Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ē'kanė bėrė tė parėt, i paguajnė tė pasmit
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 85 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Hil Mosi
Nė 16 prill 1917 Komisia Letrare nė Shkodėr hapi Bibliotekėn e saj me drejtues atdhetarin Hil Mosi. Qėllimi i kėsaj biblioteke ishte pėrhapja e gjuhės shqipe dhe ndihma pėr zgjidhjen e problemeve tė shqipes, veēanėrisht pas Kongresit tė Manastirit.

Peter Apian
Nė 16 prill 1495 u lind astronomi dhe kartografi gjerman Peter Apian, i cili propozoi njė metodė tė re pėr pėrcaktimin e gjatėsive gjeografike, qė u quajt " Gjatėsia hėnore ", dhe pėr herė tė parė botoi hartat e Botės nė njė projeksion oval.

Anatol Frans
Nė 16 prill 1844 u lind Anatol Frans, shkrimtar i madh francez, njė nga penat mė tė fuqishme letrare tė fundit te shekullit tė 19 dhe fillimit te shekullit tė 20, autor i veprave-kryevepra " Krimi i Silvestėr Bonarit ", " Ishulli i pinguinėve ", " Histori bashkėkohore ", " Perėnditė kane etje ", etj. Vdiq nė vitin 1924.

Charlie Chaplin
Nė 16 prill 1889 u lind nė Ist Lejn tė Londrės aktori komik mė i madh i kohėrave -Ēarli Ēaplin, artisti qė krijoi personazhin e pavdekshėm tė Sharlotit dhe realizoi filmat e mrekullueshėm " Dritat e qytetit ", " Diktatori i madh ", " Emigranti ", " Njė mbret nė Nju-Jork ", e shumė tė tjerė, ku ishte edhe aktor, edhe regjisor, edhe skenarist, edhe kompozitor e grimier. Ēaplini i madh mbylli sytė nė vitin 1977 .
Art :: Shqipėria merr pjesė nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Nju-Jork
Postuar nga: Albo

Art Intervistė e regjisorit Shanaj pėr "Zėrin e Amerikės" pas shfaqjes "Lule tė kuqe, lule tė zeza"

“Filmi ynė, pasqyrė e mbijetesės”

Laura Konda

Nė njė nga kinematė e Nju-Jorkut u shfaq filmi shqiptar "Black Flowers", nė shqip "Lule tė kuqe, lule tė zeza", nė kuadrin e Festivalit Ndėrkombėtar tė Filmit tė Pavarur.

Regjisori dhe aktori i njohur, Mevlan Shanaj, dhe bashkėshortja e tij, skenaristja Natasha Lako, janė autorėt e filmit. "Zėri i Amerikės" intervistoi nga studio e Nju-Jorkut, pėr programin televiziv "Ditari", regjisorin e filmit, Mevlan Shanaj.

Si arriti tė zgjidhej filmi juaj pėr tė marrė pjesė nė kėtė festival filmi?

Ėshtė njė rrugė normale e festivalit: sipas rregullit qė ka paraqitur secili nga konkurrentėt, bėhet seleksionimi e mė pas vjen faza finale e prezantimit tė filmave. Festivali mė 11-21 nėntor; filmi "Black Flowers" u shfaq ditėn e dielė nė Nju-Jork. Ishte nė njė seancė shumė tė mirė, tė dielėn nė orėn 8 tė mbrėmjes. Them se rasti i ardhjes sime kėtu ėshtė, sigurisht, njė kėnaqėsi pėr mua, por unė them se ishte edhe njė sukses i filmit shqiptar.

Cila ėshtė tematika e filmit "Lule tė kuqe, lule tė zeza"?

Filmi i fokuson ngjarjen pas vitit '97. Ėshtė njė film qė merr shkas, pikėrisht, nėse do tė thoja nė mėnyrė pak tė figurshme, pas atij holokausti qė ndodhi; unė do tė thoja nė psiqikėn, nė shpirtin e shoqėrisė shqiptare ndodhėn edhe shumė ikje, shumė lėvizje, braktisje tė zonave ose tronditje tė familjes, e pikėrisht kjo fabul bėhet objekt i filmit. Nė trajtimin e kėtij filmi unė them se ėshtė pasur parasysh kjo marrėdhėnie e brendshme e patrajtuar deri mė sot; ėshtė njė lloj eksplorimi nė gjuhėn e kinemasė, sepse duhet ta pranojmė qė filmat tanė tė suksesshėm janė realizuar pėr audiencėn shqiptare, e cila nė mėnyrėn e vet i ndjek ato. Kanė qenė tė trajtuara nė njė farė mėnyre, duke mos e pėrjashtuar kohėn qė kemi kaluar, me njė lloj moralizimi, ndėrsa tashmė kinematografia shqiptare po mbijeton. Ka tashmė shembuj tė prodhimeve tė fundit, edhe pse shumė tė vėshtira pėr t'u realizuar, por ėshtė kėnaqėsi ta pranojmė se kanė qenė tė suksesshme; kanė mbijetuar kineastėt shqiptarė.

Nė kushtet e ekonomisė sė tregut, qė e nxit iniciativėn private edhe nė art, mund tė kujtoj kėtu shembullin e Hollivudit, ēfarė hapėsirash u ka hapur kjo krijuesve shqiptarė nė fushėn e kinematografisė?

Jemi shumė larg. Faleminderit qė shkojmė deri te Hollivudi, por jemi shumė larg, pėr tė thėnė nė mendėsinė e shoqėrisė shqiptare. Shoqėria shqiptare, tashmė, nė kėtė tranzicion tė tejzgjatur, mendoj se po pėrjeton njė krizė tė madhe pėr tė mbėrritur deri nė nivele tė tilla, por gjithsesi, krijuesit po e gjejnė mėnyrėn pėr tė mbijetuar. Kryesorja ėshtė qė kjo mbijetesė e tyre duhet tė shkojė paralelisht deri nė transformimin e psikologjisė sė krejt infrastrukturės psiqike e shpirtėrore tė shoqėrisė.

Si mund tė realizohet njė film, dhe sa e vėshtirė ėshtė tė arrihet nė Shqipėri sot kjo?

Ėshtė shumė e vėshtirė: prodhimet kanė rrezistuar, por tani, do tė thoja, ka njė deri nė dy filma qė realizohen nė vit. Ėshtė shumė e vėshtirė, por gjithsesi, Qendra Kombėtare Kinematografike, e cila mbahet me buxhetin e shtetit, ka njė pėrqindje tė mirė qė e mbėshtet filmin shqiptar, 30 pėr qind, ose edhe diēka, sipas mundėsirave specifike. Gjithsesi, mendoj se ende ne kemi vėshtirėsi pėr tė mbėrritur te realizimi dhe kėtu mund tė jetė, pėr mendimin tim, diēka nė konceptin e njerėzve ose administrata duhet tė lėvizė mė shumė. Kjo do tė shkojė paralelisht edhe me ndryshimin e psikologjisė sė shoqėrisė shqiptare. Kur thatė ju pėr zhvillim nė Hollivud, ishin biznesmenėt ata qė u morėn me kėtė, e qė ditėn ta krijojnė. Ky investim, qė duhet bėrė nga biznesmenėt shqiptarė, tashmė mė duket se ėshtė shumė herėt, mė duket se nuk ka hyrė koncepti pėr tė investuar te filmi.

Si po veprohet sot nė Shqipėri pėr pėrgatitjen e aktorėve tė rinj?

Instituti i Lartė i Arteve vazhdon ta ketė vazhdimėsinė e pėrgatitjes sė brezit tė ri; por ky brez mė duket se e ka pak tė vėshtirė, jo vetėm pėr aktorėt, por edhe pėr regjisorėt, sepse po nuk pati prodhim, po nuk pati aktivizim, kalojnė vite dhe ata e kanė pak tė vėshtirė. Nuk mund tė thuhet se ėshtė e prerė, por vėrtet ka vėshtirėsi.

(Marrė nga “Zėri i Amerikės”)


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.