Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 105 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Kulture :: Sfida pėr tė ruajtur trashėgiminė ēame
Postuar nga: Skampa

Kulture Ligjshmėria e vendbanimeve ēame nė veri-perėndim tė Greqisė duhet tė quhet si parėsore pėr tė fituar njė njohje ndėrkombėtare tė kulturės shqiptare, ashtu si beteja pėr pavarėsinė e Kosovės dhe pėrmirėsimi i tė drejtave njerėzore tė shqiptarėve nė gjithė botėn. - James Pettifer dhe Miranda Vickers.

Njė nga pėrshtypjet mė tronditėse tė Epirit bashkėkohor ėshtė zbrazėtia shpirtėrore e kėsaj province veriore greke, qė pėr shqiptarėt ėshtė e njohur si Ēamėria. Pyje tė tėra tashmė mbulojnė atė qė dikur ka qenė njė tokė e begatė, duke lėnė thjesht ca vendbanime tė shpėrndara aty-kėtu, tė braktisura si rezultat i njė historie tė ashpėr qė ka pėrfshirė shqiptarėt, sllavėt dhe grekėrit e kėtij rajoni, pėr shkak tė etnicitetit apo besimeve tė tyre politike. Shkretėtira qė i kalon kufijtė, ka mbėshtjellė shumė fshatra qė dikur kanė qenė tė banuara nga shqiptarėt etnikė, ose nga ēamėt, tė cilėt u detyruan tė largoheshin nga shtėpitė e tyre nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore. Megjithatė, kanė mbetur ca dėshmi tė palėvizhme tė kėtij rajoni dikur tė populluar, nė formėn e shtėpive tė shkatėrruara, xhamive dhe ndėrtesave tė tjera, tė cilat zgjaten qė nga kodrat, apo nga skutat e izoluara, tė fshehura nėntokė nė rrethinat e vendbanimeve tė reja. Kėto ndėrtesa tė vjetra tė Epirit/Ēamėrisė pėrbėjnė njė nga zonat mė tė rėndėsishme tė grumbulluara gjeografikisht tė monumenteve historike tė periudhave veneciane dhe otomane nė Evropėn Juglindore. Ato ekzistojnė nė njė rajon kompakt, qė shtrihet nė brendėsi nga kufiri shqiptaro-jugor i 1913 nė jug tė Janinės dhe Artės dhe poshtė Vonitsas dhe Prevezės nė bregdet. Pėrveē teatrit tė Dodonės, ekzistojnė edhe ca monumente nga periudha e lashtė. Rrėnojat e pakta mbresėlėnėse janė pėrqendruar nė fortifikimet majė-kodrave tė ilirėve, tė cilėt mė pas u bėnė themelet e kėshtjellave tė mėdha veneciane dhe otomane si: Kalaja e Rogoit dhe Karavosstar-it. Ekzistojnė edhe njė numėr i konsiderueshėm monumentesh islamike tė gjetur nė gjithė Epirin, tė cilat pėrfshijnė, xhaminė e bukur dhe tė palėvizshme nė liqenin e Janinės, ngrehinėn ushtarake otomane nė Pende Pigada dhe shumė ura tė mrekullueshme nė Arta dhe kudo. Mijėra shtėpi tė thjeshta, shumica tė pabanueshme, kanė mundur t’i mbijetojnė disi historisė sė dhunshme dhe tragjike tė rajonit gjatė shekujve nėntėmbėdhjetė dhe fillimit tė njėzetit.

Gjendja e turpshme e ruajtjes sė shumicės sė kėsaj pasurie nga qeveria greke duhet tė bėhet njė ēėshtje e shqetėsimit ndėrkombėtar. Pavarėsisht se vitet e fundit ėshtė bėrė shumė progres nė deklarimet pėr t’i ruajtur kėto zona nė qytetet greke, shumė ndėrtesa historike dikur tė banuara prej shqiptarėve janė shkatėrruar qė nga viti 1945. Nė fshatra, kanė nisur disa punė restauruese qė nė themelet e ndėrtesave si nė kėshtjellėn e Rogoi-t, por pjesa mė e madhe e burimeve tė vlefshme ndodhet nė zonat si Dodona, e cila mund tė zėrė njė vend nė ‘kanunin’ e miratuar tė historisė greke. Sidoqoftė, nė kėtė punė restauruese ekzistojnė ca shtrembėrime trashanike tė historisė sė lashtė dhe moderne nė informacionet qė u jepen vizitorėve. Periudha ilire nuk pėrmendet kurrė dhe natyra e pėrkatėsisė etnike tė drejtuesve si Mbreti Pirro ose lihet nė harresė ose shtrembėrohet qėllimisht. Fakti qė fiset vendore gjatė periudhės sė lashtė ishin njė pėrzierje e grekėrve dhe folėsve jo grekė gjithashtu nuk thuhet. Nė periudhėn moderne, natyra e shtrembėrimeve tė tilla bėhet edhe mė negative. Kjo ėshtė veēanėrisht periudha gjatė qeverisjes sė Ali Pashė Tepelenės (1788-1823). Shumė pėrmendore otomane nuk kanė informacion as historik dhe as kulturor tė vlefshėm pėr tė gjithė llojet e turistėve. Vetėm xhamitė e pakta mbijetuese janė cilėsuar si ‘muzeume’, duke ndjekur kėshtu modelin e shpikur nga komunistėt jugosllavė, pavarėsisht ekzistencės sė myslimanėve vėzhgues nė shumė lokalitete. Varrezat moslemane janė pėrdhosur vazhdimisht nga puna e ndėrtimeve moderne, veēanėrisht ndėrtesat pranė rrugėve. Nė tė njėjtėn kohė shumica e punės restauruese ėshtė e financuar nga Bashkimi Evropian, qė ėshtė nė dijeni se fondet e BE po pėrdoren pėr tė nėnshkruar projeksionin ideologjik tė historisė nacionaliste greke.

Kriza mė therėse nga e gjithė kultura arkitekturore ēame ėshtė pasuria private (shtėpitė) e tyre. Kjo ėshtė natyrisht e lidhur pazgjidhshmėrisht me dėshtimin e qeverisė greke pėr ta zgjidhur si duhet kėtė, me pronarėt e vėrtetė shqiptarė ēamė. Praktikat ndryshojnė nė secilin lokalitet. Nė disa raste, shtėpitė historike qė u pėrkisnin familjeve tė ēamėve tė zhdukur janė respektuar si monumente nė zonat pėrkatėse dhe nuk ėshtė ndėrhyrė nė to, edhe pse mund tė kenė patur shumė nevojė pėr riparim. Sidoqoftė tė tjerat, shpesh janė pėrdorur nė mėnyrė tė paligjshme pėr qėllime tė papėrshtatshme, si streha pėr kafshėt e fermave. Kudo shtėpi tė tilla janė pushtuar nga pronarė tė paligjshėm grekė ose nga emigrantė brenda pėr brenda Greqisė. Nė vende tė tjera ka njė numėr tė rėndėsishėm shtėpish tė vjetra tė larta tė shqiptarėve, ose kulla, tė njė cilėsie arkikulturore mahnitėse, qė kanė mbijetuar mes pyjeve dhe zonave me shkurre, pėr shkak se kanė qenė nė zona tė vjetra ushtarake afėr kufirit shqiptar. Monumentet mė tė rėndėsishme urbane janė Paramithia dhe Margariti dhe nė qytete tė vogla si Perdika. Paramithia ka njė kullė tė madhe ēame, qė gabimisht pėrshkruhet nga autoritetet lokale greke si “veneciane”, si dhe njė kėshtjellė otomane e krijuar mrekullisht, tė cilėn e pranojnė me vėshtirėsi. Margariti ka njė numėr tė konsiderueshėm shtėpish private tė mėdha, pėrfshi dhe banesėn e vjetėr tė pashait otoman. Ndėrsa shtėpia e tij e re ėshtė e mbuluar krejtėsisht nga bimėsia, saqė ėshtė e vėshtirė tė shihet nga vizitorėt. Nė disa disa zona, shtėpitė e ēamėve, janė pushtuar ilegalisht nga ca grekė lokalė, madje edhe nga kisha ortodokse greke dhe ato mund tė pėrfundojnė me shkatėrrimin ose restaurimin e papėrshtatshėm tė pasurisė ēame.

Kėshtu ruajtja e trashėgimisė sė madhe sociale dhe historike tė Ēamėrisė ėshtė ndėrthur me problemin politik dhe ligjor tė drejtėsisė pėr pronarėt e pasurive ēame, dhe deklarimet pėr kompensim nga familjet e prekura nga gjenocidi i Zervas nė vitet 1943-1944 dhe pėrpjekjet e hershme pėr spastrim etnik. Strategjia nė Epir e qeverisė pasuese greke ka qenė lejimi i njė proēesi tė ngadalshėm dhe tepėr tė fshehur tė erozionit tė historisė dhe trashėgimisė ēame dhe zėvendėsimi i saj me ‘modernizmin’ grek. Njė proces i ngjashėm gjithashtu prej mijėra prona nė Greqinė veriore qė u pėrkasin sllavo-maqedonasve, tė cilėt u detyruan tė largoheshin nga Greqia pasi mbėshtetėn palėn humbėse nė luftėn civile greke 1944-1949. Nė kėto raste, Greqia shkel ligjin e Bashkimit Evropian dhe ligjin ndėrkombėtar qė zbatohet pėr pagimin e kompensimeve dhe kthimin e pasurisė pėr viktimat e luftės dhe tė spastrimit etnik. Arsyeja kryesore pėr vazhdimin e ‘gjendjes sė luftės’ nga parlamenti grek dhe kufizimet e paligjshme ndaj minoriteteve turke dhe sllavo-maqedonase ėshtė qė tė shmanget njė zgjidhje e arėsyeshme e kėtyre ēėshtjeve dhe tė mbrohet Greqia nga deklaratat financiare pėr kompensim. Por nuk duhet tė ndėshkohet vetėm Greqia pėr mospėrfilljen e pasurisė arkitekturale ēame. Qeveria shqiptare gjithashtu ka treguar njė shpėrfillje tė konsiderueshme pėr ēėshtjet qė lidhen me pronat e ēamėve nė Greqi. Vetėm pas botimit tė njė dokumenti britanik mbi statusin e pasurisė ēame nė Greqi nė prill tė 2002, Parlamenti shqiptar nisi tė merrej me ēėshtjen ēame. Pavarėsisht nga njė projekt pėr zgjidhjen e kompensimit dhe kthimit tė pasurisė ēame tė miratuar nga grupi parlamentar i Partisė drejtuese Socialiste nė mars tė 2004, nuk ka patur asnjė pėrparim tė mėtejshėm nė kėtė ēėshtje. Nėse qeveria e Tiranės vazhdon tė shtyjė zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje, ajo do tė bėhet pėrgjegjėse pėr ndėshkimin e mėtejshėm tė pasurisė kulturore dhe historike ēame dhe gojėdhėnave mbi Epirin qė po shfarosen. Disa kritikė tė qeverisė socialiste nė Tiranė gjithashtu duhet gjithashtu tė ngrenė zėrin se kjo neglizhencė ėshtė bėrė paralelelisht me indiferencėn e treguar nga qeveria pėr ruajtjen e zonave historike otomane si Tregu i Korēės, brenda Shqipėrisė. Ėshtė nė interesin e pėrgjithshėm tė vetė shqiptarėve dhe kujtdo tjetėr tė shqetėsuar pėr ruajtjen e trashėgimisė arkitekturale tė Evropės juglindore, pėr tė ndalur kėtė proces tė erozionit arkitektural. Shpėrfillja e trashėgimisė kulturore ēame nga qeveritė greke dhe shqiptare tregon shpėrfilljen dhe indiferencėn e plotė ndaj ligjit ndėrkombėtar dhe tė BE si dhe ndaj drejtėsisė natyrore. Greqia si anėtare e Bashkimit Evropian ėshtė ligjėrisht e detyruar tė respektojė tė drejtat e minoritetit dhe tė drejtat kulturore tė minoritetit.

Pėrsa i pėrket trashėgimisė sė ēamėve dhe minoriteteve tė tjera nė Greqi, duket se ka pak ose aspak respekt pėr kulturėn e minoriteteve, e ndėrthurur kjo edhe me politikė tė sofistikuar dhe aktive tė qeverisė e drejtuar ndaj erozionit apo asimilimit tė plotė. Shumė ligje tė BE asnjėherė nuk janė pėrshtatur si duhet brenda legjislacionit kombėtar nė Athinė dhe ėshtė njė skandal qė Greqia vazhdon tė marrė fonde pėr projekte trashėgimie qė nė shumė raste nė Greqinė veri-perėndimore nxit shkatėrrimin e elementit thelbėsor tė kėsaj pasurie.

Ėshtė ēasti qė trashėgimia ēame nė Greqi tė ndėrkombėtarizohet siē duhet. Rruga e mundshme pėr ata qė kėrkojnė tė ruajnė kėtė trashėgimi, ėshtė tė kėrkojnė pėrfshirjen e organizmave ndėrkombėtarė si UNESCO dhe Monumentet nė Rrezik (Monuments in Danger), apo organizatės britanike Ruani pasurinė e Evropės (SAVE Europe's Heritage), pėr ta detyruar Greqinė tė njohė problemin dhe tė ndėrmarrė hapat e duhur pėr ta ndrequr kėtė. Shkatėrrimi i kėtyre ndėrtesave po vazhdon tė shtohet me njė rritėm alarmues, dhe nėse nuk merren masa tė shpejta, Evropa do tė ketė humbur njė pjesėz tė mahnitshme tė sė kaluarės sė saj otomane. Trashėgimia kulturore ėshtė gjithashtu e rėndėsishme nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Pėr shembull, shkatėrrimi i statujave budiste nga talebanėt nė Afganistan nė vitin 2001, u bė njė faktor tepėr i rėndėsishėm nė mobilizimin e opinionit ndėrkombėtar kundrejt regjimit taleban, dhe nė ndihmesėn e njė veprimi ushtarak humanitar tė legjitimuar nė kėtė vend. Nė tė njėjtėn mėnyrė, sulmet ndaj kishave ortodokse nė veri tė Qipros, vjedhja e ikonave dhe vandalizmi ndaj tyre, u morėn nė konsideratė pėr ilustrimin dhe pėrqendrimin e vėmendjes ndėrkombėtare mbi ēėshtjen e tė drejtave tė njeriut atje. Politikat kulturore dhe orientimi ndaj tė drejtave tė minoriteteve i Greqisė moderne janė tepėr tė papajtueshme me anėtarėsinė nė Bashkimin Evropian dhe ligjin ndėrkombėtar, kėshtu qė qeveria dhe organizatat e shoqėrisė civile nė Shqipėri nuk duhet tė kenė asnjė hezitim nė ndjekjen energjike tė tė drejtave ēame, ashtu si pėr tė drejtat e tė tjerėve. Nėse Greqia nuk ndryshon politikat e saj aktuale, BE ka pėrgjigje tė ndryshme pėr ta penalizuar Greqinė, si ato tė aplikuara nė krizat e mjedisit pėr nxjerrjen nė breg tė foleve tė breshkave nė ishullin jonian tė Zakinthos. Financimi i BE-sė u ndalua deri sa atje nuk pati mė mospėrputhje me ligjin e BE-sė nė ruajtjen e jetės sė egėr.

Nxitja e restaurimit tė ndėrtesave ēame, ėshtė gjithashtu pjesė e njė ēėshtjeje mė tė njohur tė ēeljes sė pasurisė otomane si pjesė normale e historisė moderne greko-evropiane. Ajo gjithashtu mbyll ēėshtjen e njohur tė pėrmirėsimit tė tė drejtave tė njeriut dhe statusit ligjor tė tė gjithė shqiptarėve qė jetojnė nė Greqi. Arritjet kulturore tė 500 viteve tė qeverisjes turke asnjėherė nuk ka qenė subjekt i vlerėsimit nė Greqinė moderne. Njė autor qė shkruante nė volumin e referencave tė besueshme “Guida Blu e Greqisė”, kohėt e fundit ka pohuar se nuk ka patur asnjė “arkeologji otomane nė Greqi”. Nė mėnyrė qė tė ndihmojmė nė lėvizjet pėr tė restauruar zonat mė tė rėndėsishme arkitekturale, nevojitet marrja e njė numri hapash tė qartė. Duhet tė hartohet njė inventar i hollėsishėm i monumenteve ēame, kėshtu qė tė bėhet e qartė pėr komunitetin ndėrkombėtar kulturor se ēfarė ndėrtesash duhet tė ruhen. Nevojitet urgjentisht njė regjistėr qėndror kadastral mbi pronėsinė e shtėpive para masakrave tė vitit 1944. Duhet tė krijohet njė hartė e hollėsishme e Ēamėrisė, ku tė tregohen emrat e vendeve ēame dhe emrat e vendeve moderne greke. Gjuha shqiptare nė Greqi ėshtė e kufizuar dhe ka nevojė pėr njė njohje tė pėrshtatshme tė saj si njė gjuhė minoriteti, po ashtu si pėrdorimi i gjuhės turke nė Thrakė. Zhvendosja e pasurisė fizike ēame nga grekėrit ka qenė e pamundur, pasi ato janė tjetėrsuar nė predikimet kulturore ndėrkombėtare dhe janė zėvendėsuar me versionin kanunor tė historisė nacionaliste greke pėr trashėgiminė.

Mbi tė gjitha, qeveria shqiptare, organizatat kulturore dhe universitetet nė komunitetet shqiptare nė gjithė Ballkanin dhe nė diasporė kanė nevojė qė tė kuptojnė qartė se trashėgimia ēame nuk ėshtė njė ēėshtje qė i pėrket vetėm njė grupi. Ligjshmėria e vendbanimeve ēame nė veri-perėndim tė Greqisė duhet tė quhet si parėsore pėr tė fituar njė njohje ndėrkombėtare tė kulturės shqiptare, ashtu si beteja pėr pavarėsinė e Kosovės dhe pėrmirėsimi i tė drejtave njerėzore tė shqiptarėve nė gjithė botėn.

James Pettifer dhe Miranda Vickers
Pėrktheu Eva Kushova
Shekulli 2/11/2004


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.