Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Varrezat jane portofole, ku cdo vlere humane e vendosur ne to, reduktohet ne zero.
--- Forneret

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 123 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Albasoul :: Gezuar Krishtlindjen dhe 6 vjetorin e Albasoul
Postuar nga: Albo

Albasoul Ky eshte nje mesazh urimi per Krishtlindje dhe ne te njejten kohe nje mesazh urimi nga nismetari i Albasoul ne kete 6 vjetor te komunitetit Albasoul.

Sot Albasoul mbush 6 vjet!


Se pari, dua te uroj te gjithe shqiptaret e besimit te krishtere, Gezuar Krishtlindjen! Shpetimtari lindi dhe bashke me te lind edhe shpresa jo vetem per te krishteret por per gjithe popujt e kesaj bote. Uroj qe tia kaloni sa me mire ne shoqerine e familjareve dhe te afermve. Le te sherbeje kjo feste tradicionale jo vetem per te sjelle gezim ne familjet tuaja, por edhe ne familjet e atyre shqiptareve qe kjo Krishtlindje i gjen te ndare ne mergim larg te afermve te zemres. Te gjithe shqiptaret ne bote duhet te festojne se bashku dhe asnje shqiptar nuk duhet qe te festoje vetem, prandaj nese keni nje shok apo mik qe jeton vetem, ftojeni ate qe te kaloje ne ngrohtesine e familjes tuaj festat e fundvitit. Eshte ne traditen e Krishtlindjes gjithashtu qe jo vetem te shkembeni dhurata me te dashurit e zemres, por gjithashtu te kujtoheni edhe per ato familje shqiptare te varfera qe kane nevoje per mbeshtetjen tuaj. Vetem ne kete menyre te gjithe njerezit ndajne me njeri-tjetren shpresen e madhe qe pushton njerezimin me Lindjen e Krishtit.


6 vjetori i Albasoul, Shpirti i Shqiptarit

Ne kete dite madheshtore, 6 vjet me pare ka lindur edhe Albasoul, si nje faqe e thjeshte me pak albume muzikore shqiptare. Ne fillimet e veta ishte vetem nje faqe ne Internet me shume pak vizitore por teper e vecante pasi ofronte ate qe asnje faqe tjeter shqiptare nuk e ofronte: muzike shqiptare. Albasoul nisi si nje projekt kushtuar gjithe shqiptareve ne mergim nga nje emigrant shqiptar ne SHBA. Misioni i Albasoul ishte nje kredo e thjeshte me fjale te medha qe bente fjale per adresimin e percarjes krahinore, politike, fetare te shqiptare si tre pengesa kryesore te unitetit tone kombetar. Nje mision fisnik qe shumica e atyre qe e lexuan e perkrahen por shume e veshtire per tu besuar se nje faqe ne Internet mund te beje nje mision te tille realitet. Si mund te beje te mundur nje faqe Interneti qe te unifikoje ata shqiptare qe nuk i kane unifikuar duzina partish politike dhe breza te tere shqiptaresh? Ishte kjo pjese e skepticizmit te ligjshem ne mendjet e shume shqiptareve qe vizituan Albasoul. Edhe pse ata nuk besonin ne misionin e Albasoul, vazhdonin ta vizitonin ate ne menyre te rregullt per tu njohur nga afer me ate qe Albasoul ofronte: muzike, lajme, dhome bisedimi, tema diskutimi.

Albumet u shtuan, faqet e gazetave shqiptare ne Internet u shtuan, dhoma e bisedimit frekuentohej nga nje numer me i madh shqiptare, dhe te gjitha keto sollen nje numer gjithmone ne rritje te vizitoreve te Albasoul. Me kohen faqja ndryshoi fytyren e saj ku spikatnin ngjyrat kombetare dhe nje perfaqesim gjithmone e me dinjitoz i materialeve. E vecanta e Albasoul ne ato vite te fillimit ishte se ishte faqja e vetme shqiptare krejtesisht ne shqip dhe dedikuar vetem shqiptareve. Te gjitha faqet e tjera kishin nje orientim drejt perfaqesimit te Shqiperise tek te huajt dhe shumica ishin ne gjuhe te huaj. E vetmia fjale e huaj tek Albasoul ishte emri i tij. Per ata qe nuk e dine, Albasoul eshte nje shkurtim i togfjaleshit ne anglisht "Albanian Soul", ose Shpirti Shqiptar. E vecanta tjeter e Albasoul gjate gjithe kesaj kohe ishte se reklamen me te mire faqes ia benin vete vizitoret e vete te cilet te impresionuar nga ajo qe gjenin, e perhapnin adresen e faqes edhe ne miq shoke e te njohur qe perdornin Internetin. Kjo beri qe shume shpejt fjala te merrte dhene dhe Albasoul te vizitohej nga shqiptare nga gjithe bota qe punojne mesojne e jetojne ne 5 kontinente.


Cfare eshte arritur ne 6 vjet pune?

Per dike qe riviziton Albasoul sot pas 6 vjetesh, mund tu rrefeje se ndryshimi eshte se sot ka me dhjetra albume shqiptare me shume, ka me shume vizitore ne dhomen e bisedimit, ka me shume diskutime ne forum, ka artikuj me shume ne faqen kryesore, faqja eshte me e pasur me informacion. Por a eshte ky suksesi i vertete i Albasoul ne keto 6 vjet?!

Kurse nje shqiptar me eksperience ne fushen e krijimit dhe mirembajtjes se faqeve ne Internet do tu rrefeje se suksesi i Albasoul buron nga fakti se eshte faqja me e vizituar shqiptare ne Internet nga shqiptaret. Edhe pse kjo eshte e vertete, perseri kjo perben vetem nje pjese te vogel te suksesit te Albasoul. Mos harroni qe Albasoul nuk u krijua si projekt per te qene faqja me popullore shqiptare ne Internet, perkundrazi. Sillni ndermend kredon fillestare te Albasoul.

Nese me pyesni mua, si nismetarin e Albasoul qe e kam ndjekur ate hap pas hapi dite per dite, sukseset jane te tilla aqsa me impresionojne edhe mua vete. Suksesi kryesor i Albasoul eshte fakti se sot Albasoul nuk eshte me nje faqe ne Internet, eshte komuniteti me i madh shqiptar ne bote. Sot Albasoul mbledh ne nje sofer virtuale shqiptare te shperndare ne 100 shtete te botes, ne 5 kontinente, te moshave dhe profesioneve te ndryshme, me bindje te ndryshme politike, nga krahina te ndryshme te Shqiperise, te besimeve te ndryshme fetare. Pa dashur te kaloj ne shifra pasi ato nuk mbartin asnje kuptim real, sot Albasoul eshte nje emer i njohur dhe i dashur per te rinj shqiptare ne Tirane, Prishtine, Ulqin, Tetove, dhe gjithe emigrantet shqiptare ne bote qe nga Zelanda e Re e larget, e deri ne Alasken e ftohte. Edhe pse larg njeri-tjetrit fizikisht, shqiptaret takohen perdite tek Albasoul, ku gjejne nje kenge shqip, nje lajm, nje mik te vjeter apo nje mik te ri, nje shans per te thene fjalen e tyre ne nje debat mendimesh.

Tabuja e pare qe Albasoul ka shkelur me kembe ne keto 6 vjet eshte ai i percarjes krahinore. 6 vjet me pare faqet shqiptare ishin te ndara sipas krahinave te Shqiperise, aqsa te krijohej pershtypja se edhe pse ndanim nje gjak e nje histori ishim te huaj per njeri-tjetrin. Kjo nuk servirej si mendim por si fakt i kryer. Sot pas 6 vjetesh, do te gjesh tek Albasoul toske e gege, ulqinake e tetovare, prishtinallinj e gjakovare, leber e came. I gjen duke diskutuar ne forum, duke biseduar ne dhomen e bisedimit (chat), e duke krijuar miqesi te reja me njeri-tjetrin ne mergim. Ne jeten reale mbase asnjehere nuk do tu binte rasti qe te njiheshin me njeri-tjetrin, por ja qe ne jeten virtuale keta i gjen se bashku tek Albasoul. Eshte nje prej kenaqesive me te medha te shikosh vellezerit e nje gjaku te ndare nga kontinente, oqeane e steriotipe te trasheguara prane njeri-tjetrit.

Tabuja e dyte qe Albasoul ka rrezuar eshte ai i ndasive politike. Nese vizitoni per nje cast shoqerine shqiptare ne vendlindje apo ne mergim, do tu bier ne sy nje ndarje e theksuar politike brenda komuniteteve shqiptare. Aq e thelle eshte kjo ndarje aqsa shpesh here nuk kursen as vete familje te caktuara ku njeri partner mbeshtet X parti dhe tjetri Y parti. Cudia me e madhe qe ka krijuar Albasoul ne kete drejtim eshte se te gjithe e vizitojne Albasoul, si te majtet edhe te djathtet, si pacifistet edhe ekstremistet, si gazetaret edhe politikanet, si poetet edhe shkrimtaret. Cili eshte sekreti i kesaj cudije te madhe? Sekreti eshte i thjeshte. Ndryshe nga gazetat dhe televizionet e ndryshme shqiptare, ne nuk servimin sensacione por vetem lajme kryesore nga burime te ndryshme informacioni. Albasoul nuk u shtyn me zorr ne fyt shqiptareve propopange politike te paguar, por u jep nje mundesi te gjithe shqiptareve qe te thone fjalen e tyre per fatet dhe problemet e vendit. Tek Albasoul shqiptaret jo vetem qe lexojne lajmet e dites, por kane mundesi qe te thone fjalen e tyre per problemet qe po kalon vendi. Ndryshe nga gazetat shqiptare qe u lejojne vetem faqen e fundit letrave dhe shqetesimeve te lexuesve, tek Albasoul mendimet dhe shqetesimet e shqiptareve anekend botes dalin ne faqen e pare.

Nje tjeter arritje eshte sensi i komunitetit qe Albasoul ka percuar jo vetem ne Internet por edhe ne komunitetet shqiptare kudo ne bote. Jane me mijra shoqerite e reja te krijuara ne faqet e Albasoul nga shqiptare qe jetojne afer ose larg njeri-tjetri, miq e shoke te vjeter qe nuk jane pare prej vitesh. Jane me qindra ciftet e reja te shqiptareve qe jane njohur tek Albasoul dhe sot kane ngritur familjet e tyre. Jane me mijra shqiptaret e moshave te reja qe jane rritur ne mergim pa shkolle shqipe, qe mesojne te lexojne apo shkruajne shqip duke marre pjese ne dhomen e bisedave (chat) apo duke lexuar ne forumin shqiptar. Jane mijra studente shqiptare qe vizitojne Albasoul dhe gjejne ne te ate vemendje qe nuk e gjejne as nga autoritetit e shtetit shqiptar. Jane pikerisht keta te rinj qe thone fjalen e tyre ne forumin shqiptar per problemet e vendit. Duke mbajtur te hapur nje debat te tille rinia shqiptare ne mergim nuk humbet lidhjet me realitetin shqiptar qe kane lene pas dhe ata shqiptare qe na vizitojne nga trojet shqiptare bien ne kontakt per here te pare me ate kulture demokratike perendimore qe nuk e gjejne ne vendlindje.


Shume eshte arritur, akoma me shume ngelet per tu bere

Edhe pse suksesi i Albasoul ka qene i jashtezakonshem dhe i paparashikueshem nga askush, akoma me shume pune ngelet per tu bere. Nga serioziteti dhe cilesia e sherbimeve te ofruara shume vizitore krijojne idene se Albasoul eshte nje organizate qeveritare apo nje kompani private qe ka nje staf te paguar qe merret vetem me keto pune. A do te me besonit nese do tu tregoja se Albasoul nuk eshte nje organizate qeveritare, dhe as nje kompani private qe mban nje staf me pagese. Albasoul eshte nje projekt qe i qendron besnik nismes se tij te fillimit, ai vazhdon te jete nje sipermarrje jo-fitimprurese qe ka per qellim ti sherbeje ne menyre modeste gjithe shqiptareve kudo ne bote. Te gjitha sherbimet qe ne ofrojme jane falas dhe per kenaqesine e gjithe shqiptareve. Stafi i Albasoul qe ben te mundur te gjitha keto sherbime eshte nje grup i madh vullnetaresh shqiptare qe i jane bashkengjitur ketij projekti qe eshte kthyer ne nje stafete e madhe. Shpenzimet qe behen per te mbajtur ne linje kete komunitet gjithmone ne rritje dalin nga kontributet dhe donacionet e vete stafit dhe vizitoreve tane.

Nese vizitoni Albasoul rregullisht dhe besoni ne misionin e tij, nuk mjafton qe te jeni thjeshte nje vizitor por duhet qe te jepni edhe kontributin tuaj konkret ne kete komunitet. Kontributi mund te jete nje kontribut financiar per te mbuluar shpenzimet e komunitetit, mund te jete nje kontribut si staf drejtues i sherbimeve tona, mund te jete nje kontribut ne ngritjen dhe ofrimin e nje sherbimi te ri per komunitetin, mund te jete pjesmarrja juaj ne debatet ne forumin shqiptar, mund te jete nje sugjerim apo nje keshille. Albasoul ju ofron nje mundesi qe ti sherbeni komunitetit tuaj shqiptar dhe te mos ta shprehni patriotizmin tuaj vetem me fjale por edhe me vepra. Nuk ka gje me fisnike ne kete bote se sa te ndihmosh me aq sa te mundesh komunitetin tend. Gjithe puna qe ne kemi bere ne keto 6 vjet perben nje shembull qe duhet ndjekur nga te gjithe shqiptaret qe ndjejne detyrimin kombetar dhe shpirteror per kombin shqiptar dhe per popullin shqiptar.

Kudo qe jeta tu degdisi ne kete bote, sa here qe te ndjeni mall per familjen, vendin e te aferm, Albasoul do tu gjendet prane. Dhe kur tu pyesin se kush eshte Albasoul, Shpirti i Shqiptarit, tregoni me gisht nga zemra juaj dhe pergjigjuni me plot goje se une jam Albasoul. Une jam Shpirt Shqiptari! Secili prej jush eshte Albasoul pasi te gjithe se bashku na bashkon nje gjak e nje shpirt.

Motoja Albasoul: Shqiptarė tė Bashkuar pėr njė Shqipėri tė Bashkuar!

Nismėtari i projektit
Ilirjan Papa
25 Dhjetor 2004


Shenim: Mund te na kontaktoni ne adresen webmaster@albasoul.com


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.