Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Barrėn e kalit mos ia ngarko gomarit
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 79 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Elita :: At Zef Valentini – njė albanalogu dhe albanofili i madh
Postuar nga: Skampa

Elita Shqiptarė! Duajeni At Valentinin, se ai ju dashuron me zemėr. Ēmojeni, se ai punon paprerė, pėr t’ia bėrė tė ditur botės vlerat tuaja shpirtėrore dhe artistike. Ai ėshtė juaji, sepse i ka dhėnė ēėshtjes suaj mėndjen dhe shpirtin e vet. - Papa Pauli VI, 25 Prill 1968

Ja, kėto fjalė tė kumbuara nga Papa Pauli VI pėrpara mijėra tė ftuarve ndėrkombėtarė qė merrnin pjesė nė solemnitetin kremtues tė kongresit kastriotian mbajtur mė 25 Prill 1968 nė Romė, me rastin e 500 vjetorit tė vdekjes sė heroit tonė tė madh kombėtar, janė maja kulmore e vlerėsimit tė aktivitetit tė mrekullueshėm gati 50 vjeēar tė njė studiuesi tė shquar, tė njė njeriu tė ditur tė shkencės, tė njė figure shumėpėrmasore e me interesa tė gjithllojshme, tė njė personi me shpirt sa tė ndrojtur aq dhe tė paepur, tė njė jezuiti italian, tė lindur nė Padova (bashkė me shekullin e kaluar, pasi ėshtė i datėlindjes 1900), qė me tė ardhur nė Shqipėri nuk u ndal nė zhvillimin e thjeshtė tė aktivitetit tė tij fetar dhe edukativ prej misionari, por me njė dashuri tė ethshme e ēdo ditė e mė tė fortė, shoqėruar nga njė formim rigoroz shkencoro-kulturor, u hodh me tė gjitha forcat nė vorbullėn e njohjes sė ēdo kėndi tė jetės dhe historisė sė popullit shqiptar, tė gjuhės e zakoneve tė tij, tė panoramės sonė tė pasur etnografike e arkeologjike, me rezultate tė shkėlqyera nė secilėn prej kėtyre, disiplinave, tė atilla sa t’i japin sot njėzėri titullin e njerit nga mjeshtrit mė tė mėdhenj qė ka njohur ndonjėherė shkenca e Albanologjisė.

Madje prania e figurės sė njė studiuesi me pėrmasa tė tilla, nė kaq shumė fusha tė historiografisė dhe shkencave shoqėrore, e bėn tė pamundur cilėndo pėrpjekje pėr ta karakterizuar veprėn e tij nė njė fushė tė caktuar. Gjithsesi nga pikėpamja e karakterit, e rėndėsishme do tė qe tė ravijėzohej freskia e tij e pėrhershme shpirtėrore, kureshtja gati foshnjore, kurrė i nginjur e asnjėherė i fashitur, i njė njeriu qė i sheh gjėrat dhe njerėzit me njė shpirt gjithmonė tė ri, paragjykim-davaritės, ku shquhet gatishmėria intelektuale dhe vrulli “djaloshar” pėr tė rrokur gjithēka qė i intereson me njė pasion kurrė tė mugėtuar e vazhdimisht tė gjallė. Nga ana tjetėr, gjithė rregulli i tij sistematik nė kėrkime e gjithė ai formim e kultivim i vazhdueshėm shkencor, apo gjithė ai pathos i jashtėzakonshėm pėr punėn qė e shtynte tė punonte natė-ditė, duke thėnė gjithmonė “Duhet tė ngutemi, sepse s’kemi shumė kohė”, nuk do tė kish mjaftuar pėr tė bėrė gjithė ato kryevepra qė ai la pas, po qė tek studjuesi dhe shkencėtari rigoroz nuk do tė shihnim njė “burrė fjalė pak, derė-ēelė, shpirtgjanė, tė arsyeshėm e tė matur, njėlloj si banorėt e maleve shqiptare”, - siē i pėlqente ta thėrrisnin shpesh; nėse nuk do tė shihnim njė enolog shije-hollė e anėtar tė Akademisė Italiane tė Kuzhinės, qė i njihte pėrbėrėsit e njė recete gjelle po kaq mirė sa dhe “aktet shqiptaro-venedikase”, nėse nuk do tė shihnin njė lexues tė apasionuar tė librave policorė apo tė dashuruar marrėzisht pas njė Baccelli njė Salgazi, njė Wiecherti e njė Ēehovi; nėse nuk do tė shihnin vallėtarin dhe kėngėtarin magjepės tė melodive bizantine me kalime tė tonit tė nivelit tė katėrt qė ata tė cilėt kanė ndopak njohuri pėr muzikėn i bėn tė rrėqethen pėrpara asaj ē’ka kjo nėnkupton; nėse nuk do tė shihnin topografin e botanikun profesionist, kujtojmė kėtu artikujt shpjegues mbi botanistin dhe albanologun e shquar italian Antonio Baldacci dhe njė recension tė tij mjaft special nė kėtė fushė mbi Wulfenian, njė lloj bime shumė tė rrallė por e gjetur edhe nė Shqipėri.
Gjithėsesi ia vlen tė pėrmendim nė kėtė pikė, njė episod mjaft interesant nė zhbirimin e raportit tė tij fillestar me shqiptarėt, njė episod ky i rrėfyer shumė vite mė pas nga Koliqi, njėri prej bashkėpunėtorėve dhe miqve tė tij mė tė mirė. “At Valentini mbrriti nė Shqipėri nė shtatorin e vitit 1922. N’at muaj tė ėmbėl e tė praruar vjeshtor, Shkodra e priti me heshtjen dhe nxehtėsinė e rrugėve tė saj gjarpnuese, rrethuar me gjethet e zverdhura tė lulvileve n’agoni e me aromat e fshehta qė asokohe vėrshonin prej s’brendshmi nė rrugė, tue ardhė prej matanė mureve tė larta tė oborreve tė mbyllura’’. Sigurisht, nė periudhėn e qėndrimit tė parė nė Shkodėr, ai do tė jetė ndjerė nė siklet pėrpara kėtyre dyerve tė mbyllura fort, n’ato shtėpi prej tė cilave vetėm dritaret e fortifikuara vėshtronin nga rruga, pėrballė atyre njerėzve tė sjellshėm e madje ceremonialė, por tė rezervuar e me pamje tė mezidallueshme, mosbesimi, qė s’lejonin me u folė as edhe njė fjalė mė tepėr nga ajo qė pėrmbante fjalori i tyre ngushtėsisht konvencional.

Edhe pse mundohej tė pėrshtatej me vullnetin mė tė mirė e me tė gjithė “arsenalin” e tij tė komunikimit, ai nuk arriti kurrėsesi ta thyente akullin me nxėnėsit e vet, nė klasat e gjimnazit ku jepte mėsime mbi latinishten, greqishten, italishten, fenė apo historinė e natyrės. Ndihej sinqerisht i pikėlluar pėr kėtė dėshtim, kur e la Shqipėrinė pėr tė shkuar nė Xhenova e pėr tė vazhduar studimet pėr filozofi. E po kaq i izoluar vazhdoi tė ndihej edhe atėherė kur u kthye pėrsėri nė Shkodėr nė vitin 1926, tashmė pėr tė qėndruar gjatė. Mure qė dukeshin tė pakapėrcyeshėm nga moskuptimi e pengonin tė vendoste marrėdhėnie miqėsore me shqiptarėt nė pėrgjithėsi dhe me nxėnėsit e vet nė veēanti. I pėrfundonin pa rezultate tė gjitha pėrpjekjet e depėrtimit nėpėr ata shpirtra qė i dukeshin hermetikė. Aq mė tepėr qė ky moskuptim, po i shkaktonte edhe dėshtimin e detyrės sė tij si misionar. Kėshtu i tronditur sė brendshmi nga njė krizė ė rėndė shpirtėrore, arrin deri nė pikėn e dorėzimit dhe braktisjes sė ēfarėdolloj detyre. Vendos madje tė kėrkojė edhe transferimin. Mirėpo e gjitha kjo ndryshoi nė ditėn e pėrvjetorit tė ditėlindjes sė tij, kur ai vuri re papritmas se sjellja e atyre djelmoshave nuk diktohej nga mosbesimi apo nga mungesa e dashurisė dhe respektit, por nga karakteri i veēantė i shqiptarit, i cili shfaqjet e hapura tė ndjenjave i konsideron si akt dobėsie”.

Qė prej atij ēasti, akulli u thye. Pak nga pak ai u ndje i rrethuar jo vetėm nga simpatia, por edhe nga ngrohtėsia e sinqertė e kujtdo shqiptari me tė cilin takohej. Fliste hapur, komunikonte me banorė qytetesh, katundesh, malesh, dėgjonte me vėmendje njerėz tė ēdo niveli e feje, duke kėrkuar tė njihej madje dhe me problemet e tyre personale. Njė padovani si ai banesat karakteristike shkodrane, i kujtonin shtėpitė e fshatit tė vet, nė Brenta. E mahniste atmosfera e botės sė kėtyre familjeve, mbrujtur mes njė fisnikėrie autentike, e mbetur e pacėnuar nga shtrėngatat shekullore. Shijonte me ėndje shurupet e ėmbla tė limonėve, rritur nė oborret e shtėpive, dardhat e kopshteve shtėpijakė, gatuar me kujdes e ngrohtėsi sipas recetave tradicionale, rakinė e fortė tė rrushit tė vreshtave tė Bardhaj e Recit…” Nė pazar tė Shkodrės, i pėlqente tė frekuentonte tezgat e qėndistarėve tė bastuneve t’argjendta, tė rrobashitėsve e tregėtarėve qė kishin shėtitur tėrė botėn. Ndėrkohė qė nė Tiranė kur pas vitit 1941 filloi tė punonte si kėshilltar e sekretar i pėrgjithshėm i Institutit Mbretėror tė Studimeve Shqiptare, kishte pėr zakon tė vizitonte me radhė, njė nga njė ēdo ditė, tė gjitha gjellėtoret e vogla tė rrugės sė Dibrės, duke shijuar pjatat e shijshme tė pėrgatitura prej guzhinierėsh tė aftė, ekspertė nė artin e guzhinės tė Lindjes dhe Perėndimit”..
Po mė mbresėlėnės nga gjithēka ishte fakti se ai zhytej nė botėn shqiptare, jo vetėm me interesin e shkencėtarit, por me ankthin e tė dashuruarit qė mezi pret tė zbulojė pjesėt mė tė vėrteta e mė autentike tė objektit tė dashurisė sė vet. Aq mė tepėr qė kish qėlluar nė njė kohė kur misionarėt e tyre jezuitė tashmė e quanin tė konsoliduar pozitėn e tyre nė gjirin e katoliēizmit shkodran. Megjithatė, me mprehtėsinė dhe intuitėn qė e karakterizonte, ai e kuptoi menjėherė se veprimtaria e tyre vėrtitej e gjitha brenda qerthullit katolik shkodran, pa e kapėrcyer gardhin e tij dhe pa hyrė nė lėmin e gjerė tė lėvizjes kulturore dhe shoqėrore qė kishte nisur tė shpėrthente nė Shqipėri, pas viteve 20-tė. Kėtė hap cilėsor jezuitėt do ta bėnin vetėm mė vonė, nė fillim tė viteve30-tė me botimin e njė reviste me qėllime tė qarta dhe tė prera filozofike, letrare, shoqėrore e kulturore, qė ata e quajtėn L.E.K.A. Ėshtė pikėrisht kjo revistė ku At Zef Valentini do tė dėftojė gjithė pasionin e tij pėr shkencė, gjithė aftėsitė e tij mendore, gjithė vetitė e tij si studiues me pėrgatitje tė thellė e tė gjejė, qė kapte skajet e erudicionit tė ndriēuar nga kultura e tij humaniste dhe tė veshur me petkun e largpamėsisė dhe origjinalitetit tė spikatur tė talentit tė vet, sidomos nė dyert e fushave tė shkencave shoqėrore.

Asokohe nė Shqipėri numėroheshin rreth 170 revista me veprimtari tė pėrcaktuar nė fusha tė ndryshme tė kulturės dhe fesė. Por kriteret nga tė cilat nisi punėn Zef Valentini qenė goxha tė larta nė krahasim me ato tė tė tjerėve. Dalloheshin kryesisht artikujt qė filluan tė pėrfaqėsonin filozofinė dhe teologjinė, letėrsinė dhe historinė, ekonominė dhe tė drejtat politike e morale; pra, praktikisht tė gjithė argumentet e nevojshėm pėr ringjalljen dhe zhvillimin e ambjentit shqiptar. Ky nivel mjaft i lartė filozofiko-shoqėror i shkrimeve, pati nė fillim kritikė tė shumtė qė i mėshonin faktit se ai do tė sillte moskuptimin e artikujve e tė lėndės nė pėrgjithėsi, nė njė kohė kur pėrkundrazi, ishte pikėrisht ky stil ai qė filloi tė ngjallte kėnaqėsinė dhe entuziazmin e lexuesve, duke i shtyrė gjithnjė e mė tej caqet e zhvillimit tė tyre kulturor e duke i bėrė ata tė ndiheshin krenarė qė kishin nisur tė arsyetonin nė nivelin me tė cilin trajtoheshin nga kjo revistė argumente tė ndryshėm tė realitetit shqiptar.

Ishte koha kur nė shpirtrat e shqiptarėve kish filluar tė frynte njė erė e pastėr kthjelluese, ēliruese dhe shpresėdhėnėse. Ndaj, pėr ta pėrforcuar akoma dhe mė shumė kėtė prirje, revista LEKA, nisi tė pohojė me ngulm dhe theks moral “se traditė nuk do tė thotė fosilizim brenda njė guacke parimesh anakronike, por transmetim e rimishėrim progresiv i forcave dhe rezervave reaguese tė shpirtit shqiptar, gjithnjė besnik ndaj frymėzimit autokton, porse gjithnjė e mė i ndjeshėm ndaj frymės sė kohrave tė reja”, nė mėnyrė qė nė kėtė botė tė veēantė shqiptare, qė ka mėnyrat e veta karakteristike nė konceptimin e botės dhe vlerave tė gjithkohshme tė jetės, tė gjendej njė pikė e palėvizshme midis tendencave pėrēarėse tė ekuilibrit midis Lindjes dhe Perėndimit.
E po tė numėrojmė disa nga kulmet e shkrimeve tė mprehta, problemore, e tė dendura plot me reēensa e informacione kulturore e filozofiko-shoqėrore tė nivelit bashkėkohor qė botoheshin nė radhėt e kėsaj gazete tė shndrruar nė model etike dhe iluminimi, do tė kuptojmė menjėherė se ajo ka dhėnė njė kontribut vendimtar nė mėsimin se si duhen vėzhguar dhe zgjidhen problemet tona kombėtare me seriozitet dhe ndėrgjegjje kritike. Theksojmė kėtu faktin se Valentini, nė krye tė kėsaj reviste, nuk shfaqej aspak si shkencėtari i zyrave, si teoricieni pa kurrfarė kontakti me jetėn, si mendimtar i shquar, por qė nuk merr lėndė nga realiteti, por njė njeri qė impulsi i flaktė i dashurisė dhe humanizmit e shtynte tė merrte pjesė nė zgjedhjen e nyjeve komplekse tė problemeve qė lidheshin jo vetėm me albanologjinė, por edhe me vetė Shqipėrinė dhe jetėn e saj tė brendshme. E gjitha kjo kishte vetėm njė shpjegim tė thjeshtė: brenda tij tashmė rritej e gjallohej njė vrull i madh pasional, brenda tij tashmė ai ndihej pėrfundimisht shqiptar. Kėsisoj, pėr tė qe njė dėfrim tė kalonte nga kėrkimi dhe zbulimi i njė dokumenti tė ēmuar historik nė njė skutė tė errėt e tė humbur tė njė rafti tė pluhurosur biblioteke, nė sqarimin dhe shtjellimin praktik tė ideve e doktrinave filozofike, - si tek “Ndėrgjegjja”, kulturė, intelektualitet, diplomė, kolltuk, gjurmime filozofike mbi kuptime tė drejta. E mira dhe e keqja, “Lindje e Perėndim”, “Tue gjuermue kuptimin themelor tė mistikės”, “Tė drejtat e metafizikės”: - apo nė diskutime social-politike tė kohės, si tek “Morali i pares, “Optimizėm e pesimizėm”, “Paqifizėm dhe atdhetarizėm”, “Ndėrgjegja Publiqitare”, “Ndėrgjegjja profesionale”, “Njė ligjė eugjenike” nė Shqipėri” (mbi parimet morale tė martesės), “Vetėvrasa, “Amicus Socrates… por folja hakun (njė polemikė drejtuar Branko Merxhanit nė lidhje me meritat e klerit shqiptar), etj. – apo nė kritikė e gjuhėsi, si tek “Shoqatat gjuhėsore tė Rilindjes”, “Dale,…” (mbi njėsimin dhe zyrtarizimin e bashkimit tė gjuhėve dialektore), “ēėshtja e gjuhės”, vlerėsim, pasurim dhe pastaj bashkim i dy dialekteve”, - apo mė njė studim mė vete, tė titulluar “Nė parahistori tė shqipes”, ku hartohet njė radhė prej 277 fjalėsh shqipe tė dėshmuara nė dokumentet historikė tė kohės, shumė mė parė se sa tė futeshin nė tekstet shqiptare”, - Apo nė njė punim tė gjatė e tė vazhduar nė rreth 20 numra te “LEKA”, mbi “studimin mė objektiv tė historisė sė pedagogjisė’’, ku ai merret gjėrėsisht me davaritjen e kritikave dhe parashtrimin e parimeve frymėzuese tė “Radio studiorum” metodės klasike tė jezuitėve nė edukimin e tė rinjve; - apo nė atė qė mund tė quhet perla e gjithė kėsaj fushe hulumtimesh, qė mban emrin “Nomen Klator” (e po tė mblidhej do tė formonte njė libėr tė bukur me rreth 250-300 faqe), njė fjalor bibliografik iliro-shqiptar, qė pėrmban vėrtet tė dhėna deri nė njė pikė tė gėrmės A, por qė fare mirė mund tė quhet orvajtja e parė drejt krijimit tė njė enciklopedie tė plotė e tė vėrtetė, e cila nėse do tė vazhdonte tė realizonte deri nė fund, ashtu siē ishte planifikuar, do tė jepte njė vizion tė mrekullueshėm nga pikėpamja sintetike, e jetės dhe shoqėrisė shqiptare nė rrjedhėn e saj mijėvjeēare.

Nė kėtė parantezė, edhe pse tė njė lloji tė veēantė e tė shtrira nėpėr fusha specifike tė dijes, janė pėr t’u pėrmendur edhe pėrkthimet e tij tė artikujve tė ndryshėm mbi albanologjinė, si p.sh. ajo e Baldaccit kushtuar albanologut hungarez, baronit F. Nopēa; ajoa e kardinal Tagliavinit mbi “Kardinal Mezzofentin dhe gjuhėn shqipe”; ajo e Flavio Banfit me titull: “M’a i moēmi humanist shqiptar, Gjon Gazuli”, njė kontribut ky mjaft origjinal e jashtėzakonisht i ēmuar, i sjellė prej shkrimesh e dokumentesh tė panjohura mė parė, nga ana e historianit hungarez Ladislav Halik-Borak, qė parapėlqente shpesh nė artikujt e vet pseudonimin Flovio Banfi. Pėr t’u pėrmendur gjithashtu janė edhe studimet e tij mbi shenjtėt (ē’ka mund tė thuhet se shėnon fillimin e traditės sonė hagjiografike-shkencės qė merret me studimin e emerave tė shenjtėve), ku jepet njė listė e hollėsishme e njė serie emrash tė shenjtėve tė periudhės kristiane dhe paleokristiane, pak a shumė tė njohur e tė pėrdorur nė Shqipėri; studimin e titulluar “Njė tjetėr piktor shqiptar “ku thellohen akoma mė shumė studimet e nisura nga Franz Babingeri mbi piktorin e njohur tė shekullit tė 16-tė, me origjinė shqiptare Marco Bazaiti; studimin mbi albanologun e njohur gjerman tė balkanologjisė Alois Schmaus, etj. Tė gjitha kėto, pavarėsisht se janė tema qė i pėrkasin njė publiku tė specializuar, janė shembuj tė padiskutueshėm tė erudicionet tė jashtėzakonshėm qė shquante Valentinin.

Megjithatė, raporti mė i veēantė qė autori arriti tė krijojė pėrtej fushės sė historisė ishte ai qė i pėrket letėrsisė shqiptare. Qė nė fillimet e qėndrimit tė tij nė Shkodėr, e pastaj edhe nė Tiranė, ato pak orė tė ditės qė i mbeteshin tė lira, si pėr t’u shplodhur, ai ia kushtonte ose ndonjė pėrkthimi ose ndonjė krijimi tė tij origjinal si p.sh. poezia “Flamuri u ngjall”, apo oda e mrekullueshme kushtuar Shtjefėn Gjeēovit, kėtij martiri tė idesė kombėtare, e cila fitoi jo vetėm miratimin e tė madhit Fishtė, qė e botoi atė nė revistėn “Hylli i dritės”, por edhe admirimin e tij, pėrderisa e ndėrfuti kėtė odė 21 strofėshe nė veprėn e vet antologjike “Bota shqiptare”, botuar mė 1943. Nė kėtė krijim Valentini shpreh qartė gjithė cilėsitė e veta poetike me tė cilat e kishte pajisur natyra, por njėherėsh edhe dashurinė e tij tė zjarrte pėr Shqipėrinė dhe njerėzit e saj tė shquar. Gjithėsesi, fusha ku autori ka dhėnė prova me tė vėrtetė tė shkėlqyera zotėsije poetike janė pėrkthimet (nė prozė tė ritmuar) e tragjedisė “Poliekti” tė Korneit (sė bashku me At Fulvio Cardionano) dhe “Sauli” tė Alfierit, pėr tė cilėn Kalio, do tė shprehehj se “e gjykonte mjeshtėror pėrkthimin e Valentinit”, duke ua paraqitur lexuesve shqiptarė me kėto fjalė: “Sauli njė ndėr kryeveprat e Alfierit, jo vetėm i ka ruejtė vetitė e rralla artistike, por disi asht pėrtritun e rinue nė kėt pėrkthim tė Valentinit”.
Madje aq e famshme ėshtė kjo vepėr, sa pėrdoret ende dhe sot si klasike e shqipes, nė degėn e gjuhės dhe letėrsisė shqipe, nė fakultetin e letrave tė Universitetit tė Palermos. E ashtu siē tregon Karl Gurakuqi, “Studentėt e shumtė pėrgjatė brezave kanė pėrfituar mjaft nga ky pėrkthim, duke bėrė krahasime nė mes tė dy gjuhėve, sidomos nė pikėpamje tė strukturės gjuhėsore dhe pasurisė sė mėnyrave tė shprehjes, tė posaēme pėr secilėn prej tyre. Kjo e fundit ėshtė njė fushė ku At Valentini tregoi jo vetėm pasionin dhe talentin, por edhe aftėsi tė spikatura prej shkencėtari tė mirėfilltė. Duke marrė parasysh shembujt e poetėve tė mėdhenj tė asaj kohe si Fishta, Mjeda, Zef Skiroi, Prenushi, Asdreni e Koliqi, ai u orvat t’u japė kėshilla e t’i mėsojė tė rinjtė si tė fillojnė tė bėjnė hapat e parė nė lėmin e poezisė, si t’i njohin e t’i pėrdorin rregullat e metrikės, si tė bėjnė numėrimin dhe theksimin e rrokjeve, si tė krijojnė vargjet e rrafshta, tė kėputura e rrėshqitėse, vargjet klasike e moderne, strofat dhe rimat”. Madje, nė lidhje me rimat, sipas rrėfimeve tė bashkėpunėtorėve tė tij, tregohet se Valentini pat punuar gjatė pėr tė ndėrtuar rimarin e gjuhės shqipe, njė vepėr kjo voluminoze, qė pėrfshinte njė sasi prej 30 mijė skedash tė seleksionuara, por, qė s’arriti dot tė shihte dritėn e botimit.

Fati i kėsaj vepre nuk dihet as nė dorėshkrim, por ajo patjetėr qė do tė kishte zėnė njė vend me mjaft rėndėsi nė fondin e letėrsisė sonė. Megjithatė, punimet e tij mbi metrikėn e vargjeve tė botuara nė shumė pjesė nė revistėen “LEKA”, nėn okelion “kėshilla tė rinjve nė punim tė vjershave”, duke i plotėsuar, pėrmirėsuar e strukturuar, Zef Valentini ia dorėzoi nė formėn e njė traktati, Ministrisė sė atėhershme tė Arsimit, pėr ta pėrdorur si tekst nė shkollat shqiptare, duke parė qė asokohe njė libėr i tillė mungonte. Po tė pėrjashtojmė kėtu veprėn e Luigj Gurakuqit tė vitit 1906, “vargnimi nė gjuhėn shqipe” dhe ndonjė libėr tjetėr pa shumė rėndėsi, ky do tė qe i pari libėr i kėtij lloji nė gjuhėn shqipe, por qė mjerisht nuk arriti tė botohej pėr shkak tė trazirave tė luftės nė Shqipėrinė e viteve 1943-1944. Gjithėsesi, vlera mė e ēmuar qė i ka lėnė letėrsisė sonė, janė kritikat e njė niveli elitar qė ai ka dhuruar pėr figurat mė tė mėdha letrare tė Shqipėrisė sė asaj kohe.

Kėshtu, nė kėtė panoramė recensionesh e artikujsh, paraqitet madhėshtore sprova e tij mbi Fishtėn, me anė tė cilės autori mėson tė japė ēelėsin pėr tė hapur thesarin e poezisė fishtiane, duke e gjetur atė nė konceptin heroik tė njė jetese tė mbrujtur nga kurajoja, qėndrueshmėria, vlera morale, besnikėria dhe nga tėrė ajo mori gjėrash qė janė rezultat i tyre i drejtpėrdrejtė, si mėnēuria, fisnikėria, mikpritja, bujaria dhe dekori i saj pafajėsor e gati naiv. Duke vėnė para syve tė lexuesit jo vetėm shpirtin dhe format popullore qė shfaqen qartė nė veprėn e poetit tė “Lahutės sė Malcis” (metrika, stili, vlerat etike dhe juridike tradicionale), por edhe brenditė e reja ideologjike qė e rigjallojnė atė, ai thekson se "”duke pranuar stilin e rapsodėve qė i pėlqen aq shumė popullit tė tij, Fishta pranon gjithashtu edhe pėrralloren si sfond a dekor letrar, por nuk kėrkon tė pranojė kurrėsesi pėrkundjen si nė djep tė njerėzve tė Atdheut tė vet nė njė jetė ėndėrrimtare; Pėrkundrazi, kėrkon ta parapėrgatisė trimėrisht dhe shpirtėrisht popullin e tij pėr njė Rilindje, tė kuptuar jo vetėm si njė luftė apo njė luftė pėr pavarėsi, por si njė ringjallje tė gjithanshme tė jetės shpirtėrore kombėtare, si njė ngritje totale tė saj nė njė shkallė mė tė lartė qytetėrimi, bazuar gjithmonė nė parimet e shėndosha etike tradicionale…”.

“Nuk gjejmė tek Fishta kurrfarė rrethanash motivuese e pėrjetuese tė luftės, nė njė kohė kur ėshtė konstante pėrherė njė thirrje e fortė ndaj virtyteve shoqėrore themelore pėr etikėn tradicionale shqiptare, tė mishėruar nė traditėn juridike tė kanunit tė maleve”. E, kjo pėr faktin se vlera tė tilla, padyshim mjaft tė ēmueshme, mund tė strukturojnė njė bazė tė fortė e pėr t’u pasur zili nė ndėrtimin e jetės kombėtare. “Ėshtė pikėrisht ky program i frymėzuar nga ide tė reja tė shkrira aq natyrshėm me ato tė vjetrat, e qė ngjizet aq mirė nė personalitetin e spikatur tė Fishtės, ai qė mund tė na ndihmojė nė zbėrthimin e poezisė sė tij” – nėnvizon Valentini. “Ndaj, merita mė e madhe i takon jo vetėm intuitės pėr tė pranuar dhe strukturuar kėtė mpleksje tė tillė vlerash, por edhe aftėsia pėr t’i dhėnė kėtij drejtimi tė ri tė jetės shqiptare njė zė tė fuqishėm e njė program tė thellė e tė ekuilibruar, tė hartuar nė gjirin e njė poetike qė e lartėson jo vetėm si poet tė madh, por edhe poet kombėtar, e padyshim njėri nga mė tė mėdhenjtė nė botė, tė cilit pėr t’u emėruar si i tillė, i mungon vetėm fakti i tė qenit tė pėrkthyer nė gjuhėt kryesore”.

I rėndėsishėm pėr t’u theksuar nė studimet e Valentinit mbi Fishtėn ėshtė edhe cilėsia homerike dhe prirjet mikelangjeloliste qė ai vėren nė poezinė e tij. Kėshtu, shfaqet gjenial krhasimi bazuar nė vargje, detaje historike e koncepte, i “Lahutės sė Malcis” dhe kryeveprave homerike (i vazhduar nė disa numra tė “Leka”-s), pėr tė arritur nė “pėrfundimin e lavdishėm” (siē shprehet P. Marlekaj) se “Fishta mund tė rrijė fare mirė nė radhė me Homerin, ose mė pėrpiktas, nė analogji proporcionaliteti me tė”. Aq mė tepėr qė ai e cilėson atė “homerik, por jo homerid”, me fjalė tė tjera: “Dy poemat, po tė ishin dy piktura, do t’i vinim nė tė njėjtėn dhomė galerie, pėr tė ba “pendant” njėra-tjetrėn, pa guxuar tė caktojmė diēka mė tepėr, por duke mohuar prerazi se njėra ėshtė kopje e tjetrės”. E kjo pėr faktin e pamohueshėm se “Fishta nuk kopjon, as nuk imiton, por mban me Homerin njė ngjashmėri tė pėrpjeshshme, mjaft ngjashmėri qė nuk e vendos nxėnėsin nė njė shkallė mė tė ulėt nga mjeshtri, apo si njė shtojcė e tij, por baraz me tė”.
Po kaq e paharrueshme ėshtė edhe pėrpjekja tjetėr e Valėentinit pėr tė analizuar poezinė e Koliqit. Nė kėtė pikė, do tė qe me vlerė tė paraqisnim teknikė dhe zgjidhjen e veēantė tė metodės qė Valentini pėrdorte nė kompozimin e njė kritike letrare. Nė studimet e tij, vendin parėsor nuk e zė kurrė vepra letrare nė autonominė e saj, me pėrfundimet pasuese, vlerėsuese apo paragjykuese; pėrkundrazi, parėsor dhe konstant ėshtė qėllimi pėr tė rrokur heteronominė nė thelbin e vet, ose e shpjeguar mė tej, pėr tė ngėrthyer indet e larmishme e nyjet e pazgjidhshme tė lidhjeve me format e qytetėrimit dhe ethshmėrinė shekullore tė jetės kolektive, prej sė cilės ato marrin domethėniet mė tė vėrteta e mė tė pėrjetshme. Shėmbulli mė i mirė i pėrdorimit tė kėsaj metodologjie ėshtė sprova “Jeta shkodrane pėrmes shkrimeve tė Koliqit”, e pėrpunuar mė vonė nė tė famshmen “Shkodra dhe poeti i saj”, sprovė nė tė cilėn hapėsira (vepruese) e poetit shėrben me njė efikasitet befasues nė kuptimin e ideologjisė dhe spiritualitetit intim qė qarkullon nė veprėn letrare tė Koliqit, i poetit i cili qe i pari qė arriti tė kuptojė e tė kėndojė nė lirikat e tij Shkodrėn, “kėtė qytet sekret e shumėformėsh, qė sa mė shumė ta njohėsh e ta studiosh aq mė shumė forma tė reja i zbulon; ato tė duken sikur tė zhvillojnė shumė kinde tė kėtij sekreti, kur nė realitet tė bėjnė tė gjendesh pėrballė njė misteri tė ri”.

Duke bėrė krahasimin midis Mjedės dhe Koliqit, Valentini vėren se “gjer nė kohėn e daljes sė tyre, Shkodra s’kish pasur kurrė njė poet tė sajin. Duam tė themi jo njė poet qė t’ishte biri i saj e ta ilustronte hijshėm me famėn e vet, por njė poet qė ta ndjente e ta kremtonte nė gjithė madhėshtinė e saj”. Sepse janė pikėrisht kėto karakteristika tė historisė sė qytetit, ajo lėndė qė Koliqi rroku, blatoi por edhe pėrjetoi nė mėnyrėn e vet misterioze prej shpirti poeti. Ėshtė pikėrisht kjo aventura nė tė cilėn ai u rrek: “Tė ndjekė fijet e pejzave tė shpirtit shkodran, me rezultat atė “shkundje” tė fortė ideologjike qė ai arriti t’i japė kėsaj bote nė krizė tė plotė transformimi, pėr shkak tė shqyerjes nga aspiratat e reja pėr tė provuar bashkė me kėnaqėsinė e kėsaj shkundjeje edhe shijen e skandalit qė i rri gjithmonė pėrbri gjithēkaje: “pėr konservatorėt ajo nuk qe mjaftėsisht konservatore, pėr inovatorėt tejmasėsisht konservatorė”, njė skandal ky qė asokohe nga letrar shndėrrohej menjėherė edhe nė moral”. Nisur nga kjo metodė e studimit kritik dhe nga rrjedha e arsyetimit esėtetik dhe lirik tė autorit nė pėrfundim tė sprovės Valentini na jep njė portret mjeshtėror tė Koliqit dhe njė mesazh tė sintetizuar, teknik dhe shpirtėror tė veprės sė tij: “Gjuha e poetit kullon prej Shkodrės dhe maleve tė saj” – shpjegon ai, por nuk ėshtė as njėra as tjetra: “Ėmbėlsia dhe ngrohtėsia e saj i drejtohet kujtimeve shkodrane, ndėrkohė qė entuziazmi dhe pathosi i jepet misionit tė Shkodrės nė shėrbim tė Atdheut”, pėr t’u ngėrthyer nė njė ndjesi tė vetme: “Shkodra nuk mundej e nuk do tė mundet kurrė tė bėjė pa poezinė e tij. Pėrkundrazi, me tė nė gji, ajo do tė jetojė gjithmonė e gjallė, si njė pikturė prekėse dhe gjallimndjellėse, njė pikturė qė s’e pat bėrė e s’ka pėr ta bėrė askush ndonjėherė”.

Nė vazhdim tė udhės sė vet nė “historinė” e mendimit kritik shqiptar i prirur nga formimi i tij i spikatur dhe i rreptė me theks klasik, Valentini shpejt do tė gjendej nė pragun e kėrkimit dhe tė zbulimit tė asaj ēka klasike pėrmban brenda saj tradita letrare shqiptare. Kėshtu, ai ishte i pari qė rrėmoi nė vargun e humanistėve tė mėdhenj shqiptarė duke shkruar njė studim tė gjatė (nė disa numra) pėr mė tė madhin prej tyre, Marin Beēikemi (me nėntitullin “Njė humanist shkodran”), pėr tė kaluar mė pas nė sprovat madhėshtore mbi De Radėn (“Jeronim De Rada nė literaturėn dhe historinė shqiptare) dhe Zef Skiroi-n (Zef Skiroi: pėrfaqėsuesi i traditės klasike tė poezisė shqiptare”). Pėrsa i pėrket veprės sė De Radės, tek Valentini spikat mbi tė gjitha trajtimi i mprehtė e filozofik qė ai i bėn karakterit parėsor e mbizotėrues tė shpirtit tė poetit: religjiozitetit, bazuar filologjikisht edhe nė detajet qė jep vetė autori nė shkrimet e tij autobiografike. Nė kėtė kėndvėshtrim, duke nxjerrė nė pah mistiēizmin e De Radės, sentimenti qė shfaq veten mė shumė se tė gjithė tė tjerėt nė poezinė e tij, studiuesi argumenton se prej zemrės sė kėtij mistiēizmi grafillon pohimi konstan i njė previdence, qė ruan nė vetvete fatet e njeriut, tė kombeve e tė gjithė botės.

Njė sentiment ky qė e bindi De Radėn tė ndihej i shėnjuar pėr tė ringjallur shpirtin e bashkėkombasve tė tij, qė ai besonte se kish njė mision tė pashlyeshėm nga ēfarėdolloj shtypje dhe pengimi. Njė misioni tė cilit Valentini do t’i pėrgjigjej me tė gjithė pathosin shqiptar tė kredos sė tij. “Edhe ne si ai, besojmė nė providencėn e kėsaj vepre”… “E mund tė thuhet pa ndroje se De Rada qe i pari qė arriti t’i bėjė tė njohur Evropės ekzistencėn e njė Shqipėrie – Atdhe tė heronjve e truall tė njerėzve me ndjenja fisnike, tė denjė pėr tė rrojtur njė jetė tė tyren krahas tė gjithė atyre kombeve qė Zoti u ka dhėnė njė fytyrė, e rrjedhimisht njė mision”. Por nga ana tjetėr, s’mund tė lėmė pa pėrmendur e pa i quajtur filatė, tė gjithė ata qė nuk arrijnė dot tė njehėsohen me konceptin fetar fisnik tė Atdheut, pikėrisht pse pėr ta ėshtė mė interesante lėnda se sa shpirti i veprės”. E diku mė tej, shpall hapur thirrje-sfidėn e tij pėr tė gjithė shqiptarėt, duke thėnė: “Ndaj, ne vazhdojmė tė kemi edhe sot, tė njėjtėn kredo me De Radėn. Besojmė si dhe ai nė Zot, e besojmė si dhe ai nė Providencė, rrjedhimisht besojmė edhe nė misionin qė zoti i ka dhėnė Shqipėrisė e qė do tė bėhet realitet vetėm atehėre kur tė vihen nė jetė idealet fisnike tė De Radės”.

Pra, po tė kalojmė pėrtej meritave letraro-shkencore tė studimi dhe ta zhveshim atė nga petku i klerikut, fjalė tė tilla janė emblemė e faktit se brenda zemrės sė At Zef Valentinit, nuk flakėron vetėm zjarri i njė albanofili (gjė, qė dhe mė vete do tė qe kolosale), por gjallon regėtima mė pėrshkėnditėse e zemrės sė njė shqiptari tė zhurritur pėr Atdheun e vet. Pėr kėtė lloj zjarrmie proverbiale dashurie, brezat le t’i mbeten pėrjetėsisht mirėnjohės kujtimit tė tij. Gjithėsesi, ai nuk mbeti me kaq. E vazhdoi hulumtimin edhe me veprėn e italo-arbėreshit tjetėr tė madh, Zef Skiroit, duke nxjerrė nė dukje frymėzimin e poetit bazuar nga njėra anė nė njohjen e thellė tė kėngėve tradicionale shqiptare dhe nga ana tjetėr nė traditėn klasike tė Karduēit, Dantes dhe Naim Frashėrit, pėr tė arritur nė njė formė aq tė pėrpiktė e tė lėmuar rime e ritmi e me njė mjeshtėri tė atillė nė pėrdorimin dhe ndriēimin e vlerės sė fjalės, qė asnjė poet shqiptar para dhe pas tij s’arriti ta tejkalojė. Madje pėr kryeveprėn e (pambaruar) tė Skiroit, “Kthimi”, Valentini do tė shprehej akoma dhe mė bujshėm, duke i mėshuar idesė sė njohjes sė saj nė rolin e njė poeme tė shenjtė tė njė doktrine tė lartė – si kryevepra e poezisė filozofike dhe religjoze shqiptare, e cila pėr nga shtrirja dhe thellėsia e doktrinės qė pėrfaqėson, pėr nga kthjelltėsia, fuqia shprehėse, shkrepėtima dhe lartėsia marramendėse e gjuhės sė pėrdorur, ėshtė pėr shqiptarėt ajo ē’ka ėshtė pėr italianėt “komedia hyjnore” e Dantes. “Madje, pėrveē kėsaj, “Kthimit” duhet t’i njihet - akoma dhe mė shumė se ēdo gjė tjetėr - parėsia nė rang botėror si poemė e ekumenizmit, ku ēdo e vėrtetė filozofike dhe religjioze arrin tė shprehet ashtu siē mund tė konceptohet mė mirė, brenda ambjentit tė vet, tė marrė, tė ēliruar nga lėnda bazė, e pastaj tė ripunuar si njė diamant, tė ngallmuar pėr tė shkėlqyer fisnikėrisht nė kurrorėn e mrekullueshme tė katoliēizmit mė ortodoks; e bashkė me tė edhe vetė Shqipėria e vogėl, aq e ngucur nė kufij, po aq vėrshonjėse nė vitalitet njerėzor, gjithnjė e mė shumė efikase sa mė shumė e injoruar, aq xheloze nė ruajtjen e individualitetit tė saj etnik, po njėherėsh edhe aq universaliste, kaq fatkeqe, por dhe gjithmonė e ruajtur nga Zoti nė vijim tė misionit tė saj sekret; Ja, falė tij, Shqipėria e vogėl dhe e madhe, zė njė vend tė merituar, nė mos nderi, nė historinė e ekumenizmit botėror”.

Megjithatė, pavarėsisht nga ky kontribut i ēmuar nė lėtersinė shqiptare dhe nė fondin e mendimit kritik tė figurave tė saj tė shquara, pasioni i tij mė i gjallė pėr gjatė gjithė jetės dhe fusha shkencore e studimeve ku ai shpalosi gjithė erudicionin e vet tė stėrmadh ishte historia e Shqipėrisė, shoqėruar me predispozitėn mė se konkrete pėr njė rradhitje, seleksionim e dokumentim kapilar tė tė gjitha burimeve tė saj tė mundshme. Nė kėtė pikė, si pėr ta ilustruar kėtė predispozitė tė tij tė brendshme, ia vlen tė theksohet njė karakteristikė a dhunti e veēantė e Valentinit: rregulli i pėrpiktė mendor nė tė cilin ēdo ide pėr aq sa ėshtė e mundur nga pikėpamja njerėzore, shoshitet, kontrollohet e zinxhirėsohet racionalisht nė tė gjitha tė tjerat. “Shqiptarėt janė njė popull i ēuditshėm. Tė huajve u duket se kanė njė tėrėsi ligjesh e parimesh qė kundėrshtojnė njėra-tjetrėn, konflikte tė pashėrueshme, grindje tė brėndėshme ku ndryshimet fetare, rajonale dhe kulturore, nxisin impulse tė papėrmbajtshme shkatėrruese, mirėpo pas kėsaj, kur bėhen gati tė shprehin njė gjykim negativ mbi mundėsitė e mbijetesės kombėtare, vėrejmė se si shpėrthen papritmas prej thellėsive tė shpirtit tė tij njė ndjenjė e fortė vėllazėrimi qė tė shtang e tė magjeps’’.

Valentini e njihte kėtė fenomen tė jashtėzakonshėm, por dėshironte qė tė gjente prova shkencore qė manifestimet e unitetit kombėtar nuk ishin shpėrthime ēastnore tė krenarisė, por simptoma tė pandryshueshme tė njė homogjeniteti tė fshehtė tė themelit tė vet autokton. Ja, kjo ishte arsyeja madhore qė ai iu pėrvesh punės studimore nėpėr rafte e arkiva bibliotekash, duke grumbulluar njė sasi tė bollshme dokumentash tė pa botuara ose tė botuara veē pjesėrisht apo tė mbetura nė dorėshkrim. Qėllimi i tij kryesor ishte sistemimi nė mėnyrė tė qartė i periudhave mė tė trazuara tė historisė shqiptare, nėpėrmjet sitės sė njė kontrolli tė saktė tė dokumentacionit. Pėr kėtė arsye, ai ndėrmorri fushata tė shpeshta kėrkimesh arkivistide nė Itali, veēanėrisht gjatė verės, duke filluar qė nė vitin 1932 nė Arkivin Civil tė Padovės, mė 1934-35 nė atė tė Ambasadės sė Spanjės nė Romė pranė Selisė sė Shenjtė, nga 1935 deri mė 1938, frekuenton dendur Arkivėn Sekrete tė Vatikanit dhe atė tė Shtetit nė Venezia. Mė 1939 shkon nė Napoli, ku viziton Benedeto Crocen, asokohe filozof me famė botėrore, duke i kėrkuar atij tregues shpjegimorė pėr Arkivėn e Napolit dhe njė letėr rekomandimi pėr drejtorin e kėtij arkivi. Madje tregohet se ai s’u zmpraps sė vazhduari kėrkimet e tij si inspektor i Arkivės historike tė Korfuzit mė 1942, edhe pse gjatė shfletimit tė materialeve i duheshin mjete tė posaēme mbrojtėse nga infeksioni qė mund t’i pėrhapte mortaja e njė lloji tė veēantė qė shkakton “lunga” tė mėdha nė trup e qė mikrobin e saj mund ta mbajė tė mbijetuar pėr shekuj tė tėrė.

Fryt i gjithė kėsaj veprimtarie hulumtuese qenė studime me tė vėrtetė tė ēmuara pėr shkencėn e historiografisė shqiptare, ku mė hollėsisht mund tė pėrmendim serinė e gjatė tė dokumenteve tė botuara nė “Leka”, nė okelion “Pėrpjekje pėr liri tė Shqipnisė” nga sundimi turk nė fundin e shekullit tė XXI dhe fillimin e shek. XVII, “Hulumtime tė para ndėr arkiva spanjolle pėr historinė e Shqipėrisė”; serinė tjetėr tė gjatė tė dokumentave me titull “Shkodra dhe Shqipėria nė vitet 1732-1735; “Prej dokumentave tė Farlatit”, tekst, pėrkthimi nė shqip dhe komenti historik i njė dorėshkrimi anonim shkodran midis viteve 1772-1798, mbi gjėndjen e dioqezės sė Shkodrės; “Dokumente mbi kohėn e Mustafa Pashės (1826-1827); “Dokumente mbi Pashallarėt e Shkodrės nė shekullin e XVIII”, botim ekstraktesh e komentimi historik i Relatave tė paraqitura Princit dhe Senatit nga Zorzi Grimani, proveditor i pėrgjithshėm i Dalmacisė dhe Shqipėrisė (1732-1735); etj, Duke i kėshilluar studiuesit tė dilnin nga rebuloza e miteve patriotike dhe t’i pėrvisheshin argumentimeve shkencore, por edhe duke flakur tej vetes pohimet e disa etnologėve dhe linguistėve tė huaj mbi Shqipėrinė, At Zef Valentini filloi tė bindej pėrditė e mė shumė se ishte i pranishėm nė njė komb me fizionomi tė veēantė. Dora-dorės zbulonte tek ai elementė origjinalė dhe me intuitėn qė e karakterizonte, dallonte brenda tij njė strukturė tė fshehtė unitare. Megjithatė, me instinktin e shkencėtarit, ai donte qė tė gjitha kėto cilėsi tė arrinin tė shpalleshin shkencėrisht. Synonte t’u vinte sa mė shumė nė ndihmė historianėve tė Shqipėrisė pėr tė pikasur e pėrcaktuar si duhet konturet e qenies shqiptare, e pėr tė saktėsuar kėshtu qėndrueshmėrinė dhe autenticitetin e vlerave origjinale tė racės.
Mirėpo ēelėsin pėr tė zhbiruar hapėsirat e fshehta tė shpirtit shqiptar, atij ia dha kodi i maleve shqiptare, “kanuni i Lekė Dukagjinit” nė tė cilėn pėrmblidhen rregullat dhe tė drejtat zakonore, qė organizonin jetėn e kėtyre njerėzve. Do tė qe kjo njė dashuri e re pėr jezuitin e pasionuar nga e cila s’do tė shqitej dot gjer nė fund tė jetės. Madje, tregohet se ai u zhyt aq shumė nė njohjen e mentalitetit shqiptar tė rrėfyer nga kanuni, e pėrqafoi atė me aq shumė entuziazėm, saqė shumė gjėra tė jetės (qoftė edhe tė pėrditshme) nisi t’i arsyetonte bazuar nė parimet e kėtij Kanuni. Ndaj, nuk ke si tė mbetesh i mahnitur pėrballė ndėrmarrjes qė ai i kushtoi studimit tė kodit tonė zakonor, pėr t’i dhuruar kėshtu kėsaj fushe tė kulturės sonė, njė korpus tė tėrė veprash monumentale. E filloi me “Mendime paraprake dhe tė pėrgjithshme mbi kanunin” tė botuar mė vete nė vitin 1942 nė “Studime dhe tekste”, sė cilės i shtoi “Tributė e Shqipėrisė sė Veriut’’: Shėnime mbi organizimin e tyre shoqėror dhe politik” (botuar nė vitin 1943). Pastaj vazhdoi me “Kanunin e Lek Dukagjinit sipas versionit tė Mark Sadikut’’, tė parit tė djelmnisė sė Shalės” (po nė “Studime dhe tekste”), pėr ta pėrfunduar me ajkėn e hulumtimeve tė tij nė lėmin e studimeve mbi kodin tonė zakonor, ku spikasin: “Familja nė tė drejtėn tradicionale shqiptare” (Vatikan, 1945); “E drejta e komunitetit nė traditėn juridike shqiptare’’ (Firence, 1956), ku trajtohen gjėrėsisht parimet themelore tė sė drejtės publike shqiptare dhe nė shtojca tė veēanta jepet njė informacion i bollshėm mbi fiset antike ilire dhe tributė shqiptare tė mesjetės dhe kohėve moderne”, “Ligji i maleve shqiptare” (Firence,1969), ku pėrmblidhet njė bashkėsi prej 252 dokumentesh mbi tė drejtėn tonė zakonore, tė mbledhura e tė strukturuara nga Zef Valentini, bazuar nė kėrkimet e bėra nga misionet e ndryshme jezuite gjatė viteve 1880-1932; e sė fundi “Akte juridike shqiptare”, botuar nė dy vėllime, nė Munich nė vitet 1968-1969, dhe kushtuar kujtimit tė historianit me famė ndėrkombėtare Franc Babinger. Ėshtė njė vepėr qė pėrfshin njė korpus interesant dokumentesh nga historia e sė drejtės shqiptare nė njė periudhė tė gjatė kohore. Janė rreth 320 tekste juridike, latine, greke, sllave, italiane, franceze e shqiptare, tė mbledhura nėpėr arkiva e koleksione tė ndryshme, tė pėrkthyera nė latinisht, qė shkojnė qė nga shekulli V e.s. deri nė vitin 1406.

Janė kėto 3 veprat e fundit, maja mė gjeniale e studimeve tė tij nė kėtė fushė, qė sė bashku me pėrshkrimet e Gjeēovit e tė misionarit italian Ernesto Cazzi mbi kanunin, formojnė bazėn themelore pėr njohjen e thellė dhe shkencore tė kėtij aspekti magjepės tė traditės shqiptare. Po ajo qė ia vlen tė nėnvizohet ėshtė se nė tė gjitha kėto punime, filli pėrshkrues i mendimit tė tij ishte kundrimi jo i vlerės letrare tė kanunit si diēka kalimtare, por i shpirtit tė tij tė pavdekshėm, pėr tė vėnė nė lėvizje racėn e vjetėr, me qėllim qė ajo t’i shėrbejė krijimit tė njė shteti tė ri e tė pavarur drejt arritjeve tė larta tė qytetėrimit, nė pėrputhje me nevojat e kohrave tė reja. E pikėrisht pėr tė arritur kėtė mision gjatė 8 vjetėve qė drejtoi revistėn “Leka”, Valentini ndėrrmori njė program tendencė qė synonte analizimin e sė tashmes dhe ndėrtimin e sė shkuarės, qė pėrgjatė njė orvajtje tė guximshme tė vendoste bazat e njė ardhmėrie tė karakterizuar nga cilėsitė e veēanta tė shpirtit etnik, qė janė dashuria pėr lirinė, lidhja e fortė me traditat e shėndosha, ndjenja e lartė e nderit, tek e cila shkrihen njėherėsh ndjenjat e dinjitetit tė drejtėsisė, aq shumė tė pėrhapura mes shqiptarėve nė bazė tė ligjeve tė sakta gdhendur nė kanun.

Nė kėtė kuptim analet historike tė revistės “Leka”, mbeten njė monument i shkėlqyer i veprės sė ringjalljes kombėtare, qė u nxit dhe u udhėhoq me njė urtėsi gjeniale dhe ngutje vėllazėrore nė shėrbim tė Atdheut tė vet tė “adaptuar”, Shqipėrisė, nga ana e Zef Valentinit dhe e bashkėpunėtorėve tė guximshėm qė e rrethonin. Edhe pse nė vitin 1940, e ndėrpreu botimin e kėsaj reviste, pėr shkak se siē pohoi ai vetė mė pas, “nuk ndihej i lirė tė thoshte atė ē’ka dėshironte”, ndėrmarrjen e vet tė palodhur hulumtuese ai se rreshti kurrė. Nė vitet 1937-40 punon pėr hartimin e njė vėllimi tė ēmuar me titull “Sprovė mbi njė rregjistėr historik tė Shqipėrisė” tė botuar nė bzshkėpunim me At Fulvio Cordignano, e tė vlerėsuar me ēmim nga Akademia Italiane. Ėshtė ky njė vėllim me rreth 150 faqe, nė tė cilin listohen rreth 1500 dokumente qė i pėrkasin shekujve tė XII-XV, duke arritur saktėsisht deri nė vitin 1568, me njė rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr tė saktėsuar panoramėn historike tė ngjarjeve tė ndryshme nė tė cilat ėshtė trazuar jeta shqiptare gjatė kėtyre shekujve.
Pas kėsaj pėrpjekje triumfale, nė detyrėn e re si kėshilltar i Qendrės sė Studimeve Shqiptare, ai nis pėrpilimin e dy serive tė reja nėn emrin “Studime dhe tekste”, qė pėrmbajnė njė vėllim me studime dhe tekste juridike dhe njė tjetėr me studime dhe tekste arkeologjike. Gjatė kėsaj kohe, i ngarkuar nga Qendra e Studimeve tė Akademisė Italiane, ai vazhdon tė hulumtojė e tė skedojė disa qindra vepra, shumica prej tė cilave pranė Institutit Oriental tė Romės, pėr tė arritur kėshtu nė hartimin dhe redaktimin e 5 vėllimeve tė mėdhenj tė njė kronologjie krahasuese tė quajtur “kontribute tė kronologjisė shqiptare”. Ėshtė ky njė tjetėr “moment”, qė me plot gojėn mund tė emėrtohet i rrallė pėr nga vlera qė ka nė mbushjen e periudhave tė errėta e tė pak-dokumentuara tė historisė sonė. Madje nė parathėnien e vėllimit tė parė, autori shpjegon se “ka pėr qėllim tė mbledhė me 16 vėllime me nga 350 faqe secili, ngjarjet mė kryesore historike, etnografike, religjioze e politike tė Shqipėrisė, duke filluar nga epoka e Ilirisė antike deri nė vitin 1945. Kėshtu, vėllimi i parė, sipas idesė sė Valentinit pėrmban kronologjinė e periudhės romano-bizantine nga vdekja e Konstantinit deri nė vdekjen e Teodosit dhe ndarjen pėrfundimtare tė Perandorisė (331-395 p.k). Kurse vėllimi i dytė, i ndarė nė dy pjesė, (nga i cili u botua vetėm pjesa e parė), merret me trajtimin e “Invazioneve barbarike” tė periudhės 395-700. Nė fakt, materiali i mbledhur dhe i redaktuar nga ana e autorit pėr 5 vėllimet e para shkon deri nė shekullin e XIII.

Gjithėsesi, edhe nė vėllimet e botuara, me aq ndėrgjegjje shkencore dhe me aq dashuri pėr vendin tonė, Zef Valentini arriti tė tregonte me fakte se Iliria nė atė periudhė ka luajtur njė rol tė dorės sė parė nė historinė e Romės, duke i dhėnė asaj: perandorė, gjeneralė e dijetarė tė lartė. Gjejmė ilirė tė mėdhenj jo vetėm nė administratėn civile e ushtarake, por edhe nė lėmin kultur e fetar, ē’ka dėshmon kontributin tonė me tė vėrtetė tė madh, nė fushėn e “euristikės” historike. Tė rėndėsishme nė kėtė periudhė janė edhe studimet e llojit tė veēantė qė Valentini kreu mbi numizmatikėn tė kulmuara nė artikujt: “Numizmatika saveriane” (1939), ku bėhet njė pėrshkrim i hollėsishėm i koleksionit tė kėtij kolegji, me rreth 3500 njėsi monedhash tė ndryshme, ku interes special paraqesin ato ilirike dhe mesjetare; “Numizmatika nė Shqipėri” (1939) ku bėhet njė panoramė e pėrgjithshme e elementeve numizmatikė tė vendit tonė dhe “Sprova mbi numizmatikėn shqiptare” (1941), njė seri artikujsh tė fokusuar kryesisht mbi numizmatikėn iliro-epiriote.

Nė vijim tė kėsaj veprimtarie mund tė pėrmendim njė studim tė veēantė mbi arkeologjinė, tė botuar nė “Leka”, tė pajisur me skica, planimetri e foto, e tė titulluar “M’a e bukura kishė e moēme shkodrane”, qė i bashkėngjitet njė studimi mė tė gjerė tė quajtur “Shėtitje historike nė Shqipėrinė e Veriut”, njė punim ky i rrallė, i botuar me vijime gjatė viteve 1941-1942, nė revistėn “Drini”, i pajisur me mjaft ilustrime tė qyteteve, kishave, kėshtjellave dhe kostumeve shqiptare, pėrbri shumė disenjove tė monedhave tona antike; Njė punim ky qė po tė mblidhet e strukturohet do tė pėrbėnte njė libėr tė mrekullueshėm, tėrheqės e tė rrėfyer kėndshėm, nė rolin e njė guide udhėheqėse pėr kėdo qė donte tė vizitonte Shqipėrinė e tė njihej me aspekte arkeologjike, historike, etnografike, folkloristike e toponomastike tė shoqėrisė sė saj. Pėr fat tė keq, lastrat madje tė shtypura tė librit u varrosėn nėn gėrmadhat qė lanė bombardimet e vitit 1943, po gjithėsesi, njė kopje e bocės sė tij gjendet sot nė Institutin Albanologjik tė Palermos.

Nė po kėto vite zėnė fill edhe shkrimet e para mbi atė qė do tė pėrbėjė mė vonė kryeveprėn e tij nė fushėn e historisė, hulumtimet mbi dokumentet arkivorė tė epokės sė Skėnderbeut. Qė nė pjesėn e parė tė punimit “Shėnime mbi historinė kulturore tė Shqipėrisė”, (Palermo, 1956), Valentini do tė theksonte se “Fryma mbizotėruese perėndimore nė kulturėn e Shqipėrisė nuk duhet t’i detyrohet vetėm faktit qė ajo gjeografikisht hapet e tėra para Adriatikut dhe ėshtė pothuajse krejt e mbyllur nga malet pėr karshi Lindjes, por gjithashtu edhe falė ndikimit tė madh ndaj saj tė perandorisė romake, si gjatė periudhės sė parė ashtu dhe gjatė periudhės bizantine e nė vazhdim, nė shpėrhapjen prej Romės sė rrezatimit tė kulturės latine dhe Perėndimore”. Njė ide tė tillė ai e kish shtjelluar mė parė edhe nė studimin “Qytetėrimi katolik: elementėt romako-katolikė nė kulturėn shqiptare” (1940), studim ky me tė vėrtetė erudit, i udhėhequr nga njė kthjelltėsi dhe objektivitet i pazakontė, qė pėrmbledh gjithė historinė e letėrsisė shqiptare qė nga fillimet e saj, pėr tė vėnė theksin nė fokusimin qė ajo ka pasur nė sferėn e kulturės romako-katolike. Por mbi tė gjitha bota jonė kulturore (pse jo dhe ajo shtetėrore) lipset t’i kushtojė nderimin dhe respektin e vet mė unikal kėtij hulumtuesi tė jashtėzakonshėm me ndėrgjegje dashurore dhe shkencore pėr Shqipėrinė, qė ajo sot ka nė dorė njė material tė bollshėm pėr tė shtuar faqet mė kryesore tė Historisė sė Shqipėrisė, sidomos ato tė periudhės sė Skėnderbeut.

Pėr fat tė keq, shteti ynė nė vitet e trazuara tė luftės e nė vazhdim, tregoi – mė e pakta – njė shenjė tė lartė mosmirėnjohje ndaj njė njeriu qė me famėn e krijuar nėpėrmjet dy revistave qė drejtoi dhe aktivitetit tė stėrmadh nė fushėn e Albanologjisė, kish arritur tė pėrfaqėsonte njė nga majat mė tė larta nė etikėn dhe iluminimin e kulturės shqiptare tė atij brezi tė viteve 30-tė, qė u shfaq plot energji e vullnet pėrtėritės nė skenėn shoqėrore dhe politike tė Shqipėrisė. Nga mirėdashės dhe mirėbėrės i kulturės sonė kombėtare, ai u “shndėrrua” menjėherė nė njė armik tė Atdheut, madje nė njėrin nga mė tė rrezikshmit. Se si mund tė klasifikohet i tillė njė njeri kaq i ditur, kaq i butė, kaq i qetė e i ndrojtur, e mbi tė gjitha kaq shqiptardashės, ndoshta ėshtė njė enigmė qė s’do tė zgjidhet kurrė. I shpėtuar, ndoshta falė intuitės sė Koliqit, i cili duke parė pėrkeqėsimin e gjendjes nė Shqipėri e dėrgon tė punojė nė arkivat e Italisė, ai do tė vazhdonte tė kėrkohej pėr vite tė tėra e tė proēesohej vazhdimisht nga ana e rregjimit komunist, njėlloj si kriminelėt e tjerė tė luftės, si ai qė “kish guxuar tė monopolizonte kulturėn shqiptare apo si spiun i vjetėr i SIMit e Gestapos”, - siē tregon vetė Valentini nė kujtimet e tij. Por nė kėtė pikė, do tė qe me vlerė tė citonim njė pasazh nga njė shkrim i vonshėm i Koliqit me rastin e 70-tė vjetorit tė lindjes sė Valentinit, ku ai thekson: “ai nuk u morr kurrė me politikėn militante. Aq mė tepėr qė njė qėndrim i tillė del qartė nė pah edhe nga citimet e kujtimeve tė At Valentinit ku ai shprehet: “Kam luftuar gjithmonė hapur marksizmin si koncept, por kam luftuar gjithashtu edhe ēdo koncept fashist qė nuk mė dukej i pranueshėm”. Ndaj, do tė ishte e rėndėsishme tė nėnvizohej qėndrimi qė ai ruajti pas largimit nga Shqipėria, duke shfaqur prerazi madhėshtinė e njė shpirti fisnik dhe dashurinė e vet tė kulluar e sublime pėr tė, njė dashuri qė gjallonte veē pėr hir tė vetvetes, qė buronte nga vetė thelbi i qenies e qė ngrihej mbi zhgėnjimet, mohimin apo mosmirėnjohjen.

Menjėherė pas luftės, mė 1945 At Zef Valentinit nė Itali i caktohet drejtimi i revistės kulturore “Letture”, njė revistė tė cilėn ai e orientoi, strukturoi dhe frymėzoi nė mėnyrė aq efikase, sa qė brenda 10 vitesh tė aktivitetit ajo arriti tė transformojė nė mėnyrė radikale gjithė kėndvėshtrimin kritik katolik italian pėrballė letėrsisė moderne. Me kėtė qėllim, Valentini sajoi e mė nė fund ia doli mbanė edhe tė diktojė edhe rregullat e reja, tė kritikės katolike nė pėrzgjedhjen e kėsaj literature. Madje tregojnė se pėr tė pėrballuar sa mė mirė rreziqet e profesionit tė tij tė ri si kritik letrar, Valentinit – asokohe mesoburrė, me flokė ende tė zinj e tė dendur – iu desh tė linte njė mjekėrr tė gjatė e tė rruar me kujdes. “Letėrsia ėshtė njė botė misterioze, e ndėrlikuar, kėshtu qė nevojitet njė mjekėrr e dendur, shenjė e njė diturie dhe njė pėrvoje tė gjatė jetėsore, pėr tė qarkulluar sa mė i mbrojtur nė rrethet e kolegėve apo shkrimtarėve qė recensoj” – rrėfente ai me shaka. Ėshtė pikėrisht kjo periudhė ku nisin edhe miqėsitė e mėdha. Kėshtu, ai bėhet mik i ngushtė i botuesit Bompiani, me tė cilin shkėmbente shpesh batuta humori, por miqėsi tė forta zė edhe me Mondadorin dhe Vallecchin, Safanin apo Marcellianin. Pėr t’u pėrmendur kėtu edhe miqėsitė me autorė tė njohur, ku mė tė veēantė pėr tė qenė Bacchell dhe Sagonaro.

Megjithatė, ishte pikėrisht metoda e tij e hartimit tė njė kritike, cilėsia e lartė e mendimit tė tij kritik, tė shquar pėr shqetėsimin gjithmonė tė gjallė, kuriozitetin gjithnjė tė pashterrur e tė shtrirė nė ēfarėdo lloj caku tė ri, besnikėria e pasuruar me harenė mė tė madhe tė mundshme ndaj ndershmėrisė intelektuale, ato qė pas disa mijėra recensionesh i dhanė emėrtimin “Papa Gjovani i kritikės”. Nė kėtė aspekt, mund tė dallojmė si madhėshtore interpretimet e tij sa tė thella aq edhe tė guximshme mbi Hamletin Shekspirian apo nė atė qė mbahet si “perla e recensioneve valentiniane, tė quajtur “Roma oratoriane” mbi njė libėr tė titulluar “Jeta e lutjeve nė artin e Romės”. Megjithatė, dashuria e tij mė e thellė shpirtėrore, Shqipėria dhe historia e saj, nuk e la kurrė tė qetė. Pas drejtimit tė “Letture”, duke filluar qė nga viti akademik 1952-53, pas vdekjes sė profesor Gaetano Pettvota, Ventini pas shumė pėrpjekjeve, lejohet tė drejtojė katedrėn e gjuhės dhe literaturės shqiptare nė Universitetin e Palermos. Kėtu, ai shpalos gjithė dijet e tij mbi botėn shqiptare dhe gjithė zellin e vet tė parrėfyer mbi Shqipėrinė. Nxit profesor Karl Gurakuqin tė hartojė njė gramatikė tė gjuhės shqipe, shkruan vetė pėr ta pėrdorur si tekst mėsimor dispencėn “Shėnime mbi historinė e kulturės shqiptare”, mban leksione mbi kanunin, mbi Fishtėn dhe Koliqin, mbi Mjedėn e Bernard Palaj, duke u bėrė kėshtu shėmbulli i njė pėrkushtimi autentik nė punė dhe i njė forme altriuzmi nga mė fisnikėt qė mund tė ekzistojė.
Ndėrkaq, vit pas viti, me njė zell vėrtet tė pashoq, me njė durim tė mrekullueshėm e me njė dashuri e kopetencė shkencėtari, aktiviteti i tij i drejtonte energjitė e veta kah asaj qė do tė ishte projekti mė madhor i gjithė jetės, korpusit gjigand prej 30 vėllimėsh, tė mbledhura e tė dokumentuara mes mijėra e mijėra skedash biblioteke, tė titulluar “Akte albane-venese tė shekullit XIV-XV”, njė kompleks ky sa monumental aq edhe i gjithanshėm, rigorozisht shkencor, qė pėrmbledh njė numėr prej 4000 dokumentesh qė, sipas vėllimeve, datojnė qė nga viti 1301 deri nė vitin 1447, duke pėrbėrė kėshtu panoramėn gjėrėsisht mė tė plotė dokumentare qė ekziston deri mė sot pėr historinė e Shqipėrisė. Nga ana tjetėr, kjo vepėr ėshtė e njė rėndėsie kapitale edhe pėr dy arsye tė tjera. Sė pari, ajo shėnon kulmimin e njė studimi kapilar dokumentacionesh mbi historinė e pėriudhės sė Skėnderbeut dhe veēanėrisht mbi lidhjet shqiptaro-venedikase qė fillon me artikujt mė tė hershėm “Venecia dhe Shqipėria”, ku shtjellohen lidhjet e shumta tregtare, kulturore dhe politike midis kėtyre dy vendeve; Vazhdon me “Instalimet venedikase nė Shqipėri gjatė shekullit XIV-XV” (1966)., njė studim ky i hollėsishėm mbi njė periudhė tė caktuar tė kėtyre marrėdhėnieve, atėherė kur pėrfaqėsuesit e Princit dhe komunitetet shqiptare vendosėn ngritjen e “instalimeve” venedikase nė tokėn shqiptare, veēanėrisht pėrgjatė bregdetit, me qėllim sigurimin e trafikut tė mallrave nė Adriatik; pėr tė pėrfunduar me “Statutin personal tė Shqipėrisė nė epokėn e Skėnderbeut (1966), njė vepėr kjo me shėnime tė mbledhura nga arkivat e Republikės sė Venecias, qė sjell mjaft vėrtetėsi mbi historinė e Skėnderbeut, kėtij kampioni tė kristianizmit dhe pararoja e Evropės pėrballė turqve”, – siē e pėrcakton vetė Valentini.

Sė dyti, ky korpus monumental vėllimesh hedh mjaft dritė rrezatuese mbi marrėdhėniet e Shqipėrisė me perėndimin, qė shkojnė pėrtej kėtyre shekujve, thellė gjer nė historinė e Romės, duke i ngritur kėshtu njė pėrmendore madhėshtore kėtij profili tė kulturės shqiptare. Nė kėtė pikė, do tė qe me vend tė citonim pasazhe nga letrat e dy profesorėve tė njohur tė Universitetit tė Mynihut, nė lidhje me vlerėn e saj; kėshtu, profesor Stadmüller shkruan se kėto vėllime janė “… dėshmi mbresėlėnėse tė kėmbėnguljes sė tij tė shquar pėr erudicion”, ndėrsa doktor Martin Camaj shprehet se “botimi i kėtyre dokumenteve po bėn mjaft bujė nė rrethet shkencore gjermane duke bėrė qė At Zef Valentini tė konsiderohet sot historiani mė i madh i kohės, jo vetėm nė Shqipėri, por njeri nga mė tė mėdhenjtė nė gjithė Gadishullin Ballkanik”.
Ja, pse Papa Pauli VI, nė atė ditė prilli tė vitit 1968, u shpreh me fjalė aq lėvdonjėse e triumfale pėr kėtė albanolog tė madh, qė sa herė flitet pėr punėt e Shqipėrisė nuk thotė kurrė “… Shqiptarėt…”, por “Ne shqiptarėt…”, pėr kėtė njeri qė luftoi gjithė jetėn, pa lėnė rast pa humbur pėr ta lartuar emrin e Shqipėrisė, historinė dhe kulturėn e saj, para syve tė gjithė botės, siē qe psh. rasti i njė konference tė mbajtur nė Romė (1966) ku nėpėrmjet referatit “Shqipėria dhe ekumenizmi” ai arriti qė me fakte e dokumente tė theksojė kontributin e ēmuar tė shqiptarėve dhe arbėreshėve nė lėvizjen kulturore dhe universale ekumenike. Ndaj, ėshtė me tė vėrtetė shtangėse, por edhe e hidhur nė thelbin e vet, qė njė autor i tillė i pėrmasave ndėrkombėtare nė Albanologji tė mos ketė rrezatuar me gjithė fuqinė e diellit tė tij shqiptar-dashės nė hapėsirat e ftohta kulturore dhe akademike tė Shqipėrisė sė pas 90-ės. Si ėshtė e mundur tė lihet nė harresė lėvdata e pazakontė e njė Pape? Si mund tė ketė ndodhur vallė anashkalimi i njė historiani me njė famė tė tillė? Gjithėsesi, “hija” ku ai ėshtė lėnė duhet tė ndriēohet medoemos; ajo s’duhet tė ngelet “pre” e skutave tė egoizmit qoftė intelektual qoftė njerėzor. Nė kėtė vit tė 25-vjetorit tė vdekjes sė tij, do tė qe nė nderin dhe dinjitetin tonė kombėtar qė figura e tij tė nderohej ashtu siē e meriton. E kjo jo vetėm pse veprat qė ai la pas mund tė na shėrbejnė si njė domethėnie e sigurtė nė konjukturat e sotme gjeopolitike, por edhe pse ėshtė e njė rėndėsie jetike qė shoqėria shqiptare ta kthejė kokėn e ta shohė drejt e pėrballė kėtė diell dashurie dhe erudicioni, tė atij qė mund tė quhet pa pikė droje emblema e njė albanologu tė madh, por mbi tė gjitha e njė albanofili tė jashtėzakonshėm.


Pėrgatitur nga Ndriēim Kulla dhe Dritan Thomollari

Gazeta ALBANIA, 2-12-2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.