Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Kur hyn borxh, rron me djersen e te tjereve.
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 100 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Letersi :: "Curriculum Vitae" - Skėnder Rusi
Postuar nga: Fiori

Letersi "Tė njėjtė shpendėt
...................qė bėjnė vjeshtėn,
E njėjtė era
........................qė vdes gjethe,
I njėjti unė qė jam dėnuar
Ngado qė shkoj tė flas me vete!"


Nė vazhdim veprimtaria dhe krijimtaria e Skėnder Rusit, pėrmbledhur pėr Albasoul nga vete krijuesi.

Veprimtaria

Kam lindur mė 15.07.1952 dhe kam kryer studimet e larta pėr gjuhė-letėrsi nė vitet 1971-1975. Nė vitin 1984 jam diplomuar pėr dramaturgji dhe nė vitin 1998 pėr drejtues biblioteke nė Kajro.
Pas kthimit ne Shqipėri kam punuar si mėsues letėrsie.

Prej vitit 1986 kam qėnė drejtor i Pallatit tė Kulturės “V.Mio” nė Korēė e qė prej vitit 1992 vazhdoj tė jem drejtor i bibliotekės “Thimi Mitko”, Korēė.
Kam botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat e mia janė vėnė nė skenė nga trupa e teatrit “A.Z.Ēajupi”. Me njėrėn prej dramave kam marrė edhe ēmim kombėtar. Po kėshtu poezite e mia jane vleresuar e nderuar me ēmime tė para si nė shkallė kombėtare ashtu dhe ballkanike.

Kam publikuar krijime tė miat nė gazeta ,revista e antologji nė disa vende tė Europės si nė Gjermani,Zvicėr,Maqedoni,Kosovė,Greqi etj.
Prej 12 vjetėsh jam kryetar i Klubit tė Shkrimtarėve “Bota e Re” nė Korēė.
Jam redaktor dhe botues i 120 librave nė poezi e prozė tė krijuesve tė rinj dhe me pėrvojė nė krijimtari.

Prej 7 vitesh organizoj dhe drejtoj aktivitetin mė tė madh kulturor nė Korēė: “Netėt korēare tė poezisė" me poetė tė ftuar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Italia etj.




Krijime

NjĖtrajtshmĖri


I njėjtė qielli i dalė boje,
Qė mė pėrgjon
****** ngado qė vete!
Tė njėjtė yjet lart,
****************** qė derdhin,
Mbi mua* shi tė verdhė brenge!
*
*
Tė njėjtė njerėzit
****************** qė nxjerrin
Veē gaz tė qelbur
****************** karbonik!
I njėjtė ajri
********* *** qė ka mbetur,
Ku ne pėshtyjmė
****************** Dit’ pėr dit’!
*
Tė njėjtė shpendėt
********* **** qė bėjnė vjeshtėn,
E njėjtė era
********* *** qė vdes gjethe,
I njėjti unė qė jam dėnuar
Ngado qė shkoj tė flas me vete!
*

7 tetor 2004



Mister Etrusk

I veshi vajzat vjeshta e vonė,
Dorė qė ua mbuloi
mizorisht kėrthizat!
Nė ē’lėndina do tė prehen tani
kopetė e syve,
Kur dihet qė pas vjeshtės
vijnė dimrat!?


Me urdhėr tė kujt
ajo solli dėborėn,
Pėr t’ua vdekur vajzave
tė gjitha trillet!?
Qėnka mediokre
kjo vjeshtė e vonė,
Qė e quan mėkat
tė zbulosh hiret(!)


Mister etrusk kjo kapriēioja e saj,
Qė i vesh vajzat dhe i xhvesh
pemėt!
Nėse ka njė stinė qė unė s’dua
t’i ngjaj,
Ajo mban pikėrisht emrin
e vjeshtės!

13 tetor,2004



Ēast

Erdhe vonė mbreme
me haleza gruri ne floke
u ule prane meje
edhe ma fshehe njeren dore

Te dhemb? te pyeta ngadale
dhe ta preka doren e bukur
ajo i ngjante nje shege te care
si te rrija pa e puthur?!

Ti qeshe,
dhe me ledhatove floket me doren tjeter
na pa vajza e vogel
dhe filloi dhe ajo te qeshe.

Filloi te tunde ne ajer
dockat e trendafilta te bukura
une papritur te peshperita "e dashur"
dhe doren perseri ta putha.



Buzė Detit

Buze detit un ec dhe diku ndal
ti det me kupton
do te ik larg teje ndaj plot me mall
nje vale ma dergon

kete vale thelle zemres do ta kem
atje ne Veri
Ajo me perkundi, ndaj e kam si djep,
e kam si shtepi.

Prane teje neser mund te vi nje vajze
ti det me kupto
nese syte e saj do te shohin plot me mall
nje vale ia dergo!

nese emrin tim e shkruan bregut tend
ti det mos ia prish
thuaji se ne zemer dhe ate e kam
Si ty deti im.



Nė shah

Po bie mbremja qete-qete
me shokun tim po luaj shah
vertet ketu ka edhe mbreter
por ne i komandojme ata

E treta radhe qe fitorja
vec mua po me buzeqesh
ky shoku im pi vec cigare
nje shuan e nje tjeter ndez

Kur ja tek xhami afer deres
kaq befasisht u shfaqe ti
dhe na veshtrove duke qeshur
po kujt i qeshe nuk e di!

Sa kohe ndenje prane nesh
aq here un u zura mat
tani e kisha une radhen
ti pi cigaret me inat.

Nje mije loje te bej tani
un do ti humb nje e nga nje
sa kohe qe ende nuk e di
per mua erdhe a per te!

Nje mije mbreter shoku im
le te mi zere mua mat
mjafton qe ti te me kuptosh
se ardhja jote u be shkak!



Ishte njė gabim

Si erdhi e djela keshtu!
me kete qiell! me kete gri!
me kete ajer qe ta thith nuk mund
me kete muzg ku mungon TI?!

Si erdhie djela keshtu!
me kete vello qe me verbon
me kete dhender qe ti s'e di
ku po te con? ku po te con?!

Si erdhi e djela keshtu!
me kete kale qe quhet"taksi"
me keta njerez qe quhen"krushq"
me kete nuse qe quhesh"ti"

Si erdhi e djela keshtu!
si nuk ta thashe nje fjale dot
qe qiellin krejt si vello ti
prej dores sime ta kishe sot!



Ti bėre faj

Jam un ajo molla ku ti
me vajzen tende gdhije netet
qe mos ju shihte asnjeri
un gjer perdhe i shtrija deget

Dhe qe t;ju dukej me e bukur
c;do gje qe thoshit ju te dy
un gjer ne maj i mbaja lulet
dhe ftoja shume zogj aty!

Dhe di c'do fjale qe u tha
dhe di sa here ajo u skuq
me dhjetra nete fjalen "mall"
degjova prane fjales"puth"

Ne dasmen tuaj s'erdha dot
ku shkuleshin gjith ato rrenje
ne vendin tim dergova kokrrat
qe te kenaqeshit te tere

Por mora vesh era me tha
qe pas nje viti ju u ndate
si bore prilli me ra ku lajm
ne syth i futa lulet prape

To shkele rende permbi te
qe ish e paster si kristal
per floket e arte te nje tjetre
ti bere faj, ti bere faj!

Ti bere faj te them un
te thone deget qe te gjitha
ti bere faj te thone zogjte
te thone mijra cicerima

Ti bere faj te thone supet
te thone floket e asaj
te thoen buzet qe ti puthe
TI BERE FAJ, TI BERE FAJ.



Nuk i njoh ekuinokset
-pėr tim atė-

Sa herė qė shkoj e shoh
nis pėrlotet,
Mbi supet e mi i harron krahėt,
Nėpėr klithmat e ngrira
tė syve,
Veē fėmijė tė verbėr
tani luajnė!


Ndoshta kot qė vėshtroj
brenda tyre,
Drita ime atje mė, nuk arrin!!
Ėshtė njė portė qė
veē njėherė mbyllet,
Siē hapet veē njė herė nė fillim!


Dhe s’ka ndodhur asnjė lloj
ekuinoksi,
Unė s’i besoj kėsaj here
as shkencės(!)
Janė sytė e tim eti
qė po ikin,
Ndaj kanė nisur
tė zgjaten edhe netėt!

11 nėntor,2004



Dita, nata, njerzit dhe unė

Jam shndrruar
nė lakuriq nate,
Ditėn nuk shoh,
Si tė jem i verbėr!
Ngado qė shkoj
me siguri do pėrplasem,
Me ca sende kot,
qė quhen njerėz!

Dita mė ik,
sikur mos jetė imja,
Shmanget prej meje,
sikur tė jem njė lebroz!
I bie ajrit me grusht,
ai ulėrin nga dhimbja,
Unė bėhem pastaj
vėrtet skandaloz!


Kam filluar tė bredh
veē me natėn,
Qė vjen pas meje,
si njė prostitutė e vogėl,
Me tė nuk jam mė
njė lakuriq i varfėr,
Po njė shpend i madh
qė ka pushtuar botėn…


27 nėntor 2004


Simfonia e takave

Ai ishte njė regjistrues i marrė,
S’kishte zemėr nė gjoks,kishte disqe!
Jetonte brenda nė njė kitarė,
Atje e desh dhe varrin kur tė vdiste!

Ia dha vetė ate forme sobalkes se tij,
Se atje do flinte me Bet’hovenin e madh!
Se atje do ish dhe zoti Paganin,
Edhe zoti Shubert,edhe zoti Moxart!

Kush tha se keta ishin te vdekur!?
Ai fliste me ta,qeshte,peshperiste!
Brenda kitares se tij vetem e shoqja,
E urdheruar ishte te mos fliste!


Ai behej xhind kur ajo lante pjatat,
Kur kercitja e tyre i futej neper disqe!
Ai i ulerinte kur ia degjonte takat,
Pale kur padashur,ndonjehere ,teshtinte!


Por erdhi nje dite dhe ajo iku ne qiell,
Kitara krisi,muret e saj u cane.
Telat e saj rane mbi Bet’hovenin,
Mbi Moxart e Shubert,mbi te gjithe rane.

Tani ai ve veshin ,jo per te degjuar tinguj,
Po per t’u cmallur me zhurmen e pjatave!
Bet’hoveni?E c’eshte Bet’hoveni,
Para simfonise se embel te takave!?



Eklipsin pres

Unė me ty,si toka me diellin,
Tė vij rrotull vazhdimisht,vazhdimisht!
Por asnjėherė s’tė jam afruar sadopak,
As jam larguar sadopak,natyrisht!


Astronomia ka ligjin e vet,
Qė unė e pėrfill me aq sa mund!
Tė tė afrohem mė shumė
Kam frikė se mė djeg,
Tė tė largohem-kam frikė se mė humb!


E ja,kėshtu,vetėm rrotull tė vij,
Po s’jam i marrė qė rri e pres mė kot!
E di qė njė ditė ,ti do tė kesh eklips,
E atėhere,nuk do mė djegėsh dot!


Unė me ty,si toka me diellin,
Tė vij rrotull vazhdimisht,vazhdimisht!
Por asnjėherė s’tė jam afruar sadopak,
As jam larguar sadopak,natyrisht!


Astronomia ka ligjin e vet,
Qė unė e pėrfill me aq sa mund!
Tė tė afrohem mė shumė
Kam frikė se mė djeg,
Tė tė largohem-kam frikė se mė humb!


E ja,kėshtu,vetėm rrotull tė vij,
Po s’jam i marrė qė rri e pres mė kot!
E di qė njė ditė ,ti do tė kesh eklips,
E atėhere,nuk do mė djegėsh dot!



Ata dy pleq

Njė plak.Njė plakė.Dhe njė park.
Edhe njė stol.Dhe bėhen katėr!
Dhe njė neon qė ndizej,shuhej,
Sikur ta shkelte syrin natėn!


Po pas njė viti mbetėn tre.
Njė plak.Njė stol.Njė park i gjelbėr.
Dhe njė neon qė mė nuk ndizej,
Qė mbeti si njė sy i verbėr!


Nė vjeshtė,ah,mbetėn veē dy.
Njė park.Njė stol krejt i vetmuar.
Qė pret mos kthehen prap’ aty,
Ata dy pleq tė dashuruar!…



Se ti gjithmonė seē bėn ca gjėra

Tė lashė nė Korēė
E tė kėrkoj nė Kajro!
(Ku dihet,mbase dhe ke ardhur!)
Se ti gjithmonė seē bėn ca gjėra,
Qė ēmėndurira t’i kam quajtur!

Tė lashė nė tokė
E tė kėrkoj nė qiell!
(Ku dihet nė ē’yll mė ke pritur!)
Se ti gjithmonė seē bėn ca gjėra,
Sa tė kam quajtur tė lajthitur!

Kap njė bionde nga flokėt mbrapa,
Ia kthej fytyrėn pėr ta puthur!
Se ti gjithmonė seē bėn ca gjėra,
Vjen dhe atje ku s’ėshtė e mundur!

Se ti gjithmonė seē bėn ca gjėra,
Qė tė tregojnė dhe mė tė bukur!
Ndaj ca i marrė dhe unė mundet,
Sot gjithė Kajros t’i jem dukur!



Tepėr vonė

Ti ke njė moshė me time bijė,
Me babin tėnd, unė, moshatar.
Kush tė dha urdhėr tė mė duash
Me hirin tim tė ndezėsh zjarr?!

Ata thėngjij qė ishin shuar
Ti si guxon me dorė i prek?!
Kush tė dha urdhėr tė mė ndezėsh
Pa patur frikė se unė tė djeg?!

Ke ardhur vonė. Tepėr vonė.
Kur dimri krejt mė ka pushtuar,
Kur vdekja firmėn mė kėrkon
Ndoshta nė ferr pėr tė mė ēuar!

Ti gjysma-hėnė je kur zhvishesh
Dhe gjysma tjetėr-perėndi!
Me ēdo tė puthur m’i ul vitet,
Mė kthen nė moshėn qė ke ti!

Me kėto gjysma, unė poeti,
Mund tė ndėrtoj tjetėr planet.
Nė djall pastaj tė shkojnė vitet,
Dhe moshat le tė shkojnė nė dreq!

Po prapėseprapė njė frikė ndjej,
Po mora zjarr, si mund ta fik?
Prandaj dhe po vonoj tė zgjohem,
Them ndoshta ik.
Them ndoshta ik...



Vajza prej qelqi

Vajzė e vogėl,
Me sy prej qelqi,
Sa herė hyj brenda tyre,
Unė eci zbathur,
Mos thyej ndonjė gjė,
Qė,dot,s’e ndreq!

Qelq,
I ke sytė,
Qelq!

Vajzė kryeneēe,
Me buzėt prej qelqi,
Sa herė ndeshem me to,
Ti mua mė kap rob,
Dhe robėrit i trajtoke keq!

Qelq,
I ke buzėt,
Qelq!

Vajzė e brishtė,
Me trup prej qelqi,
Duart i kam skelet,
Dridhem kur tė prek,
Kam frikė mos mė thyesh vėrtet!

Qelq,
Je e tėra,
Qelq!

30 qershor 2002




Ē’trishtim

Ē’trishtim,tė jetosh nė njė qytet-brengė,
Ku shumė gjėra ecin pėr mbrapsht!
Vajzat e bukura rrinė fshehur nga djemtė,
Tė shėmtuarat shėtisin nė bulevard(!)

Ē’trishim nė kėtė qytet qė mė deh,
Me erėn e qelbur tė vodkės!
Ku vetja herė-herė mė duket,
Si Esenini rrugėve tė Moskės!

Ē’trishtim,nė kėtė qytet tė ēmendur,
Qė mė ngjan me njė spital tė madh!
Njerėzve ju mungojnė veē bizhamat me vija,
Dhe numurat nė shpinė apo nė krah!

Ē’trishtim nė kėtė qytet qė flet pėrēart,
Qė as nė gjumė nuk e heq paruken!
Dua t’ia marr nga koka e t’ia flak,
Por edhe ai s’mė le,edhe unė nuk mundem!

Ē’trishtim,nė kėtė qytet tė pushtuar nga vdekja,
Qė po mė vdes edhe mua pak nga pak!
Mė vjen tė rrėmbej shpirtin e tė zhdukem,
Sa mė larg prej tij,sa mė larg!…


Se si

Se si po mė ikėn jeta!Se si!
Pa mė pyetur fare,
Sikur tė mos jetė imja!
Kam ēaste kur edhe vetė nuk e di,
Nėse duhej ose jo,tė lindja!

Se si po mė ikin ditėt!Se si!
Rrokullisen,rrokullisen,si toptha tė vegjėl!
Unė vrapoj pas tyre,kėrkoj t’i arrij,
T’i ndaloj,t’i pyes,ē’do tė bėhem nesėr!?

Se si po mė ikin ėndrrat!Se si!
Edhe nė gjumė mė kanė hyrė,
Edhe m’i kanė vrarė!
Ato qė kanė shpėtuar kanė marrė arratinė,
Duke mė lėnė mua njė tė vdekur-tė gjallė!

Se si po mė ikin dashuritė!Se si!
Njė sot.Njė nesėr.Njė tjetėr pas njė jave!
Marr kokėn mes grushtash,
I bie me zemėrim,
Sikur tė ketė bėrė mijra faje!

Se si po mė ikin dėshirat!Se si!
Si ata zogjtė shtegėtarė qė dimrit i tremben!
Po ē’them edhe unė,
Do tė ishte njė mrekulli,
Tė ishin zogj shtegėtarė qė ikin e kthehen!



Pa dashje

Pa dashje kam plagosur njė grua!
(S’e dija qė mė desh aq marrėzisht!)
Ajo ishte njė yll,nga qielli larguar,
E zbritur nė tokė rastėsisht!


Pa dashje,kam fyer njė grua!
E putha nė faqe nė njė natė pa drita!
Pastaj dhe nė ballė njė puthje tė dytė,
Ia shtypa pak hundėn me gisht,edhe ika!


Pa dashje , kam vrarė njė grua!
(Eh,gratė u vrakėrkan kaq shpejt!)
Ajo iku nė qiell,prej nga ish larguar,
Tė vuante zhgėnjimin e vet!



Mbi kokė mė rri e mė ndrit

Gjithnjė po bėhesh mė e krrusur,
Sikur po i afrohesh tokės!
Unė jam atje,nė sytė e rrudhur,
Ku ėshtė fillimi i gjithė botės!

Gjithnjė po bėhesh mė e vockėl,
Ku e ke futur gjithė atė shpirt!?
Si hėnėz e ngrėnė brenda dhomės,
Mbi kokė mė rri edhe mė ndrit!

Gjithnjė po bėhesh mė e lehtė,
Mos ke ndėrmend qė tė largohesh!?
Mė bėj njė shenjė e ngjitem vetė,
Qiellit t’i them qė do vonohesh!



Kryqėzimi

Te lutem hiqe kemishen vishnje te buzeve
Qe te te ndjej kur te te puth!

Kush kryqezohet me poetin
O behet Krisht,
O behet shkrumb!

Te lutem hiqe najlonin roze te nates,
Qe mes nesh mos kete asgje pa shpirt!

Kush kryqezohet me poetin
O behet shkrumb,
O behet Krisht!

Te lutem, erdhi casti te shuash qirinjte.
U ndezen zemrat. Mjaft tani!

Kush kryqezohet me poetin,
O behet Krisht,
O behet hi!!!



Blerina

Blerina eshte vajze e thjeshte
punon ne uzine ne torno
syte si bajame te medhenj
gjithnje te qeshur ia shoh

E fejuan para ca kohe
( i shoqi ka shkolle te larte)
dhe me erdhi rasti ti shoh
ketu ne hotel ne Tirane.

Eshte inxhiniere iu pergjigj ai,
pyetjes qe iu be ne sportel
Blerines i iku e qeshura
Blerina e pa dhe u step.

Pas pak do te jene ne dhome
dhe un e di qe do te grinden
nje cast a ndoshta nje ore,
e ndoshta gjersa te gdhihet!

Se ai e ofendoi rende
duart e saj edhe tornon
Vertet ka shkolle te larte
po kjo, c'rendesi ka kjo???



Ndjenjė

Nė qiell retė u shpėrndanė
ē'do gjė u bė e kaltėr!
ti e kupton, ne kete are
me vjen te rri gjer naten.

Ti e kupton perse ketej
un i sjell nxenesit shpesh
i ve ata per te kenduar
qe koken ti ta kthesh.

Ata s'kuptojne dot asgje
se jane aq te vegjel!
dhe zene e qeshin dhe ata
kur shohin qe ne qeshim!

Vec kur te rriten, para tyre
do skuqem si i vogel,
se i kam bere edhe te ngjiren
qe ti t'ma ktheje koken.



Kėsaj jave

Sa ters na rane turnet!
por s'ke c'i ben S'ke
si harku i nje ylberi
rri ndarja midis nesh.

Une vij kur ti ke ikur
ne ora dhjete naten
gjej ajrin tend ne dhome
dhe duke fjetur-vajzen

Ajo eshte krejt si ti
ndaj un s;di te qahem
sepse sa here e shoh
une edhe me ty ē'mallem!



Pėrse?

Nė krahun e thyer tė njė zogu,
Ndodhet arti i mrekullive tė gjahtarit.
Ai qesh me dhimbjen mė tė bukur
Tė pėrpėlitjes sė puplave mes ajrit.

Qiellit ia vodhi cicėrimat,
E fėmijės mė sykaltėr qė kishte.
Ai, qė, natyrisht e dinte
Pse qėllohen zogjtė me ēifte!

Ky ėshtė njeriu – gjahtar,
Qė pėrplas grushtin edhe nė qeveri!
Nė kafazin e zogjve pa krahė
Rendi zagari i dėshirės sė tij!

Nė gjoksin e dridhjeve tė atij zogu,
Ndodhen pendėt mė tė bukura tė paqes!
Pėrsa vriten nė botė tė pambrojturit
Dhe tė pėlqehet arti i kėsaj qitjeje gjahtarēe?!



Shqiptarėt

Pėr ditė po ikin. Pėr natė.
Pa ditur se ku, si nė jerm!
Gjarpėri i asfaltit ia bėn me sy,
Por asnjėri prej tyre s’e shkel (!)

Asnjėri prej tyre s’e shkel (!)
Ē’ta ndotin asfaltin e bekuar?!
Dhe ecin arave, pa pyetur pėr kufij,
Si nė njė "Evropė tė Bashkuar!"

Si nė njė Evropė tė Bashkuar,
Ku u dashke tė kthehesh nė Mit!
E ē’kanė mė tepėr ata qė quhen kuaj?!
E ē’kish mė shumė njė Sizif?!

E ē’kish mė shumė njė Sizif,
Se kėta shqiptarė me ēanta mbi
shpinė?!
Qė, kudo qė shkojnė e mbartin me vete
Si njė tė plagosur, Shqipėrinė! 1)

*1)Pėr analogji me J. Seferisin



Kredo

Ē’gjė e bukur ta pjestosh,
Jetėn tėnde me tė tjerėt!
Qė nga ata, hapat e vegjėl,
E gjer tek ato, rrahjet e zemrės!

Ē’gjė e bukur ta pjestosh
Frytin tėnd me tė tjerėt!
Dhe jo vetėm atė qė tė lodh mė pak,
Por edhe atė qė tė mundon mė tepėr!

Ē’gjė e bukur ta pjestosh
Gėzimin tėnd me tė tjerėt!
Dhe asnjėherė bregėn e syve!
Dhe asnjėherė dhimbjen e zemrės!

Ē’gjė e bukur ta pjestosh
Jetėn tėnde me tė tjerėt1
T’i bėsh sadopak mė tė lumtur
Tė urtėt, tė mirėt njerėz!



Mėso tė kundėrshtosh!

Trėndafil qė tė kėpusin nė gonxhe
Dhe petalet t’i hapin me zor,
Mėso tė dish kujt t’ja falėsh aromėn,
Mėso tė kundėrshtosh!

Grua, qė tė ndalin nė rrugė
Edhe duan tė tė puthin me zor,
Mėso tė dish kujt i jepen buzėt,
Mėso tė kundėrshtosh!

Fėmijė, qė tė kanė braktisur,
E po tė japin prindėr me zorr,
Mėso tė dish kujt duhet t’i ngjasėsh,
Kė duhet tė mohosh!

Zemėr, qė ta kam merakun,
Qė ta kam frikėn mos gabosh,
mėso tė dish pėr kė duhet tė rrahėsh,
Pėr kė duhet tė pushosh!



Kur bie borė

Bie borė dhe unė pyes veten:
Pse ajo ėshtė aq e pastėr, e bardhė?!
Dhe pėrgjigjen e gjej nė arsyen e vetme
Tė pamundėsisė sė saj pėr tė qenė e
gjallė!


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.