Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Piktura: Arti i cili mbron sipėrfaqet e sheshta nga koha dhe ballafaqimi me kritikun.
--- Ambrose (Gwinnett) Bierce, tek libri Fjalori i Djallit

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 110 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Arma e Aviacionit Luftarak
Nė 24 prill 1951 u themelua nė Tiranė Arma e Aviacionit Luftarak. Nė fushėn e aeroplanėve u kryen edhe flutrimet e para demonstrative me aeroplanė luftarakė. Pas 10 vjtėsh u themelua Aviacioni Gjuajtės Ushatark Shqiptar.

Gazeta "The Bozton News Letter"
Nė 24 prill 1704 doli numri i parė i njėrės nga gazetat mė tė hershme amerikane, "The Bozton News Letter", ku shkruan edhe mjaft emigrantė shqiptarė nė Amerikė.

Daniel Defo
Nė 24 prill 1731 u nda nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur anglez Daniel Defo, i cili u bė i njohur nė botė me romanin e tij tė famshėm "Aventurat e Robinson Kruzosė".

Ēlirimi i kampit nazist tė pėrqendrimit nė Dakau Nė 24 prill 1945 forcat amerikane qė u angazhuan nė Luftėn e Dytė Botėrore ēliruan kampin nazist tė pėrqendrimit nė Dakau.
Lajme :: Universitetet shqiptare hidhen nė grevė
Postuar nga: Albo

Lajme Viti akademik ėshtė vėnė seriozisht nė pikėpyetje. Pedagogė dhe studentė kanė deklaruar se do tė bojkotojnė procesin mėsimor, derisa t’u plotėsohen kėrkesat

Greva, paralizohen universitetet

Elda Spaho

Fakultetet e Tiranės kanė shpallur dje grevė tė pėrgjithshme njėjavore, e cila fillon kėtė tė hėnė. Por qė nuk mbaron tė premten, nėse tė gjitha kėrkesat qė ata i kanė dėrguar ministrit tė Arsimit, Luan Memushi, nuk plotėsohen pikė pėr pikė. Pa asnjė pėrjashtim dhe me afate tė sakta kohore.
E filloi Universiteti Politeknik, por grevėn pa afat e deklaruan dje njėri pas tjetrit pėrfaqėsues tė Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė, atij tė Gjuhėve tė Huaja, Shkencave Sociale, etj. Pothuasje tė gjitha fakultetet e Tiranės kėtė tė hėnė do tė mbeten me auditore bosh. Greva, qė do tė paralizojė krejt procesin mėsimor pėr tė paktėn 30 mijė studentė, ėshtė e para protestė sociale e pėrmasave tė tilla.
“Lėmė njė javė kohė, nėse pėrsėri do tė jemi nė kėtė shkallė, protesta do tė shtrihet pa afat. Ne nuk do tė pranojmė tė japim mėsim nėpėr auditore”,-thanė disa nga pėrfaqėsuesit. Kėsaj here stafet akademike janė mbėshtetur fort nga Unioni i Pavarur Studentor shqiptar. Kryetari i kėtij tė fundit, Ylber Gjeta, u ka bėrė thirrje tė gjithė studentėve qė tė bojkotojnė procesin mėsimor dhe tė pėrkrahin kėrkesat e pedagogėve.
***
Pas deklaratės sė dy ditėve mė parė tė Ministrisė sė Arsimit, asgjė nuk ėshtė pėrmirėsuar. Pėrkundrazi. Pedagogėt kanė thėnė dje se zyrtarėt e kėsaj ministrie nuk e kanė kuptuar fare grevėn e tyre. “Ministria nuk shpreh asnjė vullnet konkret pėr plotėsimin e kėrkesave tona dhe vazhdon ta konsiderojė si absurde dhe tė pakuptimtė protestėn e thuajse tė gjithė universiteteve shqiptare”,-thuhej nė deklaratėn qė stafi akademik dhe administrativ i Universitetit Politeknik kishte pėrgatitur pėr mediat. Dje nė krah tė tij kishin dalė pėrfaqėsues tė pothuajse gjithė fakulteteve tė Tiranės, tė cilėt ishin mbledhur nė shkallėt e Universitetit Politeknik.
“Kėtu nuk bėhet thjesht fjalė pėr disa kėrkesa, kėtu bėhet fjalė pėr tė ardhmen e universiteteve shqiptare. Tashmė punėt kanė arritur njė pikė tė tillė ku shtrohet pyetja: do tė vazhdojė rrėnimi apo do tė bėhet diku njė kthesė qė ky rrėnim tė marrė fund? Kėrkojmė respektim dhe vlerėsim”,-tha dje zėvendėsdekani i Fakultetit tė Shkencave Sociale, Aleksandėr Kocani. Pedagogėt janė ndier tė injoruar nga deklarata e fundit e Ministrisė sė Arsimit, e cila u vu tė enjten nė gojėn e drejtorit tė Arsimit tė Lartė, Agim Muēaj. Ai tha se udhėzimi i 4 tetorit, firmosur nga ministri i Arsimit, do tė hynte nė fuqi jo kėtė vit, por vitin e ardhshėm akademik, 2005-2006. Por pėr pedagogėt kjo ishte njė zgjidhje konfliktuale, qė nuk sillte asgjė tė mirė. “Reagimi i fundit i drejtorit tė Arsimit tė Lartė ndaj grevės sonė treditore dėshmon pėr moskuptim tė plotė dhe, ajo qė ėshtė mė seriozja, pėr njė qėndrim injorues ndaj vendimit tė senatit akademik, qė ėshtė organi mė i lartė i Universitetit. Pėrpjekja pėr tė imponuar njė udhėzim tė kontestuar nė tė gjitha nivelet, pavarėsisht vendimit tė senatit, jo vetėm qė ėshtė nė kontrast tė thellė me konceptin e autonomisė institucionale sipas standardeve tė Bolonjės, por bie ndesh edhe me dispozitat formale tė statusit aktual tė universitetit tonė, i cili pėrcakton qartė se ēdo ndryshim nė planet mėsimore duhet miratuar nga senati akademik”,-thuhej nė deklaratėn e stafit tė UPT-sė.
***
Dy ditė mė parė, drejtori Muēaj tha se Ministria e Arsimit kishte pranuar qė tė mos e fuste kėtė vit nė fuqi udhėzimin pėr ngarkesėn mėsimore nė shkollat e larta. Ai do tė futej vitin tjetėr, kurse kėtė vit ngarkesa dhe llogaritja e pagesės do tė bėhej nė formėn e deritanishme. Muēaj shtoi se rrogat e pedagogėve do tė shqyrtoheshin bashkė me rrogat e tjera tė kategorisė buxhetore. Por pedagogėt i kanė kundėrshtuar fort dje kėto propozime tė ministrisė dhe i kanė quajtur tė pavlera. Udhėzimin ata e kanė pėrcaktuar si jologjik (ai nuk u llogarit si orė mbi normėn recensat e diplomave, provimet formimi dhe mbrojtje diplome, praktikat mėsimore profesionale, praktikat mėsimore pedagogjike, etj. por i fut ato brenda ngarkesės mėsimore, ndryshe nga mė parė). “Nuk ka rėndėsi nėse udhėzimi shtyhet pėr vitin tjetėr, kjo nuk zgjidh asgjė. Ne nuk do tė jemi kurrė dakord qė orė tė tilla tė mos na paguhen si jashtė normės, por tė na futen nė ngarkesėn mėsimore”,-thanė ata dje. Njėri nga profesorėt e Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė, gjuhėtari Rami Memushaj tha se nuk kishte kuptim qė njė pedagogu tė mos i paguhej mbi normėn e punės korrigjimi i testeve ose marrja nė provim e qindra studentėve.




© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.