Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne politike, absurditeti nuk eshte nje pengese.
--- Napoleon Bonaparte.

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 120 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Intimitet :: Eno Peēi, balerini shqiptar nė Teatrin e Vjenės
Postuar nga: Albo

Intimitet Prej njė viti solist nė Teatrin e Operės sė Vjenės. Eno Peēi tregon hapat e parė drejt baletit, shkollimin nė Vjenė dhe vėshtirėsitė e njė shqiptari

Eno Peēi, balerini shqiptar nė Teatrin e Vjenės


Alma Mile

Kur drejtori i baletit nė Teatrin e Operės sė Vjenės, Renato Zanella, shpjegoi se njė nga arsyet qė kishte ardhur nė Tiranė, ishte balerini shqiptar Eno Peēi, solist nė trupėn qė ai drejtonte, shumė pak ishin ata qė kishin dėgjuar pėr kėtė djalė. Eshtė 22 vjeē, nga Tirana, ka kryer Shkollėn e Baletit kėtu dhe prej vitesh jeton nė Vjenė. Nuk ka trashėguar asnjė gen artisti nga familja. I ati, Fatmiri, ėshtė inxhinier, e ėma stomatologe, ndėrsa gjyshi i tij ka qenė njė gjeneral i ashpėr. Ka nisur tė kėrcejė qė fare i vogėl. I pėlqente shumė muzika ritmike dhe siē tregon edhe vetė, nuk ia kishte haberin muzikės klasike. Por duket se tė kėrcyerit nuk ishte thjesht pasion fėmijėrie. Ai vazhdoi shkollėn e baletit, konkurroi mė tej nė Vjenė, fitoi, dhe nė vitin 2003 do tė bėhej solist i teatrit tė famshėm tė Vjenės. Prej 7 vitesh jeton nė Austri. Nė repertorin e tij gjen “Romeo e Xhulieta”, “Hirushja”, e shumė tė tjerė, por mė i dashuri pėr tė ėshtė “Spartaku”. Njė rol qė sipas tij ėshtė jo thjesht teknik, por edhe psikologjik. U desh ky rol qė atė ta thėrrisnin “Spartaku shqiptar”. Kėto ditė ėshtė kthyer nga njė turne nė Bukuresht, ndėrkohė qė po pėrgatitet, pėr tė marrė pjesė nė koncertin madhėshtor tė Vjenės. Ai do tė jetė njė prej kavalierėve qė do tė kėrcejė valset e famshme tė Shtrausit nė 1 janar.

Ju nuk keni ndonjė prejardhje artisti. Si ju lindi dėshira pėr t’u marrė me balet?
Dėshira pėr t’u marrė me balet lindi fare natyrshėm. Mė pėlqente tė kėrceja rrok dhe rrep dhe gjithmonė prisja me padurim ditėlindjet, se aty, pėrveē shtėpisė, kisha mundėsi qė tė kėrceja. Sigurisht qė dėshirėn time pėr tė kėrcyer e kishin kuptuar edhe prindėrit e mi, megjithatė u thashė se mė pėlqente baleti. Fillimisht shkova nė cirk qė tė bėja “hapje”, sparkatat, ura, etj. Sė bashku me tim atė kam shkuar nė Akademinė e Lartė tė Arteve, qė ndonjė profesor tė mė shihte nė kisha tė dhėna dhe a ia vlente qė tė merresha me balet. Mbaj mend aty ishte njė grup balerinėsh qė i drejtonte balerini i njohur Donald Martini. Sė bashku me mua ishte edhe njė vajzė tjetėr, qė dėshironte tė hynte nė shkollėn e baletit. Donald Martini vuri njė kasetė me muzikė dhe kam kėrcyer deri sa mbaroi kaseta. Ai i tha babait qė kisha talent dhe kėshtu, konkurrova nė shkollėn e baletit dhe pėr fat dola i pari.

Kishit dėshirė tė kėrcenit muzikėn ritmike, po “marrėdhėnia” juaj me atė klasike?
Pikėrisht kėtu qėndronte problemi. Unė do tė hyja nė njė klasė klasike, madje me streēe tė shkurtra dhe deri kėtu s’ma kishte marrė mendja, pasi kisha menduar qė streēet i vishnin vetėm femrat. Pastaj ku e dija unė se ēfarė ishte klasikja! Gjithmonė kisha menduar se do tė kėrceja rrok dhe rrep… Pak sa e ēuditshme, por me kohė, duke dėgjuar muzikė dhe duke parė video klasike filloi tė mė pėlqente baleti klasik. Pas dy - tre vjetėve doja qė tė bėja diēka mė shumė pėr karrierėn time, pėr tė ardhmen, por e shihja qė nuk kishte shumė mundėsi nė Shqipėri.

Cilat ishin mundėsitė qė iu ofroheshin atėherė?
Pėr fat kisha motrėn qė jetonte nė Austri dhe shkova qė tė provoja veten nė shkollėn e baletit nė Vjenė. Atje, u pėrballa me tė tjera vėshtirėsi. Kisha 2 muaj qė nuk kisha bėrė stėrvitje, isha shqiptar dhe nuk dija gjuhėn. Por dhe aty pata fat. Mė ngritėn dhe dy klasė mė lartė. Nė shkollėn e baletit tė Vjenės kam bėrė 2 vjet shkollė, ku brenda pėrmbahej klasa klasike, klasa e variacioneve, klasa moderne, klasa jazz-it, klasa e karakterit dhe repertor. Gjatė dy viteve tė para jetoja nė njė “internat” (pension), ndėrkohė qė e kisha pėr detyrė qė tė shkoja nė kursin e gjermanishtes, anglishtes dhe tė frėngjishtes. Nė kėtė kohė prindėrit e mi kanė sakrifikuar shumė pėr mua nga ana financiare dhe mė kanė ndihmuar shpirtėrisht dhe psikologjikisht. Uroj qė ēdo njeri tė ketė prindėr tė tillė si unė.

Si hytė nė Teatrin e Operės sė Vjenės?
Nė vitin 2000 mė angazhuan nė Teatrin e Operės sė Vjenės dhe nė vitin 2003 si solist. Mė ėshtė dashur shumė punė dhe do mė duhet akoma, sepse e pėrkryera nuk ka limit! Ambicja ime ėshtė tė krijoj. Kam dėshirė qė nė tė ardhmen tė bėhem koreograf.

Ē’donit tė thoshnit qė kishit edhe vėshtirėsi si shqiptar?
Nė fillim kam pasur probleme nėpėr udhėtime. Mė ėshtė dashur tė pres me orė nė disa aeroporte tė Europės, kur kontrollonin pasaportat, kurse me kolegėt dhe profesorėt, nė fillim, problem pėrbėnte vetėm “nami” qė kanė marrė shqiptarėt. Kurse tani janė tė gjithė tė dashur, nė qoftė se punon dhe je i rregullt, nuk tė urren njėri, pėrkundrazi.

Sa orė nė ditė punoni?
Dita ime fillon qė herėt nė mėgjes, nė orėn 10.00 deri nė 11.30 ėshtė klasa klasike dhe nga ora 11 e 50 deri nė 17.00 ose 18.00 janė prova tė ndryshme. Ditėve qė kemi shfaqje, punojmė deri nė orėn 14.00 dhe nė orėn 19.00 apo 19.30 dalim nė skenė.

Nė repertorin e roleve, do tė veēonit ndonjėrin si mė tė vėshtirin? Po mė tė preferuarin?
Ēdo rol ėshtė gjithmonė i vėshtirė nė qoftė se bėhet ashtu siē duhet, kėshtu qė tė gjitha rolet tė bėhen tė dashura. Megjithatė mund tė them, se mes tė gjitha roleve qė kam luajtur, mė i vėshtiri ka qenė “Spartaku”, sepse ka tė bėjė me teknikėn, por dhe me ndjenja. Eshtė njė balet shumė emocional dhe e pranoj se ėshtė baleti im i preferuar. Kėshtu qė nė kėtė rast, i vėshtiri dhe i preferuari janė i njėjti.

I larguar pėr disa vjet, ē’lidhje keni ruajtur me Shqipėrinė?
Sa herė qė vij nė verė, pėrveē familjes, takoj shokėt qė mė kanė mbetur dhe profesorėt. Ndėrsa lidhjet artistike, nuk janė shumė tė forta, edhe pse dėshira ime ėshtė qė tė kėrceja nė vendin tim.



© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.