Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Dy here njeriu eshte femije: heren e pare kur lind dhe heren e dyte kur plaket.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 102 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Forum :: Konferencė e Akademisė sė Shkencave Shqiptaro-Amerikane
Postuar nga: Skampa

Forum Me qendėr nė Nju Jork, ajo mbajti nje konferencė shkencore me temen: “Mbi forcimin e bashkimit kombėtar tė diasporės shqiptare nė Amerikė”.

Akademia e Shkencave Shqiptaro- Amerikane me qendėr nė New-York, e themeluar me 28/11/1995, ėshtė njė institucion shtetror amerikan; i miratuar nga Qeveria Federale e Sh.B. A. me vendim #EXEC. 7 Hn No. 71081 Ajo njihet si person juridik, me te drejta te barabarta, si tė gjithė Akademitė e tjera nė SH.B.A. Ka numėrin e saj te llogarisė, numėrin e identifikimit te tax I.D. si dhe tė mos paguarjes sė taksave. Ka tė drejtė te lehtėsojė nga taksat federale, kompani dhe persona qė sponsorizojnė akademinė nė veprimtaritė e saj. Ajo funksionon si njė tempull i dijes dhe i shkencės nė diasporėn tonė . Ne.veprimtarinė e vet ajo pėrfshinė shumė aktivitete te ndryshme , si administrative, organizative dhe tekniko-shkencore. Ka bėrė nje sere takime te ndyshme me drejtues te Akademivė te R. SH., te Prishtinės si dhe me personalitete te qeverisė dhe te shkencės sė R. Sh.. Ka organizuar Kuvendin e saj te parė dhe ka zgjedhur organet drejtuese. Akademia, ka organin e saj zyrtarė, revistėn DITURIA, e cila del rregullisht, me tematika, qė i interesojne diasporės, kultures dhe shkences.

Ne kėtė kuadėr, kryesia e akademisė, nė njė mbledhje te zgjeruar nga mezi i vitit 2003, diskutojė mundėsinė e rritjes me cilesore tė aktiviteteve te saj dhe mendojė se kishte ardhur koha per te bere nje konferencė shkencore , per te reklamuar me dukshėm ekzistencėn e akademisė dhe per ti dhene nje shtytje te mėtejshme ēėshtjeve te diasporės. Burime tė brendėshme nga kjo akademi e pėrkatėsishtė, Dr. Namik Shehu, petagog Qemal Zylo, studjues Agim Boba, i sollėn tė pėrgatitur gazetės kombėtare Bota sot, nė SHBA, kėtė raport ku thuhet: Qėllimi i konferencės shkencore, ishte qė tė prezantonte vlerat kombetare tė diasporės. Kontributet e mėdha qe ka dhėnė ajo nė mbrojtjen e atdheut Te veri nė dukje opsionet dhe veprimtaritė e shumta te zhvilluara ne shume drejtime, si ne aktivitete kulturale, artistike dhe shkencore. Te evidentoj edhe fenomenin e percarjes, shmangien e saj dhe rritjen e prestigjit te komunitetit tonė ne interesė tė kombit.

Tematika e konferencės u vendos qė ti kushtohej, ēėshtjes sė disporės tonė dhe nė veēanti forcimit tė unitetit te etnicitetit tė saj, si nje nga problemet me delikate dhe me te nevojshme , qe meriton te diskutohet per te gjetur menyra zgjidhjeje sa me te pershtatshme dhe per te patur njė ecuri akoma mė tė mire. Kjo kushtėzohej nga fakti i ekzistencės se fenomenit te dasise apo te perēarjes nė diasporėn tonė, qė dokumentohet historikisht, si dhe nga qenesimi i shume shoqatave, organizatave, fondacioneve dhe partive, nga vet intervistat dhe opinionet e shprehura ne shtypin periodik, nga personalitetet e diaspores; si dhe nga vet perspektiva dhe e ardhmja e diasporės. Sipas tyre, puna fillojė me ngritjen e njė komisioni drejtues te akademisė tonė, nė muajin mars te vitit 2004. Komisioni pėrbėhej nga Dr. Namik Shehu Kryetar. Prof. Dr. Agron Fico N/kryetar. Nga Prof.Dr. Dhorka Dhamo. Bashkepuntor shkencor Fatbardhe Doci. Dr. Veis Belliu. Shkrimtar Naum Prifti. Master degri Agron Dega. Juriste Miranda Gorani. Petagog Qemal Zylo, studjues Agim Boba dhe Z. Shaban Arifi. Gjithcka u pėrgatit ne kohen e duhur, u hartua platforma e koferences nga prof. A. Fico. Me kontributin e z. Eliona Isufi z. Avenir Struga dhe z. Bujar Gega, u pergatit programi, rregullorja e konferencės, ftesat dhe gjitcka tjeter qė nevoitej.

Konferenca shkencore ju kushtua: 92 vjetorit te dites se flamurit dhe te pavarėsisė sė shtetit shqiptar. 9 vjetorit te themelimit te Akademisė se Shkencave Shqiptaro- Amerikane. Forcimit te unitetit te etnicitetit te diasporės shqiptare nė amerikė 1850-2004. Konferenca i zhvillojė punimet mė 27/11/04 ora 11.00 nė BROMSON O R T College. 20 th. Avenue. Brooklyn . N.Y. 11204. Auditori ishte zbukuruar me ekspozitė pikturash nga piktoret Astrit Tota dhe Nexhat Imeraj. Nė tė dy krahėt e presidiumit ishin vendosur dy flamurė tė SH.B.A. dhe tė Rrepublikės sė Shqiprisė. Nė ball tė sallės, ishte shkruar parrulla: 28 Nentori dita e pavarsisė sė Shqiprisė. Nė konfrencė morėn pjesė mbi 130 personalitete dhe intelektual tė diasporės. Midis tyre ; Prof. Dr. si: A. Fico. Dh. Dhamo. V. Belliu. P. Spahiu.D. Zoto N.Shehu. S.Kodra. Shkrimtar N. Prifti. A. Cefa. L. Cekaj. T Paloka. N. Imeraj . Regjizor Xh. Limani. Mjek, arsimtar, artist, farmacist aktor ,bisnesmen , ushtarak, veteran, jurist dhe shume te tjere te profesioneve te ndryshme. Konferenca u drejtua nga sekretari shkencor i akademisė Dr Namik Shehu, i cili, pėrshendeti pjesemarresit dhe i urojė mirseardhjen tė pranishmeve. Nė emėr tė komisionit , ai propozojė presidiumin dhe skretarinė e konferencės. Presidiumi pėrbėhej nga : Prof. Dr. Skėnder. Kodra. Prof.Dr. Agron Fico . Dr. Adem Harxhi dhe Dr. Namik Shehu.Ndersa sekretaria nga: Astrit Tota, Kimete Gashi dhe Miranda Gorani. Konferenca fillojė me ekzekutimin e Hymneve te flamureve te SH.B.A. dhe te Republikes se Shqiprisė, te kėnduar nga kengėtaria Dile Gecaj.

Konferenca i zhvilloj punimet nė dy seanca .Midis seancave u shtrua edhe njė koktei i pasur. Punimet e seancave i drejtojė Dr. Namik Shehu. Nė konfrencė u mbajten dy referate dhe 15 kumtesa. Konferencėn e pėrshėndetėn personalitete tė njohura tė kulturės dhe shkencės, nga Shqpėria, Kosova, e Diaspora. Fjala e hapjes u mbajtė nga kryetari i akademisė prof. Dr. Skėnder Kodra. Referati kryesor me temė: Diaspora shqiptare nė amerikė. Vlerat kombėtare. Forcimi i unitetit, opsionet dhe perspektiva, u referua nga sekretari shkencor i akademise Dr. Namik Shehu. Nėnėreferati me temė :Diaspora shqiptare- Faktor strategjikė pėr kombin shqiptar u mbajt nga master degri Agim Dega. Kumtesa : Sfida e zhvillimit tė kulturės ne diasporė u mbajtė nga Prof. Dr. Agron Fico. Kumtesa tjetėr me temė: Libri shqip ne diasporė u referua nga shkrimtari Naum Prifti. Kumtesa: Duke pėrkujtuar Xhevat Kalaixhiun, e shkruar nga Prof. Peter Prifti , e mbajti Julika Prifti, ndėrsa regjizori Xhevdet Limani recitoj poezinė e Xhevat Kallaixhiut “ Vallja e vdekjes”. Kumtesa me titull: Mėsime nga jeta dhe vepra e Nėnė Terezės e referoj nėnkryetar i akademisė Dr. Adem Harxhi. Kumtesėn “ Pėrbėrės dhe dėshmi te lashtėsisė arketipale tė psikologjisė sonė etnike, e mbajti editori i "Diellit" shkrimtari dhe gazetari Anton Cefa. Ndersa poezinė mbi Gjuhėn Shqipe e recitojė vet autorja Sidorela Risto. . Kumtesėn edukimi shėndetsor nė komunitetin shqiptaro-amerikan e referojė Dr. Prenja Imeraj. Kumtesėn : Gjuha dhe origjina shqipe e mbajti studiuesi Genc Leka. Kumtesėn: "Njė histori nga aktiviteti i furbollit deri nė krijimin e Ligės shqiptaro-amerikane nė emigracionin nė N.Y. e referojė mesuesi Tef Prela. Kumtesėn me temė : Anton Ēeta. Kollos i hemogjenizimit tė popullit shqiptar e mbajti shkrimtari, Tom Paloka.. Kumtesėn ; Arritjet nė diasporėn tonė nė amerikė, e mbajti Shaban Gashi.

Kumtesėn: Jeta nė komunitetin shqiptarė nė Amerikė, duhet tė gjallėrohet, per tė forcuar unitetin dhe tė ruhet identiteti dhe dinjiteti kombėtar, e mbajti bashkepuntori shkencor Fatbardhe Doēi.. Kumtesėn me titull: Bataloni i Atllantikut, frymėzues dhe inspirues per bashkimin e komunitetit shqiptaro-amerikan, e mbajti shkrimtari dhe piktori Nexhat Imeraj. Kumtesėn: Njoftime mbi origjinėn pellazgjike tė kombit shqiptar e mbajti stujuesi Agim Boba. Ndėrsa kumtesėn: Nisme studimore pėr artet figurative ne diasporen shqiptaro-amerikane e referoj skenaristi Astrit Tota. Nė fjalėn e hapjes Dr. S. Kodra, shprehu mirėnjohjen te gjithė tė pranishmėve dhe falenderoj pėr kontibutin e dhėnė nė organizimin dhe mbajtjen e kėsaj konfrence.Ai evidenton arritjet e akademise dhe vlerat e saj. Nė referatin kryesor Dr. N. Shehu vuri nė pah vlerat dhe kontributin e madh qė ka dhenė diaspora shqiptare nė amerikė nė mbrojtje tė pavarsisė dhe tė tė drejtave tė kombit shqiptar. Pėrmėndi shoqaten Panshqiptare, “Vatra” drejtuesit e saj me F. Nolin dhe F. Konicėn nė krye; si dhe shoqatat, organizatat, Ligėn Qytetare , Kėshillin Kombėtar dhe institucionet fetare, pėr rolin e madh qė kanė luajtur nė organizimin, drejtimin dhe ne zhvillimin e aktiviteteve tė ndryshme politike, ekonomike, shoqėrore, kulturale dhe shkencore tė komunitetit tonė.

Njė vėmėndje tė veēant i ėshtė kushtuar nė referat perspektives se diaspores ne amerikė.. Nė referatin, e mbajtur nga z. A. Dega, midis tė tjerave theksohet: komuniteti shqiptar ne amerikė, apo e ne Evropė, duhet tė krijoj dhe tė zbatoj me rreptėsi njė kod etik, tė mbėshtetur ne traditat, ne doket dhe nė zakonet mė tė mira tė popullit shqiptar, pėr tė reflektuar zgjuarsin dhe epėrsit e tij, tė njė populli tė lashtė ;pėr tė mbrojtur interesat e kombit dhe pėr tė ecur me dinjitet krahas botės sė qytetruar. Ne referatin e vet Prof. A. Fico, shpreh qartė se zhvillimi i kulturės sė diasporės ėshtė tre dimensionale dhe afatgjatė, ku permbledhė gjuhėn, kulturėn e popullit dhe unitetin e saj; pra pėrbėn nje gjuhė, njė kulturė dhe njė komb. Autori theksin e ve ne ne krijimin e njė koncepti tė qartė dhe tė plotė pėr termin kulturė kombėrare. Misioni i kulturės ėshtė tė formojė njė ndrėgjegje kombėtare cilėsore dhe tė qėndrueshme, qė t’i pėrgjigjet shijeve bashkėkohore. Ne referatin e tij shkrimtari N. Prifti evidenton qartė shtimin e vrullshėm te botimeve ne disporė nga shqiptarėt e amerikės, si pasojė e ndryshimit tė strukturės sė saj arsimore. Ay ve ne pah rritjen e numėrit tė konsiderueshėm tė shkrmtarėvė, tė letrarėvė dhe tė shkrimeve , pėrkthimeve , librave dhe botimeve tė tyre letrare dhe shkencore.

Autori i klasifikon ato nė publicistikė, qe zė vendin e parė, dhe pasqyrojnė kujtime, ditare, shkrime biografike, historike. Ne shkrime poetike dhe nė ato shkenore. Autori A. Harxhi ne kumtesėn e vet shpreh vlerat e mesimeve te jetės sė Nėnė Terezės, duke e ilustruar me shembuj praktikė, si vlera edukative . Me vlerė ishte dhe kumtesa e shkrimtarit A. Cefės, i cili jep njė pėrshkrim fillozofik tė psikollogjisė tė personalitetit tė shqiptarit. Ay thekson se dy janė kategoritė themelore, mė tė pergjithshme psiko-morale tė psikologjisė sonė etnike: burrėria dhe nderi. Presidenti Republikės z. Alfred Moisiut, tė shikojnė mundėsinė pėr tė emetuar tituj dhe dekorata pėr personalitetet e diasporės tonė pėr t’i pėrjetuar. Nė fund tė punimeve tė konferencės, Dr. Namik Shehu formuloj dhe lexojė konkluzionet e konferences “ duke i quajtur ato "punime tė konferencės tė cilat u prezantuan me dinjitet". Kjo dėshmon pėr njė sukses tė merituar pėr akademinė, pėr pjesėmarrėsit dhe pėr vet diasporėn. Konferencėn e nderuan; pjesėmarja mjaftė e kėnaqėshme e auditorit dhe pėrshėndetjet nga personalitete tė shkencės.. Mendimet dhe propozimet e shprehura nė konferencė pėr forcimin e unitetit dhe vlerėsimet e ecurise sė komunitetit; meritojnė te analizohen dhe tė marrin njė zgjidhje sa mė tė shpejtė. Ju sygjerojmė organeve kompetente te R. SH. dhe Presidentit te Republikės Z. Alfred Moisiut, qė tė shikojnė mundėsinė pėr tė emetuar “Tituj” dhe “ Dekorata “ pėr personalitetet e diasporės tonė pėr t’i pėrjetuar. Tė ngrihet njė lapidar nė shenjė mirėnjohje njerzve tė shquar tė komunitetit tone. Tė vleėsohet diaspora e shqiptarėvė tė amerikės me tė gjitha tė drejtat e qytetarisė sė Republikės sė Shqipėrisė dhe tė ketė pėrfaqėsues nė Kuvendin Popullor tė zgjedhur me votė tė lirė. Tė shihet mundėsia e njė organizimi tė njė kongresi ndėrkombėtar nga Akademia e Shkencave tė R.Sh. ne Tirane, pėr origjinėn pellazgjike tė kombit tonė.

Ne fund u lexua edhe thirja drejtuar disapores shqiptare nė amerikė dhe gjithė bashkėkombasve kudo nė botė, pėr njė bashkim-vėllazėrim dhe pėr njė unitet mė tė fuqishėm nė interes tė kombit, ne solidariet te plotė me tė gjithė popujt e botės. Mbas konferences u zhvillua nje program artistik, i pasur, i drejtuar me njė nivel tė lartė nga artisti Gėzim Ēela, nė bashkėpunim me petagogėt Kozeta Zylo dhe Qemal Zylo, tė shoqėruar nga orkestra me drejtues Odise Salillarin dhe Kreshnik Merdanin. Perzantimi i koncertit, u bė nga znj. Albana Zagullaj. Koncerti vazhdojė deri nė orėt e vona me kėngė, tė kėnduar nga Gėzim Ēela. U bėnė recitime nga aktori i mirėnjohur Xhevat Limani me pjesėn “ O malet e Shqipėrisė" dhe nga Gėzonjeta Nivokaz, me pjesėn: Flamuri nuk ėshtė musliman, as katolik as ortodoks as komunist, por i Shqipėrisė. Koncerti, pėrshendetės u mbyll me njė vallėzim nga tė gjithė tė pranishmit.

Beqir Sina
BOTA SOT 13-12-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.