – i kishte thėnė njė plak i moēem.

„Dhėmbjes nga plaga e jataganit i kam qėndrue, se ka qenė dhėmbje e prerjes sė mishit, kurse kjo sot ėshtė dhėmbje e prerjes sė dashurisė, ndaj nuk mbahėm dot!...“

Pastaj, stanarėt bashk me trimin, tė piklluar e kishin vorrosur aty ku ajo e kishte lėnė amanetin e saj tė fundit.

Dhe pastaj djaloshi, sa herė i kishte rėnė fyellit nė atė melodi, tė gjith ishin pėrmalluar. Ai, pėrmes fyellit, gjith jetėn e kishte vajtuar nusėn e tij, qė kishte qenė si Zanė e Malit“...

„Paskan shkuar delėt tė Vorri i Nusės“ – tha migja Kadri duke u ngritur nė kėmbė. Edhe unė me gjyshin u ngritėm pas tij dhe u nisėm drejt stanit.

Lehtė lehtė, u afrova edhe mė afėr, fare pranė atyre gurėve tė bardhė dhe, i preka me dorė, ku pėr njė ēast m’u bė se e pashė nusėn e bukur si Zanė e Malit, ashtu tė molisur, ulur pranė gurit tė vorrit, e veshur me njė tis tė hollė e tė bardhė, kurorėn me lule mbi kokė tė stolisur me perishane, me flokė tė gjata e tė arta qė gati preknin mbi barin dhe lulėt e lėndinės... duke i lėnė amanetet... dhe i gjith trupi m’u rrėnqeth. Ika me vrap tė gjyshi duke u kapur pas dorės sė tij. Kėtheva edhe njė herė kokėn prapa dhe pashė gurėt e heshtur, dhe ashtu i liruar nga ai makth, dhe pranė ngrohtėsisė sė gjyshit, pashė se si zhdukėshin ngadalė gurėt e vorrit prapa bregorės. Dhe nusja si Zanė e Malit, e zjarrtė si flaka dhe e tejdukshme, e ngjitur thellė nė imagjinatėn time, mbeti e ngrirė nė atė lėndinė, qė dalė nga dalė kishte filluar t’a mbėshtillte mugėtira e natės qė po errej...



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.