Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ne besnikeri ka pertese, frike, kalkulim,pacifizem, lodhje e nganjehere edhe besnikeri.
--- Rey

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 107 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...
Art :: Humb jetėn nė aksident violinisti i njohur shqiptar
Postuar nga: Fiori

Art Duke u kthyer nga njė prej koncerteve tė tij humbi jetėn natėn e tė premtes dhe tė shtunės, nė njė aksident nė autostradėn Torino-Savona mė 4 dhjetor, nė moshėn 36-vjeēare, violinisti shqiptar nė Itali, Rrok Jakaj. “Nuk ishte aksident banal, por tragjik”, tha dje njė nga miqtė e tij, violonēelisti Pjetėr Guralumi....

Pėrgatiti E.Demo

Duke u kthyer nga njė prej koncerteve tė tij humbi jetėn natėn e tė premtes dhe tė shtunės, nė njė aksident nė autostradėn Torino-Savona mė 4 dhjetor, nė moshėn 36-vjeēare, violinisti shqiptar nė Itali Rrok Jakaj. “Nuk ishte aksident banal, por tragjik”, tha dje njė nga miqtė e tij, violonēelisti Pjetėr Guralumi, i cili si njė nga bashkėpunėtorėt e Jakajt nė kontaktet me Italinė, e vlerėson rolin e tij mė shumė se tė njė ambasadori pėr Shqipėrinė. Krijuesi i kuartetit tė famshėm “Optional String Kuartet”, ėshtė pėrfaqėsuar nė skena me artistė si Mick Jagger, Eurithmics, Solomon Burke etj.
Trupi i tij pritet tė vijė nė Shkodėr, ku Jakaj u lind.
Violinisti shqiptar ishte profesor pranė shkollės APM (Alto Perfezionamento Musicale), nė Saluzzo (Cuneo) tė Italisė. Kishte nisur studimet e violinės nė Shkodėr, pranė shkollės sė mesme artistike “Prenk Jakova” nė vitin 1974. Babai i tij, Ndrekė Jakaj, edhe pse punėtor nė Uzinėn e Telave aktivizohej si violinist me orkestrėn e shtėpisė sė kulturės dhe e ka ndjekur me shumė vėmendje e pėrkushtim formimin muzikor tė djalit tė tij Rokut. Duke qenė mjaft i talentuar Rrok Jakaj ėshtė aktivizuar nė orkestrėn e shkollės sė muzikės, madje dhe nė vėnien nė skenė tė operas “Mrika” nga nxėnėsit e kėsaj shkolle nė vitin 1983. Mė pas ndjek studimet nė Institutin e Lartė tė Arteve tė Tiranės (sot Akademia e Arteve) ku diplomohet me notėn mė tė lartė, pranė klasės sė Rajmonda Koēos, nė vitin 1990. Pas emigrimit nė Itali, nė mars 1991, ai studion me Mariana Sirbu e Franco Gullu, nė kurset e shkollės sė Perfeksionimit tė Lartė Muzikor nė Saluzzo. Gjatė periudhės 1992-1994 ndjek kurset e violinės nėn drejtimin e Leon Spierei dhe bashkėpunon me orkestra tė ndryshme. Rrok Jakaj ka bashkėpunuar me Orkestrėn e RadioTelevizionit Shqiptar, Orkestrėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit tė Tiranės, Orchestra della RAI di Torino, Orchestra Filarmonica di Torino, Orchestra Internazionale D’Italia, Royal Ballet London, Teatro Reggio di Torino. Nė vitin 1997 themelon Orkestrėn e Dhomės “SKENDERBEG” dhe sė bashku me Gustavo Fioravanti, kuartetin me emrin “Optional String Kuartet”. Ky kuartet harqesh i pėrbėrė nga Rrok Jakaj e Stefano Vagnarelli nė violinė, Gustavo Fioravanti nė violė dhe Dario Destefano violinēel, realizonte trasnkriptimin, arranxhim e pėrpunim e muzikės nga Brahms tek Piazzolla, nga klasikja tek jazz.. Njė kuartet qė sipas kritikės tenton tė dalė nga skema e kohės dhe hapėsirės, pėr ta ēuar muzikėn nė 360 gradėt e saj: tė niset nga njė muzikė zbavitėse apo vals, tė shkosh tek jazz e buzli mė pas, tek tango flamenko, folklori i Evropės sė Veriut dhe Lindjes, pėr tek Mozart, Bach, Piazzolla, Morricone, Ēajkovski, Gershėin. Lista e kryeveprave arranxhuar e ekzekutuar nga kuarteti i themeluear nga Rrok Jakaj dhe violina e tij, ėshtė e pafund. “The Dream” ėshtė albumi i tyre aventurė, ku eksplorohet territori i jazz-it dhe muzika qė nga origjinėn prej tij.
Nė vitin 1999, si anėtar i OSI (Orchestra Sinfonica Italiana) dhe menaxher pėr artistėt, ai ka marrė pjesė nė ngjarje si: “Pavarotti&Friends”, “7° Concerto del Vaticano”, nė programin televiziv-Celentano “Francamente me ne infischio” pėr RAI UNO, si edhe turne nė Malajzi (viti i ri 2000-2001). Ai luante me njė violinė tė Romeo Antognazzi-it tė vitit 1901.


Kortezi e shekullit - 06/12/2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.