Miresevini tek Shpirti i Shqiptarit
  Rregjistrohu
 
 
 
 
 
 
 
 

  Thenie-Proverba
Ēka s'ngop syrin, s'ngop as barkun
--- Populli

  Reklama

  Menuja

Anetaret
· Hyrje
· Llogaria ime
· Mesazhet
· Administrimi
· Dua ndihme
· Largohu

Komuniteti
· Te rejat
· Anetaret
· Donatoret
· Sondazhe
· Temat
· Seksionet
· Kontributi juaj
· Kryelista
· Kryeartikujt
· Foto kompjuteri

Programe
· Muzika
· Letersia
· Historia
· Forum
· Chat
· Email
· Galeria

Temat
· Albasoul
· Art
· Chat
· Demokraci
· Elita
· Emigracion
· Feja
· Forum
· Gjuha
· Histori
· Humor
· Internet
· Intimitet
· Kombi
· Kulture
· Kuzhina
· Lajme
· Letersi
· Muzika
· Njoftime
· Politike
· Shendeti
· Sport
· Urime

Sherbime
· Rekomandime
· Pyetesori
· Statistikat
· Fjalor
· Arkiva
· Kerko

  Vizitoret e castit?
Kemi 100 vizitor(e) dhe 0 anetar(e) ne faqe ne kete moment.

Ju jeni vizitor anonim. Mund te rregjistroheni ne cast falas duke klikuar ketu


  Perkujtimore
Nje dite si kjo ...


2008
Tom Kola
Nė 19 prill 1943 u vra gjatw luftimeve me forcat pushtuese nė Domje tė Shkodrės Tom Kola, veprimtar i Luftės Antifashiste, Hero i Popullit.

Assemble of Songs and Dance
Nė 19 prill 1964 u themelua Ansambli i Kėngėve e Valleve tė Kosovės, qė dha mbi 50 koncerte nėpėr botė. Sot quhet Ansambli "Shota".

Paolo Veronese
Nė 19 prill 1588 mbylli sytė piktori i njohur italian Paolo Veroneze, i cili i pėrket Shkollės veneciane tė Artit. Punimet mė tė mira tė tij janė: "Garsia nė shtėpinė e Levit", "Dasma nė kanenė e Galileit", "Kalvari", "Triumfi i Venecias", etj.

Pier Kyri
Nė 19 prill 1906 vdiq Pier Kyri, njėri nga shkencėtarėt mė tė mėdhenj tė kohėrave, qė punoi bashkė me tė shoqen, Mari, zbuluan rrezatimin radioaktiv, si dhe futėn nė fizikė termin e radioaktivitetit. Nė vitin 1903 u nderuan mė ēmimin e madh Nobel.

George Gordon Byron
Nė 19 prill 1824 u nda nga jeta poeti i njohur anglez Xhorxh Gordon Bajron, autor i dramės "Manfredi", "Kaini", i romanit "Don Zhuani", dhe sigurisht i poemės madhore "Ēajld Harold", ndėr vargjet e sė cilės i kushton edhe njė vend Shqipėrisė.
Politike :: Krizė nė Maqedoni: Kryeministri jep dorėheqjen
Postuar nga: Albo

Politike Maqedonia nė krizė politike, Kostov jep dorėheqjen duke ia hedhur fajin partisė shqiptare nė pushtet

Shkup, kryeministri Kostov largohet nga detyra

BDI-ja, partia nė qeveri informohet pėrmes mediave: Dorėheqja e kryeministrit do tė ketė pasoja

Ylber Lili

SHKUP - Hari Kostov ka publikuar dje nė mėnyrė tė papritur vendimin e tij pėr dorėheqje nga funksioni i kryeministrit tė Republikės sė Maqedonisė. Me largimin e tij, Maqedonia zhytet nė krizėn e radhės. Pas njė referendumi, i cili dėshtoi, dorėheqja e papritur e kryeministrit tė vendit e bėn akoma mė tė komplikuar situatėn politike atje. Kryeministri maqedonas ka ndėrmarrė kėtė vendim, duke injoruar skajshmėrisht partinė shqiptare nė pushtet. Zėdhėnėsja e BDI-sė Ermira Mehmeti ėshtė shprehur se na habit fakti se ky vendim i kryeministrit ėshtė marrė pa pėlqimin tonė. Ai ka gjetur momentin e njė dite feste. Ajo tha se vendimin e kryeministrit e kemi marrė pėrmes shtypit. “Ne si partnerė tė koalicionit nuk kemi qenė aspak tė informuar apo tė paralajmėruar pėr kėtė veprim dhe sot pėrmes mediave kuptuam se kryeministri ka dhėnė dorėheqje”,- deklaroi dje zėdhėnėsja e BDI-sė, Ermira Mehmeti.
Kostovi nė deklaratėn e dhėnė dje nė qeveri, theksoi se dorėheqjen tashmė ia ka paraqitur kryetarit tė Kuvendit, Lupēo Jordanovski. Kryeministri Hari Kostov ka shpallur zyrtarisht dorėheqjen e tij tė parevokueshme. Kėtė akt shefi i ekzekutivit maqedonas e arsyetoi duke akuzuar partnerin shqiptar nė qeverisje BDI-nė, e cila sipas Kostovit kėmbėngul nė zbatimin sa me tė shpejtė tė Marrėveshjes sė Ohrit. Ai gjithashtu e akuzoi atė pėr nepotizėm dhe korrupsion, si dhe pėr mungesė tė vullnetit pėr t’i luftuar kėto dukuri.
Ndėrkaq nga ana e saj, partia shqiptare nė pushtet, BDI, ėshtė befasuar nga akti i kryeministrit Kostov, veēanėrisht nga akuzat e tij tė shprehura nė llogari tė kėsaj partie dhe paralajmėroi se ky hap “me siguri do tė ketė pasoja”. Dorėheqja e Kostovit vjen pas 6 muajve nė postin e kryeministrit, duke u renditur kėshtu si i pari kryeministėr qė jep dorėheqje qė nga pavarėsia e Maqedonisė. Pavarėsisht nga akuzat qė janė adresuar ndaj partnerit shqiptar nė qeveri, nė arsyetimin e dorėheqjes sė tij, Kostov ka vlerėsuar se “nė koalicionin qeveritar nuk ekziston pajtueshmėri nė tėrėsi dhe punė nė grup pėr realizimin e vėrtetė tė qėllimit strategjik tė Maqedonisė dhe pėr qėllimet dhe aktivitete tė tjera”.
“Njėri prej partnerėve tė koalicionit nė qeveri.., rolin dhe vendin e vet nė qeveri e kupton si instrument pėr zbatimin e pjesshėm tė proceseve politike nga Marėveshja kornizė e Ohrit, duke u angazhuar pėr zbatimin urgjent tė procesit tė pėrfaqėsimit tė drejtė vetėm tė njėrės bashkėsi etnike nė administratė, duke pėrfshirė kėtu nepotizėm njėkohėsisht sjellje tė korruptuar, pa asnjė dėshirė praktike dhe masa kundėr luftės ndaj korupsionit”, -deklaroi Kostov duke numėruar shkaqet pėr dorėheqjen e tij. Nga ana tjetėr, Kostov ka vlerėsuar punėn e tij nė raport me tė drejtat e shqiptarėve, duke rikujtuar edhe projekte, tė cilat sipas tij, janė realizuar jashtė Marrėveshjes Kornizė, “legalizimin e Universitetit tė Tetovės dhe ndryshoi ligjin rregullativ ligjor pėr marrjen e shtetėsisė”, qė sipas tij solli rėnie tė dukshme tė “rejtingut” tė qeverisė. Ai e akuzoi BDI-nė edhe pėr mungesė tė punės nė ekip. Nuk jam i pėrgatitur me joefikasitetin e punės nė qeveri, kushtėzimin dhe bllokimin e proceseve tė reformave politike e mbi tė gjitha nė sferėn e ekonomisė, pėrveē disa “marrėveshjeve politike ditore”, -tha Kostov. Ai porositi qė dorėheqja e tij tė mos kuptohet si disfatė personale, dobėsi, ikje nga pėrgjėgjėsia ose reagim emocional. Ish -kryeministri Kostov, i kėrkoi falje qytetarėve nėse me kėtė gjest e ka shpėrdoruar besimin e tyre, tė Maqedonisė, tė partisė dhe disa miqve tė tij.


BDI e befasuar: Dorėheqje “e pakėndshme”

Shekulli

Partia shqiptare nė pushtet BDI, ka shprehur habinė e saj lidhur mė vendimin e kryeministrit qė dorėheqjen ta shpallte nė ditė feste, kur funksionarėt e kėsaj partie nuk kanė qenė nė vendet e tyre tė punės. “BDI ėshtė me tė vėrtetė e befasuar nga akti i sotėm i kryeministrit Kostov, sidomos pėr shkakun se dorėheqja e tij vjen nė ditė feste, nė Ditė Bajrami, kur funksionarėt tanė nuk janė nė vendet e punės, deklaroi dje zėdhėnėsja e BDI-sė, Ermira Mehmeti. Ajo tha se BDI-ja do tė dalė mė njė qėndrim tė qartė pas mbledhjes sė kryesisė qendrore nė tė cilėn do tė shqyrtohej “situata e krijuar”. “Jemi tė befasuar sidomos pėr shkak tė faktit se bashkėpunimin me kryeministrin gjithnjė e kemi vlerėsuar si tė mirė, produktiv dhe nė drejtim tė gjetjes sė zgjidhjeve mė tė mira. Debatet tė cilat bėhen mes ministrave tė qeverisė pėr ne nė asnjė moment nuk mund tė trajtohen si mosmarrėveshje. Debatet kanė pėr qėllim pikėrisht atė qė pėrmes argumentimit tė gjenden zgjidhjet. Deklarata e tij pėr ne ėshtė shumė e papritur dhe e pakėndshme”, -theksoi Mehmeti. Ajo paralajmėroi se dorėheqja e kryeministrit Kostov me siguri do tė ketė pasoja ndaj situatės politike.
“Unė nuk mundem tė komentoj se cilat do tė jenė pasojat dhe a do tė ketė pasoja. Me siguri do tė ketė”, - deklaroi Mehmeti duke u pėrgjigjur nė pyetjen nėse dorėheqja e Kostovit do tė shkaktojė krizė politike.


© Albasoul.com 1998-2007
Te gjitha materialet qe serviren ne kete faqe jane origjinale dhe cdo riprodhim i tyre ne cdo forme pa pelqimin tone konsiderohet shkelje ligjore. Jeni te lutur qe te gjithe pa perjashtim te respektoni te drejtat e autorit. Ne respektojme te drejten e autorit dhe per cdo material te huazuar kemi dhene kredite e duhura autorit. Qe te kopjoni materialet tona, duhet te merrni pelqimin e administratorit. Mund te na kontaktoni tek webmaster@albasoul.com.