Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
E keqja vjen shpesh nga ata qė janė shumė tė uritur so shumė tė ngopur
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 114 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Beteja e Shtimjes
Nė 18 prill 1881 u zhvillua beteja e Shtimjes dhe e Slivovės, njė nga luftimet mė tė rėndėsishme tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit kundėr forcave turke. Nė krye tė luftėtarėve shqiptarė ishte atdhetari Sulejman Vokshi.

Nermin Falaski (Vlora)
Nė 18 prill 1921 u lind Nermin Falaski (Vlora), shkrimtare e studiuese, autore e veprave: "Lashtėsia e gjuhės shqipe", "E nesėrmja e kohės", "Iliret, pellazgėt, etruskėt, shqiptarėt", "Gjurmė gjaku", "Udhėkryqi", etj.

Xhon Fleming
Nė 18 prill 1945 u nda nga jeta shkencėtari anglez Xhon Fleming, shpikėsi i llambės termojonike dyelektrodėshe apo, siē quhet ndryshe, Diodė. Gjithashtu shkencwtari propozoi edhe pėrdorimin e saj si dedektor.

Albert Ajnshtajn
Nė 18 prill 1955 mbylli sytė njėri nga gjenitė e shkencės - Albert Ajnshtajn, autor i teorisė sė relativitetit, i teorisė sė kuanteve tė dritės, i cili formuloi ligjin e Fotokimisė qė mban emrin e tij, punoi mjaft edhe pėr problemet e kozmologjisė dhe mbi teorinė unike tė fushės. Nė vitin 1926 u nderua me ēmimin e madh Nobel.
Feja :: Historia e Kryqit tė famshėm tė Labovės
Postuar nga: Albo

Feja STUDIMI

Theksimi se Kryqi i Labovės ka hyrė nė Shqipėri mė prill tė vitit 559, i shoqėruar nga njeriu mė i afėrt i perandorit Justinian, shpatari i parė Kostandini nga Labova ėshtė i besueshėm

Nga Gazmend Muka

Kryqi i Labovės, me sa kanė bėrė tė ditur rrethet studimore, duket se na konsulton njė ikonografi paksa tė zakonshme, e krahasuar kjo me kryqet e shumta tė inventarizuara nga instuticionet tona kulturore nė hapsirėn shqiptare. Nė tėrėsinė e tyre kryqet e ekspozuara nė hapėsirat tona muzeale dhe qė ruhen nė fondet shtetėrore, apo nė kishat respektive i pėrkasin periudhės pasbizantine. Kryqi i Labovės edhe pse pėrmbante njė vend themelor nė trevėn e Labovės, si dhe nė historinė e saj nuk ka gjetur deri tani, interesin e duhur nga studiuesit. Kjo, ndoshta edhe pėr faktin qė nė pjesėn mė tė madhe tė kohės ai mbahej i fshehur. Meqėnėse emri i Labovės ėshtė i lidhur ngushtėsisht me kryqin e saj, ku thuhet akoma dhe sot se ishte i pajisur me Drurin e Shenjtė ku u kryqėzua Krishti, fakt i cili pėrmendet edhe nė Kronikėn e Drianopojės, mendoj se kėrkon njė vėmėndje mė tė kujdesshme nga ana jonė.


Pėrgjatė sistemit politik socialist qė mohoi zyrtarisht ritualet fetare, Kryqi i Labovės mbahej i fshehur, madje banorėt e saj u detyruan tė njihnin pėr variant emėrtimi zyrtar tė vendbanimit tė tyre jo mė emėrtimin "Labova e Kryqit", por Labova e Libohovės. Nė njė histori takimi tė liderit komunist Enver Hoxha me disa fshatarė nga Labova e Kryqit, vėmė re se lideri e njihte si tė tillė. Ai i pyet fshatarėt se nga ishin, dhe ata i pėrgjigjen se ishin nga Labova e Libohovės, pėr ta dalluar atė nga Labova e Zhapės. "Jo - i thotė udhėheqėsi - ju jeni nga Labova e Kryqit." Ritheksimi nga ana e Enver Hoxhės i kėtij Kryqi tė rėndėsishėm, nė njė kohė kur besimi ishte i ndaluar, lė vend pėr tė nėnkuptuar vlerat e tij. Vazhdimisht nė periudhėn socialiste, u tentua qė kryqi tė arkivohej nė Muzeun Kombėtar apo nė Arkivin e Shtetit, fat tė cilin e pati dhe Kodiku i Purpurt (Beratinus ?), por banorėt e Labovės sė Kryqit nuk e pranuan njė gjė tė tillė. Nė fundin e viteve 80, Kryqi me Drurin e Shenjtė ku u kryqėzua Krishti, u vodh. Qysh atėhere, nėpėrmjet sponsorizimit tė njė shqiptaro - amerikaneje u bė njė dublikatė e tij qė lė mjaft pėr tė dėshiruar pėr atenticitetin ikonografik me kryqin e vėrtetė. Falė kontrolleve sistematike inventarizuese tė kryer rregullisht nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės para viteve 90, si dhe punės sė papėrtuar tė fotografit Zamir Marikaj, ne mund tė kosultojmė plotėsisht imazhin e Kryqit tė Labovės nė tė dy anėt e tij. Kėto dy pamje tė fiksuara nė celuloid janė njė nder i madh qė i bėhet kulturės sonė materiale tė munguar. Kryqi i Labovės ėshtė njė punim e admirueshėm nė argjend tė larė me ar, e nė tė dy anėt e tij paraqet skena ikonografike, ku njėra anė (verso) paraqet Pagėzimin e Krishtit me profetė nga Testamentit tė Vjetėr dhe ana tjetėr (recto), Kryqėzimin e Krishtit me ungjillorėt nė Testamentin e Ri. Ai ėshtė njė kryq ku gjuha heraldike e tij, nisur nga rapoti i kraheve, ėshtė latine.

Nė skenėn ikonografike tė Pagėzimit tė Krishtit tė shoqėruar anash me profetėt, njohim njė plastikė paksa primitive nė trajtimin e figurave. Krishti figurohet nė mes tė lumit Jordan duke qėndruar mbi njė pllakė e ngjashme me siluetin e njė libri tė hapur. Pėllumbi qė pėrfaqėson Shpirtin e Shenjtė ndodhet mbi kokėn e tij. Krishti figurohet nė propocione mė tė mėdha se figura e Joan Pagėzorit, vendosur nė tė djathtė tė tij. Kjo skenė ikonografike e njohur si Theofania, paraqet elementėt figurativė tė trinitetit nė formė tė plotė. Jemi mėsuar duke konsultuar skenėn tradicionale ikonografike tė Pagėzimit tė Krishtit, tė njohim nė tė figurimin e plotė tė Krishtit, pėllumbit tė Shpirtit tė Shenjtė si dhe sipėr tyre njė diell qė rezaton, apo njė dorė qė del prej tij si prezencė e Perėndisė At, duke formuar tre elementėt figurativė tė Trinitetit tė Shenjtė. Ndryshe nga paraqitjet ikonografike tradicionale, nė skenėn e Pagėzimit tė Krishtit tė figuruar nė Kryqin e Labovės, paraqitet bust nė pjesėn e sipėrme vetė Perėndia At e figuruar me mitėr nė kokė, si kryeprift. Ai mban nė dorėn e majtė njė borsė tė mbushur, qė shpreh figurativisht dhuratėn pėr popullin e tij, formė kjo figurative e njohur gjerėsisht nė diptikėt perandorakė. Perėndia At figurohet pėrballė, ndryshe nga e tre profetėt e figuruar nė krahėt e tjera tė kryqit. Po kėshtu, nėqoftėse tre profetėt i gjejmė tė figuruar brenda njė rrethi tė dyfishtė, Perėndia At paraqitet i veēuar prej tyre nėpėrmjet alternimit tė dy harqeve tė sipėrm dhe tė poshtėm me madhėsi tė ndryshme, duke krijuar vend pėr vendosjen e dy kandilave nė tė dy anėt e tij. Nė ikonografinė bizantine dhe pasbizantine tė zhvilluar ne Greqi, Armeni, Siri, Etiopi, Egjipt, nuk konsultohen nė skenėn e Pagėzimit, figurim tė Perėndisė At nė formė tė plotė njerėzore, nė disa raste prezenca e tij njoftohet mė daljen e njė dore nga lart. Ndėrsa nė artin ikonografik pasbizantin tė zhvilluar nė Shqipėri mund tė gjejmė shembuj tė tillė tek Onufri, Onufėr Qiprioti etj.

Nė krahun e djathtė tė kryqit figurohet profeti - mbret, Davidi, i cili identifikohet dhe nga shkrimi nė pjesėn e sipėrme tė tij. Nė krahun e majtė tė kryqit nuk mund tė lexohet, por mund tė kemi profetin Isaia (Isak), tė atin e Davidit, dhe nė krahun e poshtėm tė kryqit i identifikuar nga turbani ebre i figuruar nė kokėn e tij, i cili zakonisht pėrdoret nė ikonografinė pasbizantine pėr tė identifikuar profetin Daniel. Tė tre profetėt e figuruar nė anėt e kryqit me skenėn e Pagėzimit tė Krishtit nė qendėr tė kryqit, dallohen nga ikonografia e Perėndisė At tė figuruar nė pjesėn e sipėrme dhe pėr pergamenėt e hapura nė dorėn e majtė tė tyre. Evidentojmė qė ajo ēka mban nė dorėn e djathtė profeti nė pjesėn e poshtme, paraqet nje formė paksa tė veēantė.

Ikonografia e figuruar nė skenėn e Pagėzimit tė Krishtit tė Kryqit tė Labovės tė mahnit me tė papriturat figurative qė sjell. Qėndrimi primitiv nė trajtimin dhe krijimin tipologjik tė personazheve nga Testamenti i Vjetėr nė tė, ofron njė vlerė tė veēantė. Figurimi i portretit tė Krishtit si njė kreshnik, apo bari me mustaqe tė mėdha, nuk ndjek imazhin akeropite (greq: acheiropoķētos - jo tė pikturuar nga dora e njeriut). Ky trajtim ikonografik i kėsaj skene lė tė kuptosh qė figurimi mund tė jetė realizuar nė njė periudhė kur imazhi ikonografik i Krishtit nuk ishte standartizuar. Po kėshtu dhe portreti i Perėndisė At dhe profetit Isak paraqiten nė kėtė mėnyrė. Ata shfaqen me mustaqe tė trasha, si njerėz tė vjetėr, jashtė rregullave tė figurimit antik apo bizantin. Kjo tregon qė pėrfytyrimi i tyre mund tė ketė marrė ngjyrime lokale apo subjektive nga ana e artistit qė ka realizuar skenėn. Njė element tjetėr i skenės sė Pagėzimit tė Krishtit qė del nga skemat tradicionale, ėshtė mungesa e figurimit tė dy maleve tė ndara nga lumi Jordan, dhe e figurimit nė vend tė tyre tė dy grumbullime resh tė ēara nga Shpirti i Shenjtė. Dhurata qė ofron Perėndia At nė ikonografinė e tij, shfaqet si njė akt pėrkushtimor, njė koncept ky i hasur gjerėsisht nė skenat pėrkushtimore perandorake. Futjen nė rreth tė dyfishtė tė profetėve apo ungjillorėve nė krahėt e kryqit e gjejmė tė pėrdorur qysh nga kryqi i dhuruar nga Justini i II(568-578) papės sė Romės, deri nė perudhėn pasbizantine, ndonėse nė motive rrethore mė tė ndryshme. Motivi i figurimit me njė rreth tė dyfishtė tė imazhit e gjen burimin e tij tek sarkofagėt e antikitetit tė vonė. Por, edhe nė diptiket perandorake tė shek. V motive tė tilla gjejnė vend nė figurimin e aureolave. Ėshtė pėr t“u theksuar prania e dy kryqeve tė vegjėl me krahė tė barabartė tė fiksuara mbi njė suport nė formė globi(pengojnė paksa spinat nė kėndet pėr ta konstatuar plotėsisht) nė tė dy anėt e profetit tė figuruar nė krahun e poshtėm tė Kryqit tė Labovės. Prezenca e tyre simbolizon dominimin e Krishtit nė botė, dhe njihen si kryqe perandorake. Ana tjetėr e Kryqit tė Labovės, ruan plastikėn e skenės tė pėrshkruar mė sipėr me pėrjashtim tė ikonografisė qėndrore tė Kryqėzimit, ku Krishti figurohet sipas imazhit tradicional akeropite(acheiropoķētos). Nė katėr anėt e saj vendosen imazhet simbolike tė katėr ungjillorėve tė futur nė rreth tė dyfishtė. Nė krahun e sipėrm tė kryqit kemi ungjillor Johanin tė figuruar nėpėmjet simbolit tė tij, shqiponjės. Nė krahun e djathtė ungjillor Markun qė figurohet nėpėrmjet simbolit tė luanit. Nė krahun e majtė tė kryqit paraqitet ungjillor Mateu me simbolin e njeriut, ndėrsa nė krahun e poshtėm kemi ungjillor Llukėn tė figuruar me simbolin e kaut. Tė gjitha imazhet simbolike tė ungjillorėve paraqiten me krahė. Nė tė dy anėt e kryqit paraqitet Maria dhe Johan Ungjillori. Figura e Shėn Marisė e figuruar nė gjysėmprofil, paraqet derdhje palash nė tė dy anėt e mantelit tė saj, siē jemi mėsuar tė shikojmė nė paraqitje bizantine tė hershme. Fushat e aureolave nė raport me portretet e figuruara shfaqet mjaft e reduktuar me pėrjashtim tė portretit tė Krishtit tė Kryqėzuar. Vetėm Perėndia At paraqitet pa aureolė, nė ndryshim me tėrė ikonografinė e personazheve tė figuruar nė Kryqin e Labovės. Reduktimi i hapsirės sė aureolave nė raport me portretet ėshtė karakteristikė nė diptikėt e periudhės sė hershme bizantine.

Nė skenėn e Kryqėzimit, mbi Shėn Marinė dhe Shėn Johanin, figurohen dy ėngjėj, respektivisht nė tė dy anėt e Krishtit nėn krahėt e tij. Ngritja e boshtit vertikal tė kryqit direkt mbi kafkėn e Adamit, si njė fillesė organike e tij, del jashtė ikonografisė tradicionale. Kjo e fundit vėshtirė se mund tė konsultohet nė ndonjė imazh bizantin dhe pasbizantin nė kėtė mėnyrė, ku zakonisht, kryqi figurohet i vendosur mbi njė kodėr tė vogėl qė paraqet Golgothėn, me kafkėn e Adamit tė paraqitur nė njė zgavėr tė saj, duke iu referuar rrėfimit profetik. Po kėshtu, figurimi i tokės ku ndodhet kafka e Adamit me breza, vėshtirė se mund tė konsultohet nė ikonografinė tradicionale tė kėsaj skene. Nė figurimet simbolike tė ungjillorėve, tė tėrheq vėmendjen qė simboli i Johanit dhe Matheut e mbajnė ungjillin nė duart e tyre tė mbyllur, ndėrsa luani, simboli i ungjillor Markut e mban ungjillin e tij tė hapur. Goja e luanit figurohet si njė gojė qė flet, e ngjashme deri diku me imazhin e relivit tė luanit qė dekoron faqen e jashtme jugore tė kishės sė Shėn Kollit nė Mesopotam tė Sarandės. Nė ndryshim nga tė gjitha simbolet e mėsipėrme, kau qė figuron ungjillor Llukėn, nuk mban ungjill nė dorė dhe krahėt e hapura i ka tė jo tė inēizuara. Madje anash tij vendosen dy kandilė siē i konstatuam mė sipėr kur pėrshkruam ikonografinė e Perėndisė At. Kjo mizanskenė ikonografike nė portretizimin simbolik tė ungjillorėve duket se shoqėron liturgjinė. Specifikime tė tilla dalin nga krijimtaria standarte bizantine dhe pasbizantine, duke theksuar se realizimi i Kryqit tė Labovės ėshtė njė porosi e njė rangu tė lartė.

E parė nė konteksin e zhvillimit tė ikonografisė tė krishterė paraqitja e ungjillorėve vetėm nėpėrmjet simboleve tė tyre ėshtė karakteristikė qė shoqėron tėrė periudhat e artit bizantin dhe pasbizantin. Nė ikonografinė bizantine tė vonė dhe atė pasbizantine, sė bashku me simbolet e tyre paraqiten nė shumė raste dhe vetė ungjillorėt. Nė krahėt e kryqeve proēesionalė pasbizantinė i gjejmė ungjillorėt tė figuruar edhe pa simbolet e tyre.

Kryqi i Labovės konturohet me njė bordurė paksa tė trashė dhe pasurohet anash me motive floreale, duke i dhėnė kryqit njė konfiguracion tė jashtėm tetėkėndor. Motivi floreal i aplikuar nė tė simbolizon Pemėn e Jetės, e cila figurohet me imazhin e pėrsėritur tė njė luleje qė nuk mbyllet kurrė. Pema e Jetės simbolizon mirqėnien origjinale tė Parajsės dhe nė artin e krishterė figurohet njė marrėdhėnie e fortė midis Pemės sė Jetės dhe Kryqit tė Krishtit. Ky motiv nė artin bizantin gjen njė pėrdorim tė gjerė, duke pėsuar ndėrlikime tė tjera figurative. Nė anėn e Kryqit tė Labovės ku paraqitet ikonografia e Pagėzimit tė Krishtit, motivi floreal qė simbolizon Pemėn e Jetės futet dhe nė krahun e sipėrm tė Kryqit ku ėshtė futur nė rreth tė dyfishtė shqiponja, simboli i ungjillorit Johan.

Mbi bazamentin e Kryqit tė Labovės tė tėrheq vėmendjen njė element dekorativ nė formė kapiteli (nyja qė lidh bazamentin me Kryqin), ku figurohen katėr desh tė punuar me mjeshtėri. Ndonėse fotografitė qė ndodhen sot nė duart tona nuk mund tė japin njė informacion shumė tė qartė pamor, tė lėvizjes sė kėtij elementi dhe marrėdhėnies sė tij ornamentike me motive lulesh gjashtėkėndore, si dhe motivit tė njė zemre tė vendosur vetėm nė njė anė tė tij. Megjithatė pas shumė zmadhimesh tė imazhit, mahnitesh me pėrsosmėrinė e realizimit tė kėtij kapiteli tė gdhėndur nė miniaturė ku fiksohet Kryqi i Labovės. Kokat e dashit tė vendosura nė katėr pikat kardinale paraqesin altarin e sacrificės (motiv i pėrdorur nga ebrejtė, si dhe nė periudhėn paleokristiane), duke simbolizuar fuqinė e gjithėpushtetshme tė Perėndisė. Ndėrsa zemra e figuruar nė pjesėn e sipėrme tė motivit me kokėn e dashit, thekson nė tė njejtėn kohė se kryqi i vendosur mbi kėtė suport ėshtė dhe Kryqi i Zemrės sė Shenjtė. Kėto elementė simbolikė dhe dekorativė i japin Kryqit tė Labovės njė vlerė mjaft tė madhe kuptimore, e cila pėrkon me pėrmbajtjen e tij, si relikuar i Drurit tė Shenjtė ku u kryqėzua vetė Krishti.
Shumėkush qė i ka kushtuar vėmendjen e duhur artit tė zhvilluar pėrgjatė periudhės bizantine tė hershme, nuk mund tė ketė kaluar pa vėnė re disa kapitele zoomorfe tė pėrdorura nė arkitekturėn e krishterė, ku shembulli mė i gjetur ėshtė nė bazilikėn e Shėn Dhimitrit nė Selanik. Duke ndjekur fazat e saj tė ndėrtimit dhe duke ndaluar nė mbetjet mė tė hershme arkitektonike tė datuara nė shek. V pas Krishtit, do tė na tėrheqin vėmendjen njė numėr i konsiderueshėm kapitelesh zoomorfe tė gdhendura me njė mjeshtėri tė admirueshme. Ngjashmėria e tyre me elementin e pėrmendur mė sipėr tė Kryqit tė Labovės ėshtė mjaft e madhe dhe udhėhiqet nga i njėjti konēept i simbolikės sė krishterė. Krahas saj nė pjesėn e poshtme tė kolonės mbajtėse tė Kryqit tė Labovės njohim njė motiv tė pėrsėritur, tė krijuar nga njė petale luleje e hapur dhe lėshuar poshtė. Referenca tė dukshme tė kėtij motivi gjejmė dhe nė bazamente kolonash nė vendin tonė, tė cilat i pėrkasin periudhės bizantine tė hershme. Nė bazamentin e Kryqit tė Labovės e figuruar si njė kupė e pėrmbysur, njohim njė ornamentikė tė pasur ku inserohen imazhi i kerubinėve, kantarit si burim i jetės dhe motivet floreale trefletėshe si simbole tė trinitetit. Nė burimet dhe dėshmitė e banorėve tė Labovės sė Kryqit, ky Kryq pėrmendet si relikuar i Kryqit tė Vėrtetė. Nga dėshmitė e mbledhura pėr kėtė qėllim, del se brenda ndodhej njė kuti druri e punuar hollė dhe e vendosur nė zemėr tė tij. Brenda kėsaj kutie tė vogėl konservohej njė copė druri (lisi, nga burimet del se ishte rreth 152 gram) nga Kryqi ku u kryqėzua Krishti. Tė dy anėt e kryqit kapeshin me njėra tjetrėn me anė tė tetė spinave argjendi tė pasuruara me motivin e njė luleje shumėpetalėshe. Trupi i spines-perēinė, i ngjashėm me funksionin e gozhdės pėrshkonte tejpėrtej trupin e Kryqit dhe nga ana tjetėr duke u hapur nė dysh tek fundi i saj. Nga ana tjetėr mbulohej me tė njėjtėn kokė spine argjėndi si kapak. Pėrmėndjen e njė Kryqi me vlerė tė tillė relikuare, e gjejmė nė Kronikėn e Drianopojės, botuar nga Pukėvili mė 1821, tek Dh. Evangjelidhis mė 1913, si dhe tek Nikolaos J. Mistiakidhis mė 1904.

Duke konsultuar me kujdes kronologjinė e formave tė kryqeve tė aplikuara pėrgjatė antikitetit tė vonė dhe periudhės bizantine e pasbizantine, nė studimet pėrmbledhėse tė kryera deri mė sot, kuptohet variacionet qė pėson kryqi nė periudha tė shkurtėra historike, tė cilat lidhen ngushtėsisht si me drejtimin e perandorisė bizantine dhe krishtėrimit. Kryqi i Labovės ofron njė siluetė paksa tė reduktuar tė kryqit latin se sa kryqin orthodoks me krahė tė barabartė. Ai paraqitet i plotė dhe me krahun vertikal tė poshtėm pak mė tė zgjatur. Njė formė e tillė ėshtė evidentuar nga studiuesit si prezencė fillestare nė Parenzo nė vitin 540 pas Krishtit. Mė pas krahėt e kryqit futen mė brenda nė qendėr duke ruajtur nė pėrgjithėsi njė siluetė tė tillė nga shek. VI - X pas Kr.

Duke iu referuar burimeve historike pėr kryqet nė periudhėn bizantine dhe pasbizantine, vėmė re se kryqe tė ēmuar tė pajisur me relike tė "Kryqit tė vėrtetė", janė cituar nė Liber Pontificalis ku kujtohet nga papa Silvester(314-335) "...de ligno sanctae Crucis domini nostri Iesu Christi in auro et gemmis conclusit" dhe papa Simmaco (498-514) bėn "...crucem ex auro cum gemmis ubi inclaudit lignum dominicum". Staurotekėt mund tė konsiderohen si shembujt mė antikė tė relikuarėve. I pari kryq qė mbahet nė dorė (procesional), ėshtė figuruar nė mozaikun e S. Vitale nė Ravena, ku paraqitet "Oborri i Justinianit" me peshkopin Massimian, qė mban nė dorė njė kryq tė artė me gurė tė ēmuar. Kėto kryqe tė pėrcaktuar si "Kryqe bekimi" janė mbajtur pėr shekuj me rradhė. Shembulli mė antik i tyre i njohur, i quajtur i "Dėshirės"(Breshia), akoma i tipit grek (me krahė patenti), i datuar mė 756-774, i cili nga specialistėt theksohet se si tipologji kthehet mė vonė nė shek.IX-XI.

Sipas njė tradite tė dokumentuar, ėshtė pėrdorur nė altar njė kryq dore qė rrinte aty gjatė procesionit, gjer nė fund tė shek. XII. Tipologjia e kryqeve tė hershėm, sipas Mille-s, mbetet ajo e kryqeve tė stolisur paleokristianė nė argjend tė petėzuar, me dekoracione nė filigramė, rretha tė vijėzuar, stolisur me gurė tė ēmuar dhe njė kuti tė vogėl pėr relikėn e shenjtė, sic ėshtė rasti i kryqit tė ēmuar nė Muzeun e Shenjtė tė Vatikanit (687-701) nė kohėn e papa Serxhios, i cili ushqente tė tilla simbole gjatė procesionit pėr festėn e Nderimit tė Kryqit. Imazhi i kryqėzimit shfaqet rreth shek. IX, nė ikonografinė e Christus patiens. Kryqėzimi i Krishtit figurohej nė pjesėn recto, si dhe nė atė verso. Duke qenė se kryqet ishin tė lėvizshėm, tentohej tė pasurohej me ikonografi nga tė dyja anėt. Nė shek. XII, nė fundet e kryqeve shfaqen imazhet e Maries dhe Johanit, e Perėndisė At, e ungjillorėve. Ikonografia e Krishtit e paraqitur mbi recto, shpesh korrespondonte mbi verso me Agnus Dei. I parė nė kėtė konteks historik, Kryqi i Labovės duket se nuk i pėrket kėsaj periudhe.

Stauroteca - relikuari, zakonisht nė formėn e kryqit, janė tė destinura tė mbajnė relike nga "Kryqi i Vėrtetė". Stauroteca, relikuar i drurit tė Kryqit, pėrdoreshin nė devocionet private dhe shoqėronin altaret e lėvizshėm, e konsiderohen si shembujt mė tė vjetėr tė relikuarėve. Stauroteca nė Thesarin e S. Giovanni nė Laterano, ėshtė e njė origjine antike bizantine, dhe sot me njė faturė perėndimore. Ndoshta njė fat tė tillė ka pasur dhe Kryqi i Labovės. Me pėrjashtim tė nyjes lidhėse tė kryqit me bazamentin, ku paraqiten simboli i altarit mė katėr deshė nė pikat kardinale, pjesa tjetėr e kryqit ndoshta nuk i pėrket periudhės bizantine tė hershme.
Dėshmia e parė e vendosjes sė njė kryqi nė altar, vjen nė mesin e shek. V(nė Narsai tė Nisibe-s, viti 450) nė praktikėn liturgjike siro-kaldaike. Ndėrsa nė perėndim kryqi si shenjė liturgjike, ėshtė dokumentuar nė afreskun e bazilikės sė Shėn Klementit nė Romė nė shek.XI, ndėrsa nė njė miniaturė tė shenjtė tė Abacisė sė Marmontierės(biblioteka) mė shek. IX. Kryqi fiksohej mbi njė nyje dhe mbaronte me njė bazė. Pėrdorimi liturgjik i kryqit nė altar gjen njė shpėrndarje tė gjerė paralelisht me kultin pėr dhimbjet e Krishtit. Pėrsa i pėrket karakterit ikonografik, kryqet karakterizohe deri nė shek. XI, janė tė dekoruar me gurė tė cmuar nė anėn recto. Nė fund tė shek. X ėshtė e pėrhapur teknika e filigramės, e cila nė pėrgjithėsi aplikohet nė sfonde. Kryqet nė shek.XI-XII, nė fakt shumė kryqe - relikuare ose procesional me smalte apo nė kristal tė fortė. Kryqet e shek. XII-XIII karakterizohen nga njė koloristikė e vlershme, duke pėrsėritur nė tė objekte nė smalto. Gjatė analizės ikonografike me kryqe procesianal tė periudhės pasbizantine, nuk konstatojmė ngjashmėri pėrsa i pėrket ikonografisė standarte. Pajisja e tij me teknikėn e filigramės e vendos atė mė shumė nė konceptin artistik tė shek. X. Por dhe ky datim mbetet i diskutueshėm sepse vetėm nė shek.XIV shfaqet figurimi ikonografik i Golgothės, skena e Kryqėzimit tė Krishtit, e shoqėruar me figurėn e Virgjėreshės dhe Joan Ungjillorit. Ndėrsa nė shek. XVII bėhet njė element pėrbėrės i altarit. Nisur nga konkluzionet e specializuara nė tėrė hapėsirėn e krishterė, vėshtirėsohet gjithmonė dhe mė tepėr datimi i Kryqit tė Nderuar tė Labovės. Shumė elementė figurativė ikonografikė tė evidentuara nga ana jonė mė sipėr nė kėtė kryq, si pjesė sė ikonografisė bizantine tė hershme kėrkojnė njė vlerėsim tė mėtejshėm. Pas mbretėrimit tė Justinianit(527-565), kryqi i vogėl nė argjend tė larė me ar, i dhuruar nga Justini i II(565-578) nė Romė me patenėn e Stuma-s dhe Riha-s, tregojnė qė nė Kostandinopojė ekzistonte dhe njė stil i tretė oborri, me paraqitje religjioze dhe orientim konvencional, i dallueshėm nga korenti i riprodhimit helenistik. Nė kėtė periudhė, argjėndaria nė artin siriak, tregon njė tjetėr aspekt tė artit tė kohės. Vazot e shenjta dhe objektet liturgjike me imazhe tė krishtera janė tė shumta. Motivet vegjetale nė to ruajnė formen natyrale, pa stilizime dhe thjeshtėzime. Figurat ruajnė konsistencėn fizike duke ndjekur nė mėnyrė harmonike ondulaēionet trupore, sipas shijes tradicionale tė klasiēizmit. Ndoshta realizimi i Kryqit tė Labovės mund tė kėrkohet aty, si njė pėrjashtim. Megjithatė, eksponatet e pakta tė kėsaj periudhe nė hapėsirėn shqiptare, e lėnė tė hapur vendosjen e datimit tė Kryqit tė Labovės si njė dhuratė e mirėfilltė perandorake, nė kėtė periudhė historike apo mė vonė.

Theksimi mė 1904, i studiuesit Nikolaos J. Mistiakidhis se Kryqi i Labovės ka hyrė nė hapėsirėn shqiptare mė prill tė vitit 559, i shoqėruar nga njeriu mė i afėrt i perandorit Justinian, shpatari i parė Kostandini nga Labova, sė bashku me katėr priftėrinj, dy prej tė cilėve quheshin Theofilos dhe Pangratios duket i besueshėm. Ndėrsa nisur nga arkivimi i kryqeve tė tillė nė historinė e krishterė, kjo e dhėnė duket e nxituar. Nuk mund tė pėrjashtojmė mundėsinė qė nė Kryqin e Labovės nuk ka elementė ikonografikė qė intrigojnė padyshim kėtė periudhė tė hershme bizantine nėn mbretėrimin e Justinianit, siē ėshtė nyja e gdhėndur me figurime deshėsh, mėnyra e preēinimit, pėrkushtimi i Perėndisė At me simbolin e njė borse, kryqet e fiksuara mbi glob. Por, i parė nė tėrėsinė e tij, Kryqi i Labovės qėndron koherent dhe pėr shumė periudha artistike mė tė vona. Ky dualitet vlerash historike dhe artistike i trupėzuar nė tė, duket se e kthen Kryqin e Labovės nė njė relikė tė kishterė pa kohė.

Sot, vendndodhja e Kryqit tė Labovės nuk dihet. Ai pėrkujtohet me respekt tė veēantė nė Kishėn e Shėn Mėrisė nė Labovė. Ditėn e festės sė saj mė 8 Shtator, ku mblidhen tėrė banorėt e saj brenda dhe jashtė vendit, njė nderimte veēante zė pėrkujtimi i Kryqit tė Shenjtė qė u lidh pėrjetėsisht me emrin e vendbanimit tė tyre, Labovės. Me sa duket historia e kėtij vendi fshihet por nuk humbet, ashtu si Krishti i mishėruar nėn simbolin e luanit me kėmbėt e prapme tė mbėshtjella, ecėn dhe fshin gjurmėt e tij.

Gazeta Shqiptare


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.